E Dr. Nderkombetare 2
September 23, 2017 | Author: Alban Haliti | Category: N/A
Short Description
E drejta nderkombtare...
Description
DETYRAT 1. Suksedimi dhe traktatet Suksedimi është kalimi i një pjese të territorit një shteti, nën sovranitetin e një shteti tjetër. Suksedimi mund të jetë i përgjithshëm ose pjesshëm. Suksedimi i përgjithshëm është vendosja e plotë e sovranitetit të një shteti mbi një shtet tjetër, mbi tërë territorin. Ndërkaq suksedimi i pjesshëm është vendosja e sovranitetit mbi një pjesë të caktuar të një territori shtetëror. Suksedimi bëhet me marrëveshje ose me luftë. Edhe ndarja e shtetit cilësohet suksedim. Me traktat konsiderohet çdo pajtim i vullnetit midis shteteve me qëllim të krijimit, ndryshimit ose ndërprerjes së ndonjë raporti juridik reciprok. Meqenëse traktatet përmbajnë të drejta dhe detyra, me to kufizohet liria e veprimit të shteteve, madje edhe sovraniteti reciprok i tyre. Kjo nuk nënkupton vënie në pozitë të nënshtruar por vetëm kufizim reciprok dhe nënshtrim ndaj rregullave për të cilat janë marrë vesh. 2. Sovraniteti shtetëror Me sovranitet nënkuptojmë pushtetin e plotë të shtetit mbi territorin e tij dhe pavarësinë e shtetit prej cilitdo shtet tjetër në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në të drejtën ndërkombëtare sovraniteti ka dy kuptime, të jashtëm dhe të brendshëm. Aspekti i jashtëm (nganjëherë quhet negativ) është e drejta e shtetit që të mos pranoj asnjë autoritet tjetër mbi vete. Aspekti i brendshëm (pozitiv) është shtrirja e pushtetit në tërë territorin e vendit. 3. E drejta e mosndërhyrjes
4. Intervenimi humanitar Intervenimi humanitar është përdorimi i forcës ushtarake kundër një shteti, nga një shtet ose grup shtetesh me qëllim ti jepet fund shkeljes së të drejtave të njeriut, të kryera nga shteti kundër të cilit intervenohet. Ky është definicioni më klasik i ndërhyrjes humanitare, edhe pse ka dilema se, p.sh. a cilësohet ndërhyrje humanitare kur bëhet pa pëlqimin e shtetit pritës, nëse ndërhyrja humanitare është e kufizuar vetëm në veprime ndëshkuese, pastaj intervenimi pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit (Këshilli i Sigurimit nuk parasheh autorizim për ndërhyrje humanitare), etj. 5. Shkruani për subjektivitetin e federatës në marrëdhëniet ndërkombëtare Federata si tërësi është subjekt ndërkombëtarë, megjithëse edhe anëtarëve iu pranohet sovraniteti i
veçantë. Sipas rregullit politika e jashtme, diplomacia, ushtria, financat janë në kompetencë të federatës. 6. Shkruani për subjektivitetin e konfederatës në marrëdhëniet ndërkombëtare Konfederata është lidhje e dy apo më shumë shteteve të pavarura. Krijohet memarrëveshje ndërkombëtare dhe ka për qëllim mbrojtjen e pavarësisë së jashtme ose të brendshme të anëtarëve të saj. Ndonjëherë krijohet për ta evituar dominimin e ndonjë shteti më të fortë. Shtetet anëtarë të konfederatës e ruajnë pavarësinë ë tyre të plotë si brenda ashtu edhe jashtë. Organ kryesor, dhe shpeshherë i vetëm, është dieta. 7. Përgjegjësia ndërkombëtare e shteteve a) politike; b) materiale; c)morale Përgjegjësia ndërkombëtare e shteteve mund të jetë edhe e drejtpërdrejtë ose e tërthortë. Përgjegjësia e drejtpërdrejtë ekziston atëherë kur organet shtetërore ose përfaqësuesit shtetërorë e kanë shkelë të drejtën ndërkombëtare. Ndërsa përgjegjësi të tërthortë kemi atëherë kur një shtet e merr përgjegjësinë për cenimin ose shkeljen e së drejtës ndërkombëtare nga shtetet tjera. Përgjegjësi të tillë kemi midis shteteve që janë në ndonjë lidhje juridike të caktuar, si në federatë, protektorat, kujdestari, etj. 8. Përgjegjësia ndërkombëtare e shteteve për organet ligjdhënëse ekziston atëherë kur një shtet nxjerr ndonjë ligj që është në kundërshtim me detyrimet e tij ndërkombëtare, ose, kur dështon të nxjerrë ndonjë ligj i cili është i nevojshëm për t’i plotësuar detyrimet ndërkombëtare. Shteti mbanë përgjegjësinë për veprimet e organeve ligjdhënëse vetëm atëherë kur këto janë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare dhe kur ti jetë bërë dëm shtetit tjetër ose ndonjë shtetasi të huaj. 9. Përgjegjësia ndërkombëtare e shteteve për organet administrative Shteti ka përgjegjësi për punën e organeve të brendshme administrative të cilat punojnë për llogari të shtetit, qofshin ato lokale apo qendrore. Këtu kemi të bëjmë me trajtimin e ndryshëm të shtetasve të huaj, me aktet e paligjshme të forcave të armatosura, policisë, etj. Shteti në çdo rast mban përgjegjësi për veprimet e organeve administrative e ushtarake pasi që këto janë nën autorizimin dhe kontrollin e plotë të shtetit. 10. Përgjegjësia ndërkombëtare e shteteve për
organet gjyqësore Edhe pse gjyqtarët janë të pavarur nga qeveria dhe vendimet e tyre janë definitive, megjithatë ekziston përgjegjësia e shtetit nëse gjyqet e një vendi e kanë cenuar të drejtën ndërkombëtare në zbatimin e normave të së drejtës së brendshme. Për shembull, kur një shtet nuk u lejon të huajve të mbrojnë të drejtat e tyre para gjyqeve lokale. Pastaj, këtu përfshihen edhe burgimi arbitrar, refuzimi i pranimit të imunitetit, mos ndjekja e ndonjë dorasi që ka vrarë ndonjë shtetas të huaj, mos ekzekutimi i ndonjë vendimi gjyqësor të nxjerrë në të mirë të ndonjë të huaji, etj. 11. Pjesët e territorit shtetëror Territori shtetëror përfaqëson vendin ku është vendosur popullsia dhe mbi të cilin shteti ushtron kontroll ose shtrin sovranitetin territorial. Duke u mbështetur nga e kaluara për ekzistimin e shtetit nuk kërkohet që kufijtë të jenë të përcaktuara saktësisht. Mjafton të ekzistoj një bërthame territoriale e padiskutueshme. Mënyrat e lejuara të marrjes së territorit – a) cedimi; b) okupimi paqësor; c) shtimi; d) parashkrimi. 12. Mënyrat e fitimit të territorit shtetëror- cedimi Cedimi është mënyrë e zgjerimit të territorit që realizohet me marrëveshje midis dy shteteve. Cedimi është pra transaksion midis dy shteteve. Cedimi mund të bëhet me kompensim ose falas dhe mund të jetë rezultat i bisedimeve paqësore ose luftës. Cedimi më së shpeshti realizohet në marrëveshje me anë të shitblerjeve. Cedimi mund të realizohet edhe me anë të këmbimit të territoreve midis shteteve. 13. Mënyrat e fitimit të territorit shtetëror- okupimi paqësor Okupimi paqësor është vendosja e sovranitetit të një shteti mbi një territor që më parë nuk ka qenë nën sovranitetin e asnjë shteti tjetër. Okupimi paqësor çdo herë bëhet me akt të njëanshëm. Që okupimi të jetë i vlefshëm duhet të plotësohen katër kushte: 1)territori që është objekt i okupimit paqësor nuk duhet ti takoj asnjë shteti tjetër; 2)e drejta ndërkombëtare kërkon që okupimi të jetë efektiv, d.m.th të jetë pushtim i vërtetë e jo simbolik; 3)okupimin duhet ta ketë bërë shteti ose organet e tij të autorizuara e jo personat privat; 4)shteti duhet të bëjë notifikimin e okupimit 14. Mënyrat e fitimit të territorit shtetëror- shtimi apo zgjerimi Derisa cedimi arrihet me marrëveshje ndërkombëtare, shtimi është rezultat i ndryshimeve
që shkaktohen nga forcat natyrore ose që janë rezultat i punës njerëzore. Zgjerimi i territorit më së shpeshti paraqitet në lumenjtë ndërkombëtarë. Në këto raste vetvetiu zvogëlohet territori i një shteti dhe zgjerohet territori i një shteti tjetër. 15. Servitutet ndërkombëtare dhe llojet e tyre Përfaqësojnë kufizime të jashtëzakonshme të sovranitetit territorial të një shteti, të imponuara me marrëveshje, me të cilat një pjesë ose tërë territori i një shteti duhet të shërbejë për disa qëllime ose interesa te caktuara të një shteti tjetër. Me fjalë të tjera, servitutet ndërkombëtare janë “e drejtë reale mbi sendin e huaj”. Kemi katër lloje të servituteve: aktive (ose pozitive); pasive (ose negative); ushtarake; ekonomike. Servitutet aktive janë ato me të cilat jepet e drejta e një shteti që të ndërmarr veprime të caktuara në territorin e një shteti tjetër, p.sh. të ndërtoj dhe shfrytëzoj vijën hekurudhore, të dërgoj forca të armatosura në territorin e caktuar, të shfrytëzoj portet e një shteti për furnizim të anijeve të veta, etj. Servitutet negative (pasive) janë ato servitute me të cilat jepet e drejta një shteti që të kërkoj nga shteti tjetër që ai të rezervohet nga ushtrimi i sovranitetit në çështje të caktuara. Të tilla janë e drejta e një shteti që të kërkoj nga shteti tjetër që të mos fortifikoj qytete apo zona të caktuara afër kufirit, të mos ndërtoj objekte në afërsi, etj. Servitutet ushtarake janë ato servitute me të cilat një shtet ka të drejtë të mbajë trupat e veta në territorin e shtetit tjetër. P.sh. e drejta e fluturimit të aeroplanëve ushtarak në territorin e një shteti tjetër, e drejta e aderimit të për qëllime teknike, etj. Servitutet ekonomike janë ato servitute të fituara për qëllime komerciale dhe të komunikacionit, siç janë: e drejta e peshkimit në ujërat territoriale të shtetit tjetër, prerja e drunjve, furnizimi me rrymë elektrike, etj. Servitutet mund të shuhen me: kalimin e afatit për të cilin janë krijuar; me dorëheqje të shtetit për të cilin ka qenë krijuar; me bashkimin e territorit të shtetit që ka përfituar dhe territorit të shfrytëzuar, si dhe me zhdukjen e interesit të shtetit të autorizuar. 16. Organet shtetërore për marrëdhënie ndërkombëtare- kreu i shtetit Kreu i shtetit si organi më i lartë dhe reprezentativ, e përfaqëson shtetin në marrëdhëniet e tij ndërkombëtare, vepron në emër të tij dhe çdo akt i tij konsiderohet si akt i shtetit. Shefi i shtetit është bartës i politikës së jashtme, ndërsa qeveria është hartuese e konturave të politikës së jashtme. Në kompetencat e tij hyjnë kryesisht, pranimi dhe dërgimi i përfaqësuesve diplomatik, lidhë
marrëveshje ndërkombëtare, shpallë gjendjen e luftës, etj. E drejta ndërkombëtare nuk bënë dallimin midis kryetarëve të shteteve, qofshin ata individ apo kolektiv, monark apo president. Mirëpo autorët ndërkombëtarë janë të ndarë kur bëhet fjalë për pozitën e presidentit kur ky gjendet jashtë vendit. Grupin e parë e përbëjnë autorët të cilët thonë se meqenëse presidenti i shtetit nuk është sovran, sepse në republika populli është bartës i sovranitetit shtetëror, atëherë shteti nuk mund të kërkojë të njëjtat të drejta dhe privilegje, sidomos eksterritorialitet. Të tjerët nisen nga dallimi se a gjendet presidenti jashtë shtetit zyrtarisht apo për qëllime private, duke lejuar që vetëm në rastin e parë shtetet të kenë të drejtë të kërkojnë eksterritorialitet. Dhe grupin e tretë, e përbëjnë autorët që nuk bëjnë asnjë dallim midis presidentit dhe monarkut kur ata gjenden jashtë. 17. Organet shtetërore për marrëdhënie ndërkombëtare- kreu i qeverisë Kreu i qeverisë përfaqëson një grup të personave të cilët, si organ kolegjial, ushtrojnë pushtetin sovran të shtetit. Ajo është organ në të cilin merren vendime edhe për politikën e jashtme. Qeveria planifikon politikën e jashtme, merr vendime ose i realizon vendimet e ndonjë organi tjetër më të lartë, p.sh, Kuvendit. Deklaratat që i jep qeveria shkaktojnë efekte juridike. Kryeministri si shef i qeverisë, është faktor i rëndësishëm i politikës së jashtme dhe paraqitet si organ i shtetit që e përfaqëson plotësisht shtetin në punët e jashtme. Deklaratat e tij obligojnë shtetin. Kryetari i qeverisë paraqitet shpesh edhe personalisht në konferenca të ndryshme ndërkombëtare si përfaqësues i shtetit. Gjatë qëndrimit jashtë vendit derisa e përfaqëson shtetin, kryetari i qeverisë gëzon privilegje në bazë të Konventës mbi Misionet Speciale dhe lehtësi të tjera, të njëjta sikurse shefave të shteteve kur ata i prijnë misionit special. 18. Organet shtetërore për marrëdhënie ndërkombëtare- ministri i punëve të jashtëme Ministri i punëve të jashtme qëndron si urë lidhëse në mes të shefit të shtetit dhe organeve të shteteve tjera dhe organizatave ndërkombëtare. Pra, mbajtja e lidhjeve të rregullta me shtetet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare, është kryesisht çështje e ministrit të punëve të jashtme. Ndërsa pjesëmarrja e shefit të shtetit dhe të qeverisë në çështje të jashtme, kryesisht kufizohet në çështjet më të rëndësishme politike. Ata vetëm kohë pas kohe bisedojnë drejtpërdrejtë me përfaqësues të shteteve tjera. Sipas rregullave ndërkombëtare, komunikimi midis qeverive duhet të bëhet
nëpërmes ministrave të punëve të jashtme dhe përfaqësuesve diplomatik të akredituar në atë shtet. Harmonizimi i politikës së jashtme bëhet brenda qeverisë, dhe u komunikohet shteteve tjera nga ministri i punëve të jashtme. Konventa e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike parasheh shprehimisht, që të gjitha çështjet zyrtare me shtetin e pranimit të misionit, të ngarkuarit e shtetit të dërgimit i kryejnë nëpërmjet ministrisë së punëve të jashtme. (të gjitha çështjet zyrtare midis dy shteteve, ambasadorët e dy vendeve të akredituar në kryeqytetet e njëri tjetrit, i kryejnë nëpërmjet ministrisë së punëve të jashtme) 19. Klasa dhe rangu i përfaqësuesve diplomatic Konventa e Vjenës e ndanë personelin diplomatik në këto kategori: 1) personeli (stafi) diplomatik ku hyjnë: shefi i misionit, këshilltarët (ose ministri këshilltar), sekretarët dhe atashetë. 2) personeli (stafi) administrativ dhe teknik ku hyjnë: shërbyesit e ndryshëm si, arkivistët, radiolidhësit, dhe personeli administrativ. 3) personeli (stafi) shërbyes/logjistik ku hyjnë: portierët, vozitësit, kuzhinierët, postierët, rojet, etj. Kategoria e parë dhe e dytë, gëzojnë imunitete dhe privilegje të plota diplomatike për ta dhe familjet e tyre, ndërsa kategoria e tretë vetëm për detyrat që janë të lidhura direkt me punën zyrtare. Rangu i përfaqësuesve diplomatik sipas Kongresit të Vjenës mbi Rangun e Përfaqësuesve Diplomatik, përfaqësuesit diplomatik kanë qenë të ndarë në tri klasë: 1) ambasadorët, legatët dhe nunët; 2) përfaqësuesit, ministrat dhe të dërguarit e tjerë të shefave të shteteve; 3) të ngarkuarit me punë. Kongresi i Ahenit (1818) e zgjeron këtë rregullore dhe shton të ashtuquajturit “ministra rezidentë”. Tre grupet e para të përfaqësuesve diplomatik i akreditojnë shefat e shteteve, ndërsa grupin e katërt ministri i punëve të jashtme. Klasa e parë (ambasadorët, legatët dhe nunët) përfaqësojnë jo vetëm shtetin por edhe shefin e shtetit. Konventa e Vjenës (1961) shefat e misioneve diplomatike i ndanë në tri klasa: 1) ambasadorët dhe nunët, të akredituar pranë shefave të shteteve, dhe shefat e tjerë të misionit të rangut të njëjtë; 2) të dërguarit, ministrat dhe internunët, të akredituar te shefat e shteteve; 3) të ngarkuarit me punë, të akredituar te ministrat e punëve të jashtme. 20. Imunitetet diplomatike- në lëmin penal Përfaqësuesit e jashtëm nuk mund të nxirren para gjyqit në shtetin ku janë akredituar e as të dënohen nga gjyqet lokale. Konventa e Vjenës parasheh që imuniteti penal vlen për të gjitha veprat pa përjashtim. Për përfaqësuesit e jashtëm diplomatik
vlejnë rregullat e së drejtës ndërkombëtare. Mirëpo kjo nuk do të thotë që përfaqësuesit diplomatik nuk duhet të respektojnë normat juridike të shtetit ku janë akredituar. Megjithatë, përjashtimi nga përgjegjësia penale në shtetin e akredituar, nuk do të thotë edhe lirim nga përgjegjësia në shtetin e dërgimit. Pas kthimit të tij, shteti që e dërgon mund të ndërmarrë masa kundër personit që ka cenuar normat e shtetit territorial. Agjentët diplomatik nuk janë të detyruar as që të dëshmojnë. Përfaqësuesi diplomatik mund të heqë dorë nga imuniteti vetëm me pëlqimin e shtetit të vet, për shkak se imuniteti nuk i është dhënë atij si person, por i është dhënë për t’i bërë të mundur të kryej detyrën e tij pa pengesa. Në kohërat e sotme, shteti akreditues mund të kërkoj që përfaqësuesi diplomatik të tërhiqet, e në rastet më të rënda shpallet persona non grata dhe urdhërohet që të largohet nga shteti. 21. Imunitetet diplomatike- në lëmin civil Arsyetimi i imunitetit civil është i njëjtë si ai për imunitetin penal. Mirëpo, rëndësia e tij është shumë më e vogël, për shkak se këtu nuk është fjala për dënim por për aktpadi private për sendet personale dhe pasurinë e personave diplomatik. Përfaqësuesi diplomatik mund të heqë dorë nga imuniteti civil. Heqja dorë jepet shprehimisht ose heshtazi. Gjyqet e vendin po ashtu mund të pranojnë aktpadi të cilat i paraqesin përfaqësuesit diplomatik. Janë tri raste sipas Konventës së Vjenës sipas së cilave nuk vlen imuniteti i përfaqësuesve diplomatik: 1) përfaqësuesi diplomatik nuk gëzon imunitet në rast të aktpadisë që ka të bëjë me pasurinë private të patundshme në territorin e shtetit ku është akredituar; 2) në rast të aktpadisë ku përfaqësuesi diplomatik paraqitet si trashëgimtar i pasurisë private të lënë me testament; 3) dhe në rast se ndaj përfaqësuesit diplomatik është ngritur aktpadi që ka të bëjë me veprimtarinë tregtare çfarëdo qoftë ajo, kur ushtrohet jashtë funksioneve diplomatike (jashtë detyrës zyrtare). 22. Imunitetet diplomatike- në cështjet policore Përfaqësuesit diplomatik janë të përjashtuar nga pushteti policor në vendin ku janë akredituar dhe urdhrat dhe rregullat policore nuk shtrihen edhe mbi ta. Mirëpo natyrisht, kjo nuk do të thotë se ata janë të lirë të sillen sipas tekeve të ndryshme si, të tejkalojnë shpejtësinë e lëvizjes, të parkojnë automjetin në vende të palejuara, etj. 23. Llojet dhe klasat e konsujve Konsujt ndahen në konsuj profesionalë (konsuj karriere – consules missi) dhe konsuj nderi (consules electi). Konsujt profesional janë nëpunës
dhe shërbimin konsullor e kanë profesion të rregullt dhe të vetëm, janë në marrëdhënie pune me shtetin e vet. Ata janë rregullisht shtetas të shtetit të dërgimit.Konsujt e nderit janë persona autoritativ që jetojnë, e shpeshherë, janë shtetas të shtetit ku veprojnë si konsuj. Ata për punën e tyre nuk marrin rrogë, meqë punët konsullore i ushtrojnë paralelisht me punët e veta të rregullta. Konsujt e nderit marrin rangun në çdo klasë pas konsujve profesional. Konventa e Vjenës, të gjithë shefat e konsullatave i ndanë në katër klasa: 1) Konsuj të përgjithshëm; 2) Konsuj; 3) Nënkonsuj; 4) Agjentë konsullor. Konsujt e përgjithshëm – procedura e emërimit është pak a shumë e ngjashme me emërimin e ambasadorëve. Konsujt e përgjithshëm emërohen nga shefi i shtetit dhe rrallë herë nga ministri i punëve të jashtme. Ata emërohen si udhëheqës të një distrikti të madh në shtetin e akreditimit, apo disa distrikteve konsullore dhe kanë nën drejtimin e tyre disa konsuj. Konsujt – emërohen nga shefi i shtetit apo ministri i punëve të jashtme, për një qark konsullor më të vogël dhe më pakë të rëndësishëm. Nënkonsujt – i emëron ministri i punëve të jashtme, për qark konsullor edhe më të vogël dhe më pak të rëndësishëm se për konsuj, dhe janë nën kontrollin e konsujve të përgjithshëm ose konsullit. Agjentët konsullor – i emëron konsulli i përgjithshëm ose konsulli në qarkun e të cilit duhet të kryejnë funksionet. Ata punojnë brenda autorizimeve të cilat i marrin nga konsulli i përgjithshëm ose konsulli. Të katër klasat e konsujve, kanë të njëjtat imunitete dhe privilegje diplomatike për ta dhe familjet e tyre, sikurse ambasadorët 24. Aktet e njëanëshme juridike në të drejtën ndërkombëtare; notifikimi, njohjhja, pranimi, protesta dhe premtimi Notifikimi (lajmërimi) – është lajmërim zyrtar i drejtuar ndaj një apo më shumë subjekteve ndërkombëtare për ndonjë qëndrim, kërkesë, apo ngjarje për të cilën pretendohet të ketë rëndësi juridike ndërkombëtare. Notifikimi mund të jetë i detyrueshëm dhe fakultativ (vullnetarisht). Në bazë të së drejtës ndërkombëtare notifikimi është i detyrueshëm: a) me rastin e shpalljes së luftës; b) lajmërimi i fillimit të luftës ndaj shteteve neutrale; c) me rastin e bllokadës detare; d) okupimi paqësor. Notifikimi më së shpeshti praktikohet vullnetarisht. P.sh. shtetet tjera lajmërohen për ndërrime në krye të shtetit, ndërrimin e qeverisë, ministrit të punëve të jashtme. Lajmërimi për ndërrimin e shefit të shtetit dhe ministrit të punëve të jashtme nuk janë akte të thjeshta por kanë për qëllim të tregojnë se cili person tash e tutje është i autorizuar për akte të caktuara. Notifikimin mund ta bëjnë vetëm organet kompetente që përfaqësojnë shtetin në
marrëdhëniet ndërkombëtare. Njohja (pranimi) është deklarim i njëanshëm se një gjendje faktike konsiderohet e vlefshme. Njohja është mjaft e shpeshtë në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe mund të bëhet shprehimisht ose heshtazi (p.sh. vendosja e marrëdhënieve diplomatike, nënkupton që shteti me të cilin janë vendosur marrëdhëniet diplomatike është pranuar heshtazi). Pasojat juridike të njohjes janë se shteti që e ka bërë njohjen, nuk mund që më vonë ta kontestojë faktin ose ta konsideroj si të kundërligjshëm. Rëndësia e njohjes qëndron në faktin se ajo e zëvendëson parashkrimin. Protesta – është deklaratë me të cilën mohohet ligjshmëria e ndonjë situate të caktuar. Ajo ka për qëllim që të bëjë me dije se shteti që proteston nuk pajtohet dhe nuk i pranon aktet për të cilat është i njohur dhe refuzon pranimin e gjendjes së re. Kur një shtet nuk proteston lidhur me aktet të cilat i konsideron të paligjshme, konsiderohet si heqje dorë nga këto. Prandaj kjo shërben që një shtet të pengoj ndonjë shtet tjetër që të fitoj të drejtë për shkak të mosreagimit të tij. Meqenëse mosreagimi nuk do të thotë në çdo rast pranim, protesta është e nevojshme vetëm në rastet kur me të drejtë pritet reagimi i palës së interesuar. Mosreagimi në disa raste merret si pranim i heshtur. E drejta ndërkombëtare nuk parasheh ndonjë rregull se brenda cilit afat duhet të protestohet, apo se sa kohë duhet të kalojë që të konsiderohet se mosreagimi është shprehje e pranimit të heshtur. Për të qenë e vlefshme, ajo duhet të bëhet nga organi kompetent që përfaqëson shtetin në marrëdhënie ndërkombëtare, dhe duhet ti drejtohet shtetit apo shteteve që kanë krijuar gjendjen e tillë për të protestuar 25. Traktatet ndërkombëtare Nocioni i Traktateve .Pikë të përbashkët traktatet kanë shprehjen e lirë të vullnetit të dy apo më shumë subjekteve të së drejtës ndërkombëtare. Me traktat konsiderohet çdo pajtim i vullnetit midis shteteve me qëllim të krijimit, ndryshimit ose ndërprerjes së ndonjë raporti juridik reciprok. Disa autorë thonë se marrëveshjet ndërkombëtare duhet të lidhen domosdo me shkrim, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të konstatohet pajtimi i vullneteve. Në praktikën ndërkombëtare ka pasur raste të lidhjes së marrëveshjeve vetëm verbalist apo vetëm me shkëmbimin e letrave (marrëveshja KenedyHrushov për tërheqjen e raketave nga Kuba).Meqenëse traktatet përmbajnë të drejta dhe detyra, me to kufizohet liria e veprimit të shteteve, madje edhe sovraniteti reciprok i tyre. Kjo nuk nënkupton vënie në pozitë të nënshtruar por vetëm kufizim reciprok dhe nënshtrim ndaj rregullave për
të cilat janë marrë vesh. 26. Pajtimi i vullnetit për lidhjen e traktateteve; dhuna, lajthimi, mashtrimi, korruptimi i përfaqësuesve. Pajtimi i vullnetit – në të drejtën ndërkombëtare,kërkohet që pajtimi i vullnetit në çdo rast, të jetë dhënë lirisht. Vetëm nëse ky pajtim ekziston atëherë marrëveshja ndërkombëtare ka vlerë të plotë. Elementet që shfuqizojnë traktatet (nulitet absolut) janë: dhuna, lajthimi, mashtrimi dhe korrupsioni i përfaqësuesit të shtetit. -Dhuna mund të përdoret gjatë lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare, ndaj personit i cili e shpreh vullnetin e shtetit (vis apsoluta) ose ndaj shtetit si tërësi (vis compulsiva). Përdorimi i dhunës ndaj personit i cili e lidh marrëveshjen e bënë marrëveshjen e tillë të pa vlerë dha i nënshtrohet anulimit. Dhuna nuk ka të bëjë vetëm me përdorimin e forcës fizike. Prandaj Konferenca për të Drejtën e Traktateve e ka miratuar deklaratën për Ndalimin e Përdorimit të Dhunës Ushtarake, Politike dhe Ekonomike. Me Deklaratë, palët dënojnë kërcënimin ose përdorimin e çfarëdo forme të presionit, nga cilido shtet, me qëllim që të detyrohet shteti tjetër që të kryej ndonjë veprim kundër vullnetit të tij të lire. -Lajthimi do të thotë mosnjohje ose përfytyrim i gabuar i ndonjë fakti apo situate. Lajthimi më së shpeshti është përvjedhur nga mosnjohja e fakteve. Për shembull, me rastin e ndarjes së Austrisë dhe Polonisë, kufiri është dashur të shkoj nëpër një lumë për të cilin më vonë është konstatuar se nuk ekziston fare. Lajthimi mund të jetë “error facti”-kur i referohet gjendjes faktike dhe “error juris”-kur i referohet gjendjes juridike (çështjes së interpretimi ligjor e gjuhësor). Mashtrimi ndikon gjithashtu në vlerën juridike të marrëveshjeve ndërkombëtare. Marrëveshja e lidhur me mashtrim nuk është juridikisht e vlefshme. P.sh. nëse një shtet, me rastin e lidhjes së një marrëveshje ndërkombëtare, përdor hartën gjeografike ose dokumente të rrejshme. Shtetet para se të lidhin marrëveshje ndërkombëtare duhet që të shqyrtojnë me kujdes çdo fakt, por edhe të mos presin nga pala tjetër që t’i jap të gjitha informatat që i posedon. -Mashtrimi, sikurse edhe lajthimi, është shumë i rrallë në marrëdhëniet ndërkombëtare, mirëpo pasojat e tij janë të ndryshme. Mashtrimi do të kishte jo vetëm pasoja juridike, por dëmton edhe besimin midis shteteve dhe do ta diskreditonte rëndë shtetin që është shërbyer me mashtrim. -Korrupsioni i përfaqësuesve të shtetit përveç përdorimit të forcës ose kërcënimit më forcë, shtetet mund të përdorin edhe veprime tjera të
palejuara ndaj shteteve kontraktuese, siç është korrupsioni. Përdorimi i korrupsionit është arsye juridike për anulimin e marrëveshjes ndërkombëtare. Konventa e Vjenës parasheh që nëse vërtetohet se lidhja e një traktati mes shteteve është arritur me korruptimin e përfaqësuesve shtetëror, me veprime të drejtpërdrejta ose të tërthorta, atëherë kjo e bënë të pavlefshëm (të paqenë), traktatin në tërësi.
View more...
Comments