Ditari i Mesuesit

April 8, 2017 | Author: Blerina Bleri | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Download Ditari i Mesuesit...

Description

Ditari i mesuesit Përdoret zakonisht struktura e mëposhtme: • Tema e orës mësimore, • Objektivi përkatës i programit mësimor, • Objektivi (objektivat) e orës mësimore, Paraqet objektiva të lidhura ngushtë me njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet që synohen në fund të ores mësimore. Harton objektiva të arritjeve të kapitullit për të tri nivelet: bazë, i mesëm, i lartë. • Plani i orës mësimore, Mësuesi së bashku me nxënësit kujtojnë njohuritë e mëparshme që kanë lidhje me përmbajtjen e ores mësimore. Parashikon kohën për çdo veprimtari mësimore të planifikuar që lidhet me njohuritë e reja, përsëritjen etj., të cilat nganjëherë janë të shkruara dhe me hollësi. Shkruan pyetjet që konsiderohen të rëndësishme për procesin e të nxënit. Përcakton kërkesa për fëmijët me nevoja të veçanta, të cilat janë rrjedhojë e objektivave të kurrikulës. Rendit të gjitha materialet dhe mjetet didaktike që duhen për zhvillimin normal të mësimit. Mësuesi verifikon dhe mbikëqyr ecurinë e nxënësve në krijimin e aftësive për njohjen dhe përdorimin e koncepteve të reja. • Vlerësimi, Mban rregullisht, në planin ditor, të dhëna mbi mangësitë tipike të nxënësve me vështirësi në të nxënë. Zhvillon rregullisht miniteste për objektivat e orës mësimore dhe i vendos rezultatet në planin ditor. • Detyrat e shtëpisë, Parashikon detyra shtëpie duke i saktësuar ato në tekst, por i shkruan hollësisht, kur i krijon vetë. Mësuesi jep detyrë shtëpie dhe e sqaron atë në fund të orës së mësimit. Detyrat e shtëpisë kanë, herë pas here, kërkesa për përdorimin e TIK-ut. (Interneti) Mësuesi qorton rregullisht fletoret e detyrave të shtëpisë.(ne çdo 4-+5 detyra) • Refleksione. Parashikon një kohë për refleksion, të cilën e përdor shpesh si një "feedback" për rezultatet e pritshme të nxënësve, në përfundim të orës mësimore. Mësuesi, në fund të orës mësimore, paraqet si janë arritur objektivat nga nivelet e ndryshme të nxënësve.

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF