BAZAT E KOMUNIKOLOGJISE
September 10, 2017 | Author: Eris Jashari | Category: N/A
Short Description
Bazat e komunikologjise...
Description
BAZAT E KOMUNIKOLOGJISË DR. Sahadete Limani- Beqa
G.O
KOMUNIKIMI- është një aktivitet ektivitet njerzor qe e njeh qdokush por të cilin pakkush mund ta definoi në mënyrë të knaqshme. Komunikimi është të flasësh me njeritjetrin, është televizioni, shperndarja e informatës, stili ynë i veshjes, kritika mediale apo një listë e pakufishme aktivitetesh. •
KREJT KOMUNIKIMI PËRFSHIN: 1. SHENJA- janë artefakte qe u referohen diqka tjeter përveq vetvetes, ato janë konstrukte shenjëzimi. 2. KODET- janë sisteme në të cilet organizohen shenjat dhe si lidhen njëra me tjetrën.
JOHN FISKE – e definon komunikimin si ‘’NDERVEPRIM SHOQEROR PËRMES MESAZHEVE’’. GERARD MALETZKE – e definon komunikimin si ‘’NDËRMJETSIM KUPTIM/DOMËTHËNIEVE NË MES QENIEVE NJERZORE’’. • •
TË
PËRPJEKJET PËR STUDIMIN E KOMUNIKIMIT – janë bërë në fillim te shek. XIX – 19. SHKENCA E KOMUNIKIMIT KA DY SHKOLLA: 1. Shkolla e procesit bazohet në shkenca shoqerore dhe psikologji. 2. Shkolla semiotike në gjuhësi dhe arte.
SHKOLLA E PARË - – e definon ndërveprimin shoqëror si një proces gjat të cilit një person lidhet me të tjerët, apo ndikon në mendjen dhe sjelljen e të tjertëve dhe anasjelltas. SHKOLLA E DYTË – e definon ndërveprimin shoqëror si diqka që e nderton individin si një anëtarë të një kulture të caktuar në shoqëri. DY SHKOLLAT DALLOJNË NË ATË SE SI E INTERPRETOJN PËRBËRJEN E MESAZHIT: PËR SHKOLLËN E PROCESIT – mesazhi është ajo qfarë transmetohet gjat procesit të komunikimit. PËR SHKOLLËN SEMIOTIKE – mesazhi është një konstruk shenjash, të cilat përmes ndërveprimit me marrësin prodhojn kuptime. VEQORI E PËRBASHKËT komunikimin si sjellje shoqërore.
E DY SHKOLLAVE: është se ato e trajtojë
ME SJELLJE SHOQËRORE – nenkuptohet ajo sjellje e qenieve njerzore që është si reaksion ndaj sjelljeve të qenieve të tjera.
PREZENCËN E PASHMANGSHME TË KOMUNIKIMIT PAUL ËATZLEACIK – e përmbledh me aksiomen e tij “ NE NUK MUND TË MOS KOMUNIKOJMË”. VEPRIM KOMUNIKATIV – kur sjellja sjellja njërzore mund të jetë e qellimshme dhe njeriu në atë rast vepron. • QËLLIMET E VEPRIMIT KOMUNIKATIV
•
1. TË PËRGJITHSHME – nënkuptohet realizimi i porosis së veprimit komunikativ individi ka për qëllim ti bëjë me dije tjetrit që ti ndajn kuptimet për të cilat mirren vesh. 2. QËLLIME TË VEQANTA – nënkupton komunikimin që udhëhiqet nga interesa të caktuara. Ky qëllim arrihet atëher kur të realizohet interesi i atij që vepron përmes komunikimit. INTERESAT DALLOHEN NË DY DIMENSIONE: 1. PËRMBAJTËSOR – përmbajtja e veprimit komunikativ përcaktohet nga interesi që ka ndikuar atë komunikim. 2. SITUACIONAL – përmbajtja e veprimit përcaktohet direct nga interesi i komunikimit, në këtë rast si që komunikon ka për interest ë vihet në lidhje me tjetrin që më vonë të realizohen interesat e tij.
ME NDERVEPRIM NËNKUPTOJMË – atë qfarë ndodh në veprim apo reakcion në mes dy individëve. KOMUNIKIMI NJERZOR NDODH – atëher kur së paku dy individ i drejtojnë veprimet e komunikimit në mënyr të ndersjellt kur i realizojn interesat e komunikimit. MEDIUM – quhet instance ndërmjetsuese si bartës i mesazhit apo porosisë. •
PROSS (1972) I NDAN MJETET E KOMUNIKIMIT: 1. MEDIA TERCIARE – nënkuptojn mjetet e kontaktit elementar ku përfshihen gjuha dhe mjetet jogjuhësore që i takojnë fushes së mimikës dhe gjestikës. Kështu bartim porosi përmes syve, gojes apo ballit e hundës, levizjes së duarve, këmbeve dhe tëre trupit. 2. MEDIAT SEKONDARE – janë ato mjete që prodhuesi i mesazhit në formë pajisje I përdor për të transmetuar mesazhin. Ketu hujnë: Tymi i duhanit, flamuri, zarfi, pllakatet, libri, gazeta. 3. MEDIAT TERCIARE – janë ato mjete komunikimi ku hyjnë nje dërgues dhe një pranues teknik. Këty hujnë: Telefoni, televizori, antenat, mediat elektronike.
•
NJË MESAZH MUND TË JETË: 1. I shkruar 2. I folur dhe 3. Në formë simbolike.
SHENJË MUND TE QUHET - qdo gjë qe perceprohet në mënyrë shqisore gjithqka qe manifestohet në mënyrë materiale. NË BAZË TË MARRDHËNIHES ME REALITETIN SHENJAT NDAHËN: SHENJAT NATYRORE – janë shenja që nuk janë krijuar per qellime komunikimi por ekzistojnë si procese natyrore. SHENJ ARTIFICILE – janë fenomene që janë krijuar me qëllim të komunikimit. •
TRGUESIT JANË – shfaqje materiale që kanë për qellim të nxisin nje reakcione të caktuar.
•
NDËRVEPRIM SIMBOLIK – është një koncept që tematizon dhënien në lidhje të njeriut me ambientin e tij.
KOMUNIKIMI NDËRNJERZOR PËRMBAN 4 FAKTORË: 1. 2. 3. 4.
DËRGUESIN – atë qe deshiron të dërgoj mesazhin. MESAZHIN – përmbajtja e kuptimit. MEDIUMIN – mjeti përmes të cilit transmetohet mesazhi. MARRËSIN – ai të cilit i drejtohet mesazhi.
SIPAS SHANNON DHE ËEAVER (1949) – teoria matematike e komunikimit njihet si fara nga e cila janë rritur shkencat e komunikimit. Kjo teori u zhvillua në laburatoret e kompanisë BELL TELEPHONE NË SHBA. Kanalet kresore për tai shin kabllot e telefonit dhe valët e radios. TRI NIVELE SIPAS SHANNON DHE ËEAVER: • • •
NIVELI A – probleme të natyres teknike, këtu duhet studiuar se me qfarë saktësie mund të transmetohen simbolet e komunikimit. NIVELI B – probleme të natyrës semantike kanë të bëjnë me kuptimin e fjalëve, duke u nisur nga kuptimi që ka një fjalë për derguesin deri te ai se si e deshifron një marrës. NIVELI C – zhurma është gjithqka që i shtohet një sinjalit në mes transmetimit dhe marresit së tij dhe të cilin nuk ka për qëllim burimi. Kjo mund të nënkuptoi pengesa në zë apo njolla në ekranin e televizionit.
REDUNDANCA – është ajo që është e parashikueshme, rezultat i parashikueshmëris së lartë. ENTROPIA – rezultat i parashikueshmeris së ulet të mesazhit.
REDNDANCA PËRMBUSH DY FUNKCIONE PËR KOMUNIKIM: • E PARA – është teknike dhe paraqet sasinë fizike të mesazhit . • E DYTA – ka të bëjë me përfshirjen e këtij koncepti në dimensionin social. KANALI PARAQET – mjetin fizik përmes të cilit transmetohet sinjali. Kanalet kryesore janë: Valet e drites, valët e zërit, radios, televizive, kabllot e telefonit, sistemi nervor. KODI – paraqet një sistem domëthëniesh, që janë të perbashkëta për antaret e një kulture apo subkulture. TELEFONI – është i kufizuar në gjuhën verbale dhe paraverbale. TELEVIZIONI – është një medium që përdor kanale specifike si ndriqimi, ngjyra, lëvizjet e kamerës,. SHUMICA E PRODHIMEVE – kulturore kanë keto dy lloj funksionesh: funksionin fizik – teknologjik dhe komunikativ. •
REAGIMI DHE FEDBACKU – nënkupton transmetimin e reaksionit nga marrësi dhe dërguesi. • NË MEDIA MESAVIE ËSHTË I VËSHTIR REAGIMI – për arsye se qasja në keto media është e kufizuar. • HAROLLD LASSËLL (1947) – sipas tij për ta kuptuar komunikimin masiv duhet të studiojm këto nivele: 1. Kush thotë ? 2. Qfarë thotë ? 3. Përmes qfar kanali ? 4. Kujt i thotë ? 5. Me qfarë ëfëkti ? Edhe ky model është linear sepse e sheh komunikimin si një transmetim të mesazheve, dhe i kushton më shumë rëndësi efektit se sa kuptimit. ME EFEKT – nënkuptohet një ndryshim i vëzhgueshëm dhe i matshëm te marrësi i cili shkaktohet nga elementet e identifikuara në këtë process. MODELI I NEWCOMB (1953) – e sheh komunikimin si proces dhe e zhvillon një model që paraqet atë më jo si linear por si një trekëndësh. MODELI I NEWCOMB (1960) – e lidh shkollën e procesit me atë semiotike. Ajo fillon me modelin e faktorëve në një akt komunikimi. Sipas tij janë gjashtë faktorë të cilët duhet të jenë prezent për të ndodhur nje komunikim.
GJASHTË FAKTORËT SIPAS JAKOBSON JANË: 1. Adresuesi 2. Konteksti 3. Mesazhi 4. Kontakti 5. Kodi 6. Pranuesi FUNKSIONI EMOTIV (SHPREHËS) – përshkruan marredhenien e mesazhit ndaj pranuesit. Ka të bëjë me komunikimin e ndjenjave, qëndrimeve, statusit, klasës së adresuesit, apo me të gjitha elementet që e bëjnë atë mesazh të jetë personal. FUNKSIONI KONATIV – ky funkcion i referohet efektit të mesazhit te pranuesi. FUNKSIONI REFERENCIAL – ka të bëjë me orjenitimin e mesazhit drejt realitetit. Ky lloj komunikimi është i vertetë dhe ka të bëjë me fakte e saktësi. FUNKSIONI FAKTIK – ka të bëjë me mirëmbajtjen e marrëdhënieve adresuesit dhe pranuesit.
në mes
FUNKSIONI METAGJUHËSORË – ka të bëjë me identifikimin e kodit të përdorur. FUNKSIONI POETIK – nënkupton raportin e mesazhit me vetveten. • • •
MODELET E PIERCE DHE FERDINAND DE SAUSSURE – Përfaqsuesit e kësaj shkolle kanë në fokus të shpjeguarit e komunikimit si gjenerim i kuptimeve (domëthënieve). SEMIOTIKA – është shkenca që merret me me studimin e shenjave dhe mënyrës se si funksionojnë ato. SEMIOTIKA STUDION TRI FUSHA KRYESORE: 1. VETË SHËNIËN – ka të bëjë me studimin e llojeve të shenjave, mënyrave të ndryshme të krijimit të kuptimit dhe mënyrat se si ndërlidhen shenjat me njerzit që i e perdorin ato. 2. KODET APO SISTEMET – në të cilat organizohen shenjat. 3. Kultura Brenda së cilës operojnë keto kode dhe shenja.
PËR STUDIMIN E NATYRËS SË KOMINIKIMIT TË GJITHA MODELET SEMIOTIKE MERREN ME TRI ELEMENTE: 1. Shenja 2. Ajo së cilës i referohet shenja 3. Përdoruesit e shenjës.
MODELEI I PIERCE PARAQET SHENJËZIMIN NË FORMË – trekëndëshi, ku egziston një marrëdhënie në mes të shënies, përdoruesit dhe realitetit te jashtëm. PËR SAUSSURIN SHENJA – është një objekt fizik me një kuptim, një shënjues dhe të shënjuar. Shënjuesi është pamja e shenjës ashtu siq e përceptojmë ne p.sh vijat në letër apo zëri, i shënjuari është koncepti mendor të cilit i referohet shenja. MARRËDHËNIA NË MES TË SHËNJUESIT DHE TË SHËNJUARIT – paraqet shenjëzimin i cili varet edhe nga realiteti i jashtëm. SEMIOTIKA - e sheh kominikimin si gjenerim të kuptimit në mesazhe, qoftë nga koduesi apo dekoduesi. KUPTIMI – është një rezultat i ndërveprimit të shënjes, interpretuesit dhe objektit, është historikisht i lokalizuar dhe kjo mund të ndryshojë me kohën. PIERCE I NDAN SHENJAT NË TRI KATEGORI: 1. IKONA 2. SIMBOLE 3. INDEXA. • • • • • • • • • •
Një fotografi është një ikonë. Një hartë është një ikonë. Indexi është një shenj që ka lidhje ekzistenciale me objektin. Tymi është shënj e zjarrit. Ngrica është e te ftohtit. Trëndafili është i kuq është një index. Simboli është një shënj. Fjalët janë simbole. Kryqi i kuq është simbol. Numrat janë simbole.
SIPAS SASSURE – ekzistojn dy mënyra sipas të cilave organizohen shenjat në kode: Njëra është paradigma tjetra është sintagma. SINTAGMË QUAJMË – kur të kemi përzgjedhur një njesi nga një paradigmë, ajo kombinohet me të tjerat dhe këtë kombinim e quajmë sintagmë. MËNYRA PARADIGMATIKE – e organizimit ndodh atëherë kur nga një sërë shenjash zgjedhet njëra për tu perdorur. BARTHES CEKË DY NIVELE TË SHËNJËZIMIT: • •
NIVELI I PARË – bën pjesë shënjëzimi përmes donotacionit. NIVELI I DYTË – këtu hyn konotacioni, miti, simbolet.
DENOTACIONI – përshkruan marrëdhëniet në mes shënjuesit dhe të shenjuarit brenda përbrenda shënjes me referentin e saj në realitetin e jashtëm. KONOTACIONI – përshkruan ndërveprimin që ndodhë atëher kur shënja prek ndjenjat apo emocionet e përdoruesit dhe vlerat e kulturës së tij. SIPAS BARTHES ME MITË – nënkuptojm një rrëfim përmes së cilës një kulturë shpjegon apo kupton një aspekt të realitetit apo natyrës. MITET PRIMITIVE JANË – ato mbi jetën dhe vdekjen, njeriun dhe zotin, të mirën dhe të keqen. MITET TONA TË SOFISTIKUARA – janë atom mbi muskulinitetitn dhe feminitetin, mbi familjen, shkencën dhe suksesin. PJEKURIA DHE MATURIMI – nënkupton përshtatjen ndaj kërkesave të shoqërisë dhe me këtë humbjen e natyralitetit të lirisë. SIPAS BARTHES – funksioni kryesor i miteve është natyralizimi i historisë. KONTRAMITI – sipas tij shkenca është dëshmi e largimit tonë nga natyra dhe mungesën e të kuptuarit të natyrës. MITI DOMINANT – mbi shkencë e shpërfaq shkencën si aftësin e njeriut për të adoptuar natyrën për nevojat e tij, për të përmirsuar sigurinë dhe standardin tonë të jetës. METAFORAT JANË – pjesë e mënyrës përmes së cilës ne i japim kuptim përvojës sonë të përditshme në komunikm. METONIMIA – quhet fenomeni kur përdorim një pjesë për të përshkruar të tërën. METONIMITË JANË TË FUQISHME – kur flitet për përshkeimin dhe të kuptuarit e realitetit, për arsye se ato funksionojnë në mënyr indeksore. • Të gjitha xhirimet – që paraqesin në lajme i nënshtrohen një perzgjidhje e cila është arbitrare. • Përzgjedhja e xhirimeve bëhët në bazë të dy kritereve : 1. Njëri kriter për zgjedhjen e tyre janë ato që quhen vlera të lajmit. 2. Kriteri i dytë i selektimit të ngjarjeve për raportimin në media janë vlerat kulturore apo mitet.
SIPAS GALTUNG DHE RUDGE – për tu bërë lajm një ngjarje duhet të plotsoj këto vlera: 1. Duhet të jetë e lidhur me personalitete. 2. Të jetë negative. 3. Janë aktuale. 4. Të papritura. •
KODET DIGJITALE – janë ato kode njësit e të cilave janë të ndara në mënyr të qartë mes vete.
•
KODI ANALOG – është si kod i cili punon në shkallë vazhdimsie.
•
KODET ARBITRARE – janë digjitale për këtë arye ato më lehtë shkruhen apo shënohen.
•
MUZIKA E VALLËZIMIT – janë kode analoge.
•
KODET PËRFAQSUESE – shërbejn për të prodhuar tekste.
•
TEKSTI – është i përbëre nga shenja ikonike dhe simbolike.
•
KODET PREZANTUESE – janë indekse.
•
NJË LLOJ KOMUNIKIMI – i cili përdor më shumë kode prezantuese është komunikimi joverbal.
•
KOMUNIKIMI JOVERBAL – ndodh përmes kodeve siq janë: Gjestet, lëvizjet e syve apo cilsit e zërit. Këto kode mund të japin mesazhe vetëm për momentin kur ato ndodhin.
•
KODET PREZANTUESE KANË DY FUNKSIONE: 1. Ka të bëjë me transmetimin e informatave indeksore. 2. Ka të bëjë me menaxhimin e interakcionit.
KODET PËRFAQSUESE – kryejn një funksion ideacional apo kognitiv. Ky funkcion ka të bëjë me bartjen e informatave apo ideve apo ideve për gjërat që mungojnë, që ndek janë prezente. SIPAS MODELIT TË JAKOSON – kodet përfaqsuese janë mjetet e vetme të cilat mund të kryejnë funkcion referencial. ARGYLE (1972) LISTON 10 KODE PREZANTUESE: 1. Kontakti trupor 6. Shprehjet e fyyrës 2. Aftësia 7. Gjestet 3. Orjentimi 8. Qëndrmi 4. Dukja 9. Lëvizjet dhe kontakti me sy
5. Lëvizjet e kokës
10. Aspetet joverbale të fjalimit.
ASPEKTET JOVERBALE DAHEN NË DY KATEGORI: 1. KODET PROZODIKE – që ndikjonë në kuptimin e fjalëve të përdorura. Lartësia e zërit dhe theksi janë kodet kryesore në këtë kategori. 2. KODET PARALINGUISTIKE – toni, vëllimi, teksti, gabimet dhe shpejtësia në të folur shprehin gjendjen emocionale te folësit, personalitetin, klasën, statusin, pikpamjet e tij për dëgjuesin etj. KODET E PËRPUNUARA DHE TË KUFIZUARA – për herë të parë janë bërë nga Basil Brenstein. KODET E KUFIZUAR – përdorin fjalët e klasës puntore. KODET E PERPUNUARA – përdorin fëmijet e klasës së mesme. KODET E KUFIZUARA DHE TË PËRPUNUARA – përcaktohen nga natyra e vetë kodit, dhe nga lloji i marrdhënies shoqerore që i sherbejnë. KODET E GJERA DHE TË NGUSHTA – përcaktohen në bazë të natyrës së audiencës. •
EKZISTOJNË 3 MËNYRA PËRMES TË CILAVE AUDIENCA E PRODHON MESAZHIN: 1. E PARA – ka të bëjë me përmbajtjën. 2. E DYTA – ka të bëjë me mënyrën se si audienca përcakton formën e mesazhit. 3. E TRETA – se si audience mund të bëhet burim i informacionit.
KODI I GJERË – është kodi I cili bashkohet nga audience masive, ka parasysh shkallën e heterogjenitetit të audiencës. KODI I NGUSHTË – e synon një audiencë specifike e që shpesh përcaktohet nga kodi që përdor ajo audiencë. KODET E TRANSMETIMI TË NGUSHTË – u drejtohen një audience të qëllimshme dhe të kufizuar, zakonisht asaj audience që ka vendosur të mësoj kodin. KODET E TRANSMETIMIT TË NGUSHTË – mund të jetë elitiste. Në shkëncë prodhojn një zhargon specialistësh të cilin e përdorin ekspertët.
EKZISTOJN 3 MËNYRA PËR TË ARRITUR MARRËVESHJEN E KODEVE TË PËRBASHKETA: 1. Konvencioni dhe përdorimi 2. Marrëveshja eksplicite 3. Të dhënat brenda tekstit. KODETRBITRATE – përcaktohet dhe kuptohet lehtë. Këto kode janë kode ku marrëveshja në mes të përdoruesve është e qartë dhe eksplicite. Te këto kode ekzison një marrveshje e qartëpër shënjuesin dhe të shënjuarin. Këto janë simbole, impersonale, dhe statike. KODET ARBITRARE JANË – dritat e trafikut, uniformat ushtarake, veshjet e futbollit, simbolet kimike. Dallimet mes kodeve konvencionale dhe arbitrare – rrjedhin nga natyra e ndryshme e paradigmave të tyre. KODET KONVENCIONALE – kanë paradigma të hapura. KODET DINAMIKE – janë ato që kanë një paradigmë me marrëveshje për shënjuesit. KODET ARBITRARE – janë statike dhe mund të ndryshojnë vetëm me marrëveshje eksplicite në mes përdoruesve të tyre. KODET ARBITRARE – janë të mbyllura ato përmbajnë kuptimin në tekst dhe nuk i lejojn shumë hapsirë lexuesit për tu dhënë kuptim. KODET KONVENCIONALE – janë të hapura dhe kërkojn nga lexuesi të jetë më aktiv në dhënien kuptim spo dekodimin e këtyre kodeve. KODET ESTETIKE - janë më të veshtira për tu definuar sepse e varijojnë më shumë dhe ndryshojnë në mënyrë shumë të shpejtë. Ato ndikohen në masë të madhe nga konteksti I tyre kulturor. ARTI MASI DHE FOLKLORIK, VESHJET, ARKITEKTURA, MOBILJET, VEURAT – përdorin kode konvencionale estetike. • • •
KONVENCIONALIZËM – quajm një proces i përbashkët kulturor gjat të cilit kodet e reja dhe jokonvencionale adoptohen nga shumica edhe me këtë bëhën konvencionale. KODET DHE KONVENCIONET PËRBËJN- qendrën e bashkndarë të përvojës së gjdo kulture. Ato na munësojn që të kuptojmë ekzistencën tonë shoqërore dhe të lokalizojmë vetveten brenda kulturës sonë. PRODHIMI I KUPTIMIT – ështënjë veprim dinamik ku kontrbojnë vetë teksti por edhe audience në mënyrë të barabrtë.
•
IDEOLOGJIA ËSHTË – një system system bindjesh për një klasë apo grup të caktuar që mund të kundershtohen me dijen e vertetë apo shkencore, apo proces i përgjithshëm të ideve dhe kuptimeve.
•
IDEOLOGJIA – bëhet pjesë e konstruktit të kuptimeve përmes shenjave dhe procesi i shënjezimit është pjesë e procesit ideologjik. Gjatë këtij procesi rolin kryesorë e luajnë vlerat dhe mitet konotative që janë të përbashkëta të antarve të një kulture.
SIPAS TEORIVE IDEOLOGJIKE – i gjith komunikimi dhe të gjitha kuptimet kanë një dimension sociopolitik, dhe ato nuk mund të kuptohen jasht kontekstit shoqërorë. • • • • • • •
• •
FUNKSIONI IDEOLOGJIK – favorizon status qio-në, për arsye se klasat e pushtetshme dominojnë jo vetëm prodhimin dhe distribuimin e të mirave matriale por edhe të ideve kuptimeve. Të gjitha teoritë mbi ideologjinë pajtohen se ideologjia është në funksion të dominimit klasor. TERMIN HEGJEMONI – e përdori Antonio Gramsci. SIPAS GRAMSCI ME HEGJEMONI NËNKUPTOHET – arritja e pëlqimit dhe pajtimit të vazhdueshëm të shumicës së shoqëris për sistemin që i subordinon ata. SIPAS LUIS ALTHUSSER (1971) – zhvilloi një teori sipas tij ideologjia nuk nënkupton me vetëm një praktikë në të cilin marrin pjesë të gjitha klasat. SIPAS MARKSIT – ideologjia e klasës borgjeze i mbante puntorët, apo siq e quan ai Plorletaritetin në gjëndje të vetëdijes falso. CAMMON SENSE - nxjerrë jashtë loje të kuptuarit tjetër se shkaqet e kriminalitetit janë shoqërore, më shumë se individuale. KAMMON SENSE – njëra nga strategjitë hegjemonike të konstruktimit, (pajtimit të përbashkët, vetëkuptuarit). IDEA – e ideologjive si praktikë për të realizuar interesat e klasës dominuese rrodhi nga Marksi sipas të cilit ideologjia nënkupton mjetin përmes të cilit idetë e klasës sunduese pranohen dhe natyralizohen e bëhen normale për tërë shoqërinë. SIPAS SHKOLLËS SEMIOTIKE – nëse sëdhirojmë të minimizojmë divergjencat kuptimore atëher këtë duhet ta arrijmë jo vetëm duke përmirsuar eficiencën e procesit të komunikimit por duke minimizuar dallimet shoqerore.
Bazat e Komunikologjis – Literatura shtesë •
KEMI TRE LLOJE TË KOMUNIKIMIT: 1. KOMUNIKIMI NDËRPERSONAL – është kur një person ose një grup është duke bashkvepruar me një person tjetër pa ndihmën e ndonjë pajisje mekanike.
• • • •
2. KODIMI – është procesi i parë kur burimi i transformon mendimet në fjalë ose gjeste. 3. ÇKODIMI – është procesi i pare i zbatuar pre atyre marrësve të cilët mund të perceprojnë mesazhin. 4. KOMUNIKIMI NDËRPERSONAL ME NDIHMËN E PAJISJEVE – kur një ose më shumë njerz janë në komunikim me anë të një pajisje mekanike me një ose më shumë marrës. 5. KOMUNIKIMI MASIV – i referohet procesit, përmes të cilit një organizatë komplekse, me ndihmën e një ose më shumë pajisjeve prodhon dhe transmeton mesazhe publike qe u adresohen audiencave të gjera, heterogjene dhe të shperndara. FEEDBACK – është një tjetër hapësir ku shfaqen ndryshimet mes komunikimit ndërpersonal dhe atij masiv. ZHURMA – zhurma në komunikimin masivmund të jetë semanitike, mjedisore apo mekanike. MEDIAT MASIVE – janë kanalet epërdorura për komunikimin masiv. ME ORGAN TË MEDIAS – kuptohet një komponent i vetëm i medias massive, sikurse gazeta, stacioni i radios, rrjeti televiziv ose revista.
5 TIPARET PËRCAKTUESE TRADICIONALE TË MEDIAS MASIVE: 1. Komunikimi masiv është produkt i organizatave komplekse dhe formale. 2. Organizatat e Komunikimit Masiv kanë shumë Gatekeepers. 3. Organizatat e Komunikimit Masiv kanë nevoj për shumë para që të veprojnë. 4. Organizatat e Komunikimit Masiv synojnë te kenë fitime. 5. Organizatat e Komunikimit Masiv janë shumë konkuruese. Një paradigmë është e dobishme për disa arsye: 1. Na pajisë me një preskpektivë të qendrueshme, në bazë të së cilës egzaminojnë komunikimin masiv. 2. Gjeneron koncepte që janë ndimse në kuptimin e sjelljës së medias. 3. Na ndihmonë të identifikojmë qfartë është ë rastësishme ose jo në këtë proces. Dy paradigmat e studimit të komunikimit masiv: • QASJA FUNKSIONALE – thekson mënyrën se si audiencat e përdorin komunikimin masiv dhe përfitimet që nxjerrin njerzit nga konsumi i medias. • QASJA KRITIKE / KULTURORE – egzaminon lidhjet e fuqishme themelore në ekspozimin mediatik dhe i vë theksin atyre shumë kuptimeve e interpretimeve që antarët e audiencës i gjejnë në përmbajtjën e medias. • ANALIZA FUNKSIONALE – është forma e thjeshtë ku qasja funksionale vlerëson që diqka kuptohet më mirë përmes shqyrtimit të përdorimit të saj, kun ë kominikimin masi kjo nënkupton shqyrtimin që audiencat i bëjnë ndërveprimit të tyre me median.
•
KEQFUNKSIONIME – quhen pasojat e paraqitjëes së funksioneve të komunikimit kun ë disa raste janë të padëshirueshme nga pikpamja e interesit shoqëror, pasojat që mund të jenë të dëmshme ose negative.
•
FUNKSIONI I MBIKQRJES ËSHTË I NDARË NË DY LLOJE:
MBIKQYRJA E VETËDIJSHME – haste kur media na informon rreth kërcënimeve te terroristëve, katastrofave, vullkaneve, inflacionit në rritje ose sulmeve ushtarake. MBIKQYRJA INSTRUMENTALE – ka të bëjë me transmetimin e informacioneve, që janë të dobishme dhe ndimse në jetën e përditshme. KREDABILITET – është një faktor i rëndësishëm në përcaktimin se cili medium lajmesh njerzit e konsiderojn më të besueshëm. STATUS KONFERENCIAL – quajm procesin e një fakti që individë apo qështje qe tërheqin vëmendjen e medias, tregon se ata ia arrijne të kenë një farë rëndesie. • • • •
• •
•
LIDHSHMËRIA – Mediat masive janë të afta të bashkojnë elemente të ndryshme të shoqërisë, që nuk janë direct të lidhura p.sh. reklama masive përpiqet të lidhë nevojat e blerësve me prodhimin e shitësve. TRANSMETIMI I VLERAVE – është një funkcion i tërthortë por shumë i rëndësishëm i mediave masive. SOCIALIZIMI – u referohet mënyrave se si një individ i përshtatet sjelljës dhe vlerave të një grupi. KEMI 4 LLOJE SISTEMESH “USERS AND GRATIFICATIONS” 1. Njohje 2. Argëtimi 3. Dobi shoqërore dhe 4. Tërheqje. NJOHJA ËSHTË – akt i të mësuarit të diqkaje, kur një person përdor një medium për të siguruar informacion rreth diqkaje, ai ose ajo është duke e përdorur atë si mënyrë njohjeje. KEMI DY TIPA TË FUNKSIONEVE NDIMËSE NË NIVELIN INDIVIDUAL: 1. Ka të beje me përdorimin e medias për tu azhururar me ngjarjet aktuale. 2. Ka të bëjë me përdorimin e medias për të mësuar rreth gjërave që kanë të bëjnë me kuriozitetin e përgjithshëm të njeriut. ARGËTIMI – është një tipar bazik i qënies humane dhe mund të marrë shumë forma p.sh.
1. STIMULIMI – për t’iu larguar mërzisë apo veprimtarive rutinë të jetës së përditshme. 2. ÇLODHJA – nga presionet dhe problemet e egzistencës së përditshme. 3. ÇLIRIMI I EMOCIONEVE – dhe i energjive të ruajtura brenda vetës. • • • • •
•
DOBIA SOCIALE – psikologët kanë indentifikuar një grup nevojash të përbashkëta, duke përfshirë këtu nevojën tonë për të forcuar kontaktet me familjen, me miqt dhe njerëz të tjerë në shoqëri. STUDIMET KRITIKE / KULTURORE – shumë studius shprehen se origjina e modelit kritik / kulturor mund të jetë shkola e Frankfurtit e viteve 1930 – 1940. Faza tjetër në zhvillimin e qasjes kritike / kulturore – i takon Britanis së Madhe gjat fundit të viteve 50 – të dhe fillimit të viteve 60 – të. Qasja kritike / kulturore fitoi rëndësi në SHBA gjatë viteve 1970 – 1980 dhe ishte përshtatur nga kërkuesit e komunikimit dhe studiuesit e angazhuar në studimet feministe. KULTURA ËSHTË – një koncept i ndërlikuar që u referohet vlerave të përbashkëta, besimeve, praktikave shoqërore, rregullave dhe merr përsipër të lidhë një grumbull njerzish së bashku. TEKSTET KANË SHUMË KUPTIME – 1. POLISEMIKE – egzistenca e kuptimeve të ndryshme për një fjalë . 2. IDEOLOGJIA – gjendet në tekst. Një ideologji është një grup specific idesh apo besimesh, veqanarisht lidhur me sujbjektet politike e sociale. 3. HEGJEMONIA – ka të bëjë me subjektin dhe marrëdhëniet e pushtetit. P.sh. në SHBA ata që zotrojnë kanalet e komunikimit masiv ushtrojnë hegjemoni kulturore mbi të tjerët.
PËRMBLEDHJA • • • • • •
ANALIZAT FUNKSIONALE – vlersojn se diqka kuptohet më mirë nëpermjet shqyrtimit se si përdoret. SIPAS ANALIZËS SË NIVELIT MARKO – MEDIA MASIVE KRYEN PESË FUNKSIONE NË SHOQËRI: mbikqyrës, interpretues, transmetues vlerash dhe zbavitës. SIPAS ANALIZËS SË NIVELIT MIKRO – qasja funksionle quhet analiza e përdorimit për përfitim. MEDIA KRYEN FUNKSIONET E MËPOSHTME NË LIDHJE ME INDIVIDIN: Njohjen, argetimin, dobië shoqërore, dhe tërheqjen. QASJA KRITIKE / KULTURORE – i ka rrënjët e vetaa te filozofia Marksiste ecila konsideron diferencat klasore si shkak i konfliktit në shoqëri. QASJA KRITIKE / KULTURORE – tregon se përmbajtja mediatike ndihmon përjetsimin e sistemit që mban klasën sunduese në pushtet. Ajo vë në dukje gjithashtu se njerzit mund të gjejnë kuptime të ndryshme në të njëjtin mesazh.
•
STUDIMET FUNSKIONALE DHE ATO KRITIKE / KONTROLLUESE – mund të jenë mjete vlerësuese për analizimin e procesit të komunikimit masiv.
•
DY PROBLEME DUHEJ TË ZGJIDHËSHIN PARA SE TË SHPIKEJ SHKRIMI: 1. Të vendosej se qfarë simbolesh të perdorëshin për të prezantuar tingujt shqiptar. 2. Të përcaktohej se ku do të shkruheshin simbolet.
•
SHKRIMI SIMBOLIK – sipas të cilit qdo simbol ishte bazuar në një vizatim që ngjasonte me shëmbëlltyrën. ALFABET – sistemi i shkrimit ishte bazuar më shumë mbi tingullin se sa shënjat, një grup germash u përdorën për të simbolizuar secilin prej tingujve që formonin fjalët. SHTYPSHKRONJA – luajti rol në ndryshimin e fesë, që u përhap në Evropën e shek. Të XVI – të.
• •
•
• • • • • •
• •
DETERMINIZËM TEKNOLOGJIK – quhet besimi që teknologjia udhëheq ndryshimin historik, apo një pozicion më i moderuar i përmbahet idesë se teknologjia punon me forca të larmishme sociale, ekonomike e kulturore për të ndihmuar realizimin e ndryshimit. KUR U SHFAQ TELEGRAFI – u përshkrua si “asgjësuesi i kohës dhe i hapësirës”. TELEGRAFI – ishte meti i parë që bënte të mundur komunikimin e mënjëhershëm nga një vend në tjetrin në distance të mëdha. TELEGRF – nga greqishtja d.m.th. “të shkruash në distancë” u bë nga fundi i vitit 1700. LINJAT VETËTIMË – u emërtuan telat e telegrafit që luhateshin midis poleve. REAL TIME (KOHË REALE) – quajm mënyreën e përmbledhur ku telegrafi dhe telefoni i munësuan njerëszve që të komunikonin në distance të mëdha. Dy gjëra kerkoheshin për sigurimin e vazhdueshëm të një imazhi: 1. Të gjendet një mënyrë për ta fokusuar pamjen mbi një sipërfaqe. 2. Sipërfaqja mund të ndryshohet vazhdimisht si rezultat e ekspozimit të imazhit. TEKNOLOGJI DIGJITLAE – quajm një sistem që kodon informacionin – tingull, tekstin të dhënat, grafikët e videot në një seri impulsesh të nderprera me hope që zakonisht tregohen si zero dhe njësha. PRINDËRIM I LËVIZSHËM – quajmë një familje ku prindërit janë të zënë më punë dhe fëmijet merren me futboll, gjimnastikë, muzikë, celulari u shërben
prindërve për të vezhguar pasardhësit më mirë përmes linjës telefonike se sa personalisht.
MOMENTET KRYESORE: • • • • •
8 etapat në evolucionin e komunikimit njërzor janë: Gjuha, shkrimi, shtypshkronja, telegrafi, telefoni, fotografia, filmi, radio, televizioni, media digjitale, media e lëvizshme. Gjuha qoi në zhvillimin e një kulture orale në të cilën informacioni kalohej përmes fjalës së shqiptuar nga një brez në tjetrin. Shpika e alfabetit – dhe zhvillimi i një sipërfaqe të perdorshme bënë të mundshëm shkrimin. Shkrimi – ndihmoi në krijimin e perandorive, sikurse bëri të mundur magazine të tilla të informacioneve si biblotekat. Shtypshkronja – e bëri informacionin të perdorshëm nga një audiencë të gjerë. Ai ndihmoi në zhvillimin e gjuhes amtare, ndihmoi Reformacionin Protestant dhe kuntriboi në shpërndarjën dhe akumulimin e diturisë.
DALLOHEN TRI FAMILJE MEDIASH: • •
•
FAMILJA E MEDIAVE AUTONOME – ajo përfshinë të gjitha ato mjete ku janë regjistruar mesazhe dhe që nuk kërkojnë të lidhen me asnjë rrjet të veqant, të tillë si librat, gazetat, disqet, audiot, videot apo informatat. FAMILJA E MEDIAVE TË SHPËRNDARJES – është shpërndarja e gjerë apo e ngushtë për emituesit dhe reletë tekstore që lejon transmetimin nëpermjet valëve herciale të programve të radios në një zonë shtrirja e së cilës ndryshon sipas fuqisë së pajisjeve emetuese dhe pajisjeve marrëse të perdorura. FAMILJA E MEDIAVE TË KOMUNIKIMIT – përfshinë mjetet e telekomunikacionit që lejojnë të vendoset, në distancë de me dy drejtime, qoftë si marrdhënie dialogu nepermjet dy personash apo nëpermjet dy grupeve.
•
KOMUNIKIM TË INSTITUTJONALIZUAR – quajm një pjesë pak a shumë e madhe e shkëmbimeve ndërmjet njerzëve u binden rregullave, të shkruara ose të pashkruara, kur ata veprojne në kuadrin e roleve të mirëpercaktuara, rolet e qeverisë, të prodhuesve ose të konsumatorëve.
•
KOMUNIKIMI I MEDIATIZUAR – zë vend ndërmjet dy formave tjera të komunikimit shoqëror, ai mbush hapsirat e lëna bosh prej tyre Polemika ndërvepruese fton në hartimin e një tipologjie formash të komunikimit të mediatizuar.
PYTJET E KOLLOKUIUMIT NË AFATIN E JANARIT DHE PRILLIT 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9.
Cilat janë llojet e komunikimit ? Si e definon Johan Fiske komunikimin ? Cilat janë dy shkollat e komunikimit ? Cilat janë qëllimet sipas Burkart ? Si i ndan mediat Pross ? Cilet janë 4 faktorët e komunikimit ? Cilat janë 3 nivelet e komunikimit sipas Shanon dhe Ëeaver ? Qka është mediumi ? Cilat janë ato nivele qe duhet studiuar për të ndodhur një komunikim sipas Harolld LLasel ? 10. Qka paraqet kodi ? 11. Qka nënkupton funksioni fatik ? 12. Qka studion semiotika ? 13. Qka është shënja sipas Saussure ? 14. Si i ndan Fierce shenjat ? 15. Qfar kode janë simbolet kimike ? 16. Për qfarë arsye është i veshtirë reagimi apo Fedbacku ? 17. Qka nënkupton Redundanca ? 18. Qka është roli i komunikimit për Noecemb ? 19. Sipas Eascle dhe Meclean a paraqet funksion editorial komunikimi ? 20. Komunikimi nderpersonal me atë ndërpersonal me ndihmen e paisjeve a është i lirë apo i kufizuar ? 21. Kodet e transmetimit ku perdoren më pak ? 22. Arti masiv dhe folkloric qfarë kode perdorin ? 23. Cilat kode mund të jenë Elitiste ? 24. Qka prodhojn kodet e transmetimit në shkencë ?
View more...
Comments