Banorët e Hershëm Të Vendit Tonë
March 2, 2018 | Author: Xhenet Baça | Category: N/A
Short Description
khvgcghcfyhdrcytedruszrdgxfjcvu...
Description
BANORËT E HERSHËM TË VENDIT TONË 1. Banorët e tejlashtë të vendit tonë dhe mënyra e tyre e jetesës Trualli i banuar sot nga shqiptarët filloi të popullohej shumë herët, që në kohën e paleolitit (gurit të vjetër), mbi 100.000 vjet më parë. Në fillim u banuan ato zona që ishin në kushte gjeografike më të përshtatshme. Në shqipëri, banimet më të hershme janë vërtetuar në shpellën e Gajtanit (Shkodër), në Konispol, në malin e Dajtit dhe në vendbanimin e Xarës (Sarandë). Njerëzit primitivë jetonin në grupe të veçuara, kryesisht nëpër shpella të thella, pa lagështirë dhe të mbrojtura nga erërat. Veglat e punësi punonin me gurë stralli dhe më rrallë prej kocke. Prej këtyre gurëve , me anë të ashkëlzimit nxirrnin pjesë më të vogla e më të mprehta guri për t’i përdorur si gërryese, shpuese etj. Si vende për të përpunuar gurin shfrytëzoheshin hyrjet e shpellave dhe terrenet pranë lumenjve. Sidoqoftë, veglat e asaj epoke ishin ende të thjeshta dhe të krijuara kryesisht prej guri. Njerëzit primitivë ushqeheshin me produkte të mbledhura në natyrë dhe me gjah kafshësh të egra. Për shkak të kushteve të vështira në të cilat jetonin,. Njerëzit e paleolitit kanë pasur një mesatare jete shumë të shkurtër, rreth 21-30 vjeç, me një vdekshmëri më të madhe te fëmijët. Lufta e përbashkët për të përballuar jetën çoi në forcimin e lidhjeve të pjesëtarëve të çdo grupi, në ndryshimin e organizimit të njerëzve primitivë, të cilët nga fundi i paleolitit kaluan në grupime me lidhje gjaku, në martesën me grupe, ku prejardhja e fëmijës përcaktohej vetëm nga nëna. Filloi kështu organizimi i shoqërisë matriarkale, e cila mori formë në periudha të mëvonshme, në kohën e neolitit (guri i ri), 6000-3000 vjet, p.k. (para Krishtit). Popullimi i krahinave të banuara sot nga shqiptarët u rrit shumë në periudhën neolitike. Njerëzit filluan të braktisin shpellat dhe të përqëndroheshin në vende të hapura. Banorët neolitikë pëlqenin më shumë të ndërtonin kasollet e tyre në fusha dhe në terraca lumore. Janë të njohura një numër i madh vendbanimesh të tipit palafit, dyshemetë e të cilave viheshin mbi trarë të ngulur në fundin e liqenit. Banorët e hershëm, nga jeta endacake e kohës paleolitike kaluan në vendbanime shpeshherë të qëndrueshme, me ekonomi kryesisht bujqësore. Ata njihnin dhe përdornin drithërat kryesore, si elbin, melin, grurin etj. Kjo u shoqërua edhe me liulëzimin e sistemit matriarkal, ku rolin drejtues të ekonomisë e të jetesës e kishte gruaja. Në këtë epokë u kalua në një formë të re martese, në martesën me çifte.
2. Zbulimet e hershme teknike Ndër shpikjet më të rëndësishme të kohës së paleolitit është zbulimi i zjarrit, i cili i ndihmoi shumë banorët e lashtë për të përmirësuar ushqimin dhe për t’u ngrohur. Pjekja dhe zierja e ushqimit me anën e zjarrit solli ndryshime cilësore në organet tretëse të njeriut.
Ndryshimet në ekonomi dhe në organizimin shoqëror të kohës së neolitit ndikuan për zbulime të tjera teknike, të mëdha për lashtësinë. Njerëzit mësuan të punonin enët prej balte, të cilat shpeshherë i zbukuronin me një shije të vërtetë artistike, mësuan t’i tirrnin dhe të thurrnin pëlhura që i përdornin për veshje, shtrojë e mbulesë, filluan të ndërtonin kasollet e para që kishin dysheme të shtruara me argjil dhe ishin të rrethuara me thupra e kallama të lyera me baltë nga jashtë për t’u mbrojtur nga era e i ftohtit. Në kohën neolitike, veglat e punës, veçanërisht ato prej stralli, u përsosën shumë, në krahasim me kohën e mëparshme. U shpikën vegla të reja pune. Për bluarjen e drithit u shpikën gurët e blojës, për punimin e tokës filloi të përdorej shati i përgatitur prej brirëve të drerit. Me këta brirë bënin edhe çekanë. Gjuetia e peshkut u rrit dhe u përmirësua me krijimin e rrjetave dhe të grepave për zënien e tij. Po kështu u përgatitën edhe mjete të tjera për gjuetinë e kafshëve të egra. Ekonomia në kohën neolitike u gjallërua më tej me zbutjen e kafshëve të egra e kthimin e tyre në kafshë shtëpiake. Gjuetia i ndihmoi njerëzit e kësaj kohe të zbutnin delen, dhinë, kalin, qenin. Të gjitha këto arritje forcuan lidhjet e grupeve gjinore të njerëzve primitivë, përmirësuan lidhjet me grupet e banorëve të tjerë dhe nxitën marrëdhëniet e këmbimit në mes tyre, deri edhe në krahina të largëta. Në kohën pasardhëse, në atë eneolitike (të bakrit) 3000-2100 vjet para Krishtit (p.K.), u bënë ndryshime të reja. U krijua ndarja e ekonomisë blegtorale nga ajo bujqësore. Disa grupe banorësh merreshin kryesisht me bujqësi dhe grupe të tjera merreshin me blegtori. Blegtorët qenë më shumë banorë endacakë. Këta filluan të popullonin përsëri shpellat. U krijuan vendbanime të reja edhe në qendra të hapura malore. Popullimi i krahinave u rrit edhe më shumë. Risi teknike e madhe e kësaj kohe ishte fillimi i punimit të veglave të punës prej bakri. Shoqëria njerëzore hyri kështu në një epokë të re, në atë të punimit të metaleve. Po kështu toka filloi të punohet me parmendë, duke përdorur kafshët tërheqëse, kalin dhe qetë. Ekonomia blegtorale i dha përparësi punës së burrave. Filloi të dobësohej shoqëria matriarkale dhe rolin e drejtimit në ekonomi dhe në grupet shoqërore filluan ta merrnin burrat. Lindi kështu në epokën eneolitike shoqëria patriarkale, e cila u forcua më shumë në epokën e bronzit (2100 – 1100 p.K.) dhe në atë të hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.) 3. Pellazgët Pellazgët njihen si banorët më të lashtë parailirë e paragrekë. Shkrimtarët e lashtë grekë Homeri, Herodoti etj, tregojnë për shtrirjen, për mënyrën e jetesës dhe për gjuhën e tyre. Ata patën një shtrirje të gjerë që nga Ballkani i Jugut e deri në Azi të Vogël. Heroditi, historiani i lashtë grek i shek. V p.K. jep disa të dhëna për pellazgët që jetonin në Greqi. Sipas tij, gjuha e pellazgëve ishte e ndryshme nga gjuha greke. Ata merreshin me bujqësi e detari. Ishin edhe mjeshtër të mirë ndërtimi. Pellazgët ngritën murin që rrethonte akropolin e Athinës dhe për këtë athinasit u dhanë atyre si shpërblim disa toka në Atikë, të cilat edhe pse ishin të pavlefshme, ata i kthyen në toka të mira bujqësore.
Për pellazgët dhe karakterin etnik të tyre janë dhënë mendime të ndryshme nga studiuesit, ndonjëherë edhe kontradiktore. Që në shek. XVII, veçanërisht në periudhën e Rilindjes Shqiptare, te studiuesit shqiptarë dhe të huaj zotëroi teoria e lidhjes së pellazgjishtes me shqipen. Përkrahës i flaktë i kësaj teorie ka qenë gjuhëtari austriak Han (Hahn). Por ka edhe studiues të tjerë që e kundërshtuankëtë.
Në studimet e arkeologëve dëshmohet se shtrirja e dokumentuar e pellazgëve përputhet me kompleksin kulturor arkeologjik ballkano-egjean të periudhës së eneolitit dhe supozohet se ky kompleks i takon popullatës pellazgjike, si paraardhëse e ilirëve.
PELLAZGËT NË SHKRIMET E AUTORËVE ANTIKË 1. Pellazgët kishin zakon t’u flijonin perëndive çdo gjë, sikurse e mësova në Dodonë; dhe nuk kishin për ta ndonjë emër, pasi nuk i ka dëgjuar njeri t’i thërrisnin me emëra. Ata i thirrnin në përgjithësi si perëndi, për arsye se, pasi kishin vënë të gjitha gjërat në rregull, mbanin ligjet e gjithësisë. Herododi, shek. V p.K. 2. Orakuléli ishte më përpara afro Skotusës, qytet i krahinës Pellazgiotis. Mbasi lisi u dogj prej dikujt me porosinë e Apolonit, orakulli u transferua në Dodonë. Jepte porosi jo me fjalë, por me simbole si orakulli i Aonit në Libi, duke u nisur nga fluturimet e veçanta të tre pëllumbave, sipas të cilëve profetët nga pellazgët. Për këta të fundit flitet se kanë qenë më të vjetrit nga të gjithë ata që sunduan në Helladë. Sarboni. Shek.I
Bartësit e kulturës së Komanit
Gjatë 100 vjetëve që kanë kaluar nga zbulimi i kulturës së Komanit, studiuesit e shumtë që janë marrë me interpretimin etnik dhe historik të saj, kanë shprehur mendime nga më të ndryshmet. Një ndër çështjet themelore që ka ndarë studiuesit dhe për të cilën kanë shfaqur mendime shumë larg njeri tjetrit, është ajo e bartësve të kulturës së Komanit. Sipas studiuesve të ndryshëm bartës të kulturës së Komanit janë konsideruar pellazgët, suevët, ilirët e romanizuar, avarët e sllavët.
Zbulimet dhe studimet e arkeologëve për kulturën mesjetare shqiptare krijuan një situatë tërësisht të re e të plotë për të kuptuar shtrirjen gjeografike të kulturës arbërore, përcaktimin e tipareve kulturore, për datimin e saj, për kuadrin historik të lindjes dhe të zhvillimit të saj, si rrjedhim edhe për përcaktimin e drejtë të origjinës së kësaj kulture. Bartësit e kulturës së Komanit kanë qenë një etnos, një popullsi autoktone vendase prejardhëse e popullsisë ilire, e cila në burimet e shkruara të
mëvonëshme del me emrat albanë, arbanitë, arbër. Ky emër është i njëjtë me emrin albanët që përmend Ptolemeu (Ptolemeu III, 12,20) të cilët shtriheshin në shpinë të Durrësit. Kjo popullsi vendase, vazhduese e asaj ilire, në mesjetën e hershme, filloi të bëhej gjithnjë e më e rëndësishme, duke i dhënë pastaj emrin krahinës dhe gradualisht gjithë vendit.
Cilat janë argumentet që mbështetin këtë pikpamje, cili është interpretimi historik që i bëhet burimeve arkeologjike për arritjen e këtyre përfundimeve?
Procesin e lindjes dhe të formimit të kulturës arbërore dhe të bartësve të saj duhet ta shohim si një zhvillim historik, në të cilin morën pjesë disa komponente bazë; në kushtet e kalimit nga antikiteti i vonë në mesjetën e hershme, këto komponente, duke u ngjizur me njeri tjetrin, bënë të mundur lindjen e një kulture me fizionomi e tipare të reja, ndaj merituan edhe një emër të ri – kultura arbërore.
Përbërësit që morën pjesë në formimin e kulturës arbërore janë:
- përbërësi autokton ilir, ose trashëgimia ilire - përbërësi i kulturës provinciale romake dhe i antikitetit të vonë - përbërësi i kulturës së hershme byzantine
Home / Blogu TemA / Pellazgo-Ilirët në shkrimet e Homerit Pellazgo-Ilirët në shkrimet e Homerit Posted on 25 Korrik, 2015 16:37 by TemA in Blogu TemA with 63 Comments
HOMERI PER PELLAZGET. Homeri njihet në mbarë botën si poeti epik legjendar i Greqisë antike, i nderuar si poeti me ndikimin më të madhë në historinë e letërsisë botërore. Saktësisht nuk është e njohur kur ai ka jetuar, por në bazë të studimeve të kryera mendohet të këtë jetuar në shekullin 8 p.e.r, ai është autori i dy veprave legjendare poemave “ILIADA” dhe “ODISEA”, poema të nivelit botëror. Është e rëndësishme të theksohet fakti se të dhënat që rrjedhin nga poemat e Homerit kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë si burime historike për njohjen e historisë së Greqisë antike. Në të njëjtën kohë është vërtetuar arkeologjikisht se poemat e tij përkundrejt fantazisë poetike, pasqyrojnë në mënyrë konkrete ngjarje të vërteta historike, që kanë
ndodhur shumë më parë se të krijoheshin poemat dhe mendohet se këto ngjarje kanë ndodhur në shekullin 8-7 p.e.s.
Fakti më kruçial është se në veprat e Homerit gjejmë edhe disa të dhëna që kanë të bëjnë me historinë e Ilirisë dhe Ilirëve. Kjo duket qartë kur për herë të parë Pellazgët permënden në “Iliad” si aleatë të trojanëve. Homeri i vendos Pellazgët në Azi të Vogël në “Lorisën Pjellore”, në Argon Pellazgjike në Dodonë dhe Kretë, ai e quan Zeusin e Dodonës si Pellazgjike. Homeri në librin XXI “Iliada” në rradhët 150-161 permënd për herë të parë “Paionët” si aleatë të trojanëve kundër “Akejve”, ai shkruan:
“Kush je ti prej burrave që kundër meje guxon të vish ? Është fatkeqë ai djalë që mërinë time kundërshton”. Atij menjëherë iu përgjigj i biri i shkëlqyer i Pelegonit. “O Peleid zemërgjërë, për fisin tim pse pyet ? Jam nga Paionia pjellore dhe e largët, burrave heshtëgjatë ju prij. Kam njëmbëdhjetë ditë që kam ardhur në Ilion. Fisi im vjen prej Aksit me rrjedhë të gjërë, (prej Aksit që me ujë shumë të mirë tokën vëshon). Që lindi Pelegonin, shtizarin e përmendur prej këtij thonë. Se linda unë, tashi të luftojmë o Akil i ndritur”. Ndërsa në të njëjtën mënyrë por në librin XIX “Odisea”, në rradhët 270-277 për herë të parë permënd “Thesprotët” ku ai flet për toka pjellore të thespotëve nga të cilat Odisei sillte thesore të çmuara të arit, bakrit dhe hekurit në të cilën shkruan:
“Unë tani mora vesh kthimin e Odiseut; Diku, në tokat pjellore të thespotëve Jeton dhe sjellë thesare të shumta dhe të çmueshme Kështu më tha mbreti i thespotëve I cili pasi u bëri fli perëndive të pavdekshem Kishte përgatitur një anije të shpejtë Dhe bashkë me njerëz e kishte nisur për të çuar Odiseun në atdheun e tij”.
Interesant është fakti që Homeri e quan malin në qytetin e Tebës si Plako Ypoplakia, pikërisht disa studiues e lidhin Tebën me Egjiptin, por kjo nuk ka mundësi pasi qyteti ka pasur emrin Tebë. Por nga ana tjetër në gjenealogjinë antike, Teba është e bija e Pellazgut, Adromisë, Teba që sot quhet Thiva flet aktualisht një Shqipe të pastër që tebanët e kanë ruajtur nga gjuha pellazge. Një moment tjetër i rëndësishëm është kur Homeri quan eubeasit si me origjinë nga Trakia, pikërisht pas Luftës së Trojës një pjesë e eubeasve pra Amantët u zhvendosën në Iliri dhe u quajtën si fisi Ilir me kryeqëndër Bylisin. Homeri, permënd edhe disa fise të tjera Ilire si Dardanët, Taulantët, Enkelejdët të cilët luftuan kundër Akejve në Luftën e Trojës si aleatë të mbretit Prianit dhe Hektorit në mbrojtjen e Trojës, pikërisht citohen fise Ilire të cilat janë mjaft të dëgjuara përgjatë historisë dhe të përmendura nga shumë studiues dhe autorë të tjerë. Sipas Homerit, Athinën e kanë banuar fise Iliro-Pellazge të Molosëve, Thesprotëve, Dardanëve. Në këto burime të hershme të shkruara siç është eposi Homerik, shihet qartë se në disa nga fiset Ilire ekzistonte tanimë diferencimi shoqëror, të paktën në shekujt VIII-VII p.e.r, kur u krijua Iliada dhe Odisea. Duke folur për pjesëmarrjen e Ilirëve Paionë në luftën e Trojës kundër Akejve, Homeri i barazon prijësit e tyre ushtarakë, që vinin nga “Paionia Pjellore” me prijësit e Ahejve dhe të Trojanëve, kjo pak a shumë flet për një gjëndje sociale të ngjashme me atë të fiseve fqinje të Greqisë. Në një vend të poemës “Odisea” flitet për Feidonin, prijësin me origjinë fisnike të Thesprotëve, i cili pasi strehoi dhe mirëpriti në pallatin e vet Odisenë, gjatë kthimit për në atdhe përgatiti një nga anijet e tij të shpejta për ti dërguar në Itake. Sipas këtij tregimi mitik, Feidoni përfaqëson këtu njerin nga krerët që jetonte në një nga pallatet më të pasura të Thesprotëve, që kishin anijen e vetë e njerëz që i shërbenin. Me fjalën Epir autorët grekë nënkuptonin në fillim çdo vend kontinental përballë ishujve, në këtë kuptim Homeri e quan Akarnanine Epir, quan edhe brigjet përkundrejt tyre banorët e ishujve të Jonit, duke u nisur nga pozita e vet ishullore. Një karakteristik të veçantë që bën lidhjen e Pellazgëve, Ilirëve dhe Shqiptarëve është mënyra se si tek Homeri skena e vendetës dhe mbledhja e kuvendit të pleqve për të vendosur për pagimin e gjakut i cili në kohën e Homerit edhe blihej është i njëjti me atë të Shqiptarëve sot në disa zona të Veriut ku gjaku edhe blihet, këtë e ka vënë në dukje Nikolla Hamond, kjo tregon se ata kanë pasur zakone si të Ilirëve të cilat janë ruajtur në Shqipëri në disa zona të thella malore të cilat dallohen për ruajtjen e traditave prehistorike. Homeri bën edhe një arsyetim tepër logjik, që e quan Menelan leshverdhë dhe ake, në këtë sens nëse akei do ishin jashtë botës pellazgo-ilire dhe me origjinë aziatikoafrikane, sigurisht që nuk ka sesi të ishte Menelau me flokë të verdha kjo do të ishte e pamundur. Poeti epik legjendar Homeri është guri themelor për të kuptuar dhe studiuar historinë e paraardhësve të Shqiptarëve pra Ilirëve dhe Pellazgëve dhe një ndihmë e shtuar për studimet albanologjike.
BURIMET E INFORMACIONIT: http://www.trepca.net/histori/01-paraardhsit-e-shqiptarve.htm
http://mkorkuti.tripod.com/id9.html http://www.gazetatema.net/web/2015/07/25/pellazgo-iliret-ne-shkrimet-e-homerit/
View more...
Comments