Arsimi Gjatë Gjithë Jetës

June 6, 2021 | Author: Anonymous | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Download Arsimi Gjatë Gjithë Jetës...

Description

Arsimi gjatë gjithë jetës

(Tema për provim)

Arsimi gjatë gjithë jetës Procesi që e shoqëron njeriun prej ardhjës në këtë botë e deri në vdekje është arsimimi gjatë gjithë jetës, pra me qëllim të ndryshimit të vetëvetës së tij në çdo etap të jetës. Arsimi gjatë gjithë jetës rrjedh nga fjala përkatësisht nga gjuha latine "permans" që d.m.th. vijimor, i pa ndërprerë i vazhdueshëm. Në bazë të arsimit gjatë gjithë jetës mund ti përmendim edhe determinantet siç janë: 1.Kapaciteti i kufizuar psikik i njeriut – merr potencialet modeste, intelektuale të individit, që sado të zhvilluara të jenë megjithatë janë të kufizuara dhe subjekti nuk mund të jepë me sukses tërë potencialin trashigimor të përparimit tekniko-shkencor dhe të zhvillimit progresiv të civilizimit bashkëkohor. 2.Ndryshimet shoqërore-ekonomike – ndryshimet e vrullshme shoqërore nuk mbeten pa ndikim të fuqishëm në sferën ekonomike. Migrimet gjithënjë në relacion fshat-qytet, zhvillimi jo i barabartë ka lënë pasoja ekonomike dhe krizë të thellë, shtimi i popullsisë ka ndikuar edhe në arsimin permanent. 3.Revolucioni tekniko-shkencor – bëri të mundshëm që shumë punë të cilat i kryente njeriu me angazhimin e tij mendor fizik tashmë të suksesshme e efikasitete shumë të mëdha i zëvendëson dhe i kryen teknika. 4.Thellimi i krizës arsimore – ka ndikim në arsimimin permanent, shkolla bashkëkohore gjendet në krizë mjaftë të thellë, në çdo periudhë të ndryshimeve shoqërore, shkolla ka përjetuar kritika, më të rrepta dhe i ka përjetuar me ndryshime të pakta sipërfaqësore. 5.Ekspansioni i kohës së lirë – shpërthimi (zhvillimi) i kohës së lirë mund të jetë faktorë i fatëlumturisë së njeriut dhe të shoqërisë, por njëkohësisht ajo mund të jetë edhe burim e fushë potenciale, për tjetërsimin e degjenerimin e tyre.

Arsimimi me shkëputje dhe pa shkëputje nga puna Arsimimi me shkëputje nga puna është rruga arsimore e cila përdorët për arsimimin e të rriturve të zënë me punë. Ka të bëjë me faktin se i punësuari shkëputët nga procesi i punës për një kohë të caktuar me qëllim të ngritjës personale arsimore dhe profesionale.

Arsimimi pa shkëputje nga puna, ka të bëjë me faktin se i rrituri arsimohët pa u shkëputur nga puna me qëllim të aftësimit të tyre për funksionin prodhues apo veprimtari të caktuara shoqërore. Format kryesore të arsimimit pa shkëputje nga puna janë: 1.Arsimi i mbrëmjeve 2.Arsimi me korrospodencë 3.Arsimimi me turne (ndrrime) 4.Arsimimi sezonal 5.Arsimimi konsulativ 6.Kurset e ndryshme 7.Trajnimet, seminaret

Tri rrugët kryesore të Arsimit gjatë gjith jetës: 1.Formal 2.Jo Formal 3.Informal / Aformal 1.Arsimi Formal – është rrugë e verifikuar të niveleve më të larta, kërkon të vërtetohët, arsimi formal është më i suksesshëm ka strukturë, ka kritere. 2.Arsimi Jo Formal – fillon me lindjën e njeriut dhe përfundon me vdekjën e njeriut.. Rruga e arsimit jo formal është rruga e arsimit jetësorë. Arsimi jo formal nuk ka të meta sepse është personale, njeriu i përshtatët situatave të veta, rrethanave të reja, individi me përshtatje është kopje e jetës, vet individi përshtatët. Është i pa inponuar, nuk njeh kufi, nuk kërkon kushte të veqanta. Të metat janë se përmbajtjet nuk janë të verifikuara, përmbajtjet të cilat merren në nivel më të ulët,arsimi jo formal është vetëvetja. 3.Arsimi Informal / Aformal – ndodh vetëvetiu, i pa planifikuar, i pa strukturuar, është e ndërlidhur me këto, nuk ka qertifikat, por mund të dëshmohët.

Kuptimi bashkëkohor i arsimit gjatë gjithë jetës Arsimimi është mjet që sjell të mira, rezultate pa të cilën nuk mund të mendohët shoqëria njerëzore. Arsimi është i nevojshëm që ta ndryshojmë vetëvetën, na mundëson të arrijmë në nivele tjera, na siguron ekzistencën, na shoqëron deri në vdekje. Arsimimi gjatë gjithë jetës ka disa parime:

Parimi i kontinuitetit në të mësuar » ka të bëjë me burimin e informacionit, ka të bëjë me një proces të pashkëputshëm. Arsimi i të rriturve- është nocion më i ngushtë, nënkupton të gjitha llojet, modalitetet, ku i rrituri përfiton, bëhet me profesion dhe që kurorëzohët me një diplomë. Sistemi arsimor- fillon prej moshës 6 - vjeqare dhe vazhdon deri në moshën 27 – vjeqare. Arsimi i permanentshmërisë në mësim- ka të bëjë me arsimin e vazhdueshëm, të pandërprerë dhe ka kuptimin e arsimit gjatë gjithë jetës. Arsimi permanent vlerësohët si çështje me rëndësi, njeriu bashkëkohor jo vetëm që duhet të mësoj dhe vetëm të mësoj gjatë gjithë jetës për nevojat e tij personale.

Arsimi Spontan Mënyra më e lashtë, më e natyrshme dhe më masive është arsimimi spontan. Kjo veprimtari vetëarsimore është plotësisht e lirë dhe realizohët vazhdimisht gjatë punës dhe jetës së njeriut. Kjo është mënyra më praktike e më ekonomike arsimore e cila nuk lidhet me institucionet e posaçme arsimore- edukative. Arsimimi spontan nuk është i qëllimshëm, është pa planifikim, pa organizim, nuk është i sistematizuar, përfill interesat, nevojat e si rrjedhojë e kësaj, nevojat e individëve. Arsimimi spontan nuk ka çertifikim, shkollë për arsimimin spontan është jeta. Arsimimi spontan nuk është i lidhur me emocionet në shkollë dhe jashtë saj. Krahas epërsive të veta, arsimimi spontan i ka edhe kufizimet e veta siç janë: mungesa e planifikimit dhe e sistematizimit të diturive, shkathtësive, shprehive të fituara, informatat e pa bazuara shkencore. Historiku i Arsimit gjatë gjithë jetës Arsimimi permanent është strategji e përgjithshme e arsimit bashkëkohor. Raporti i tij interaksional me shkencën dhe me zhvillimin ekonomik, flet për faktin se arsimi permanent është kusht dhe qelës i prosperitetit ekonomik dhe shoqërorë. Ideja për arsimin permanent, është shumë e lashtë, mirëpo aktualizimi, internacionalizimi, zhvillimi dhe pasurimi i kësaj ideje për tu ngritur në shkallë të filozofisë, lidhet me revolucionin tekniko-shkencor, lidhet me vitet e 60 të shekullit tonë. Në këtë drejtim, rol të veçantë luajti Paul Lengrand si ekspert i UNESCO-S, ku hartoi një varg veprash të rëndësishme, nga fusha e arsimit permanent. Arsimi permanent, përveç dimensionit pedagogjik-andragogjik e ka edhe dimensionin e vet: Filozofik,Ekonomik,Shoqëroro-politikë,Sociologjik,Psikologjik etj. Mund të themi, prandaj si e tillë, ai është një nga çështjet shumë të ndërlikuara dhe kërkon hulumtime interdiciplinore.

Kontributi i Komenskit dhe Xhovanit Fillimisht Komenski dha një mendim se ishte kundër arsimit permanent ai mendonte se njeriu mund të arsimohët vetëm në moshë të re "Me mësu vonë, është vonë". Pas disa shtjellimeve, Komenski dha këtë mendim të fundit i cili në veprën e tij Pampaedia do të shkruaj se te njerzit nuk është ashtu dhe çdo njeri veç e veç, të rinjët,të varfurit,të pasurit,të moshuarit,bujarët,njerëzit e rëndomt,meshkujt e femrat përkatësisht të gjithë dhe duhet të mësojnë. Aleksandër Xhovani themelues i shkencës së pedagogjisë dhe psikologjisë shqipëtare. Kontriboi shumë në ngritjën e sistemit arsimorë kombëtar shqipëtar. Ishte "Mësues i mësuesve shqipëtarë. Kontriboi në ngritjën e nivelit shkencor të arsimit e të shkollës Xhovani u mor me përpunimin e çështjeve nga disiplina të ndryshme të pedagogjisë, ndër të cilat është edhe ped. e përgjithëshme. Ai kontriboi edhe në fushën e historiës së ped. botërore dhe shqipëtare, ai u mor me trajtimin e çështjeve themelore të mësimit dhe të shkollës siç janë: përmbajtjet mësimore,parimet didaktike, personaliteti i mësuesit, lokalet shkollore.

Thellimi i krizës arsimore Përsëritet fakti se shkolla bashkëkohore gjendet në krizë të thellë. Shkolla e sotme, është tejet tradicionale dhe si e tillë nuk mund t'i përgjigjet dinamikës së zhvillimit shoqërorë, ekonomik, e shkencoro-teknik. Shumë mendimtar angazhohën për tretman shumë më të mirë të arsimit. Ai trajtohët edhe si dogë e "industrisë së diturisë " si faktor me levërdi të madhe ekonomike e shoqërore. Kriza arsimore ndikoi në përpjekjën e shoqërisë e të shkencës për transformimin e zhvillimin e sistemit edukativo-arsimore. Për jetësimin e plotë të tyre lypset punë dhe angazhim i gjithëanshëm shoqëroro sepse ndër tjerash "të arsimosh një komb dhe të kujdesësh që shkollat e tij të jenë vazhdimisht bashkëkohore është shumë më vështirë se sa të nisësh njeriun për në hënë".

Vetëarsimimi Vetëarsimimi- është punë intelektuale me plan dhe e orientuar, nëpërmjet të cilit njeriu në mënyrë të pa varur,vendos,planifikon dhe i rreket punës për fellimin dhe zgjerimin e diturive, shkathtësive dhe shprehive. Vetëarsimimi realizohët në nëpërmjet tri mënyrave themelore: nëpërmjet arsimimit spontan (natyror), nëpërmjet arsimit shkollor dhe nëpërmjet vetëarsimimit (në kuptim të ngushtë).

Vetëarsimimi 1.Aftësi 2.Proces spontan 3.I ndërlikuar dhe i vetëdishëm 4.Punë individuale për arsimim 5.Arsimimi i vetëvetës 6.Punë intelektuale me plan 7.Pa ndihmën e mësimëdhënësit 8.Autodidakt Metodat themelore të vetëarsimimit janë: 1.Puna individuale me tekst 2.Analiz e teksteve 3.Ndjekja e ligjeratave të drejtëpërdrejtë 4.Ndjekja e misioneve arsimore 5.Shfaqjet teatrore 6.Dëgjimi i koncerteve 7.Vizita të ndryshme në ekspozita,mozeve 8.Metodat kibernitike (interneti) Format e vetëarsimimit janë: Format primare 1.Autoaksionale 2.Koaksionale 3.Forma grupore vetëarsimuese Format sekondare 1.Konsultative 2.Ekskurzionet 3.Forma e vetëarsimimit me korrespodencë Arsimimi i herëpashershëm Edhe pse është e lidhur me këtë ka mendime e qasje të ndryshme, s'ka dyshim se dominon mendimi se arsimimi i herëpashershëm nuk është si sistem i veçantë i arsimimit, por vetëm si një strategji,mundësi, rrugë për realizimin e konceptit të arsimimit permanent. Arsimimi i herëpashershëm ka të bëjë me lidhjën e ngushtë të arsimit me punën, sipas alternacionit:mësimë- punë-mësimë… Kjo reformë mbështetet në konceptin e arsimit permanent, ndërsa arsimimi i herëpashershëm është një nga strategjitë qenësore të tij.

Dimensioni Historik i kohës së lirë Një nga tiparet e revolucionit tekniko-shkencor është edhe ekspansioni i kohës së lirë. Pikërisht për këtë ka mendimtarë që edhe qytetërimit tonë (shek.20) ta cilësojnë si qytetërim të kohës së lirë. Edhe koha e lirë ka të kaluarën e vet historike. Në komunitetin e parë primitiv nuk kishte diferencim midis kohës së punës dhe kohës së lirë, sepse tërë veprimtaria e shoqërisë dhe e njeriut, si pjesëtar i saj, ishte e gërshetuar (si puna prodhuese, ritet fetare, loja, pushimi ) Njëri ndër mendimtarët e mëdhenj grek, Platoni, theksonte se kohën e lirë nuk duhet kaluar në papunësi, në kotësi, në bjerrakohë, por duhet shfrytëzuar për veprimtari të dobishme, siç janë: loja,gjimnastika,muzika etj. Edhe Aristoteli kohën e lirë e trajton si privilegj të qytetarëve të lirë, e cila duhet të shfrytëzohët për filozofi e çështje të tjera të larta shoqërore. Ai, ndër të tjera, parashtron edhe kërkesën, e cila është edhe sot aktuale, që të mësohët dhe të dihet se me çka duhet të plotësohët koha e lirë. Krahasimi i arsimit formal dhe joformal Arsimi formal- është arsimim çertifikues që është më i ri se arsimi joformal,udhëheqet nga arsimtari sipas planit dhe programit realizohët në kuadër të institucioneve. Dobitë e arsimit formal janë:plani dhe programi të verifikuar dhe realizohët në kuadër të institucioneve edukativo-arsimore,arsimi formal ka për bazë mangësitë si: Planifikimi sistematizimi, organizimi si përmbajtore gjithënjë u dedikohën subjekteve me aftësi mesatare nuk i respekton gjithëherë interesat e tyre. Arsimi joformal- shikuar historikisht është më i lashtë, shumë i përhapur, është arsimim i lirë dhe kryesisht jashtëshkollor realizohët gjatë procesit të punës dhe gjatë jetës së njeriut. Përparsitë e arsimit joformal janë: është i mirë, nuk inponohët, është spontan, ka liri të zgjedhjës, liri të ndërrimit të aktivitetit është fleksibil, atraktiv, i joshur. Arsimi joformal fillonë më herët dhe vazhdonë gjatë gjithë jetës e plotësohën në mënyrë të natyrshme. Ndërsa mangësitë e arsimit joformal janë: Se nuk qonë në çartifikim, është i ngadalshëm, nuk qonë në nivele të larta, nuk është i organizuar dhe i planifikuar, arsimi joformal nuk është me rëndësi se ku ndodh,a ndodh në shtëpi, apo në institucione shkollore, aty mund të ipen çertifikata por nuk janë të vlefshme. Determinantet e arsimit gjatë gjithë jetës janë: 1.Kapaciteti i kufizuar psikik i individit 2.Ndryshimet e mëdha shoqërore-ekonomike 3.Revolucioni tekniko-shkencor 4.Thellimi i krizës arsimore 5.Shpërthimi (Ekspansioni) i kohës së lirë

1.Kapaciteti i kufizuar psikik i individit- i cili për pikëpamje merr potencialet modeste intelektuale të individit, të cilat sa do të zhvilluara që janë megjithatë janë të kufizuara dhe subjekti nuk mund të jepë me sukses tërë potencialin trashigimorë të përparimit tekniko-shkencor dhe zhvillimit progresiv bashkëkohorë. 2.Ndryshimet e mëdha shoqërore-ekonomike – Ndryshimet e vrullshme shoqërore nuk mbeten pa ndikim të fuqishëm në sferën ekonomike.Migrimet e mëdha në relacion fshatqytet, me tendenc të deportimit, të fshatit, zhvillimi jo i barabartë kanë lënë pasoja ekonomike dhe kriza e thellë dhe shtimi i papunësisë. 3.Revolucioni tekniko-shkencor – Bëri të mundshëm që shumë faktorë të cilat i kryente njeriu me angazhimin e tij mendor fizik, tashmë sukses e efikasitet shumë të madh i zëvendëson dhe i kryen teknika. 4.Thellimi i krizës arsimore- Vazhdimisht përsëritet fakti se shkolla bashkëkohore gjendet në krizë të thellë, shkollat e sotme nuk mund ti përgjigjet dinamikës së zhvillimit shoqërorë-ekonomik e shkencorë-teknik 5.Shpërthimi (Ekspancioni) i kohës së lirë – Mund, të jetë faktor i fatlumturis së njeriut dhe të shoqërisë,njëkohësisht, mund të jetë edhe burim e fushpotenciale, për tjetërsimin, dhe degjenerimin e tyre. Ç'ka nënkuptojmë me autodidaksi? Autodidakt konsiderohët njeriu i cili mëson pa ndihmën e mësuesit, shkollës, quhet autodidakt, pra mëson në mënyrë spontane pa i ndimuar, pa i inponuar dhe është niveli i ulët i vetëarsimimit që nuk qon në nivel të lartë. Çka kuptojmë me analfabet? Analfabet konsiderohët njeriu i cili nuk ka aftësi të përgjithshme më shumë se të një fëmije në moshën 10- vjeçare.

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF