Aktvendim Per Pranimin e Ankeses

September 24, 2017 | Author: shpresimi90 | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Klinika nga e drejta familjare dhe trashigimore...

Description

GJYKATA SUPREME E KOSOVES – kolegji I perber nga gjygjtaret :Shahdane Agani,kryetare ,Meleqe behxheti dhe Osman Tmava, antar, ne qeshtjen juridike te paditses Magbule Bajraktari, nga fshati biqefc , komuna e kaqanikut , tani me vend banim ne Zvicer, te cilen e perfaqson Faruk Berbatofci avokat nga Gjilani , kunder te paditurit rifat bajraktari, nga ferizaji per zgjidhjen e marteses sipas ankeses te paditurit , paraqitur kunder aktgjykimit te gjykates se qarkut Prishtin, C.nr.264/2007 date 04.07.2007, ne seancen e mbajtur me 25.09.2007 mori kete

AKTVENDIM Pranohet ankesa e te paditurit , ndersa gjykimi I gjykates se qarkut Prishtine , C.nr 264/2007 date o4.o7.2007, prishet dhe lenda I kthehet te njejtes gjykat per ri gjykim ARSYETIMI Ne pjesen e pare te dispozitivit te aktgjykimit te gjykates se qarkut Prishtine ,C.264/2007 DATE 04.07.2007,eshte zgjidhur martesa e ndergjyqesve lidhur me 02.08.2006 ,ne zyren e ofiqarise ne Ferizaj.Me pjesen II te dispozitivit eshte vendosur qe tani e tutje paditesja e mbane mbiemrin e vajzerise Palloshi dhe me pjesen III te dispozitivit eshte vendosur qe secila pale te I heqe shpenzimet e vet ate procedures kontestimore. Kunder keti aktgjykimi I paditurime me kohe ka ka paraqitur ankese per shkak te shkeljeve thelbesore te dispozitave te procedures kontestimore ,vertetimit te gabuar dhe jot e plote te gjendjes faktike dhe zbatimit te gabuar te se drejtes materiale ,me propozim qe aktgjykimi I goditur te prishet dhe lenda t’I kthehet gjykates se shkalles se pare per rigjykim. Gjykata Supreme e Kosoves pas shqyrtimit te aktgjykimit te goditur sipas nenit 365 te ligjit te procedurec kontestimore (LPK),ka gjetur se ankesa eshte e zbatuar. Gjykata e shkalles se pare ne proceduren e shkalles se pare me administrimin e proves ,degjimin e pasdites ne cilesi te deshmitarit,ka vertetuar se ajo martesen e ka lidhur pa deshiren e saje dhe se martesa e tille ka qene e imponuare nga i ati i saje dhe se ne bashkesine martesore nuk ka jetuar fare me te padituren .Pas udhetimit ne Zvicer menjeher e ka lajmruar te paditurin se nuk deshiron te krijon bashksi bashksi martesore me te paditurin dhe se nuk deshiron qe te njejtit t’ia rregulloj dokumentacionin e udhetimit si dje qendrimit nga se ,lidhja e marteses ka qene e imponuar ,ndersa bashkesi martesore faktike nuk ka pasur. Duke u nisur nga kjo gjendje e vertetuar faktike gjykata e shkalles se pare ka gjetur se jane plotesuar kushtet e parapara nga neni 69 par.2 te ligjit per familjen i Kosoves ,qe martesa e ndergjyqesve te zgjidhet.

Gjykata Supreme e Kosoves tani per tani nuk mund te pranoj nje qendrim te tille juridik te gjykates se shkalles se pare si te drejte dhe te ligjshem ,nga se ,sipas vlersimit te kesaj gjykate aktgjykimi i goditur eshte marr me shkelje thelbesore te dispozitave te procedures kontestimore parashikuar nga neni 354 par.1 lidhur me nenin 265 te LPKdhe se gjendja faktike nuk eshte vertetuar drejte dhe ne menyre te plote ,te cilat te metat procedurale kane qene me ndikim ne marrjen e aktgjykimit te ligjshem ,per te cilen arsye aktgjykimi i goditur u desht te prishet. Nga procesverbali mbi seancen per shqyrtimin kryesore del se gjykata e shkalles se pare ka caktuar te merret ne pyetje ne cilesi te deshmitarit vetem paditesja ,ndersa gjykata e shkalles se pare nuk ka dhene aresye pse nuk eshete marre ne pyetje ne cilesi te deshmitarit edhe i padituri ,nga se edhe ati i jane te njohura faktet se paditesja – bashkeshortja a e ka dhene pelqimin me ane te frikes ,dhunes ose kercenimit serioz ,dhe se degjimi i tij ka qene i mundur ,ndersa ne shkresat e lendes nuk ka te dhena se ai ka refuzuar te jete degjuar ne ate cilesi te deshmitari ose nuk i u ka pergjigjur thirrjes e cila do t’iu kishte derguar dhe ne te cilen do te ishte theksuar se ne seancen do te administrohet prova me degjimin e paleve ne cilesin e deshmitareve ,prandaj ,sipas vlersimit te kesaj gjykate ,gjykata e shkalles se pare ka aadministruar degjimin vetem te njeres pale ne kundershtim me nenin 265 te LPK ,e cila ka qene me ndikim ne marrjen e vendimit te ligjshem . Per vertetimin e drejte dhe te plote te gjendjes faktike ka qene e nevojshme te degjohet edhe i padituri ne cilesin e deshmitarit. Nga arsyet e lartepermendura nukmund te vlersohet zbatimi i drejte i se drejtes materiale. Gjykata e shkalles se pare ne rigjykim eshte e detyruar te menjanoje te meteat e larte permendura ,t’i vertetoj te gjitha faktet relevante te vlefshme per gjykimin e drejte te ketij kontesti,te administroj proven me degjimin e paleve ne cilesi te deshmitarit si dhe provave tjera eventuale dhe pas vlersimit te drejte te provave te marre vendim te ligjshem. Ne baz te asaj qe utha e me zbatimin e nenit 369 par .1 te LPK ,u vendos si ne dispozitiv te ketij aktvendimi. GJYKATA SUPREME E KOSOVES-PRISHTINE Ac.nr.55/2007,me 25.09.2007 Kryetare e kolegjit SHAHDANE AGANI

TESTAMENTI KONZULUAR DIPLOMATIK PROCESVERBAL I perpiluar me 27 shtator 2006 perpara zyres diplomatike konsulltare te Kosoves ne Uashintong . Te pranishem nga ana e perfaqesis diplomatike konsullare : Qeshtja: Konsulli:N.N te Neritan Bashes Nenpunesi:M.M

Perpilimi i testamentit agjent tregtar nga Tirana rr.”Prizreni”nr.19.

Neritan Basha , agjent tregtar nga Tirana , rr.” Prizrenit” nr.19, personalisht i eshte njohur personelit te konsulltes , paraqet ne procesverbal kete PROPOZIM Si agjent tregtar i nderrmarjes______ ne Prishtine , ndodhem ne udhetim zyretar ne Amerike. Sot para dite kam pasur befasisht sulm ne zemer dhe perkunder intervenimit mjeksor nuk ndihem mire , andaj lus perfaqsuesin konsulltar qe perpara tij , si shtetas i Kosoves , Ta bej testamentin tim . Vazhdojme menjeher , Neritan Basha,d.v. Te pranishem : te njejtit Duke e marre parasysh urgjencen e rastit , propozimin e lartpermendur menjehere pranojme , prandaj konsulli prezent pasi qe ka biseduar me testatorin , e ka kuptuar se ai eshte i ndergjegjshem dhe i zoti per te kuptuar rendesin e veprimeve te veta dhe deshiron sipas vullnetit te tij te beje deklarimin e vullnetit te tij te fundit- sipas fjaleve te testatorit te diktuara ne kete procesverbal. TESTAMENTI Une ,Neritan Basha , agjent tregtar nga Prishtina ,rr.” Prizren”nr.19, i ndergjegjshem dhe i zoti per te kuptuar rendesin e veprimeve te mia , me kete deklaroj lirisht,pa qene i

kanosur, i shternguar, i mashtruar ose ne lajthitje nga asnje pale ,se ne raste vdekjeje disponoj me pasurin time ne kete menyr : gjithe pasurin time te palujshme dhe te lujshme te cilen e kame ne Kosove , ia la ne pjes te barabarta gruas sime Zahide .e lindur Behgjeti, birit tim Hasim Basha dhe bijes sime Feride Bshes . Neritan Basha ,d.v. Pas kesaj konsulli i pranishem lexon dhe arsyeton testamentin e lartpermendur , ndersa deklaron se testamenti i lexuar permban vullnetin e tij te vertet. Neritan Basha ,d.v. Qe veprimet e partpermendura jane kryer dheshmojne dhe vertetojne: Perfaqsuesi i zyres diplomatike konsullore te kosoves ne N.M Procesmbajtesi Feride Beha

INTERIM ADMINISTRATION OF KOSOVO ADMINISTRATA E PERKOHSHME E KOSOVES PRIVREMENA ADMINISTRACIJA KOSOVA AP.nr.48/03 NE EMER TE POPULLIT GJYKATA E QARKUT NE PEJË, në kolegjin e përbërë nga kryetari i Gjykates Esat Shala kryetar kolegji, gjyqtarve:Ukë Muçaj dhe Sudan Gorani anëtarë kolegji, me pjesëmarjen e bashkëpunëtorit profesional Murat Hulaj si procesmbajtës, në lëndën penale të të pandehurit Nagip Nimanaj nga f.Shushicë Komuna e Istogut, për shkak të vepres penale të vjedhjes nga neni 134 al.1 të LPK-së, duke vendosur përkitazi me ankesën e mbrojtësit të të pandehurit, të ushtruar kundër aktgjykimit të Gjykatës komunale në Istog P.nr.60/02 të dt.31.10.2002, e pas mendimit me shkrim të PPQ në Pejë, në seancen e kolegjit të mbajtur me dt.09.04.2004, muar kete:

A K T GJ Y K I M Me aprovimin e ankesës së mbrojtësit të të pandehurit Nagip Nimanaj NDRYSHOHET aktgjykimi i Gjykates Komunale në Istog P.nr.60/02 të dt.31.10.2002, ashtu që Gjykata e Qarkut në Pejë të pandehurin Nagip Nimanaj nga fsh.Shushicë Komuna e Istogut, për vepër penale për të cilën është shpallur fajtor, i shqipton denim me kusht, ashtu që i përcakton denimin me burg në kohëzgjatje prej 2 (dy) muajsh, të cilin denim i pandehuri fare nuk do ta vuaj nese në afat prej 1 /një/ viti nuk kryen ndonjë veper të re penale. Arsyetim Me aktgjykimin e Gjykatës Komunale në Istog P.nr.60/02 te dt.31.10.2002, i pandehuri Nagip Nimanaj nga f.Shushicë Komuna e Istogut, është shpallur fajtor për vepër penale të vjedhjes nga neni 134 al.1 të LPK-së, dhe është gjykuar me denim me burg në kohëzgjatje prej 60 (gjashtëdhjetë) ditësh. Obligohet që ne emër të shpenzimeve të paushallit gjyqsor të paguaj shumen prej 50 euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditesh, pasi që aktgjykimi të merë formen e prerë. Kundër këtij aktgjykimi brenda afatit ligjor ka ushtruar ankesë mbrojtësi i të pandehurit av.Zeqir Bujupaj nga Istogu, duke e atakuar të njejtin për shkak të vendimit mbi denim me propozim që i njejti të ndryshohet në atë mënyrë që të akuzuarit ti shqiptohet një denim i kushtëzuar me të cilin denim do të arrihet qëllimi i denimit i paraparë me dispozita ligjore. Prokurori Publik i Qarkut ne Pejë, me shkresen e vet PPA-nr.49/03 te dt.23.03.2003, është i mendimit që ankesa e mbrojtësit të pandehurit të refuzohet si e pa bazuar. Pasi qe i shqyrtoi shkresat e lëndes se bashku me aktgjykimin e atakuar konform nenit 376 te LPP, dhe pas vlersimit te pretendimeve ankimore kolegji i kësaj gjykate gjeti se: -ankesa e mbrojtësit të të pandehurit është e bazuar. Edhe pse aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është atakuar vetëm përkitazi me vendimin mbi denim, kolegji i kësaj gjykate, konstaton se ky aktgjykim në vete nuk përmbanë shkelje të dispozitave të procedures penale të cilat kjo gjykatë i vëren detyrimisht, aktgjykimi është i kjartë dhe i plotë. Për të gjitha faktet vendimtare janë dhënë mjaft arsyera, prandaj gjendja faktike është vertetuar drejtë dhe plotësisht e me atë drejtë është aplikuar edhe ligji penal. Duke vlersuar pretendimin ankimor të mbrojtësit të të pandehurit lidhur me vendimin mbi denim, kjo gjykatë gjenë se gjykata e shkalles së parë me rastin e vendosjes mbi denim, nuk i ka vlersuar drejtë të gjitha rethanat të cilat ndikojnë në llojin dhe lartësin e denimit, andaj duke patur parasysh këtë rrethanë si dhe rrethanat lehtësuese

të cilat i pati parasysh gjykata e shkalles së parë, denimi i shqiptuar është jo adekuat me peshen e vepres së kryer. Me rastin e marjes se vendimit mbi denim, kjo gjykatë i vlersoi rrethanat e parapara me nenin 41 të LPJ-së, të cilat ndikojn në llojin dhe lartësin e denimit, si rrethana posaqerisht lehtësuese muarr parasysh moshen e re të të pandehurit, se është i martuar, baba i një fëmije, padenueshmerin e tij të mëparshme, gjendjen e tij të varfer ekonomike e shumë rrethana të tjera të cilat përcaktojnë jeten dhe personalitetin e tij, rrethana këto që ndikuan në gjykimin me kusht nga neni 53 par.4 të LPJ-së dhe se me këtë masë do të arihet qëllimi i gjykimit me kusht I paraparë me nenin 51 të LPJ-së. Nga sa u tha më lartë konform nenit 387 të LPP-së e ligjeve të aplikueshme në Kosovë sipas Rregullores së UNMIK-ut 1999/24, u vendos si në dispozitiv të këtij aktgjykimi.

NGA GJYKATA E QARKUT NE PEJË, Ap.nr.48/03 Me dt.09.04.2004. Procesmbajtësi, Murat Hulaj,

Kryetari i Gjykatës- kolegjit Esat Shala,

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF