AKTI JURIDIK
September 25, 2017 | Author: Liridon Dumani | Category: N/A
Short Description
Download AKTI JURIDIK...
Description
AKTI JURIDIK Ë Akti juridik është shprehje e vullnetit, shprehje e arsyes, i cili përmban normën juridike apo paraqet kushtin për zbatimin e ndonjë norme juridike. Aktet juridike, sipas asaj sa merren me krijimin e së drejtës dhe cilat janë elementet e tyre, ndahen në dy lloje: 1. Aktet juridike me të cilat krijohen normat juridike - me të cilat krijohen rregullat e sjelljes, 2. Aktet me të cilat krijohen disa fakte juridike që paraqesin supo-zime të normës juridike të parapara si kusht për zbatimin e normës juridike, (të tillajanë, p. sh., deklaratat e ndryshme, lutjet, ankesat etj.). Faktorë të natyrës së brendshme të cilët ndikojnë në mos përputhshmërinë e elementëve të aktit juridik janë: gabimi dhe lajthitja (vetë-mashtrimi), Faktorë të natyrës së jashtme janë: mashtrimi dhe shtrëngimi. GABIMI - Paraqet rastin më të thjeshtë të mospërputhjes së elementëve të aktit juridik (të brendshëm dhe të jashtëm). Gabimi paraqet gjendjen e këtillë: elementi i brendshëm ekziston plotësisht i caktuar vullneti shprehet nëpërmjet vendimit - por e meta qëndron në shprehjen e jashtme - kjo s'është shprehje e sakte e vullnetit. Ky është rasti kur kemi gabimin në të shprehur. P. sh., hartuesi i aktgjykimit në vend që të shpre-hë dispozitivin e tij me shenjën 3, që do të tregonte se NN është dënuar me tre vjet burg - shënon 30 vjet. LAJTHITJA ( vetëmashtrimi apo mashtrimi) - Paraqet një faktor i cili ndikon në mospërputhshmërinë e pjesëve të aktit juridik. Lajthitja, merret si gjendje kur krijuesi i aktit juridik e sjell vetën në situatë të atillë duke menduar se i ka të njohura të gjitha faktet relevantë juridike për të marrë një vendim të arsyeshëm. MASHTRIMI - Paraqet faktorin imponues i cili ndikon në elementin e brendshëm, të subjekti i cili krijon aktin psikik në procesin e krijimit të vullnetit, sipas ndikimit të faktorit të jashtëm. Personi tjetër e sjell krijuesin e aktit juridik në lajthitje lidhur me subjektin, bazën juridike apo edhe sendin për të cilat duhet marrë vendim. SHTRËNGIMI - Gjithashtu është një faktor i jashtëm i cili ndikon në mospërputhshmërinë e elementëve të aktit juridik. Shtrëngimi si faktor i jashtëm mund të veprojë ndaj hartuesit të aktit juridik në mënyrë fizike dhe psikike. Duke qenë nën trysnitë e shtrëngimit apo vetëm të faktit se do të gjejë zbatim forca fizike apo ndonjë formë tjetër, ndikon në hartuesin e aktit juridik që të ndërrojë mënyrën e krijimit të vullnetit dhe ky qëndrim i këtillë psikik edhe materializohet. Aktet juridike që ndikohen nga faktorët si gabimi, lajthitja, mashtrimi dhe shtrëngimi , vlejnë derisa të pushojnë faktorët të cilët drejtpërdrejt kanë ndikuar në nxjerrjen e tyre. Dallojmë dy elementë të rëndësishmetë aktit juridikë:
1.formën e aktit juridik 2.përmbajtjen e aktit juridik. FORMA E AKTIT JURIDIKË – Elementet të cilat e përcaktojnë formën e aktit juridik janë: 1. kompetenca, 2. procedura 3. materializimi i aktit juridik. Radhitja e akteve juridike sipas fuqisë krijon një vijë vertikale të të ndërtuarit të rendit juridik, që në fakt paraqet një parim të njohur të cilin e quajmë HIERARKI. KOMPETENCA - paraqet autorizimin që ka subjekti shtetëror për të krijuar një normë apo një akt juridik. Kompetenca zakonisht caktohet me anën e aktit më të lartë, se kush dhe sa do të krijojë akte përkatëse juridike. Kompetenca mu-ndtëjetë: lëndore dhe territoriale. PROCEDURA E NXJERRJES SË AKTIT JURIDIKË - paraqet një element shumë të rëndësishëm për të përcaktuar formën e një akti. Sepse, aktet juridike janë të llojllojshme dhe natyrisht se kanë edhe procedurë të ndry-shme të nxjerrjes. Aktet juridike të cilat kanë një procedurë të njëjtë, ato edhe i takojnë llojit të njëjtë të akteve juridike. Aktet juridike të ndryshme kanë edhe procedurë tjetër të nxjerrjes. p. sh., ekziston procedura e nxjerrjes së kushtetutës (procedurë kushtetutëdhënëse), procedura ligjore, procedura gjyqësore, procedura përmbaruese, procedura civilo-kontestimore etj. Pra, respektimi i procedurës është i rëndësishëm në drejtim të nxjerrjes krijimit të aktit juridik të ligjshëm. Materializimi i aktit juridik paraqet shprehjen e jashtme të tij, ajo bëhet bëhet me qëllim të zgjatjes së jetës të akteve psikike, që ato të bëhen të dukshme, të prekshme dhe natyrisht, të kenë një kohëzgjatje më të madhe. Nga brendia aktet juridike mund të ndahen në: 1. Akte me të cilat krijohen normat juridike - kemi aktin me të cilin merret vendim që paraqet shprehjen e vullnetit dhe të vetëdijes së njeriut që nxit pasoja juridike. 2. Akte me të cilat parashihen kushtet për zbatimin e normës apo të aktit juridik - paraqesin kushtin i cili parashihet në supozimin e ndonjë norme juridike për ta zbatuar atë, p. sh., akte të këtillajanë: anke-sa, lutja, padia, të cilat krijohen në bazë të ndonjë norme juridike. BURIMET E SE DREJTESAktet e përgjithshme janë bazë burimore e zhvillimit të së drejtës dhe si të këtilla janë akte më të larta se aktet e veçanta, andaj edhe konsiderohen si "burime", sepse prej tyre rrjedhin aktet e veçanta juridike. Për këtë arsye aktet e përgjithshme juridike quhen
View more...
Comments