Aktgjykim Per Ekzistimin e Marteses

September 24, 2017 | Author: shpresimi90 | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Download Aktgjykim Per Ekzistimin e Marteses...

Description

C. nr.____/2002

GJYKATA E QARKUT NË PEJË, në kolegjin e përbërë nga gjyqtari Hasan Hasani, kryetarë i trupit gjykues, gjyqtarëve porotë: Ibish Ibishi dhe Bajram Bajrami, si anëtarë të trupit gjykues, në çështjen juridike të paditësve: Avdyle Hasanit e lindur Tetaj, nga fsh.Llukë e ultë, dhe Adem Hasanit nga fsh. Zllopek i Pejës,të cilët i përfaqëson i autorizuari Pashë Pasha, avokat nga Deçani, kundër të paditurës: Komuna e Deçanit, në Deçan, të cilën e përfaqëson Ahmet Kukalaj, puntorë i të njejtës, në çështjen juridike për vërtetimin e lidhjes së martesës përkatësisht egzistimit të martesës pas përfundimit të shqyrtimit kryesorë publik të mbajtur me dt.11.04.2002, në praninë e palëve mori: A K T GJ Y K I M VËRTETOHET se paditësit: Avdyle Hasani, e lindur Tetaj dhe Adem Hasani, që të dytë nga fsh. Zllopek, komuna e Pejës, tani me vendqendrim të përkohshëm në Republikën e Austrisë, kanë lidhur martesë me dt. 03.01.1998 para ofiqarit në zyrën e gjendjes civile në irzniq, komuna e deçanit dhe se kjo martesë akoma egziston ashtu që DETYROHET e paditura komuna e Deçanit që këtë martesë ta regjistron në librin amëz të të martuarve në sherbimin e ofiqarisë përkatëse në afat prej 15-ditësh, prej ditës së marrjes së aktgjykimit e nën kërcenim të përmbarimit. Secila palë i bartë shpenzimet e veta kontestimore. Arsyetim Paditësit përmes të autorizuarit të tyre kanë ushtruar padi në të cilën kanë theksuar sikurse edhe në shqyrtimet kryesore se kanë lidhur martesë me dt.03.01.1998 para ofiqarit në zyrën e gjendjës civile në Irzniq, dhe se kjo martesë asnjiherë nuk është zgjidhur ose shpallur e pavlefshme dhe si e tillë egziston. Në këtë martesë u ka lindur fëmiu- i mituri Agon Hasani me dt.23.04. 2001, në Wien të Austrisë. Me rastin e lidhjes së martesës ishin në cilësi të dëshmitarëve Beqir Tetaj dhe Beqir Tetaj. Mirëpo gjatë luftës është kallur ndërtesa e zyrës së vendit në fsh. Irzniq, dhe për këtë arsye janë dëmtuar dhe asgjësuar në tërsi të gjitha librat amyë dhe dokumentacioni tjetër kështu që në munges të këtyre librave nuk kanë mundësi ta marrin ekstraktin nga libri amyë i të martuarve. Theksojnë se kanë interes juridik që të vertetohët egyistimi i martesës së tyre respektivisht të vërtetohet se kanë lidhur martesën e cila faktikisht egziston dhe e njejta të legjitimitohet nga e cila rrjedhin të drejtat dhe detyrimet ligjore nga baza e martesës për bashkëshortët dhe fëmijët e tyre.Kanë propozuar që të aprovohet kërkesëpadia. Shpenzimet nuk i kanë kërkuar.

Përfaqësuesi i komunës së paditur duke u përgjegjur në padi ka deklaruar se qëndrojnë pretendimet nga padia dhe kërkesa e saj duke theksuar se është fakt notor se ndërtesa me tërë dokumentacionin e zyrës së gjendjes civile në Irzniq është kallur. Për këtë arsye në mungesë të libravë amzë ofiqaria nuk ka patur mundësi që paditësve tua lëshon ekstraktin nga libri amzë i të martuarvë, për shkak se nuk kanë poseduar ekstraskt të vjetër në bazë të të cilit do të lëshohej ekstrakti i ri në bazë të ekstraktit të vjetër nga libri amëz i të martuarëve. Shpenzimet nuk i ka kërkuar. Gjykata ka nxjerrë provat e nevojshme në këtë çështje dhe pas vlërsimit të sëcilës veç e veç dhe në lidhshmëri me njëra tjetrën në kuptim të nenit 8 të LPC ka vërtetuar se paditësit e kanë lidhur martesën me dt. 03.01.1998 para ofiqarit në zyrën e gjendjes civile në Irzniq. Këtë qëndrim Gjykata e muar sepse në bazë të vërtetimit të Kuvendit KomunalDrejtoria e Administratës së Përgjithshme 03 nr.2002 të dt.06.03.2002 është vërtetuar fakti vendimtar se paditësit kanë lidhur martesë në zyrën e vendit në Irzniq me dt.03.01.1998. I njejti drejtorat ka vërtetuar faktin vendimtar në këtë çështje se gjatë kohës së luftës janë zhdukur librat amzë të zyrës së vendit Faktin vendimtar se paditësit kanë lidhur martesë në datën e lartëcekur në zyrën e vendit në Irzniq është vërtetuar edhe nëpërmjet dëshmitarëve Beqir Tetaj dhe Zeqir Tetaj të cilët në mënyrë bindëse dhe të sigurtë kanë vërtetuar se ishin në cilësinë e dëshmitarëve me rastin e lidhjes së martesës nga ana e paditësve. Poashtu me rastin në bazë të certificates së lindjes të lëshuar në Republiken e Austrisë nga Ofiqaria në Wien-Donaustadt, nr. i regjistrimit 720/2001 të dt.10.05.2001, është vërtetuar se nga bashkësia martesore e paditësve ka lindur I mituri Agon hasani me 23 prill 2001. Gjykata ka aprovuar kërkesëpadinë për vërtetimin e egzistimit përkatësisht të lidhjes së martesës në mes të paditësve në kuptim të nenit 187 të ligjit mbi procedurën kontestimore pasiqë është plotësuar edhe kushti tjetër ligjorë I përcaktuar me këtë dispozitë se paditësit kanë interes juridik që gjykata ta vërteton lidhjen e kësaj martese dhe se interesi juridik konsiston në faktin se nga martesa rrjedhin të drejta dhe detyrime për bashkëshortët të përcaktuar me ligjet përkatëse e poashtu edhe për paasardhësit e tyre. Ky është vërtetim i egzistimit të një të drejt respektivisht raporti juridik dhe më këtë rast paditësit kanë të drejtë që me padi të kërkojnë nga gjykata që të vërtetohet egzistimi i kësaj martese. Gjykata e qarkut në Pejë, C.nr.45/200 me dt.11.04.2002

Këshilla juridike Meqë palët kanë hekur dorë nga e drejta e ankimit aktgjykimi është i plotëfuqishëm prej ditës së marrjës.

Kryetari i trypit gjykues Muharrem shala

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF