3. PERKATESIA
September 23, 2017 | Author: Besart P | Category: N/A
Short Description
Konflikti i Ligjeve...
Description
PËRKATËSIA (NACIONALITETI) E PERSONAVE JURIDIK SI FAKT INDETIFIKIMI- FAKT NE BAZE TE CILIT KRIJOHET ELEMENTI I HUAJ JURIDIKO – PRIVAT
•
Përveç personave fizik si subjekte të marrëdhënieve juridiko – private me element të huaj, gjithnjë e më shpesh paraqiten edhe personat juridik.
•
Për këtë arsye, përveç shtetësisë dhe vendbanimit, të cilat janë fakte të identifikimit për personat fizik, për personat juridik këtë rol e ka përkatësia e tyre.
•
Mirëpo, duke marrë parasysh natyrën e personit juridik (konstituimin, shuarjen, etj.), përkatësia nuk e ka të njëjtin rol edhe te marrëdhëniet trashëgimore me element të huaj (si shtetësia dhe vendbanimi).
Për dallim prej personave fizik, që zotësinë juridike e fitojnë nga moment I lindjes dhe kanë subjektivitet juridik me vetë faktin se janë gjallë, pra , pse ekzistojnë e, jo pse janë shtetas të ndonjë shteti, personat juridik, subjektiitetin juridik e fitojnë sipas kushteve dhe procedurës konkrete që në veçanti I parasheh çdo shtet, lidhur me themelimin, rolin, emërimin, veprimtarinë si dhe pushimin e statusit juridik (likuidimin). •
Pra, përkatësinë (nacionalitetin) e shtetit të vendit do ta fitojë vetëm personi juridik që do t’I plotësojë kushtet sipas lex fori.
•
Në vazhdim, do të bëhet fjalë vetëm për personat juridik të së drejtës private (jo të drejtës publike).
•
Personat juridik që I takojnë një shteti respektivisht që e kanë përkatësinë (nacionalitetin) e atij shteti
•
Janë personat juridik të së drejtës civile(private) dhe shteti me derivatet e tij.
4 Personi juridik është krijesë shoqërore së cilës sistemi (rendi ) juridik ia njeh zotësinë juridike, që do të thotë se, sistemi juridik I krijesës shoqërore mund t’ia njeh cilësinë e subjektit juridik, respektivisht të jetë bartës I të drejtave dhe detyrimeve, edhe pse një krijesë e tillë plotësisht dallohet nga njeriu, nga personi fizik. •
Në qoftë se e drejta konsiderohet si instrument I cili shërben për arritjen e qëllimeve konkrete, atëherë shtrohet pyetja se: Pse ka nevojë që përveç personave fizik, si pjesëmarrës në marrëdhëniet juridiko- private të paraqiten edhe personat juridik?
•
Pasi që e drejta e mundëson një gjë të tillë, me siguri se në shoqëri dëshirohet të arrihet ndonjë levërdi dhe të përmbushen qëllimet shoqërore.
•
Pranimi i zotësisë juridike, krijesave të caktuara shoqërore paraqitet si nevojë e kërkesave konkrete shoqërore që I ka imponuar jeta ekonomike dhe shoqërore, respektivisht kur një shoqëri hyn në fazën e ekonomisë mall – para, atëherë shumë shpejtë vërehet se (në shoqëri) duhet të parashihen dhe të përmbushen kërkesa të tilla të cilat njeriu si individ nuk është në gjendje t’I plotësojë, ngase përmbushja e qëllimeve të caktuara në aspektin ekonomik, shpesh here nga individi thjeshtë nuk mund të realizohet sepse tejkalohet fuqia e tij fizike dhe ekonomike.
Në qoftë se vështrohet zanafilla e personave juridik nga retrospektiva historike do konstatohet se rrënjët e konjukturës (konstruksionit) juridik të personave juridik gjenden qysh në botëkuptimet (teoritë) juridike të shekullit të mesëm, që më të theksuara kanë qenë në të drejtën zakonore Romake dhe Gjermane si dhe në të drejtat e tjera të Kontinentit europian. •
Për pandektistët, subjektivitet juridik ka pasur vetëm individi( njeriu) dhe në frymën e të drejtës romake është riafirmuar koncepcioni individualistik, se vetëm njeriun si individ mund të jetë subjekt juridik (personae), ngase vetëm ai mund të jetë bartës I vullnetit (dëshirës) së vet të lire.
•
Ky qëndrim për ndërtimin e subjektivitetit të personit juridik si subjekt I së drejtës ka pasur pasoja afatgjate, ngase vetëm individi (njeriu) është person në kuptimin juridik dhe I njihet subjektiviteti juridik, për dallim nga krijesat shoqërore (personat juridik), të cilëve nuk u njihet subjektiviteti juridik.
•
Që të tejkalohen kundërthëniet midis koncepcionit individualist dhe ta quajmë ashtu, koncepcionit kolektiv, ngase në vend që të shtrohet çështja e individit, shtrohet çështja e individit, shtrohet çështja e grupacionit, është dashur që të gjendet zgjidhja në teori, që në të drejtën romake është inicuar në mënyrë sporadike.
•
Personat juridik të së drejtës civile janë me rëndësi të posaçme për të Drejtën ndërkombëtare private, sepse përmes tyre realizohet qarkullimi dhe këmbimi i mallrave dhe shërbimeve dhe, se vazhdimisht janë prezent nëpër tregjet e ndryshme të botës, ku me ta hyjnë në marrëdhënie juridiko- private edhe personat fizik , madje edhe shtetet.
•
Për këtë arsye, gjithnjë e më tepër krijohen ndërmarrje të përbashkëta, shoqata të ndryshme aksionare, etj., si formë dhe mënyrë më e përshtatshme për eksportim të kapitalit.
•
Këtë rol personat juridik e fitojnë pas kalimit të kapitalizmit në imperializëm, si formë juridike e bashkimit ekonomik të kapitalit për krijimin e profitit në planin ndërkombëtar, për arsye se kanë aftësi dukshëm më të madhe të konkurrimit se se personat fizik.
•
Ata paraqiten si subjekt të marrëdhënieve juridiko- private me element të huaj dhe lidhin marrëveshje të llojllojshme, kapitali i të cilëve për shkak të aftësisë më të madhe konkurruese bashkohet nga personat juridik që kanë përkatësi (nacionalitet) të shteteve të ndryshme.
•
Në kushtet bashkëkohore, shoqata të llojllojshme ndërkombëtare, për shkak të qëndrimeve liberale të sistemeve juridike të shteteve konkrete dhe për shkak të tatimeve më të ulëta lidhur me ushtrimin e veprimtarive të tyre në aspektin formal juridik, konstituohen në mënyrë fictive si persona të pavarur juridik në shtetin ku e ushtrojnë veprimtarinë sikur ta kenë përkatësinë respektivisht nacionalitetin e atij shteti.
Personat juridik ndërkombëtar •
Edhe personat juridik ndërkombëtar paraqiten si subjekte të marrëdhënieve juridiko- private me element të huaj, por për dallim nga personat juridik që i takojnë një shteti konkret, paraqiten shumë më vonë, aty diku nga fundi i shekullit XIX.
•
Përderisa personat fizik, zotësinë (subjektivitetin) juridik e fitojnë me lindjen në territorin e shteit e ,jo pse janë shtetas të një shteti( e kanë shtetësinë e atij shteti), personat juridik e fitojnë subjektivitetin (zotësinë) juridike në qoftë se një shtet i pranon si persona juridik.
•
Pra, format e ndryshme të bashkësive edhe në qoftë se faktikisht ekzistojnë në aspektin juridik,ekzistojnë në qoftë se sistemi juridik I një shteti ua njeh subjektivitetin juridik.
•
Ekzistojnë dy sisteme kryesore të lidhjes së shoqatave me shtetin.
•
Sipas sistemit të pare, I cili quhet sistemi I themelimit (inkomponimit), në qoftë se shoqata (personi juridik) themelohet sipas dispozitave të shtetit të vendit vetëm në qoftë se personi juridik e ka selinë në territorin e shtetit të vendit.
Caktimi i naiconalitetit (përkatësisë) të personave juridik në rrethana normale- si fakt në bazë të cilave caktohet përkatësia e personave juridik në rrethana normale, në sistemet juridike të shteteve aplikohen më tepër kritere. •
Përkatësia e personave juridik caktohet sipas vendit të selisë së administrateskëtë system e aplikojnë më tepër shtete të Evropës Kontinentale, si për shembull, Austria, Gjermania, Zvicra, Franca, Suedia, etj.
•
Sipas këtij kriteri, personi juridik e ka nacionalitetin (përkatësinë) e shtetit në të cilin faktikisht ndodhet selia e organit kryesor.
•
Përkatësia e personit juridik caktohet sipas vendit të regjistrimit (themelimit) të tijsipas këtij kriteri, personi juridik e ka nacionalitetin (përkatësinë) e atij shteti në të cilin është regjistruar. Këtë system më së tepërmi e aplikojnë SHBA –të dhe Anglia, me arsyetim të sigurisë së qarkullimit.
11 Në realitet, arsyeshmëria e vërtetë e aplikimit të këtij kriteri konsiston në faktin se, në këto shtete ekzistojnë ndërmarrje të shumta gjigante, të cilat kanë një varg filialesh në shtetet e huaja dhe, me vetë faktin se janë regjistruar në Amerikë ose Angli, konsiderohen si ndërmarrje amerikane, përkatësisht angleze edhe kur ushtrojnë veprimtari në shtetet e huaja. •
Arsyeja e vërtetë për aplikimin e këtij kriteri, si kusht për konstatimin e përkatësisë së personave juridik, më së miri kuptohet kur merren parasysh raportet te të cilat përkatësia e personit juridik merret si fkat vendimtar (pike e lidhjes).
Gjatë Luftës së Parë Botërore në Angli, e sidmos gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe në SHBA, Francë si dhe në shtete tjera, filloi të aplikohet kriteri I kontrollit (kush e bën kontrollin) për caktimin e nacionalitetit të personit juridik. •
Mund të ndodh që sipas kritereve, siç janë vendi I regjistrimit, selia, shtetësia e anëtarëve, etj., personi juridik ta ketë përkatësinë (nacionalitetin) e vendit, kurse në fakt atë person ta kontrolloj armiku.
•
Për këtë arsye, gjatë miratimit të ligjeve të para për ndalesën e tregtimit me armikun në SHBA, Angli, Francë, etj., si kriter u morr se kush e bën kontrollin e personit juridik, sepse sipas qendrës së eksploatimit, selisë, shtetësisë së anëtarëve, mund të konsiderohet si person juridik edhe ai që në fakt kontrollohet nga armiku.
•
Teoria e kontrollit të kapitalit ka qenë e krijuar në kohën e luftërave. Gjatë caktimit të nacionalitetit (përkatësisë) të personit juridik si kriter merret se cili shtet e kontrollon personin juridik.
13 Kolizioni (konflikti) te përkatësia e personave juridik – gjatë caktimit të përkatësisë (nacionalitetit) së personave juridik, çdo shtet në mënyrë të pavarur dhe autonome I cakton kriteret. Për këtë arsye, ekziston mundësia që të shfaqet kolizioni I përkatësisë së personit juridik, ngase sistemet juridike të shteteve të ndryshme dallohen në mes veti. •
Andaj, shfaqet kolizioni pozitiv lidhur me përkatësinë e personave juridik, kur dy ose më tepër shtete pretendojnë se personi konkret juridik e ka nacionalitetin e tyre.
•
Në rastin e dytë, kur shtrohet çështja e përkatësisë së personit juridik para organeve të një shteti, kurse, dy ose më tepër shtete konsiderojnë se ai person juridik e ka nacionalitetin e tyre, kurse qëndrim të tillë nuk ka shteti para gjykatës të të cilit shtrohet çështja, atëherë nga kjo gjykatë aplikohet njëri nga sistemet sipas të cilëve caktohet përkatësia e personave juridik sipas sistemit juridik të atij shteti.
14 PERKATESIA (NACIONALITETI) E PERSONAVE JURIDIK SI FAKT VENDIMTAR (PIKE E LIDHJES) •
Përveç që paraqitet si fakt në bazë të të cilit shfaqet elementi I huaj juridiko – privat (fakt I indetifikimit) në subjekt, përkatësia (nacionaliteti) e personave juridik paraqitet edhe si fakt vendimtar (pike e lidhjes).
•
Nacionaliteti I personave juridik si pike e lidhjes (fakt vendimtar) e ka të njëjtën detyrë dhe rol te marrëdhëniet statusore me element të huaj juridiko – privat (të personave juridik), njësoj sikurse shtetësia dhe vendbanimi te marrëdhëniet statusore të personave fizik.
•
Mirëpo, duke marrë parasysh natyrën juridike të personave juridik nuk e ka rolin e njëjtë të faktit vendimtar (pikes së lidhjes) te marrëdhëniet trashëgimore me element të huaj, njësoj sikurse shtetësia dhe vendbanimi.
•
Andaj, përkatësia (nacionaliteti e personave juridik është edhe fakt vendimtar (pike e lidhjes) te marrëdhëniet konkrete juridiko- private me element të huaj.
•
Te këto marrëdhënie si subjeekt paraqiten personat juridik të së drejtës civile (private), dhe përkatësia e tyre shërben si fakt vendimtar (pike e lidhjes) lidhur me
të drejtat civile të të huajve (personave fizik dhe juridik), që në territorin e shtetit të vendit të ushtrojnë të drejta të caktuara civile si dhe caktimit të kompetencës së organit (gjykatës) të shtetit të vendit ose të huaj, ose caktimit të aplikimit të së drejtës së shtetit të vendit ose të drejtës së shtetit të huaj. Përkatësia e Personave Juridik si fakt vendimtar për gëzimin e të drejtave civile •
Çdo shtet në sistemin e vet juridik duhet të përmban dispozita për pozitën juridike të personave të huaj juridik.
•
Vëllimi i ushtrimit të drejtave të caktuara civile nga personat juridik që kanë nacionalitetin e huaj në territorin e shtetit të vendit caktohet ekskluzivisht nga sistemi juridik i shtetit të vendit.
•
Personat juridik të cilët e kanë përkatësinë e shtetit të vendit, megjithatë gëzojnë dukshëm të drejta më të mëdha civile se personat juridik që kanë nacionalitetin e shtetit të huaj.
•
Edhe pse në ushtrimin e të drejtave të caktuara civile nuk barazohen personat juridik të huaj me personat juridik që kanë përkatësi të shtetit të vendit, megjithatë burimet nacionale juridike të vendit të gjithë personave juridike që kanë përkatësi të huaj, pa marr parasysh se përkatësinë e cilit shtet e kanë, patjetër duhet t’ua njohin të drejtat e njëjta.
Përkatësia e personave juridik si fakt vendimtar për caktimin e kompetencës së gjykatës. •
Përkatësia ( nacionaliteti) e personave juridik gjithashtu është edhe fakt vendimtar (pike e lidhjes) lidhur me caktimin e kompetencës së organit përkatësisht kompetencës së gjykatës së shtetit të vendit ose të huaj në rastet kur te marrëdhëniet kontraktuese palët me vetëdëshirën e tyre nuk e kanë caktuar të drejtën kompetente.
•
Andaj përkatësia (nacionaliteti) e personit juridik lidhur me përcaktimin e kompetencës së organit (gjykatës) shërben si fakt vendimtar primar dhe si fakt vendimtar subsdiar.
•
Në rastet kur shtrohet çështja e likuidimit të personit juridik dhe, për likuidim është kompetente gjykata e shtetit përkatësinë e të cilit e ka edhe personi juridik.
•
Përkatësia e personave juridik shërben si fakt vendimtar subsidiar në legjislacionet e një numri të konsiderueshëm shtetesh në qoftë se te marrëdhëniet kontraktuese
me lement të huaj juridiko-privat lindin kontest në mes të palëve kur palët nuk e kanë caktuar me marrëveshje të drejtën kompetente. Përkatësia e personave juridik si fakt vendimtar për caktimin e të drejtës kompetente •
Përkatësia e personave juridik nënkupton lidhjen juridike të tij me sovranitetin e shtetit konkret, sipas analogjisë së shtetësisë të personit fizik.
•
Pra kur njihet dhe pranohet një person juridik edhe jashtë kufijve të shtetit ku është themeluar, atëherë ai është bartës i të drejtave dhe detyrimeve edhe në shtet tjera.
•
Kjo nënkupton se për marrëdhëniet statusore të personave juridik zbatohet ligji nacional I tyre, kurse për llojet tjera të marrëdhënieve juridiko-private me element të huaj, posaqërisht për marrëdhëniet detyrimore dhe juridiko-sendore me element të huaj, zbatimi I së drejtës kompetente ( të drejtës së huaj ose të vendit) do të varet nga ato fakte vendimtare (pika të lidhjes ) nga të cilat varet edhe aplikimi I të drejtës së huaj ose të vendit të personit fizik.
•
Pozitën juridike të personave juridik shtet mund ta rregullojnë edhe me marrëveshje tregtare që I lidhin në mes veti, ku mund të parashohin klauzolën e privilegjeve më të mëdha ( kombit më të favorizuar), ose tu njohin personave juridik të huaj trajtimin nacional.
•
Që të tejkalohet problemi lidhur me përkatësinë e personave juridik, në kuadër të shteteve të Bashkimit Europian përgatitet projekti I statutit të shoqatave të së drejtës europiane.
FAKTET E IDENTIFIKIMIT ( FAKTET NE BAZE TE TE CILAVE KRIJOHET ELEMENTI I HUAJ) NE OBJEKT. •
Faktet e identifikimit janë fakte ose kuptime juridike përmes të cilave kuptohet se në marëdhënien konkrete juridike a është I shprehur elementi I huaj juridiko-privat ose jo , respektivisht se në marëdhënien konkrete a është I shprehur elementi I huaj në objekt të marëdhënies juridiko-private.
•
Gjatë bashkëpunimit të përgjithshëm ekonomik që zhvillohet midis shteteve , përkatësisht midis personave fizik dhe juridik që kanë shtetësi dhe nacionalitet të ndryshem , objekti I marëdhënies juridiko-private mund të ndodhet në shtetësinë e huaj .
•
Kështu, për shembull , dy ndërmarrje që kanë nacionalitet ( përkatësi) të shtetit të vendit ose të dy palët e punës juridike që kanë shtetësinë e shtetit të
vendit mund të lidhin në mes veti kontratë për shitblerjen e një malli I cili ndodhet në shtetin e huaj ( p.sh.: ne Gjermani ). •
Në këtë rast, objekti I punës juridike është shprehur si I huaj ngase ndodhet ne Gjermani , kurse subjektet e punes juridike janë të shprehur si të vendit ngase personat juridik e kanë përkatësinë e shtetit të vendit.
•
Andaj, në një marëdhënie juridiko-private të dy subjektet e marëdhënies mund të jenë të shprehur si të vendit , në qoftë se janë persona juridik ose e kanë shtetësinë e shtetit të vendit në qoftë se janë persona fizik , por prapseprape kjo maredhenie juridike nuk do te rregullohet me normat e degeve te tjera te sistemit juridik te shtetit te vendit, por me normat e te Drejtes Nderkombetare Private te shteteve te interesuara.
•
Ne keto raste , si fakte te identifikimit ( fakte ne baze te te cilave krijohet elementi I huaj) ne objekt jane vendi ku gjendet sendi dhe perkatesia ( nacionaliteti) e mjeteve themelore te transportit.
Vendi ku gjendet sendi si fakt identifikimi ( fakt ne baze te te cilit krijohet elementi I huaj juridko-privat) ne objekt Elementi I huaj juridiko-privat , mund te shfaqet edhe ne objekt te maredhenies, perkatesisht sendet qe jane objekt I punes juridike mund te ndodhen jashte shtetit . •
Vendi ku gjendet sendi si objekt I punes juridike , paraqitet te te gjitha kategorite juridiko-private , edhe te maredheniet juridiko-sendore , trashegimore , detyrimore si dhe te maredheniet pronesore familjare.
•
Te te gjitha kategori te maredhenieve juridiko-private , objekti I punes juridike mund te jete I shprehur si u huaj,te gjendet ne territorin e shtetit te huaj.
•
Vendi ku gjendet sendi I cili eshte objekt I punes juridiko-private me element te huaj , si zakonisht eshte I njejte dhe perputhet me vendin faktitk ku gjendet sendi, si zakonisht kur objekti I punes juridike eshte send I paluajtshem.
•
Por , ndonjehere vendi faktik se ku gjendet sendi nuk perputhet ( nuk eshte I njejte) me vendin juridik.
•
Vendi faktik i gjetjes se sendit te jete ne nje shtet , kurse te ekzistoje fiksioni juridik se ai gjendet ne shtetin tjeter.
•
Keshtu p.sh.: treni , anija ose aeroplani qe ndodhen ne territorin e shtetit te huaj , por megjithate llogariten si vazhdime fiktive te territorit te shtetit perkatesine e te cilit e kane.
•
Per kete arsye duhet te kuptohen dhe te sqarohen nocioni I vendit ku gjendet sendi dhe territori I lidhjes se punes juridike qe te mund te konstatohet se objekti I punes juridike , a eshte I shprehur si I huaj ose jo.
•
Gjithashtu , vendi ku gjendet sendi si fakt identifikimi ( fakt ne baze te te cilit krijohet elementi I huaj juridiko-privat) krijon veshtiresi ne rastet kur jane objekt te maredhenies juridiko-private sendet jo trupore( kerkesat).
•
Ne disa sisteme juridike , si vend ku gjendet sendi , perkatesisht kerkesa , konsiderohet vendi ku eshte domicile ( vendbanimi) I debitorit (borxhliut) kurse ne disa sisteme juridike merret domicile ( vendbanimi) I kreditorit.
•
Ne këtë rast , shtrohet cështja e cilësimit(kualifikacionit) të nocionit jurdik të vendit ku gjendet sendi jo trupor ( kërkesa) .
•
Cilësimi bëhet sipas të drejtës së shtetit para organit te te cilit shtrohet cështja(lex fori).
Përkatësia ( nacionaliteti) e mjeteve themelore të transportit si fakt identifikimi ( fakt në bazë të të cilit krijohet elementi I huaj juridiko-privat) në object •
Gjithashtu , edhe përkatësia ( nacionaliteti) e mjeteve themelore të transportit është fakt identifikimi në objekt të marëdhënies juridiko-private .
•
Në rastet kur objekt të punës juridike janë mjetet themelore të traansportit të cilat kanë nacionalitet ( përkatësi) të huaj , ose në qoftë se puna juridike lidhet në këto mjete, kurse subjektet e punës juridike ( personat fizik ose personat juridik) kanë shtetësi ose përkatësi të huaj , atëherë ato marëdhënie nuk rregullohen sipas parimeve dhe rregullave të degëve tjera të sistemit juridik të shtetit konkret por, rregullohen sipas parimeve dhe rregullave të së Drejtës ndërkombëtare private.
•
Qarkullimi në tregtinë e jashtme zhvillohet me anë të mjeteve themelore të transportit (anije, aeroplan dhe tren) duke I bartuar mallrat dhe njerëzit prej një shteti në shtetin tjetër, nëpër rrugët tokësore, ujore dhe ajrore.
Për shkak të raporteve të ndryshme që krijohen gjatë këtij transporti konsiderohet se një kategori e caktuar e sendeve të luajtshme (mjetet themelore të transportit) për shkak të rëndësisë së tyre( ekonomike, politike dhe të sigurisë), duhet të kenë trajnim të veçantë juridik, të ngjashëm me sendet e paluajtshme, edhe pëm me sendet e paluajtshme, edhe për mjetet themelore të transportit mbahet evidence specifike në regjistra të veçanta ku bëhet regjistrimi I tyre. •
Prej mjeteve themelore të transportit padyshim se rëndësi të veçantë ekonomike dhe të sigurisë (për një shtet) kanë anijet dhe aeroplanët por, gjithsesi edhe trenat.
•
Anijet dhe aeroplanët (fluturaket) e kanë përkatësinë (nacionalitetin) e shtetit në momentin e regjistrimit të anijes në regjistrat e aeroplanëve të shteteve konkrete. Regjistrimi I anijeve dhe aeroplanëve në regjistra të veçanta të një shteti ka karakter dhe efekt juridiko- sendor për atë shtet, për dallim p.sh. : nga efekti juridik I regjistrimit të mjeteve motorike të komunikacionit.
•
Për këtë arsye, pozita juridike të sendeve të paluajtshme edhe pse, anija dhe aeroplani në aspektin juridiko- teknik përsëri trajtohen si sende të luajtshme në sistemin juridik të një shteti.
•
Përveç që përkasia (nacionaliteti) e mjeteve themelore të transportit dokumentohet (provohet) me anë të regjistrave ku ato janë të regjistruar, gjithashtu si shenja të jashtme për përkatësinë e këtyre mjeteve shërbejnë edhe flamuri që e përdor anija gjatë lundrimit, përkatësisht shenjat nacionale të aeroplanit dhe trenit për regjistrimin (inartikulimin) e tyre. Kjo formë e përkatësisë (nacionalitetit) të mjeteve themelore të transportit (me anë të regjistrimit në regjistra të veçanta dhe shenja të jashtme) parashihet edhe në konventat ndërkombëtare nga lëmi I komunikacionit (Konventa e Parisit e vitit 1919, Konventa Pan- Amerikane e vitin 1928 , etj.).
Edhe Gjykata Ndërkombëtare e drejtësisë në mendimin këshillëdhënës të 8 qershorit 1960 e përfaqëson qëndrimin se anija e ka përkatësinë e atij shteti në regjistrat e të cilit është regjistruar siç është paraparë në më tepër konventa ndërkombëtare si : Konventa për sigurinë e jetës së njerëzve në detë e vitit 1914, Konventa për pengimin e ndotjes së detit e vitit 1954, etj. •
Për shkak të rëndësisë së madhe ekonomike, politike dhe të sigurisë që kanë mjetet themelore të transportit për një shtet, ato janë nën kontrollin direkt të shtetit dhe, çdo shtet në mënyrë individuale I cakton kriteret dhe kushtet nën të cilat bëhet regjistrimi (inartikulimi) I tyre.
•
Në bazë të përkatësisë (nacionalitetit), përkatësisht lidhjes juridike që ekziston midis mjeteve themelore të transportit dhe sovranitetit të shtetit konsiderohet se anijet, mjetet aero-fluturuese dhe vagonët e ferovisë (trenat) kanë një vend ku vazhdimisht ndodhen, edhe kur faktikisht janë jashtë shtetit, ose në detin e hapur ose mbi të dhe, se janë nën sovranitetin dhe mbrojtjen e shtetit përkatësinë e të cilit e kanë.
29 FAKTET VENDIMTARE (PIKAT E LIDHJES) NE OBJEKT TE MARREDHENIES JURIDIKOPRIVATE ME ELEMENT TE HUAJ •
Funksioni I fakteve vendimtare (pikave të lidhjes) kur elementi I huaj juridiko-privat shfaqet në objekt të marrëdhënies konkrete, konsiston në përcaktimin e ushtrimit(gëzimit) të të drejtave civile, përkatësisht se I huaji a mund në territorin e shtetit të vendit të gëzojë të drejta konkrete civile, se cila gjykatë do të jetë kompetente (e shtetit të vendit ose gjykata e huaj) dhe se cilat nomra juridikoprivate (e drejta e cilit shtet) do të aplikohen te marrëdhënia juridiko-private me element të huaj.
•
Vendi ku gjendet sendi si fakt vendimtar (pike e lidhjes)
•
Vendi ku gjendet sendi është fakt vendimtar (pike e lidhjes) për shembull, te pronësia, servitutet, pengu I dorës, hipoteka, qiraja, e drejta e banimit , e drejta e ndërtimit, e drejta e parablerjes, etj.
•
Varësisht nga fakti se në territorin e cilit shtet ndodhet sendi që është objekt I marrëdhënies juridike, do të përcakohet se I huaji a mund të ushtrojë të drejta të caktuara mbi atë send, do të caktohet kompetenca e gjykatës së vendit ose të huaj dhe do të aplikohet e drejta e vendit ose e huaj.
•
Ky fakt vendimtar, vendi ku gjendet sendi I paluejtshëm (situs rei sitae), është një ndër faktet vendimtare më të vjetra.
•
E ka prejardhjen nga koha e postglosatorëve në shekullin XIV. Duke filluar nga gjysma e dytë e shek.
•
XIX në një numër të konsiderueshëm të shteteve, vendit ku gjendet sendi I jepet karakteri I faktit vendimtar edhe te sendet e luajtshme.
Vendi ku gjendet sendi si fakt vendimtar (pike e lidhjes) te marrëdhëniet juridiko – sendore që kanë për objekt sendet e paluajtshme •
Sendet e paluajtshme janë pjesë e territorit shtetëror ( kjo tekstualisht vlen vetëm për tokën) dhe të vetë shtetit (omnis fundus patriae pars).
•
Ato janë ngushtë dhe në mënyrë të përhershme të lidhur me të drejtën dhe tokën ku gjenden, kështu që lirisht mund të thuhet se të gjitha të drejtat lidhur me krijimin (konstituimin) dhe shuarjen e ture e kanë ‘’qendrën e vetë’’ të gravitimit.
•
Andaj, lirisht mund të konstatohet se në kuadër të së Drejtës ndërkombëtare private asnjë fakt vendimtar (pike e lidhjes) nuk është aq stabile, e sigurtë dhe e padyshimtë ( e qartë) siç është statusi I tokës .
Për këtë arsye, problemin e përcaktimit të së drejtës kompetente dhe organitt kompetent te marrëdhëniet pronësore dhe të të drejtat juridiko- sendore ‘’vetëvetiu’’ është zgjidhur, kështu që universaliteti I vendit ku gjendet sendi I paluajtshëm (paluajtshmëritë) jo vetëm në doctrine por, edhe në sistemet juridike të të gjitha shteteve unanimisht aplikoher rregullat: lex rei sitae dhe forum rei sitae. •
Arsyet esenciale (të vërteta) – sendet e paluajtshme në çdo shtet kanë një rëndësi dhe rol esencial si mjete kryesore të prodhimit, për arsye se bëhet fjalë për tokën ndërtimore, tokën bujqësore, fabrikat, ndërtesat, xeheroret, etj., andaj, në çdo shtet në mënyrë universal aplikohen rregullat : lex rei sitae dhe forum rei sitae.
33 Vendi ku gjendet sendi si fakt vendimtar (pike e lidhjes) për ushtrimin (gëzimin ) e të drejtave civile nga të huajt •
Vendi ku gjendet sendi shërben si fakt vendimtar (pike e lidhjes) te gëzimi (ushtrimi) I të drejtave sendore nga të huajt për paluajtshmëritë, përkatësisht se I huaji (pasi është I huaj) a mund të gëzojë të drejta konkrete mbi sendet e paluajtshme në territorin e shtetit të vendit dhe në qoftë se munet, atëherë cilat kushte duhet t’I plotësojë.Në këto raste vendi ku gjendet sendi aplikohet si fakt vendimtar, për arsye se I huaji nuk mund të gëzojë të drejta mbi paluejtshmëritë në qoftë se ato gjenden në zona të caktuara të shtetit, si për shembull, në brezin kufitar, për arsye të ndryshme (ekonomike, politike dhe të sigurisë).
Vendi ku gjendet sendi si fakt vendimtar (pike e lidhjes) për caktimin e kompetencës së gjykatës së shtetit të vendit ose të huaj •
Kompetencën për pasuritë e paluajtshme e parasheh edhe LDNP-ja .
•
Kështu për shembull, në nenin 18 alineja 1 parashihet se për marrëdhëniet juridiko- pronësore dhe të drejtat tjera mbi sendet kompetente është e drejta e vendit ku gjendet sendi I paluajtshëm, ose neni 21 I po të njëjtit ligj parasheh se te kontratat që kanë për objekt sendet e paluajtshme ekskluzivisht është kompetente e drejta e shtetit në territorin e të cilit gjenden paluajtshmëritë.
•
Vendi ku gjendet sendi i paluajtshëm merret si fakt vendimtar (pike e lidhjes) edhe në shumë sisteme juridike.
•
Kështu psh në Kodin civil të Egjiptit neni 18 , Ligji i Austrisë, Ligji i Polonisë etj.
35 Vendi ku gjendet sendi si fakt vendimtar për caktimin e zbatimit të së drejtës së shtetit të vendit ose të huaj te sendet e paluajtshme. •
Në disa shtete, si për shembull, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar, lex rei sitae ( vendi ku gjendet sendi) e ka rolin e faktit vendimtar (pikes së lidhjes) edhe në rastet e zotësisë juridike lidhur me fitimin e pronsisë te pasuritë e paluajtshme.
•
Te fitimi i pronsisë ndaj paluajtshmërive qoftë në mënyrë origjinere ose derivative, lex rei sitae (ligji i vendit ku gjendet sendi) zbatohet pothuajse në të gjitha legjislacionet ( në mënyrë universale), si për shembull, në Kodet civile të Austrisë,Italisë, Holandës,Çekisë, Sllovakisë,Polonisë, Kodin Bustamante, në LDNP të Kroacisë, Sllovenisë,Kosovës, Maqedonisë etj.
Pra sipas ligjit të shtetit ku gjendet pasuria e paluajtshme (paluajtshmëria), përcaktohet edhe moment (koha) e fitimit të pronësisë dallohet në sistemet juridike të ndryshme, si për shembull, sipas Kodit Civil Francez, pronësia fitohet nga moment i lidhjes së kontratës, kurse sipas Kodit civil Gjerman nga moment i regjistrimit në librat e tokës etj. •
Te marrëdhëniet tjera juridiko- sendore, që kanë për objekt sendet e paluajtshme (paluajtshmëritë) si për shembull, te hipoteka dhe servitutet, vendi ku gjendet sendi I paluajtshëm gjithashtu merret si fakt vendimtar (pike e lidhjes) në bazë të të cilit përcaktohet se a do të zbatohet e drejta e shtetit të vendit ose e shtetit të huaj.
•
Kjo problematikë shtrohet për arsye se në sistemet juridike të shteteve të ndryshme disa lloje të hipotekave nuk janë të njohura, ose në disa vende konkrete nuk lejohet ( ose nuk është e njohur) hipoteka.
•
Kështu, për shembull, sipas të drejtës Franceze, gruas së martuar I njihet hipoteka ligjore mbi pajën e sjellur në martesë.
•
Ky lloj hipoteke njihet edhe në një numër të konsiderueshëm të sistemeve juridike, kurse në sistemet tjera nuk njihet.
Vendi ku gjendet sendi si fakt vendimtar (pike e lidhjes) për caktimin e zbatimin të së drejtës së shtetit të vendit ose të huaj te sendet e luajtshme •
Përcaktimi I faktit vendimtar (pikes së lidhjes) përkatësisht të drejtës kompetente që do të zbatohet te sendet e luajtshme te marrëdhëniet juridiko-sendore me element të huaj është shumë problematike.
•
Lidhshmëria midis sendit si objekt I marrëdhënies juridike dhe shtetit konkretvendit ku gjendet sendi, te paluajtshmëritë është e qartë, evidente dhe e sigurtë, ndërkaq, kur është fjala për sendet e luajtëshme kjo lidhshmëri është jashtëzakonisht e pa sigurtë.
•
Te marrëdhëniet juridiko-sendore që kanë për objekt sendet e luajtëshme (p.sh.: pengu, hipoteka,) vendi ku gjendet sendi : lex rei sitae është fakt vendimtar (pike e lidhjes) në një numër të konsiderueshëm shtetesh,por, nuk është pranuar në mënyrë universal.
•
Si alternative, zbatohet parimi se snedet e paluajtëshme e ndjekin (përcjellin) pronën (mobilia sequantum personam).
Andaj, mund të thuhet se përcaktimi I zbatimit të së drejtës së shtetit të vendit ose të huaj në marrëdhëniet juridiko- sendore që kanë për objekt sendet e luajtëshme bëhet sipas dy sistemeve. Sipas sistemit të pare, e drejta kompetente caktohet varësisht nga vendi ku gjendet sendi, pra, sipas: lex rei sitae. •
Kurse, sipas sistemit të dytë që është altenativë e të parit dhe, e ka prejardhjen nga koha e feudalizmit, bazohet në fiksionin se zbatimi I të drejtës së shtetit të vendit ose të drejtës së huaj që kanë për objekt sendet e luajtëshme përcaktohet sipas rregullës: mobilia personam sequntum ( mobilia ossibus inhaerent), përkatësisht sendet e luajtëshme e ndjekin (përcjellin) pronarin dhe, se pronësia dhe të drejtat tjera sendore (reale) fitohet dhe pushojnë sipas të drejtës personale të
pronarit, të drejtës së shtetësisë ose të drejtës së vendbanimit të pronarit të sendit të luajtshëm. •
Përkundër kӕtyre alternativave të: lex rei sitae në teorinë e krahasuar, praktikën dhe në legjislacionet e shteteve të ndryshme, megjithatë fakti vendimtar (pika e lidhjes) vendi ku gjendet sendi padyshim se sot, është dominante në të gjitha sistemet juridike të Europës si dhe në shumë sisteme tjera juridike të botës.
•
Këtë zgjidhje e parasheh edhe LDNP-ja në nenin 18.
39 Faktet vendimtare (pikat e lidhjes) për caktimin e zbatimit të së drejtës së shtetit të vendit ose të huaj te sendet nӕ transit (res in transit) •
Aplikimi i: legis rei sitae si fakt vendimtar (pike e lidhjes) te marrëdhënie juridike që kanë për objekt sendet e luajtshme mund të arsyetohet si lidhje relativisht e përkohshme dhe fleksibile me territorin konkret, por aplikimi I kësaj rregulle pamundësohet kur shtrohet çështja e sendeve që janë në transport transit ( res in transit).
•
Aplikimi I vendit ku gjendet sendi si fakt vendimtar (pike e lidhjes) në një marrëdhënie konkrete juridike nuk do të ishte e arsyeshme, ngase vendi ku gjendet sendi në momentin konkret është I rastësishëm dhe I ndryshueshëm në çdo moment.
•
Pra, sendi në transport, transit ( res in transit) e ka lëshuar shtetin e dërgesës (eksportit) dhe nuk e ka kaluar kufirin e shtetit të destinacionit (importit).
•
Nuk do të konsiderohet si send në transit ai mall që transportohet nga një shtet në shtetin tjetër fqinj. Malli I dërguar nga Maqedonia për në Itali që do të kalonte nëpër Shqipëri do të ishte res in transit.
Që të konsiderohet një mall si send në transit patjetër duhet që të kalojë nëpër tri shtete ( shtetin e eksportit, tranzitimit dhe të importit). Në aspektin juridik, problematika e sendeve në tranzit krijohet në periudhën kohore, kur sendi gjendet ndërmjet shtetit të dërgimit dhe shtetit të destinimit, me kusht që gjatë asaj kohe të lidhet ndonjë punë konkrete juridike që ka për qëllim të krijojë ndonjë të drejtë sendore mbi atë send ( si p.sh. : shitblerje, pengu). •
Në këtë rast, nga njëra anë shtrohet pyetja se: A do të merret si fakt vendimtar te efektet juridiko- sendore të kontratës, vendi ku gjendet sendi (lex rei sitae) dhe, nga ana tjetër, se a është e arsyeshme që edhe te sendet në tranzit ( res in transit) të aplikohet si fakt vendimtar, vendi ku gjendet sendi, kur kontakri I
sendeve në tranzit në territorin e shtetit nëpër të cilin kalojnë është I rastësishëm dhe I përkohshëm ? •
Gjithashtu, në momentin kur sendet në tranzit gjenden në detin e hapur ose në hapësirën ajrore mbi të, aplikimi I lex rei sitae si fakt vendimtar(pike e lidhjes) është I pamundshëm ngase sendi (malli) nuk gjendet në territorin e asnjë shteti.
•
Për arsye të pamundësisë së aplikimit të lex rei sitae si fakt vendimtar (pike e lidhjes) te sendet në tranzit, në të Drejtën ndërkombëtare private shtrohet nevoja që res in transitu të kenë një trajnim të veçantë juridik.
Në të drejtën e krahasura, I vogël është numri I shteteve të cilët në legjislacionet e tyre në mënyrë eksplicite parashohin zgjidhje për sendet në tranzit (res in transitu). Kështu , për shembull,Ligji I të Drejtës ndërkombëtare private I Qeko-Sllovakisë së dikurshme (neni 10) si fakt vendimtar e ka aplikuar ligjin e shtetit nga I cili send dërgohet. •
Zgjidhje të njëjtë ka paraparë edhe Ligji për aplikimin e të drejtës te marrëdhëniet ndërkombëtare civile, familjare dhe marrëdhëniet e punës, si dhe te kontratat ndërkombëtare ekonomike të ish-RD të Gjermanisë I vitit 1975 (neni 10).
•
Gjithashtu, edhe Konventa e Hagës për të drejtën kompetente lidhur me bartjen e pronësisë te shitblerja ndërkombëtare e sendeve të luajtshme trupore (korporale) e vitit 1958 me disa kufizime në nenin 6 e aplikon si fakt vendimtar ligjin e shtetit të dërgimit të mallit. Megjithatë, në disa legjislacione si fakt vendimtar aplikohet ligji I vendit të destinimit (lex loxi destinationis përkatësisht: lex loci futuris).
•
Kështu, për shembull, një zgjidhje të tillë përmban Kodi civil I Portugalisë I vitit 1966 (neni 6), Ligji për të Drejtën ndërkombëtare private dhe për Procedurën ndërkombëtare civile I Turqisë I vitit 1982 (neni 2089/1), Ligji I Zvicrës për të Drejtën ndërkombëtare private I vitit 1987 (neni 10), etj.
42 Përkatësia ( ‘’nacionaliteti’’) e mjeteve themelore të transportit si fakt vendimtar ( pike e lidhjes) •
Roli I faktit vendimtar ( pikes së lidhjes ) te përkatësia ( ‘’nacionaliteti’’) e mjeteve themelore të transportit ( anijeve , mjeteve aero-fluturuese përkatësisht aeroplanëve dhe vagonëve feronisë) konsiston në përcaktimin e mundësisë , se mjetet themelore të transportit që kanë përkatësi të huaj në territorin e shtetit të vendit ose të huaj te kontestet juridiko-sendore me element të huaj që
kanë për objekt mjetet themelore të transportit dhe të përcaktojë apilikimin e të drejtës së shtetit të vendit ose të huaj te marëdhëniet juridiko-sendore dhe te marëdhëniet kontraktuese që krijohen lidhur me mjetet themelore të transportit. 43 Përkatësia (‘’nacionaliteti’’) e mjeteve themelore të transportit si fakt vendimtar për ushtrimin ( gëzimin ) e të drejtave civile nga të huajt •
Varësisht nga përkatësia ( ‘’nacionaliteti’’) që kanë mjetet themelore të transportit u njihen të drejta konkrete civile. Parimisht , si rregull caktimi I tonazhit dhe vëllimit të anijes bëhet sipas sistemit juridik të shtetit , përkatësinë (‘’nacionalitetin’’) e të cilit e ka anija , përkatësisht flamurit të shtetit që valon gjatë lundrimit.
•
E drejta e peshkimit në ujërat territorial gjithashtu u lejohet vetëm anijeve që kanë përkatësinë ( ‘’nacionalitetin’’) e shtetit të vendit , përkatësisht , që lundrojnë nën flamurin e shtetit të vendit. Megjithatë kjo e drejtë mund t’I njihet edhe anijes që ka përkatësinë (‘’nacionalitetin’’) e ndonjë shteti tjetër , në qoftë se lidhur me këtë cështje shtetet e interesuara kanë lidhur traktat në mes veti.
44 Përkatësia (‘’nacionaliteti’’) e mjeteve themelore të transportit si fakt vendimtar për caktimine kompetencës së gjykatës të vendit ose të huaj •
Arsyet për aplikimin e kompetencës së gjykatës lidhur me shqyrtimin e kontesteve juridiko-sendore që kanë për objekt mjetet themelore të transportit janë praktike, ngase konstituimi I të drejtave sendore mund të bëhet vetëm me regjistrimin adekuat në regjistrin e shtetit ku këto mjete janë të regjistuara.
•
Kurse , kompetenca e gjykatës së shtetit , nacionalitetin (përkatësinë) e të cilit e kanë vagonët e ferovisë , aplikohet vetëm te kontestet lidhur me përgjegjësinë e ferovisë që kanë të bëjnë me kërkesat nga kontrata për transportin që parashihet edhe në Konventën për transportin e udhëtarëve dhe mallrave në ferovi ( neni 55 I Konventës së Bernës).
45 Përkatësia (‘’nacionaliteti’’) e mjeteve themelore të transportit si fakt vendimtar për zbatimin e të drejtës së shtetit të vendit ose të huaj •
Për nga vetitë fizike të tyre anija dhe aeroplani janë sende të luajtshme andaj , sipas dispozitave të së Drejtës Ndërkombëtare Private lidhur me të drejtat juridiko-sendore mbi këto mjete themelore të transporit si fakt vendimtar duhet të zbatohet: lex rei sitae.
•
Pothuajse , në të gjitha sistemet juridike në botë , në të drejtën e krahasuar sipas ligjit të flamurit të anijes ose ligjit të nacionalitetit të aeroplanit ( lex banderae) përcaktohet zbatimi I të drejtës së shtetit të vendit ose të huaj kur shtrohet cështja e pronësisë ose hipotekës mbi anijen ose aeroplanin.
•
Në të drejtën e krahasuar , gjtihashtu , të gjitha cështjet lidhur me të drejtën e pronësisë mbi mjetet themelore të transportit zgjidhen sipas ligjit të flamurit ( lex banderae) përkatësisht sipas ligjit të nacionalitetit , nga moment I regjistrimit të tyre në regjistrat adekuatë , ngase prej atij momenti kur bëhet imatrikullimi ( regjistrimi ne regjistrat) I anijes dhe aeroplanit e fitojnë statusin e mjeteve themelore të transportit.
•
Përkatësia e mjeteve themelore të transportit ( anijes dhe aeroplanit) shërben si fakt vendimtar subsidiar në legjislacionet e disa shteteve ( p.sh. Anglia , Danimarka , etj. ) te kontrata për transportin e mallrave në qoftë se palët me marrëveshje nuk e caktojnë të drejtën kompetente e cila do të zbatohet për arsye se shpesh herë parashihet edhe klauzola për përjashtimin e përgjegjësisë të transportuesit për dëmtimin e mallit gjatë transportit.
•
Nacionaliteti i anijes dhe aeroplanit shërben si fakt vendimatar subsidiar edhe për caktimin e formës së kontratës në rastet kur këto mjete themelore të transportit lundrojnë në detin e lire ose fluturojnë mbi të.
•
Forma e marëdhënieve kontraktuese caktohet sipas përkatësisë ( nacionalitetit) së këtyre mjeteve , ngase në momentin e pikërishëm ato ndodhen në hapësirën e cila nuk është nën jurisdiksionin e asnjë sistemi juridik (shteti).
FAKTET E IDENTIFIKIMIT ( FAKTET NE BAZE TE TE CILAVE SHFAQET ELEMENTI I HUAJ ) NE TE DREJTA DHE DETYRIME •
Elementi I huaj juridiko-privat përveq që shfaqet në subjekt dhe objekt të marëdhënies konkrete , ai gjithashtu shfaqet edhe në të drejta dhe detyrime.
•
Mund të ndodh që subjekte të marëdhënies juridiko-private të jenë personat fizik dhe juridik që e kanë shtetësinë e shtetit të vendit , përkatësinë ( nacionalitetin) e shtetit të vendit , gjtihashtu edhe objekti I punës juridike të ndodhet në shtetin e vendit , megjithatë në atë marëdhënie të jetë prezent elementi I huaj juridikoprivat në të drejta dhe detyrime.
•
Kështu për shembull , kur shitësi dhe blerësi që janë shtetas të vendit ose persona juridik të vendit ,por kontrata lidhet ne shtetin e huaj ( p.sh. : në
Gjermani) atëherë elementi I huaj në këtë marëdhënie është I shprehur në të drejta dhe detyrime. •
Si fakte në bazë të të cilave shfaqet elementi I huaj juridiko-privat në të drejta dhe detyrime janë: vendi I lidhjes së punës juridike , vendi I përmbushjes (ekzekutimit) të punës juridike, vendi I selisë së gjykatës dhe vendi ku është kryer veprimi kundërligjor.
•
Në qoftë se , vendi I lidhjes së marëdhënies juridiko-private me element të huaj është në shtetin e huaj atëherë , elementi i huaj shfaqet në të drejta dhe detyrime.
•
Problemet që kanë të bëjnë me vendin e lidhjes së punëve juridike janë të lidhur me cilësimin, për arsye se në sistemet juridike të shteteve të ndryshme, moment dhe vendi i lidhjes së punës juridike kanë përmbajtje të ndryshueshme juridike.
•
Në të drejtën bashkëkohore krahasuese lidhur me momentin e lidhjes së punëve juridike midis personave që nuk janë prezent ekzistojnë tri sisteme, varësisht se cila teori për pranimin e ofertës për lidhjen e kontratës aplikohet e pranimit, e deklarimit, ose e kuptimit.
•
Sipas sistemit të parë, kontrata është e lidhur në momentin kur personi të cilit i është drejtuar ofertuesit se e pranon ofertën e tij(si psh; në Angli).
•
Sipas sistemit të dytë, kontrata është e lidhur në momentin kur ofertuesit i arrin përgjigja e personit të cilit i është drejtuar oferta ( të ofertuarit) se e pranon ofertën e tij ( psh. Kroaci,Slloveni, Kosovë, Maqedoni) dhe sipas sistemit të tretë, kontrata është e lidhur në momentin kur ofertuesi në cilëndo qoftë mënyrë e kupton se personi të cilit i është drejtuar oferta e pranon ofertën e tij (psh. Itali).
•
Vendi i ekzekutimit (përmbushjes) së punës juridike (lex loci executionis.
•
Paraqitet më vonë te marrëdhëniet kontraktuese. Edhe vendi i ekzekutimit të punës juridike si fakt në bazë të cilit shprehet elementi I huaj juridiko-privat ( fakt i identifikimi) në të drejta dhe detyrime të marrëdhënies konkrete juridiko-private has në vështërsi në rastet kur puna juridike (kontrata) duhet të përmbushet në më tepër shtete.
•
Kshtu psh. Vendi i përmbushjes mund të jetë edhe në vendin ku kreditori ( shitësi) e përmbush detyrimin ( e dorëzon mallin) e, edhe në vendin ku debitori (blerësi) e përmbush detyrimin ( e paguan çmimin).
•
Elementi i huaj juridiko-privat në të drejtat dhe detyrime, tregon se delikti dhe kuazidelikti juridiko-privat a përmban (ngërthen) në vehte elementin e huaj ose jo.
•
Vështërsit e identifikimit të elementit të huaj juridiko-privat në të drejta dhe detyrime paraqiten në rastet kur veprimi kundër ligjor ( delikti kuazi delikti) kryhet ( shkaktohet) në një shtet, kurse pasojat e këtij veprimi shkaktohen në shtetin tjetër.
Në këtë rast, shtrohet pyetja se a është i shprehurelementi I huaj juridiko-privat në të drejta dhe detyrime ? 52 Faktet Vendimtare të Marrëdhënieve Detyrimore me Element të Huaj •
Karakteri specifik i marrëdhënieve detyrimore në të Drejtën Ndërkombëtare Private posaqërisht vjen në shprehje llojllojshmëria, dinamika dhe intensiteti i lidhmërisë së tyre me shtet e ndryshme përkatësisht me sisteme juridike të shumta.
•
Mundësia e përcaktimit të faktit ndërkombëtar (pikes së lidhjes) përkatësisht të drejtës kompetente te marrëdhëniet kontraktuese me elment të huaj është më komplekse se te cilado qoftë lëmi e marrëdhënieve juridiko-private me element të huaj.
•
Zgjidhjet që aplikohen në praktikë dhe legjislacionet e shteteve të ndryshme konkrete lidhur me përcaktimin e faktit vendimtar përkatësisht të drejtës kompetente dhe gjykatës para së cilës do të shqyrtohet marrëdhënia kontraktuese me element të huaj tregojnë se aplikohen dy lloje të fakteve vendimtare, edhe atë, faktet vendimtare që kanë të bëjnë me përmbajtjen e marrëdhënieve kontraktuese dhe faktet vendimtare që aplikohen te forma e marrëdhënieve kontraktuese.
•
Lidhur me përmbajtjen e disa marrëdhënieve kontraktuese si fakt vendimtar(primar) për aplikin e të drejtës së shtetit të vendit ose të huaj dhe, për caktimin e kompetencës së gjykatës së shtetit të vendit ose të huaj, merret vullneti i palëve (lex autonomia).
• •
Kurse si fakt vendimtar subsidiar merret ose vendi i lidhjes së punës juridike ose vendi i përmbushjes (ekzekutimit) të punës juridike ose vendi i gjykatës para së cilës shtrohet çështja vendi i lidhjes dhe vendi i ekzekutimit ( përmbushjes) të punës juridike ose vendi i lidhmërisë më të afërt të punës juridike me shtetin e interesuar.
•
Kur shtrohet çështja e formës së marrëdhënieve kontraktuese me element të huaj juridiko-privat si fakt vendimtar (pike e lidhjes) merret vendi i lidhjes së punës juridike (logus regit actum).
View more...
Comments