2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE (69 - 93).pdf

September 10, 2017 | Author: Valdet Krasniqi | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Download 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE (69 - 93).pdf...

Description

69 :.

EUROTERRORISTËT

LEVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE EUROTERRORISTËT 1. Euroterroristët gjermanë Grupet dhe organizatat terroriste gjermane, të karakterizuara si euroterroriste, u lindën gjatë lëvizjeve politike studentore të viteve ‘60. Gjatë atyre viteve të karakterizuara me tensione të shtuara botërore, e sidomos emocionet e shkaktuara nga lufta në Vietnam dhe të influencuara nga lëvizjet e ndryshme revolucionare ose paqësore, kishin ndikuar në paraqitjen e tezës pseudofilozofike gjermane për veprim të detyruar solidar kundër „padrejtësisë dhe robërisë imperialiste“. Protestat e filluara masive dhe të organizuara kudo në botë, së bashku me disa ngjarje të caktuara politike, kishin filluar të trajtoheshin edhe si luftë qytetare botërore. Në këtë „revolucion“ të filluar botëror, luftëtarët gjermanë ishin përcaktuar të vepronin si pararojë e trupave të formuara guerile në vende të ndryshme të botës së tretë dhe si të tillë e kishin marrë detyrën e udhëheqjes së luftës guerile në qytetet e ndryshme gjermane dhe përgjithësisht evropiane. „Krijoni shumë Vietnama!“ ishte parulla e tyre kryesore politike. Ndërsa, sugjerimi për veprim terrorist ishte bërë nëpërmjet parullës „digjni shtëpitë e mallrave, digjni!“143. Aksionet e armatosura në Gjermani kishin filluar në vitin 1968 me kryerjen paralele të dy aksioneve terroriste: më 12 prill në Berlinin Perëndimor ishte kryer një atentat kundër Rudi Dutschke dhe në dy shtëpi të mallrave në Frankfurt ishte vendosur zjarri144. Atentatin kundër udhëheqësit të studentëve, Dutschke, e kishte kryer një person i sëmurë mendor, i cili, pas dënimit të shqiptuar, kishte bërë vetëvrasje. Ky atentat pa dyshim që i kishte nxitur lëvizjet masive studentore dhe protestat e ashpra të tyre, të cilat njëkohësisht kishin qenë të orientuara edhe kundër Ndërmarrjes Botuese “Springer”, e cila konsiderohej si nxitëse e drejtpërKrahaso: Alfred Cattani, Deutschland - Vom Studentenprotest zur Gewaltaktion, Blutspur der Gewalt, Bilanz eines Jahrzehntes des Terrorismus, Neue Züricher Zeitung, Zürich 1980, f. 50 - 51. 144 Krahaso: Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 627. 143

.: 70

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

drejtë e vrasjes së studentit Rudi Dutschke145. Në këtë mënyrë, studentët e revoltuar kishin organizuar protesta masive në të gjitha rrugët e Gjermanisë. Gjatë zhvillimit të këtyre protestave, ekstremistët gjermanë kishin filluar të ndërmerrnin aktivitete të ndryshme të dhunës fizike, nga pasojat e të cilave në Berlin dhe Munih kishin vdekur dy qytetarë. Vetëm disa ditë para vrasjes së Rudi Dutschke, pikërisht në mbrëmjen e 3 prillit 1968 u ishte vendosur zjarri dy shtëpive të mallrave në Frankfurt. Si kryes të kësaj vepre ishin identifikuar katër persona. Njëri prej tyre ishte 25 vjeçari, Andreas Baader. Më vonë, autorët e kësaj vepre penale ishin dënuar me nga tri vjet burg. Mirëpo ata, në vend të vuajtjes së dënimit, ishin arratisur dhe kishin kaluar në ilegalitet nga ku edhe ishin përgatitur sulmet e para terroriste, që kishin filluar gjatë dimrit të vitit 1969. Objekt i sulmeve të tyre terroriste kishin qenë gjyqtarët dhe zyrtarët e ndryshëm të organeve të drejtësisë, zyra izraelite EL AL në Berlin, klubi i oficerëve amerikanë, një ndërtesë e zyrave amerikane në Berlin si dhe një koncert i organizuar nga juristët. Më 4 prill të vitit 1970, gjatë një kontrolli rutinë, të organizuar në Berlinin Perëndimor, ishte burgosur i arratisuri, Andreas Baader. Mirëpo, ai kishte qëndruar vetëm disa ditë në burg, ngaqë, ai me aftësinë e tij oratorike, si dhe me ndihmën e avokatit përkatësisht „shokut“ të vet, Horst Mahler, kishte arritur që ta bindte udhëheqësin e burgut që t’i jepte lejen për të shkuar në Institutin për Studime Sociale me qëllim të përfundimit të një hulumtimi shkencor. Më 14 maj ishte lejuar shkuarja e Andreas Baader, natyrisht më mbikëqyrje policore në institut, ku për herë të parë në Gjermaninë e pasluftës ishte përdorur një taktikë befasuese dhe aksion i armatosur për lirimin e tij. Ky aksion për shumë kohë me radhë ishte shfrytëzuar nga grupet e shumta terroriste si shembull për veprim të armatosur në situata dhe rrethana të ngjashme: në Institutin për Studime Sociale kishte qëndruar strategjia e këtij plani, shkrimtarja dhe gazetarja 34 vjeçare, Ulrike Meinhof. I burgosuri, i shoqëruar nga zyrtarët e policisë, posa kishte hyrë në ndërtesën e institutit, Ulrike Meinhof, me sjelljen e saj i kishte mashtruar policët dhe, së bashku me të burgosurin kishin kërcyer befasisht nga dritarja, ndërsa anëtarët e tjerë të grupit, asistentja e mjekësisë, I. Schubert (26) dhe shoqja e Meinhof-it, I. Goergens (19), duke hapur zjarr, kishin hapur rrugën për ikjen e tyre146. Ky aksion, që kishte për pasojë edhe plagosjen e tre personave të tjerë, ishte aksioni i parë terrorist i „Grupit - Baader - Meinhof“.

Alfred Cattani, Deutschland - Vom Studentenprotest zur Gewaltaktion, në: Blutspur der Gewalt, Bilanz eines Jahrzehntes des Terrorismus, Neue Züricher Zeitung, Zürich 1980, f. 53. 146 Krahaso: Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 628 - 629; Hans J. Horchem, Terror in Europa, Akteure und Hintergründe - Gegenstrategien, Beiträge zur Konfliktforschung, Nr. 1/1987, f. 33 - 35. 145

EUROTERRORISTËT

71 :.

1.1. Fraksioni i Armatës së Kuqe „Grupi Baader - Meinhof“ e quante veten si “Armatë e Kuqe”. Ky grup terrorist, këtë emërtim e kishte zgjedhur në shenjë përkrahjeje dhe simpatie ndaj organizatës japoneze me të njëjtin emër, të paraqitur për herë të parë në Korenë Veriore në vitin 1970 gjatë rrëmbimit të një aeroplani të kompanisë ajrore japoneze Rote Armee JAL. Një emërtim i tillë gjithashtu ka të bëjë edhe me dëshirën për Fraktion të dëshmuar se Fraksioni i Armatës së Kuqe gjermane është pjesë e një lëvizjeje revolucionare ndërkombëtare147. Ideologjia marksiste-leniniste e studiuar nga gjeneratat e studentëve prej vitit 1964 deri në fund të viteve ‘70, pa dyshim që ishte bazë ideologjike për organizim dhe veprim strategjik të “Fraksionit të Armatës së Kuqe”. Në mbështetje të kësaj ideologjie dhe shembujve të ofruar praktikë, ideologët e “Fraksionit të Armatës së Kuqe” kishin arritur ta përpilonin konceptin për veprim strategjik, të njohur me emrin „Guerila Qytetare“. Ky manifest kryesisht ishte hartuar nga publicistja, Ulrike Meinhof148. Huazimi i nocionit guerilje nga Amerika Latine, dëshmon për elementin e motivimit dhe orientimit ideologjik të Fraksionit të Armatës së Kuqe. Pa dyshim që këto elemente kishin të bënin më dëshirën që, nëpërmjet zhvillimit të një kryengritjeje të armatosur në Gjermani dhe vende të tjera evropiane të kontribuohet në drejtim të zgjidhjes së problemeve të ndryshme politike të vendeve të botës së tretë149. Terroristët e Fraksionit të Armatës së Kuqe kishin deklaruar se popujt e robëruar dhe pakicat e shtypura nacionale kanë „të drejtë natyrore“, të përdorin dhunën politike si mjet për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së tyre. Ata gjithashtu kishin deklaruar se do të zhvillonin luftë të armatosur sikur vietnamezët, popujt indianë dhe zezakët në Amerikë, populli palestinez dhe pakicat e tjera nacionale, që luftojnë për liri. Ata prezantoheshin si „guerilë qytetare“ ashtu sikur edhe shokët, Che Guevara dhe Mao Tse - Tung150. Organizimi dhe veprimi terrorist i Fraksionit të Armatës së Kuqe ishte bazuar kryesisht në konceptin e organizimit dhe zhvillimit të luftës guerile sipas teorive dhe veprimeve praktike të Guevaras, Castros, të Marighellas, të Debrays dhe trupave të Tumparos. Ndërkaq, qëndrimet e Mao Ce Tungut lidhur me zhvillimin e luftës së armatosur, ishin konsideruar jo vetëm si „mësime teorike të detyrueshme, që duheshin zbatuar me kujdes gjatë fazës së përgatitjes së luftës së armatosur, por Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 629. Hans Josef Horchem, Terrorismus in der Bundesrepublik Deutschland 1985, Beiträge zur Konfliktforschung, Nr. 1/1986, f. 7. 149 Konrad Hobe, Zur ideologischen Begründung des Terrorismus, Bonn 1979, f. 15. 150 Rote Armee Fraktion, Das Konzept Stadtguerilla, Alex Schubert, Stadtguerilla (Rotbuch 26), Berlin 1971, f. 122. 147 148

.: 72

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

edhe si udhërrëfyese konkrete në rrethana të luftës“151. Në këtë drejtim, koncepti i Fraksionit të Armatës së Kuqe, në formën dhe përmbajtjen e vet nuk dallonte në thelb nga modeli i Mao Ce Tungut për zhvillimin e luftës së armatosur. Në të vërtetë, dallimi i vetëm që ekzistonte në mes të këtyre dy koncepteve, kishte të bënte me faktin se sipas modelit të Maos, faza e parë karakterizohej me defensivën strategjike152, ndërsa koncepti i Fraksionit të Armatës së Kuqe kishte paraparë veprimin ofensiv të grupit të armatosur minoritar153. Sipas këtij koncepti, në fazën e parë duhej demonstruar ekzistenca e lëvizjes së armatosur, ndërsa në fazën e dytë, lëvizja e armatosur dhe e masivizuar duhej të merrte karakterin e „luftës revolucionare gjithëpopullore“ dhe si e tillë duhej manifestuar me protesta të organizuara dhe aksione të tjera masive, të cilat do të shkaktonin një luftë barrikadash154. Në doktrinën e Mao Ce Tungut kjo fazë ka të bëjë me „baraspeshën“, e cila duhej kaluar me „veprime ofensive“, të cilat njëherit e paraqitnin edhe fazën e tretë - të karakterizuar me veprime dhe udhëheqje të rregullt ushtarake155. Ndërkaq në konceptin e Fraksionit të Armatës së Kuqe, faza e tretë kishte të bënte me çarmatosjen e forcave qeveritare dhe shkatërrimin përfundimtar të aparatit shtetëror. Qëllimi politik i Fraksionit të Armatës së Kuqe i arsyetonte veprimet e ndërmarra terroriste. Si organizatë, me orientim marksist-leninist, ajo i kishte ftuar të gjithë studentët radikalë të gjeneratave pas vitit 1968 që t’i bashkëngjiteshin kryengritjes së armatosur. „Ne mendojmë se pa iniciativë revolucionare, pa veprim praktik revolucionar të avangardës popullore dhe pa luftë konkrete antiimperialiste, nuk mund të ketë proces të bashkimit dhe të organizimit të luftës së armatosur, e cila duhej zhvilluar në Republikën Federale Gjermane dhe në Berlinin Perëndimor. Në momentin aktual, zhvillimi i kësaj lufte të armatosur është i mundshëm, i arsyeshëm dhe i drejtë. Nga këto arsye, mundësi dhe drejtësi, njoftojmë formimin e gueriljes qytetare“156. Sipas vlerësimeve policore, në vitin 1970, Fraksioni i Armatës së Kuqe përbëhej nga 17 anëtarë dhe rreth 60 simpatizues, të cilët ofronin ndihmë dhe shërbime të ndryshme logjistike157. Me qëllim të sigurimit të mjeteve financiare, Fraksioni i Armatës së Kuqe kishte ndërmarrë edhe aksione plaçkitëse të bankave të ndryshme. Kollektiv „RAF“ über den bewaffneten Kampf in Westeuropa (Rotbuch 29), Berlin 1971 (Verfasser: Horst Mahler), në: Bernd Guggenberger, Guerilla in Deutschland, Politische Meinung, Nr. 116/1976, f. 14. 152 Albert A. Stahel, Marxistisch - Leninistische Konzeptionen des Terrorismus und der Revolution, Allgemeine Schweizerische Militärzeitschrift, Frauenfeld 1987, f. 43 - 58. 153 Krahaso: Rote Armee Fraktion, Das Konzept Stadtguerilla, Alex Schubert, Stadtguerilla (Rotbuch 26), Berlin 1971, f. 57. 154 Bernd Guggenberger, Guerilla in Deutschland, Politische Meinung, Nr. 116/1976, f. 12. 155 Albert A. Stahel, Marxistisch - Leninistische Konzeptionen des Terrorismus und der Revolution, allgemeine schweizerische Militärzeitschrift, Frauenfeld 1987, f. 51 - 53. 156 Rote Armee Fraktion, Das Konzept Stadtguerilla, Alex Schubert, Stadtguerilla (Rotbuch 26), Berlin 1971, f. 107, 111. 157 Krahaso: Alfred Cattani, Deutschland - Vom Studentenprotest zur Gewaltaktion, Blutspur der Gewalt, Bilanz eines Jahrzehntes des Terrorismus, Neue Züricher Zeitung, Zürich 1980, f. 57. 151

EUROTERRORISTËT

73 :.

Më 29 shtator të vitit 1970 ishin plaçkitur përnjëherë tri banka në Berlin. Në këto aksione kishin marrë pjesë rreth 12 persona të armatosur. Ndërkaq, një vit më vonë Fraksioni i Armatës së Kuqe kishte plaçkitur edhe rreth 1,5 milionë DM, të cilat i kishte përdorur për financimin e aksioneve të veta vrasëse. Me këto mjete të plaçkitura financiare ishte blerë një sasi e madhe e materialit luftarak dhe ishte financuar specializimi i disa terroristëve për përdorimin e eksplozivit dhe krijimin e bombave158. Gjatë vitit 1972, edhe pse një numër i madh i anëtarëve të Fraksionit të Armatës së Kuqe (ndër të cilët edhe Mahler) ishin burgosur, prapëseprapë kjo organizatë kishte marrë vendim për kalimin në fazën e veprimeve ofensive „revolucionare“. Seria prej 15 sulmeve me bomba kishte filluar më 11 maj të vitit 1972, kur nga shpërthimi i fuqishëm në komandën ushtarake amerikane në Frankfurt, kishte vdekur një oficer i lartë amerikan. Pastaj, gjatë sulmit kundër Ndërmarrjes Botuese „Springer“ në Hamburg ishin plagosur 38 qytetarë. Pas këtyre aksioneve të suksesshme terroriste, Fraksioni i Armatës së Kuqe kishte filluar të vriste personat, aktiviteti i të cilëve ishte në „kundërshtim me interesat e popullit“. Gjatë dhjetëvjetëshit të parë të ekzistencës së vet, Fraksioni i Armatës së Kuqe kishte vrarë 31 qytetarë, prej të cilëve nëntë kishin qenë zyrtarë të policisë, katër funksionarë të drejtësisë dhe tre diplomatë. Përveç këtyre atentateve, ishin ndërmarrë edhe 25 sulme të tjera terroriste dhe ishin plaçkitur 30 banka159. Fraksioni i Armatës së Kuqe kishte vendosur kontakte dhe forma të ndryshme të bashkëpunimit me grupet e ndryshme terroriste ndërkombëtare. Një bashkëpunim i tillë ishte vërejtur sidomos me organizatat e ndryshme terroriste palestineze. Gjatë verës së vitit 1970, në kampin palestinez për stërvitje ushtarake, i cili ndodhej afër kryeqytetit jordanez, Aman, kishin qëndruar Mahler, Baader, Meinhof dhe Ensslin. Ata, përveç stërvitjes së tyre terroriste, këtë qëndrim e kishin shfrytëzuar edhe për të vendosur kontakte të reja me qarqet e ndryshme terroriste arabe160. Kjo u vu re sidomos pas lirimit të pesë terroristëve gjermanë (të kushtëzuar me lirimin e funksionarit politik të CDU-së, Peter Lorenz, të rrëmbyer në mars të vitit 1975), të cilët kishin fluturuar në Jemenin Jugor, ku ishin strehuar dhe nga ku i kishin përgatitur disa aksione të reja terroriste. Mirëpo, një bashkëpunim më të ngushtë, Fraksioni i Armatës së Kuqe e kishte vendosur me organizatat e ngjashme terroriste në rajon, e sidomos me ato në Francë, Belgjikë dhe Holandë161. Pastaj ishin krijuar edhe qendra logjistike në Näheres, Hans - Joachim/Müller - Borchert, Guerilla in der Bundesrepublik, në: Rolf Tophoven, Politik durch Gewalt, Guerilla und Terrorismus heute, Bonn 1976, f. 129. 159 Siehe auch: Alfred Cattani, Deutschland - Vom Studentenprotest zur Gewaltaktion, në: Blutspur der Gewalt, Bilanz eines Jahrzehntes des Terrorismus, Neue Züricher Zeitung, Zürich 1980, f. 64 - 65. 160 Alfred Cattani, Deutschland - Vom Studentenprotest zur Gewaltaktion, në: Blutspur der Gewalt, Bilanz eines Jahrzehntes des Terrorismus, Neue Züricher Zeitung, Zürich 1980, f. 72. 161 Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Wien - Darmstadt 1990, f. 632. 158

.: 74

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Austri dhe Zvicër. Ndërkaq, pas rrëmbimit dhe vrasjes së Aldo Moros në Itali, ishin vendosur kontakte edhe me „Brigadat e Kuqe“. Gjithashtu edhe në Suedi ishin bërë përpjekje për veprim terrorist. Kështu, më 24 prill të vitit 1975, anëtarët e Fraksionit të Armatës së Kuqe, kishin pushtuar Ambasadën Gjermane në Stokholm dhe kishin kërkuar lirimin e 26 kolegëve të tyre. Me këtë rast ata kishin vrarë dy diplomatë, njërin duke e hedhur nga dritarja. Ky aksion kishte dështuar në saje të punës joprofesionale të ekspertit gjerman për eksploziv, i cili gjatë vënies së dinamitit në katin e tretë të ndërtesës, kishte shkaktuar një shpërthim të parakohshëm në kohën kur të gjithë terroristët gjendeshin në ndërtesë. Nga pasojat e këtij shpërthimi, ishin vrarë dy terroristë, dhe ishin plagosur katër të tjerë, të cilët pas ofrimit të ndihmës së nevojshme shëndetësore, ishin dërguar në Gjermani. Në sulmin e organizuar kundër Konferencës së Anëtarëve të OPEC-ut në Vjenë, më 21 dhjetor të vitit 1975, kishte marrë pjesë edhe terroristi gjerman, Hans - Joachim Klein162 dhe shoqja e tij e grupit, Gabriele Kröcher - Tiedemann (lidhur me pjesëmarrjen e saj ekzistojnë dëshmi dhe spekulime të ndryshme)163. Ndërsa, gjatë rrëmbimit të aeroplanit të kompanisë ajrore “Air France”, në mesin e terroristëve palestinezë kishin qëndruar edhe dy terroristë gjermanë. Të gjithë këta terroristë ishin likuiduar gjatë operacionit për lirimin e aeroplanit, të zhvilluar nga forcat speciale izraelite. Kulmin e bashkëpunimit në mes të grupeve terroriste gjermane dhe atyre palestineze e kishte dëshmuar rrëmbimi i aeroplanit „Landshut“ i kompanisë ajrore gjermane “Lufthansa” në tetor të vitit 1977. Edhe këtu ishte kërkuar lirimi i anëtarëve të grupit Baader - Meinhof. Mirëpo, njësia speciale antiterroriste për mbrojtjen e kufijve gjermanë GSG-9, e përkrahur edhe nga dy pjesëtarë të njësisë speciale antiterroriste angleze “SAS” me një aksion spektakular e kishte liruar aeroplanin e rrëmbyer, duke vrarë vetëm tre terroristë. Në maj të vitit 1976, Ulrike Meinhof kishte bërë vetëvrasje në një qeli të Në shtator të vitit 1998, në një fshat në Normandi, nga policia franceze ishte burgosur terroristi gjerman, 51 vjeçar, Hans - Joachim Klein. Në vitin 1999 Klein ishte ekstraduar në Gjermani, ku një vit më vonë, nga Gjykata Penale e Frankfurtit ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Në momentin e shqiptimit të dënimit, ai kishte klithur: “a për dhjetë minuta OPEC duhet të qëndrojë tërë jetën në burg?!“. Në vitin 1977 Klein e kishte dërguar revolen së bashku me municionin e tij, në adresën e një korrespodenti të revistës „Spiegel“, dhe me një letër përcjellëse kishte deklaruar për tërheqjen e tij përfundimtare nga skena terroriste. Në atë letër kishte shkruar edhe për likuidimin e planifikuar të dy udhëheqësve të bashkësive izraelite, të cilët vepronin në Berlinin Perëndimor. Që nga ajo kohë nuk është shënuar ndonjë aktivitet tjetër terrorist i Klein-it. Pas kësaj karriere terroriste, ai më se 25 vjet më radhë kishte jetuar në ilegalitet, kryesisht në Francë. Atje ishte martuar me një mësuese dhe i kishte dy fëmijë, vajzën 18 dhe djalin 14 vjeç. Si faktorë kriminogjenë, është me rëndësi të dihet edhe fëmijëria e Klein-it. Vetëm tre muaj pas lindjes së Klein-it, nëna e tij kishte bërë vetëvrasje. Kështu, ai e kishte kaluar fëmijërinë e vet në qendra të ndryshme strehimore. Në moshën e vet rinore ishte kthyer sërish në shtëpinë e babait të tij, i cili sërish ishte martuar. Edhe babai i tij, që kishte përkatësi të lashtë izraelite, gjatë kohës së luftës, për shkak të këtij „ turpi“, ishte internuar në një kamp të përqendrimit gjerman. 163 Në një proces gjyqësor të zhvilluar më 1999 në Köln, nuk ishte argumentuar pjesëmarrja e Gabrielle Kröcher - Tiederman në sulmin kundër OPEC-ut. Klein dhe disa ish-bashkëluftëtarë të saj, e kishin dëshmuar të kundërtën. Fajësia e saj nuk kishte mundur të dëshmohej edhe për faktin se ajo kishte vdekur që në tetor të vitit 1995 nga sëmundja e kancerit. 162

EUROTERRORISTËT

75 :.

burgut. Një vit më vonë, në shenjë hakmarrjeje në Karlsruhe vritet prokurori i përgjithshëm shtetëror gjerman Siegfried Buback. Përgjegjësinë për këtë vrasje e kishte marrë e ashtuquajtura „Kommando Ulrike Meinhof“164. Pas kësaj ngjarjeje, edhe pse të gjithë themeluesit e Fraksionit të Armatës së Kuqe gjermane ishin burgosur, kishte filluar faza më e përgjakshme në historinë e kësaj organizate. Më 9 shtator të vitit 1977, në një rrugë të Këlnit, me një aksion të rrufeshëm ishte rrëmbyer industrialisti, Hans Martin Schleyer, duke i vrarë tri truprojat e tij. Për lirimin e Schleyerit, terroristët kishin kërkuar lirimin e 11 të burgosurve, anëtarë të grupit Baader - Meinhof dhe nga 50.000 dollarë për çdo terrorist të liruar si dhe të drejtën për fluturimin e tyre në një vend të zgjedhur nga vetë ata. Qeveria gjermane nuk i kishte përmbushur kërkesat e terroristëve, gjë që pasoi vrasjen e Schleyerit. Pas dështimit të planeve me Schleyerin dhe atyre të mëparshme në Mogadischu, terroristët i kishin humbur shpresat e tyre. Kështu, në të njëjtën ditë, kur ishte publikuar lajmi për gjetjen e trupit të pajetë të Schleyerit, në qelinë e burgut të Stammheimit kishin bërë vetëvrasje: A. Baaden, G. Ensslin dhe J. C. Raspe. Njëherësh me këto vetëvrasje shënohet edhe fundi i „Grupit - Baader Meinhof“. Edhe përkundër këtyre humbjeve, disa terroristë të mbijetuar kishin filluar përpjekjet për rimëkëmbjen e organizatës. Kështu, ata, nga pamundësia që të vepronin në Gjermani, kishin kaluar në emigracion, duke i krijuar celulat e reja terroriste gjermane në Holandë, Belgjikë dhe Francë. Këto përpjekje pa dyshim që ishin shenja për fillimin e „gjeneratës së dytë“ të Fraksionit të Armatës së Kuqe gjermane e cila, për dallim nga e para që vepronte në vend, i parapëlqente sulmet nga jashtë, kundër interesave gjermane. Sulmi i parë terrorist i ndërmarrë nga Fraksioni i përtërirë i Armatës së Kuqe gjermane, ishte kryer më 1 qershor të vitit 1979 në Bruksel. Përpjekja për vrasjen e komandantit të përgjithshëm të forcave të NATO-s në Evropë, e më vonë edhe ministrit të Punëve të Jashtme të Amerikës, gjeneralit Alexander Heig, kishte dështuar. Në maj të vitit 1980, forcat policore franceze kishin bastisur një banesë në Paris, e cila ishte shfrytëzuar nga disa aktivistë të Fraksionit të Armatës së Kuqe gjermane. Në atë banesë ishte gjetur një arsenal i madh ushtarak, dokumente të falsifikuara dhe mjete të shumta monetare165. Në gusht të vitit 1981, Fraksioni i Armatës së Kuqe gjermane kishte sulmuar me bomba bazën ajrore amerikane në Ramstein të Gjermanisë, ndërsa në shtator të të njëjtit vit, me një granatë të prodhimit sovjetik, ishte bërë përpjekje për vrasjen e oficerit më të lartë amerikan të stacionuar në RAF kishte vepruar me emra të ndryshëm simbolikë; Alfred Cattani, Deutschland - Vom Studentenprotest zur Gewaltaktion, Blutspur der Gewalt, Bilanz eines Jahrzehntes des Terrorismus, Neue Züricher Zeitung, Zürich 1980, f. 70. 165 Krahaso: Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 631. 164

.: 76

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Gjermani, gjeneralit Frederick Kroesen166. Në tetor të vitit 1982, forcat policore gjermane kishin arritur burgosjen e disa udhëheqësve të Fraksionit (të përtërirë) të Armatës së Kuqe. Mirëpo, edhe kësaj here ky fraksion terrorist kishte mbijetuar. Kështu, gjatë viteve 1985 dhe 1986, paralelisht me aksionet e përbashkëta terroriste të ndërmarra nga „Aksioni Direkt“ francez dhe „Brigadat e Kuqe“ italiane edhe Fraksioni i Armatës së Kuqe gjermane, i kishte kryer disa vrasje të diplomatëve dhe industrialistëve. Ndër viktimat e tyre ishte edhe E. Zimmermann, shef i firmës “MTU” për prodhimin e armëve në München (shkurt 1985), drejtori i firmës “Siemens” së bashku me shoferin e tij (qershor 1986), si dhe Gerold von Braumühl një diplomat i lartë gjerman (tetor 1986). Ndërsa, në gusht të vitit 1985, me një aksion të përbashkët terrorist në mes të forcave të Fraksiont të Armatës së Kuqe gjermane dhe atyre të „Aksionit Direkt“ francez, ishte sulmuar Baza Ajrore Amerikane në Frankfurt. Terroristët, pasi e kishin likuiduar rojën, me kartën e identitetit të zyrtarit të vrarë, kishin hyrë në bazën ajrore amerikane të Rhein Main dhe atje e kishin vrarë edhe një ushtarak tjetër dhe i kishin plagosur 16 ushtarë167. Sipas informacioneve policore, në vitin 1985, Fraksioni i Armatës së Kuqe kishte vetëm 22 anëtarë aktivë, prej të cilëve 13 ishin femra168, të cilat kishin pozicione të rëndësishme në organizatë. Disa nga këta aktivistë kishin jetuar me vite të tëra në ilegalitet në Gjermani, ndërsa të tjerët, si, p.sh. Susanne Albrecht, kishin kaluar në emigracion. Sipas disa informacioneve, ajo jeton vazhdimisht në lëvizje nga Lindja e Afërt në atë të Mesme. Më 1990 ishte dëshmuar fakti se shumica e terroristëve të mbijetuar gjermanoperëndimorë, ishin pajisur me identitet të ri nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror të Gjermanisë Lindore dhe si të tillë ishin shpërndarë nëpër qytete të ndryshme gjermanolindore. Në vitin 1990 shumica e këtyre terroristëve, të cilët kishin qenë nën kujdesin dhe mbrojtjen e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Gjermanisë Lindore, pikërisht nga ky shërbim, ishin burgosur dhe ishin kthyer nga kishin ardhur me qëllim të gjykimit për veprat e bëra. Një vit më vonë ishin dënuar edhe pesë zyrtarë të lartë të Sigurimit Shtetëror të Gjermanisë Lindore për shkak të ndihmës së ofruar Fraksionit të Armatës së Kuqe. RAF kishte vepruar me emra të ndryshëm simbolikë; Alfred Cattani, Deutschland - Vom Studentenprotest zur Gewaltaktion, Blutspur der Gewalt, Bilanz eines Jahrzehntes des Terrorismus, Neue Züricher Zeitung, Zürich 1980, f. 70. 165 Krahaso: Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 631. 166 Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 631. 167 Alfred Cattani, Deutschland - Vom Studentenprotest zur Gewaltaktion, në: Blutspur der Gewalt, Bilanz eines Jahrzehntes des Terrorismus, Neue Züricher Zeitung, Zürich 1980, f. 79 - 81; Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 632. 168 Hans Josef Horchem, Terrorismus in der Bundesrepublik Deutschland 1985, Beiträge zur Konfliktforschung, Nr. 1/1986, f. 11 - 13. 164

EUROTERRORISTËT

77 :.

Sulmi i fundit i Fraksionit të Armatës së Kuqe ishte kryer më 27.03.1993 dhe kishte qenë i drejtuar kundër ndërtimit të një burgu në Weiterstadt. Që nga ajo kohë në mjetet e ndryshme të informimit gjerman, ishin dërguar disa komunikata, me të cilat ishte njoftuar për marrjen e vendimit për pezullimin e aksioneve vrasëse dhe të aktiviteteve të tjera revolucionare. Në këtë drejtim është e njohur edhe e ashtuquajtura „Letër e prillit“ e vitit 1996 dhe deklarata e 20 prillit 1998, në të cilën thuhej „para 28 vjetëve nga një aksion çlirimtar kishte lindur Fraksioni i Armatës së Kuqe, ndërsa tash deklarojmë se ky projekt është i përfunduar dhe si i tillë i takon historisë“. Paralelisht me këto komunikata të publikuara në emër të udhëheqjes së Fraksionit të Armatës së Kuqe edhe disa ish-anëtarë të kësaj organizate, kishin kërkuar pezullimin e përgjithshëm të aktiviteteve politike të saj. Në këtë mënyrë, kishte përfunduar lufta 25 vjeçare e këtij grupi terrorist, që kishte shkaktuar vrasjen e 34 personave. 1. 2. Celulat Revolucionare dhe Zora e Kuqe Paralelisht me fillimin e burgosjeve të kuadrit komandues të Fraksionit të Armatës së Kuqe, potenciali terrorist gjerman kishte filluar të shpërndahej në rryma të ndryshme. Njërin krah të kësaj lëvizjeje terroriste e kishte përfaqësuar edhe më tej Fraksioni i Armatës së Kuqe, i cili gjatë viteve ‘80 kishte arritur të Revolutionäre riorganizohej dhe, në bashkëpunim me grupet e tjera terroriste, Zellen kishte orientuar aksionet e veta kryesisht kundër bazave dhe personelit ushtarak të forcave të NATO-s në Evropë. Ndërkaq, që nga nëntori i vitit 1973, në skenën terroriste gjermane kishte vepruar edhe e ashtuquajtura „Celulat Revolucionare“ (Revolutionären Zellen / RZ). Kjo organizatë për herë të parë ishte paraqitur duke marrë përgjegjësinë për sulmin e shkaktuar kundër filialeve të firmës “ITT” në Berlin dhe Nürenberg. Që nga paraqitja e saj e parë e deri në vitin 1982, kjo organizatë kishte kryer mesatarisht 46 sulme të ndryshme terroriste në vit, ndërsa gjatë të njëjtës periudhë kohore, Fraksioni i Armatës së Kuqe kishte ndërmarrë vetëm dy sulme të tilla terroriste169. Koncepti strategjik i Celulave Revolucionare (RZ) ishte publikuar në vitin 1975, në gazetën relativisht të rregullt vjetore të kësaj organizate, të njohur me emrin „Zemërimi Revolucionar“ (Revolutionärer Zorn). Sipas këtij koncepti, Celulat Revolucionare (RZ) në mënyrë afatgjate duhej të ndërmerrnin: - aksione antiimperialiste të orientuara kryesisht kundër ShBA-së dhe RF Gjermane; 169

Krahaso: Andreas Schmidt, Die revolutionären Zellen, Die Polizei, Nr. 9/83, f. 287.

.: 78

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

- aksione luftarake kundër përfaqësive Sioniste në RF Gjermane; - aksione që e ndihmonin drejtpërdrejt luftën e klasës punëtore, luftën e rinisë dhe atë të gjinisë femërore, duke i sulmuar dhe duke i ndëshkuar armiqtë e tyre170. Pas burgosjes së studentit, Hermann Feiling (në qershor të vitit 1978, i cili nga pasojat e shpërthimit të një bombe në banesën e vet në Heidelberg, kishte humbur dy këmbët dhe syrin e majtë), policia kishte arritur të siguronte informacione për strukturën organizative të Celulave Revolucionare. Ndryshe prej modelit të luftës guerile të Fraksionit të Armatës së Kuqe (RAF), i cili bazohej në veprimet e armatosura të elitës studentore, kjo organizatë parapëlqente veprimin afatgjatë ilegal, në grupe relativisht të pavarura dhe të përbëra nga pesë deri tetë persona, të cilët duhej të njiheshin dhe të komunikonin midis tyre vetëm me emrin konspirativ. Në bazë të këtij veprimi, kjo organizatë kishte synuar arritjen e revolucionarizimit të masave. Në bazë të këtij koncepti, Celulat Revolucionare (RZ) ishin shndërruar në organizatën më të rrezikshme terroriste të kohës së vet. Në fillim të veprimtarisë së vet, kjo organizatë kishte bashkëpunuar, në forma të ndryshme, me Fraksionin e Armatës së Kuqe. Mirëpo, si duket bashkëpunimi i ndërsjellë terrorist me kohë ishte zbehur. Kjo u vu re sidomos në tetorin e vitit 1982, kur Celulat Revolucionare (RZ) nuk ishin përgjigjur kërkesës për ndihmë, të cilën e kishte kërkuar Fraksioni i Armatës së Kuqe me rastin e burgosjes së Mohnhaupt, Schulz dhe Klar. Në të vërtetë, në vend të ndihmës së kërkuar, Celulat Revolucionare (RZ) i kishin quajtur aktivistët e Fraksionit të Armatës së Kuqe (RAF) si „terroristë të plakur“. Gjithashtu, edhe seria e mëvonshme e burgosjeve të anëtarëve të Fraksionit të Armatës së Kuqe (RAF), nga asnjë aspekt nuk ishte komentuar nga Celulat Revolucionare (RZ). Pavarësinë e plotë të kësaj organizate terroriste nga Fraksioni i Armatës së Kuqe (RAF), e dëshmon edhe vlerësimi tejet „kritik dhe i tejkaluar“ të cilin në maj të vitit 1982 e kishin bërë Celulat Revolucionare (RZ) ndaj projektit për veprim strategjik „Lufta Guerile, Kryengritja e Armatosur dhe Fronti Antiimperialist“ të aprovuar nga Fraksioni i Armatës së Kuqe (RAF)171. Që në numrin e parë të gazetës „Zemërimi Revolucionar“, të botuar në vitin 1975, ishte bërë publike ekzistenca e formacionit të armatosur, i cili vepronte në kuadër të Celulave Revolucionare (RZ) me emrin „Rote Zora“ (RZ). Edhe simbolet e ngjashme, që përdornin këto dy grupime terroriste, shpjegojnë për subjektivitetin e tyre. „Rote Zora“ (RZ) ishte organizatë e përbërë ekskluzivisht nga femrat dhe si e tillë i arsyetonte aktivitetet e veta terroriste me faktin se „në të gjitha 170 171

„Revolutionärer Zorn“ Zeitung der „RZ“, në: Andreas Schmidt, Die revolutionären Zellen, Die Polizei, Nr. 9/83, f. 290. Iring Fetscher - Günter Rohrmose, Analysen zum Terrorismus 1, Ideologien und Strategien, f. 168 - 169

EUROTERRORISTËT

79 :.

shtresat shoqërore ushtrohej dhunë ndaj femrave…, e cila është e strukturuar në sistemin shoqëror …, sistem i cili i mundëson burrit zbatimin brutal të dhunës ndaj gruas“172. Sipas kësaj organizate, nga kjo pozitë e padurueshme e femrës në shoqëri, paraqitet edhe domosdoshmëria e organizimit dhe zhvillimit të luftës së armatosur. Aksionin e vet të parë terrorist, kjo organizatë e kishte ndërmarrë në vitin 1981, duke vrarë ministrin rajonal, Heinz Herbert Karry. Sipas „Rote Zora“ kjo vrasje nuk ishte e paplanifikuar, ngaqë ministri i vrarë ishte edhe përgjegjës për zgjerimin e aeroportit të Frankfurtit, të cilin kjo organizatë e kundërshtonte173. Në vitin 1982 „Celulat Revolucionare“ (RZ) dhe „Rote Zora“ (RZ) kishin ndërmarrë rreth 600 sulme të armatosura kryesisht kundër ndërmarrjeve dhe firmave, të cilat e poshtëronin ideologjinë komuniste. Më 1984, në shenjë proteste kundër eksportimit të qymyrit gjerman në Britaninë e Madhe, gjatë kohës kur punëtorët e minierave angleze ishin hedhur në grevë, ishte ndërmarrë një sulm i armatosur kundër selisë së minierës në Ruhrgebiet174. Ndërsa, më 28 prill të vitit 1985 ishin vendosur disa bomba të kurdisura në ndërtesën e Shoqatës së Punëdhënësve, në përfaqësinë e firmës kimike “Hoechst” në Këln, si dhe në përfaqësinë kryesore të Bankës Gjermane në Düsseldorf. Sipas vlerësimeve policore të vitit 1984, në të dy këto formacione terroriste vepronin pesë celula me nga 20 anëtarë. Është karakteristike se disa nga anëtarët aktivë të këtyre formacioneve terroriste, ishin njëkohësisht edhe anëtarë aktivë të Fraksionit të Armatës së Kuqe (RAF). Kjo njëherit jepte të kuptohej se Fraksioni i Armatës së Kuqe vazhdimisht përpiqej të rekrutonte anëtarë të rinj nga Celulat Revolucionare dhe „Rote Zora“. Gjatë viteve 1985 dhe 1986 policia kishte arritur të burgoste numrit më të madh të organizatave terroriste majtiste gjermane. Kështu, në gusht të vitit 1996 ishin burgosur edhe vrasësit e profesor Beckurts, ndërsa më 11 janar 1988 policia gjermane e kishte burgosur edhe një grua, e cila fajësohej për vendosjen e një bombe në muajin prill të vitit 1986 në diskotekën „La Belle“ të Berlinit (ky sulm terrorist ishte përdorur nga ShBA-ja si pretekst për sulm ushtarak kundër Libisë). Me 30 nëntor të vitit 1989 me një nënshkrim të firmosur “RZ” ishte marrë përgjegjësia për vrasjen e bankierit gjerman, Alfred Herrhausen, i cili ishte njëkohësisht edhe udhëheqës i Bankës Gjermane. Herrhausen ishte vrarë nga pasojat e shpërthimit të një bombe të telekomanduar, e cila ishte montuar në një biçikletë. Bomba kishte shpërthyer në çastin kur ishte afruar vetura zyrtare. Një Andreas Schmidt, Die revolutionären Zellen, Die Polizei, Nr. 9/83, f. 289. Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 633. 174 Hans Josef Horchem, Terrorismus in der Bundesrepublik Deutschland 1985, Beiträge zur Konfliktforschung, Nr. 1/1986, f. 16. 172 173

.: 80

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

javë më vonë, policia kishte burgosur një burrë dhe një grua të akuzuar edhe për vrasjet e mëparshme të Zimmermann, Beckurts dhe Braunmühl. Më 27 qeshor të vitit 1990, në mënyrë krejt të rastësishme, kishte dështuar atentati i përgatitur kundër sekretarit shtetëror gjerman, Hans Neusel175. Pas këtij rasti, policia gjermane kishte konkluduar se ishte shpartalluar lëvizja terroriste majtiste gjermane. Ishin zbuluar dhe burgosur tri gjenerata terroristësh. 15 ose 20 prej tyre kishin kaluar në emigracion ose jetonin në ilegalitet të thellë. Mirëpo, pas shpartallimit të sistemeve socialiste, respektivisht dështimit të ideologjisë komuniste, mbeturinat e vjetra terroriste dhe ata eventualë të rinj, e kishin vështirë të vepronin në drejtim të ripërtëritjes ose të krijimit të ndonjë formacioni të ri majtist terrorist gjerman. 1. 3. Kronikë e sulmeve terroriste të grupeve majtiste gjermane 1969 Tri sulmet e para të armatosura të Grupit Baader - Meinhof në Berlin. 1971 22.10, Hamburg: Gjatë përpjekjes për zbulimin e identitetit të tre personave të dyshimtë, nga një anëtar i Fraksionit të Armatës së Kuqe ishte vrarë zyrtari i policisë, Norbert Schmid. 22.12, Kaiserlautern: Një grup i armatosur i Fraksionit të Armatës së Kuqe, kishte plaçkitur një bankë në Kaiserlautern të Bajernit. Gjatë këtij aksioni ishte vrarë zyrtari i policisë, Herbert Schoner dhe plaçkitur 134, 000 DM. 1972 11.05, Frankfurt: Në sulmin e armatosur kundër komandës së bazës ushtarake amerikane V. Corps në Frankfurt, ishte vrarë kolonel Paul Bloomquist dhe ishin plagosur 14 qytetarë. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishte marrë „Komando Petra SCHELM“. 12.05, Ausburg/Munih: Dy bomba të kurdisura kishin shpërthyer në drejtorinë e policisë së qytetit Ausburg. Nga pasojat e këtij shpërthimi, ishin plagosur shtatë persona. Në të njëjtën ditë, para ndërtesës së policisë kriminale në Munih, kishte eksploduar një autobombë e „Komandos Thomas Weisbecker“ që kishte shkaktuar plagosjen e gjashtë personave dhe një dëm material në vlerë prej 600, 000 DM. 12.05, Karlsruhe: Në makinën e gjyqtarit të autorizuar për zhvillimin e hetimeve kundër Grupit Baader - Meinhof, ishte montuar një bombë e fuqishme. Nga shpërthimi i saj, ishte plagosur rëndë gruaja e tij. Përgjegjësinë për këtë sulm e kishte marrë „Komando Manfred Grashof“. 19.05, Hamburg: Në ndërtesën e firmës „Springer“ kishin shpërthyer dy bomba. Përgjegjësinë për këtë sulm, që kishte shkaktuar edhe plagosjen e 38 personave, e kishte marrë „Komando 2 Juni“. 24.05, Heidelberg: Nga pasojat e shpërthimit të dy autobombave të vendosura në komandën e forcave tokësore amerikane në Heidelberg, ishin vrarë tre dhe plagosur pesë qytetarë. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishte marrë „Kommando 15 Juli“ (më 15 korrik 1971 175

Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 634.

EUROTERRORISTËT

81 :.

nga një shkëmbim zjarri me policinë ishte vrarë aktivistja e Fraksionit të Armatës së Kuqe „RAF“, Petra Schlem). 1975 27.02, Berlin: „Lëvizja 2 Juni“ e kishte rrëmbyer kandidatin kryesor të partisë CDU për zgjedhjet parlamentare. Si kusht për lirimin e tij ishte kërkuar lirimi nga burgu i udhëheqësve të burgosur të Fraksionit të Armatës së Kuqe: Horst Mahler, Verena Becker, Gabriele Kröcher Tiederman, IngridSiepmann, Rolf Heissler dhe Rolf Pohle. Më 05.03 ishte arritur marrëveshja për këmbimin e tyre. 24.04, Stokholm: Nga „Kommando Holger Meins“ ishte okupuar Ambasada Gjermane në Stokholm dhe si kusht për lirimin e saj ishte kërkuar lirimi i 26 aktivistëve të Fraksionit të Armatës së Kuqe gjermane. Nga shpërthimi i parakohshëm i eksplozivit të vendosur, kishte dështuar aksioni. Dy diplomatë dhe dy terroristë të vrarë. Gjatë aksionit policor ishin burgosur edhe katër terroristë të tjerë. 1977 07.05, Karlsruhe: “Komandoja Ulrike Meinhof“ kishte vrarë avokatin publik, gjeneralin gjerman, Siegfrid Buback së bashku me dy shoqëruesit e tij. 30.07, Oberursel: Pas dështimit të planit për rrëmbim, në shtëpinë e tij ishte vrarë Jürgen Ponto, përfaqësues publik i Bankës së Dresdenit. Më vonë ishin identifikuar dhe burgosur gjashtë vrasësit e Pontos – aktivistë të Fraksionit të Armatës së Kuqe, në mesin e tyre edhe e mbesa e tij. 09.09, Këln: Gjatë rrëmbimit të industrialistit gjerman, Hanns – Martin Schleyer, ishin vrarë edhe tre truprojat e tij. Schleyer ishte mbajtur në një lokal të fshehtë në Francë dhe ishte vrarë më 19 tetor. 13.10, Frankfurt: Terroristët palestinezë kishin rrëmbyer aeroplanin „Landshut“ të kompanisë ajrore gjermane “Lufthansa”. Si kusht për lirimin e udhëtarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit ishte kërkuar lirimi i disa anëtarëve të burgosur të Fraksionit të Armatës së Kuqe. Gjatë rrëmbimit ishte vrarë kapiteni i avionit. Pesë ditë më vonë njësiti special gjerman „GSG 9“ e kishte liruar aeroplanin, duke vrarë tre dhe plagosur një terrorist. 13.11, Vjenë: „Komando 2 Korriku“ e kishte rrëmbyer industrialistin austriak në Vjenë, Walter Michael Palmers. Lirimi i tij ishte bërë më 13.11.1977, pas dhënies së sasisë së kërkuar të parave. 1978 11.05, Beograd: Pesë aktivistë të Fraksionit të Armatës së Kuqe ishin burgosur në Jugosllavi. Në nëntor ishin liruar duke mundësuar udhëtimin e tyre në një vend të dëshiruar. 24.09, Dortmund: Në një pyll afër Dortmundit ishte zhvilluar një shkëmbim i fuqishëm zjarri në mes policisë dhe aktivistëve të Fraksionit të Armatës së Kuqe. Këta gjatë ushtrimit të tyre me armë zjarri ishin befasuar nga policia. Gjatë këtij konflikti ishte vrarë një zyrtar i policisë dhe terroristi Michael Knoll, si dhe burgosur Angelika Speitel. 01.11, Kerkrade: Në Kerkrade të Holandës, disa aktivistë të Fraksionit të Armatës së Kuqe kishin vrarë dy dhe plagosur një doganier. 1979 25.06, Oburg: „Kommando Andreas Baader“, e përbërë nga terroristët Wagner, Lotze dhe Albrecht, kishte përgatitur një atentat kundër komandantit të NATO-s, gjeneral Alexander Heig në Oburg të Belgjikës. Edhe përkundër shpërthimit të mbi 20 kilogramë të eksplozivit të rafinuar,

.: 82

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

kishte shpëtuar gjenerali Heig, ndërsa dy shoqëruesit e tij ishin plagosur. 19.11, Cyrih: Një komando e përbërë nga katër aktivistë të Fraksionit të Armatës së Kuqe, kishte plaçkitur një filial të Bankës Zvicerane në Cyrih. Gjatë përpjekjes për shpëtimin e 506.000 DM të plaçkitura, terroristët kishin vrarë një dhe kishin plagosur dy kalimtarë. 1981 11.08, Paris: Në Paris, terroristja Nge Viet e kishte vrarë një polic dhe kishte arritur të arratiset pa lënë gjurmë në vendin e ngjarjes. 31.08, Ramstein: Gjatë sulmit të armatosur të Fraksionit të Armatës së Kuqe, („Kommando Sigurd Debus“) kundër selisë së Bazave Ushtarake Ajrore Amerikane në Ramstein ishin plagosur 14 qytetarë dhe ishte shkaktuar një dëm material prej 7.2 milionë DM. 15.09, Heidelberg: Kishte dështuar sulmi raketor kundër gjeneralit amerikan, Fredrick Kroesen. Makina e gjeneralit ku ndodhej edhe gruaja e tij, ishte sulmuar me një raketë antitank, e cila nuk e kishte goditur. Përgjegjësinë për këtë sulm e kishte marrë „Kommando Gudrun Ensslin“. 1984 18.12, Oberammergau: Kishte dështuar sulmi kundër shkollës së NATO-s në Oberammergau. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij aksioni të dështuar e kishte marrë „Komando Jan Raspe“. 1985 01.02, Gauting: Nga komandoja „Patrick O`Hara“, në Gaoting afër Munihut ishte vrarë drejtori i Unionit të Motorëve dhe të Turbinave (MTU), Ernst Zimmermann. 07.08, Frankfurt: Aktivistët e Fraksionit të Armatës së Kuqe kishin vrarë një ushtar amerikan dhe bashkëshorten e një tjetri. Pas vrasjes, kufomave ua kishin marrë të gjitha dokumentet personale. 08.08, Frankfurt: Nga shpërthimi i një autobombe të montuar nga Fraksioni i Armatës së Kuqe, ishin vrarë dy mekanikë dhe ishin plagosur 16 pjesëtarë të bazës ajrore amerikane në Frankfurt. Dëmi i shkaktuar material ishte vlerësuar në mbi një milion DM. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishte marrë „Komando George Jackson“. Terroristët kishin hyrë në zonën ushtarake, në saje të shfrytëzimit të dokumenteve të ushtarit amerikan, që ishte vrarë një ditë më parë. 1986 09.07, Straslah: Nga pasojat e shpërthimit të një sasie të madhe eksplozivi, që ishte vendosur pranë një rruge në Straslah, kishte vdekur drejtori i “Siemensit”, Karl Heinz Beckurts, dhe shoferi i tij. 10.10, Bonn: Nga „Komando Ingrid Schubert“ ishte vrarë udhëheqësi i shërbimit publik i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gerold von Braunmühl. 1989 30.11, Bad Homburg: Terroristë, të prezantuar si „Komando Wolfgang Beer“, kishin montuar një sasi të madhe eksplozivi në një biçikletë dhe, në momentin kur pranë saj kishte kaluar udhëheqësi i Bankës Gjermane, Alfred Herrhausen, eksplozivi kishte shpërthyer. Herrhausen kishte vdekur në vendin e ngjarjes. 1991 13.02, Bon: Një njësit terrorist i Fraksionit të Armatës së Kuqe („Komando Vincenzo Spano“) kishte zbrazur 250 plumba në drejtim të Ambasadës Amerikane në Bonn. 01.04, Dyseldorf: Një snajperi i komandos „Ulrich Wessel“ e kishte goditur për vdekje financierin, Detlef Karsten Rohwedder.

EUROTERRORISTËT

83 :.

1993 27. 06, Bad Kleinen: Michael Newrzella (25), një zyrtar i njësisë antiterroriste GSG-9, ishte vrarë gjatë një operacioni të dështuar policor.

2. Euroterroristët francezë Që nga Lufta e Dytë Botërore, Franca ishte shndërruar në një arenë të konflikteve të përgjakshme në mes të terroristëve të ndryshëm ndërkombëtarë. Një gjë e tillë ishte mundësuar edhe nga fakti se Franca më tepër se çdo shtet tjetër në Evropë i kishte toleruar terroristët e huaj. Duke i shfrytëzuar rrethanat dhe liritë e shumta që ofronte Franca, qarqet e ndryshme arabe dhe ato izraelite, për shumë kohë me radhë i kishin nxitur komandot e tyre vrasëse për kryerjen e sulmeve të ndryshme (kryesisht të ndërsjella) terroriste në Paris. Pastaj fraksionet e ndryshme arabe kishin shfrytëzuar territorin francez për zhvillim të luftërave të ndryshme kundër njëri-tjetrit. Terroristët armenë më tepër se kudo tjetër në botë, i kishin sulmuar interesat turke në Francë. Këtu edhe Armata Republikane Irlandeze shumë herë i kishte sulmuar objektivat e ndryshme angleze. Gjithashtu në qytetet e ndryshme franceze, edhe ithtarët dhe kundërshtarët e „Revolucionit Islamik“ kishin luftuar kundër njëri-tjetrit, etj. Nga të gjitha këto konflikte të huaja, që zhvilloheshin në territorin francez, nuk ishin dëmtuar vetëm elementet e huaja, por ishin shkaktuar edhe shumë viktima franceze. Aktiviteti i grupeve të ndryshme terroriste ndërkombëtare nuk ishte i orientuar vetëm kundër elementit të huaj në Francë, por ishte i orientuar edhe kundër interesave të drejtpërdrejta franceze. Kështu, për shembull, në vitet 1986 dhe 1987, terroristët e ndryshëm armenë, ata libanezë - pavarësisht nga konfesioni i tyre fetar mysliman ose të krishterë, si dhe Shërbimi Sekret i Sirisë së bashku me atë të Iranit, ishin marrë vesh për ndërmarrjen e aksioneve të përbashkëta kundër qeverisë franceze176. Këto aksione, që kishin filluar paralelisht me sulmet e „Aksionit Direkt“, e kishin shndërruar kryeqytetin francez në një arenë të konflikteve të përgjakshme terroriste, të ngjashme me Palermon italiane. Vetëm pas goditjeve të fuqishme terroriste në Paris, ishin arritur marrëveshjet adekuate ndërkombëtare, që kishin mundësuar bashkëpunimin e forcave kundërterroriste franceze me kolegët e tyre ndërkombëtarë.

176

Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 635.

.: 84

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

2.1. Aksioni Direkt (AD) Në vitin 1979, me bashkimin e disa grupeve të vogla terroriste franceze, ishte themeluar organizata e njohur me emrin „Aksioni Direkt“ (AD). Në kuadër të kësaj organizate paralelisht kishin vepruar dy rryma relativisht autonome. E para karakterizohej me orientimin e vet të qartë nacionalist, ndërsa rryma e dytë kishte tendencë të fuqishme internacionaliste, përkatësisht komuniste. Krahu nacionalist ishte themeluar në fillim të vitit 1980 dhe udhëhiqej nga profesori i filozofisë, André Olivier dhe nxënësi i tij, Max Ferot177. Në fillim të aktivitetit të vet, ky grup kishte vepruar edhe me emrin „Pllakati i Kuq“178. Feroti kishte bashkëpunim të mirë me profesorin e vet të vjetër Olivierin, nga i cili ishte ushqyer me idealet e lëvizjes revolucionare të viteve ‘68. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak, studenti Feroti ishte bashkuar sërish me profesorin e vet dhe, në mënyrë konspirative kishin filluar përgatitjet e sulmeve të para terroriste. Me qëllim të sigurimit të mjeteve të nevojshme financiare, ata kishin plaçkitur edhe disa banka dhe institucione të tjera financiare. Këto plaçkitje të kryera në mes të viteve 1981 dhe 1984, e paraqesin edhe fillimin e aktiviteteve terroriste të grupit “Olivier – Ferot”. Që nga viti 1983 e deri në vitin 1986 ky grup kishte ndërmarrë 15 sulme terroriste, të cilat i kishte publikuar si vepra revolucionare të „Aksionit Direkt“179. Më 27.03.1986, policia franceze, me një aksion spektakular kishte arritur shpartallimin e grupit terrorist të udhëhequr nga Olivieri dhe Feroti. Të gjithë anëtarët aktivë të këtij grupi, me përjashtim të Ferotit, ishin burgosur. Ai edhe i vetmuar kishte vazhduar të bënte sulme të fuqishme terroriste. Në këtë mënyrë, Feroti ishte bërë terroristi më i njohur dhe më i kërkuar i kohës në Francë. Vetëm gjatë vitit 1986 ai kishte kryer këto sulme terroriste: - vrasjen e drejtorit të përfaqësisë së firmës „Black & Decker“ në Francë (25.04); - vendosjen e një mjeti të fuqishëm shpërthyes në zyrat e firmës „American Express“ në Lion (26.04); - sulmin e armatosur kundër ndërtesës së Interpolit në Saint Cloud afër Robert Harnischmacher, Die teuslische Heirat des internationalen Terrorismus mit dem organisierten Verbrechen, Lübeck 1990, f. 64. 178 Robert Harnischmacher, Die teuslische Heirat des internationalen Terrorismus mit dem organisierten Verbrechen, Lübeck 1990, f. 65. 179 Rudolf Chimelli, Die Action Directe schreckt Frankreich, në: Dieter Schröder, Terrorismus, Gewalt mit politischem Motiv, München 1986, f. 114 - 122. 177

EUROTERRORISTËT

85 :.

Parisit (16.05); - sulmin me bomba dore kundër selisë së firmës „Air Liquide“ në Paris (06.07), dhe - sulmin kundër ndërtesës së prefekturës policore në Paris, gjatë të cilit ishte vrarë një komisar i lartë i policisë dhe ishin plagosur 18 policë të tjerë (09.07)180. Më 27.11.1987 policia franceze kishte arritur të burgoste Max Ferrotin e me këtë kishte pushuar edhe aktiviteti terrorist i këtij fraksioni, që vepronte me emrin „Aksioni Direkt“. Fraksioni tjetër i „Aksionit Direkt“, ishte i njohur shumë më tepër në arenën ndërkombëtare sesa në Francë. Ky fraksion ishte themeluar në vitin 1979 me bashkimin e dy grupeve të vogla terroriste: Grupit „NAPAP - Noyaux armés pour l`autonomie populaire“ (Ushtria Revolucionare për Autonominë Popullore)181 dhe „Grupit për Aksione Revolucionare“ të njohur me shkurtesën „GARI“. Në vitin 1968, nga disa studentë radikalë ishte themeluar „Ushtria Revolucionare për Autonominë Popullore“ (NAPAP). Kjo „ushtri“ në vitin 1971, kishte vrarë përfaqësuesin diplomatik të Bolivisë në Francë, me akuzën se ishte fajtor për burgosjen dhe vrasjen e Che Guevarës. Më vonë, nga e njëjta „ushtri“, ishte vrarë në Hamburg edhe gjenerali bolivian, i cili me të vërtetë e kishte burgosur dhe vrarë Che Guevarën. Ky fraksion terrorist i „Aksionit Direkt“, i njohur për qëndrimet e veta internacionaliste, udhëhiqej nga dy figura të spikatura: Jean Marc Rouillan i cili, si themelues i „Grupit për Aksione Revolucionare“ (GARI) konsiderohej edhe komandant i „Ushtrisë Revolucionare për Autonominë Popullore“ (NAPAP) dhe bashkëshortja e tij, Nathalie Menigon182. Që nga themelimi i këtij fraksioni, në mënyra të ndryshme ishin ndihmuar të gjitha grupet radikale spanjolle, të cilat kishin luftuar kundër regjimit të Frankos në Spanjë. Në mars të vitit 1980, policia franceze kishte arritur burgosjen e 20 anëtarëve të këtij fraksioni, që kishin vepruar në kuadër të organizatës „Aksioni Direkt“. Në muajin shtator të të njëjtit vit, ishin burgosur edhe dy udhëheqësit kryesorë të kësaj organizate, Jean Marc Rouillan dhe gruaja e tij Nathalie Menigon. Mirëpo, në saje të një amnistie të përgjithshme, një vit më vonë ishin liruar shumë „të burgosur politikë“ në Francë, ndër të cilët edhe anëtarët e „Aksionit Direkt“. Menjëherë pas lirimRudolf Chimelli, Die Action Directe schreckt Frankreich, në: Dieter Schröder, Terrorismus, Gewalt mit politischem Motiv, München 1986, f. 114 - 122. 181 Në gjuhën gjermane „Bewaffnete Zellen für Volksautonomie“. 182 Robert Harnischmacher, Die teuslische Heirat des internationalen Terrorismus mit dem organisierten Verbrechen, Lübeck 1990, f. 66. 180

.: 86

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

it të tyre, ata kishin vazhduar me praktikat e vjetra terroriste. Kështu, më 15.01.1985 „Aksioni Direkt“ francez, së bashku me „Fraksionin e Armatës së Kuqe“ gjermane, kishin lëshuar në qarkullim Komunikatën „Për Bashkimin e Forcave Revolucionare të Evropës Perëndimore“. Dhjetë ditë më vonë, ishte vrarë gjeneral Rene Audran (funksionar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe koordinator i Industrisë së Armatimit Francez në NATO). Më 17.11.1986, ishte vrarë edhe Georges Besse, shef i Industrisë së Automobilave Francezë „Reno“. Këto vrasje njëherësh kishin shënuar edhe fundin e këtyre dy fraksioneve terroriste, ngaqë në nëntor të vitit 1987, policia franceze me një aksion të rrufeshëm i kishte burgosur të gjithë aktivistët dhe kuadrin komandues të „Aksioni Direkt“. Gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar kundër tyre, në sallën e gjykimit kishin ardhur fare pak të interesuar. Pas këtij gjykimi, aktiviteti terrorist i „Aksionit Direkt“ ishte përqendruar vetëm në plaçkitjen e bankave dhe në sulme gjithnjë e më të rralla terroriste. 3. Belgjikë Terroristët belgë, mbajnë përgjegjësinë për 27 sulme terroriste të kryera nga mesi i vitit 1984 deri në dhjetor të vitit 1985. Që nga 16 dhjetori i vitit 1985 kur në kafenenë „Quick“, që gjendej në Stacionin Hekurudhor në Namur të Wallonisë ishte bërë burgosja spektakulare e katër udhëheqësve të organizatës terroriste belge „CCC“, nuk është shënuar më ndonjë aktivitet i organizuar terrorist nga motivet majtiste në Belgjikë. 3.1. Celulat Komuniste Luftarake Organizata terroriste belge e njohur me emrin „CCC“ (Celulat Komuniste Luftarake), ishte themeluar në vitin 1984 nga Pierre Carette. Edhe pse kjo organizatë terroriste, asnjëherë nuk kishte arritur të masivizohej, ajo si njësit i vogël terrorist që ishte, kishte arritur specializimin në fushën e montimit dhe vendosjes së mjeteve të ndryshme shpërthyese, kundër objekteve të ndryshme amerikane dhe atyre të NATO-s, në Belgjikë. Sulme të tilla terroriste ishin regjistruar edhe kundër ndërmarrjeve të ndryshme belge të cilat, në forma të ndryshme afariste, kishin bashkëpunuar me strukturat e tilla ushtarake ose me institucionet e caktuara belge, të cilat e përfaqësonin pushtetin shtetëror belg ose sistemin kapitalist ndërkombëtar. Aksionet e para terroriste, kjo organizatë i kishte ndërmarrë me qëllim të

EUROTERRORISTËT

87 :.

furnizimit të saj me mjete luftarake. Për realizimin e këtij qëllimi, më 12 maj 1984 ishte sulmuar Kazerma Ushtarake „Ratz“, me ç’rast ishte plaçkitur një arsenal i fuqishëm luftarak. Gjatë kryerjes së këtij aksioni, ishte plagosur një ushtar dhe një oficer i lartë belg. Disa ditë më vonë, më 2 qershor të vitit 1984 nga një depo e ndërmarrjes për thyerjen e gurëve „Ecassinnes“, ishin vjedhur mbi 800 kilogramë dinamit të tipit TNT. Nga kjo sasi e dinamitit të vjedhur, një pjesë ishte përdorur më 02.10.1984 gjatë sulmit kundër përfaqësisë së firmës kompjuterike kanadeze „Litton International Data System“183 (e autorizuar për prodhimin e sistemeve të caktuara raketore), e cila gjendej në Evere - afër selisë së komandës qendrore të NATO-s në Bruksel. Në lokalitetet e kësaj firme ishte vendosur dhe aktivizuar një sasi e madhe e mjeteve të tilla eksplozive që kishte shkaktuar një dëm të konsideruar material. Më 03.10.1984, me lëng dhe bomba të ndryshme ndezëse ishte sulmuar përfaqësia e firmës gjermane „MAN“ në Dilbeek (Bruksel). Disa konstruktorë të kësaj firme ishin njëkohësisht edhe konstruktorë ushtarakë, të cilët kishin punuar në repartin për konstruktimin e makinave për bartjen dhe transferin e raketave bërthamore amerikane „Pershing II“, i cili gjendej gjithashtu në Mainz (nga arsye të tilla, më 19.09.1983, kjo firmë ishte sulmuar edhe nga celulat revolucionare gjermane). Më 8.10.1984 ishte sulmuar edhe selia „Honeywell Evropa“ në Evere (Bruksel). Kjo ndërmarrje ishte e përfshirë në programin për konstruktimin e raketave amerikane „Cruise“, si dhe në prodhimin e sistemit navigator të aeroplanit gjigant bombardues amerikan B52 (më 20.11.1983 dhe 14.12.1983 ishin sulmuar përfaqësitë e kësaj firme në Gjermani dhe në Nju-Jork). Mirëpo, dëmin më të fuqishëm material, kjo organizatë terroriste e kishte shkaktuar në dhjetor të vitit 1984, kur e kishte aktivizuar sasinë e madhe të eksplozivit të vendosur tek përçuesit dhe rezervuarët e gazit nëntokësor të NATO-s në Belgjikë184. Është me interes të theksohet se disa nga armët e vjedhura në Kazermën „Ratz“ ishin përdorur edhe nga terroristët e ndryshëm gjermanë dhe francezë. Gjithashtu, edhe një sasi e dinamitit të vjedhur TNT ishte përdorur nga organizata terroriste franceze „Action Directe“ gjatë montimit të një autobombe në Paris185. Përveç ndihmës materiale, organizata terroriste belge „CCC“ (Celulat Komuniste Luftarake) organizatave të tjera terroriste në Evropë u kishte ofruar edhe këshilla dhe ndihma të tjera konkrete materiale dhe profesionale. Në disa raste terroristët e Përfaqësitë e kësaj firme kanadeze në Gjermani dhe Itali ishin objekt i sulmeve të ndryshme terroriste. Hans Josef Strick, Belgiens Kämpfende Kommunistische Zellen, në: Terrorismus, Gewalt mit politischem Motiv, Dieter Schröder (Botues/Autor) München 1986, f. 126. 185 Litton hatte kurz zuvor Kontakte mit der NATO geschlossen. Krahaso: Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 643. 183 184

.: 88

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

ndryshëm ndërkombëtarë, e sidomos ata gjermanë dhe ata francezë ishin ndihmuar për t’u strehuar ose për t’u arratisur nga Belgjika. Mirëpo për dallim nga organizatat e tjera të ngjashme terroriste, ajo belge ishte shumë më pak agresive. Gjatë aktivitetit të saj katërmbëdhjetëmujor terrorist, ishin vrarë vetëm dy persona. Si rezultat i aktiviteteve të gjithanshme kundërterroriste të ndërmarra nga policia belge, shumë shpejt, respektivisht në dhjetor të vitit 1985, ishte burgosur udhëheqësi i organizatës terroriste belge „CCC“ (Celulat Komuniste Luftarake), Carette, së bashku me tre bashkëpunëtorët e tij. Deri në janar të vitit 1986, ishin burgosur edhe tetë persona të tjerë, të cilët ishin trajtuar si anëtarë aktivë të organizatës terroriste belge. Gjatë aksioneve të tjera policore, ishin zbuluar gjashtë banesa konspirative, disa dhjetëra kilogramë dinamit, armë të ndryshme, mjete teknike për përgjimin e frekuencave policore, dokumente të ndryshme të falsifikuara, një shtypshkronjë, disa harta topografike, si dhe adresat e viktimave potenciale të zgjedhura me kujdes nga qarqet e ndryshme ekonomike, politike dhe ushtarake belge. Në mesin e këtyre viktimave potenciale, kishte figuruar edhe emri i kryeministrit belg, Wilfried Marten186. 4. Itali Përderisa terrorizmi në shtetet e tjera perëndimore asnjëherë nuk kishte arritur ta rrezikonte sistemin politik, respektivisht pushtetin e tyre shtetëror, lëvizja terroriste në Itali ishte shumë më masive dhe mjaft e rrezikshme. Prandaj, në krahasim me shtetet e tjera evropiane, lëvizja terroriste majtiste në Itali kishte një potencial të fuqishëm kuadrosh, i cili kishte në dispozicion mundësi të mëdha rekrutimi dhe baza solide për veprim. Përderisa terroristët gjermanë, fjala vjen, asnjëherë nuk kishin arritur që të rekrutonin më tepër se disa dhjetëra anëtarë, në fund të vitit 1982, policia italiane kishte burgosur mbi 1300 anëtarë të grupeve të ndryshme terroriste, që kishin vepruar sipas ideologjive të ndryshme majtiste dhe 238 terroristë të entuziazmuar me ide të ndryshme djathtiste, përkatësisht fashiste. Të gjithë këta kriminelë politikë ishin përgjegjës për kryerjen e rreth 14.000 sulmeve të ndryshme terroriste, të filluara në vitin 1968. Nga pasojat e këtyre sulmeve terroriste, në vitin 1973 ishin vrarë 40 persona, një vit më vonë ishin regjistruar 27 vrasje, ndërsa në vitin 1980, nga pasojat e ushtrimit të dhunës së ndryshme politike, në Itali ishin vrarë 120 persona187. Kulmin e vet terrorizmi italian e kishte arritur me rrëmbimin dhe vrasjen e Robert Harnischmacher, Die teuslische Heirat des internationalen Terrorismus mit dem organisierten Verbrechen, Lübeck 1990, f. 69. 187 Walter Laqueur, Terrorismus, Ullstein 1987, f. 303. 186

EUROTERRORISTËT

89 :.

ish-kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Demokristiane Italiane, Aldo Moro, që kishte ndodhur në vitin 1978. Në Italinë e dekadave të fundit, kemi të bëjmë me një formë specifike të terrorizmit të lindur dhe të zhvilluar kryesisht nga grupet periferike radikale majtiste. Pa dyshim që në formimin dhe organizimin e këtyre grupeve, si dhe ideologjive të tyre specifike, kishin ndikuar faktorë të ndryshëm shoqëroro-politikë. Si në shumë vende të tjera evropiane, ashtu edhe terrorizmi majtist në Itali, kishte lindur nga ndikimi i ngjarjeve të viteve 1968 (të karakterizuara me protesta dhe revolta masive studentore), nga ndikimi, respektivisht reflektimi negativ i konflikteve sociale në mes të shtresave të ndryshme shoqërore, si dhe nga konfrontimet e fuqishme politike në Itali, që kishin qenë dukuri karakteristike e asaj kohe. Terrorizmi majtist në Itali, në fillim të manifestimit të vet, ishte inspiruar nga idetë e reja majtiste (të cilat nuk kishin ndikim aq të fuqishëm si në Gjermani) të përfaqësuara kryesisht nga grupet majtiste, si Organizata e Rinisë Komuniste (FGCI) dhe Studentët Katolikë të Institutit Sociologjik të universitetit të qytetit italian Kiavari188. Anëtarët e grupeve të ndryshme terroriste italiane ishin kryesisht persona të rinj, të moshës njëzet deri në tridhjetë vjeç. Raporti gjinor i tyre ishte 4:1 me epërsi të meshkujve, ndërsa në disa periudha kohore ky raport ishte rritur deri në 5:1. Terroristët italianë, ndryshe nga kolegët e tyre të tjerë evropianë, rridhnin kryesisht nga familjet e shtresave të mesme shoqërore. Mirëpo, në mesin e tyre kishte edhe kuadro nga klasa punëtore si dhe një element i fuqishëm i shtresës së lartë, që personifikohej nga Feltrinelli - një industrialist, miliarder, botues i njohur dhe pasardhës i njërës nga familjet më të pasura italiane189. 4.1. Brigadat e Kuqe Organizata terroriste italiane, e njohur me emrin „Brigadat e Kuqe“, ishte themeluar në vitin 1970. Në të vërtetë, ky emër ishte sinonim i disa grupeve të vogla terroriste, të cilat mbanin përgjegjësinë për zbatimin sistematik të dhunës masive politike, e cila gjatë viteve ‘70 e kishte tronditur aq shumë Italinë sa që, shumë vrojtues të jashtëm kishin menduar se sistemit demokratik në Itali i kishte ardhur fundi. Krahaso: Carlos Widmann, Italiens Rotbrigadisten, në: Dieter Schröder (Hrsg) Terrorismus, Gewalt mit politischem Motiv, München 1986, f. 101 - 113. 189 Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 304. 188

.: 90

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Anëtarët e organizatës terroriste „Brigadat e Kuqe“, e kishin prezantuar organizatën e tyre si marksiste-leniniste e cila, si e tillë, e kishte trajtuar shtetin italian si makineri të sistemit represiv kapitalist dhe si diktaturë të klasës borgjeze, e cila ushtrohej mbi klasën proletare. Në këtë kuptim, udhëheqësit e „Brigadave të Kuqe“ kishin marrë „përgjegjësinë dhe detyrën historike për luftimin e pushtetit kapitalist në Itali me qëllim të ndërrimit të tij me një pushtet të klasës punëtore, i cili pa ngurrim do ta formonte sistemin e vet juridik me qëllim të gjykimit dhe dënimit të merituar të armiqve të klasës punëtore“190. Konsiderohet se lindja e organizatës terroriste „Brigadat e Kuqe“, kishte rezultuar nga takimet ultramajtiste të organizuara në Institutin Katolik „Stella Maris“ në qytetin Kiavari, që shtrihet në bregdetin verior italian. Atje, gjatë nëntorit të vitit 1969, disa herë ishin takuar studentët Renato Curcio dhe gruaja e tij e mëvonshme, Margherita Cagol (absolvente në Fakultetin Sociologjik të Trentos). Pas disa takimeve të tilla, ishte marrë vendimi për formimin e grupit terrorist „Brigate Rosse“. Më vonë në këtë grup ishin bashkuar edhe Alberto Franceschini dhe udhëheqësi i aksionit „Moro“, Mario Moretti. Në fillim ky grup ishte këshilluar dhe, pa ndonjë rezervë, ishte financuar nga Giangiacomo Feltrinelli. Ky industrialist i fuqishëm, që në vitet ‘50 kishte formuar në Milano një institut dhe një qendër dokumentare për hulumtimin e lëvizjeve të ndryshme punëtore ndërkombëtare. Në këtë drejtim, kjo qendër shkencore, kishte bashkëpunuar edhe me disa institute të universiteteve të ndryshme evropiane, në mesin e tyre edhe me atë të Amsterdamit. Në fillim të viteve ‘60, gjatë vizitës së tij në Kubë, Feltrinelli ishte takuar edhe me Fidel Kastron. I brengosur për mundësinë reale të një grushtshteti fashist në Itali, Feltrinelli i kishte studiuar me kujdes taktikat e luftërave të ndryshme revolucionare të zhvilluara në Amerikën Latine dhe kishte vepruar në drejtim të formimit të një lëvizjeje kryengritëse italiane. Për këtë arsye, në vitin 1967, Filtrinelli kishte vendosur kontakte me udhëheqësin e njohur palestinez, Georg Habash dhe me udhëheqësit e Fraksionit të Armatës së Kuqe (RAF) gjermane. Dy vjet më vonë, së bashku me disa terroristë gjermanë, ai kishte qëndruar në kampin palestinez, të udhëhequr nga Georg Habashit (në Jordani) me qëllim të stërvitjeve luftarake. Pastaj ishte formuar në Cyrih një shërbim për koordinimin e aktiviteteve terroriste në mes grupeve të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa në Pragë kishte siguruar një shtëpi për strehimin eventual të terroristëve (në vitin 1971, në këtë shtëpi ishte strehuar edhe terroristi i njohur Augusto Viel). Me qëllim të financimit të aktiviteteve të ndryshme terroriste ndërkombëtare, në vitin 1968, në një bankë zvicerane, Feltrinelli kishte hapur 190

Krahaso: Theodor Wieser, Der Fall Moro, në: Blutspur der Gewalt, Neue Zürcher Zeitung 1980, f. 40 - 49.

EUROTERRORISTËT

91 :.

edhe llogarinë bankare Nr.15885 me emrin „Robinson Cruso“. Pas këtyre aktiviteteve paraprake në vitin 1970 Feltrinelli e kishte formuar në Milano edhe grupin terrorist me emrin „Gruppi di Azione Partigiana“ (Grupi i Aksioneve Partizane). Në shërbim të këtij grupi ishin ofruar shtëpi të shumta konspirative, një „burg popullor“ në të cilin dërgoheshin personat e rrëmbyer dhe armë të shumta ushtarake. Kjo do të thotë se në fillim të aktivitetit të vet „Gruppi di Azione Partigiana“ (Grupi i Aksioneve Partizane) kishte në dispozicion çdo gjë të nevojshme për zhvillimin e një kryengritjeje të armatosur. Pas aksidentit vetëvrasës, që kishte ndodhur më 14.03.1972, në të cilin e kishte humbur jetën Feltrinelli, shumë aktivistë të tij së bashku me tërë potencialin luftarak që kishin në dispozicion, kishin kaluar në organizatën „Brigate Rosse“. Anëtarët e organizatës terroriste „Brigate Rosse“, kishin vepruar në grupe të vogla, të përbëra nga katër ose pesë anëtarë. Këto grupe, varësisht nga rasti ose situata, kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Si aksion i parë i organizatës terroriste „Brigadat e Kuqe“, konsiderohet vënia e zjarrit në garazhin e shefit personal të ndërmarrjes „SIT - Siemens“, që kishte ndodhur më 17.09.1970. Pas këtij aksioni, kishin filluar edhe rrëmbimet e ndryshme të personave autoritativë me qëllim të ushtrimit të shantazhit për lirimin e të burgosurve të ndryshëm politikë191. Pastaj, sipas taktikës së veprimit të dyfishtë militant, aksioneve ilegale terroriste dhe veprimit publik politik (taktikë karakteristike e veprimit katërmbëdhjetëvjeçar të kësaj organizate), kishin filluar vrasjet e paskrupullta politike. Mund të thuhet se deri në rastin e vrasjes së Aldo Moros terroristët italianë gëzonin mbështetjen e shtresave të ndryshme popullore. Kjo përkrahje padyshim që kishte ndikuar në masivizimin aq të fuqishëm të kësaj organizate, sa në fund të viteve ’70 në kuadër të saj kishin vepruar mbi 100 formacione, gjegjësisht grupe të niveleve të ndryshme terroriste. Në fillim “Brigadat e Kuqe” kishin vepruar kryesisht në drejtim të dëmtimit të kundërshtarëve të tyre politikë. Ndërsa më vonë, ashtu sikurse organizatat e tjera radikale majtiste në Evropë, edhe Brigadat e Kuqe kishin filluar të sulmonin interesat e ndryshme amerikane dhe ato të NATO-s në Itali. Kështu, në dhjetor të vitit 1981 ishte rrëmbyer gjeneralbrigade Jeams Dozier në Veronë. Ndërsa disa ditë më vonë ishte likuiduar edhe diplomati amerikan, Leamon Hunt. Pas këtij viti rastet e sulmeve terroriste ndërkombëtare në Itali kishin qenë gjithnjë e më të rral191

Më 15.03. 1978 ishte rrëmbyer në Romë kryetari i partisë „Democratia Cristiana“ dhe ish kryeministri italian Aldo Moro. Gjatë rrëmbimit ishin likuiduar edhe pesë truproja të Moros. Pas 53 ditëve, përkatësisht me 09 maj, ishte gjetur trupi i tij i vrarë. Në një makinë të parkuar në mes Pisa del Gesu ku ndodhej selia e „Democratia Cristiana“ dhe Via delle Botteghe Oscure ku gjendej selia e Partisë Komuniste të Italisë, ishte hedhur trupi i vrarë i Moros. Krahaso: Theodor Wieser, Der Fall Moro, në librin: Blutspur der Gewalt, Neue Zürcher Zeitung 1980, f. 45 - 47.

.: 92

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

la. Kjo dukuri nuk ishte rezultat i ndonjë ndryshimi të kursit terrorist, por ishte rezultat i fërkimeve gjithnjë e më të fuqishme brenda „Brigadave të Kuqe“, si dhe iniciativave gjithnjë e më të fuqishme në luftë kundër Brigadave të Kuqe. Gjatë zhvillimit të hetimeve lidhur me shkaqet e vdekjes së Feltrinellit me 1972 në Segrate (paralagje e Milanos) ishin burgosur rreth 30 aktivistë, në mesin e tyre edhe udhëheqësi i „Brigadave të Kuqe“ në Romë, Morucci. Ky i fundit, ashtu sikurse edhe disa aktivistë të tjerë, gjatë marrjes së tyre në pyetje kishin filluar të „këndonin“ (për këtë arsye Morucci quhej edhe „Pentiti“). Mirëpo, në strukturat komanduese të kësaj organizate kishin vepruar edhe persona të tillë, si Silvano Girotto, i njohur me emrin „Frate Mitra“ i cili kishte qenë oficer i Shërbimit Kundëterrorist. Në saje të këtyre rrethanave dhe lehtësive të krijuara, policia italiane kishte arritur që t’i identifikonte personat udhëheqës të organizatës Brigadat e Kuqe (Curcio, Franceschini, Cagol, Semeria dhe Moretti). Disa prej këtyre udhëheqësve, si Curcio dhe Franceschini, ishin burgosur192. Ndërsa të tjerët, si zonja Cagol, ishin vrarë gjatë përleshjeve të ndryshme me policinë. Kështu, në saje të luftës së pakompromis kundër terrorizmit, pas vitit 1980 kishte filluar zvogëlimi i dukshëm i intensitetit të veprimit terrorist në Itali. Kjo ishte arritur edhe nga fakti se deri nga mesi i viteve ’80, policia italiane kishte arritur burgosjen e kryesisht të gjithë udhëheqësve të Brigadave të Kuqe. Disa prej tyre (sipas informacioneve të policisë rreth 300) kishin kaluar në emigracion, (në Francë dhe në shtete të ndryshme të Amerikës Latine), me qëllim të vazhdimit të jetës së tyre ilegale. Në vitin 1999, ishte paraqitur një grup i ri terrorist që kishte vepruar me emrin e Brigadave të Kuqe. Ky grup është përgjegjës për vrasjen e tre personave dhe planifikimin e shumë sulmeve terroriste, në mes të tjerave edhe për hartimin e një plani për sulm terrorist kundër kryeministrit italian, Silvio Berluskoni. Lidhur me këto aktivitete, në vitin 2007 ishin burgosur 15 persona të dyshimtë si anëtarë të Brigadave të Kuqe193. Në vitin 2006 ishte zhvilluar edhe një procedurë për ndriçimin e vrasjes së Aldo Moros. Kështu komisioni i Senatit hetues i quajtur me emrin “Terrorizmi dhe Masakra”, që kishte vepruar në Itali nga viti 1994 deri në vitin 2000, kishte Më 17.02. 1975 një komando njëzetanëtarëshe, e udhëhequr nga Cagol, e sulmon stacionin policor dhe burgun, ku ndodhej Curcio dhe e liron atë. Disa muaj më vonë (5.06. 1975) zonja Cagol vritet gjatë një përleshjeje të armatosur me policinë. Në janar të vitit 1976 burgoset më në fund Curcio. Krahaso: Linksterrorismus der Brigate Rosse, Klaus Webhofer, f. 32, 34, 111, 114 dhe 116, Universität Wien 1994 193 Krahaso: Tagesspiegel 14.2.2007, http://www.tagesspiegel.de/politik/international/Italien-Terrorismus;art123, 1878428 ; Zu den neuen BR: Casamassima, Pino, Il libro nero delle Brigate Rosse. Gli episodi e le azioni della più nota organizzazione armata dagli “anni di piombo” fino ai nostri giorni, Rom 2007. S. 285ff.; Galli, Giorgio, Piombo Rosso. La storia completa della lotta armata in Italia dal 1970 a oggi, Mailand 2007. f. 299. 192

EUROTERRORISTËT

93 :.

argumentuar “ekzistimin e indicieve të qarta, të cilat flasin për involvimin edhe të shërbimeve të ndryshme sekrete në rrëmbimin e Aldo Moros”194. Në këtë kontest, ishte paraqitur edhe mendimi se vrasja e Moros kishte në lidhshmëri të ngushtë me “Strategjinë e Tensionit”, që kishte për qëllim pengimin e pjesëmarrjes së komunistëve në qeverinë italiane195. Lidhur me këtë ngjarje, në vitin 2001, eksperti amerikan i terrorizmit Steve Pieczenik, i cili ishte përfaqësues Prof. Dr. Aldo Moro (1916 - 1978) i qeverisë amerikane në Shtabin e Krizës gjatë rrëmbimit të Aldo Moros, kishte deklaruar: „Më vjen keq për vdekjen e Moros, mirëpo ne ishim të detyruar që ta instrumentalizojmë Brigadën e Kuqe, në mënyrë që ai të vritet…Mund të thuhet se ishte një vrasje e përgatitur… Moro duhej të vdiste. Asnjëherë nuk ka qenë detyrë e imja, shpëtimi i jetës së tij. Si përfaqësues i shtetit amerikan dhe këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme të Italisë, detyrë e imja ishte stabilizimi i Italisë, pengimin e kolapsit në Partinë Socialdemokrate dhe pengimi i komunistëve që ata, përmes rrëmbimit të Moros, të mos arrijnë kontrollimin e qeverisë196. Dorëzimi i karrierës terroriste të brigadierëve të kuq italianë, ishte bërë edhe nga bindja e krijuar se vetëm me sulme të fuqishme terroriste nuk mund të ndërrohej sistemi politik i shtetit të tyre. Përkundrazi, aktiviteti i tyre terrorist shumë më tepër kishte ndikuar në drejtim të forcimit të pushtetit shtetëror italian. Kjo ishte arritur edhe në saje të formimit të Frontit Kundërterrorist Italian, i cili ishte krijuar nga përfaqësuesit e të gjitha partive politike dhe subjekteve të tjera demokratike italiane, me qëllim të luftimit, izolimit dhe të mënjanimit të fenomenit terrorist në Itali197.

194

Michaela Wunderle: Die Roten Brigaden. në: Wolfgang Kraushaar (Hrsg.): Die RAF und der linke Terrorismus. Band 2, Edition Hamburg, Hamburg 2006, f. 782–808. 195 Regine Igel: Linksterrorismus fremdgesteuert? Die Kooperation von RAF, Roten Brigaden, CIA und KGB.. In: Blätter für deutsche und internationale Politik. 10 2007, f. 1230 196 Po aty, f. 1231 197 Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 305.

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF