1

October 12, 2017 | Author: Anesti Çenko | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

ORGANOLOGJI...

Description

KLASIFIKIMI Me klasifikimin e instrumentave muzikore janë marrë mjaft dijetarë, që në kohët e qytetërimeve të lashta. Duke mos u ndalur në hollësitë e autorëve pararendës, në konceptet dhe këndvështrimet e shumta që ata kanë paraqitut gjatë mijërave vjetëve të shkuara, mund të përmendim shkurtimisht se konceptet e teoricjenëve që rrjedhin nga mësimi mesjetar, nuk bazohen thjeshtësisht në parimet themelore të organologjisë por nga konsiderata të një natyre të ngushtë muzikore ose didaskalike (didaktike). Nisur nga konsideratat e natyrave muzikore do të kuptonim këndvështrimet që kanë patur këta autorë për të dhënë detaje rreth natyrës të produktit që nxjerrin objektet materiale (instrumentet muzikorë) që prodhojnë tinguj dhe që organizohen në biseda estetike muzikore. Ndërsa me ato didaskalike parakuptohen shpjegime rreth tipareve të ndryshme me karakter mësimdhënie pedagogjike, qoftë rreth instrumenteve ashtu dhe muzikës që ata prodhojnë. Arsyeja themelore sepse është i nevojshëm klasifikimi i instrumenteve spjegohet me faktin se në historinë e gjatë të krijimtarisë tradicionale popullore të popujve janë formuluar dhe ndërtuar një numur i pakufijshëm instrumentesh muzikorë të cilët për nga numuri dhe llojshmëria e tyre e pakufijëshme del e domosdoshme që ato të veçohen dhe grupohen sipas elementeve të përbashkëta.

Ne literaturen boterore rreth organologjise

Klasifikimi i instrumentave muzikorë

Me klasifikimin e instrumentave muzikorë janë marrë studimtarët qysh nga kohët e qytetrimeve të lashta. Që në të kaluarën Kinezët u preokupuan t’ju jepnin një rend manifakturave të tyre piktoreske, duke i klasifikuar sipas lëndëve të përdorura për ti ndërtuar (lëkurë, kungull, bambu, dru, mëndafsh, / për sa u përket kordave / argjilë, metal, gurë. Kësaj nëndarje themelore i përgjigjeshin klasifikime në përkatësi të pikave kardinale (veri, veri-lindje, lindje, jug-lindje, jug, jug-perëndim, perëndim, veriperëndim, veri- perëndim), ose stinëve të vitit (dimër, prej dimrit në pranverë, pranverë, nga pranvera në verë, verë, nga vera në vjeshtë, vjeshtë, nga dimri në vjeshtë) ose elementeve (ujë, bubullimë, mal, erë, zjarr, tokë, lagështirë, qiell). Traktatistat e pare që përballuan problemin me rreptësi (rigorozitet) metodologjike dhe me skrupull shkencor qenë: Sebastian Virdung, Martin Agricola, Ludovico Zacconi ynë dhe Michael Praetorius.

Sebastian Virdung , i lindur në Amberg të Palatinatit në gjysmën e dytë të shekullit xv, shkroi një vepër e cila mund të krenohet dhe për një titull ndër më të gjatët që njihen. E cituar pothuaj përherë në trajtën e sa jtë shkurtuar: Musica getutscht, ajo doli më 1511 në Basilea me frontespicin që ndjek: Musica getutscht und ausgezogen durch Sabastianum Virdung, Priester von Amberg, und alles 1

Gesang aus den Noten in die Tabulaturen diser bennanten dreyer Instrumentn der Orgeln, der Lauten und deu Floten transferieren zu lernen. Vepra, që pati dy ribotime moderne në kujdesin e R. Eitner (Berlin 1882) dhe të L. Schrade (Kassel 1931), dhe që qe komentuar nga K. Nef (1) / shënimi 1: Në ‘’Bericht über den musikwissenschaftlichen Kongres in Basel, 1924’’ – 1925 / propozon një klasifikim të tripjesshëm, besnik ndaj traditës klasike, por me dallime më të prera. Instrumentat me perkusion (goditje), në të vërtetë, edhe pse të grumbulluar në një klasë të vetme, dallohen nga materiali ndërtues në dy kategori të mëdha: instrumeta metali dhe instrumenta të ndërtuar me materiale të tjera. Ndërsa instrumentat me kordë artikullohen (rrjeshtohen) në një kategori të vetme, ata me frymë dallohen në instrumenta me kollonë ajri të vënë në vibracion nga fryma njerëzore dhe në instrumenta që fusin në veprim fryrje (insuflime) artificiale (organi). Mungojnë membranofonët, që Virdung nuk i numëron të denjë për muzikën e artit dhe që i konsideron me përbuzje si Tumpelfessern (legena të zhurmshëm) të shpikur nga një demon për të rrënuar melodinë. Martin Agrikola, i lindur në Schwiebus më 6 janar 1486 dhe I vdekur më 10 qershor 1556, edhe pse është më pak i ashpër se Virdungu ndaj perkusioneve (ai nuk e përbuz xilofonin që e quan Strohdiedel duke i referuar mbajtëseve prej kashte që përdoreshin aso kohe, dhe pranon kudhmën), e përsërit ostacizmin (dëbimin) për tamburët në veprën e vet themelore: Musica insrtumentalis deudsch, botuar në Wittenberg më 1545. Tek një rigorizëm i ri dhe i tepruar (ekcesiv) kthehet Ludovik Zacconi (Pesaro,11 qershor 1555Firenzuola / Pesaro /, 23 mars 1627), autor i traktatit në dy vëllime Prattica musica, që pa dy edicione të vëllimit të pare (1592, 1596) dhe një edicion të të dytit më 1619, të gjitha në Venedik. Zacconi, që shpesh është shkrimtar mjaft i mprehtë, edhe pse adopton një klasifikim të katërpjesshëm, nuk I konsideron në mënyrën më absolute perkusionet dhe përbuz trombën ‘’instrument lëmesh ose beteje’’. Por ai instauron një tentativeë për të dalluar instrumentat në lidhje me përdorimin e tyre me një kujdes të veçantë për instrumentat me kordë. Në substancë, ai anullon dallimin e mëparshëm të Virdungutndërmjet instrumentave me frymë njerëzore apo artificiale, dhe formon me ta një familje të vetme, por i ndan instrumentat me kordë: në instrumenta me tast, me hark dhe me të pickuar. Data e botimit të traktatit të Zacconit është me kuptim në lidhje me të tilla dallime. Jemi në prag te shekullit XVII dhe prandaj në zhvillimin e plotë të muzikës së shkruar për instrumenta me kordë. Jemi, dua të them, në një epokë në të cilën shkon duke zënë vend (afermuar) klaviçembali (instrument me tast) që tamam atëherë kishte futur në veprim semitonet në oktavën e pare të basit (deri tani diatonike); Italia në këtë periudhë, mund të krenohej për ndërtues si Alessandro dhe Antonio nga Modena.

Paolo Bellisono nga Pavia apo shumë i përmenduri Alessandro Trasuntino, ndërsa në Aversë lulëzonin Ruckers-it. Në qoftë se liuti (instrument me picikatje) ishte në shkëlqimin e tij të plotë, dhe intavolaturat /notacion i lashtë për muzikën instrumentale, i përdorur sidomos për instrumentat me tastierë dhe për ata me kordë – sh. i përkthyesit / e ‘’hyjnorit’’ Francesco nga Milano kishin më shumë se një gjysëm

2

shekulli jetë, violat (instrument me hark) riprodhoheshin në shumë familje, duke furnizuar motive për atë sintezën që do të shpjerë tek shkollat e mëdha violinistike të konstatuara me ardhjen e Corellit (Korelit) në gjysmën e dytë të shekullit të pastajmë. Klasifikimi i Zacconit nuk duhet konsideruar prandaj si një vepër metodologjike, por e sugjeruar nga interesa që janë më shumë muzikore se sa teknike apo së paku teoritike, interesa që ishin më shumë në përputhje me sensibilitetin e pesarezit. Cikli mund të numërohet i përfunduar me veprën e një asomatori / nxjerrës përfundimesh, sintetizues / të madh: Michael Praetorius, figure e lartë traktatisti dhe kompozitori, i lindur në Creuuzburg më 15 shkurt 1571 dhe i vdekur në Wolfebüttel më 15 shkurt 1621. Vepra e Praetorius-it, e njohur si Syntagma musicum, doli në tri vëllime me rënd: vëllimi i pare, Musicae artis analecta, qe botuar në Wittenberg më 1614-1615. Vëllimi i dytë, që merret me instrumenta, titullohet De organographia dhe qe shtypur në Wolfenbüttel më 1619; vëllimi i tretë që botuar po në atë qytet më 1619 me titull: Termini Musici. Tabelat e mrekullueshme dhe të famshme ikonografike janë pjesë e një shtojce të vëllimit të dytë, që doli po në Wolfebüttel, por më 1620: Theatrum Instrumentorum seu Sciagraphia. Nga të pesë pjesët në të cilat është e ndarë Organogrphia, e para merret me klasifikimin (në bazë të prioriteteve sonore), dhe është e menduar më shumë për qëllimet parashtruese (espozitive) të veprës se sa me synime metodologjike, kurse është shumë i rendësishëm përkatësimi mbi violet për këmbë (viole da gamba) dhe mbi vilet për krahë (viole da brazzo), një argument që, kur të jetë koha, do ta trajtojmë me hollësi. Për perkusionet / goditjet/ ai e përmbys praktikën e pararendësve të tij duke u dhënë rëndësi të madhe tamburave. ‘ (Bologna, 24 gusht 1531- S. Alberto, Bologna 30 shtator 1612) nuk përballon një problem të mirëfilltë të klasifikimit, ashtu siç do ta kuptonim ne. Koha e Bottrigarit është e zotëruar nga nevoja, që tashmë është e pashmangshme, për të njësuar akordimin ndërmjet instrumentave me tast, me fryme dhe me kordë. Dialogu i tij me titull Il Desiderio overo de’ Concerti di varii strumenti musicali dialogu di Alemano Benelli (Venedik 1594) është I përshkruar nga ankthi i asaj kohe pët të arritur te një zgjidhje e çështjes delikate. Trupëzohen këtu të gjitha motivet që do të shpien tek pajtimi I barabartë dhe që do të nxitin mendjet për të bërë të ecin para instrumentat me frymë, që gjithënjë nuk e gjenin veten për të ndjekur rrjedhën e shprehjes muzikore. Arritja dhe zhvillimi i çelsave dhe i pistoneve /tubeta të lëvizshëm- sh. P./ me një rrugë metodike, por të pandalshme, do t’u jape frymave / veglave me frymë/ mundësinë per t’iu përshtatur muzikave të reja; nga ana e kundërt, kompozitorët, për një process osmosi /shtytjeje, nxitjeje/ kanë për të gjetur ndër mekanikat përherë më të zhvilluar, një nxitje të re për krijimet e veta. Megjithëse kundërshtar i papajtueshëm ndaj Bottigarit, Giovanni Maria Artusi, i lindur në Bolonja rreth vitit 1540 dhe I vdekur aty më 18 gusht 1613, polemist I lindur dhe të thuash grindavec, nuk largohet nga konceptet e shprehura në Desiderio. Më në fund, do të kujtojmë vepran e Agostino Agazzani, Del sonare sopra ‘l basso con tutti gli strymenti (1607), ku klasifikohen instrumenta themeltarë dhe stolisës (di ornamento), Nga sa kemi shkruar deri këtu, del qartë se biseda e teorisienëve rrjedh përherë nga mësimi mesjetar. Klasifikimet nuk nisen nga një concept thjeshtësisht organologjik, por nga konsiderata të një natyre të ngushtë muzikore ose didaskalike. Mësimi i madh iluministik i Shtateqindës / shekulli XVIII/ hudhet në shekullin e pastajmë, duke krijuar tentativat për ta bërë organologjinë një shkencë më vete, të rrënjosur mire në caqetë sakta metodologjike. Këto përpkjekje /tentative/, që janë dhe rrjedhim i studimevembi muzikën e popujve të tjerë,për here të pare organizohen sistematikisht nga belgjani Victor – Charles Mahillon. Ky rridhte nga një familje ndërtuesish dhe ishte me përvojë të madhe në akustikë. Ai qe rojtari I pare i Muzeut të

3

Instrumentave Muzikorë të Konservatorit të Brukselit. Ky organizëm / dmth Muzeu/ (që sot është një nga më të mëdhenjtë që ekzistojnë) pati origjina të mundimshme dhe modeste/ pa pretendime/. Më 1846 drejtori i Konservatorit të Lieges, Duassoigne- Mehul, nip dhe biri i adoptuar i Eitienne-Nicolas, i paraqiti Akademisë Mbretërore /Academia Royale/ të Belgjikës një project për të ndërtuar një muze instrumentash. Propozimi, s’dihet për ç’arsye, nuk qe pranuar. Kur vdiq Fetis, Shteti, me një ligj të shpallur më 4 maj 1872, bleu koleksionin e instrumentave dhe biblotekën e studimtarit të ndritur. Instrumentat, që ishin 74, qenë depozituar në Konservatorin e Brukselit. Por projekti Daussoigne nuk kishte qenë lënë fare pas dore dhe rastësisht ktheu në jetë. Qe Gavaert që e bëri veprues / atë project/ duke përfituar nga dhurata që rajahu Sourindo Mohun Tagore, që ishte ndër të tjera një nga më të mëdhejnjt muzikolog indianë, presidenti i Institutit Muzikor të Kalkutës, i bëri mbretit të Belgjikës më 98 instrumenta kryesorë që aso kohe përdoreshin në Indinë angleze. Këta ekzemplarë, të bashkuar me fondin Fetis, shkuan për të përbërë bërthamën e pare të Muzeut të Brukselit që zyrtarisht qe njohur më 1 janar 1877. Nën drejtimin e Mhillon-it, muzeu pati menjëherë një shtytje të shënuar, aq e vërtetë sa vëllimit të pare të katalogut, të kompiluar nga vetë Mahillon, dhe ëe është një tekst nga themelorët, iu shtuan katër të tjerë që dualën në Gand ndërmjet 1893 dhe 1922. Klasifikimi i propozuar nga Mahillon që më 1880 bazohet mbi një parim akustik, duke konsideruar natyrën e trupit që prodhon tingullin. Lindin kështu emërtimet: autofonë, me membranë, me frymë, me kordë. Klasa e parë përfshin të gjithë instrumentat tek të cilët tingulli është i prodhuar nga materiali përbërës i mirëfilltë, siç janë psh. piatat, këmbanat, trekëndëshi, raganelet / instrument prej druri I përbërë nga një rrotë e dhëmbëzuar e vendosur në një dorezë, kundër së cilës sillet në kundërvënje një rrypth druri që prodhon kështu një kakarisje të zhurmshme- sh. Perk. / harmonika me gota,skaçjapensieret / scaccipensieri: instrument i vogël muzikor prej çeliku me një gjuhëz; kjo vegël tingëllon duke bërë që gjuhëza të vibrojë kur të mbështetet në dhëmbët e gojës dhe kur të lëvizet me gisht dh endërkaq duke fryer në gjuhëzën- sh. Përk. / dhe kështu me rradhë. Klasët e tjera marrin parasysh përkatësisht instrumëntat në të cilët tingulli prodhohet ose nga një membrane e nderë, ose nga një kollonë ajri që vihet në vibracion, ose nga veprimi që bëhet, në mënyrë të ndryshme, mbi një kordë.

Konceptet themelore të disa autorëve më të njohur bashkëkohore të cilët konsiderohen nga organologjia moderne si më të apluekshme në praktikat e sotme botërore.

Historiku botëror i dy shekujve të fundit Sipas klasifikimit të propuzuar nga Viktor Mahillon, themeluesi që promovoi muzeun më të madh botëror të instrumentave muzikorë në Bruksel – Belgjikë- në vitin 1880 mbi parimin akustik) klasifikimi bazohej në natyrën e trupit, që prodhon tingullin.

4

Kështu ky autor i klasifikoi sasinë e madhe të instrumentave muzikorë të muzeut me emërtimet: a). autofonë ( të cilët parakuptonin faktin që tingulli prodhohej nga materiali përbërës i mirëfilltë siç janë p.sh. pjatat, këmbanat, triangolo etj.) , klasët e tjera si instrumentet me b). membranë, c) me frymë, d). me kordhë marrin parasysh përkatësisht që instrumentët prodhohen nga membrana, nga vibracionet e një kollonë ajri ose nga veprimi që bëhët në rastin e ngacmimit të një kordhe ( me pupël, me pickim, me goditje etj.). Këndvështrimi i një autori tjetër mjaft të njohur në këtë fushë është Schaffner (Francë) Ky autor i vështron instrumentet muzikorë nga pikëpamja e nivelit të manifakturave (ndërtimeve). E shprehur me pak fjalë, ky autor, parakupton evolucionin e të të prodhuarit përballë një kronologjie të materialeve të përdorura për ndërtimin e instrumenteve. Pra, Schaffner para së gjithash, bën dallimin e madh të një instrumenti idiofon i përbërë nga një dru i thjeshtë masiv që gjëndet në natyrë, i paprekur, dhe një instrumenti tjetër idiofon i cili paraqet një ndryshim të bërë nga ndërhyrja e dorës së njeriut. Në rastin e instrumeteve të frymës ky autor bën dallimin e madh mes përdorimit të kallamave, kaviteti i të cilave është në natyrën biologjike të materialit dhe një instrumenti tjetër frymorë ku kaviteti formohet si rezultat i ndërhyrjes së njeriut me disa mjete të posaçme. Koncepti bashkëkohor i klasifikimit të instrumenteve muzikorë, që i ka rezistuar dhe po i reziston ende aktualisht tundimeve të shumta të dijetarëve që merren me organologjinë dhe filozofinë e klasifikimit, është ai i ERICH M. VON HORNBOSTEL dhe CURT SACHS-it në mars të vitit 1961 në veprëN: “Classifiction of Musical Instruments”: Transated from the original German by ANTONY BAINES and KLAUS P. WACHSMANN. Parimet themelore të këtij klasifikimi bazohen në mënyrën në të cilën prodhohet tingulli. Edhe këta autorë i klasifikuan instrumentet muzikorë në katër grupe të mëdha por me ndryshimin e emërtimit të grupit të parë nga autofonë në idiofonë. Kështu që u përftuan katër kategori të instrumentave muzikorë të klasifikuar duke u bazuar në parimin e nxjerrjes së tingullit. Me konceptin organologjik do të kuptonim klasifikimin që i kanë bërë autorët e mësipërm nisur nga vetë tiparet fizike konstruktive që vështrohen nga instrumenti që prodhon tingullin dhe muzikën ose më thjesht nga lloji i materies që vibron: trup i ngurt vibrues (instr. Idiofonë); lëkurë vibruese (insr. Membranofonë); ajër vibrues (insr.aerofonë) dhe kordhë vibruese (instr. kordofonë). Në këtë kategori të fundit, ashtu sikurse dhe në katogoritë e tjera, autorët respektivë përcaktojnë ngacmimet e ndryshme që bëjnë të mundur vibracionet në të gjitha rastet e përmëndura më sipër. Në rastet e instrumenteve idiofonë baza e emetimit të tingulit qëndron goditja me një mjet tjetër të fortë; në ato membranofonë tingulli emetohet nga goditja e mollzave dhe shuplakave të duarve ose e mjeteve të tjera suplementare; në instrumentet kordofonë tingulli emetohet nga goditje e penzës, nga pickimi i thonjve të gishtave të dorës etj. dhe sëfundi, në instrumentet e frymës, vibracionet e kollonës së ajrit emetohen në mjaft forma të komplikuara, të gjitha këto parashikohen me një rigorozitet të pa cënueshëm nga këndvështrimi i dy autorëve të përmëndur më lart. Përmëndja konfuzionale e nje instrumenti

5

Marrim si shembull kavallin: Në literaturën e kërkuar rreth përcaktimit të fizionomisë të instrumentit të kavallit ndeshemi me trajtime të ndryshme në kënvështrimin e klasifikimit. Gjithashtu vërejmë se edhe përshkrimet rreth ketij instrumenti ndryshojnë nga njëri autor dhe botim tek tjetri dhe paraqiten me pasaktësira të ndjeshme nga kënvështrimi shkencor i klasifikimit. Duke ndjekur rendin kronologjik të botimit rreth fizionomisë së kavall-it, përmëndjet rreth këtij instrumenti rreth klasifikimit rezultojnë si më poshtë: Në veprën e SOKOLI R.: “Veglat Muzikore të Popullit Shqiptar”, Tiranë 1966, fq.44 ) për kavallin shkruhet: ‘’Kemi një tip fyelli që përfaqëson zhvillimin e mëtejshëm të ‘’ bilbilit ‘’ me 3 - 4 vrima në sipërfaqe.......’’ Siç vihet re nga përcaktimi i mësipërm, kavalli cilësohet si zhvillim i mëtejshëm i bibilit me 3 - 4 vrima. Lidhur më këtë përcaktim kavalli nuk mund të jet kurrsesi një instrument muzikor tingulli i të cilit emetohet nga një fryrje e lirë. Sipas Schaffner ndërhyrja artizanale e njeriut për të evoluar një instrument konsiderohet një zhvillim i mëtejshëm i një instrumenti. Në rastin konkret, është bilbili ai që pasqyron zhvillimin e mëtejshëm të instrumenteve me fryrje të lirë, pasi, sipas Schaffner, i cili parakupton evolucionin e të të prodhuarit përballë një kronologjie të materialeve të përdorura për ndërtimin e instrumenteve, mund të themi se, për ndërtimin e imbokaturës që emeton tingullin e bilbilit ndërhyhet në mënyrë artizanale nga njeriu për të krijuar sqepin e tij që orienton frymën drejt dritares ku formohet vibrimi i kollonës së ajrit. Më tej, po në këtë vepër, autori shkruan ‘’Poshtë Shkumbinit, nëpër Shqipërinë jugperëndimore, variantet e kësaj vegle paraqiten me përpjestime më të mëdha dhe me sqep të prerë (fig. 37) por që megjithatë kanë një ulluk te gojëza për të përçuar frymën drejt vrimës anësore’’. Edhe në këtë përcaktim instrumenti i kavallit paraqitet me sqep, çka nuk vërteton korrektësisht qënien e tij si të tillë (me sqep) por si një instrument me fryerje të lirë. Në vitin 1974, emrin ‘’kavall’’ e ndeshim në fjalorin serbo-kroatisht pa shpjegime e duhura çka na bën të mendojmë për pamjaftueshmërinë e shpjegimit të termi ‘’kavall’’. ( shih fjalorin: ZAJMI A.-BARDHI M.-DRINI S.-MULAKU L.-LUBOTENI G.-IAMI S., botuar në Prishtinë, 1974 fq. 287).Në këtë fjalor mungojnë spjegimet filologjike në një përcaktim korrekt të termit. Në fjalorin e Marcuse, shpjegimi i këtij emri kufizohet në termin Caval (turk. *qawül), me një brimë cilindrike dhe sipas krahinave ky instrument paraqitet i ndryshëm nga numri i vrimave. Veçanërisht, luhet në Shqipëri dhe Bullgari; në Dobruja, Moldavi, Oltenia, dhe Walachia në Rumani; dhe në Yogo. Maqedoni. Deri para ca kohësh luhej akoma me të, por në emrin ny, nga Rufai Dervishi nga Maqedonia. Dy kavallë luhen përgjithësisht bashkë, nga ekzekutues të ndryshëm, ata zakonisht janë çift. Druri i butë është materiali që ka si strukturë, fundi i sipërm i kavvalit është forma më e fortë e skajit të tij (cepit,anës). I gjithë instrumenti është i lyer ose i vajosur. Tingulli emetohet me vështirsi, por, duhet shumë frymë për një frazë të vetme që mund të luhet më një frymëmarrje. Në Rumani kavallët kanë pesë vrima përpara, ato në Yogoslavi shtatë vrima përpara dhe një vrimë prapa dhe katër vrima të tjera në fund. Në Yougoslavi loja me instrumentë realizohet me aktivizimin e dy duarve së bashku. Gishti i katërt asnjëherë nuk është i ngritur (teknikë në lojë). Kur luajnë duet, quheshin dvojice, një instrumentist gumëzhin, ose të dy unison, një fyell qendis një melodi nga tjetri. Kavalli është një instrument i thjeshtë, që luhej nga barinjtë dhe fshatarët. NëYugoslavi

6

përmasat janë 72-79 cm. (28-31 in.) I gjatë me një vrimë nga 15-16 mm.;diku në një vend tjetër ata kanë një trup më të gjatë, instrument shko iedhe 90 cm. Nga materiali informativ që ne gjejmë në këtë fjalor ndeshemi me përshkrime jo të sakta të mjaft prej tipareve organologjike të instrumentiti të kavallit. Theksojmë se autori i këtij termi nuk përcakton në asnjë rast mënyrën kryesore të funksionimit të këtij instrumenti ( me fryerje të lirë), dukuri që e bën të papërcaktuar dhe të pamundur parimin e vibrimit për ta klasifikuar sipas rendit përkatës të autorëve HORNBOSTEL, E.M. Von dhe SACHS C. ( shih MARCUSE S. : Musical instruments a comprehensive dictionary, New York- London 1975) Përveç fjalorit të serbo-kroatishtes këtë instrument e gjejmë të përshkruar edhe në fjalorin tonë por me një shpjegim më të gjatë por edhe në trajtimin e këtij termi : ‘’KAVÁLL,~I m. sh. ~ E,~ET. 1.Fyell i madh me tytë prej druri dhe me gojëz në trajtë sqepi, fyell’, përseritet i njëjti gabim me përcatime me veprat e mësipërme. ( shih AKADEMIA E SHKENCAVE E RPS TE SHQIPЁRISЁ instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë ‘’Fjalor i gjuhës së sotme shqipe’’-(me rreth 41.000), Tiranë, 1980, faqe 803). Edhe në fjalorin e mësipërm termin e kavallit përsëri e gjejmë me një nocion të gabuar ashtu si edhe në fjalorët dhe botimet e përmëndura më sipër. Kjo dukuri shihet shpesh ndër mjaft gjuhëtarë dhe albanologë të shquar, vendorë dhe të huaj, të cilët nocionet e parashtruara i marrin të gatëshm`e, nga njëri fjalor tek tjetri, pa bërë një punë hulumtuese vetiake apo konsultim me specialistët e fushave përkatëse. Sipas viteve pasrendëse të botimeve rreth instrumentave muzikor këtë term e ndeshim përsëri në botimin: ‘’Veglat Muzikore të Popullit Shqiptar’’, të autorëveR.Sokoli, P. Misso. Instrumenti i kavallit, në kapitullin ‘’Veglat Aerofonë’’ përsëri jepen karakteristika jo shumë të sakta rreth fizionomisë së këtij instrumenti. Në hyrje të këtij libri, kavalli identifikohet me terma të ndryshme të instrumentave të kategorisë aerofonë, parimi i emetimit të tingullit të të cilave nuk përputhet me atë të kavallit: ” . .......Gjithashtu, të thjeshta ishin disa tipa veglash tradicionale që prodhoheshin nga artizanët e qyteteve; p.sh. bilbilshtambushkat, .......tumbullacat....... kavallet prej tunxhi; fyejt dhe lugëfyllkat prej druri i punonin djepexhinjtë;......’’ i punonin kovaçët’’. Asnjë nga termat e përshkruara më lart për identifikimin e kavallit nuk përkon korrektësisht me instrumentin e kavallit. Madje edhe në rastin kur termi ‘’kavall’’ identifikohet me një instrument prej tunxhi mund të themi se një instrument i tillë, i quajtur ‘’kavall’, nuk gjëndet i përshkruar në literaturën e paraqitur më sipër në veprën themelore të organologjisë shqiptare të cituar: (shih hyrjen SOKOLI R.- MISSO P. : Veglat Muzikore të Popullit Shqiptar, Tiranë 1991, fq. 7). Në vijim të kapitullit ‘’Veglat aerofone’’, po të këtij botimi, përmenden edhe terma të tjerë që nuk i përkasin cilësive organologjike të kavallit të tilla si: ‘’..... Përveç emrit përgjithësues (fyell) kemi cirifile (rrethi i Vlorës), cule (Labëri) darvira dhe djamara (arbëreshët e Greqisë), duduk (Shqipërinë Juglindore), fancik (krahinë e Lumës), fiskaroll ose fishkaruall (arbëresht`t e Italisë), flojerë (shqiptarët e diasporas), kavall (fjalë e mbarë gjuhës), njijare(Labëri), torollua e xhufit (arbëreshët e Italisë), cambar e xuxë (çamëri) . ( shih kapitullin ‘’Veglat Aerofone’’, SOKOLI R.- MISSO P. : Veglat muzikore të popullit shqiptar, Tiranë 1991, fq. 93). Përcaktimet e mësipërme përfshijnë

7

emërtime të llojeve të ndryshme të familjes së pasur aerofone. Nga pikëpamja organologjike asnjë nga emërtimet e mësipërme nuk mund të njësohet dhe identifikohet me instrumentin e kavallit i cili përmban tipare organologjike krejtësisht origjinale dhe specifike, përcaktim që po e japim më poshtë në mënyrë të përmbledhur:

Formësimi i rregullt: Instrumenti aerofone, me fryerje të lirë, i përbërë nga tre dhe në disa raste edhe katër pjesë, të ndara njëra me tjetrën, që bashkohen nëpërmjet tyre me anë të nyjeve bashkuese konike kur luhet me të. Në trupin e kavallit janë hapur gjithsej 12 vrima por, vetëm në tetë prej tyre përqendrohet loja ekzekutuese. Kjo dukuri është specifike vetëm për instrumentin e kavallit. Kjo tregon se struktura e këtij instrumenti frymorë ka kaluar një eksperiencë të gjatë ndryshimesh deri në fiksimin edhe të parametrave të tjerë strukturorë sic janë psh. madhësia, hapësirat dhe madhësia e të tetë vrimave ekzekutuese, forma e emetimit të të tingullit bazohet në një formë të tillë të imbokaturës të instrumentistit e cila orienton në mënyrë të përqëndruar frymën e instrumentistit në tehun e grykës së kavallit duke përcaktuar kështu parimin e tingullit me fryerje të lirë.

BIBLIOGRAFIA HORNBOSTEL, E. M. Von dhe SACHS C. në veprën e tyre themelore ‘’Systematik der Musikinstrumente në Zeitschrift fur ethnologie’’, XLVI, 1914. ERICH M. VON HORNBOSTEL dhe CURT SACHS-it në mars të vitit 1961 në veprëN: “Classifiction of Musical Instruments”: Transated from the original German by ANTONY BAINES and KLAUS P. WACHSMANN. SOKOLI R.- MISSO P. : “Veglat Muzikore të Popullit Shqiptar”, Tiranë 1991. SOKOLI, R.: “Veglat Muzikore të Popullit Shqiptar”, Tiranë 1966, fq.44 ) MARCUSE S. : Musical instruments a comprehensive dictionary, New York- London 1975 ZAJMI A.-BARDHI M.-DRINI S.-MULAKU L.-LUBOTENI G.-IAMI S., botuar në Prishtinë, 1974 fq. 287). AKADEMIA E SHKENCAVE E RPS TE SHQIPЁRISЁ instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë ‘’Fjalor i gjuhës së sotme shqipe’’-(me rreth 41.000), Tiranë, 1980, faqe 803).

8

View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF