Konstruksionet Metalike

October 21, 2017 | Author: Sadullah Avdiu | Category: N/A
Share Embed Donate


Short Description

Material per pune fjgjfdhjkgdkgfdhjnfdkjhfd fgidhgfdjkghfdjkghfdhgksdfgjfhdjkghfkdjghfjkdhjgjfhkjkljhlk...

Description

KONSTRUKSIONET METALIKE

5

PËRMBAJTJA 1. 1. 1. 1. 2. 1. 3. 1. 4. 1. 5. 1. 6. 1. 7. 2. 2. 1. 2. 2. 2. 3. 2. 4. 2. 5. 2. 6. 3. 3. 1. 3. 1. 1.

Hyrje e shkurtër në konstruksionet metalike..................................................................................... Vetitë e konstruksioneve metalike..................................................................................... Tipet e konstruktimit.............................................................................. Projektimi dhe konstruktimi............................................................................... Dimensionimi i konstruksioneve metalike...................................................................................... Dokumentacioni teknik.......................................................................................... Format dhe rregullat e shënimit të elementeve të konstruksioneve çelikta.............................................................. Përpunimi dhe shënimi i elementeve konstruktive........................................................ Bazat për dimensionim të konstruksioneve çelikta........................................................ Llojet e ngarkesave.................................................................................. Sforcimet në konstruksion............................................................................... Sforcimet e lejuara......................................................................................... Çeliku gjatë ngarkesave të ndryshueshme............................................................................. Kuptimi mbi lodhjen........................................................................................ Sforcimet e përbëra........................................................................................ Mjetet për lidhjen e elementeve të çelikta......................................................................................... Ribatinat..................................................................................... Forma e

11 13 13 13 14 14 14 16 16 16 17 18 18 21 21 22 22 22

6

3. 1. 2. 3. 1. 3. 3. 1. 4. 3. 1. 5. 3. 1. 6. 3. 1. 7. 3. 1. 8. 3. 1. 9. 3. 2. 3. 2. 1. 3. 2. 2. 3. 2. 3. 3. 3. 3. 3. 1. 3. 3. 2. 3. 3. 3. 3. 3. 4. 4. 4. 1. 4. 2.

Dr. sc. Beqir Hamidi

ribatinës...................................................................................... Aftësia bartëse e ribatinës...................................................................................... Sforcimet e lejuara të ribatinave gjatë lidhjeve të elementeve konstruktive................................................................................ Renditja e ribatinave dhe bulonave..................................................................................... Renditja e ribatinave në lamela......................................................................................... Renditja e ribatinave nëpër profile......................................................................................... Llogaritja e ribatinave.................................................................................... Llogaritja statike e ribatinave.................................................................................... Llogaritja dinamike e ribatinave.................................................................................... Lidhja me bulona......................................................................................... Bulonat e papërpunuar dhe të përpunuar................................................................................... Aftësia bartëse dhe sforcimet e lejuara për bulon........................................................................................... Bulonat e ngarkuar paraprakisht................................................................................ Llogaritja dhe konstruktimi i lidhjeve....................................................................................... Vazhdimi i pllakave me bulona dhe ribatina....................................................................................... Llogaritja e lidhjeve të shufrave aksialisht të ngarkuara.................................................................................... Llogaritja e lidhjeve të ngarkuara në përkulje....................................................................................... Llogaritja e lidhjeve të përbëra........................................................................................ Dimensionimi dhe konstruktimi i bartësve...................................................................................... Ndarja e bartësve...................................................................................... Llogaritja e bartësve të përbërë.......................................................................................

24 26 27 27 28 30 30 32 33 33 34 36 39 39 42 43 45 46 46 49

KONSTRUKSIONET METALIKE

4. 2. 1. 4. 2. 2. 4. 3. 4. 4. 4. 5. 5. 5. 1. 5. 2. 5. 2. 1. 5. 2. 2. 5. 2. 3. 6. 6. 1. 6. 1. 1. 6. 1. 2. 6. 1. 3. 6. 2. 6. 2. 1. 6. 2. 2. Shtojca

Metoda e forcave........................................................................................ Metoda e zhvendosjes................................................................................ Dimensionimi i shufrave të ngarkuara.................................................................................... Llogaritja e shtyllave të konstruksioneve tjera............................................................................................. Llogaritja e nyjës së kapriatës................................................................................... Konstruksioni dhe llogaritja e bartësit me mure të holla.......................................................................................... Përdredhja e shufrës...................................................................................... Bartësit me mure të holla me profile të hapur......................................................................................... Sistemi i koordinatave për sektorin..................................................................................... Qendra e lakimit për profile të hapur......................................................................................... Përdredhja e kufizuar..................................................................................... Metoda e elementeve të fundëm në analizën e konstruksioneve kapriatë.......................................................... Konstruksionet kapriatë në rrafshë....................................................................................... Elementet e fundëm për kapriatën në rrafshë....................................................................................... Ekuacionet themelore të elementeve të fundëm...................................................................................... Shufra e kapriatës në rrafshë....................................................................................... Problemet e kapriatës në hapësirë..................................................................................... Elementet e fundëm i kapriatën në hapësirë..................................................................................... Shufra e kapriatës në hapësirë..................................................................................... Metoda e elementeve të fundëm të nënsistemit të konstruksionit bartës të eskavatorit..........................................

7

49 53 54 56 57 58 58 61 62 63 65 70 70 71 73 73 83 83 84 92

8

1. 1. 1. 1. 2. 2. 2. 1. 2. 2. 3. 4. 5.

Dr. sc. Beqir Hamidi

Konstruksioni bartës i epërm........................................................................................ Modeli matematik i shprehur me metodën e elementëve të fundëm të konstruksionit bartës të epërm........................................................................................ Modeli dinamik i reduktuar i konstruksionit bartës të epërm........................................................................................ Krahu i rotorit........................................................................................ Elementet e fundëm për modelin e krahut të rotorit........................................................................................ Modeli dinamik i reduktuar i krahut të rotorit........................................................................................ Modeli dinamik i portalit...................................................................................... Modeli dinamik i litarëve...................................................................................... Modeli dinamik i konstruksionit bartës të poshtëm.................................................................................... Listingu..................................................................................... Literatura..................................................................................

92 93 93 148 148 149 154 155 155 155 164

KONSTRUKSIONET METALIKE

9

PARATHËNJE Në kohën e sotme të zhvillimit të shpejt të teknologjive në botë, vëmendje e veçantë po u kushtohet konstruksioneve metalike, e posaçërishtë konstruksioneve të lehta. Ky tekst përfshinë materien e cila ligjërohet sipas syllabuseve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë. Materiali i ekspozuar në tekst bazohet në standardet nga lëmi i konstruksioneve nga çeliku. Në këtë radhë është dhënë përpunimi i stabilitetit të shufrave, bartësve standard dhe atyre me mure të holla duke shfrytëzuar standardet më të reja ndërkombëtare. Gjithashtu është punuar edhe metoda e elementeve të fundme. Teksti u është dedikuar studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, por mund ta përdorin edhe inxhinierët e mekanizimit të cilët ngushtë janë të lidhur me këtë materie. Gjatë hartimit të këtij teksti qëllimi kryesor ka qenë që punën time njëzetvjeçare në fushën e konstruksioneve dhe të mekanizimit t`ua prezentoj, të gjithë atyre që janë të interesuar ta çojnë këtë lëmi përpara, pikërishtë këtu ku ne po jetojmë. Paraprakisht i falënderoj të gjithë ata që japin vërejtje konstruktive, në mënyrë që në të ardhmën, gjatë ribotomit ky tekst të jetë më i kompletuar.

Prishtinë Janar, 2012

Autori

10

Dr. sc. Beqir Hamidi

KONSTRUKSIONET METALIKE

11

1. HYRJE E SHKURTËR NË KONSTRUKSIONET METALIKE Zanafilla e konstruksioneve metalike kryesisht rrjedh nga lëmia e ndërtimtarisë dhe shumë varet nga materiali me të cilin ndërtohet konstruksioni. Në konstruksione kryesisht shqyrtohen specifikat e llogaritjes, projektimit si dhe ndërtimi i strukturave të konstruksioneve bartëse në përdorimin e spektrit të gjerë, si në problemet e ndërtimtarisë ashtu edhe në ato të inxhinierisë mekanike. Duke pasur parasysh të arriturat e mëdha të teknikës së makinerisë, ku strukturat e konstruksioneve bartëse paraqesin bazën skeletore në projektet e gjeneralizuar të makinave, andaj synimet kryesore janë që masat e konstruksionit të jenë sa ma të vogla dhe sa ma racionale. Këto procese zhvillimore suksesin më të madh e kanë arritur në gjysmën e dytë të këtij shekulli, kur me përparimin e teknikës kompjuterike filluan të aplikohen metodat për analizën strukturore, teknologjinë e përpunimit si dhe përdorimin e materialeve të reja. Zhvillimi i hekurudhës në Evropë (prej 1850) i ka dhënë një shtytje zhvillimit të konstruksioneve metalike dhe i ka kontribuar në masë të madhe zhvillimit më të shpejt ekonomik të vendeve industriale. Në atë kohë, urat e hekurudhës më së shpeshti kanë qenë të ndërtuara nga mbajtësit e thjesht kapriat, me kapriata paralele, por nuk janë ndërmarr masat kundër deformimeve anësore të nyjeve në brezin e sipërm, qka ka sjell deri te një numër i madhë katastrofash, përkatsisht të rrëzimit të urave të caktuara të këtij lloji. Kjo ka shkaktuar shqetësim të madhë dhe diskutime në botën e konstruktorëve, për çka është publikuar një numër i madh i artikujve teknik. Llogaritja e strukturave të konstruksioneve bartëse bazohet në metodat e mekanikës trupave të ngurtë. Ndarja e të gjitha konstruksioneve bëhet në bazë të materialit edhe atë: - konstruksionet prej drurit, - konstruksionet prej betoni, dhe - konstruksionet metalike. Sipas projektimit dhe teknologjisë së përpunimit të gjitha konstruksionet përbëjnë konstruksionet metalike si janë: a) urat, b) llojet e ndryshme të ndërtesave, c) anijet, aeroplanët dhe trenat dhe d) konstruksionet bartëse të stabilimenteve të ndryshme.

Dr. sc. Beqir Hamidi

12

Për makineri, me rëndësi është projektimi dhe konstruktimi i konstruksioneve bartëse të makinave të ndryshme siç janë: urat, vinçat, transportierët, konvejerët, ekskavatorët, rezervuarët, bunkerët etj. Në figurën 1, është dhënë vinçi portal.

Figura 1.

Në figurën 2, është dhënë ekskavatori me rrotor për mihjen e thëngjillit.

Figura 2.

Në figurën 3, është dhënë ura mbi lumë, me konstruksione të çelikta.

KONSTRUKSIONET METALIKE

13

Figura 3.

Prej të gjitha metaleve që përdoren në këtë lëmi sipas sasisë vend me rëndësi zë çeliku. Në kohë të fundit vend me rëndësi ka alumini me legurat e veta (p.sh. te industria e aeroplanëve ky është materiali bazë). Për shkak të peshës specifike të vogël përdorimi i aluminit përdoret te konstruksionet ku pesha luan rol të rëndësishëm. Pra këto janë ato që i karakterizojnë epërsitë e konstruksioneve metalike. 1.1. VETITË E KONSTRUKSIONEVE METALIKE Nga aspekti i teknologjisë së përpunimit, konstruksionet metalike janë speciale sepse shumë pak kërkojnë përpunim me prerje. Prej makinerisë prodhuese vijnë në shprehje vetëm përpunimi i vendeve për lidhje të disa elementeve (p.sh. shpimi i vrimave për ribatina ose bulona, përpunimi i skajeve për lidhjen me saldim gjatë prerjes dhe lakimit), ashtu që vet forma e konstruksionit formohet nga lidhja e elementeve me ngjeshje dhe tërheqje. Sipas kërkesave të ndryshme të bartjes së ngarkesave kombinohen elemente të formave dhe madhësive të ndryshme. 1.2. TIPET E KONSTRUKTIMIT Dallohen dy tipe themelore të konstruktimit: a) konstruksionet kapriatë dhe b) konstruksionet prej llamarine. Gjithsesi zgjedhja e njërit apo tipit tjetër varet nga shumë faktorë. Në të shumtën e rasteve konstruksionet kapriatë janë më pak ekonomike se ato prej llamarine, kurse nganjëherë vlen e kundërta. Tek konstruksionet kapriatë, të gjithë elementet e konstruktimit u janë ekspozuar sforcimeve në ndemje aksiale, kurse tek konstruksionet prej llamarine, prezent janë sforcimet në përkulje (lakim). 1.3. PROJEKTIMI DHE KONSTRUKTIMI Projektimi i një konstruksioni metalik duhet t`i përgjigjet përdorimit të tij. Dimensionet e konstruksionit duhet të jenë të zgjedhura ashtu që t`i plotësojnë kushtet e përgjithshme të gabariteve të konstruksionit. Gjithashtu pamja e konstruksionit luan rol me rëndësi. Zgjidhja e konstruksionit duhet të shërbej si burim i të dhënave për zgjidhje të reja konstruktive. Projektimi

14

Dr. sc. Beqir Hamidi

i një konstruksioni patjetër duhet të përmbajë shënimet e mjaftueshme që i përkasin nji projekti. 1.4. DIMENSIONIMI I KONSTRUKSIONEVE METALIKE Në procesin e projektimit dhe konstruktimit të konstruksioneve metalike me rëndësi të madhe është që: a) të caktohet lloji dhe karakteri i ngarkesave, b) të përvetësohet tipi i konstruksionit dhe c) të caktohet materiali i konstruksionit. Gjithashtu gjatë llogaritjes duhet të përfshihen: - shënimet për ngarkesat, - shënimet për materilain e aplikuar, - shënimet e mjaftueshme të elementeve, - treguesit e sforcimeve, - treguesit e stabilitetit, - treguesit deformimeve, - treguesit e sigurisë në lidhjet, - treguesit e sigurisë kundër zhdredhjes dhe - treguesit e përballimit gjatë lodhjes. Tek sforcimet, duhet të vërtetohet që sforcimet e llogaritura të jenë më të vogla se sa sforcimet e lejuara, varësisht nga lloji i ngarkesave. 1.5. DOKUMENTACIONI TEKNIK Dokumentacioni i konstruksionit metalik përfshinë: - llogaritjet, - vizatimet, - përshkrimin teknik dhe - kushtet e posaçme teknike. 1.6. FORMAT DHE RREGULLAT E SHËNIMIT TË ELEMETEVE TË VEÇANTA TË KONSTRUKSIONEVE TË ÇELIKTA Elementet konstruktive themelore janë: a) shufrat, b) llamarinat dhe c) bartësit e profiluar Të gjitha këto elemente punohen me ngjeshje. SHUFRAT- kanë formën e pllakës (figura 4.1), formën e rrumbullakët (figura 4.2), formën katrore (figura 4.3), formën gjashtë këndësh (figura 4.4), formën këndore (figura 4.5) dhe profilit Z (figura 4.5).

KONSTRUKSIONET METALIKE

Figura 4.3.

Figura 4.5.

15

Figura 4.1.

Figua 4.2.

Figura 4.4.

Figura 4.5.

LAMARINAT- kanë këto forma: llamarinat e rrafshëta, llamarinat në formë të koritës (figura 5.1) dhe llamarinat e valëzuara (figura 5.2)

Figura 5.1.

Figura 5.2.

Sipas përpunimit të sipërfaqeve llamarinat ndahen në: llamarina të lëmuara, llamarina të brinjëzuara (figura 5.3) dhe llamarina të shpuara (figura 5.4)

Figura 5.3.

Figura 5.4.

16

Dr. sc. Beqir Hamidi

BARTËSIT E PROFILUAR- kanë këto forma: I-profili normal, I-profili me gjymtyrë të trasha (PEINE-profil) dhe I-profili. 1.7. PËRPUNIMI DHE SHËNIMI I ELEMENTEVE KONSTRUKTIVE Materiali bazë te konstruksionet metalike të mjeteve transportuese, makinave të ndërtimtarisë dhe xehetarisë është çeliku. Përdorimi i aluminiumit shumë pak përdoret te këto makina. Aluminiumi në masë të madhe përdoret në industrinë e konstruksioneve të aeroplanëve. Çeliku është legurë që përfitohet nga hekuri dhe karboni me përqindje 0,05 – 1,7 %. Çeliku me përmbajtje të karbonit 1,7 %, paraqet çelikun e karbonik. Varësisht nga përmbajtja e karbonit çeliqet karbonike ndahen në: 1. çeliqe karbonike të ulta me përmbajtje të karbonit më pak se 0,25 %, 2. çeliqe karbonike të mesme me përmbajtje të karbonit prej 0,25 – 0,6 % dhe 3. çeliqe karbonike të larta me përmbajtje të karbonit prej 0,6 – 1,7 %. Për konstruksionet bartëse te makinat e ndërtimtarisë, aplikohen çeliqet karbonike të ultë, kurse çeliqet karbonike të mesme dhe të larta aplikohen gjatë konstruktimit të veglave të tyre. Pjesët e komplikuara të konstruksioneve të çelikta formohen prej elementeve konstruktive themelore. Këta elemente që të vijnë nga depo në gjendje të rregullt, duhet të jenë të palosura. Shpesh forma e konstruksionit kërkon edhe lakimin e llamarinës. Shënimi i elementeve mund të kryhet në shumë mënyra. E para është përmes shabllonit në përpjesë 1:1 ku përmes shabllonit direkt shënohet elementi. E dyta mund të kryhet përmes vizatimit. E treta është kombinim i dy të parave. 2. BAZAT PËR DIMENSIONIM TË KONSTRUKSIONEVE TË ÇELIKTA 2.1. LLOJET E NGARKESAVE Tek llogaritja e konstruksioneve të vinçit dallohen dy ngarkesa: a) ngarkesa kryesore dhe b) ngarkesa plotësuese Tek ngarkesat kryesore hyjnë; ngarkesat e repartit dhe pesha vetanake e konstruksionit.

KONSTRUKSIONET METALIKE

17

Tek ngarkesat plotësuese hyjnë; ngarkesat për shkak të forcave të inercionit, ndikimit të erës, borës dhe ndryshimit të temperaturës. Pesha e repartit, në fakt paraqet ngarkesat e lëvizshme, të cilat mund të jenë të ndryshueshme për kah intensiteti, pozita e pikave repere si dhe karakteri i përsëritjes gjatë tërë kohës. Këto ngarkesa inicojnë sforcime dinamike. Ndryshimi dinamik i ngarkesave të lëvizshme merret parasysh në atë mënyrë që ngarkesat e lëvizshme shumëzohen me koeficientin dinamik. Pesha vetanake e konstruksionit paraqet ngarkesat e përhershme. Ngarkesat për shkak të forcave të inercionit dalin me ndryshimin e shpejtësisë së lëvizshme të vet konstruksionit si tërësi. Goditjet e anëve të rrotave në shina si dhe shinat në mes veti janë shkaktarë të ngarkesave goditëse. Era e ngarkon konstruksionin me ndikimin e vet në shtypje. Ngarkesat për shkak të erës varen prej formës së sipërfaqes me të cilën ndikon era dhe prej presionit të erës. Të gjitha ngarkesat nuk është e thëne të ndikojnë njëkohësisht. Për llogaritje të konstruksionit merren në konsideratë ato ngarkesa që ndikojnë përnjëherë. Tek vinçat, llogaritja e konstruksionit bëhet për tre raste të ngarkesave. Në rastin e parë hyjnë: a) ngarkesa për shkak të peshës së repartit, b) ngarkesa për shkak të peshës vetanake dhe c) ngarkesa për shkak të forcave të inercionit. Në rastin e dytë të ngarkesave hyjnë të gjitha ato ngarkesat e lartpërmendura, por i shtohen edhe ngarkesat për shkak të erës. Në rastin e tretë, merren ato ngarkesa që janë të papërshtatshme në krahasim me dy rastet e lartëpërmendura edhe atë: a) kur vinçi është jashtë repartit dhe i është nënshtruar erës si dhe b) kur vinçi është jashtë repartit pa ndryshimin e erës dhe me dështimin e frenave kemi goditje të mëdha. 2.2. SFORCIMET NË KONSTRUKSION Për çdo rast të ngarkesave caktohen sforcimet llogaritëse. Sforcimet reale në materiale, dallojnë nga ato llogaritëse për shumë arsye, sepse të gjithë faktorët që ndikojnë nuk mund të përfitohen në llogaritje. Nga ana tjetër, edhe vet metodat të cilat i përshkruajnë sforcimet, vetëm i afrohen gjendjes reale.

Dr. sc. Beqir Hamidi

18

2.3. SFORCIMET E LEJUARA Sforcimet e lejuara janë ato sforcime, të cilat mund t`i bartë detaji i konstruksionit. Si të tilla, krahasohen me sforcimet llogaritëse. Sforcimet llogaritëse duhet të jenë më të vogla se ato të lejuara. Sforcimet e lejuara në ndemje aksiale fitohen, kur sforcimet në kufirin e tërheqjes pjesëtohen me shkallën e sigurisë K. σ lej =

σT K

Tek vinçat përdoren këto shkallë të sigurisë: - për rastin e parë të ngarkesave, K=1.5 - për rastin e dytë të ngarkesave, K=1.3 - për rastin e tretë të ngarkesave, K=1.1 Materiali bazë, që përdoret tek konstruksionet e çelikta është në pajtim me standardet e Eurokodeve. 2.4. ÇELIKU GJATË NGARKESAVE TË NDRYSHUESHME Konstruksionet prej çeliku u ekspozohen ngarkesave të cilat ndërrojnë gjatë kohës prej vlerës maksimale në atë minimale. Ngarkesat e tilla i quajmë ngarkesa të ndryshueshme. Në realitet, karakteri i ngarkesave të ndryshueshme nuk është i drejtë as për kah koha e as për kah amplituda, respektivisht nuk sillet në mënyrë të njëjtë. Që të arrihen disa ligje të ngarkesave të ndryshueshme, supozohet se ato ndryshojnë sipas funksioneve sinusoidale respektivisht kosinusoidale. Ekzistojnë ngarkesat e ndryshueshme njëkahëshe dhe ato të ndryshueshme. Ngarkesat e ndryshueshme njëkahëshe, mund të jenë edhe ngarkesa të plota njëkahëshe. Po ashtu edhe ngarkesat e ndryshueshme mund të jenë të plota. Në figurën 6, janë treguar ngarkesat e ndryshueshme njëkahëshe, ku është: σ m > ∆σ

σmin / σmax > 0

KONSTRUKSIONET METALIKE

19

Figura 6.

Tek ngarkesat e ndryshueshme njëkahëshe të plota, (fig. 7), sforcimet normale janë: σ m = ∆σ

σ min / σ max > ±0

Figura 7.

Tek ngarkesat e ndryshueshme njëkahëshe, (fig. 8), sforcimet normale janë: σ m < ∆σ

σ min / σ max < 0

Dr. sc. Beqir Hamidi

20

Figura 8.

Tek ngarkesat e ndryshueshme njëkahëshe të plota, (fig. 9), sforcimet normale janë: ∆m = 0

σ e = −σ p = ∆σ

Figura 9.

Në të gjitha rastet e lartëpërmendura, sforcimet normale janë: σm =

σ max + σ min 2

∆σ =

σ max − σ min 2

Për ngarkesa njëkahëshe të plota, sforcimet normale janë: σ max = 2∆σ

2.5. KUPTIMI MBI LODHJEN

KONSTRUKSIONET METALIKE

21

Nëse numri i cikleve të një ngarkese të ndryshueshme është i tillë, që mund të paraqes shkatërrimin e materialit gjatë lodhjes, atëherë sforcimet e llogaritura duhet të krahasohen me ato të lejuara për ngarkesë të ndryshueshme, pra: σ D log = Zσ log

Ku janë: σD log - sforcimi i llogaritur i ekspozuar i lodhjes, σlog - sforcimi që nuk i ekspozohet lodhjes,

Z – koeficienti i lodhjes i cili varet nga lloji i materialit si dhe vlera kufitare e σ. Tek konstruksioni i vinçave, nëse numri i ngarkesave gjatë vitit është mbi 25000, atëherë duhet të vërtetohet konstruksioni, që të mos vie deri te lodhja. 2.6. SFORCIMET E PËRBËRA Nëse elementi i konstruksionit i është ekspozuar ngarkesave të ndërlikuara (komplikuara), atëherë duhet të llogaritet sforcimi i përbërë. Sforcimet e përbëra kryesisht i shkaktojnë ngarkesat aksiale (në zgjatje dhe shkurtim) dhe ngarkesat tangjenciale. Sforcimi i përbërë duhet të jetë më i vogël se sforcimi i lejuar. Duke filluar nga shekulli XVII, e deri në decenjën e parë të shekullit XX, janë propozuar gjashtë hipoteza për llogaritjen e sforcimeve. Hipoteza e gjashtë (hipoteza e shkencëtarit Huber, 1904), është treguar më e saktë, të cilën më vonë e përpunuan shkenctarët; Von Mises (1913) dhe Henky (1924). Për gjendjen dydimensionale, sforcimi i përbërë është: σ i = σ x2 + σ y2 − σ x σ y + 3τ xy2

Për σ y

=0 ,

fitohet: σ i = σ x2 + 3τ xy2

Në mënyrë analone, nëse bëhet analiza për gjendjen tredimensionale, sforcimi i përbërë do të jetë me tri komponente.

Dr. sc. Beqir Hamidi

22

3. MJETET PËR LIDHJEN E ELEMENTEVE TË ÇELIKTA Prodhimet prej llamarine, shufrave si dhe bartësve të profiluar pas përpunimit të tyre, pastaj për shkak të gjatësisë së tyre dhe mundësisë së transportimit, paraqitet nevoja e vazhdimit të tyre, e kjo arrihet me ndihmën e ribatinave, bulonave e më rrallë me saldim. Me lidhjen e elementeve krijohet konstruksioni. Lidhjet mund të jenë të ndashme dhe të pandashme. Lidhjet e ndashme realizohen përmes bulonave, kurse ato të pandashme me ndihmën e ribatinave dhe tegelave të salduar. 3.1. RIBATINAT 3.1.1. FORMA E RIBATINËS Ribatinat punohen në presa të çelikta prej materialit Ç.0447 dhe Ç.0247, sipas standardit JUS.C.BO.505. Ribatinat përbëhen prej trupit dhe kokës. Sipas formës së kokës, ribatinat ndahen në: a) ribatina me kokë gjysmë rrethi, b) ribatina me kokë të rrafshët gjysmë rrethi, c) ribatina me kokë të rrafshët, Në figurën 10, është dhënë ribatina me kokë gjysmë rrethi para ribatimit. Pas lidhjes (ribatimit) plotësisht mbushet vrima që të mos vie deri te ndarja apo lakimi i trupit gjatë lodhjes. Këto ribatina përdoren për lidhje të llamarinave me trashësi, b
View more...

Comments

Copyright ©2017 KUPDF Inc.
SUPPORT KUPDF