1200 Kenge Te Vjetra Qytetare
November 9, 2017 | Author: ghajdar | Category: N/A
Short Description
Download 1200 Kenge Te Vjetra Qytetare...
Description
1200 kenge te vjetra qytetare Jan 27, '09 7:28 AM by Korab for everyone
Category: Music
Genre: Pop
Artist: Xhevdet Bytyqi
1 Xhevdet Bytyçi PËRMBLEDHJE 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS POPULLORE DHE ARGËTUESE Gjakovë, gusht 2006 2 BOTIMI I PËRMBLEDHJES ËSHTË MUNDËSUAR NGA MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE TË KOSOVËS Autor i Përmbledhjes : Xhevdet BYTYÇI Redaktor : Hasan ARLLATI Kopertina : Art KUPA Realizimi kompjuterik : Fitim I. HALILI
Përgatitur për shtyp dhe shtypur në SHTYPSHKRONJËN “L I T O G R A F I A” në Gjakovë 3 Në vend të parathënies, dy fjalë të autorit Botimi i kësaj përmbledhjeje me tekste të këngëve të muzikës popullore dhe argëtuese shqipe është kurorëzim i një pune shumëvjeçare të bërë me përkushtim e dashuri të veçantë dhe paraqet një kontribut modest për kulturën shqiptare, posaçërisht në fushën e muzikës dhe ruajtjen e trashëgimisë dhe krijimtarisë popullore. Pasioni për mbledhjen e teksteve të këngëve te unë ka lindur shumë vite më parë. Duke qenë nga Gjakova dhe i rritur në një mjedis dhe shoqëri ku është kultivuar muzika e mirëfilltë shqipe, në veçanti kënga qytetare (një vëlla imi është njohës i mirë i muzikës dhe një kohë të gjatë merret me këngën), çështja e mbledhjes së teksteve të këngëve më është bërë pasion që në vitet e shtatëdhjeta dhe me intensitet të ndryshëm, sipas periudhave të caktuara kohore, dhe ka vazhduar deri në ditët e sotme. Këto tekste janë mbledhur në formë dorëshkrimi dhe janë rreth 3.000 faqe të shkruara me tekste të këngëve të ndryshme shqipe. Tekstet, kryesisht, janë nxjerrë përmes dëgjimit të këngëve. Kjo mënyrë e shënimit të teksteve të këngëve mbase është e vështirë dhe për këtë arsye tekstet jo gjithherë mund të jenë të plota dhe të sakta. Vitet e fundit më shumë jam marrë me plotësimin, sistemimin dhe përzgjedhjen e këtyre teksteve nga dorëshkrimet. Për plotësimin dhe korrigjimin e tyre është konsultuar edhe një numër i caktuar përmbledhjesh të këngëve të botuara nga autorë të
ndryshëm. Kjo më shumë vlen për këngën shkodrane, siç janë botimet: “Këngë popullore shkodrane” nga Agim Velaj, “25o këngë qytetare shkodrane”, transkriptuar dhe harmonizuar nga Tonin Zadeja dhe Tonin Daija dhe “Këngë popullore shkodrane” nga Kasem Taipi, botuar në vitin 1998 dhe në një masë më të vogël për këngët e Shqipërisë së Mesme, ku do përmendur përmbledhja e këngëve të Isuf Myzyrit nga autorët Sulë Dreshaj dhe Alfons Balliçi, botuar në vitin 1996 dhe Këngë popullore të Shqipërisë së Mesme nga autori Hysen Filja botuar në vitin 1991. Për plotësimin dhe korrigjimin e këngëve gjakovare kryesisht janë shfrytëzuar disa përmbledhje nga Qamili i Vogël të botuara duke filluar nga viti 1961. Pas plotësimit dhe sistemimit rezulton se janë rreth 1.700 tekste këngësh. Do të ishte mirë që këto të botohen të gjitha. Por duke pasur parasysh qëllimin që në një vëllim të vetëm të mblidhet numër sa më i madh këngëve, është bërë një përcaktim që në këtë përmbledhje të botohen tekstet e 1.200 këngëve të muzikës popullore dhe argëtuese shqipe. Është e kuptueshme që pjesa dërrmuese e tyre janë të muzikës popullore - 850 këngë, kurse 350 janë të muzikës së lehtë dhe argëtuese. 4 Pjesa dërrmuese e këngëve popullore, rreth 80 % janë tekste të këngëve të vjetra. Të tjerat janë kompozime të reja dhe janë përfshirë në këtë përmbledhje për shkak të popullaritetit që kanë pasur dhe kanë këto këngë. Një gjë e tillë vlen edhe për tekstet e këngëve të muzikës së lehtë dhe argëtuese, për aq sa mund të thuhet se është e vjetër kjo lloj muzike te
ne. Janë bërë përpjekje që në këtë numër të përfshihen tekste me këngë nga të gjitha trevat shqiptare dhe sado që ky ishte edhe synim imi, vërehet ndikimi më i madh i këngëve të disa trevave të caktuara. Ndoshta kjo rrjedh edhe për shkak të kontaktit më të madh me muzikën e këtyre trevave. Kështu, tek këngët popullore dallohet ndikimi i këngëve gjakovare, këngë më të cilat edhe jam rritur, pastaj këngët e Shqipërisë së Mesme, këngëve shkodrane e kështu me radhë. Tek tekstet e këngëve të muzikës së lehtë dhe argëtuese më shumë vërehet ndikimi i këngëve korçare dhe kompozimeve të ndryshme të muzikës argëtuese. Janë bërë përpjekje që këngëve t’iu gjinden dhe shënohen edhe autorët e tekstit. Për një numër të konsiderueshëm të këngëve autorësia është e ditur. Mirëpo, për një numër të konsiderueshëm të tyre, posaçërisht te këngët popullore, duke u kënduar brez pas brezi, edhe janë transformuar dhe iu është humbur autorësia. Për këto arsye është përcaktuar që teksteve të këngëve (edhe e atyre që u dihet autorësia) të mos u shënohet autori i tekstit. Një angazhim i rëndësishëm është bërë edhe në sistemimin dhe renditjen e teksteve të këngëve popullore sipas trevave nga ku e kanë burimin dhe ku janë kënduar e kultivuar më tepër. Ndarja e prerë e teksteve të këngëve sipas kriterit të trevave prej nga e kanë burimin, në veçanti te një numër i këngëve të vjetra popullore është një punë mjaft e vështirë. Arsyet e këtyre vështirësive janë të ndryshme. Po përmendi disa.
Është e ditur se shumë këngë janë krijuar, ta zëmë, në Shkodër apo Berat dhe me kalimin e kohës janë shtrirë edhe në trevat tjera, ku kanë lëshuar rrënjë të reja, duke fituar një lloj autoktonie të veçantë. Kjo ka të bëjë me këngët e vjetra, të cilat janë përvetësuar nga njerëzit e një treve të caktuar, kanë krijuar nuanca të dallueshme si në tekst ashtu edhe në vijën melodike, janë kënduar për më shumë se një shekull në një formë pak a shumë të re, prandaj i kemi renditur aty ku janë. Një numër i këngëve që e kanë burimin në një trevë të caktuar më shumë janë kultivuar dhe kënduar në një trevë tjetër, dhe do të ishte vështirë, mbase edhe e padrejtë, që këto këngë të mos i atribuohen trevës ku edhe janë kultivuar dhe kënduar më shumë. Në këtë aspekt duhet kuptuar edhe radhitjen e teksteve të këngëve sipas trevave që i është bërë në përmbledhje, gjithnjë duke mos pretenduar që kjo radhitje të jetë e plotë. Një numër i caktuar i këngëve këndohen në dy apo më shumë versione, duke pasur dallime edhe në përmbajtjen e tekstit. Në raste të 5 tilla, në këtë përmbledhje janë përfshirë që të dyja versionet. Po ashtu, një numër i caktuar i këngëve popullore me përmbajtje të ndryshme të teksteve kanë të njëjtin emërtim, dhe kjo është shënuar, për t’u dalluar, me numër pas titullit të këngës. Te emërtimi i këngëve, respektivisht titulli i këngëve ka pasur vështirësi të theksuara. Pjesa më e madhe e titujve të këngëve të cilat mund të gjinden të shkruara në ndonjë botim, emërtimin e kanë të saktë.
Ndoshta kjo, në raste të rralla e të veçanta, nuk mund të thuhet edhe për emërtimet e këngëve të cilat nuk ka pasur mundësi të gjendën të shkruara. Në këto raste, si emërtim i këngës është marrë vargu i parë i tekstit. Meqenëse te një numër i konsiderueshëm i këngëve popullore përdoren terma nga persishtja e vjetër, turqizma, etj, është bërë përpjekje në fund të tekstit të secilës këngë ku përdoren këto terma, të jepen shpjegime për domethënien e tyre. Përveç kësaj, shpjegimi i fjalëve të përdorura në tekstin e këngëve është dhënë edhe në fund të përmbledhjes. Ndihmesë të rëndësishme në këtë drejtim ka ofruar redaktuesi i tekstit të këngëve, z. Hasan Arllati. Jam i bindur që secili dashamir i muzikës sonë, ngado që të jetë dhe kudo që të jetojë, në këtë përmbledhje do të gjejë diç që do t’i pëlqejë, diç që do ta kënaqë dhe do t’i flejë në shpirt. Vlera e përmbledhjes së teksteve të këngëve shqipe të muzikës popullore dhe argëtuese do të jetë shumë më e madhe kur do të bëhet NOTIZIMI i tyre. Nga autori i përmbledhjes janë bërë përpjekje dhe janë hulumtuar mundësitë e notizimit të këtyre teksteve, por në këtë angazhim kanë dalë vështirësi të ndryshme. Notizimi i teksteve të këngëve është një punë më se e vështirë dhe do të bëhet vetëm nga profesionistë të mirëfilltë të muzikës, të cilët edhe kanë dijeni për këngët sipas këtyre teksteve, përkatësisht të cilët i dinë këngët dhe ky kuadër profesionistësh fatmirësisht Gjakovës e Kosovës nuk i mungon. Duke marrë parasysh vjetërsinë e këngëve, trevat e ndryshme shqiptare prej nga e kanë burimin,
etj, nuk mund të pretendohet se mund të bëhet notizimi i të gjitha teksteve të këngëve, anipse për pjesën dërrmuese të tyre kjo është e realizueshme. Vështirësia më e madhe në këtë punë është fakti se notizimi i teksteve të këngëve nga kjo përmbledhje do të rriste koston e botimit për më shumë se katër herë. Mbase kjo punë do të realizohet në rastin tjetër. Me rastin e përcaktimit për botimin e kësaj përmbledhjeje, kam pasur dëshirë që kjo punë në një mënyrë t’i atribuohet Gjakovës. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë ngase Gjakova zen një vend të rëndësishëm në përgjithësi në kulturën shqiptare, në veçanti në lëmin e muzikës, pastaj edhe për faktin se përmbledhja është botuar në Gjakovë, dhe se autori i kësaj Përmbledhjeje është gjakovar. Kjo është edhe arsyeja pse në ballinën e përmbledhjes është vendosur pamja e qytetit të vjetër të Gjakovës. 6 Krejt në fund, duhet vlerësuar se e gjithë puna në Përmbledhjen e teksteve të këngëve të muzikës popullore dhe argëtuese shqipe do të kishte mbetur e pa kurorëzuar dhe përmbledhja nuk do ta kishte parë dritën e botimit pa kontributin dhe ndihmën konkrete, kryekëput të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës. Xhevdet Bytyçi 7 BETIMI MBI FLAMUR Rreth flamurit të përbashkuar Me një dëshir’ e një qëllim, Të gjith’ atij duk’ iu betuar Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ay largohet Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk frikohet
Po vdes, po vdes si një dëshmor! Në dorë armët do t’i mbajmë Të mprojmë atdhenë më çdo kënt, Të drejtat tona ne t’i ndajmë: Këtu armiqtë s’kan vënt Se Zoti vetë e than me gojë Që kombe shuhen përmbi dhe, Po Shqipëria do të rroj; Për të, për të luftojmë ne! O flamur, flamur, shenj’ e shenjtë, Te ty betohemi këtu, Për Shqipërinë atdhen’ e shtrenjtë, Për nder’ dhe lavdimn’ e tu. Trim, burrë quhet dhe nderohet Atdheut kush iu bë therror. Për jetë ay do të kujtohet Mbi dhet, mbi dhet si një shenjtor! Asdreni 1907 8 9 KËNGËPOPULLORE I. Gjakovare II. Të Shqipërisë së Mesme III. Shkodrane IV. Trimërie V. Të Shqipërisë së Jugut VI. Të Shqipërisë së Veriut VII. Kosovare VIII. Kompozime të ndryshme popullore IX. Dasmash 10 11 I. KËNGË GJAKOVARE 12 13 01. Këngë për Gjakovën (Avni Mula) Lulzoi fusha, lulzoi mali Bukuri ka ra n’sevda. Moj Gjakovë, sa m’ka marrë malli! Nji këtë kangë du’ me t’a knu-e. Shpresat ka mote Kanë marrë arratinë. Sa ditë kanë mbetur Të hapura? - Nuk di.
Malli për ty Më vranë në shpirt. Kangët e ambla Plot melodi. Ref.: Vitet kalojnë Dhe s’kthehen ma Buz’qeshja m’lindë Me mall plot. Ka hapur zemrat Dhe fole një shprese Larg nga Çabrati Gjakovën përshëndet. Tani unë erdha Se malli m’kish marrë. Dy fjalë me juve Unë do t’kuvendoj. Nëpër rrugë, nëpër kalldrema Këngët e zemrës kurr mos t’harroj. 14 02. Do t’ja marr nji ashikishte O, do t’ja marr nji ashikishte Se k’to kangë shpirti m’i don-e. I: I knon zemra e beqarit Zemra e djalit, of ai! :I I knon zemra e beqarit Qi po digjet si flakë zjarri O kangë të vjetra, kangë plot zjarre Që të djegin për së gjallë Djegin, pjekin porsi qiri Kurr mos ju tret’t nuri, of ai! O kangë të vjetra gjakovare O janë të buk’ra dhe krenare Brez pas brezi do t’i knojmë-e Kurr për jetë s’do t’i harrojmë, of ai! ______________________________ nuri =bukuri, hije e bukur, dritë 15 03. Po t’përbej pashë Perëndinë I: Po t’përbej pashë Perëndinë Ty që m’je si molla n’rrem. :I I: T’a kam njoftë moj bukurinë Qysh se t’ka lidhë nana n’djep. :I Sytë e mi qajnë e s’pushojnë Porsi çeshme, sikur kru’.
Sa do kohë që do t’kalojnë Ahti im ka me t’mundu’! Tuj u rritë kapak përditë Bukuria tuj t’u shtu’ Kah na erdh gjithë kjo dashni Nisa kangën me t’a k’ndu’. Kanga jote ka me t’metë Gjithë dynjaja ka me t’a k’ndu’ A s’mendon se ki me dekë? Për atë dhe ki për m’u shtru! 16 04. Dashuni nji herë më gëzove Dashuni nji herë më gëzove Herë në vaj, herë n’përmallim. I: Asnjiher prej mundimeve t’shkreta Trupi im nuk pat pushim. :I Bri gjergjefit kur unë t’rrisha Me ty vashë tuj bisedu’, Bukurinë moj kur ta shifsha Nuk m’u bante me u largu’. Mos mendo se kam me vdekë Do t’ushqehem me maraz. Shum k’si zoresh kam me hjekë Der t’vjen dita që t’pëlcas. Ref.: O ku t’ka lala moj hyri-e? Hajde ja ka lala-e! I: Hajde ja ke lala-e Del lala përpara-e. :I O ku t’ka lala shtat selvie? Hajde ja ke lala-e! Hajde ja ke lala-e Del lala përpara-e. 17 05. Shikjo vehten, dima hallin O shikjo vehten djalë, dima hallin Me t’u anku’ s’po guxoj-e. I: Ma lshon shpatën për o mi ball-e Boll’ o i mjeri, vlla, shum-o durova. :I O tuf’t e shallit djalë ç’mi ke lshu-e Hije t’paska, djalë, ty shamia. Po vjen çuni me buz-o tuj kesh-e Kesh’ o i dekun m’u duk o se u ngjalla. O hajde t’shkojmë, o djalë, tu kadia! Që t’na dajin kadia fetfanë-e.
Ty o të zofshin nam’t e mia Sebep t’u bo djal o sevdaja. ________________________________ kadi = gjyqtar në kohën e Turqisë fetfa = gjykim, sqarim, rrugëzgjidhje sebep = shkak 06. A t’kam thanë moj pupulake I: A t’kam thanë moj pupulake Eja t’vijsh ke lala. :I I: Faqja jote rrumbullake Gushën pala-pala. :I Me harru’ dashninë e vjetër Nuk asht gja e kotë. Për mas teje nuk du’ tjetër Askërkend n’këtë botë. Të kam dashtë edhe të due Të don zemra ime. Edhe ti m’ke dashtë mu’ M’ke lanë shumë kujtime. ______________________________________ _ pupulak = që ka trup të shëndoshë, të ngjeshur, topolak 18 07. Lulja prej lules ban ferk Lulja prej lules ban ferk, Njanën prej jush do ta du’. I: Ka shumë kohë që m’ke ndejt larg Të lutem me m’u afru’! :I Ty të vraftë moj Perëndia Paske pasë besën me rrenë. Fjala jote dhe dashnia Hiç kurgja nuk paskan qenë. _________________________________ ferk = dallim 08. Nëpër kafez more bylbyl O nëpër kafez o more bylbyl Ka me t’ra bukuria- ai. O i vogël koke xhevahir Qysh o m’i more mend’t e mia, ai. O kur m’u zdirgjshe prej mejtepit Krah për krah o tuj sallanitë O m’at dallamën jeshil vesh-e Hije po t’ka buza kur m’keshë-e, ai O fajin q’i t’a kam bo vetë
Që o t’kam zan-un për dylber-e ,ai T’u gjykofshin për at jetë! O qysh ma ban o beharin zeher- ai! ________________________ mejtep = shkollë filore 19 09. Me pak bejte moj du’ me t’thanë Me pak bejte, moj, du’ me t’thanë Se njikshtu du’ me fillue. I: O prej marakut moj që m’ka zanë M’dridhet moj zemra tuj t’shikjue. :I T’i kalojmë malet tuj kja, Emrin tand moj tuj t’a thirrë. O zani yt po shkon për hava N’zemrën time m’a’ ba birë. Bishtalecat moj, zylyf arit Gjanë për shpine m’i ke l’shue. Oh, me ja plasë zemrën beqarit Për së gjalli m’ke vorrue. Vonë t’a njofta moj zemrën tande M’paske dashtë me politikë. O kur m’i çon do letra t’ftofta O anë o për anë m’a ngulë ka i thikë. Dru’jmu pak moj namve t’mija! Se t’birojnë, moj, anë për anë O s’dhimet vehtja, s’t’dhimna unë Që po m’dan prej t’zezës nanë? _____________________________________ bejte = vjershë e thurur nga poetë popullorë 20 10. Zot o i madh Zot-o i madh keq mos e ban! O sa t’jem’ gjallë në kët jet-e, ai. O fort e dojshin dervishhontë O Alisë i kanë zonë besë, ai. O Alia ashtë nji asllan O si t’len dielli, tek praron, ai. O, ai që don me e njoftë Alinë O, mbi ballë i shkuen more Zylfiqar-e, ai. O, me Dyldyl, o me Zylfiqar-e O n’fushë t’mejdonit o kur janë dalë ai. O, n’fushë t’mejdonit o kur janë dalë O, paska pre o divin Mervon-e, ai. O, ai burri zemrën s’e trembi O, kur gjëmojshin o jezidija, ai.
O, hizjetin që e hoq Hyseni O në dynja se hoq rob njeri, ai! ___________________________ * Dydldyl – kali i Imam Aliut r.a. * Zylfiqar – shpata me dy tehe, shpatë e Imam Aliut r.a. 21 11. Të shtunën mas iqinije Të shtunën mas iqinije Në Misir u nis nizaja. O le t’a ndinë more Mehmet Alia Se u rrethu-e Rexhep Aga. E more Rexhep Aga fjalë na çon: - Kësaj pune si t’ja bojmë? O se me bo me hi në gjaqe Misiri s’mun’ na pajton! E trim i mirë o Haxhi Bajrami Sa me t’shpejtë m’a zu xhaminë. E rreh topi, e rreh havani Ispatë e bojn-e trimënin. Ali Qirezi shkon n’mejtep. Shkon n’mejtep e kjan si grue: - Mos qëllofsha ku ndizet baruti! Dyfeku s’ish konë o për mu-e! Disa toskë e disa gegë Shkojnë e mbyllen në nji bullat: - Kush don me imon me dekë Le t’luftojë me turkoshak! Turkoshak, bre kopilhone Hajde t’dalim n’fushë t’mejdanit! E të rrokem jakë për jake Ta shikojmë shoqi-shojnë! 22 12. Zamaku i bardhë kur lul’zon Zamaku i bardhë kur lul’zon-e, O hajde more shokë! Me erë e mbushë dynjanë, e ai. Goca kur nuk bisedon-e O hajde more shokë! Ma tepër ma shton sevdanë, e ai. Kur u ngrita në mesnatë O hajde more shokë! Sa mirë këndon bylbyli, ai. Prej sevdasë keq piskata O hajde more shokë!
Veç për gonxhen, drandofillen, ai. 13. Dal e dal po na vjen behari Dal e dal po na vjen behari Lum kush asht ashik! O me lule na u mbushke djali Me kumash jeshil. O me tanuz, fesin në ballë Po m’gjezdis nëpër Pazar. O açik m’i ke sy e vetlla Aman more djalë! Zenel Aga mor shka’ t’kam bo Që m’ke marr mëni? O me vuxhud o jam ograshtisë Ai po m’hjek zingi. E me vuxhud o bre je i vogël Kërkush hallin s’ma din. Për Zotin o që asht rrahim Ashki yt më dogj! ______________________________________ __ kumash =lloj veshje e sipërme vugjud = shtat, forcë rrahim = mëshirues 23 14. Krisen topat n’atë zabel Krisën topat n’atë zabel: - Thu’j Mahmutit a s’po del? O thuej Mahmutit, more, ndaç me dal-e Se dovleti ty t’ka fal-e! - O me m’pas falë davleti mue Me asqer o s’më kish rrethue. O me asqer o s’më kish rrethue Veç me i djal o më ka ngushtue. O veç me i djal besa vet i tretë Kulla ime more lufton vet. O lufton vet more deri n’aksham Kajmekamit o t’ja lamë nji nom. Kajmekamit t’ja lam nji nom Le t’a ndijn pasha n’Stamboll! Le t’a ndijn o pasha n’Stamboll Le t’a ndijn o krajli n’nizom! Le t’a ndijn krajli e kralica Po lufton Mahmut Dac Galica. - O Mahmut, o djali jam Merr shishonen, biro, vraji me ran’!
Merr shishonen, bir-o, vraj me ran’ E t’mi zgjedhish burrat bang e bang! E t’mi zgjedhish burrat bang e bang T’ju bojmë vorret bir-o në Saraj! _________________________________ davlet (dovlet) = shtet, pushtet 24 15. Mblidhen lulet në nji dovlet Mblidhen lulet në nji dovlet Çu’n e thrrasin drandofillin: - Hajde kemi o myshavere Me pajtu’ me bylbylin, aman, aman! Me pajtu’ me bylbylin. O bylbylit n’a i vajt haberi Ai u tret-o për hava. - Si s’kam fat o unë i mjeri Me m’u ndigju’ qekjo rixha, aman, aman! Me m’u ndigju’ qekjo rixha. Për rixha nuk kesh ilaik N’a erdh vakti i zemanit Dynjaja na u mush mynafik Se me gojë s’po m’flet sulltani, aman, aman Se me gojë s’po m’flet sulltani. Du’l nji sure prej musafit: - A dihet kur asht’ hana e re? Për pa i m’su tridhetedy harfe Nuk bohet bajram kurr për ne, aman, aman Nuk bohet bajram kurr për ne. _________________________________ mynafik = njeri i dobët, dyfytyrësh, ngatërrestar, spiun 25 16. Me vetllat si kalemi Me vetllat si o kalemi Mbi ball të ndritë bukuria O i lamun ishe n’ujë t’Abu Zemzemit Hej, ja hej! O i lamun ishe zbukurue Ja hej, hej, hej! Po t’lutna, shpirt-o, po t’lutna Kur shof me sy këputna. O fort po t’lutna, po t’boj rixha Hej, ja hej! Me m’i lyp sytë hatri se m’met Ja hej, hej ,hej!
Lotët për faqe kur po m’shkojnë Si malet që s’kan di’lli O hajde, Allah, jepna selametin Hej, ja hej! O mos t’na munon Azraili Hej, ja hej! _______________________________ zemzemi = ujë i bekuar në Qabe Azraili = engjëll që merr shpirtin 26 17. Hala s’të ra ndër mend I: Hala s’të ra ndër mend Dashninë moj që kem pasë. :I I: T’kërkova gemb mbi gemb Shumë hoqa për me t’pa! :I O i lumi un-o për ty, Ore zambaku i bardhë! I: Sa fort më ke pëlqy’ Si ma mirë lulja në rrem. :! Ref.: I: Oj vjollcë me pika Je për dashni. Se n’zemër u fika N’kujtim po rri. :I Kur t’bojsh me u mërzitë Moj zemër moj e ngratë. Për vajzën pa u rritë Ashiku kjanë ditë e natë. Dashnia m’ka molisë Kund malli yt o s’po m’len. Pse je moj tuj m’braktisë? Vendi s’po m’zihet vend! Ref.: Oj vjollcë me pika Je për dashni’. Se zemër u fika N’kujtim po rri. 27 18. Kangë për Dah Polloshkën* O me tre vet luftën e nisi More si me kon’ o Misirlija Abdullah aga, Karamoni, Zanin ia njeu more Rumelia. O thot nizami: - Me i lanë armët! - More unë i mjeri qysh do të rrnoj-e?
Oxhakut le t’mi shkojë zani Për nji shpirt vehten se marroj-e! O more at more janet-e More qysh se bone nji grim gajret-e. Mos t’ish konë qaj llagom o i shkretë Pat me dalë Daha n’selamet-e. O Dah Polloshka kur ka vdekë More për to kajshin sheher e Rekë. Vorri i Dahës na u m’loft o me nur Sa me gajret na i erdh deka! ______________________________________ - *ngjarja u zhvillua më 1845 - karaman = trim, guximtar - Rumelia = pjesa turke e Evropës - gajret =durim, guxim, zemër - selamet = shpëtim nga një gjendje e vështirë - sheher =qytet - Misirlia = Mehmet Pashë Misiri, shqiptar, themelues i dinastisë mbretërore në Egjipt 28 19. Pasha sytë e mi që i kam në ballë Pasha sytë e mi -e I: Që i kam në ballë. :I I: Jam tuj vu’jt gjithnji-e Deri sa t’jam gjallë. :I Dal e rri te dera Me hjekë pak mërzi. Jam jetime e shkreta Hallin kush s’ma di. Këndo kumri e mjera Pse rri në vetmi? Këndo se erdh pranvera Në kafaz s’je n’dry’. Zanin kur ta ndjeva Më bajshe gu-gu. Qysh na kaloj jeta Vajz-o pa u martu’. 29 20. Për herë t’parë kur t’pashë moj Dije Për herë t’parë kur t’pashë moj Dije I: Sa kishe lulu’. :I I: Sytë e tu moj bukurije M’banë me t’dashunu’. :I Ti n’ferexhe ishe mbyll-e
Moj e bukura vashë. Ballit tand si hanë me yll-e Mashallah i thashë. Si m’diq nana njerka m’erdhi Vu’jtjet kurr s’mu ndanë. Nisa gjak për goje t’derdhi Jetë për mu’ nuk ka! Kërkush hallin mu’ të mjerit Nuk don me ma dijtë. Veç nji Shpend i im i zemrës E n’gjofsha për ditë! Shpendi yt jam unë, moj Dije Hatrin pse s’ma ki? Mish e shpirt jam përmbas teje Po vij gjithë tuj shkri. 30 21. Vetlla jote more djalë Vetlla jote more djalë More bash si harku me shigjetë E djem’t e bukur do t’i dojmë E oh medet Deri sa të vajmë n’atë jetë. More kush ta kepi dallamanë More m’ato du’rzitë si o biluri? Oh fol Adem t’u shtoftë nuri, oh medet! O mi vorr tond t’u djegsha nuri! More n’a po gzohem na vjen o Bajrami More piqem Zot në Adem Begun! E koka kon’ qesi jarani, o medet! O mirë po i bje o karadyzenit. ____________________________ dallamë – lloj veshje karadyzeni – përkryerje, harmoni 22. M’agoi dita I: M’agoi dita n’breg t’nji prroni Ka nisë dielli me rrezu’ :I I: Eni shokë e ju m’shiqoni Delet fushës tuj blegru’ :I N’gjoj bylbylat n’kupë të qiellit Kah këndojshin si përherë. Dhe bariu me kang’t e fyellit Ia thot mirë se vjen pranverë. M’çeli drita n’breg t’njaj prroni A po m’shihni ju bari? Merrni fy’llat ju m’kujtoni!
Nji shok t’jujin sevdali. Sytë e mij prej lotsh s’po m’teren Halli im m’ka mujtë përherë Me kangë t’mia çeli derën E prej trupit derdhi vner. 31 23. Kur të pashë moj lulja e bardhë I: Kur të pashë moj lulja e bardhë Lulja e bardhë plot me erë :I I: Në më dash’ moj sa t’kam dashtë Nuk më len vetëm n’pranverë. :I Ref.: Hajde moj unë o të du’ Besa moj shum o të du’ Dogje vehten, më fike mu’, Aman më fike mu’! A s’ma fal moj dashuninë E më thu’j se unë o të du’? Po të lutem lulja ime, Dil n’dritare me t’shikju’. Ref.: Hajde… Tash na vjen o mu’ji majit Mu’ji i majit plot gjelbrim. Zemrën time do ta fali Ty dashnore plot gëzim. Ref.: Hajde… 32 24. Bash n’zeman të djelmënisë Bash n’zeman të djelmënisë Porsa i mbusha njizet vjet I: Koka shkrue prej Perëndisë Me e marr rrugën për gurbet :I N’hastahane të dovletit Erdh heqimi o me m’pa mu’: - Po t’kallxoj o rrezikzi Jeta jote o ka maru’! Mori hanë sonte po t’shof-e Rrezet tuja tuj zbukuru’ Amanetin e asaj nane Hallallykun o me m’ia çu’! Dola n’bahçe prej oborrit Me mend t’mia tu’ mendu’: - A çohet i dekni prej vorrit
Për me ardhë e me bisedu? Amanet shokëve ja u la: - Mos me kjajtë mos me m’vajtu’ Dhimtë e mia me m’kujtu’ Mbi rrasë t’vorrit o me m’i shkru’! Ju dallëndyshe që po shkoni, Po ju jap nji porosi: - N’sheher timin kur t’kaloni Thu’ni ka dekë o ai djal’ i ri! Lamtumirë o djemt e ri Lamtumirë o fushë e male! Tash oi mbylli sytë e mi Se pa dekë nuk paska qare! ______________________________________ __ gajret – durim, qëndresë hastahane - spital 33 25. Gonxhe çeli trandafilli Gonxhe çeli trandofilli I: Era e tij m’huton. :I I: I lshon rremzit, bani hije N’zemrën time m’ngushëllon. :I Kah flutron o zog i zi Andej kah flutron. Merr këtë lulë të zemrës sime Dhe dashnores m’ia çon. Kah flutron o zog me lara Andej kah flutron. T’fala i ban dashnores sime Andej gjithnji kah shkon. A mban n’mend bylbyl i vogël Na kur bisedu’m Kem’ të strukur porsi gogël E s’na lan’ me u argtu’. 26. O jaran i lumi jaran (version) Çka ke vajzë, që po m’ban kaq gazep? Kush t’ka folë keq për mu’? I: Mynafiku vend mos gjet’t As n’dynja, as n’ahret! :I Po vijnë zogjt tuba tuba Shkojnë e pijnë ujë në lum. Se ç’faj pata djalo unë? Pse m’a merr fjalën për dhunë? O jaran, i lumi jaran
Na erdh koha për m’u nda. Veç kujtom me ndoj selam Ditë o për ditë ose vjet-o për vjet. 34 27. Nji këllëf me ar t’a çova Jar, nji këllëf me ar t’a çova E, edhe i letër zotnisë sate. Jar, me lot t’mi t’a shkrova, Hiç gajle për mu’ s’pate. Hiç gajle për mu’ nuk pate, Për mu’ t’mjerin koftë kështu! I: Shokë e shoqe pse s’më therrni Por më lini me hek kështu? :I Jar, si lis me rrema m’hapesh bre E, e se di se ç’mendje ke. Jar, fort po tutna se po m’çartesh bre Oh, e po m’shtjen gjallë në dhe. O gjallë në dhe, në dhe marofsha Për mu’ t’mjerin koft’ kështu. Prej vorrit, vorrit u çofsha, T’ardhsha bre djal me t’shikju’! Jar, si shkohet moti kështu, bre? Oh, gjithmonë tuj hekun zi. Ja, a s’mendon se ke me vdek bre? Ke me hi ne dhe të zi. Kur më bjen ndërmend për ty Ti kurgja nuk je kah di. Besa djal-o s’ti jap syzitë Edhe tu’t s’i ndrroj për t’mitë. _____________________________ këllëf - 1. zarfë, pliko; 2. mill 35 28. Kush ma i pari bani I: Kush ma i pari bani More djal gurbetin? :I I: Allahi o mos ja dhashtë Kurr-o selametin! :I Tri ditë ymër i kena Në këtë tokë fallxhore. Edhe këto të mjerat Në gurbet na i more. Borë e shi tuj ramun Në fushë më zu nata Pa kurgja m’u mlu’mun Jastyk guri pata.
Për midis nji pylli Hajnit më kan dale. M’i kan ngrehë martinat Me zor donë me m’ndalë. N’kto siklete t’mija Nanën e kujtova. Ajo thot e mjera: - Vetëm, qysh e lshova? Ulurojshin malet Ujqt’ e zi untue. Gjithë më bante zemra Se don me m’coptue. 36 29. Tridhet ditë ka Ramazani I: Tridhet ditë, tridhet ditë ka Ramazani :I A sot e nesër falet-o Bajrami I: Aman-aman, xhanëm aman E syni i gocës sikur filxhan. :I I: Hajde t’shkojmë, hajde t’shkojmë të rrijm-o në Shkodër! :I Atje ku gocat na kcejn-o me lodër Aman moj gocë, njat qafën si rosë E zemrën time ti ma ke sosë. I: Hajde shkojmë, hajde t’shkojmë të rrijm-o n’Malsi-e! :I Atje ku gocat kcejnë me tepsi. E mirë moj bijë, njat shtatin selvi O, zemrën time ti ma ke gri. I: Hajde shkojmë, hajde t’shkojmë të rrijm-o n’Tiranë! :I T’mjert jaranat qysh donë me i lane. Aman moj gocë, njat qafën si rosë T’shkretën zemër ti m’a ke sosë. 30. Gazeli Elif t’u bona ashik Kam shtri qafën, t’rashë nër kom’ Medet, medet! Pushkë e shpatë t’i lashë në dorë Hej, hej! Oj medet ymri se m’shkoi e vajti O se dynjaja s’ka kujt me i metë M’sa i ka metë Hazret Sulejmanit, hej, hej! 37 31. U zdorgja prej promje U zdorgja prej promje
Për skaj nji hamomi. I: Du’l Eminja e bukur, aman Nën hije t’limonit. :I Hej, selamin ja dhash-e Selamin s’ma muer. Pasha din e iman-e, aman Nuk foli me mue! Kur dola në bahçe N’bahçe me shetitë. Du’l Eminja e bukur, aman Lulet tuj vaditë. Lulet po i vaditë Lulet s’po i vaditë. T’shkru’met e beqarit, aman S’po e lanë me pa ditë. E kur fryni era Mu më ra në shpinë Kur m’i prishi tufat, aman E bistekve t’mij-e. Kur shkova në krue Me la duer e faqe Mos m’u mshef mbas kronit, aman Se zemrën ma plase! ______________________________________ _ - promje – mbrëmje, muzg, - selam – të fala, përshëndetje 38 32. Ka motmot e disa muej Ka motmot e disa mu’j-e Kemi pasë dashni të randë I: Tash do t’i kallxoj gjithkuj-e Vet ke ikë se unë s’t’kam thanë. :I Me pas dijtë se ke ndoj tjetër Unë ma rallë të kisha ardhë Me harru’ dashninë e vjetër Pa u marr ngryk s’ta baj hallall-e. Miku i mirë erzin ta ru’n-e Aj kërkund leqe s’të ban-e M’prit me t’mirë se s’jam i huej Jarabi t’a marrsha t’keqen! T’marrsha t’keqen dhe gjynahet Përmas teje unë do t’des. Copa e grima do të bahem E prej zemrës kurr s’të qes!
Kur më dilshe n’derë t’oborrit M’bajshe zemrën zi si korbi Mos i paça sytë e ballit S’jam razi me folë k’to fjalë! Kur më dilshe në megrim-e Ka shumë kohë qi kan kalue Asnji send o për kujtim-e Asnji letër s’ma ke çue! ________________________________ erz – nder, njerëzi gjynah – mëkat, faj, gabim hallall – diçka e fituar me djersë, e merituar, (përdoret edhe në kuptimin: ia dha me gjithë zemër, ia fal fajin 39 33. O banëm Zot O banëm Zot rrasë në kru’! Le t’vijë Mihanja e të laj mbi mu’. Ref.: I: Mihane bre, hoj-dado hoj Ku m’a le moj besën-o? :I O banëm Zot, lalë, bylbyl në mollë! T’a shoh Mihanën në kmishë’ t’hollë. Ref.: Mihane,… Banëm Zot shpend n’atë lis! T’a shoh Mihanën, lalo, tuj qendisë. Ref.: Mihane… Banëm Zot shpend n’atë ftu’! T’a shoh Mihanën lalo tuj gatu’. Ref.: Mihane… Banëm Zot shpend n’atë plep! T’a shoh Mihanën, lalo, tuj ba vek. Ref.: Mihane… 40 34. More Ili*, more krajl More Ili, o more krajl O shko te pasha boma’ nji hall! O pasha ndodhi nji o vezir T’a hjek kokën s’të jep o tehir. - O more Ili, o ku m’je l’shue? - O deri n’kishë, o po kam o nji punë!
- Ku o nisë more qaj’ murtati Bashkë me popin, ku dojnë o me shkue? O, kërkoj pasha o vilajetin, E kërkoj more Rumelinë. Me dy djem qi na i gjet në Shkodër Për me premun o pop-o Ilinë. Çka i ka thonë, o Dana Ilisë: - O merre Husën o shtine m’rena! Ai asht njeri o i valisë Le t’na ngojin qeto’ kuvena! O se në Shkodër o na vajt haberi: - O paska pre o Dana Ilinë! Të gjithë shkit’ o janë ra për dhe Mish në faqe o s’u ka mbetë. More Ili, o more krajl O, a po t’hidhet m’u çu’ o prej vorrit? Me kërku’ more vilajetin Me punu’ si ke pasë o adetin? Mori shpi, o mori trimneshë O Hysen Aga i Podgoricës. Ai po vjen me shpatën ngjeshun Kuçit ia zuni o granicën! ______________________________________ ______________________________________ ____ - pasha, vezir, vali – qeveritarë të lartë të emëruar nga Sulltani - vilajet – territor i caktuar shtetëror - granicë - (fjalë sllave) - kufi - Ili – Ilija Drekalloviq, i vetëquajtur “guvernadur” i të gjithë malësorëve, malazez në shërbim të rusëve, me anën e kontit Orlov dhe princit Dollgoruki, të akredituar në Cetinë dhe Dubrovnik. U mundua të nxiste turbullira në Malësinë e Shkodrës në mesin e katolikëve. U vra më 1771, bashkë me pop Paviqin në kishën e Grudës. Koka e tij u ekspozua në Stamboll. 41 35. E para pemë piqet qershia I: E para pemë piqet qershia Edhe dita vjen tuj nxe. :I I: Kurr s’mbarojnë hallet e mia Gjersa t’vdes e hi në dhe. :I
Të gjitha pemët o nji nga nji Qesin lule e lulëzojnë. Kurse mu’ hallin s’ma dinë M’rrinë për seri e m’shikojnë. - Kush ndër ju pra më ngushllon? Erë me lule po ju flas. Kush ndër ju pra më gëzon, Se jam mbushur me maraz? 36. Lulzoi fusha, lulzoi mali Lulzoi fusha, lulzoi mali Bukuri ka dalë n’dynja. I: Ku m’je kon që m’ka marrë malli Sytë e mi janë mbush me vaj. :I Po vetë nana: - Ku kam djalin? Ku kam djalin ku ka mbetë? Ai ka vdekë e ka mbaru’ Vorri i tij ju ka rrafshu’! 42 37. Dil njiher moj vajzë e bukur Dil njiher moj vajzë e bukur I: Sa të shoh në derë. :I I: Ta shof trupin tand si flutur Që m’ke dal n’pranverë. :I Ta shof ballin si yll drite Lule në behar. Le t’na jesin kujtimet e ditës Për dashninë e parë! T’ejten proma n’tetë sahati Kah dera të rashë. Pashë ytë at, njat zemërthatin S’fola, por të pashë. Shkova n’shpi, dola n’dritare Nisa t’qaj me lot. Mori vajzë, e shkreta beqare M’ban me vaj n’kët mot. Doli hana të shëndrisi Porsi f’tyrë gjelinë. Gjithë natyrën aman e stolisi Ma shtoi dashuninë. 43 38. Si n’a u bo kjo puna e verës I: Si n’a u ba kjo puna e verës? Hajde Naze t’bojmë sefa! :I I: Me ja ditë hallin dashnorit Gjithmonë digjet për sevda. :I
Flok’t m’i kishe krrela-krrela - Nal’ bre dreq mos m’i përzi! Jam e dashnja k’ti ashikut! Fasligen e ru’j në gji. Nga dritarja rri shikjojsha Isha ulë tuj pi raki. Me m’i dhonë o treqin qese Nuk ta jap synin e zi. 39. Kah dera të rashë me t’pa Kah dera të rashë me t’pa E kthej kryt e t’shoh në burg, vajzë e re E kthej kryt e t’shoh në burg. I: O hap dritaren për me t’pamun! A s’ma hjek të shkretën sevda. :I Vu’jtjet tona s’do t’harrohen Shtat vjet rresht dashni na u banë, vajzë e re Shtat vjet rresht dashni na u banë. O kush ke ai që na trazoi? Veç yt at zemrat na i helmoi. Vet’llën holl si hana s’pari Fjalë e besë kur po m’i jep, vajzë e re Fjalë e besë kur po m’i jep. O unë i mjeri e mora iletin E s’do t’kem heqim n’këtë jetë. Fjalë e besë kur m’i ke dhanë Për së gjalli s’kem’ m’u nda, vajzë e re Për së gjalli s’kem m’u nda! O, ndigjo kangën që ta këndoj Mbasi dashunia vazhdon! 44 40 . Ma e bukur m’dole se m’thanë Ma e bukur m’dole mori se m’thanë Ti je kadër mu’ me m’vra. O unë o prej teje s’kam o të ndamë E unë prej teje qysh do t’dahem? O se unë jam nji jaran sadik. Pashë bukurinë qi ma ke hallall! E po t’marr kur del behari. E ç’hall pata me t’dashtë unë ty? O veç për s’tepri m’zu sevdaja Kur dola me pa dashnoren. 41. Sa me t’shpejtë ma vune kamën I: Sa me t’shpejtë ma vune kamën E më more gjithkaq mëni, aman mëni! :I I: Balli yt sedefe moj xhanëm
Çka t’kam ba i mjeri se di! :I Më difto ku t’kam dukunisë Fol me gojë barem ta di, aman ta di! Qenke mret i gjithë vajzave, Bukuria s’ka t’maruem, aman t’maruem. Yll i bardhë, more djalë i bukur Qe sa kohë t’kam zanë për mik, aman për mik. Unë kam dijtë se kam me të pasë Përgjithmonë je mbetë besnik, aman besnik. Besnik’ria ç’do me thanë? Tjetërkend mos me shiqu’! Për atë besën që m’a ke dhanë Kur atëher jena bashku,aman bashku’. 45 42. Në pranverë, lulet në behar I: Në pranverë lulet në behar :I I: Kur filloi dashnia për t’u bashku’ Hallin tim s’ma din askush. :I Prej gyrbetit o ti ke ardhë. Unë me sy vashë o kur të pashë Prej teje nuk kam të ndamë! Tash po shkoj unë nji vjet ushtar Pushkë e hanxhar vashë i ke në dorë Therrëm, ti mos më trathto! T’kam dhanë fjalë deri në bashkim Se do t’jeshë vashë, o fati im Lule moj, o plot gëzim! 43. Na u ka smu’ Zyrafetja Na u ka smu Zyrafetja E vetmja e nanës. Oh kallxoj bijë, kallxoj ti nanës Se çfar smundje ke! Oh, smundja ime, nana ime e dashun S’asht’ prej Perëndisë. Oh, smundja ime nana ime e dashun Asht’ prej dashunisë! Oh, kallxoj bijë, kallxoj nanës Me kend ke dashni? Oh, shpirti im, moj nana ime e dashun Me nji djalë të ri! 46 44. K’ndo o zog i malit I: K’ndo o zog i malit Se sot jam mërzitë. :I I: K’ndo kangën e djalit
E m’shëro në shpirt. :I Zemra ime e shkreta Asht tuj vujtun zi. M’bahet porsi bleta T’shof at djalë të ri. Prej së largu ndjeva Zogun tuj këndu’. Menjëher u ktheva Me mall me e ndëgju’. At’her zemra ime Si lule n’mëngjes. U mbush me kujtime N’dashuni u ndez. 45. Ti që m’vrave mu (version) Ti që m’vrave mu’, o Zoti ty të vraftë, jalla! Më vrave moj më plagose I: O plag’t e mija, s’kanë o të shëruem, jalla! Më vrave more, më sose. :I Vetë ma ke dhanë besën Se nuk due tjetër, jalla. Përmas teje more xhanan. Oh dy pikat shej ti lash në vetull, jalla Për kujtim t’i lash nishan Në zabel të erdha O në muej të majit, jalla Të gjeta si zog i hutuem., O rri xhanan-e kurr-o ti mos qaj e jalla M’i fshin lotzitë se t’erdha unë. 47 46. Kur një ditë të pashë Kur një ditë të pashë Rrugës tuj kalue. I: Rrijshe gjithë tuj qeshë :I I: Pa të folë nuk m’u durue, Thash’ e kujt do t’jeshë. :I Thash’ e kujna je ti moj vashë Sa fort m’ke pëlqy, I: Sa fort m’ke pëlqy’ o, lule Gjithë mendoj për ty. :I Me ata sy si rrushi, Vetullat gajtan-e I: Kur m’shikon kajherë :I I: Zemrën time ma ligshton-e Dersa të marr erë. :I
Dersa të marr erë moj Hyrie Pse je luleborë Pse je luleborë e hajde Fol se m’ke në dorë. Fjalët tua t’buk’ra Tash që po m’i thue I: Ma shtove dashninë :I Pra mbas teje tjetër s’due Përveç Hyrinë Përveç Hyrinë, ti o moj lule Tjetër s’di çka të them. Tjetër s’di çka të them e hajde Moj e buk’ra zanë. 48 47. Ç’ke more mret’ (djalë) Ç’ke more mret’ qi më bon gazep? Kush t’ka fol keq për mu’? I: Oh mynafiku vend mos gjet’t As në dynja as n’ahiret! :I Po vijn zogj’t tuba tuba Shkojnë e pijnë ujë në lum-e. O s’e ç’faj pata i mjeri unë Që m’a merr o djal fjalën për dhunë? O jaran o i lumi jaran, O na erdh vakti për m’u nda. Veç m’kujto me naj selam-e O ditë o për ditë, o vjet o për vjet. ______________________________________ mynafik = dyfytyrësh, i keq, ngatërrestar, spiun ahiret =bota pas vdekjes (në kuptimin shpirtëror dhe fetar) selam = të fala, përshëndetje 48. Për herë t’parë dashninë fillova Për herë t’parë dashninë fillova Dhe po rri gjithë tuj mendu’ I: Shumë po tutna mos gabova Më thuej djalë çka ke mendu’ :I Vetë më the se tjetër s’du’ Por ti tash m’harrove krejt M’çove fjalë se je largue Se ti tjetrën e ke gjetë. Qysh s’mendova kur e nisa Lojën tonë të dashunisë. Humba vehten dhe u shkrina
Mu në lulen e rinisë. 49 49. Njizet e katër pashallarë Njizet e katër o pashallarë I: Se n’Janinë o vajtn’ e ranë. :I Se n’Janinë o more vajt’n e ranë Zaptu’n Shkodër o Elbasan-e. Zaptu’n Shkodër more Elbasan-e - Ç’ke Vasile more që po kan-e? Ç’ke Vasile o qi po kan-e? Se na e kema more o kalanë! Kjo kalaja more me bedena Shumë asllanat more i ka përmrenda Lum kalaja more kan ka mrenda Ali Pashën more me shtat zemra Kjo kalaja midis detit Karshillyk po i qet davletit Kjo kalaja midis gjolit Karshillyk po i qet Stambollit Çka kalaja që o ushton-e Ali Pasha po lufton-e Ç’ka kalaja që po dridhet Ali Pasha gjallë s’po lidhet ______________________________________ ______________________ Vasile = Vasiliqia, e shoqja e Ali Pashës Gjol = këtu: Liqeni i Janinës 50 50. Këngë për Ymer Rizën M’ka marrë malli me ndigju’ At plak tonin sevdali. Zan’n e tij për me ndihmu’ Tuj rrehë telat në sharki. I: O hajde,tuj rreh telat e sharkisë! :I M’ka marrë malli me ndigju’ Ymer Rizën o mjeshtrin tonë. I palodhun i pa pushu’ Kangë e valles o tuj ia thonë. O hajde, kangë e valles o tuj ia thonë! M’ka marrë malli me ndigju’ At za t’ambël të sharkisë. Se unë bashkë me ty kam knu’ Qysh në kohën e vogjlisë O hajde, qysh në kohën e vogjlisë! M’ka marrë malli me ndigju’
Kang’t e vjetra të burrnisë. Kang’t e bukra pa pushu’ Që do t’knohen prej rinisë. O, hajde që do t’knohen prej rinisë! 51 51. I vujtun jam në këtë jetë I vu’jtun jam në këtë jetë Sa të rrnoj e të vdes. I: Sevdaja m’u ka përjetë Si bylbylit o në pranverë. :I Bylbyli këndon n’Çabrat Vajzë mos qaj me lot. Dil gjarpnushë mos rri në dhomë N’gjo bylbylat sa mirë këndojnë! Male dhe fusha jeshil Ç’u bona harabë. Mjaft durova sa i mal me borë Vashë se la pa të shti në dorë! Me t’shti n’dorë mori syzezë Mjaft moj më ke përvlu’. Qe shtat vjet n’zemër m’ke ndezë E t’lutem me m’u afru’. ______________________________________ _ harab – i shkretuar, i shkatërruar, i mbetur vetëm 52 52. O n’atë fushë t’mejdanit I: O n’atë fushë t’mejdanit Shkojnë e vijnë dynjaja. :I I: Sille kryet prej xhamit Digjet fukaraja. :I Oh moj shtat selvie Shikjo në qitap-e! Fol me gojë Nurie Se ke shumë sevap-e! Oh çka po thotë jot amë Ditë edhe përditë Venë tasfes me n’janë Ndaç me zanë ashik-e. Refreni I: Ik bre budalla Ik bre qerrata! Goca asht’ e vogël Ndal e mos e nga. :I
53. Bylbyli n’Çabrat Bylbyli n’Çabrat I: Hajde çiko pak ma ngat! :I Se në ty jam ba merak. Bylbyli në mollë Qenke çiko fort e hollë Paske shtatin për kollon. Bylbyli këndon në dardhë Qenke çiko fort e bardhë Qenke e mirë për djalë beqar. Bylbyli këndon në ftu’ Hajde çiko rri me mu’ Soll dy fjalë me i kuvendu’. 53 54. Gur mbi gur bohet kalaja Gur mbi gur bohet kalaja Ditë për ditë m’shtohet sevdaja I: Fjal-o mbi fjalë bejtet na i qet Bash si bari o vlla që e mlon dhenë :I Mbidhen shok’t o ta bojnë nji dua Le t’i thahet hoxhës bastoni Si s’na lan me bomun’ sefa Me Asllanin, o vlla, me Kapllanin! Mbidhen çunat o vlla tuba tuba Shkojnë e i bijnë hoxhës tu guni Thot ashiku: - I mjeri unëI Bjen nji punë o vlla të du’ përdhunë! Me i dyqan o me i berberhone Gjeç’ muhabet o me zotninë tone Zot o i madh ju maroft-o myradin Që m’pajtu’t, o vlla, me jaranin! _____________________________________ myrad - dëshirë, synim (shpesh përdoret në kuptimin e plotësimit të një dëshire, synimi) 54 55. Qiri, qiri O vet me veti, djal-o po mendohem O se me gojë s’po m’flet o qiri! O of ai, i mjeri unë kujt t’i ankohem? O veç e lam te Perëndia ai, i, i! O qiri qiri, pamuk edhe vjamë O ti që m’je i pa du’r e i pa komë. O of ai, ti që m’ndizesh n’mromje n’akshom O se me ty knohet-o Kuroni ai, i i!
O se na t’vorfën vlla more nuk jemi O për behar na digjte malli O of ai, na jaranat tubë o s’i kemi O veç po shtyhem me hijalle ai, i, i! O qiri qiri, natën e bon ditë O ia l’shon, dritën sabahit. O of ai, Halilit ju dogjën mushknitë O s’ju gjet qarja o ashik o të mjerit ai! ______________________________________ hijall – ëndërr (fanitje, joreale) 56. Kah dera të erdha I: Kah dera të erdha Për me t’pa njiherë. :I I: Je e buk’ra vashë Si lulat n’pranverë :I Aman, aman! Gjithnji në kujtime Veç për trupin tand Mendoj sytë e zi-e Vetullat gajtan, Aman, aman! Era ka pushu’mun Bylbylat këndojnë. Eja pra e dashun Zemrat t’i bashkojmë! Aman, aman! 55 57. Gjallë në dhe mos më shtini Hej gjallë në dhe mos më shtini! Hej me sy t’ zez-e o, bash si o i petrit O maleve ju ankohem, ra shigjeti Ani ra shigjeti m’a goditi. Hej behari i bukur tash ja mrrini E bylbylat-e o e bojshin-o ispatë O i mjeri ashik kjan e thrret’ Ç’hallin t’ja boj’ unë-o fakiri? Hej i mjeri unë e o, jam ra n’zanan Hej kur po m’del o shahi o n’pazar A s’më flet njiher o shah me goj-e, o more mret Ani more mreti o i gjithësisë! __________________________________ ispatë - dëshmi, dëshmitar 56 58. Destan Begu kqyrë sahatin
Destan Begu bre kqyrë sahatin: - Çou bre Din shaloma atin! Çou bre Din, shaloma atin! N’Rahavec e kom konakun N’Rahavec e kom konakun Me u pajtu’ me sallangjakun! Sallangjaku në divanhone: - Aman Beg, pash zotnin tone! Aman Beg pash jetën tone! Mos më shti sonte n’hapsone! Mos më shti me flejt’ me kali! Ta dhash besën e s’un ta fali. Sun’ ta fali me i parë pishtole Piqem Zot n’hasmin pa ndore! Piqem Zot n’Avdullah Agën! Që ja u matke burrave shtagën. Me ma matë s’duroj as babën! Jo s’duroj o Avdullah Agën! Jo s’duroj o Avdullah Agën Soll pesë pllamë ja djeg dallamën Soll pesë pllam ose ja djegi krejt Me e rreh burrin ish fort gazep! ___________________________________ hapsane - burg pishtole - (fjalë slave) armë zjarri, allti, revole hasëm - armik 57 59. A s’ma falë pak dashurinë A s’ma falë pak dashurinë Prej së vogli të kam dashtë. I: Sa qenke lig, sa qenke tretun! Për ata syt-o moj kur t’i pashë. :I M’u mbush trupi moj me gjylpana Ka tre muej qi po lëngoj. Asnjeri nuk vjen për me m’pa Përveç doktorit që m’viziton. Unë të erdha në m’hallën tande Për me nxanë dashni me ty. A s’po mendon se nesër plakesh Dhe s’të shikon njeri me sy? Do t’a marr strajcën ta vej n’kurriz-e Portë në portë un’ do t’trokas Porsi lypsan moj do të bahem. Vajz-o s’të ka pa t’shti në dorë! 58
60. Ku po knojnë këto dy kumria I: Ku po knojnë kto dy kumria, of aman? :I N’bashqe t’bukur nër o bojlia, of aman! N’bashqe t’bukur nër o bojlia, hajde aman! Sylarushja du’l në bashqe, of aman! Kuq e bardh si mollat lalçe, of aman Kuq e bardh si mollat lalçe, hajde aman! Molla lalçe katunare, of aman! Zemrën time flakë ma kalle, of aman! Zemrën time flakë ma kale, hajde aman! Pasha at vlla s’po na len nona, of aman! Natë e ditë na ru’jnë o te loma of aman! Natë e ditë na ru’jnë o te loma, hajde aman! Ref.: I: Hajde moj unë-o të du’ Besa moj shumë o të du’. Dogje vehten më fike mu’ Hajde më fike mu’! :I 61. Flokët e tua kuran-kuran Flokët e tua kuran- kuran Un’ i mjeri s’ti zuna me dor’! I: Jam jabanxhi-o i vetëm-e I mjeri si do t’shkoj jetën-e? :I Syni i vajzës si filxhan Vetllat e saja o si gajtan. Jam jabanxhi-o i vetëm-e I mjeri si do t’shkoj jetën-e? Goja e jote si kuti Dhambët e tu, o moj si inxhi. Jam jabanxhi-o i vetëm-e I mjeri si do t’shkoj jetën-e? 59 62. Ishin mbledhë lulet në bahçe O ishin mbledhë lulet në bahçe Çojnë e thrrasin trandafilin I: Se na dona me u pajtue Me u pajtu’ me bylbylin. :I O bylbylit na i vajt haberi E u tretun o për hava A kam baft-o unë i mjeri Me m’u ndigju’ kjo rixha? Oh zymbyli çilë lulen mavi I mjeri-o ndjell behar. Çil për borë e çil për shi Me shokë t’vetë ban kangë mbi kangë.
____________________________________ haber – lajm, njoftim 63. More Selman, djalë i pabesë E more o Selman djal o i pa besë! Ç’pate djalë more që u zemrove? More m’i dhe rrugat e Moresë Perëndinë djalë s’e kujtove! O shul në rrugë djal po të pres-e Se m’zu halli i merakut. More s’do të rrnoj, por do të des-e Mori gonxhja lule zamakut! E more ika ika rashë në det Me xhemitë o të Ulqinakut More po çoj fjalë se do të pres I pa besë, djalo, m’dole hakut! ______________________________ xhemi – anije 60 64. Kah pranvera flakë jam djegë Kah pranvera o more, e ije Kah pranvera flakë jam djegë. Dranofilles po i vjen era Hajde me shumë shyhret Karajfil me gonxhe t’veta Hajde mos rri n’kujtesë. Ref.: O mu’ kujtesa s’po m’harrohet Shkoj dallndyshja për hava. I ka kraht’ e nuk damtohet N’gem t’ullinit don me ra. Aman, xhanëm aman! N’gem t’ullinit o more, e ije Ra dallëndyshja për me fjetë Se për mu’ moj tash len dielli Hajde se dritë baj vetë. Ju lutem sharkijave bini Hajde se s’dona me fjetë Ref.: O s’du me fjetë as ditë as natë Du’ me nejt moj tuj këndu’ Sa t’ja marr dallndyshes kraht Kah të mundem du’ me shku’ Aman, xhanëm aman! Çohem heret o more, o ije N ‘sabahile heret fort.
T’a shikoj moj drandofilen Hajde t’a kjaj me lot. Koka’ kon’ tabir me u djegë Hajde mas nurit tand. Ref.: O nuri yt sa i bukur ish Zemrën time ma ka k’putë Karajfili i saksisë Era jote mu’ m’ka k’putë Aman, xhanëm, aman 61 65. Prej mallit të bukurisë E prej mallit të bukurisë Ani n’a ka dal nji gonxhe taze. O kush o mret i djelmënisë e o? Ani Shaban Begu plot me naze. E hanë e diell je si n’hajratë Ani kur gjezdisë bregut të detit. O kush don me pa yll o me bajrak? Ani bukuri te Shaban Begu. E kur ia pashë rremzit në gjyks-e Ani sa zanan m’u bo dynjaja. E kjaj e plas i mjeri ashik-e Ani se për ju o ju dha sevdaja E për Bajram të erdha n’zijaret Ani erdha t’gjeta bash o tu blini. O selamin ta dhash me isharet: - Ani urdhno Beg, more, del të rrina! ______________________________________ _ dynja - bota zijaret - vizitë selam - të fala, përshëndetje 66. Kush e nisi luftën ma i pari - Kush e nisi luftën ma i pari? - Fadil Hoxha, Emin-o Duraki. Mazllum Kpuska, more Mustaf’ Bakija Kallxuen vetin qysh asht’ o trimnia. Kallxuen vetin, more, shka ban azgani S’ju tremb synin o italiani. Në fabrika more, nëpër shumë shkolla Emni juej thirret heroj-a. Shumë ksi’ djemsh more, ka dhan-o Gjakova Pri ju ka o Fadil Hoxha. 62
67. Me ty vashë do t’za dashni I: Me ty vashë do t’za dashni Qysh në shkollë moj të kam njoftë. :I I; Ta kam njoftë moj bukurinë Moj e bukur vetullhollë. :I Fjalt’ e tua po i ndigjoj Që mendon me zemërsi. S’pari herë më flet me gojë Du’ të jeshë besnik gjithnji. Do t’pajtohemi ne të dy S’bashku jetën t’a kalojmë. Po t’baj be pasha t’dy sytë Mos ke frigë se s’do t’trathtoj! 68. E mora lapsin në dorë I: E mora o lapsin në dorë Përgjegjen o me ta k’thy. :I I: M’u ba zemra bardhë si bora Kur më ra ndërmend për ty. :I Ke me thanë se çka i bana vedit Por atëher s’ke me pasë dobi. Ke me u shkri si shkuma e detit Dashnore para syve t’mi! Kangën ty ta këndojnë djelmënia Ndoshta atëher ke me mbajtun shpresë. Kan’ me t’ra ndërmend fjal’t e mia Dashnore, mori e pabesë! 63 69. Tridhet ditë në o Ramazan Tridhet’ ditë o në Ramazan-e Me tri hallka o jam o i mjerë. O se tri hallka o m’i kam vanu-e Vaj more shokë se ç’bahet halli? O se tri hallka o m’i kanë vanu-e O se për ty djalë ç’po m’merr malli! Ç’kokan mushë o malet me borë-e! Kush mi kjanë o hallet e mia? Nji jaran qi e pata në dor-e M’a zapu’n, djalë more jezidia. Për midis vetllave tu’ja Asht’ nishani i kijametit. S’paskan skaj o hallet e mija Si me konë o n’fund, mjedis detit! 64 70. Efa more shokë, efa Efa more shokë, efa
Qare s’ju gjetë kësaj sevdasë. Ashiku asht’ nji padishah Mbi dertet e kësaj o dynjasë, ai! Bahti i ashikut asht’ me fermon O hasha s’i bihet nimetit. Kur po m’del çuni në duqan Pa thirrë po vjen, prej vetvetit. More çun qi therrë dynjanë Me qepallët si neshteri. N’ahiret ju hekshin xhefatë Se n’atë jetë nuk sundon dylberi. E more çuni i Sejfullah Agës Me e ditë sa shumë-o të due-e. Soll për hatër t’Sheh Selimit Kangën tone jam tuj ta knu’-e, ai! ________________ bahti – fati sevda - dashuri, festë, gëzim, hare dynja - botë ferman – dekret mbretëror neshteri 65 71. Shkojnë e vijnë menzit si era Shkojnë e vijnë menzit si era Si me konë n’vakt t’beharit, o beharit. I: Sa’ hyqmet pse mue esmerja Nuk m’zdirgjet ‘kolla iftarit , aman, aman! :I Ti na dish e mos ardhsh-e Hajrin vetit mos ja pash-e! Ti n’ma kthefsh-e shpinën o bu-bu Vera t’u boft’ dimën-o! O ‘kolla iftarit, mas akshomit Keq po digjem o sikur nur, o sikur nur. Mirë ja di unë dertin djalit Do ta baj unë zemrën gur, aman, aman! Merri çelsat çil dyqanin Vish jelekun, xhamadanin. Unë do t’vi t’a jap selamin Ta jap kafen, t’a pres o filxhanin. Ku po rrina t’martën proma Me at buzë qi rrjedh-o sheqer? Ball e faqe me nishona Portokall lule me erë, aman, aman! Hajde pra të shitoft zana Jan ashikat s’po mi le nana.
Jan ashikat s’po mi le nana Po m’i prekin vetllat e holla. Mu rrit mjekrra m’u ba grath, grath I mjeri unë o për t’ri tam, o për t’ri tam! Shkoj ndër shokë s’ma bajin nji vend S’ma diftojnë hallin që kam, aman aman! Herë në teqe, herë n’medrese Aty bajshin ilahi. Pa m’i dhanë çun-o treqind qese Nuk t’i jap sytë e zi,aman, aman! 66 72. T’shitoft zana moj xhevahire T’shitoft zana moj xhevahire Qysh s’u nale me m’kujtu’ I: O se unë ty t’kom dashtë pa hile Tjetër kend ti e ke ngu’. :I O mynafikun e vraft ai Zot! Shka na bani ne n’këtë jetë!? Oh se dashnia na shkoi kot Ne të dyve na ka tretë. O unë jam mbetë sikur zog mali Qysh atë ditë qi t’kan mbyllë n’dry. E se për ty fort po m’merr malli Me t’i pa dy sytë e zi. 73. Vaj moj lule Vaj moj lule qi n’a çelë sivjet O prite borën deri sa t’tretë. Djelmënisë na i falish me shnet O vjen behari e nuk na nget. Na u kthy’ moti për së mari Çelin vjollcat dhe zymylat. E myzhde ashik po vjen djali O mbushen bahçet plot bylbyla. E ti bre djalë m’a shkofsh ymrin rahat E ty ta dhashin gjithçka kërkon. E nal ta jap nji nasihat Kam nji rixha e t’ma ngojsh! E sytë e mi kan marrun tallas Me gazep po shkojnë si deti. Goja jote inxhi, elmaz E se na sun’ t’ja u qesim o kimetin! ______________________________________ ________ kimet – vlerë, dobi 67
74. Shkon bylbyli për hava I: Shkon bylbyli, hej aman O për hava tuj fluturu’. :I I: O nal ta jap nji amanet Dashnores o me m’ja çu’. :I Prej dashnores, hej aman O na ka ardhë moj nji selam: - O ti që n’kofsh dashnori im, Zdirgju n’bahçe t’bojm Bajram! Karajfili, hej aman O lule e hijshme, lule e shpeshë. - O mos m’a lu’j dashnore synin Po m’tranon moj kah po m’keshë! 68 75. Rrushe mori Rrushe Rrushe, lumja Rrushe Rrushe dil n’oborr! Rrehe defin me ni dor-e Hajde, hajde Rrehe defin me nji dor-e! Rrushe mori Rrushe Rrushe dil në bahçe! Po t’vjen era molla lalçe Hajde, hajde Po t’vjen eramolla lalçe. Rrushe mori Rrushe Rrushe dil n’sokak-e! Lujma shtatin si bajrak-e Hajde, hajde Lujma shtatin si bajrak-e! Rrushe, lumja Rrushe Rrushe dil n’livadh-e! Po t’vjen era portokall-e Hajde, hajde Po t’vjen era portokall-e. Rrushe mori Rrushe Rrushe shkel në themër! Qysh ma le moj dryshk në zemër Hajde, hajde Qysh ma le moj dryshk në zemër? Rrushe mori Rrushe, Rrushe bukurie. Vjen jarani me t’pa ty-e Hajde, hajde Vjen jarani me t’pa ty-e.
Rrushe mori Rrushe, Rrushe n’kapixhik-e. Rrehe defin me ni gisht-e! Hajde, hajde Rrehe defin me ni gisht-e! 69 76. Të kam thanë moj pulpulaqe Të kam thanë moj pulpulaqe Ja’ ke rri te lala. Faqja jote rrumbullake Gushën pala-pala. Ja’ ke rri se të don shpirti Porsi sytë e ballit. Dashuninë tande kush s’e dijti Oh si t’ja baj hallin? Të kam dashtë edhe të due Të don zemra ime. Edhe ti më ke ngacmue M’ke lanë shumë kujtime. Për kujtim ta jap nji lule Sa mos me m’harrue. Zemrën time ti ma shkule Aman, sa të due! Ta kujtoj dashninë e vjetër Nuk asht’ fjalë e kotë. Përveç teje nuk du’ tjetër Asnji në këtë botë. 70 77. Vlla e motër bashkë Vlla e motër bashkë Pushkatu’ dhe varë Në Gjakovë o prej t’pashpirtëve O bre gjakatarë. I: O për pa i mbushë njizet vjet Nana qan për bijt e vet. :I Ganimetja th’rret: - Abedin o vlla! Çou e shihe motrën tande Afër teje ra! O t’përqafoj e t’marr erë Karanfil o në pranverë. Me ferexhe veshë Dhe me peçe mblu’ Kur më shihke nana, halla Në kanop tuj m’vu’.
Oh rrijnë tuj kja, tuj vajtu’ Sikur qyqet pa pushu’. Nana thrret’ me za: - O ju bijt e mi! Ju kam rritë t’pa babë, jetima Qyshse në vogjli. Oh sod m’u mshel mu’ kjo shpi E jam mbet me du’r në gji. 71 78. Kadaldal po vjen pleqnia Kadaldal po vjen pleqnia I: M’i kjanë hallet çiftelia. :I Ka nisë gishtat s’po m’punojnë Edhe zani mirë s’po m’shkon. Trupi jam kurr s’u bo rahat Tuj këndu’ n’qytet e n’fshat. Kur unë isha n’ditë ma t’mira Mall e kishin me m’pa te shpija. Unë këtë kangë qi po kndoj’ ma i pari Ka me i ra n’mend çdo kangtari. 79. Kangë për Ymer Rizën (2) More e kam pasë nji jaran të vjetër Sevdali, shoq si gjindet tjetër. Me sharkijen o plakë Zemrën ma digj’te flakë, hej, hej Zemrën ma digj’te flakë. More ata gishta prej qelibari O tuj lodru’ fort t’ushtojke zani Vallen o sevdali. Zemrën ma ke shkri, hej, hej Zemrën o ma ke shkri! Ani moj sharkia me dymbëdhet tela More s’ka kush t’bjen ty si hera tjera! Mallin o me na hjekë O se pa ty o kem mbetë, hej, hej Mjeshtri o ty t’ka vdekë. Ani unë këtë kangë po ta qes Ymer Riza Ani le ta knojnë krejt o shoqnia. Mallin o me na hjekë O se pa ty o kem mbetë, hej hej Se pa ty o kem’ mbetë. 72 80. Ngoni shokë se ç’thotë Nezimi Ngoni shokë se ç’thotë Nezimi Se ashiku s’gjindet o kudo.
Janë ispatet e Rrahimit Duro guhë mos besado-e, ai. Jam nji dervish jam i bijade O falma Zot çunin axhakzade O le t’a kujtojë Perëndinë Mos ta braktisë ai ashikninë, ai. Leu divadhi n’gjyl të detit Hapi rremzit zu dynjanë Çka po i thotë i dashni ashikut: - Hajde i mjerë ta kjajmë sevdanë! Preva hyrkën vuna qylah. Dola me bo testir dynjanë. Ç’konka konë elhyqmililah Me i braktisë o shokë e jarana, ai. O gjithë këto bejte t’mira m’i fole Për mi gjithë t’vuna nji mret. O për mjedis t’mejdanit dola Tash jam nisë për n’ahiret. ______________________________________ ____ oxhakzade – shtëpi që kishte të drejtë të mbante oxhak elhyqmililah – fuqia, pushteti i Zotit 73 81. Lavdu’ qoftë moj Perëndia I: Lavdu’ qoftë moj Perëndia Që ta dha këtë bukuri, jar. :I I: O natë e ditë po kjaj si fmija E s’po m’teren sytë e mi. :I Vetllën holl si hana s’pari Syni jot si yll me bisht, jar. Kaçurrelat n’midis ballit Përmbi shoqet moj da me gisht. Çohem heret pa ra dielli Dal n’dritare me t’shikju, jar. O e kthej kry’t prej drandofillit N’gjoj bylbylat tuj këndu’. O bylbyl, o bylbyl shkreta Qi sa kohë je mbyllë n’kafaz, jar. O medet hallin, unë o i mjeri Derisa qi po pëlcas. 82. Në agim rrezet e para Në agim rrezet e para Drandofill mbulu’ me vesë. I: Manushaqe si ma e para
Për çapkënën sy e vetull zezë. :I Me kombajna korrë në fushë Kokrra gruri si flori. Mbush hambaret gushë për gushë Knaqet’ zemra e nji çifti t’ri. Ti moj vashë, moj drenush-e A s’ma fal faqen ma parë Ndëgjon vasha faqekuqe Ja merr zemrën dhe i digjet zjarr. 74 83. Te ‘i dugojë e re I: Te ‘i dugojë e re Në magaze t’vjetër. :I I: Djalë si Sulejmanin Nuk ban nana tjetër. :I Porsa dola n’bahçe Me pi kafe t’amla. Po na vjen shoqnia Veshun allafranga. Bahçja plot me lule Sa kishin lulue. S’bashku djem e vajza Ja kan nisë me knue. 84. Ty t’krijoi natyra Ty t’krijoi natyra Lule përmbi tjera Tash na vjen pranvera Plot me t’bukra ngjyra. I: O sa të du’! Që më knaqe mu’! :I Manushaqja ime Plot me ngjyra t’hijshme Ke nji bojë si flutur Plot me erë të shijshme Zemër për mu’ Shpirtin ta du’! Jeta ishte e shijshme Je moj manushaqe. Shpirtin mu’ ma knaqe Ti o me shpresime Plot me madhni O shpirti im! 75 85. Mora lajm se je feju’ I: Mora lajm se je feju’
Mori vajzë e buk’ra ti. :I I: Dashninë time ke harrue, aman Qysh t’mashtroi moj ai njeri? :I Ka sa kohë që u fejove Disa herë ti fjalë më çon. Thojshe prore që s’më harron, aman E se din se tash asht vonë. 86. Prej shtëpisë kur jam dalë I: Prej shtëpisë kur jam dalë Dhe në burg jam ra. :I I: Kush s’vjen me m’pa, as me m’shiqu’ I mjeri sa keq kam pësu’ :I Herët n’mëngjes hana ndriçon Yjt’ po xixëllojnë. Nji erë e shkretë po don me m’tretë I mjeri vetëm kam mbetë! N’moshën e re nji qyqe m’k’ndon Zemrën m’a helmon. Mjaft o m’ke therrë, m’ke marr nji lul’ t’re S’më ke lanë gjallë as në dhe. K’ndon nji bylbyl mbi vorr të ri: - Për mu a do t’ketë dritë? Do t’shkoj e tres me ‘i mal të shkretë Për mu’ ma s’do t’ketë jetë! 76 87. Ylli i sabahit Ylli i sabahit Drita e syve t’mi I: Kush të ka ngucatë Që m’ke marrë mëni? :I Hajde osmanli Kush a çun si ti? Koke nazeli Hallin kush s’ma di! N’a ka dalë në Shkodër Nji topçi me nam. Sylçe Begu i vogël Si uvill me nam. Sylçja çka ka thanë: - Qirakllëk nuk du’! Bektash Aga i fortë Mu’ më ka zapu’. Bregut t’vi’s po m’shkon Fustanat me i anë. - Sylçe Beg na i g’zon!
T’paskan ra taman. Ore çun, bre çun Gushën sikur plumb. Mos m’a pi rakinë Se të ban zullum! Zullumi të gjet’t More baca i vet! Hallku t’kan hasret More top sheqer! ____________________ vi’s – vijës 77 88. Ditë e zezë 30 qershori Ditë e zezë tridhjetë qershori U hap fjala lajm i zi. I: Shokun tone vdekja e mori N’kohë ma t’bukur të rinisë. :I Vdekja e tij qe e papritur Në centralin elektrik. Kush ndëgjoi mbet i habitun Nana e vet qëndroi trimnisht. Këtë lajm t’zi që ndjeu Kosova E ma larg, në Shqipëri. Për kangtarin nga Gjakova Idriz Dhomin, djal të ri. 89. Kangë për Hysen Bajrin Hysen Bajri o po bon o me dor-e: I: - Nuk po muj o baclok o me folë! :I Se m’ka ra o gjaku në gojë Se m’ka ra o gjaku në gojë M’kanë pre shkijet o me jatagan-e. Hysen Bajri o po duel në shkallë I: - T’madhe briti’: - O ju bajraktarë! :I I: Mos më leni o nër Shekullar-e :I M’u ka m’bush o trupi o plot varr-e! Hysen Bajri o more fjalë o ka çu-e: - Kajmni shokt’ o m’a fort o se mue! Kajma Smajlin, o mor kajma Zekën! I: Qysh nuk ikën o more me m’lanë vetëm! :I Bashkë me mu, o e kanë ba dekën. ______________________________________ ___ jatagan = lloj shpate e lakuar Shekullare – krahinë në Mal të Zi 78
90. N’mes ballit ma ke i nishon N’mes ballit o ma ke i nishon-e, ai, O për andej o shkëlqen n’faqe. O bukurinë ma ke me fermon O si në prill manushaqet. - O vaj moj lula o ju sa jini, O vallë mbret o ju kon kini? - O mret e kemi derjah gjylin. Vezir kemi o karajfilin! O zamaku i bardhë thotë: - Jam shah-e! O përmbi t’gjitha hedh përpjet-e Jaratisun me shumë degë Dorë më dorë o na i majshin djemt-e. ______________________ ferman = dekret mbretëror 91. Na po g’zohem vjen o Bajrami Na po g’zohem-o vjen o Bajrami More piqem Zot me Adem Begin. E konke konë qesi jarani, o medet! O mirë po i bjen karadyzenit! Kush ta kepi dallaman-e More me njato du’rzi-o si biluri? Fol Adem tu shtoftë o nuri! Mbi vorr tand t’u djegsha nuri! Ecja jote nabushaqe More plasa e mjera o gjithë tuj kajt-e! E po m’shkon djali nëpër bahçe E unë prej tejet s’kam të ndam-e! 79 92. Pesëdhjet vjet o shokë i bana I: Pes’dhjet vjet o shokë i bona I mjeri kam hy n’pleqni. :I I: Hala mirë nuk e kuptova Çdo me thanë dashuni. :I Vonë e mora vesh i shkreti Çdo me thanë me qenë ashik. Mora vesh çka ashtë sikleti Kjo sevda don ustahllyk. Ustahllyku, marifeti Janë dy gjana për ashik. Le ta marrin vesh mileti Se pleqënia vjen nji ditë. M’ka pasë thanë nji plak i vjetër Kjo sevda don marifet. Bon’ gjynah me kqyrë naj tjetër
Rri me tanden që ke kismet ______________________________________ ____ ustallyk - mjeshtri marifet – shkathtësi për të kryer një punë, një veprim mileti - populli 80 93. Hem vallahi, hem bilahi I: Hem vallahi, hem bilahi S’e kam ditë se ç’asht’ maraki! :I I: Unë i mjeri keq gabova Prej mallkimit m’u prish gjaku. :I Dola n’bahqe me karrikë Të gjithë lulat m’u kan afru’. Edhe zogj’t m’u kanë avitë Për xhananin qi ka pësu’. Unë kangën po ta qes E gjithë bota ka me t’a knu’ E pabesë moj paske qenë Sa besnik të kam qëndru’! ______________________________________ __ vallahi, bilahi = be tek myslimanët 94. Sytë si xixillonjë I: Sytë si xixillonjë Oh, sa fort i du’. I: Ata kur m’shikojnë N’shpirt më prekin mu’. :I Gojën si kutia Vashë o ti ma ke. Dhambët si inxhia Sa e bukur je! Veç me nji shikim Dashnor n’ty jam ba. Prandaj si kujtim Këtë kangë unë po ta la. 81 95. Shtat ditë ymër n’këtë dynja I: Shtat ditë ymër n’këtë dynja: Gjashtë idhnim e nji sefa. :I O me njat’ ditë shka do t’bojim na Thirrja emnin: - Ja Allah! Se kam ditë se kam kujtu’ Me Allahun o jam taku’.
Mos e ban vehten gjithkush Me hyp n’kumbull, me lyp rrush! Me hypë n’kumbull me lypë rrush Se të sheh e të flet dikush. Mall, evlad në këtë dynja Kujton kush se gzime i ka. Derte, gajle vijnë pa nda Thirrja emnin: - O ja Allah! Gjith kand t’shohish me kapuç t’bardhë Mos kujto se gjenë manfatë! Gjithë kand t’shohish me flokë e mjekërr Me zemër banja muhabetin! Vnoja menën në bejatë! A ka besë o në tarikatë? Mos ia kqyr o ilajetin! Me zemër shehut banja hyzmetin! Hej dervish sa mirë po flet Je i lidhur për Ehli Bejt. Ehli Bejtin hak e di Jam evladi sadedi. Hej dervish bona derjah Nji ditë vdesim të ton na. Nji ditë vdesim të ton na S’met gëzim, as s’met sefa! ____________________________________ evlad = fëmijë (vajzë apo djalë) dynja = botë hyzmet = shërbim Ehli bejti = familja e profetit Muhamed, a.s. 82 96. Kangë për Metë Isufin Metë Isufi djal i ri-e Se n’Gjakovë o ka m’sy o me hi-e! Se n’Gjakovë ka m’sy o me shku-e Tri herë dyert o ju kan ngujue! Hima Daka n’mahallë t’Qerimit, Dil e nije pushkën e trimit! Dil e nije qysh-o kërset-e! I: Ju prallaza metshi’ shkret-e! :I I: Qysh s’u çelet kurrnjoni vet-e! :I Për me pshtu’ këtë Muhamet. - Unë jam dalë o për m’u çartë-e I: Nuk jam Dula që i du’ grat-e :I Jam nji djal o qi t’kalli flak-e. T’kalli flakë t’kalli barut-e!
Nal bre shoq, o ti mos u ngut-e! Nal kadale Shaqir Curri! Se je le o s’ke tesh k’si burri! Se je le s’ke tesh k’si burri I: Ku qilloj o dy komtë i nguli! :I Ti lo plumat o rreth ushkuri! 83 97. Këngë për Bajram Currin Hej, dridhet toka, po ushton Malësia Hej, në këto male po lufton djelmënia I: Hej, bashkë me trima e kësaj Krasniqes Me Bajram Burrin o zemërçelik-e! :I Ref.: Bajram Curr, o Bajram Curr Emni yt s’harrohet kurr! Të ka lind-o nanë Gjakova S’të harron Kosova! Bajram Curr, o Bajram Curr Emni yt s’harrohet kurr Të ka mbajt-o Dragobia S’të harron Shqipnia! Hej, na du’l trimi në këto male tona Hej, tym e flakë po n’a i rrjedh nga goja N’luftë me tradhtarin, o Kadri Mehmetin Se n’Dragobi-i ai trimi n’a mbeti. Ref.: Bajram Curr… Hej, moj Kosovë-o ty t’a lumsha shpinën! Hej, bijtë e tu’ e kan lu’jtë martinën! Me Bajram Currin, Isa Boletinin, Me Azem Bejtën e Hasan Prishtinën. Ref.: Bajram Curr… 84 98. Dora jote t’u praroftë Dora jote t’u praroftë! O, kjoftë e plot-e përgjithmon-e ai! O ashikut i derdhen lot-zitë. Ref.: Shpirt, more vetullat ilall All me sy e vetulla edhe qepallë O besa m’trete, po m’bon o me hall! Zemra ashikut si gastare O ajo thehet me i gjysë fjale. O, a po m’flet shpirt-o boma i qare?!
Ref.: Shpirt… Zemra ashikut si qibriti Fjalë e besë don djalë ashiku, ai O veç për dhunë o të mynafikut! Ref.: Shpirt… Të kam dashtë edhe të du’ O itikati n’a u maru-e, ai O a po m’flet shpirt-o çka po thu-e? Ref.: Shpirt… 85 99. Pranvera nisi me dalë I: Pranvera nisi me dalë E bylbylat po këndojnë. :I I: Hajde vashë moj lulja e bardhë Dil në bahçe t’bisedojmë, O t’bisedojmë! :I Unë në bahçe po të pres Me tufë vjollca m’gjen n’dorë. Jam e jotja der’sa t’vdes Se më ty do t’baj kunorë, Do t’baj kunorë. Pra ti fjalën kur ma dha Mori lule moj shebojë. Prej teje nuk di me u nda Kah po m’flet me t’bukrën gojë, Me t’buk’rën gojë. Këtë tubë lule që po t’jap Për kujtim ta mbajsh në dorë Ti ndërmend t’ më kesh mu’ prap Mbasi bashk do t’bajmë kunorë, Do t’bajmë kunorë. 86 100. Kanga e Rexhep Gërçarit I: Qatje poshtë o te mullini Luftë po ban more Rexhep trimi. :I I: Luftë po ban qaj Rexhep trimi. Prej gojet n’a i dilte timi. :I Qatje poshtë more në Gërçar Luftë po ban me pashallarë. I: O Rexhep i çikës-o! Porsi yll i dritës-o! :I Të mërkurën thirri telalli
Në mesditë na u mbyll pazari. Në mesditë na u mbyll pazari O rrethu’ Rexhep Gërçari. - Në Çabrat more kush lufton? - Ky Rexhepi me nizom. O Rexhep i nanës-o! I le nom Gjakovës-o! 87 101. Këngë për Ganimete Tërbeshin Herët në mëngjes, nga sa gjakatarë Në mes të Gjakovës u hodh një litar. Në trekam’sh e vunë Ganimeten tonë: - Fol, n’e daç ti jetën! me za i kanë thanë. - E shtrejtë asht liria, pa te s’është gja jeta! Me një za të tmerrshëm, foli Ganimetja. Ref.: - Nuk du’ jetën të ma falin! Ra vetë ne litar Hakun motrës do t’ja marrin Vllaznit kosovarë. Atje poshtë qëndrontë Gjakova kreshnike Asaj Ganimetja i mbeti besnike Para se t’a varin, foli Tefik Çanga: - M’a mirë t’vdesim motër se t’jetojmë në pranga! Ke Isë Boletinin ke dhe vllazën tjerë Ke Kosovën trime që s’të ndrron për jetë! Ref.: Nuk… 88 102. Si na u çfaq kjo dashunia (Version tjetër i këngës “Ç’na ka zanë kjo dashunia”) I: Ç’më ka zanë kjo dashunia! Kërkush hallin s’po m’a din! :I I: Kush mi qan hallet e mia? Ku do t’shkoj e ku do t’vi? :I Dranofillat kuq si gjaku Salltanet o për djem’t e ri. Kur i zen o gocat maraku Dehen çunat pa raki. - Ç’ke moj gocë që rrin mendue? - Rri e kjaj hallet e mia! Deri n’Durrës du’ me shkue Se m’ka zanë kjo dashunia.
Moj durrsake më bone marak-e, Jarnanana, ne Gushë e faqe, bardh moj si zamak-e, Jarnanana, ne Moj durrsake o sa fort të due! Jarnanana, ne T’vinte era more mollë e ftue, Jarnanana, ne. 89 103. Elif, Elif Elif Elif, ije, senja me tet-e, aman Gjithë shqiptar’t o jan çu’ në kambë Of aman, aman! I: Kush të don-e, ije, me imon me dek-e aman Karadakun hajde ta bojmë bejon! :I T’ejten proma, ije, n’dy sahati aman Donë me i ra o katunit t’ri. Of aman, aman! Lu’jti raja, ije, Podgoricës aman Ja rrethoi hajde Kuçit kalanë. Moj kalaja, ije, e me bedena aman Qe sa mot o m’ke metë rrethu’ Of aman, aman! M’i ke shkallzit ije, gur mermeri aman S’mundet shkau hajde me t’i zaptu’. Çka i ka thon-e, ije, shkina N’kollës aman Se qeshtu o se kem kujtu’, Of aman aman! Asqer po m’vjen, ije, prej Kosovës aman Dita ditës o po vjen tuj shtu’. Aferim ije, ju shqiptar-e aman! Trimëninë o ç’e botë ispatë Of aman, aman! Gjithë tuj pri-e, ije, para urdisë, aman Shkojshit malit hajde tuj shalakatë’. ______________________________________ ____ iman = fe, besim në Zotin 90 104. Zuna në kajkë, rashë në det O zuna në kajkë e o rashë në det O erdh nji shiptar e n’a gjet-e. Shyqyr bona e gëzova Gjeç’ jaranat n’breg t’Uzdrumit! Ku kam ndoj mik o le t’më kjaj!
Le t’më kjajë me lot si lumi! E ikën shokt’ dhe më lan-e E më lan o n’breg t’Uzdrumit! O n’breg t’Uzdrumit deri n’takatë Çadrat ngrehun bajrak, bajrak. Ferman po vjen prej Bagdati Vaj more shokë se ç’bohet halli?! Ika, ika rashë në det-e More me gjemi të Ulqinakut. E shyqyr bona për selamet Selam Gonxhes së zamakut! 91 105. Konstantine Konstantine, heret po m’vjen Se jam bamun hajde marak në ty, aman, aman Se jam bamun hajde merak në ty! I: O në ma daç moj goc-e hatrin mue Tjetërkend s’shikjon me sy, O fare aman. :I Maraku ma i randë se plumi Me njat zemër, hajde moj, katileshë, aman, aman Me njat zemër hajde moj katileshë! O bi me fjetë moj gocë, s’po m’zen gjumi Don me m’lu’jtun mendt e kresë. Fare aman. More pllum’-o, krah’t e shkrum-e Qe sa mot je hajde tuj fluturu’, aman, aman Qe sa kohë je hajde tuj fluturu’? O fluturo moj gocë dhe të shkojsh-e Zgjoji ata që janë në gjum’ Fare aman! 92 106. O kandil kandil garipi (version) O kandil kandil garibi I: Ç’ke more qi s’ban dritë? :I I: O shumë sefanë e do t’a bajmë na sonte Sa të zbardhë e lumja dritë. :I O jorgan, jorgan i ngusht-e Gjithë vija, vija! O sa ke nata, lal-o nuk m’i m’love Shpatllat e mia! Në penxhere lalo prej sokakut F’tyra jote ndritë dynjanë. O ty t’ru’jt Zoti lalo qi t’ka fal-e
Fol me mu’ se s’ke ku m’çon! Dashninë tonde s’mund ta harroj-e Deri sa t’jam gjallë. O dhe në vorr-e, lalo, kur t’më çojnë Mu’ për ty do të m’bjen mall. 93 107. O mori nanë, rashë n’hapsane O mori nanë, Nanë rashë n’hapsane. I: Tash vjen stina O tash vjen stina e do t’dali. :I O ti maqinën, lale, lale Unë gjylpanën. Qepim rrobat, O qepim rrobat e beqarnisë. O hala djal-o S’ma din zemrën time Ta kam njoftë, o i kam shitë Tjegullat e shpisë! O na u çu’n rosat Lale, lale, prej Tirone Bajnë pushimin, o bajnë pushimin Në Barbullush. O fort po tutna Se s’po m’don durrrsajka. Hallin tem,o dertin tem S’ma din njeri ______________________________________ ___ hapsane = burg 94 108. Dola n’penxhere synin kur t’a pashë Dola n’penxhere Synin kur t’a pashë Piva ‘i gotë raki moj vashë Mashalla të thashë. Mashalla të thashë Rakia m’ka zanë. O mor çun i vogël Qi po m’shkon nizam. Nizam du’ me shku’ Letra du’ me t’çu’ O moj gocë e vogël S’ka kush me t’i k’nu’. Me t’i k’nu ti k’noj
Veç me shkru nuk di O mor çun i vogël Shka baj un’ pa ty? 109. Mori shkrepsa e Venedikut Mori shkrepsa e Venedikut I: Ti që m’kallesh o si barot. :I Sa m’ka marr malli i duhanit I: Bjerma shkrepsën po du’ me e dhezë :I Mora vesh se je sëmue I: T’paska ra ai verem i zi :I Sa m’ka marrë malli me t’pa I: Se pa ty o moj s’mund të rri! :I 95 110. Dalngadalë po të kërkoj I: Dalngadalë po të kërkoj Megjithëse jam dëshpëru’ :I I: S’kam ndërmend moj të kujtoj Ti nuk qe lule për mu’ :I Sikletin do ta duroj Se me zemër prap të du’. Si dhuratë po të dërgoj Nji zamak tuj lulëzu’. Kur të njofta t’pata thanë Do t’vij koha me u nda. Kujtimin që m’pate dhanë Po ta kthej me lot tuj kja. Me dëshirë moj të këndova T’ledhatova bukurinë. Synë e shkru’ unë shumë ta çmova Por ma tepër dashuninë. S’punon goja me ligjëru’ Se u dogja porsi prush. Sado kohë që ka me shku’ Hallin tem s’do t’ma dijë kush. 96 111. Fletët tua moj drandofille Oh fletët tua moj drandofille I: Kuq e bardh m’i ke. :I I: N’bahçe tande je hiç pa hile Shoqe ti nuk ke. :I T’gjitha shoqet t’kan inat Pse je kuq e bardh e gjatë Bukuroshe, lule e bardhë Athu’ kush do t’baj kunorë? E me t’marrë e me t’shti ndorë?
Hajde me t’shti n’dorë! Oh, me t’shti ndorë moj sylarushë E me t’marrë përherë. Qysh kur s’pari me ty u poqëm E kur t’pashë në derë. Nji unazë moj po t’a çoj Edhe hallin t’a tregoj. Po t’jap fjalë e po t’jap dorë Se me ty do t’baj kunorë. Jam i yti përgjithmonë! Hajde përgjithmonë! 97 II.KËNGË TË SHQIPËRISË SË MESME 98 99 1. Manushaqja e lulja e shqerrës O manushaqja e lulja e shqerrës Po çelin ma avash. I: O vetëm lulet e pranverës Qenkan për t’u dashtë. :I O t’gjitha lulet plot burbuqe Çelin për zili. I: Si faqja jote kur më skuqet Porsi shefteli. :I O kangën po ia k’noj unë lules Që ta nigjojsh ti. I: O lules time faqekuqes Se kam dashuri. :I 2. Moj dashnore Moj dashnore të gjykoftë Perëndia Ti që ma çfaqe dashninë e rremë. I: Se fjala jote bashkënia E pabesë moj paska qenë. :I Unë të dita moj se t’kam mike Prandaj e vuna dashninë në ty. Ti s’u kallxove aspak fisnike Sa që s’paska të rrëfy’m. T’u thaftë dora moj që më shkrove Mallku’ qofshin letrat e tu’. Se vet më deshe, moj më harrove E pabesë o mori gru’. 100 3. Çeli molla e shartu’me O mun aty n’atë faqe t’malit Shartova një mollë.
I: O goca e re e pamartu’me Paska belin e hollë. :I O çeli molla e shartu’me Çeli lulen e bardhë O goca e re e pa martu’me Don nji djalë beqar. O çeli molla e shartu’me Lulen për bukuri O goca e re, e pamartu’me Don’ nji djal të ri. 4. Ç’na ka zanë kjo dashunia I: Ç’na ka zanë kjo dashunia Kërkush hallin nuk ma din. :I I: Kush i qan hallet e mia? Ku do t’shkoj e ku do t’rri? :I - Ç’ke moj gocë qi rrin mendue? - Rri e qaj hallet e mia. Deri n’Durrës du’ me shkue Se m’ka zanë kjo dashunia. Ç’qenka kjo sevda e shkretë Mjerë ai’ që se ka provu’! Gja’ ma t’bukur s’ka në jetë Kur dashnori thotë të du’. 101 5. Për midis pazarit t’Durrësit Për midis pazarit t’Durrësit Pse ma hudh dorën serbez? I: Gocë e vogël, ma jep fjalën Mos më le fare pa shpresë. :! Ref.: Dallëndyshe vaj, vaj, vaj Prej zemre moj nuk të ndaj Dallëndyshe hej, hej, hej Kurr s’do t’n’dahem prej teje! M’i gëzofsh dimitë mermeri! Kur m’i hudhje për Pazar. Do të lutem, do të themi: - Më merr mu’ se jam beqar! Ref.: Dallëndyshe… Mora rrugën kah kalaja Aty un’ gjetsh nji djal të ri. Mu’ me ty më zu’ sevdaja Hajde djalo më merr ti. 102
6. Për midis pazarit t’Durrësit (2) Për midis pazarit t’Durrësit O ç’m’a hudh dorën serbez. I: Ti bre djal, o djal i ri Pse mi ze vetllat me fes? :I Ref.: Dallëndyshe vaj vaj vaj Sy laroshen me lot ta qaj. Dallëndyshe vaj, oji Sylaroshen ta shti në gji. Mi ke vesh dimi t’mermerit Dhe jelekun qep me ar Do të lutem, do t’i themi: - Më merr mu’ se jam beqar! Ref.: Dallëndyshe… 7. Shoqet tua moshatare I: Shoqet tua moshatare Kan hasret prej bukurisë :I I: Janë tri goca me nji çaire Po pëlcasin prej zilisë :I Ti je si ar i kulluem Je si nuse për merak-e. Vjen gjithnji tuj hijeshue Si zamaku në bardak-e. Bukuri duhet me t’thanë Pëllumbeshë buzën në gaz-e Gocë e bukur në Tiranë Avitu se nuk të ngas-e. ___________________________________ çair = livadh 103 8. Kur dole në lamë I: Kur dole në lamë Belin nji pëllambë! :I I: Bukuroshe e lalës, Synin si bajamë. :I Kur dole n’çardak Faqen për marak! Bukuroshe e lalës, Dukesh si zamak. Kur dole në derë Belin me qemer! Bukuroshe e lalës, Ndrite si fener.
Kur dole n’oborr F’tyrën bardhë si borë! Bukuroshe e lalës Eja t’vejmë kunorë! 9. Se shkon skifteri O se shkon skifteri more zemëru’ More zavalli, o si ka mësue. O se zavalli o si ka mësue More krahi i djatht o ç’ju ka plague. O se krahi i djatht o ç’ju ka plague More kjo rixhaja s’iu ka n’igjue. O se kjo rixhaja s’iu ka n’igjue More prej syuit t’zi, o prej syut t’shkru’m. ___________________________ -zavall – hall i madh, bela e madhe - rixha - lutje 104 10. Jalla u shemsh Kalaja e Durrësit E jalla u shemsh-o, O kalaja e Durrësit! E ç’më del goca, o lal, Ke grykë e pusit. E ç’i qet Durrësi, o hajde, I pret Shijaku. Se ku e din goca, o hajde, Se ç’asht’ o maraku? O fushë e madhe, Hajde fushë e Qerretit O u plak goca lale Në bash t’lezetit. Ref.: E qava,qava Lala qesh tuj plas-e. E ç’mu mbush zemra Hajde me maraz-e. 11. Ç’mjellë ashtu, moj ç’mjellë ashtu E ç’mjellë ashtu, moj ç’mjellë ashtu? E ç’mjellë ashtu, moj bukuri? I: E selvijon, e selvijon, Selvijon në baçen tonë. :I E ta këpus, moj t’ këpus! E ta këpus, ta vej në vazë! E je lule moj je lule, Je lule moj për beqarë. E m’i fal sytë, moj vetullat!
E vetullat t’u paskan nxi. E jo, m’re jo, për Perëndi E i kam vet për bukuri. ___________________________ - selvijon – lloj luleje 105 12. Hije e bukur të ka ra I: Hije e bukur të ka ra-e Si zamak po lulëzon. :I I: Shumë dëshirë kam për të pa-e Asnjiher nuk më shikon. :I Kur më deshe s’të çëmova’ Kujtova se do t’harroj. Por me mall u dëshirova Sa me mall po të kujtoj! Lulen që ma ke dhurue E shikoj me shumë dëshirë. Moj t’i puthsha sytë e shkru’m-e! Që t’ndriçojnë si xhevahir. 13. Dy të bukra në një degë I: Dy të bukra o në një degë :I I: Dimnin, dimnin o e bajshin verë Aman ore :I Zot, më ban o zog skifter! T’shof të buk’rën o ke mineri, Aman ore! Zot më ban’ o zog petrit! Marr të bukrën o me shetitë, Aman ore! 106 14. Knon bilbili në behar O knon bilbili lale në behar- e O ç’më ka zanë me ty maraku i parë! Ref.: Ke ullini n’kodër t’pres, Prite lalën se po vjen Prite lalën se po vjen Kam nji llaf e do ta them. O k’non bilbili në qershi O dil ta shof moj goce syn’ e zi! Ref.: Po të pres nuk kam durim Kam në zemër nji kujtim Nji kujtim të paharrumë Po të pres se prap të du’.
O knon’ bilbili goce në zamak-e O ty t’ka lala shpirt-o për merak! Ref.: Ke ulliri n’kodër-e Prite lalën se po vjen Prite lalën se po vjen Kam nji llaf e do ta them. O knon’ bilbili goce në zaman-e O ty t’ka shpirti goc-e për marak-e. Ref.: Ke ullini… 107 15. Fustani me pika I: Fustani me pika Sa hije të paska! :I I: Ngreje kokën pak moj Nepi! Sa të shof, se plasa. :I Zanin ta nigjojshe-e Una ty përditë. Edhe rrugës ti kur shkoje, Sikur bojshe dritë. N’tre sahati t’natës Të erdha ke porta. Zanin ta nigjojsha Nepi Thojshe: -Po m’dhemb koka! Në mëngjes të erdha Me u taku’ me ty. Aman, se ç’mu dridhte zemra, Kur m’shikoje n’sy-e. Ty të kam ndërmend-e Gjithë kah shkoj e vi-e. Gjumi natën nuk më zen M’i more mend’t e mi-e! 108 16. Dy çuna që ka Tirona I: Dy çuna që ka Tirona Bojnë’ harab nji kasaba. :I I: O dyqanet karshi ç’i kanë, aman Sadiku me Mustafanë. :I Hajde, hajde mor Selman, Ç’i del zot o bukurisë. Si s’t’u qep ai xhamadan, aman? Iu thafshin gishtat terzisë! Xhamadani qep me tela Çfar terziu ta ka qepë?
Aferim mre Hasan Muka, aman Në Tironë ke qitë marifet! Si s’t’u shëru’n kto plagt e thikës? Kur t’i shof o më merr vaji. Mre syziu i Kasem Agës, aman S’je ma i bukur se Mustafai. 109 17. Hajde, hajde mre Rrem Demneri Hajde, hajde mre Rrem Demneri, N’kafe Dem Xhepës o vjen kapterri. Kafja e Demit o myll’ me xhama. - Prij o përpara mre’ Rrem Tirona! Prij përpara o Rrema i Babës! Se nuk kom gjo o me Xhepin e Shabës. Ditën e enjte o n’tre sahati Pushkë po bante o Rrem Kasapi. Rrem-o Kasapi, mre Rrem-o Tirona Asht asllan-o që se bon nona. Vjen majori o me makinë: - Mos e nga Rremën, o kapterr Selim! Mos e nga Rremën o kapterr Selim! Se ai asht more shoku im. 110 18. Iku goca më la vetëm O iku goca, mi lale, më la vetëm Ti je jarnane. O ç’më kujtojn-o, lale, me nji letër, Ti je jarnane. Ref.: Jarnanina, më deshe të desha-e Jarnanina, balluket e shpesha-e O qesh në male, lale, rashë në fushë Ti je jarnane. O për atë nishanin, o gocë, që m’ke në gushë Ti je jarnane. Ref.: Jarnanina.. O syn’i jot, o mi gocë, si shkëndija, Ti je jarnane. O se ç’na zu, moj goce, dashunia Ti je jarnane. Ref.: Jarnanina… 111 19. Ç’asht ma e bukur në këtë botë
I: - Ç’asht ma e bukur në këtë botë? :I I: - Ftyra e gocës hanë e plotë! :I I: Oh, oh, hanë e plotë. :I - Gjum’n e natës kush t’a tretë? - Syu i gocës gjithë lezet! Oh, oh, gjithë lezet. - Kush të shkrin moj si qiri? - Syu i gocës filxhanli! Oh, oh, filxhanli. - Ç’asht ma e bukur në pranverë? - Buza e gocës si sheqer! Oh, oh, si sheqer - Çfar të djegë si zjarr në gji? - Syu i djalit sevdali! Syu i djalit gjithë lezet Ç’ma përvloi zemrën e shkretë! 20. Hajde malenake Hajde malenake, Du’je lalën-e. Hajde gushë bardhake, Du’je lalën-e. Hajde malenake, Du’je lalën-e. Hajde gushëbardhake, Du’je lalën-e. Hajde gocë e lalës, Ç’e hudh vallen-e. Hajde gojësheqere, K’naqe lalën-e. 112 21. Moj fëllënz moj mitare O moj fëllënz-e, moj mitare O qenke nisun për o Kaninë. Shko dhe mos u vono fort Fare mos e harro dashuninë, dashuninë. O paske marr një rrugë të gjatë-e O s’mund të rri o nji ditë pa ty-e. Shpirti s’po m’gjen rehat, Rehat, s’mund të vej gjum në sy, gjum në sy. O po vjen koha e lumtunisë-e O që të rrim-o të dy pranë. Të gëzojmë ditët e dashnisë Të dashunisë, kur t’vish nuse në Tiranë, në Tiranë. 22. Të betohem tuj t’u lutun
I:Të betohem tuj t’u lutun Për ato syt e shkru’m. :I I: Eja me mu’ mori flutur, Aman sa të du’! :I Të gjithë flutrat në pranverë Shkojnë tuj fluturu’. Lule m’lule tuj marr erë, Aman sa të du’! Lule t’bukra plot burbuqe, Shkojnë për t’u mbaru’ Eja eja faqe kuqe, Aman sa të du’! 113 23. Disa herë më shkon ndërmend I: Disa herë më shkon ndërmend Mos me të fol ma me gojë. :I I: Mirëpo zemra nuk më len, jasaman Nuk duron ma kësifarsoj. :I Po më sillesh pa kujdes-e Më shikon si për mëshirë. Kur të pashë sot në mëngjes, jasaman Nuk m’a the një fjalë të mirë. Ti mbahesh për bukuri-e Për ato dy sytë e shkru’m. Mos e kurse dashuninë, jasaman Por besomë sa fort të du’. Kur të njofta që të re Trandafil mbulu’ me vesë Bukurin ti prap ma ke, jasaman Si menekshe në mëngjes. 114 24. K’non bilbili te qershia I: K’non bilibili te qershia Nga meraku flakë ç’u ndez :I I: Trandafilat ndër avllia Shpërthejnë gonxhet pa kujdes. :I Refreni: I: Hajde shpirt se erdh pranvera Çelin gonxhet përsëri. Vjollca t’njoma lule shqerra Do t’i mbledh shpirt-o veç për ty. :I Kërkon djali sy skifter Buzën e gocës si sheqer. Goca baka naze shum Djali i shkretë mbeti pa gjum.
Refreni Hajde… ____________________________________ avlli – oborr, mur që rrethon oborrin e shtëpisë 25. Çohi djema shaloni atin _ Çohi djema shaloni atin! - Besa atin e kam shalue. - Cili djal-o po vjen me mue? Cili djal po vjen me mue? Po thot Mema: -Po vij unë! Ia pret M’stafa: -Ma i parë jam unë! Ti mre M’stafë, o M’staf-o Delia Tash po t’ njihet burrënia Me qitë pushkë te zotnia. - T’kishe pasë nji djal si Mema, Paç me i hy vezirit mrena! Paç m’ia lanë oxhakun n’femna! 115 26. Në zabel të erdha Në zabel të erdha, Goc-e t’gjeta vetëm, hajde Pse m’rrishe o si zog i harru’m? I: O mos ja prish-o, goc-e qefin djalit, hajde M’i fshin lot-zit se t’erdha unë. :I Ti më more n’qafë, Që m’fute n’dashni e hajde. Unë prej teje s’kam të ndamë O rri mre djal-o, qesh e mos qaj-e, hajde Prej teje o se heq sevdanë. Vet ma ke dhonë besën, Djalo se s’du tjetër, hajde Përveç teje, mor më ke thanë O dy pika në vetull se ç’mi ke e hajde Për kujtim mor’ t’i lash nishan. ____________________________ nishan – shenjë 27. U hutova prej shikimit I: U hutova prej shikimit Prej dritës së syve tu. :I I: Mori lulja e kujtimit Mos më len ma që të vu’j! :I Ma merr dorën e më pajto Mos më rri ma në mëni. Hajde shpirto më beso
K’naqe shpirtin me dashuni. Hajde t’dalim dorë për dore Të shetisim dalngadalë. Mori vjollca me kunorë Kam me ty moj n’ja dy fjalë. 116 28. M’vune kambën pa të drejtë I VI I: M’vune kambën pa të drejtë Po t’këndoj një kangë të re S’u tregove zemërgjanë. :I Për të thanë sa fort të du. Unë të çmova shum të shtrejtë E din mirë se ti më le, Ti e din moj t’pata thanë. E sa shpejtë më ke harru’! II Vet më more me të mirë Me dëshirë, plot bujari. Por tashti pse s’ke mëshirë? Pse ma hedhë për bukurinë? III Të putha njëher në faqe Më buzqeshe si fëmijë. T’vinte era manushaqe M’u duk vehtja djal i ri. T’vinte era manushaqe Mori lule në saksi. IV Vuna vehten në mundime Për hatër të dashunisë. Nuk më dhe asnjë premtim More nuri i bukurisë. V Në dy faqet ke ka ’i pikë Nuse e re moj me kimet. Eja afër mos më ik! Më shikon e nuk më flet. 117 29. Qysh se t’pashë moj tuj kalu’ I. Qysh se t’pashë moj tuj kalu’ VI. Je mbulu’ me stoli Shpirtin vashë ma ke plagu’. Kur me ecë dalngadal’
S’më ze gjumi jam hutu’ S’ta del kush për bukuri Du me t’pa vashë sytë e shkru.’ Me gërshetat palë mbi Pale II. Dashunia qenka zjarr VII. Më ke lanë o shumë kujtime Kur rrëmben e s’ka të shu’m Sa të jem s’do t’i harroj Eja vashë sa ma parë Pse më vune në mejtime? Mos më lenë me u dëshëru’. Veç pse unë të dashuroj? III. Ah i shkreti çfarë po them Ti s’më njeh e s’din kush jam. Ti se din hallin tem; Të t’a them guxim nuk kam. IV. Shko ti kangë pa ngurrim Shko si zogu fluturim. Ja trego hallin tim Unë i mjeri s’kam guxim. V. Të vjen erë lule zamaku Buzën kuq porsi qershi. Veç prej se më zu maraku Shkova rashë në dashuri. 118 30. Una ty moj të kam dashtë Una ty moj të kam dasht-e, i- je Prej së vogli, qysh fëmi. I: S’të vjen keq e i-je,me më lanë, e i-je E të marrish tjetër njeri? :I Sytë e mi ma s’po shikojnë Qajnë e rrjedhin si burim. Ah moj zemër i-je, shumë durove, i-je Digju, kallu, hajde bre shpirti im! Edhe shpirti s’po m’qet’sohet, i-je Nga idhnimi që m’ka gjetë. Se kjo vjeshta i-je, s’po m’harrohet, i-je Për kujtim tandin, moj, ka me mbetë Djelmëninë’ moj ç’ma helmove Me zeher të dashunisë E gjithë bota i-je, më bojnë të marrë, e-ije Pse s’hjek dorë prej ashikisë. 119 31. Rrallë kam pa këso bukurie
I: Rrallë ka pa këso bukurie Por si hana tuj ndriçu’. :I I: E gërshetat moj t’paskan hije Ç’ti pëlqeva sytë e shkru’! :I Të deshta ditën e parë Sa në zemër më ke hy. Moj burbuqe në behar Sa më merr malli për ty! Të shikoj me mallëngjim-e Rashë në zor prej dashnisë’. E do t’i ru’j si për kujtim-e Tiparet e bukurisë. Deri ditën kur të pashë Rashë në zor e rashë në hall. E moj burbuqe në behar Je e mirë, një vajzë e rrallë. 32. Fol njëher’ moj shtat selvi Fol njëher’, moj shtat selvi-e! I: Dil në derë o moj goc-e, T’ shof syn’n e zi-e! :I Dil njëher’ se m’zuni halli Në pranverë, o moj goc-e, Do t’marri malli. Kam dëshirë të fal nji kujtim-e Xhevahire moj goc-e Me mallëngjime. Një peshqesh për dashurin-e Një buzqeshje moj goc-e, Për bukurinë. 120 33. Ç’më shikon me buzë në gaz Ç’më shikon me buzë në gaz Sikur don me folë me mu’. I: Unë me ty moj s’do të flas, o moj xhan Nuk po mundem me duru’. :I Kur të pashë moj tuj kalu’ Gërshetat për bukuri. Ç’më pikllu’n dy sytë e tuj, o moj xhan Ç’më ke prekë në dashuri! Flokët m’i ke thurr gërshetë Si kunorë lule me ar. Askërkush moj s’t’i gërget Një petrit, një djalë beqar. 34. A ke qenë ndojher’ e re O, a ke qenë ndojher’ e re?
A ke pas marak? I: O, je e bukur se ke le Shtatin si bajrak! :I O mjerë ate që zen maraku Unë vet e kam provu’. O mori lule kuq si gjaku Syt vetllat t’i du’. O n’baçe tate tuj punu’ Mendja m’rrin ke ti. O zemra ime asht idhnu’ Si t’ia baj se di. 121 35. Dy të bukura janë bari Oh dy të bukura janë bari-e I lumi, lumi unë, o sa bukuri-e. Njana me dhen tjetra me dhi-e Lum, lumi unë, o sa bukuri-e. Po bajshin mriz o nën nji hije Lum, lumi unë, o sa bukuri-e. Po bisedojnë me nji djalë të ri-e Lum, lumi unë, o sa bukuri-e. 36. Balluket e tua Balluket e tua moj goc-e Rreth me kaçurrela, Duken bukuri. I: E plot me lule moj goc-e Po na çelë pranvera Ç’mi ke sytë e zi! :I Faqet e tua moj goc-e Si shegë devedishe, Vetllat ly me bojë. Se kur më shkon o moj goc-e Porsi dallëndyshe, Sa të dashuroj! Shtati jot o moj goc-e Si selvi e gjatë. Veshë për bukuri Se fol me gojë, o moj goc-e Mos më merr inat Ç’mi ke sytë e zi! 122 37. Ma jep dorën I: Ma jep dorën dhe më thuaj Nja dy llafe për të mirë. :I I: Mos më len kështu të vuaj,
Lajkatare e pa mëshirë! :I Të putha njëherë në gushë Shtat’n e hollë moj si selvi. Vetllat hark moj si gajtan Edhe gojën si kuti. T’pata thanë moj ashiqare: - Mos u tall me fukaranë! U kallxove ziliqare Hajde pra më ban derman! _______________________________ ashiqare – në mënyrë të qartë, sheshazi 123 38. Një ditë më del I: Një ditë më del, Një ditë s’më del. Si nusja me tel Të dua! :I Ref.: I: Të du’ mi gocë e vogël, Të dua! Të du’ të vish me mua, Të dua! :I Syun si filxhan Ftyra të ndriçon. Kur më del në xham, Të dua! Ref.: Të du’… Kur më del n’hajat Shtatin si bajrak. T’u bona merak, Të dua! Ref.: Te du’… 124 39. Fryni era, u çel taraba Ftyni era u çel taraba: - Çou Halil se Avdi Aga! Çou Halil se Avdi Aga, Me treqind sejmen përmbrapa! Të tan’ opinga pa çorapa. Musta i vogël u çu’ n’kambë Kërkon armët: - Ku i kam lanë? - Na i ka mshefë ky miku mramë. S’e ka menden me na zanë. Bejta Sylja, qen qafiri
Bani gostinë çoi na thirri Mish e pite boll na qiti Çoi për myzhde tu veziri: - Myzhde pashë, se u zu Halili! U zu Halili tuj këndu’! E tan’ Shkodra n’kam a çu’: - Fole Shkodër nji fjalë për mu’! Nuk po them, jo, për me p’shtu Me pre Mustën para mu’ Asht i ri, mos me u frigu’! - Mustën e vogël ka fal Pasha! - Pa Halilin t’gjallë mos paça! Xhelatçia prehi shpatën, Musta i vogël shtrini qafën. Xhelatçia po ban be: - Kurr k’si trimash nuk kam pre! Vjen e motra tuj përvetë: - Të mijt’ vllazën ç’mi ka gjetë? -I ka shitun’ miku i vet! - N’qafë më paç, o mori motër Që më rrejte m’prune n’Shkodër! Mos të leftë ty djalë në votër! Mos t’leftë djalë e mos t’leftë çikë! - Këtë punë motra s’e ka dijtë! Shkoi nji javë e shku’n dhet ditë, Preu të shoqin me gjith’ t’bijt. Preu të shoqin e të birin. - Kur ja vuna thikën burrit, Si me i nxerr vllaznit prej vorrit! Kur ja vuna thikën djalit, Si me i nxerr sytë e ballit! Ç’bani motra për Halilin? Preu të shoqin dhe të birin! 125 40. Mori vjollca që çel në saksi I: Mori vjollca që çel në saksi-e :I I: Lul’ e parë o për djemt e ri. :I Ref.: O, ah moj ledhatare I: Lul’ e parë o për djem beqarë. :I Të këputa të vuna n’bardhak-e Lul’ e bukur-o për marak. Ref.: O, ah .. Të këputa se ç’të mora erë
Lul’ e parë o që çel n’pranverë. Ref.: O, ah … 41. E shoqënia E shoqënia, oh lalë, moj shoqënia Shumë itibar-o, Oh lale që m’paske – ije ti. Shumë itibar-o, Oh lale që m’paske – ije ti-e! Ref.: E hajde, hajde moj delja rudë O a s’ma falë o lalë një qingj të butë? E ta kullos o hajde rrugë më rrugë! E kënoi gjeli, O lale ke kali i bardhë E sa me t’shpejtë-o o Lalë n’a zbardhi dita E sa me t’shpejt- o Lalë na zbardh – e ije dita! Ref.: E hajde… ____________________________ itibar - autoritet 126 42. Bilbili që k’non mbi rrasa I: Bilbili qi k’non mbi rrasa :I I: A s’ma fal moj gushën se plasa?! Se plasa moj gushë, gushën–o! :I Refreni: Jepja faqen moj xhananit-e, Mollë e kuqe Elbasanit-e! Jepja gushën moj të mjerit-e, Moj llokumja e sheqerit-e! Bilbili që k’non mbi rrethe Asaman ç’më lige ç’më trete! Ç’më trete moj gushë, gushën-e! 43. S’paske pasë një pikë mëshirë S’paske pas një pikë mëshirë I: Qysh mësova unë kësisoj!? :I Xhanëm aman! S’pres prej teje far të mirë I: Veç me m’fol o njiher me gojë :I Pse m’ke marr kaqë mëni-e? I: S’shkohet jeta me inat, :I Xhanëm aman!
Fol me gojë o syu i zi I: Mos ke frikë se ban mëkat, :I Xhanëm aman! Paske pasë moj zemrën hekur Qysh durove mori xhan? Xhanëm aman Jam betu’ se nuk du’ tjetër Drandofille n’Elbasan, Xhanëm aman! Kur më than t’u idhnu xhanani, Mu’ ma mirë t’më kishin vra. Edhe me m’xierr prej Elbasani Unë se hjek t’shkretën sevda. 127 44. Lum e lum se ja mrrina Lum e lum-e se ja mrrina, Hej, hej aman! I: Bukurisë së këtij behari :I Gocë ma t’bukur moj se ban nana, ije I: Si kjo goca o prej Tirone :I Ref.: O hajde hajde gush’pëllumb-e Kush të don ma fort se un-e? O hajde hajde çukapik-e Bashkë me lalën t’rrimë nji çik-e! Vetllat tua hark e çark-e, Hej, hej aman! Për midis t’ndritë bukuria Jasaman o moj gocë Tirone, – ije Se me ty m’zu dashunia. Ref.: O hajde … 128 45. Një lulishtë me trandafila Nji lulishtë me trandafila Asht parajsa e vërtetë. I: Ky asht vend ku knojnë bilbilat Flakë ç’na u dogj ashik i shkretë. :I Vetë më the more xhanan N’atë lulishtë ymrin ta çojmë. I: Mos më len në këtë zindan Se gjithë jetën s’do të rrojmë! :I Maraku ashtë nji shkëndijë Djeg si dielli në qershor. Këtë sevdanë kush t’ma dijë
Shpirtin tem ja nap në dorë! T’gjitha lulet janë lavdëru’ Dranafillja asht me famë. Ashiku ç’u përvëlu’ U dogj flakë porsi pervan. N’Elbasan asht nji gur dyrri T’mjer ashikat qi s’e panë. Flakë u dogj Isuf Myzyri Si Mexhnuni për Lejlanë. _____________________________________ zindan - gjendje shumë e vështirë, siklet, vuajtje, burg pervan - flutur e vogël që sillet rreth e përqark kandilit derisa të digjet në të ymri - jeta 129 46. Dashunia si rrufe I: Dashunia si rrufe Ç’më goditi mu në kokë. :I I: Nuk kam gjuhë që t’ju rrëfej O ç’më ka gjetë o more shokë. :I Më gremisi sevda e shkretë Pleqënia s’mund ta mbajë Rrojtja ime s’asht ma jetë Oh natë e ditë me lot po qaj. Ku qëlloi kjo ditë e zezë Që u bashkuam o ne të dy? Unë kam ngelë krejt pa shpresë O s’kam me t’pamun ma me sy! Zemra ç’mu ka zemru’ Qaj me lot mre Qenan! S’paska qenë tekdil për mu’ Ta baj terq këtë Elbasan. ____________________________ Qenan – pseudonim i vjershëtorit 130 47. Moj Selvi e kuja je - Moj Selvije, e kuja je? I: - Jam e nanës, babës o ku jam le! :I Jam e nanës, jam e babës Jam Selvija, hajde, e Elez Agës. Elez Aga rrin o n’atë çair-e Shef Selvijen hajde, kcen’ o me dajre. Elez Aga del në kodër Shef Selvijen, hajde, k’cen o me lodër.
Elez Aga del nër fusha Shef Selvijen, hajde, k’cen o me cuca. Elez Aga, na u idhnue Se Selvija hajde na u bo grue. Elez Aga na u mërzit-e Se Selvija hajde qenka rrit-e. 131 48. O se për atë unazë Oh se p’r atë unazë-o Djalo që m’ke çu-e. I: O se n’gishtin tem-o Djal-o e kam v’nu-e. :I Oh se n’gishtin tem-o Djalë-o e kam v’nu-e. Se dashnin tande, Djalë mos m’e harru’. Oh në behar-o, O çelin trandafilat. O nga sevdaja jote Djalë këndojnë bilbilat Refreni: O mi gëzofsh o mi’ gocë Këpucët me take! O unë pas teje mi gocë Jam ba marak-e. O ma gëzofsh o mi’ gocë Jelekun prej ari! O ta ka çu’ o mi gocë Ky beqari. 132 49. O ç’u çu’sh herët sabahile O ç’u çu’sh herët sabahile, Herët fort. I: O mbusha du’rt me trandofile E qaj me lot. :I Ref.: O qaj me lot moj bukuri Zemrën time ç’ma ke k’putë O karajfili në saksi Ditë për ditë tuj zbukuru’ Aman, xhanëm aman! O karajfili i kuq si gjaku, Për sevda. O sa me t’shpejtë më zu meraku I shkretë mor’ vlla.
Ref.: O maraku ma i randë se plumi Mori zemër katileshë. Rashë me fjetë moj s’më ze gjumi Desh më lujti mendja e kresë Aman, xhanëm aman! O bjen dallndyshja, n’gem t’ullinit Për me fjetë. O ju çallgia, o që po bini Me shum lezet. Ref.: O muhabetin t’a bojmë’ bashkë As kërkushi mos t’a dijë. O fjala t’mos na dalin jashtë T’a dimë vetëm unë e ti, Aman, xhanëm, aman! ________________________________ sabahile – herët fort, agu i mëngjesit 133 50. Kur pata nji lule t’bukur I: Kur pata nji lule t’bukur Thashë se do ta kem përher. :I I: Iku fluturoi si flutur Edhe s’mujta me i marr erë. :I Lulen n’dorë unë kur e pata Kimetin nuk ia dita. Vaj sa shpejt na u ngrys nata Unë këtë gja nuk e prita. Lulja prej dorës ç’më ra Unë nga gjumi u zgjova. Më la të shkretë si gur varri Dhe nga mendja shkallova. Unë prej lules s’kam t’largu’ Si asht gjithë kjo dashuni Dhe sa vjen duke u shtu’ Merre kupën edhe pi. Dy herë leva n’Elbasan Njofta lulen e vërtetë. Pije Myzyr si t’kam thanë Kjo është jeta e vërtetë. 134 51. Pushka e parë që bani bam Pushka e parë që boni bam-e Nanë e Halilit du’l në xham. Du’l në xham në penxhere
Pyet se ç’ashtë kjo poter-e Qaj moj nan-e qaj! Kur u vra Halil Gërçari Me lot qan i gjithë pazari. Dyqanxhi të plaçin sytë! Vrave Halilin vet i dytë Qaj moj nan-e qaj! Kur u vra Halili i vogël Shkoi haberi der’ në Shkodër. Der’ në Shkodër në Tironë Mos më qaj e zeza nanë! Qaj moj nan-e qaj! 52. Erdhi, erdhi e bardha vera Erdhi erdhi e bardha vera Edhe lisat kan lulu’. I: Kjo syzeza shkon me shqerra Në livadhe moj tuj këndu. :I Kjo pranvera qi çelë sivjet-e Ma e bukur se çdo herë. Edhe shpirtin o po m’a therrë Kjo syzeza moj si përherë. Sytë e zi faqet me pika Edhe gusha bardh si borë Ma e bardhë gusha se k’misha Lum kush ka me t’prekë me dorë! 135 53. Erdh pranvera me jeshile Erdh pranvera me jeshile I rashë bashqes për midis. I: Këputa nji trandafile Nji dhuratë të dashunisë. :I Jasemin të vinte era Kur t’i putha të dy sytë. Asaj nate mun ke dera Në krahnor ma vune kryet. Rreth e qark lule të kuqe Karajfilat në saksi. S’të ka kush moj buzëburbuqe Sikur unë s’të don njeri. Më buzqesh njëher’ me shend-e Më jep zemër të qëndroj Të lutem moj mos më len-e Se pa ty nuk mund të rroj! 136 54. Ke çeshmja e kishës
Ke çeshmja e kishës Oh lal kam dalë të pres. E ç’ja heq gocës O lal shaminë e kresë. E jarnanina, Si e gëzojshe beqarin. Se punët tona O lal s’ju qasin. E dashunia o lalë Që m’zu me ty-e. E ta pres vet’llën lala Me gjithë sy-e. O sylarushe e lalës Vetllat ly me bojë. O ç’ke moj gocë Që s’m’flet o me gojë? Qysh s’mi dole fjalës Qysh s’mi dole fjalës? E hajde Ec ke shpirt i lalës-e! 137 55. Ke selvitë e Namarxhasë Ke selvitë e Namarxhas-e Rreth e qark o ç’e kan’ hijeshu’ I: O bani hise moj fukaras-e Kujto Zotin e fol me mu’, aman! :I Mora rrugat për Qafë Krrabë: - Udhë e mbarë o djal i ri! O mos qëndo o ma shumë se ‘i javë Unë pa ty djalo s’mund të rri – aman! Ftyra jote si rreze dielli Jeretisë moj prej Perëndisë. O ku ta gjej unë nji bojë të zezë T’i shkru’j harfet o të bukurisë, aman! _______________________________ jeretisë - krijuar namarxha – shesh i lutjeve fetare 56. Mun ke arra ke lajthia Mun ke arra, moj, ke lajthia I: Se ç’m’i more, gocë, mend’t e mia! :I Mun ke arra, moj, ke lajthia Po na vinte, moj, shoqëria. Mun ke arra, moj, ke qershia Sa hije që t’ka, gocë, shamia! Mun ke arra, moj, ke tërshona
Prite lalën, gocë, nesër mroma! 138 57. Në bash qefit të muhabetit O n’ bash qefit të muhabetit Se ç’jam bo’ o marak në ty. I: O cilën deshe njate të pruna Më shiko, gocë, njiher’ me sy! :I O du’rt e tua moj si hakiku Edhe gishtat si qelibar. O shum hallet qi i ka ashiku Kur mendon se del behar. O floku jot o si pendl’ e korbit Që s’peshohet me derhem. O natë e ditë po i lutem zotit Të ma hjek o merakun tem. Kur erdha n’mahallën ton’e Për me vu dashni me ty. O ti kujton se unë u plaka Jam akoma djal i ri. ___________________________________ hakik – gur i çmueshëm qelibar – shumë i pastër, i kthjellët, i kulluar 139 58. Të hanën kur topi krisi Të hanën kur topi krisi, aman-e Ja dha kalasë anë për anë, aman-e O mbreti pashallar’t i nisi Mbi vezir Ali Pashanë, aman-e! Ali Pasha i ngrat-e, luftoi ditë e natë Ali Pasha i mjer-e, ç’u ba muhasere Bini gegë e bini se ju trima jini! Bini toskë e gegë, fishek ju jap vetë! O dyzetekatër o pashallarë, aman – e O du’n me i hy o kalasë përmrena, aman – e O Ali Pasha del i parë, more Ali Pashë Ali Pashë Tepelena, aman –e! Ali Pashë Berati ç’po t’luftonte ati! Ali Pashë Terhalla, ç’po t’shkëlqente palla! Bini gegë e bini, se ju trima jini! Bini toskë e gegë, fishek ju jap vetë! O duron top, duro havan-e, aman-e O moj kalaja me bedena, aman-e O ç’po ban luftë-o me padishah-e more Ali Pashë Ali Pasha Tepelena, aman-e!
Ali Pasha i jonë, ban si e ke zakon-e. Ali Pasha i ngratë-e lufton ditë e natë-e. Ali Pashë Terhalla ç’po t’shkëlqente palla Ali Pashë trimi, nga goja t’del tymi. ________________________________ muhasere – shtetrrethim, gjendje pa rrugdalje beden – ledhë kështjelle, pyrg 140 59. Dritës sate xhevahir Dritës sate xhevahir S’ka njeri t’i vej kimet. Si Isufi në Misir Prej bukurisë u ba mret. Je si hana pesëmbëdhjet’ I jep lules bojën e vet. Nat’n e errët ç’e ban dritë Dhe skëterrën e ban xhenet. Elbasani nji gjylzar Me trandafila i lulzu’m. Ah Isuf, more budall’ Pije, pije nji kup për mu’! ________________________________ kimet - vlerë, dobi gjylzar - drandofillishte 60. Hajde, hajde moj selvi Hajde, hajde moj selvie Je si yll o i bukurisë. I: O xhamadani gocë të paska hije, aman Ju thafshin gishtat terzisë! :I Xhamadanin qep prej ari A s’ma falë mori selvi? I: Oh ta fërkon me lot beqari, aman E ta ruen për dashuri. :I Hajde, hajde lule behari Gjithnji f’tyra moj po të qeshë I: O knaqja shpirtin këtij beqari- aman Se ia çove zemrën peshë. :I 141 61. Se dit’n e enjte O se dit’n e enjte O djal, në gjashtë sahati. O se dil moj Tinë O lalë, të pres ke rrapi! Refreni: E jarnanina,
Ç’do t’i themi nanës? Se më vjen çuni, Natën n’rreze t’hanës. O dhe jalla u djegsh-o O lalë me gjithë kasoll-e! Refreni: O jarnanina… 62. Merak t’u bana i mjeri Marak t’u bana i mjeri Atij syu t’zi. I: Po vij qark porsi skifteri Me u taku’ me ty.:I Aman shpirt mos ik prej meje Se unë tjetër s’du’. Ke me u plakë moj gocë e re Dhe ke me u pendu’. Unë ndër shoqe ty të zgjodha Për njat bukuri. Dy faqet kuq, kuq si molla Ru’ja djalit t’ri. 142 63. Nën hije unë pashë I: Nën hije unë pashë Një lule të blertë. :I I: Si ylli ndritte Ishte plot me erë. :I Me k’putë unë deshta Kah unë ajo u kthy’: - Që unë të vyshkem Po don me më shky? Me rranjë e nxora E vuna në gji. Në kopsht e çova Në t’buk’rën shtëpi. I: O kur të pashë moj drandofille :I I: O zemrën teme se ç’ma shkrive :I I: O je gojamël dhe syzezë :I I: Zemrën teme ç’ma ke ndezë :I I: Shumë gonxhe t’bukra moj ke çil-e :I I: Dhe m’shndritë si hanë e di’ll-e :I 64. Mori vajzë e re Mori vajzë e re Yll i bukurisë. Se ç’të ndrisin ata sy Sikur inxhi.
Floku jot i zi Mbi sup e ke lëshu’. Vetllat hark-e si gajtan Ballin ta kanë shkru’. Më shiko njiherë Pa më tjetër s’du. Dashnia që kam n’shpirt S’ka kurr për t’m’u shu’. ___________________________________ inxhi -margaritar, perla, rruaza të shkëlqyeshme për zbukurim 143 65. Qenke veshun me të bardha I: O qenke veshun-o me të bardha Hajde ‘ja ke lala-e! :I I: O mu’ me ty më zu sevdaja Hajde ‘ja ke lala-e! :I Re. I: Hajde, ‘ja ke lala-e Dal lala përpara-e! :I O qenke veshun-o me të kuqe Hajde ‘ja ke lala-e! O m’a ke buzën si burbuqe Hajde, ’ja ke lala-e! Ref.: Hajde… O qenke veshur me jeshile Hajde ‘ja ke lala-e! O m’a ke zanin si bilbil-e Hajde ‘ja ke lala-e! Ref.: Hajde… 144 66. Ç’u dëshru’sh me të pa ty Ç’u dëshru’sh me të pa ty Ftyrën tande mre xhanan. I: U ban shumë qi s’jemi pa Kaqë kohë e kaq zeman. :I Fati im me ty asht lidhë Përveç teje tjetër s’du’. Për ty menoj ditë e natë Vetëm ti qenke për mu’. Do t’bashkohemi dhe njëherë Se ti besën ma ke dhonë. Po të them mori mollë
Ne të dy të shtimë kunorë. Ç’asht nji dritë n’Elbasan E shëndriste gjithë këtë jetë. Myzyr, mos u ban pishman! Dylber tjetër ma s’do t’ketë. _____________________________________ harab – i shkretuar, i shkatërruar, i mbetur vetëm pishman - pendim 145 67. Qan lulja për lulen Qan lulja për lulen, o bo bo! Qan lulja për lulen o. Lulen që këpusin, o bo bo! Lulen që këpusin-o. Që këpusin gocat, o bo bo! Që këpusin gocat- o. Që lahen si rosat-o bo bo! Që lahen si rosat-o. Qan lulja për lulen, o bo bo! Qan lulja për lulen o Lulen q’e këpusin, o bo bo! Lulen q’e këpusin-o. Që këpusin çunat o bo bo! Që këpusin çunat-o. Çunat gush’pëllumbat o bo bo! Çunat gush’pëllumbat-o. 68. Mun ke sheshi ke Bezistani Mun ke sheshi ke Bezistani Gocë e vogël moj tuj kalu’. I: M’ka ndi zemra n’Elbasan N’tjetër vend o nuk du’ me rrnu’. :I Në dritare moj më ke dalë Po më shkon o me gojë s’më flet. Për at nishan që m’ke në ballë Kujtim i bukur moj t’paska metë. 146 69. Ç’më ke dalë në penxhere O ç’më ke dalë në penxhere Ke zgjatë kokën si pata? I: Se ç’ma ban me isharet Me ato leshrat e gjata. :I O jarnana opa, I: Se ç’ma ban me isharet Me ato leshrat e gjata. :I
O goca me shaminë e kuqe Kishte vetllat si gajtan. Goca me buzën e kuqe Lala t’u bofsha kurban! Jarnana opa, Goca me buzën e kuqe Lala t’u bofsha kurban. O, goca me naze ç’po vike Shtati i saj moj si selvi. Në mes faqes ka dy pika Se ç’mi lujti mend’t e mij’. _________________________________ isharet – dhënie shenje për të kuptuar diç 70. Ke çeshmja në kala I: Ke çeshmja në kala Unë kam dal se du’ me t’pa. :I I: Du’ me t’pa njiherë me sy Se m’ka marrë malli për ty. :I O bre djal, o bre djal Të vjen era portokall Djal i Elbasanit –e, Bashkë t’a lidhim jetën – e! 147 71. O ju fusha e ju male O ju fusha e ju male Pritni sot nji musafir. I: O kush e ka gushën e bardhë? Ka ai djali, ai bandill. :I Ref.: I: O qafë për qafë, O i miri bylbyl. Nga sevda e jote shpirt-o Çeli drandofill. :I Shkova rashë në një bahçe Me zymbyla zbukuru’ O ni nishan ma ka në faqe Ai xhanan që më don mu’. Ref… ________________________________ nishan – shenjë zbukuruese 72. Mori kullë, e mjera kullë Mori kullë, e mjera kullë I: Po vjen turku me na zanë. :I Me na zanë me na robnue Tokën tonë me na shkretnue.
Me na zanë me na robnue T’gjithë nizam don me na çue. Mori Shkodër moj mizore Pak na u duke shumë na dole. 148 73. O ju hyje, ju hyjnesha Ju o hyje ju hyjnesha Mbushni qiellin me ndriçim. I: Ju o goca pëllumbesha Mbushni vehten me gëzim. :I O ju lulet plot burbuqe Po i çilni në pranverë. Sa jeshile, sa të kuqe Gonxhe t’buk’ra plot me erë. Lulja rritet zbukurohet Do ta keshë gjithmonë kujdes. Dashuria e parë s’harrohet Bashkë me zemrën len e vdes! 74. Këngë për Sulë Mustafën Mun ke ura bre biro, N’kry’ t’pazarit Na u vra Sula, mre biro, Bash i djalit. - Ç’bone ti o mre djalo, Mre i zi? - Kam vra, Sulën o babo, Me pahir. Gjithë Kavaja bre biro Zunë me qa-e. Qajnë për Sulën bre biro Që u vra-e. 149 75. Në mëngjes lava sytë e zez I: E në mëngjes, Lava sytë e zez O në sabah, Dola n’namazgja. :I Ref.: I: Mos më vra mu’, Ti moj Hafife! E mos bon naze Se ashik më ke! :I Mbas kafazit O të penxheresë. Pashë sytë e zezë
O të Hafifesë. Ref.: Mos më vra mu’…. Vish jelekun, Goce kadife! E për shtat qefe Lala moj ta ka pre. Ref.: Mos… ______________________________________ namazgja – fushë e lutjeve fetare 150 76. Erdh, erdh pranvera Erdh, erdh pranvera, moj erdh behari Lum lum për ty! Aman sa më dujë e unë qyqari Lum lum për ty! Për ty, për dy sytë e tu, Të du, për dy sytë e shkru! Lum, lumja ti o që je e re-e, Lum lumja ti! Aman lum për shtatin o që m’a ke-e Ah për bukuri, Kuq, kuq buzën si qershi Qershi, dhambët si inxhi. Sa hije moj goce të ka nishani Që ma ke në gushë! Mollë e kuqe moj gocë Mollë Elbasani. Ah moj sylarushë, larushë Të puthsha në gushë Në gushë, më thuej si të du’sh! 77. Xhevahirja e lalës Sytë e zi që m’ke nën vetull Xhevahirja e lalës-o. I: Më kanë djegë e më kanë tretun Xhevahirja e lalës-o. :I Shtati i gjatë, belin e hollë, moj Xhevahirja e lalës-o. Faqekuqe, porsi mollë, moj Xhavahirja e lalës-o. Më ka marrë malli për ty, moj Xhevahirja e lalës-o. Eja njëher të shof me sy moj Xhavahirja e lalës-o.
151 78. Dashuninë që kam për ty I: Dashuninë që kam për ty-e Askërkujt s’mund ia kallxoj-e. :I I: Bukuroshe m’shif me sy-e Dashninë sate s’e harroj-e. :I Askërkush moj s’mund ta dij-e Se ç’kërkon kjo zemra ime. Vetëm ti o syu i zi-e Që ma ban zemrën thërrime. Se ç’kërkon kjo zemra ime? Vetëm ty të dashurojë! Për t’hjekë vu’jtjet dhe mjerimet Të dy zemrat t’i bashkojmë! 79. Faqja jote si shebojë Faqja jote si shebojë Edhe syu i jot rrush i zi Vetllat tua ly’ me bojë Lule e vogël si kuti. Më kënaq sa fort të du’ Në zemër t’kam përherë. Unë mendoj do t’jesh për mu’ Mori vjollca me shumë erë. 152 80. Merr gjergjefin dil ke arra I: Merr gjergjefin, goce, dil te arra! :I I: E m’ka marrë malli goce, eja ke lala! :I N’iz cigaren çun-o dil te mani! E m’ka marr malli shpirt-o, eja ke xhani! M’paske vesh-o goce bluzë të kuqe E je e bukur goce, t’marr për nuse M’paske veshë o çun gjymlek të bardhë O ta bajmë dasëm shpirto në behar ___________________________________ gjymlek – lloj veshjeje 81. Dola herët në mëngjes I: Dola herët në mëngjes Në penxhere moj tuj t’shikue. :I I: Pash njata sy sytë e zezë Sy të bukur sy të shkrue. :I Në mëngjesin pranveror-e Ti shkëlqen si rrezja e diellit. Faqekuqe o luleborë Si dy gonxhe trandafili. Flok’t e arta thurrë kurorë
Da’ në dysh për bukuri-e M’i le moj t’i kap me dorë T’i përk’dhel me dashuri-e. 153 82. Po filloj me t’u ankue I: Po filloj me t’u ankue Për një brengë e për një hall. :I I: Du’ me ditë pse rrin idhnue. Fol me gojë e thu’j një fjalë :I Lule, m’thu’j një fjalë! Sa merak jam ba për ty-e Du’ të shof moj si përherë. Rri pa gjum se s’po më flihet Drandafile plot me erë Lule në pranverë. Lamtumirë unë ty të thash-e Me inat e me nxitim. Në rrugicë unë kur të pashë Desha t’falja një kujtim. Lule një kujtim. 83. Kur t’i shoh dy sytë e shkru’ I: Kur t’i pashë dy sytë e shkru’ Më duke si lule e shtrenjtë. :I I: O si s’mendon njiher’ për mu’ Më harrove kaqë shpejt. :I Për dash’ninë që kam për ty Jam në zor e jam në hall. O kur të shifemi të dy Do t’i puth dy sytë me mall. Behari i parë kur të vijë Nji tufë lule moj do ta fal. Do t’këndoj me dashuri Dorë për dore me ty do t’dal. 154 84. Moj e bukra symëshqerrë Moj e buk’ra symëshqerr-e Lule e malit plot me er-e Ndalu pak, moj, kru’ më krue E të rrish një çik me mue I: E të keqen-o ty ta marsha Mëkatet tua unë t’i marrsha: I Unë po vij more sokol-e Por nuk di ashtu me fol-e. Jam e vogël dhe këtë ver-e Prit të vij unë prap n’pranver-e
Pastaj vij të k’noj me ty-e Edhe rrimë gjithnji të dy-e. Moj e buk’ra symëshqerr-e Do të pres deri n’pranver-e Do të pres porsi bilbilat Der’ të çelin-o drandofillat Por aman o të fluturojsh-e Ndonji tjetër n’bri t’qëndrojsh-e. 85. Ma ven qeleshen mbi sy O ma ven qeleshen mbi sy-e I: Aman sa i bukur je! :I O kam dëshirë të rri me ty-e I: Aman sa i bukur je! :I O m’paske vu shaminë e kuqe Aman sa i bukur je! O buza jote si burbuqe Aman sa i bukur je! O kur ma ven gjokën nër krye Aman sa i bukur je! O s’të njof lala pa t’pa me sy-e Aman sa i bukur je! 155 86. Krisi pushka moj gjemoi deti Kri pushka moj gjemoi deti Kujton nemcja se u bo qameti. I: S’ashtë qamet, por ashtë murtanë Vjen Kavaja me gjithë Tiranë. :I Gajret çuna e ju faltë zoti! Se princ Vidin s’e zen k’tu moti S’e princ Vidin s’e zen k’tu moti Kemi lemun o prej baroti. Zojë e Vidit po i krifte flokët: - Refik bej, o ç’i bone shokët? Refik bej o ç’i bone shokët Shif si t’ikën o porsi lopët. Ky princ Vidi po ban medet Ngeli asqeri o në Shkozet. Në Shkozet o bre në Kashar-e S’bohet pushkë o me katunar-e. Mal në mal po këndon bilibili Trim m’i trima Haxhi Qamili. Haxhi Baba me vegjëli Qiti Vidin me dymbdhjet’ mijë. ________________________________
menzja, mencja (metatezë) nemcja – gjermani; këtu: princ Vidi asqer - ushtar 156 87. Kumuri e lalës, mori qafbardhë E kumuri e lalës, mori qafbardhë, E dil e prite lalën o në Qafë Shkabë! E kumuri e lalës o moj sy zezë, E dil e prite lalën o në fushë t’Prezë’! Kumuri e lalës në behar, Dil e prite lalën në Kashar! O qeraxhi, o lal të kam vëlla M’a jep gjogun lalës o pa qera. O jarana, na, ne, eja ke lala e O jarana, na t’dal lala përpara-e. 88. Jalla, jalla se ç’asht kjo jeta Aman jalla, jalla se ç’asht kjo jeta O edhe ti ç’u bosh ashik-e. More si t’ja boj hallin unë e shkreta? O hajde shpirt të rrijmë nji çik-e! O sevdaja e shkretë asht shumë e randë O sa nuk mundem moj ta duroj-e. Aman, paskem kenun o shumë e gjanë O se pa ty aman s’mund të rroj-e. Aman, mjer ai o qi zen marak-e O lum ai qi s’e ka provue. Aman zemra e shkretë o ç’i digjet flakë-e O pse më zu o maraku mue? 157 89. Hiqe pra shaminë me oja O hiqe pra shaminë me oja I: Dil të shof me sy, Se m’merr malli për ty! :I O hiq jelekun me tentena Dil të shof me sy, Se m’merr malli për ty! O dil moj goce mos rri mrena Dil të shof me sy, Se m’merr malli për ty! O dil moj goc-e prej hajatit Dil të shof me sy, Se m’merr malli për ty! O hiqe perçen e çarçafin Dil të shof me sy, Se m’merr malli për ty!
90. Me jelek me barrnavek I: Me jelek me barrnavek-e Po m’dukesh si mollë në xhep-e. :I Me jelek nën hije dola Në bahçe, unë lule mblodha Në bahçe moj, lule mblodha Të buk’rës në dorë ia lshova. E bukra’ thotë: “Nuk i due!” Ban gajret moj, mollë e ftue! Ban gajret o mollë e ftue Sy e vetlla unë ti due. Sy e vetlla unë t’i due Se ti je o vashë për mue. 158 91. A kan’ ujë ato burime A kan’ ujë ato burime Ti moj buzëkarajfilja ime? Ti moj buzëkarajfilja ime O aman, aman, aman – e! O për belin-e Për kokën tënde, Aman, aman-e! - Kujt ia bën-o ato naze? - Ia bëj djalit o me çapraze. Ia bëj djalit-o me çapraze O aman, aman, aman –e! O për belin-e Për kokën tënde Aman, aman-e! Jepmë ujë o me dorën tënde Ti moj vajza përmetare! Ti moj vajza përmetare O aman,aman,aman-e! O për belin-e Për kokën tënde aman,aman-e! Rrijmë bashkë, me gojë nuk flasim Shumë durojmë o që s’pëlcasim. O shumë durojmë o që s’pëlcasim. Aman, aman, aman-e Për belin e Për kokën tënde aman,aman-e! ______________________________________ çapraz – në mënyrë të ndërthurur apo të kryqëzuar 159
92. Shkoj në pyll o m’i lale O shkoj në pyll o m’i lale O të pres O se m’rri mendja moj lale O ke valizakja O valizakja e lalës ku je? O moj gushëbardhakja e lalës ku m’je? O valizake m’i lale Ç’më ka zanë sevdaja O të çon lala mi goce Te kullat e bardha O moj bojesmerja e lalës, ku je? O moj buzësheqerja e lalës, ku m’je? ___________________________________ valizake – vajzë nga fshati Valias 93. Të deshta me hakikat I: Të desha me hakikat Të çmova mikesh të shtrejtë. :I I: Mir’po paskem qenë pa fat, e aman Ma punove pa të drejtë. :I Me gjithë zemër unë të desha Si njeri me mirësi. Disa herë unë të buz’qesha aman Me mallin e djalit t’ri. Një kujtim që m’a ke dhanë-e Po e ru’j me dashuni. Do t’a kujtosh fukaranë, e aman Megjithë se m’ke marrë mëni. Nuk e di se t’kam bezdisë Unë të pata me kimet. Qofsh e lumtun ti moj mike, aman Për mu’ si të jetë kismet. 160 94. Moj e vogël sa të du’ I: O moj e vogël sa të du’ Kur të shof duke punu’ :I Ref.: I: Jarnana, ne o moj e vogël je Jarnana,ne sa puntore që më je :I O moj e vogël ç’po qenisë Me gjergjef e me gjynysh? Ref.: Jarnana,ne… O moj e vogël ç’më mëson N’shkollë të natës kur më shkon?
Ref.: Jarnana,ne, o moj e vogël je Jarnane,ne, sa e zgjuet që më je Jarnana,ne, sa puntore që më je O moj e vogël ç’hije t’ka Kur m’a venë pushkën në krah! Ref.: Jarnana,ne, sa e vogël që më je Jarnana,ne, sa e shkathët që më je Jarnana,ne, sa e zonja që më je. 161 95. Si m’ke sytë m’ ke vetullat Si m’ke sytë m’ke vetullat Ashiku në sevda çe shtjeve. Hajde më jep fjalën e dashunisë Ani të bukurisë Lule jasaman, kërkoj derman! E prap me nur sa të pashë, Ani dy sytë e tu Lule jasaman, o kërkoj, o derman! Buza jote moj si qershia, kuq flakw Balluket e tua moj si florini kur verdhë Hajde më jep zemrën se fort ta du Dy sytë e tu Lule jasaman, o kërko, o derman! E plot me nur, aman sa të pash! Dy sytë e tu Lule jasaman, kërkoj o derman! 162 96. Më ke dalë në penxhere O ç’më ke dalë në penxhere Hapë gjoksin si pata. I: Seç ma ban me isharet Me ato leshrat e gjata. :I Jarnana, opa I: Seç ma bon me isharet M’ato leshrat e gjata. :I O goca me shaminë e kuqe Kishte vetllat si gajtan. Goca me buzën e kuqe Lala ju bofsha kurban! Jarnana, opa Goca me buzën e kuqe Lala ju bofsha kurban! O goca me naze ç’po vika
Shtati i saj porsi selvi. Në mes faqesh ka dy pika Se ç’mi lujti mend’t e mi’. Jarnana, opa Në mes faqesh ka dy pika Se ç’mi lujti mend’t e mi’. 163 97. Dola me shetitë në bahçe I: Dola me shetitë në bahçe U ula me pushu’. :I I: Sa m’ka marr malli për zotninë tande Hajde të rrish me mu’! :I Bahçja mbushë me dranofille Vend për t’u dashunu’. Oh fort u dogja e u treta Hajde të rrish me mu’! Rreth e m’rreth bahçes ju solla Pashë nji pëllumb të shkru’m. Oh fort u dogja e u treta Hajde të rrish me mu’! Syni zi porsi shigjeta Vetllat’ hark i zi. Oh fort u dogja e u treta! Unë po vi te ti. 164 98. Dola te portë e kalasë I: Dola te portë e kalasë Dy çeshme i pashë karshi. :I I: O ia merr zemrën fukarasë Me fjalë t’mira e bujari. :I Çfarëdo t’jetë portë e kalasë Djal i ri çeshmet i di. O me njat pamjen bukuri Më vrave me synë e zi. Buz’n e kuqe si qershi Edhe shtatin si selvi. Oh, unë pa ty nuk mund të rri Si t’ja baj hallin se di. Vaj akshomi, garibane Kur ngryset nji jabanxhi. Bujari s’bohet pishman E merr mikun në shtëpi. Dola n’fushë të Bezistanit E pash rrug’n e Maxharisë. Ah, s’vyshket lulja e Elbasanit
S’nalet sofra e bujarisë. N’aksham vete në mejhane Pi nji kupë për mik’n e vjetër. Or Myzyr, or divan, Mos t’kalojë njeri tjetër! ______________________________________ _ jabanxhi – i ardhur, i huaj pishman - pendim 165 99. Ku t’ka lala bojë esmere I: E ku t’ka lala bojë esmere Jarnana,jarnane. :I O mos më thaçin kaçurrele Bukuroshja e lalës je! Jarnana, jarnane E bojë esmerja e lalës je Jarnana, jarnane E ty t’ka lala moj me kimet. E ku t’ka lala moj rrumbullake Jarnana, jarnane. Shpirtin lalës moj ia kënaqe Bukuroshja e lalës je. Jarnana, jarnane Ty t’ka lala moj me kimet. 100. Mun aty te Zaranika Mun aty te Zaranika I: Po vjen asqeri me muzika. :I O s’janë muzika, por janë borie I: Se Cen-o Kavaja gjallë në dorë s’po bie. :I O moj martinë t’a puthsha grykën Jakup Çaushit ia shtine frikën! O moj martinë t’a puthsha çarkun Jakup Çaushit ia derdhe gjakun! Mun aty o te hije e arrës Më thonë Ceni i Beqir Kavajës O ti bre Cen, mre Cen i shkretë Ç’e dogje rripin o me fishekë. 166 101. Unë e mjera me siklet (Kënga e Qamiles) Unë e mjera me siklet, O s’e ç’po vuej o se ç’po heq! I: E ku t’ka lala o moj Qamile O të kam dasht’ dhe prap të du’! :I O nëpër bahçe kur m’kalon,
Dashunin’, moj, seç ma shton, E ku t’ka lala moj Qamile, Të kam dasht’ edhe prap’ të du’.:I _____________________________________ siklet – mërzi e madhe, gjendje e rëndë shpirtërore 167 102. Buzqesh goca në dritare E buzqesh goca, Hajde në dritare. I buzqesh djalit, Djalit t’ri beqar-e. Ref.: E lake lake, Lake pulpulake E lalën ç’e bon Ç’e bone marak-e. E buzqesh goca Tuj punu’ në ara: - E punë e mar moj, O t’u dhashtë e mara Ref.: E lake… E buzqesh goca Hajde te qershia E i buzqesh djalit, O nga dashunia. Ref.: E lake… 168 103. Vijnë pampurat moj nanë Vijnë pampurat moj nanë Bregut detit. I: - O dilni shifni, moj nanë, Asqert e mbretit! :I Djemt e ri o moj nanë Që po i çojshin. O gjysa qajshin, moj nanë, Gjysa knojshin. Gjysa qajshin moj nanë, Gjysa knojshin O nga nji letër moj nanë Me lot e çojshin! O në mos ardhshim, moj nanë Për shtat vjet-e
O le t’i marrin oj nanë Burrat pleq-e! O burrat pleq o moj nanë Pleq të vjetër. O ishalla vjen o moj nanë N’aj devër tjetër! 104. Më shikon me buz’ në gaz Më shikjon me buz’ në gaz Sikur don me fol’ me mu’ I: Un’ me ty moj do të flas, of moj xhan, Nuk po mundem me duru’ :I Kur të pashë moj tuj kalu’ Vesh’ e math’ për bukuri Ç’më pikllu’n dy sytë tu, of moj xhan Ç’më ngacmove në dashuni. Flokët m’i ke thur’ gërshetë Si kunor’ lule me ar. Askërkush, moj s’t’i përket, of moj xhan, Nji petrit, nji djal’ beqar. 169 105. Fërfëlloi fëllënza n’ujë I: Fërfëlloi fëllënza në ujë :I I: Fëllënzo, fëllënzo :I Dil prej ujit o mos dalsh kurrë! Fëllënzo, fëllënzo. Dil prej ujit se nuk të ngas-e! Fëllënzo, fëllënzo. Pak për faqe moj të përkas-e Fëllënzo, fëllënzo. 106. Isha vetëm tuj mendu’ Isha vetëm tuj mendu’ Drandofillat paskan çelë. I: Bilbilat janë tuj këndu’ Edhe hana sa po del. :I O unë mendoj vetëm për ty Prej at ditë kur të kam pa. F’tyra jote m’rrin nër sy Kurr prej teje skam të nda’. O veç n’më marrt’ ai vorr i shkretë Dhe n’u mbyllsha n’dhe të zi. Der’ sa t’jem unë në këtë jetë Nuk e nd’rroj këtë dashuni. O vetëm nji kam dashtë në jetë Gjithmonë bashkë do t’jem’ të dy. Dashuria e vërtetë
Lind në zemër, jo në sy. 170 107. Bubullin te shkambi i Kavajës O bubullim ke shkambi Kavajës I: O ju dogj shpija hajde fukarasë. :I O shkoni merrni hutën e dajës T’a vras beun te shkambi i Kavajës. O ti mre bej, o prej Shijakut O dil aty, o ku derdhet gjaku! O dil aty o mre mu në fushë O t’i puqim hutat, hajde gushë o për gushë! O djal i ri, o të keqen nana Vrave beun o aty mun ke thana. O s’më vjen keq o se u vrave vetë Ti vrave beun o me dyzet vetë. 108. Me gëzim po shkoj në punë I: Me gëzim po shkoj në punë Po punoj-e pa përtim. :I I: Faqebardhë e lumja unë Sa me gaz e me dëshirë. :I Me shoqet jam vu në garë Tuj kalu’ normën përdit’. Na u dhashtë e punë e mbarë! Jemi shembull për të rinjt’. Po punoj për vendin tim Do të ec përdit’ më shumë. Natë e ditë-e pa përtim Faqebardhë e lumja unë. 171 109. Edhe gurët e sokakut Edhe gurët e sokak, sokakut Për ty bojn-e shiqajet. I: O vaj, vaj, vaj lule e zamakut Kur më shkon sokakut Ashikut o me gojë s’i flet. :I Edhe faqja t’u bo gropë moj grop-e Si paraja e Misirit. O ashikut ç’i derdhen lotzit Nga sevda e bukurisë. Çka ka lumi që utrinë, utrin-e Qan për hallet e sevdas. O pret beharin të na vijë T’lahen çupat e kasabasë. _______________________________ shiqajet - ankesë
kasaba - qytet 110. M’i ke buzët si qershi M’i ke buzët moj si qershi Syri yt moj rrush i zi. Rreze e diellit më je ti Je e vetmja moj dashuri. Rrugës sate moj kur kalon Zemrën time moj ti e shpon At shikim o moj kur ta ndi Ti më mbush plot dashuni. Kend pranë meje si ti se du’, Ti që m’i fal moj sytë e shkru’, Me asgja moj nuk të ndrroj Veç për ty moj unë jetoj. 172 111. Vuna vehten në mundime Vuna vehten në mundime Për hatër të dashunisë. I: Nuk më dhe asnjë premtim-e, aman! More nuri i bukurisë. :I Në dy faqet më ke nga nji pikë Vajzë e re moj me kimet. Eja afër mos më ik-e, aman! Më shikjon e nuk më flet. Po t’këndoj nji kangë të re Për me t’thanë sa fort të du’. E di mirë se si më le, aman E sa shpejt më ke harru’. ______________________________________ hatër – përkrahje a mbrojtje që i bëhet me anësi dikujt kimet – vlerë, dobi 112. Elbasan qytet i lashtë Elbasan qytet i lashtë Sot qytet i metalurgjisë. I: Sa bukur për ty knoi Myzyri Bashkë me djemt e vegjëlisë. :I Ref.: I: Ushton nga kalaja Der’ n’Metalurgjik Kanga popullore Kanga jonë çelik. :I Iku nata, ndriçu’n malet I lumtur qe ti në qetësi. N’Elbasan kanga kurr nuk ndalet
Në k’to vitet e partisë. Ref.: Ushton nga kalaja… 173 113. Ç’më ka marrë malli për ty I: Ç’më ka marrë malli për ty, moj Xhevahirja e lalës-o! :I I: Sa të shof njiher me sy, moj Xhevahirja e lalës-o! :I Le të flasin kush të don, moj Xhevahirja e lalës-o! Le të shofim punën tonë, moj Xhevahirja e lalës-o! Kemi lidhun besa bes’n moj Xhevahirja e lalës-o. Ja do t’marr, ja do t’vdes moj Xhevahirja e lalës-o. 114. Sa mas dore më ke lanë Sa mas dore më ke lanë, si nuk ke mëshirë? Moj e bukura si hanë, ndrit si xhevahir I: Trandafilin moj kur ta dhash, ta lash për kujtim Masandej ma nuk të pashë, xhan o shpirt-i im. :I Si s’të erdh moj keq për mu, se jam djal i ri? O, s’të vjen keq moj për fëmijë, do t’rritet jetim. Tradhëtinë e paske për fis, paç vehten në qafë E s’do t’mendoj ma hiç për ty dhe s’do t’kem gjynah. Midis lulesh moj ty të zgjodha, besova n’dashni. O shpirtin tim e mundova, humba gjithë rininë. Mos kujto pra se ti s’do të zbardhesh, thinjat kan’ me t’dalë E sot për hatrin e gru’s sime, unë me lot po qaj. Sa mas dore moj më ke lanë, si nuk ke mëshirë? Moj e bukur-a si hanë, ndritë si xhevahir. Deri kur moj do të pres, që të shof me sy? E ndoshta kot unë po pres, s’kam me t’pa me sy. 174
115 . Synin si filxhan I: Synin si filxhan F’tyra të ndriçon. Kur më del në xham Të dua! :I Ref.: I: Të du’ moj gocë e vogël Të dua! Të du’ të rrish me mua Të dua! :I Kur më del n’hajat Shtatin si bajrak. T’u bona marak Të dua! Ref.: Të du’… 175 116. Vika deti mi gocë I: E vika deti mi gocë-e O tallas, tallas-e. :I I: E më ka zanë o mi shpirt-o Sevdaja me gaz-e. :I Ref.: O jarnana ni, na, ni, na Më don dhe të du-e. O jarnana, ni, na, ni, na Ti qenke për mu-e. E kjo sevdaja mi gocë-e Që m’ka zanë me ty-e. E t’a puth vet’llën lala Aman me gjithë sy-e. Ref.: O jarnana… E vika deti mre lal-e Aman truma, truma. E kush të don o mi shpirt-o O ma shumë se unë-a? Ref.: Jarnana… 117. Zjarr në male, zjarr në kodra Zjarr në male, zjarr në kodra I: Po n’a vika pasha me lodra. :I Zjarr në male, zjarr në bjeshk-e Do t’a djegin o Martanesh’n-e. S’un e djegin Martanesh’n-e
Shtat’ vjeç djali e rrok dyfek’n-e Mu si gjarpni me nan’ kren-e. Mahmut Pasha, i rrem dragoi Të nan’ malet i kërkoi 176 Martaneshin s’un e shtroi. Martaneshi vend i mir-e, S’duron pashë, s’duron vezir-e ! 118. Unë e di se ti mu’ më don I: Unë e di se ti mu’ më don :I I: Ma thot zemra moj sorkadhe :I I: Ah, pse ti mua m’thua aman jo Oh të qafsha moj nazemadhe. :I Leni nazet, ma jep gushën! Hajde t’dalim o dorë për dore Të dy bashkë o të marrim fushën Der sa t’mrrijmë o në nji bregore. Hajde shpirt, hajde moj flutur Zemra jote të thërret. Unë nuk jam o dhe aq i bukur Porse kam o një çik lezet. 177 119. K’no moj qyqe Kno’ moj qyqe se po vjen behari Ç’i ra zjarri, u dogj stani Unë po qaj për bojesmeren. Gjumi lale gocën s’po e merr. Po qaj natën, lala, po qaj ditën Qaj syzezën lala që m’ka ikë. E knon kumria, lal, sabah m’sabah E na erdh vakti shpirt-o Për me u nda. Ref.: Jarnana- ne du’je lalën e Jarnana-ne, e të don lala e E knon kumria lal Ditë-o për ditë. E gjithnji goca lal Po vjen tuj rritë. Ref.: Jarnana-ne… 120. Me f’tyrë t’qeshun po më vjen I: Me ftyrë t’qeshun po më vjen Një fjalë t’mirë a do t’ma thu’sh :I I: Oh gjumi natën, s’po më merr
Tuj mendu’ a do t’më du’sh Aman, do t’më du’sh. :I Fjal’t e tua me shumë mall Ty përher kam me t’kujtu’ Oh ta jap fjalën sa t’jam gjallë Kurr unë ty s’kam me t’harru’ Aman, me t’harru’. Ti moj lule në pranverë Fjal’t e mija mos harro! Oh t’a shof f’tyrën dhe nji herë Ti prej meje mos u largo Aman, mos m’harro! 178 121. Bukuri moj bukuri I: Bukuri moj bukuri Prishe mendjen djemve t’ri. :I Jalla, jalla porsi pata Bukuri me flok’t e gjata Jalla, jalla porsi rika Bukurisë na i raftë pika! Bukuria buzëgaz I mbush çunat plot maraz. Jalla, jalla porsi pata Bukuria flok’t e gjata. Jalla, jalla porsi rika Bukurisë i raftë pika! 122. Si bilbili në pranverë I: Si bilbili, në pranverë Që këndon o pa pushue. :I I: O moj zemër moj e mjerë Ç’qenke djegë e përvëlue. :I Pse më dhe kaqë mundime Dersa unë s’mundem t’i mbaj-e? Shumë po hjek kjo zemra ime Natë e ditë me lot po qaj-e. Si bilbili baj figan Edhe gjuha s’më pushoi. Mu dogj zemra si pervan Gjeç xhananin që kërkoj. Të gjithë të shofin more xhanan Asnjeri nuk të njef. Je nji lule n’Elbasan Vetëm kush ka sy të shef. Zemrën time ç’ma ke fikun Gjynah tate mre xhanan
Myzyri t’u ba ashik Ty moj lule n’Elbasan. 179 123. Lule t’bukra ka Tirona I: Lule t’bukra ka Tirona Na i mbushë bahçet plot me erë. :I I: Bojë esmere ku t’ka lala Thu’ja kangës dhe njiherë. :I Ref.: I: Mos më rri i dëshpëru’ Jam e jotja prap të du’! :I Reth e qark bahçes ju solla Për me t’pa moj bukuri. Një tufë lule për ty i mblodha I kam mbledhë me dashuni. Ref.: Mos… Trandafil moj të vjen era Ti na mbush me dashuri. Unë ty moj të pëlqeva Ditë e natë mendoj për ty. Ref.: Mos… 180 124. Jam tuj shku me i rrugë të ngushtë O jam tuj shku’ me i rrugë të ngushtë Ka fillu’ moj me ra shi, aman, aman Ka fillu’ moj me ra shi. I: O ma mirë shpirt t’mos ishim pa-e Sa në zemër më ke hy! :I O të lutem, çfar ke me mu’? Po të th’rras moj stambolleshë, aman, aman Po të th’rras moj stambolleshë. O ktheje kryet pak me m’shikjue Mori zemër katileshë! O ne të dy kishim nji hall Të dy zemrat me i bashku’, aman, aman Të dy zemrat me i bashku’. O në ma daç moj hatrin mue Prej meje mos me u largu’. 181 125. Vajta n’Elbasan I: Vajta n’Elbasan Për me ble fustan. :I I: Ishte krizë e madhe goc-e
Veresi s’ma dhanë. :I Ref.: I: Fol e mos fol-e Fol se kam sevda, hajde! Belin e holl-e Hajde marshalla! :I Syri jot i zi, Vetullën gajtan. Shpirtin se ç’ma dogje goc-e Hallin kush s’ma qan. Ref.: Fol… Kur më del në derë Era jasemin. Shpirtin se ç’ma dogje goc-e Hallin s’po m’a din! 126. Ky Myzyri n’Elbasan O të shof ty moj gocë n’behar Pylli ligjëron. O ky Myzyri n’Elbasan Bukur po këndon. O këngëtari i kumurisë Of, of aman. O yll i parë i dashurisë Lule n’Elbasan. 182 127. Bylbyli qi këndon mbi rrasa I: Bylbyli qi këndon mbi rrasa :I I: A s’ma fal moj gushën se plasa, Moj gushë, gushën-e! Ref.: Jepja gushën o xhananit-e Mollë e kuqe e Elbasanit-e! Jepja gushën o të mjerit-e Moj llokumja e sheqerit-e! Bylbyli qi këndon mbi rrethe Asaman ç’më lige, ç’më trete Moj gushë, gushën-e! Ref.: Jepja faqen o xhananit-e Mollë e kuqe e Elbasanit-e! Jepja gushën o të mjerit- e Moj llokumja e sheqerit-e! 128. Dashunia kur filloi I: Dashunia kur filloi
Nana ime ra në burg. :I I: S’pat njeri që t’më kallxojë Veç kam ndi kur dola n’rrugë. :I O Ikball, o shpirt me famë Njikto fjalë t’i marrish vesh. A ndigjon çka thot yt at? N’Elbasan duhet të vetsh! Trupi yt s’paska të shamë Si shandan i bukur je. Rrugës po m’shkon si pasha Vetlla jote si shigjetë. Xhan, xhanan po të thërras Kujtoje pak Perëndinë! Deri ditën që do t’vdes Për me t’folë kam ba betim! 183 129. Pse më rrin kaq i vronuem I: - Pse më rrinë kaq i vronu’m, Sikur po bie shi? :I I: - Lis me lis e dru me dru, Qaj për synë e zi. :I Me hakikat unë të desha Pa ndonji karar. Vetëm qava moj, kurr nuk qesha Zemrën mos ma plas! Nuk t’erdh pak keq për mu’ Ty more xhanan. Të kam dashtë edhe të du’ Gonxhe n’Elbasan. Me sevda jetën e çova S’u bona pishman. Të kërkova moj dhe të gjeta Lule n’Elbasan. Hatri ty moj ku të ka metë Që nuk flet me mu’? Kujtoje Myzyr’n e shkretë Mos e le helmu’! __________________________________ pishman - pendesë 184 130. M’atë anë detit, m’atë anë bregut M’at anë detit, m’at anë bregut Kish fillu’ hana me ra. O ish nji djalë aty mas bregut Me nji vajzë po rrin tuj kja.
Djali thotë: “Moj vasha ime S’du’ t’shikoj me lot në sy. Ma zhbirove zemrën time Nuk duroj as gemb mbi ty.” O vajza thotë: “O na kanë diktue, Prandaj duhet, o, për me u nda O nanës teme i kanë kallxue Zoti e din a shifemi ma.” Kur erdha në lagjen tande T’pashë në çeshme moj tuj mushë ujë O mbuloje moj fytyrën tande Mos ju ban pasqyrë gjithkujt. 185 131. Jam sëmurë moj nanë Jam sëmurë moj nanë Jam shtrirë në shtrat-e, I: Trupi po m’dridhet, Rehat nuk kam-e. :I E mjerë moj nanë, më ban derman-e! O dil moj nanë se po vjen vera O po t’vjen xhani, moj unë e mjera! E mjerë moj nanë, më ban derman! Ref.: O bu, bu, bu se diqa shkova Dynjallykun s’e harrova! O bu, bu, bu se ç’kesh e re Më mbulu’n shoqet me dhe! Qaj moj zemër qaj, sa t’pëlcas! Qaj moj zemër qaj, sa t’pashë pas! O mos më çoni Kah Bezistani! O se m’shikon i gjithë Elbasani. E mjerë moj nanë, më ban derman! O pse më çoni kah Zarranika Kam lan sepetën moj te Can Selita. E mjerë moj nanë, më ban derman-e! Qerime, moj Qerime Ti më je moj kaq e re. Qerime me halle shumë, Kush të desh ma fort se unë? Qaj moj zemër qaj-e, sa t’pëlcas! Qaj moj zemër qaj, sa t’pashë pas! __________________________________
derman – shërim, shëndoshje ( shpesh e ka kuptimin e zgjidhjes së ndonjë halli) 186 132. Tuj shetitë për ara t’gjata I: Tuj shetitë për ara t’gjata Midis barit t’njomë. :I I: Mu’ me ty na zuni vapa Ramë me fjetë në gjum. :I Sa herë ballin ta lëmojsha Më rrishe e qetë. Premtimin prej meje e dojshe Të dua për jetë. Të kam thanë njëher moj gocë Se po vjen pranvera. E do t’dalim me shetitë moj Si nga hera tjera. Çeli vjollca dhe zymbyli N’vendin e caktu’m. E lis me lis këndon bylbyli Për me u dashuru’. 133. Shkojnë e vijnë k’to stin’t e motit Shkojnë e vijnë k’to stin’t e motit Në fytyrë t’vashës floku i zi ka ra Në degë zani ç’po i shkon korbit Dhe se zemra vashës i këndon. Ref.: Kur vjen pranvera te pragu t’dal Me ty jetën dua t’a shijoj. Veç nji herë ty të shof me mall Se kjo sevda mua zemrën m’a dërmoj. Më vijnë vashat tuj qa hallet Nji tubë t’vyshkun lulesh dielli se ndriçon O si shpend nate tuj prek hanin Me maraz, lulja i kërkon. 187 134. Iku nata, agu’n malet I: Iku nata agu’n malet Na u gdhi e u bo sabah. :I I: Eni shokë t’mi kjani hallet Përsëri o zuna sevda. :I Sevdaja në pleqëni S’asht mymqym o me u duru’. O t’mi kjajnë hallet shoqënia I mjeri unë si kam pësu’!
Lum e lum po vjen pranvera Drandafillja-o tu zbukuru’. Unë kam dashtë edhe shumë tjera Përmbas teje moj tjetër s’du’! 135. More kam një babë More kam një babë, aman plak e mjera More që s’më len o të dashuroj-e More që s’më len o të dal o ke dera More djalin me sy t’a shikoj-e, Hej, hej, hej! More ku ta gjej o një mik të mir-e More që t’më don-e, aman dhe ta du-e? More t’i kjaj babës hallet e mia More se jam djegë, djegë e përvëlu-e, Hej, hej, hej! More n’bahçen tande po këndojnë bilibilat More gushë për gushë tuj u ledhatue Aman kur t’na çelin drandofillat Shpirti don o me u dashunue, Hej, hej, hej! 188 136. Porsa dola nga shtëpia I: Porsa dola nga shtëpia Ktheva kry’t kalanë s’e pashë. :I I: Plot me lot m’u mbush shamia Me xhananin kur jam nda. :I Ref.: Of, of, aman, Lule më dogje xhanë Of, of medet Dhe në vdeksha m’ban rahmet. Ç’ke me mu’ mre çun i vogël? Ç’ke me mu’ mre gjeç belanë! Do të shkoj t’i them sate amë Hiqe prej meje sevdanë! Ref.: Of, aman … Ç’e mora kalanë përpjetë Edhe zbrita për teposhtë. Jam zemru’mun me xhananin Bubu qyqja ç’më ka gjetë! Ref.: Of aman… __________________________________ rahmet - mëshirë
189 137. Unë jam djalë e nuk jam plak Jam bandill nji trim i fort' I: Zemërohem kot e kot :I I: Durimin s'e duroj dot :I Nat'e dit'po qaj me lot . A e di ti a je si je? Sa e bukura që më je! Duke u tundur më shkoje Porsi si qingj-o më vije Hajde lule menekshe, aman Hajde shpirt-o rri me ne! Refreni: I: Jam bandill një trim i fort' Zemërohem kot e kot Durimin s'e duroj dot Nat' e dit' po qaj me lot :I Un' jam djal' e nuk jam plak I: Zemra po më digjet flak' :I I: Je e bukur moj si zamak :I Bel'n e holl moj për merak. E di ti a je si je? Sa e bukura që më je Duke u tundur më shkoje Porsi qingj-o më vije Hajde lule menekshe, aman Hajde shpirt-o rri me ne! Un' jam djal'e nuk jam plak Zemra po më digjet flak' Zemra po më digjet flak' Je e bukur moj si zamak! 190 138. Valizakja O se shkoj në pyll o mi lale O s’më pret nagaqja O se më rri mendja mi lale O ke valizakja. Ref.: O valizakja e lalës, ku je? O mi gushbardhakja e lalës, ku je? Do t’shkoj lala në Kavajë Me lot lala moj do ta qaj. O valizake mi lale Më ka zanë sevdaja O të çoj lala mi goce
Te kullat e bardha. Ref.: O mi valizake e lalës, ku je? O mi buzsheqerja e lalës, ku je? Do t’rri lala në Tironë Si dashi me kumonë. ____________________________________ valizake - femër nga fshati Valias 191 139. T’u thefshin rrotat ty o i shkretë felban T’u thefshin rrotat ty o i shkretë felban Hej, hej, aman! Na i more çupat na i çove n’Elbasan Hej, hej, aman! Ref.: T’u bëfsha kurban, aman! Jotja qesh, e jotja jam, aman, Zemra po më qan! Ore ti felban po kalon me krushq-e Hej, hej, aman! O se sot e varf’ra moj po shkoj nuse Hej, hej, aman! Ref.: T’u bëfsha kurban aman! Jotja qesh, e jotja jam aman Zemra po më qan! O derdimen lala derdimen-e Hej, hej, aman! O nga meraku lal ç’jam ba verem-e Hej, hej, aman! Ref.: Aman t’u bëfsha kurban Aman yti qesh dhe jam Aman zemra po më qan! O lemeri, o lala ç’më ka gjetë me ty Hej, hej, aman! Ç’do ta pres o lala veten me gjithë ty Hej, hej, aman! Ref.: Aman t’u bëfsha kurban Aman yti qesh dhe jam Aman zemra po më qan! ______________________________________ _ - felban – lokomotivë e vogël - kurban – fli, therror - verem –tuberkuloz 192 140. Ke plepat e Brukës
O se n’maje t’shelgut Këndon bylbyli. O se po vjen djali O tuj knu’ rrugës. I: O ma gëzofsh, o mi lalë, Jelekun prej ari! :I I: O ma ka pru’ o bre shpirt-o Ky beqari. :I O se n’maje t’shelgut O lalë këndon bylbyli O se n’breg të lumit O lalë ka çelë drandofilli. E m’i gëzofsh o mi lalë Këpucët me take. E kur m’i vesh o mi gocë Ç’më bane merak-e! 193 141. Jalla jalla se ç’është kjo jeta (2) Amam jalla, jalla se ç’është kjo jeta Edhe pleqtë na u banë ashik. Aman, me ‘i kuvend s’i gjetsh dy veta Na u mbush oda me mynafik. Aman, jalla ç’ashtë o ky hukubet? Sot në ditë të Ramazanit. Krisi pushka, plasi dyfeku, O përmbi kry’t o të Sylejmanit! Aman unë të erdha e s’të gjeta O ti më the hajde mrena. Aman s’mirret djali me të fortë Se të gjithë rob t’Zotit jena. ______________________________________ ______ mynafik - njeri i lig, i keq, ngatërrestar, spiun 194 142. Jelekun kadife I: Jelekun kadife Vishe ti për mu’! :I Ti s’e din zemrën time. I: I mjeri unë sa të du’ aman sa të du’ Jam djegë e përvlu’ :I Hajde sy i zi aman, aman Lum lala për ty! Hajde sy i zi aman Qan lala për ty! Meraku i shkretë
Që m’ka zanë! Shpirt-o, zemërgjanë. Ki mëshirë e dhimbsuni, Aman o dhimsuni! Zemra m’u ba hi. Ref.: T’i puth vet’llën O me gjithë sy, aman Qaj lala për ty. Ma jep vet’llën Me gjithë sy, aman Qaj lala për ty. 195 143. Çelin lule drandofillat I: Çelin lule drandofillat N’lulishtë përsëri. :I I: Asht’ stolisun sot Tirana O sa bukuri! :I Ref.: G’zohen vajzat në pranverë Gjithçka asht për ne. I: K’pus’ nji lule t’i marr erë Hajde moj vashë e re! :I Në mëngjesin pranveror Vashat nji nga nji. Shkojnë në punë dorë për dorë Me plot dashuni. Zemrën vashës ja ka marrë Ai djali syzi. Ref.: G’zohen… Shkojnë në punë dorë për dorë Me plot dashuri. Zemrën vashës ja ka marrë Ai djali syzi. Ref.: G’zohen… 196 144. Mora rrugën për Shijak I: Mora rrugën për Shijak Me u taku’ me mikun tem. :I I: Më ka zanë i ziu merak Kërkush hallin s’po ma din! :I Ref.: Mos më le mori Servet
Sa të rroj e të vdes! I: Flokt e kresë moj do ti shes Se me ty, moj, kam lidhë besë! :I Erdhi nana tuj qa n’spital Gjet Servetin shtru’ n’karajoll: - Kush të vrau moj bi e nanës? Të ka nana si kokërr mollë! Ref.: Mos… Ti mre dajë, dajë katili Ç’pate ti që m’vrave mu? Kush qe ai që ta dha fitilin Mu’ n’spital për me m’çu’? ______________________________________ _____ karajoll - krevat, shtrat 197 145. Mun aty ke shtat’ zymylat Mun aty ke shtat’ zymylat Ku këndojshin-o të shtat’ bilbilat Amon, amon-e, amon-e! Ku këndojshin-o të shtat’ pre’iherë Ata dimnin, ata dimnin e bojshin verë, Ja hej, hej, aman! Ref.: Nëpër fusha t’barit-o, bilbil-o O me lule t’beharit-o, bilbil-o. Ç’asht ai djalë o që rrin mas dere? Shtjeva kryet more pashë esmeren, Aman, aman-e, aman-e! Esmerja more sa m’pa mue Uli kryet, uli kryet e ç’u menue Ja hej, aman! Ref.: Mun aty more në at’ kënetë Ku çelin o zymbylat vetë Amon, amon amon-e! Ku çelin o zymbylat vetë Bojshin hije, bojshin hije o për dy vetë Ja hej, hej aman! Ref.: Nëpër… 198 146. Karajfili në saksi Karajfili në saksi,
Aman karajfili o në saksi. I çil gonxhet-o nji nga nji e Aman i çil gonxhet-o nji nga nji. I: Hem qibar, hem bujar Aman je i bukur-o për behar, Aman për behar. :I Ku ta gjej-o nji djal të ri, Aman ku ta gjej o nji djal të ri? T’mos pin venë e t’mos pin raki, Aman t’mos pin venë e t’mos pin raki. Hem shkollar, hem të mbarë. Aman djal të bukur O zilifqar, aman zilifqar. Çelin vjollcat o nji nga nji Aman çelin vjollcat o nji nga nji. Ku ta gjej o nji vajzë si ti, Aman ku ta gjej o nji vajzë si ti? Hem syzezë, hem belhollë Aman faqekuqe O porsi mollë, aman porsi mollë. ______________________________________ _______________ qibar - shumë i kujdesshëm në sjellje, në të veshur, në të ngrënë 199 147. N’penxhere ke dalë I: N’penxhere ke dalë Për me ba sehir :I I: Pse s’ma thu’ nji fjalë o moj goc-e Nji fjalë për të mirë? :I Unë me shpirt të desha Pa ndonjë maraz. Sa herë të buzqesha moj goc-e Zemrën pse ma plasë? Kurr nuk e mendova Se nuk je shpirtmirë. Mbas teje sharrova, moj goc-e Pse nuk ke mëshirë? Fjalën m’pate dhanë Se më dashuron. Pse s’më jep derman o moj goc-e? Pse po më mundon? ______________________________________ ___ me ba sehir - me shiku’, me pa
derman - shërim, shëndoshje, zgjidhje e një nevoje apo ngatërrese 148. Mjeri unë ç’më zu belaja I: Mjeri unë ç’më zu belaja S’ma qajnë hallin shok’t e mi! :I I: Në pleqni m’ka zonë sevdaja Si t’ja boj hallin se di. :I Lule t’bukra sjell pranvera Ndër ma t’bukrat ishe ti. Unë kam dashtë dhe ma shumë tjera, Por zemrën ma dogje ti. Më thonë shoqet je e marrë Pse ke zgjedhë ashikun plak. Por ato nuk i besoja, Se e kam zgjedhë vetë për marak. 200 149. Ç’u çu’sh heret sabahile (version) Ç’u çu’sh heret sabahile, Heret fort. O mbusha durt me trandofile, I qaj me lot Ref.: O qaj me lot moj bukuri Zemrën time ç’ma ke këputë Karajfili në saksi Era jote më ka këput Aman xhanëm, aman. O ra dallëndushja n’gemb t’ullinit Për me fjetë. Ju lutem çallgijave bini O me shumë shyhret. Ref.: O shumë shyhretin ta bojmë bashkë As kërkushi mos ta dijë. Fjala mos t’na dalin jashtë Ta dijmë vetëm unë dhe ti. Aman xhanëm, aman! 150. Sa marak jam ba në ty Sa marak jam ba o në ty Kur të shof moj si përherë. I: O m’le pa gjum, pa mbyllë sy Drandofille m’lu’ me erë. :I Kur të shof moj tuj kalu’ Menja se ç’më rrin tek ti. O jam djegë, jam përvëlue
Si t’ja baj as vetë s’e di. 201 151. Shifni bredhin në ndriçim Shifni bredhin në ndriçim Me shumë ngjyra lulëzu’. Edhe zemra ndien gëzim Viti i ri nga mot gëzu’. Ja rreth pemës t’vitit ri Po e hedhim vallen sot. Bujar plaku për fëmijë Dhurata sot ka pru’ plot. 152. Këndon gjeli pika pika Këndon gjeli more, pika pika Çou, moj goc’ se na zbardhi dita, Zbardhi drita jarana-ne Merre, mi, merre çunin-e Hajde merre gushpëllumbin-e Ref. Jarana, jarana, kadal’ e kadalë, Jarana-jarana, çuni të çon fjalë Këndon gjeli mgjez’ për mgjez, Ani, moj goce, una pot ë pres, Jananana-nanane. Merre, moj, merre çunin-e Hajde, merre gushpëllumbin-e. Ref. Jarana-jarana, kadal’ e ka ‘i çikë, Jarana-jarane belin nji pëlçik 202 153. Lale ti moj goc-e, laje E laje ti moj goc-e, laje, I: E shaminë e beqarit-e. :I E shtrydhe ti moj goc-e, shtrydhe, E shaminë e beqarit-e. E neje ti moj goc-e, neje E shaminë e beqarit. E digje ti moj goc-e, digje E shaminë e beqarit-e. 154. Delja rudë I: Oh moj delja, delja rud-e :I I: O a s’ma fal nji kingj’ të butë Verë, verë aman? :I I: Kingj të but-e, lara, lara :I Ta kullos-o nëpër ara Verë, verë aman.
Sa t’i dal djalit përpara Verë, verë, aman. I: Ty moj nanë të shtisha n’dhe :I I: A ke kenë ndoj herë e re Verë, verë, aman? :I I: E re kesh edhe u plaka :I I: T’zezat tu’ja nuk i pata Verë, verë-aman. :I 203 155. Gjashtëmbëdhjet’ jam unë moj I: Gjashtëmb’dhjet’ jam unë moj Tetëmb’dhjet’ je ti :I I: Dashurohem’ të dy bashkë Qysh se jemi fëmijë. :I Nga dashnia jote moj, Qi pata me ty Të mora të vogël moj, U rritëm të dy. 156. Kumuria po ban gu-gu I: Kumuria po ban gu gu N’at mëngjes kur zbardhon drita. I: Nuk ka tjetër ma për mu’ Zemrën unë te ti e ngjita. :I Me dëshirë këndon kum’ria Se pranvera u gjelbëru’. Zjarr i madh qenka dashnia T’gjithë ashikt’ janë përvëlu’! Knon kum’ria edhe qoku A ndigjon more xhanan? Më erdh keq që m’ka humbë shoku Prap e gjeta n’Elbasan. Kumuria po ban figan Natë e ditë po rrin tuj knu’ M’ka ndi zemra n’Elbasan. Në vend tjetër s’du’ me shku’. K’non kumria kur bie fyelli Po rrëfen brengat e veta. Kështu tha Isuf Myzyri Çfar kërkova, atë gjeta! 204 157. Moj Tiranë e bukur T’kanë pas thanë Tiranë e kuqe I: Porse nata ish ma e bardhë. :I I: Çelnin lule sa burbuqe Veç për bej e agallarë. :I
Kur si shega devedishe Mbush me kokrra si sheqer Porse sot Tirana ime Po shkëlqen porsi pranverë. Moj Tiranë e bukur Trandofil i ri, Lulja ashtë për mue Jemi hasë n’miqësi. Kur të shof n’lulzim-e Zemra m’bahet mal. Kangën thellë prej shpirtit O Tiranë ta fal. Çova larg o mend’t e mia Ke çarçafi përmbi f’tyrë Kur u ndrydhte dashunia Fukaraja nëpër dyer. Ishin ditët e zemanit Po buzqesh Tiranë e re Me rininë o e aksionit Po përtrin o lum si ne. Moj Tiranë e bukur Trandofil i ri Lulja ashtë për mue Jemi hasë n’miqësi. Kur të shof n’lulzim-e Zemra m’bahet mal Kangën thellë prej shpirtit O Tiranë ta fal. 205 158. Atë gushë të bardh moj lule I: Atë gushë të bardhë moj gocë Që t’a kam zili :I I: Eja duke ardhë moj lule Me atë bukuri! :I Ref.: Faqet kuq si mollë moj lule Vetullat si hanë. I: Për shtatin e bukur lule T’u bona merak. :I Nuse me stoli e veshur A s’ma thu’ një fjalë? Eja duke ardhë moj lule Balluket mbi ballë! Ref.: Faqe…
159. Mori vjollca që çel në saksi I: Mori vjollca që çel nësaksi :I I: Lule e parë o për djemt e ri. :I O, hajde ledhatare I: Lule e parë për djem beqarë. :I Të këputa e të mora erë Lule e bukur që çel n’pranverë Oh hajde ledhatare Lule e parë për djem beqarë. Të këputa, të vuna n’bardhake Lule e bukur për marak. Oh hajde ledhatare Lule e parë o për djem beqarë. 206 160. Tuj shetitë o ke grykë e pusit Tuj shetit’ o ke grykë i pusit Këputa një trandofile. I: Trandofiles ç’po i vinte era Lule t’bukra na çel pranvera Of aman aman! :I Kur ma prune kafen përpara Me ato du’rzit si biluri. I: M’shif me sy, o tu dhasht’ e mbara Fol e qesh tu shtoftë nuri I bukurisë ore! :I Kur më vjen me fytyrë tuj qesh-e E m’shikon me at sy’n e zi-e Je si karajfili me vesë Trandafile je kimetlesh-e Of aman aman! 207 161. Mori gocë me halle shumë I: Mori gocë me halle shumë :I I: Kush të don mi lal ma fort se unë? :I Ref.: Lake moj pupulakja e lalës-e Je gocë e Tironës-e. Lake moj pupulake e bardha-e Hajde shpirt-o të marr erë! Syu i gocës si filxhan-e Porsi lulja n’Elbasan-e. Ref.: Lake moj pupulakja e lalës-e Je gocë e Tironës-e. F’tyra jote porsi hanë
Mbaje besën gocë qi m’ke dhanë! Ref.: Lake… Mori gocë ledhatake Kur të pashë o mi lal t’u bosh’ merak-e Ref.: Lake… Jasaman moj bukuri-e Lala pa ty s’mund të rri Ref.: Lake… ______________________________________ _______ pupulak - që ka trup të shëndoshë e të ngjeshur, topolak 208 162. Midis vetllash m’ke nji pikë Paskam pas fatin e zi A deri sa t’jetë jeta? I:Kur i shof shokët e mi Me të dashmet e veta. :I U banë shumë qi jemi nda Sa fort që jemi largu’ Hiç me sy s’të kam pa Si s’u gjind derman për mu’? Midis vetllash m’ke nji pikë Unë për ty jam ba harabë. Qëndro pak t’rrijmë nji çik Të dy bashkë mre xhanan. Faqet porsi shefteli Buzën kuq si shebojë, Ku t’ka lala moj kumri Pse s’më flet njiherë me gojë? Djali kur të ve merak Edhe vajza me ia ditë. N’Elbasan asht’ nji plak Këto vjersha na i ka qitë. 209 163. Harap u bosh unë i mjeri Harap u bosh unë i mjeri I: Ç’u gremisa me i sy jeshil :I Më pret vetlla si neshteri Fol me buzën trandafil Lanet qoftë mynafiku! Do me t’da ty me mu’.
Ti m’shpëtove nga rreziku Si n’kohë tufanit – Nuh’. Zemrën teme ti ma shkule S’të erdh keq mor xhevahir? Ti je mret përmbi çdo lule Ti je mret o trandafil. Sado ti me m’munue Për mu asht ‘I lumtuni. Për atë zot qi m’ka kriju’ Të kam njoftë qyshë n’ezeli Kërkova gjithë Elbasanin Nërshim tjetër nuk kam pa Pije Myzyr pa pishman Pi shereben tahura. ______________________________________ __ harap, harab - i shkretuar, i shkatërruar, i mbetur vetëm mynafik - njeri i dobët, dyfytyrësh, ngatërrestar, spiun pishman – pendim Nuh – profet i Zotit, në kohën e përmbytjes së madhe, (Noe) 210 164. Ma mirë në pyll se n’qytet Ma mirë në pyll se n’qytet I: Na të dy o atje të rrojmë. :I Atje njeri s’na gërget I: Të ambël o jetën ta çojmë. :I Kapërceva mal’n e Krastës Të mirë meç mor Elbasan! Vuna kamën në mal t’Vashës Pashë Sopotin dhe Vasjanë. Ç’ju lutem zotit na dha Nuk ka tjetër lumturi. Nji kasollë mlu’ me bar Të rrojmë në mal si bari. Kur humb rrugën nji njeri Të gjithë brengat o i mendon. Shok i bahet nji bari Hajde sonte n’kasollen tonë! Zoti ju dhashtë bujari Që se latë udhëtarin jashtë Bukë, venë dhe raki N’këtë kasollë mlu’ me kashtë.
Bariu mikun e dëfren Edhe fyellit duke i ra. Zakone t’vjetra i rrëfen Kështu gjyshnat na i kanë lanë. Sa amël raka fyelli Kush ka vesh për me e ngu’. Larg u ndodh Isuf Myzyri Bariut afër iu afru’. 211 165. Paskam pasë fatin e zi (variant) Paskam pasë fatin e zi Deri sa t’jetë jeta! I: Kur i shof shokët e mi Me të dashmet e veta. :I Në mes ballit ma ke nji pikë Unë aty jam bo harab. Qëndro pak të rrimë nji çikë Të dy bashkë more xhanan! Faqet porsi shefteli Buzën kuq si jeshebojë Ku t’ka lala moj kumri-e, aman Pse s’më flet njiher me gojë? Djali kur na zen marak Vajza duhet me ja dijtë. N’Elbasan asht nji plak Këto vjersha na i ka qitë. 212 166. Jam bandill e trim i fortë (variant) Jam bandill e trim i fortë Zemërohem kot e kot. Durimin se duroj dot Natë e ditë po qaj me lot. Ref.: Oh, a e di ti a je si je? Sa e bukur që më je. Me shumë naze më shkonje Porsi qingj-o më vinje. Hajde lule menekshe Ec mor shpirt e rri me ne. Jam bandill nji trim i fortë Zemërohem kot e kot Durimin s’e duroj dot Natë e ditë po qaj me lot. Unë jam djalë e nuk jam plak Zemra po më ndizet flake.
Je e bukur si zamak Belin e hollë moj për merak. Ref.: 213 167. Vijnë tajaret për hava E vijnë tajaret o për hava E, gratë e Durrësit o zunë me qa. E vijnë tajaret o truma-truma E gratë e Durrësit o mbyll n’bodruma. E vijnë tajaret o bregut detit E hudhin bumjet në fushë t’Qerretit. E vijnë tajaret o bregut gjolit E hudhin bumjet n’dy’r t’vaporrit E qukapik, o mre qukapik E ec me lalën t’rrijmë nji çik’. Ref.: Hajde, dogje mi lalën-e! Hajde, s’majte moj fjalën-e! 168 . Erdh pranvera moj çel qershia I: Erdh pranvera, moj, çel qershia moj Unë rri tuj mendu’. :I I: Kush m’i qan hallet e mia, moj E dashnja m’ka trathtu’. Shkoj në çeshme, moj, me mbushë ujë dhe moj Aty të pres ty. Ktheva kryet dhe shikova, moj Ata ishin lot’t e mi. Kam gjithë ditën, moj, që po pres dhe moj Du me t’pa me sy. O nana yte edhe baba moj T’kishin mbyllë në dry. 214 169. Shoqen ku e kam (Brigadieres së re) I: Shoqen ku e kam-e Që e adhuroj-e? :I I: Punon n’porcelan-e Përdit e kujtoj-e. :I Shoqen ku e kam-e Që sa fort e due? Punon n’porcelan-e M’i ka sytë e shkrum-e. Punon n’porcelan-e Brigadiere e parë. Flamurin e mban-e
Me shoqet në garë. S’e ç’e kam zili-e Kumurinë me flet-e! Punon bukuri-e E kam me kimet-e. 215 170. Mu’ me ty më zu sevdaja (Version tjetër i këngës “Në bash t’qefit t’muhabetit”) Iptida për me fillue Sa e vështirë kenka dynjaja. I: Njizet vjeç i paç kalue Mu’ me ty m’zue sevdaja. :I Në bash t’lezetit t’muhabetit Pruni kafen për me pi. Buza m’dridhet prej qametit Filxhani në dorë m’u ngri. Qysh prej s’larg, moj të vegova A je xhind a je hyri? Shtati yt m’vjen hova hova M’i shashtise sytë e mi. Du’rt m’i kishe si hakiku Edhe gishtat qelibar. Shumë hallet i hjekë ashiku Kur mendon se del behar. Flok’t m’i kishe krrela, krrela Se me ty moti më shkoj bosh. Në t’ardhsha moj te dera Unë në shpi mos shkofsha shëndosh! 216 171. I mjeri unë ç’më zu belaja I: I mjeri unë ç’më zu belaja S’ma kjajnë hallin shok’t e mi! :I I: Në pleqni m’ka zanë sevdaja Si t’ja baj as vet s’e di. Lule t’bukra çel pranvera S’ka ma t’bukur porsi ty. Të shetisim si përhera T’gjitha shoqet na kanë zili. Më thonë shoqet je e marrë Pse ke zgjedhë ashikun plak. Porse unë nuk ju besojsha E kam zgjedh vetë për merak. 172. Kumuri e Elbasanit Kumuri e Elbasanit
Këndon herët në mëngjes. I: Po shkëlqen ylli i sabahit Ndriçon sytë e Pakizes. :I Je e bukur si hyri-e Si ma e buk’ra në pranverë. Ku të kam moj kumuri-e? Thu’ja kangës dhe nji herë! Mos e merr vehten për kambë-e! Zgjidhe shokun djal të ri! Du’ të shof moj yll e hanë Si zamak për bukuri. Nuk do t’kem aspak zili-e Kur të shof moj tuj shetitë. Me dashnorin nazeli-e Jeni s’bashku dy të ri. 217 173. Leu dielli n’atë buzë mali Leu dielli n’atë buzë mali Vaj, vaj, vaj! E mjera unë ç’mu dogj xhanani Ç’mu dogj shpirti e m’u dogj xhani Vaj, vaj, vaj! Ref.: I: Të kam shpirt-e, të kam xhan O e jotja s’qesh, e jotja jam. :I Hajde shpirt-o, zemra ime Vaj, vaj, vaj, Se m’ka rritë o nana jetime Me shumë halle, me shumë mundime Vaj, vaj, vaj! Ref.: Të kam xhan, të kam shpirt-e Po t’baj rixha shpirt mos me m’ikë! 174. M’vune kamën pa të drejtë (2) I: M’vune kamën pa të drejtë S’u tregove zemërgjanë. I: Unë të çmova shumë të shtrejtë Ti e din moj, t’pata thanë. :I Jasemin moj t’vinte era Kur t’i putha të dy sytë. Asaj nate mun ke dera Në krahnor ma vune kryet. Më buzqeshë njiherë me shend-e Më jep zemër të qëndroj! Të lutem moj mos më len-e
Se pa ty nuk mund të rroj! 218 175. Na leu dielli n’atë buzë mali Na leu dielli n’atë buzë mali Gjithë dynjanë e ka ndriçu’. I: Moj hapsone, ije, ty t’raftë zjarri, aman Qysh na i more hajde këta djemt e ri! Ref.: Vaj, vaj Sylaroshe, hajde, me lot po qaj! Hej, hej Pimë rakinë, hajde, bre mos u dej! Qysh prej Durrësit deri n’Shijak E çojnë gocën mbyllun me prangë Ku po m’çojshin ije, ashiqare aman? N’hapsanë t’Shkodrës hajde ku vdesin trimat. Ref Vaj, vaj… 219 176. Ç’ke moj Fiti Ç’ke moj Fiti që po qan? Vrava kamën me i dyqan. Dyqanxhi të plaçin sytë I: Vrave Fitin, o vrave Fitin o vet i dytë :I E vet i dytë besa vet i tretë Vallahi nuk deshta vetë Vallahi nuk deshta vetë O më shpëtoi martina e shkretë. E her’n e parë py’ta për ty Mu’ më thanë se je sëmu’ Çova mendjen me marrë doktorin Mend’t e mia fluturu’n. E kur del Fiti te maroku Për me marr nji durduma. Nga meraku i dridhet floku Unë prej teje s’kam me u nda. Shtro dyshekun për me ra Aty janë moj dy gjarpij. Mos ke frikë mor budalla! Ato janë gërshetë e mi. 177. Karajfili i zamakut O karajfili i zamakut I: Paska çelë o për bukuri. :I O ku je gocë që s’t’i kam fajet I: Se pa ty o moj s’mund të rri. :I
Oh hajde t’dalim n’hije t’manit Në gjergjef vajzat tuj qenisë. Oh më ka zanë malli në ty-e Nga meraku i dashunisë. Oh karajfili mbush me gjethe Rreth e qark oh qenka hijeshu’ Kumuri moj gocë e lalës Përveç teje moj tjetër s’du’. 220 178. Jam e lumtun se ia mrrina I: Jam e lumtun-o se ia mrrina Me i pa lulet e k’tij behari. :I I: Çelin lulet, jaseminat Në pranverën e k’tij beqarit. :I Jasemin lule e kuqe I çel gonxhet-o nji nga nji. Janë të mbushun o me burbuqe Lule e bukur-o për dashni’. Çelin vjollcat dhe zymbylat Trandafilat për bukuri-e. N’bahçe tate këndojnë bilbilat Vend i bukur për dashni-e. 179. Sa moj e pa besë I: Sa moj e pabesë Ti që m’dole mu’! :I I: Më shtine n’ngatërresë Dhe në burg m’ke çu’ :I Unë në burg jam n’dry’ Robi m’ka dënu’. O sa të kam dashtë ty Prap tash m’ke harru’. Kur vjen ditë e diel, moj gocë Dëshiroj me t’pa. Zoti ta baj mirë Meqë n’burg jam ra. N’andërr n’gjum të natës Shpeshher ty të kam. O m’kan zanë namt e babës Për mu’ s’ka sevda. Unë nuk të besoj Sa t’jem gjallë n’këtë dhe. Rri edhe vajtoj Qaj për fatin tem. 221 180. Në sabah bre shpirt-o
O në sabah o bre shpirt-o Kam dalë në Pazar. O për me ble o bre shpirt-o Shami për beqar. O n’qofsh beqar o mre çun-o Të më dal’sh për Zot E mos ban naze mi gocë Hajde kot më kot Hej , s’majte moj fjalën-e. Ref.: E kjaj me lot o me lot në sy-e! E m’ka marr malli me nejt me ty-e. E kjaj me lot o me lot në faqe! E po t’vjen era moj manushaqe. O, t’keqen moj lala e. O të dy zemrat mre shpirt-o Ne kem me i bashku’. O na po ndahem mre shpirt-o E kem me u harru’. Ref.: E kjaj… 222 181. Pasha ty moj pasha mu Pasha ty, moj pasha mu’ Tridhet vjet më kanë dënu’! Ti n’Tiranë moj martohu! E, a ndëgjon more xhanan Unë do t’pres deri në vdekje. Do t’rri me djalin e vogël Që ti ma ke lanë amanet. Dy vjeç djalin unë ty ta lash Kur dola - njizet vjeç e pash’ - Hajde bir ke babi të të shoh! - Ah më fal babi, nuk të njoh! Sa të mora ty moj, Unë gjeta belanë Do të rroj dhe pak, Sa ta heq sevdanë. Sa e mbajti Pali veten Aq e mbajti shtriga besën. Qaj moj zemër, qaj me lot! Paska qenë dashni e kotë! 182. Mu ke çeshmja në Bezistan Mu ke çeshmja në Bezistan Krisi pushka, boni bam
E vranë një djal një fukara Borxhin beut s’ia ka la. I gjithë pazari na u çu’ në kambë Ç’po dridhet toka o xhanan. O mun ke çeshmja në mes t’sheshit Ranë përmys xhanart e mretit. 223 183. Çuni m’ka çu letër I: Çuni m’ka çu’ letër: - Shëndosh e mirë unë jam-e. :I I: Shko e zgjidh nji tjetër, aman! Se për ty nuk jam-e :I I: Ik mre’ budalla Ik mre’ qerrata Se gocat janë të vogla S’din me ba sevda. O moj shtat selvie Shiko në qitap-e. - Fol me gojë Nurie! Se ke shumë sevap-e. O n’atë fushë t’mejdanit Vjen e vijnë dynjaja. Qitma kryet prej xhamit Se s’harroi fukaraja ______________________________________ ___ qitap – Kurani, libër i shejtë i myslimanëve sevap - mëshirë mejdan – fushë, arenë lufte 184. Odë e vogël me gëlqere I: Odë e vogël me gëlqere Bija e Tarit bojë esmere. :I Jarna- jarnane Lala moj të ka xhan, aman, aman. Odë e vogël ly’ me bojë Bija e Tarit s’fol me gojë Jarna, jarnane Lala moj të ka xhan, aman, aman. O bo bo me ato gërsheta Se ç’mi more mend e shkreta Jarna, jarnane Lala moj të ka xhan, aman, aman. 224 185. Eni more shokë, eni (version tjetër i këngës “Efa more shokë efa” )
Eni more shokë, eni Çajre more shokë s’i gjej sevdasë Përmi t’tan je padishah, more Përmi vajzat e tan dynjasë, aman-e! Bafti ashikut me ferman Hasha nuk i bihet ymetit, more Kur më del vash në mejdan Krejt po shndrit sikur xhenet, aman-e! Ashik zeza me shumë halle Jabanxhi në dhe të hu’j, more Me lot kjajshin fushë e male Nji sahat m’bahet nji mu’j, aman-e! 186. Ky Myzyri n’Elbasan O të shof ty moj gocë n’behar Pylli ligjëron. O ky Myzyri n’Elbasan Bukur po këndon. O këngëtari i kumurisë Of of aman! O yll i parë i dashurisë Lule n’Elbasan. 225 187. Rreth e m’rreth kalasë Rreth e m’rreth kalasë Këndon kumuria Elbasan i ri, Elbasan! I: N’t’hyrë të namasgjasë Rrjedh metalurgjia Elbasan i ri, Elbasan! :I Ref.: I: Vajzat si sorkadhe Djemt-o si petrita Hedhin kangë e valle, anë e mbanë. Si ylber me ngjyra Vezullojnë dritat Elbasan i bukur, Elbasan! :I Këndon kumuria Qesh metalurgjia Yllin partizan lart e mban Kanga e rinisë Drita e shoqnisë Elbasan i bukur, Elbasan! Ref.: Vajzat… 226
188. Tridhjetë ditët e Ramazanit Tridhjet ditët e Ramazanit Ç’e kërkon ashiku dylberin. Turqinia po bojshin bajrom E vejnë e vishin tek Selman beu. Selman, të mos mbesi hatri Kan fillu’ o me dalë mustaqe Kam shahit e ta baj ispatë Për atë nishan që më ke n’faqe. Ref.: Hajde sy o sy aman, aman Qaj lala për ty! Hajde ve o ve aman, aman Nisu jak me ne! U kthy vjeshta për së mari Çelen vjollcat dhe zymylat. Myzhde djalë se po vjen behari Bahçe më bahçe këndojnë bylbylat. 227 189. Potpuri e Shqipërisë së Mesme Aman kam nji babë, more Aman iftijar-e. Aman që m'përzihet o more Aman me dylbera Aman, rri baba Mos u bëj i marr-e Se na dalin fjalë të tjera, Unë e mjera! Aman ku ta gjej, o more O nji mik të mir-e? Aman që t'më dojë o more Aman si ta due. Aman ti thotë babës për hallet e mia Mos shkoj djegë e përvëlue aman-e ! O jarnananina moj e vogël o O jarnananina moj e vogël o I: Qyqja m'ka ly du’rët goca me këna! :I I: E jarnanina sa fort të du’! I: Ec o more çuno hajde t'rrish me mu’! :I O jarnanina moj të keqen-e O jarnanina moj të keqen-e E iku goca lale më la vetëm-e E iku goca lale më la vetëm-e E jarnanina sa fort të du’ Ec o more çuno hajde t'rrish me mu’
E jarnanina sa fort të du’ Ec o more çuno, hajde t'rrish me mu’! 228 190. Ke urë e Shijakut I: Ke urë e Shijakut Mblodha ca bajama. :I I: Do t’ja çoj ashikut Meze nesër mrama’ :I Ref.: Of aman, aman, O më ban derman! Of aman, aman O më dogje xhanë! O le, le, le, iku goca-e O le, le, le, bashkë me çunin–e! Bahçe nëpër bahçe Mblodha ca qershi. Do ja çoj ashikut Meze për raki. Ref.: Of aman… 229 191. Kush kërcen napolonin I: - Kush kërcen napolonin? :I I: - Nusja me gjithë dhondrin. :I O Mari Mariana Faqet me nishana. O Mari Maria Faqet gurabia. Kush e ban haremin? Çunat e Ali Demit. O Mari Mariana Faqet me nishana O Mari Maria Faqet gurabia. O më marsh të keqen E m’u bofsh kurban! Me jaranin isha Me jaranin jam! Hudhe hudhe vallen E loz lala dajren! O Mari Mariana Faqet me nishana O Mari Maria Faqet gurabia.
230 192. Zemra ç’m’u dogj Zemra ç’m’u poq, Mëlçia ç’m’u dogj Sevdaja s’m’u hoq O lalë nga bukuri e saj! Amani, amani Hallin mos ma qani Si t’ja boj o shokë As vetë nuk e di! I: Kush niset me bo’ sevda Në moshën e pleqënisë? :I I: Mjer ate që e rren mendja, Kujton vitet e rinisë. :I Asaman moj lulja e gemit Me at shtat porsi selvi Vure zjarrin gjithë miletit More n’qafë kta djemt e ri. Gjithë njerëzimi le ta di Se sevdaja s’ka kufi Unë vetë e kam provu’ Si n’rini e në pleqni. Amani amani, Hallin pse s’ma qani? Si t’ja boj o shokë As vetë nuk e di! 231 193. Ç’na çudite moj hyrije Ç’na çudite moj hyrije, aman I: Si na u çfaq kjo dashuni!? :I I: Kur t’takova unë ty-e aman Më vrave o me syn’n e zi. :I Letrat tua si kujtim-e aman Ti kam ru’jt si hajmali. M’dogje zemrën edhe shpirtin, aman M’paç në qafë o moj bukuri! 194. Vajta i rashë Rumelisë Vajta i rashë more Rumelisë T’ja bajmë sehir more ashikënisë I: Se Rumelia asht nji mot a dy vjet Ashikënia s’ka të sosun-o, të sosun-o. :I U plake djal more ç’m’u plake O pa të shku’ o brisku në faqe. Por marshalla bukurisë sate M’u plake djalë, more ç’m’u plake
Shkove, vajte! Ref.: More Mihal, more Mihal Të vjen era djal portokall Portokall edhe limon Era të vinte djal-o mollë e ftu’. 232 195. Prej Zotit ka me t’ardhë dënimi I: Prej Zotit ka me t’ardhë dënimi Që tallesh me mu’, aman, aman. :I I: S’ka me t’ba fajde premtimi Çdo gja ka marr fund. :I Prej meje kur u largove Vashë, ti ç’ke mendu’? Po fëminë ku e lëshove? Zoti ka me t’dënu’! 196. Sa gëzim që kam në zemër I: O sa gëzim që kam në zemër Kur t’ndigjoj moj tuj këndu’ :I I: O se për neve, kështu paska qenë Sonte ne me u bashku’ O me u bashku’. :I Ref.: I: Si t’ja baj moj xhan, Si t’ja baj se di? Zemrën t’a kam falë Shpirti im je ti. :I O sa e ambël aq e idhët Asht’ e shkreta dashuni. O faqja m’zverdhet, aman buza m’dridhet Zemra m’shkrihet si qiri Aman si qiri. Ref.: Si … 233 197. Moj Mahmudi Oh moj Mahmudi, Sa e mirë je ti. I: Të ka rritur nana Si molla në gji Moj Mahmudi. :I Oh moj Mahmudi, T’presin shoqet ty. Përqafoje nanën Edhe babën ti -
Moj Mahmudi! 198. Kur më folë si dallëndyshe I: O kur më folë si dallëndyshe Buz’të e kuqe si qershi. :I I: O të lutem moj sylarushe Më fol pak për dashuri. :I O dashunia nuk shikohet Por ate veç zemra e ndinë. O zemra e fundit po dëshprohet Unë e mjera për dashni. O ti je lulja që nuk thahet Plot me gonxhe bukuri. O zemrës teme ti si ndahesh Ç’më ke mbushë me dashuni. 234 199. Po këndoj për një trim Po këndoj o për një trim I: Dëgjoje kangën mori nanë! :I Me sa shumë mallëngjim-e I: E kujtojmë sot trimin tonë. :I O e kujton e gjithë Shqipnia Kujtimin e shokut tonë. O që e rriti vegjëlia I: N’kry t’detyrës që ai ra. :I Tashti djali ishte i yni Shumë kujtime na i ka lanë O mos e qaj nanë o trimin Ai ka mbetë në zemrën tonë! 200. Buzën kuq si drandofilli Buzën kuq si drandofilli Balluket lëshu’ mbi ballë I: Ku të kam o lulja e prillit Po të pres me gaz e mall. :I Më pëlqen të shof përditë Do të kem pak për vetiu. Sytë e tu më japin dritë U treta porsi qiriu! Zemërngushtë moj paske qenë S’ke për mu’ pak dhimsuni. Dashuninë moj do t’a sjell T’a kam sjellë për bukuri. 235 201. Errësinë e pyllit I: O errësinë e pyllit Dëfrimi i njeriut. :I
I: Porsi drita yllit E bija bariut. :I Pyllin ç’e kërkova Hije për me gjetë. Ti qenke për mue S’bashku të dëfrejmë! Ne në pyll do t’rrojmë Unë edhe ti. Si kemi zakonin Hallku t’ kanë zili. Bota se kuptojnë Se ç’asht’ ky qëllim. Në t’errët shkojnë Ju ngjan si dëfrim. Unë zemrën e ngjita Me ty mor xhanan. Si ylli Afërdita Lindun n’Elbasan. 236 202. Moj hyrie bukurie I: Isha n´ondërr n´gjum të notës Kujtova se rri me ty. :I I: Kur filloi gjumi me m´dalë Ftyra jote m'rri në sy. :I Moj hyrije, bukuri Konga jote t´ka dal sot Mos t'vi keq se po t´këndohet Ta ka qit arshiku jot. Du’l fëllonxa nga kafazi Shkoi ne mal ku binte borë. Jalla u djegsha si voj gazi Nuk të la pa t'shti ne dorë. - Ku do ta bojmë Bajramin sonte? - Do ta bojmë o ke shpia ime! Pash të modhin zot, o mor çuno, M´hajde k´tu o ke shpia ime! Refren: Ç´e mora palpoçen, e gju’n zari rosën E mora tabaken-e, që ta heq merakun. I: - A don pare a don dimi-e? :I - Pare nuk du’, dimi nuk du’! Pash të modhin zot-o Mor çuno m´hajde ktu! 237 203. Se ç’po zbret çuni nga mali
I: Se ç’po zbret çuni nga mali Me çifte në dorë. :I I: O për me gjetun Fëllënzat mitare. :I Ref.: O,o,o sa e bukur je! O,o,o qenke për t’u dashtë! O,o,o qenke për t’u dashtë! O ti moj vajzë e re! O se ç’më ra rruga O nëpër pazar. O për me blemun Shaminë për beqar. Ref.: O,o,o … 204. Mbas asaj kalaje I: Mbas asaj kalaje mor Nje bahçe me lule. :I Një bahçe me lule moj Mbushur plot me cuca. Mbushur plot me cuca Cila asht’ ma e bukra? Cila asht’ ma e bukra, mor Njajo’ faqekuqja! Njajo’ faqe kuqja, mor Zemrën t’a këputka! Zemrën ta këputka, mor Sytë me lot t’i mushka. Sytë me lot t’i mushka, mor Gjallë në dhe të futka! 238 205. Ç’na erdhi kjo pranverë Ç’na erdhi kjo pranverë Ma e bukur se çdo herë. Se qeshi mali, fusha se qeshi Lulet plot me erë Mirë se vjen ti moj pranverë Ku i paske vajzat o - Ku i kam shoqet-o? - Në fshat të ri i ke, moj pranverë. Janë vajzat-o, bashkë me trimat-o. - Ku i paske vajzat-o? - Ku i kam shoqet-o? Ngjitun mbi diga e në kantiere Shiko tek punojnë bashkë me trimat-o!
Sa herë vjen ti moj pranverë N’a mbush plot gëzim Anë e mbanë atdheut tonë Qeshet jetë e lirë. Ti na vjen e na lulzon, Në vetëm nji stinë. Kurse neve t’gjithë gëzojmë Lulëzojmë Shqipninë! 239 206. Nji natë hana se ç’po ndrinte (2) I: Nji natë hana se ç’po ndrinte Ishim vetëm pa njeri-e. :I I: O një qemane, lalo, se ç’po binte Edhe frynte pak veri-e. :I Për një natë desh shkallova U ngrit’sh në një tepe. O përpara shtëpisë të shkova Gjet’sh nji vajzë, nji të re. Ajo plaka se ç’më thoshte Për të renë që kishte ngjarë. O kishte ngelur fare pa paj-e Rrobat se ç’ia kishin marrë. Doli hana, doli hylli Doli sorkadhja nga pylli. O, emrin tand nuk e gjej dot Do ta qaj gocën me lot. 207. Kënga e Mahmudesë Kjo sevdaja e insanit Edhe gjarpnin ç’e përvlon; Mahmudeja e sulejmanit Me gazep sokakut shkon. M’at Edrene të gremisur, Andërr m’u shtir e mjera sevda; Kur pash’ Mahmuden’ stolisur, Vall’ e mjera se ‘ç’po ka! Myrati s’më le ta gjej, Kam baftin qi ma largon; Sytë më çdo an’ t’i kthej. Si nata m’i errëson. Më shkon me llanë përveshë, S’I mat shoqet më kët dhe; Vjen me buzë duke qeshë, Du dy syt’, moj Mahmude. 240 208. Sot këndoj në festival
Sot këndoj në festival-e, Hej hajde more hej! I: Këngët tona atdhetare. :I Ku je kanga popullore Rrjedh nga gurra shekullore. Ref.: Kangë e dashun-o, kanga ime Unë t’dëgjoj o me mallëngjime. Kangë e dashun, kanga ime Kur t’dëgjoj o më mush me g’zime. Bjen daullja bashkë me dajre Hej aman, more hej! I: Djem e vasha moj hedhin valle :I Ref.: Kangë… Bjerni trima çiftelisë, Hej hajde more hej! I: I këndojmë o gjithmonë shoqnisë :I Ku je kanga popullore Rrjedhë nga gurra shekullore! 241 209. Moj Sanije, bukurije I: N’andërr jam në gjum të parë Ftyra jote m’ra ndërmend. :I I: Kur filloi gjumi me m’dalë Çela sytë e s’shof kërkend. :I Moj Sanije, bukurije Kanga jote ka dalë sot. Mos t’vij keq që po t’a knojna T’a ka qitë ashiku jot. Iku fllanza prej kafazit, Shkoi në mal me hangër borë. Unë u djegsha si vaj gazi Nuk e la pa t’shti në dorë! Dy penxhere ly’ me bojna Ibrahimi i ka goditë. Moj Sanije mos ban ojna’ Prej Allahut t’raftë nji pikë! ______________________________________ __________ ojnë - sjellje a shtirje e dikujt sikur nuk e do apo nuk i pëlqen diçka; lojë, naze, xhible 242 210. M’kanë thanë shoqet mramë
I: M’kanë thonë’ shoqet mramë: - Merre moj merre plakun-e! :I I: - O ju thaft goja mori shoqe! Që ma dhatë ju plakun- e Tuj e pasun çunin –e. :I Ref.: I: U bu, bu, tjarnane :I I: Hajt të lumshin kamët’ e! :I I: Boj’ kuvend me gocat –e :I I: Shih gocat shqiptare Bukur hedhin valle! :I M’kanë thonë shoqet mramë: - Merre moj merre çunin-e! - O ju lumt goja mori shoqe! Që ma dhatë ju çunin -e Çunin gushëpullumbin –e! 243 211. Po n’a vjen karaj me dru (potpuri) O po na vjen karaj me drue Po na vjen karaj me drue. - O dil moj nuse me shkarkue dil moj nuse me shkarkue! Refreni: Jar nana nana nana ne Du’je mi du’je çunin-e Çunin mi gushpëllumin-e Se puntor e ke! Jar nana nana nana ne Duje mi du’je djalin e Djalin mi të marrin-e Se puntor e ke! - O jom në magje tuj gatue Jom në magje tuj gatue. O kom byrekun o tuj t'hollue Kom byrekun o tuj t'hollue. Refren: Jar nana… O mu ke guri që bon xixa Mu ke guri që bon xixa. O shko me lalën e boj pipza Shko me lalën e boj pipza. Ref.: U bu, bu… 244 212. Ra Faja prej fikut
I: Të rroftë Faja nuse! :I I: O me shami të kuqe. :I Refreni: Jarnana, na, ne hopa Jarnana, na, ne hopa. Ra Faja prej fiku. Nuk e zu dekiku. Refreni Jarnana… Se ç’po digjet një shami Porsi gjaku flakë e kuqe Vello e Fajës po nxierr tym Edhe zjarri si të shuhet? Refreni: Jarnana… 213. N’penxhere ke dalë (2) I: N’penxhere ke dalë Për me ba sehir. :I I: Prit të them nji fjalë o moj gocë. Nji fjalë për të mirë! :I Në rrugicë të pres Të t’falë një dhuratë. Si kujtim ta keshë, o moj gocë Mos t’më marr’sh inat! Më le në vetmi Si zog të harru’m. Ruje dashurinë o moj gocë Qi ke pasë për mu’! ______________________________ sehir = magji ( në këtë këngë e ka kuptimin me vrojtue, me soditë) 245 214. Artizane e Lumës I: Artizane e Lumës je Shoqen tande nuk e gjej. :I I: Natë e ditë në vek punon Qylyma t’bukur prodhon. :I Ref.: I: Cucë lumjane T’lumshin du’rët-e! Artizane End qylymat-e! :I Ti punon pa u lodhun-e Me gëzim në vekun-e. Lule t’bukra ti qëndisë
Mori lulja e Malësisë. Ref.: Cucë… 246 215. Kanga e Gani Begut O leu dielli more, aman në buzë mali Po shkëlqejnë gur’t e kalasë, e hajde I: O Gani Begu, more, Gani Beg Toptani Ndan zeqatin fukarasë. :I Gani Begu more, veshun me fustana Gardh me gardh e shteg o me shteg, e hajde O Liku i Nurit, more me Sufin e Miftarit Nuk janë djem o që du’n me vdekë. Gani Begu more o i hypi atit Gjithë Tirona zunë me qa: - Mos kujtoni se shkoj n’Stamboll Shkoi n’Korfuz tevdil hava! O dit’n e ejte more, o n’tre sahati Rrin Gania tuj mendu’, e hajde: - O çohi djem more o ti rrokim hutat Sadi Mollën e kanë rrethu! Osman Motja me Llesh Nikollën Xhiu i Fajës me Demin e Sulës. Gani Begu e zu derën: - Na t’i bijmë me hyxhym kullës! Shum fort qe hazdisë Harroi Zot e pejgamer. Iu sul Zoti prej Ganisë Me lanë vetem pa hyner. ______________________________________ ______ tebdil hava - verime, me pushime verore 247 216. Gjinokastra n’atë shpat mali Gjinokastra n’at shpat mali Guri shekullor. Tundet sot nga festivali Gjinokastra jonë. I: Hajt t’ja themi sot një kange Kangës sonë të re. Ti me iso, unë me daire Le t’shkojë der’ në re. :I 217. Çelin qershiat I: Çelin qershiat lule plot mimoza Trandalili erë kundërmon.
Vjollcat ma t’bukra, lule shqiptare Sikur ti na erdhen moj pranverë. :I I: Vaj ju qëndisnit ndjenjat-o Mbrenda katër mureve t’shtëpisë Në fabrikën tonë vajzat duararta Do t’na sjellin drit’n e dashnisë. :I I: Shihni lulëkuqet që kanë çelë petale Era e trandafilit kundërmon. F’tyra ma t’buk’ra prore shpipëtare Gocat e bukra pikturojnë. :I M’a shumë dritare sot do t’kan Ndaj prodhojnë xhama sa më shumë Në fabrikën tonë vajzat duar-arta Do t’na sjellin drit’n e dashurisë. 248 218. Aman gocë e re Kush ma freskon ballin mu’? Aman gocë e re. Të kam dashtë dhe prap të du’ Aman gocë e re. Hej, aman gocë e re Hej, sa e bukur je! Kjo dashnia qoftë mallku’! Aman gocë e re. Të kam dashtë dhe prap të du’ Aman gocë e re. Hej, aman gocë e re Hej, sa e bukur je! 219. Një bahçe me trandofilla I: Një bahçe me trandofilla Këputa një luleborë. :I I: E bashkova me zamakun Dhe me te të lidhë kunorë. :I Lulebora dhe zamaku Sa bukur ato kërcejnë. U bashkuan dhe lule tjera Dhe me to po dëfrejnë. Lulebora është nusja jonë Sa bukur ajo vallëzon! Dhe zamaku është dhëndri jonë Që të dy rreze lëshojnë. M’u ke sheshi i Bezistanit Dasmë e madhe plot hare. Kërcen dhëndri nga Elbasani S’bashku me nusen e re.
249 220. Vajta rashë nëpër bahçe Vajta rashë nëpër bahçe, aman M’bjen ndërmend mori për ty. Po të them moj manushaqe, aman Nuk të ndrroj mori për sy! Ref.: Lule, hej, hej aman Shpirt-o o ku të kam? Dola n’penxhere Synin kur t’a pashë Asaman moj gocë Marshallah, të thash’. Vajta rashë o nëpër bahçe, aman Çova kryet moj me t’shikju’ Dashninë tande kur ma çfaqe, aman! Kur më the se je për mu’. Ref.: Lule… 221.. Of aman moj Perëndi Of aman moj Perëndi Çfar igballi paskem pasë!? I: Natë e ditë mendoj për ty Ma mbushe shpirtin me maraz. :I Ki mëshirë moj ti për mu’! Unë të pres i përmallu’m E du’ t’i shof dy sytë e zi N’du’rt e tu’ja të jap shpirt. 250 222.. Një barakë me d’rrasa t’vjetra I: Një barakë me d’rrasa t’vjetra Vejnë e vijnë vasha t’reja. :I I: Nuk iu shifen sytë e ballit Nga çarçafi, ferexheja. :I I thonë hoxhë, por hoxhë nuk ishte Nuk thrret’ sallë nuk thrret’ jaci. Gjithë ditën tuj pi raki Ban hajmali për bukuri. Një barakë me drrasa t’vjetra Aty rrin një burrë i gjatë. Ai bon zarfa edhe letra Me t’vërtetë ja ka zanatë. ______________________________________ ____ jaci – kohë e faljes në mbrëmje
223.. Po i vjen era karajfilit Po i vjen era karajfilit Mu’ meraku o më ka zanë. I: M’len nji çast o të rri pranë teje Dhe në vdeksha dert nuk kam. :I Ref.: E në bahçe k’non bylbyli Ti më rrin moj tuj mendu’. Floku yt moj pala pala E syn’ e bukur ta ka mbulu’ Fryn nji erë e ftoftë nga mali Unë i mjeri dal me t’pa. Tuj mendu’ aty më rrijshe Gjethi i verdhë aty ka ra. Ref.: E në bahçe… 251 224. Ç’asht’ ky djalë moj nanë I: Ç’asht ky djalë moj nanë Që po vjen nga shpia? :I I: I hollë e i gjatë, o moj nan-e M’i mu’r mend’t e mia. :I Ç’asht’ ky djalë moj nanë Që po vjen te porta? I hollë e i gjatë o moj nanë Ç’po çuditet bota! Sy e vetlla tua Si engjëll pehrria. Oh moj gocë, e gocë e lalës Ç’na ka zanë dashnia! 225. Për nji mot e gjysëm viti O për nji mot-e, gjysëm viti I: O ne u deshëm moj gocë e vogël Kush se diti! :I O ne u deshëm, kush se diti O përveç teje moj gocë e vogël Edhe shpirti. O përveç teje edhe shpirti O që atë ditë kur t’a vuna unazën E gishtit. 252 226. Nji natë hana se ç’po ndrin I: Nji natë hana se ç’po ndrin Isha vetëm pa njeri. :I I: O nji qemane larg o moj po binte
Edhe frynte pak veri, :I Aman, aman. Unë atë ditë për ty erdha Ftyra jote më rri ndërmend. O pse more shokë nuk po m’shkon fjala Edhe gjumi nuk po më zen? Aman,aman. Moj bukuri, t’shoh me sy Se pa ty moj s’mund të rri. O gjum’ i shkretë se ç’më ka mbërthye Të t’baj mollë e t’shti në gji, aman, aman. Për një natë desh shkallova U ngritsh lart o në një tepe. Oh përpara shtëpisë të shkova Gjetsh një plakë e një të re, Aman, aman. Ajo plaka se ç’po thoshte Për të renë që kishte qarë. Oh kishte ngelur fare pa para-e Rrobat se ç’ia kishin marrë, Aman, aman. O po sonte qe sëmurë Iku lart e derës sime O mun ke porta e kaurit Më vuri shpirtin siklet, Aman, aman. Doli hëna, doli ylli Doli sorkadhja nga pylli. Oh emrin tënd nuk e gjej dot Do ta qaj gocën me lot, Aman,aman. 253 Prita sorkadhen kur doli Ishte lagur nëpër vesë. Duke qeshur ajo mu’ më foli S’e harroj deri sa t’vdes, Aman aman! 227. Ke pasë thanë Safet nji ditë I: Ke pas thanë Safet nji ditë: - Kur të vijë pranvera :I I: Do të dalim me shetitë Sikur herat tjera. :I Sa herë ballin qi ta l’mojshe Ti m’rrijshe e qetë. Premtimin prej tejet dojshe
Se të du’ për jetë. Çilin vjollcat dhe zymylat N’vendin e caktu’m. Në atë vend ku k’ndojnë bylbylat Ne u dashunu’m. 254 228. Kam tre vjet në spital I: Kam tre vjet në spital :I I: Kam tre vjet, e o bo bo Në spital moj nano! :I Edhe n’vdeksha në Tiranë Edhe n’vdeksha, o bo bo Në Tiranë, moj nano! Le t’më çojnë në Erzen! Le t’më çojnë, o bo bo Në Erzen, moj nano! Një të dashun, unë që kisha Një të dashun, o bo bo Unë që kisha, moj nano. Asht larg deri në Korçë Asht’ larg, o bo bo Deri në Korçë, moj nano. Telegrafet s’shkojnë, as s’vijnë Telegrafet, o bo bo S’shkojnë as s’vijnë, moj nano. Do të vdes në spital-e Do të vdes, o bo bo Në spital, moj nano! Nuk kam vlla me m’kërkue Nuk kam vlla, o bo bo Me m’kërkue, moj nano! 255 229. Moj Zoge, moj Zoge Moj Zoge, moj Zoge A po vjen në dasëm-e ? Unë po vi po s’kam me se Moj fëllanzë e malit-e Moj fëllanzë e mali-e Jam djalë i krutanit-e. Moj Zoge, moj Zoge, A po vjen në dasëm-e Se jelekun t’a baj vet Moj fëllanzë e malit-e Moj fëllanzë e malit-e Jam djalë i krutanit-e.
Moj Zoge, moj Zoge, A po vjen në dasëm-e Se fustanin t’a baj vet Moj fëllanzë e malit-e Moj fëllanzë e malit-e Jam djalë i krutanit-e. 256 230. Sillu, sillu botë e vjetër Sillu, sillu botë e vjetër Ty t’ka beku’ Perëndija. I: Zoti asht nji, s’bohet tjetër E beson gjithë njerëzia. :I Ka motmot e disa muej Kemi pasë dashni të randë Tash do t’i kallxoj gjithkuej Vet je ikë e më ke lanë! Tridhet ditë të Ramazanit As s’kam hongër, as s’kom pi Kur t’vjen dita e Bajramit Bashkë me lalën do t’shkojmë n’xhami. Moj raki, raki e rrushit Ti qi m’piqesh n’kazan t’prushit. Moj raki moj bukuroshe, E çon lalën qoshe m’qoshe. Mora vesh se t’kanë fejue Nji gjysëm ore larg shtëpisë. Të lutem mos me i harrue Kujtimet e beqarnisë. 257 III. KËNGË SHKODRANE 258 259 1. Oh sa bukur sot ke çelë I: Oh sa bukur sot ke çil-e Tash na vjen pranvera. :I I: Shoqja ime drandofile Je mbi lule tjera. :I I: Kur të shof n’lulzim Mbushem me gëzim. :I Mbasi doli tash pranvera E natyra çeli. Mbi të gjitha lulet tjera Mbeti karanfili. Sa herë t’shof me sy N’zemër të mbaj ndry’.
Për të kuqet flet’t e tua Me gonxhe rrethue. Drandofille ty të zgjodha Pra ti je për mue. Kur t’shoh bukuri Lule lidh’ n’dashni. 260 02. Në zaman t’asaj furie Në zaman t’njasaj furie Unë desha me dalë me tretë I: Fjala jote moj hyrije Më ndali vetë :I Ref.: T’a dish, t’a dish t’a dish Hallin që kam, aman, aman! T’a dish, t’a dish, t’a dish Se s’la pa t’marrë! Ti t’a dish moj bukuri-e Se prej fjalës unë s’të dal. I: Por në m’bash’ moj jabanxhi-e Unë dal në mal. :I Ref.: T’a dish… Kemi ardhë n’ajri zaman Behari vjen tue dalë. I: Të lutem mori sulltanë Të më rrish në fjalë! :I Ref.: T’a dish… ____________________________________ zeman = kohë, epokë, moshë 261 03. Nuk e di çfarë ke në zemër Nuk e di çfarë ke në zemër Ma thonë ata sy. Lule je, lulë e ke emrin I lumi unë për ty! Kur m’kalon ti rrugës sime Dhe më përshëndet. I fal jetës plot gëzime Je dashnia vetë! Ref.: Ky marak, marak i shkretë Nuk e len zemrën e qetë. Dashuninë që kam për ty
Nuk e nd’rroj për këta dy sy. Unë e di çfarë ke në zemër Ma thonë ata sy. Lule je, lulë e ke emnin I lumi unë për ty! Kur m’kalon ti rrugës sime E më përshëndet. Nuk e di pse zemra m’dridhet Shpirti m’çohet peshë. Ref.: Ky marak… 262 04. Ti më je si nji gonxhe I: Ti më jë si nji gonxhe E bukur lulzimi. :I I: Nuk të gjindet shoqja Veç në kopshtin tim. :I Ref.: I: Hajde moj, beja moj Hajde lule moj shebojë! :I T’gjitha shoqet t’kan’ inat Se ti je e bukur. Shoqet le t’pëlcasin Der sa unë të du’. Ref.: Hajde… F’tyra jote si pranverë Syni jot i zi. Shoqet le t’pëlcasin Dersa unë të du’. Ref.: Hajde… 263 05. Nji lule që m’ka çilë tash I: Një lule që m’ka çil tash, aman! Mbi gjithë shoqe bante dritë :I I: Bukurinë ma ke me naze Zemrën teme ma bezdisë. :I N’zemër teme ke zanë vend, aman! Bereqet s’po m’len me ba. Natë e ditë më rrin ndër mend-e Më merr malli për me t’pa. Vaj bre djalë se ç’asht’ meraku, aman! Ti hala se ke provu’ Me vu vesh se çka thonë hallku
Kishim tretë kishim maru’. Kisha maru’ kisha tretë, aman! Si bylbyli n’vend të shkretë. Hajde dushë e hajde shpirt-o! Hajde t’rrina dritë me i dritë! ______________________________________ _____ bezdi - mërzi, shqetësim dushë - shpirt, e dashur hallku - të tjerët (ata që nuk i ke farefisni) 264 06. Ç’na çudite moj hyrije (Version) I: Ç’na çudite moj hyrije Si s’të vjen vaji me kja? :I I: Shumë hallet i ka ashiku Kur mendon se del behar. :I N’andërr jam në gjum të parë F’tyra jote m’bjen ndërmend. Kur fillon gjumi me m’dalë Çili sytë nuk shof kërkend. Në kafaz të kan zaptue Si bylbyli në pranverë. Hapi kraht’ me fluturue Sa t’i shof moj sytë nji herë. 07. Edhe njiher du’ me qa hallin Edhe njiher du’ me qa hallin Prej gurbetit kur erdha n’shpi, jar. Veç Shipnisë kush s’ma shu’n mallin Kurr moj qofsh gurbet o i zi! Për mu t’mjerin nuk lind dielli Për mu t’mjerin s’ka pranverë, jar. A mos vjen najherë çasti T’a shof Shqipnin dhe njiherë. Për në p’shtofsha prej këtij halli Se ditë e natë po rri e pres. Do t’i shes dhe sytë e ballit Veç n’tokë timen t’shkoj e t’vdes. 265 08. Net pranverore I: Kush ka shijue net pranverore S’bashku me vashën nëpër lëndinë? :I I: S’kanë për t’harrue zemrat n’krahnor Si ato rrahin për dashurinë. :I T’i g’zojë rinia ditët e saja Lulet e malit, netët me hanë
I: Se dashunia ndjenjat e saja Të zgjon në zemër, flakë e ca varrë. :I Erdhi freskia rishtas në mue Kthejti dashnia që m’ke largu’ Kështu dhe pranvera, n’gjelbrim asht veshë Edhe në mue gjithë rrin tuj qeshë. Zogjt me mallnjime, mallshëm po knojnë T’parshmet gëzime mu’ m’i kujtojnë G’zimin natyra mu’ ma tregon M’qeshet pra ftyra, shpirti më g’zon. 266 09. Moj lulja e allit Moj lulja e allit, Pashë sytë e ballit! Kush t’ka gërga-e Flutur me krah-e? Na kan diktue S’jena frigue. S’na kan’ lanë bashk-e Ma fort jem dasht-e. T’jam ba ashik-e N’zemër t’kam mike! Moj dranofille, Zemrën ma shkrine! Qysh se t’kam pa-e Tejet s’jam nda-e. Na kanë diktue S’jena frigue Po të baj be Moj lule e re: - Ashik t’jam ba-e Pa t’marr nuk t’la-e! Hallku kanë thanë Besën kanë dhanë Fjalën që dham-e Sa mirë e mbajt’m-e! Jem dashunue Zemrat me i gëzue. T’lumtun e t’qetë Ta shkojmë këtë jetë! Ku asht dashnia Asht lumtunia! 267 10. Lule e gjethshme plot njomësi I: Lule e gjethshme plot njomësi :I
Në bahçen e kopshtit tim boçe çile Boçe çile si nji petrit Dranofille moj në gem! Unë të pashë ty porsa çile Edhe çile në prenverë, boçe çile Boçe çile si nji petrit Dranofille moj në gem! 11. Më ka vra dashnia jote I: Ah ç’më ka vra dashnia jote Që t’pata t’vetme në kët jetë. :I I: Oh edhe shpirtin ma dogje, djalo Shumë të durova unë e mjer’! :I Oh ke me m’lyp’ e s’ke me m’gjetë Dit’ e nat’ do t’kjajsh për mu’! Oh ke me m’lyp e s’ke me m’gjetë Do t’shkoj prap, s’do t’kthehem ma! Ah si s’tu dhimt o bashkimnia Për njata sy që m’i dogje zjarr? Oh kan’ me t’ra ndërmend fjalt’ e mia Por at’her s’kan’ me pasë dobi. 268 12. Çoje nuse sexhaden O çoje nuse, çoje Çoje moj sexhaden! O shum nazet na i paske Hajde moj belhollë! Dy molla t’ambla t’freskta Ti zgjodha, t’reja i mblodha. O naze nuse paske Hajde moj nuse hajde! O me shami të kuqe Dhe me buzë burbuqe. Për gojë tande t’i zgjodha Dy molla t’reja t’i zgjodha. O hajde nuse hajde Me ‘i nishan në ballë! Me ‘i nishan në ballë O me jelek me ar-e! Veç për ty i mbodha Hajde moj belhollë. 269 13. Ndalu vashë pashë jetën tande Ndalu vashë pashë jetën tande, Ndalu fol me mu’! Se me ty moj ma ka andja
Shumë me bisedu’. Zani yt si za bylbyli Çerdhen kur ndërton Syni yt si marangjyli Mendjen ma huton. Ref.: Ah kjo dashnia, zemrat përtrin Si lule n’fusha kur n’pranverë çilë. Hajde afrohu ti o shpirti im! Vetëm pranë teje ndiej çdo gëzim. Veç me ty më duket jeta Lule plot aromë. Vetëm ty mbi shoqe t’zgjodha Për me g’zue gjithmonë Zani yt si za bylbyli Çerdhen kur ndërton. Syni yt si marangjyli Mendjen m’a huton. Ref.: Ah… 270 14. Atje n’kopsht asht’ një lule Atje n’kopsht asht’ një lule Si bylbyl o n’dega ulë O sa shpejt ajo përulet Kur knojnë zogjët, moj Teutë. I: Mori lule, lulja jonë A s’ma fal moj pak aromë? :I Sa herë n’mramje kam me t’ardhë Unë pranë teje me pushue Mori lule gjethe bardhë Ah të lutem me m’pranue Mori lule lule vere, Lulja ime brigadiere! Nisja kangës t’fluturojë Moj e vogël lule e mirë Bashkë punojmë e bashkë këndojmë Se ti je lule besnike Bashkë t’punojmë e bashkë t’jetojmë S’bashku jetën ta kalojmë! 271 15. Ç’më dhimbesh moj vashë !: O ç’mu dhimte moj vashë Se m’je rritë pa nanë! :I O, asaman o shpirt-o i vogël,
O kurr se la pa t’shti në dorë! Ç’më dhimbesh moj vashë Që m’ke mbet pa babë! O asaman o shpirt i vogël, O kurr se la pa t’shti në dorë! S’të dhimbna moj vashë Me mbetë dhe pa mue? O qysh atë ditë që t’kam dashunue, O sy e vet’lla fort t’i due. 16. Ç’a kanë sytë e mi qi kjajnë Oh ç’a kanë sytë e mi qi kjajnë, O more vëlla? Oh ani na braktisi, Aman ashiknia, aman-e! Oh se na s’kemi kuj i vem faj-e O, more vëlla! Oh, ndaj se ç’thirra, Aman, Perëndinë, aman-e! Oh mori zemër, a t’kam than-e O more vëlla? Ani banu gur E duro shumë, aman-e! Oh se na s’jemi në dhe tonë O more vëlla. Oh, ani jabanxhi-e Aman, në dhe t’huej, aman-e! 272 17. A vjen për mu’ pranvera A vjen për mu’ pranvera? A zbardhë për mu’ ma dritë? I: A g’zon kjo zemër mjera? A po rri kot tuj pritë? :I A ka për mu’ ma gzime? A ka për mu’ ma shpresë? Kur nanës, përkulun dhimjet, Nuk kam si me u përshnetë. O vjeshtë, vjeshtë e shëmtu’me Që m’thave n’ditë ma t’mirë! Ç’e fike at dritë t’beku’me? Mu’ lot s’ka kush t’mi prinë. E lypa kot te shpija. Nuk lash unë kend pa vetë. M’ka lodhë, m’ka kputë’ vetmia Po nana ku do t’jetë? Nji za mu duk se ndjeva,
Më foli, m’dha qëndresë. Dhe zemrën n’vend ma pruni Kur m’tha gjithkush do t’vdesë. 273 18. Çili karajfili gjeth Çili karajfili gjeth Plot me erë o na dërmon O plot me erë o na dërmon. Bylbylat o sa jeni I: Në pranvern’ e bukur :I Prap fillojnë Dhe na gëzojnë. Zanin tand tuj e nigju’, T’gjitha hallet i harroj O t’gjitha hallet i harroj. Në këtë stinë në lule m’lulë I: Zemrën time t’ngratën :I E ngushlloj Hallet harroj! Kno’ bylbyl n’bahçe jeshil! Nëpër lule plot me erë O nëpër lule plot me erë. Zani yt kur knon për qef-e I: Zemrën time t’ngratën :I Se ç’ma therrë N’t’bardhën pranverë. 274 19. Pranverë e bukur I: Pranverë e bukur shpejt do t’na vijë. :I Hajde moj flutur, vashë të rrimë Se askush moj shpirt-o Xhan nuk do ta dijë. Ref.: Hajde moj, amam-aman eja mollë në gem! Unë të du si sytë moj, porsi shpirtin tem. Hajde moj aman-aman, eja mollë e ftu’ Ka me ardhë nji vakt-e, ke me m’thanë të du’! Këto zemrat tona mos t’i pengojmë Se kjo pranvera do t’na lulzojë E përsëri shpejt do t’na i bashkojë Ref.: Hajde … 20. Sa me mall rri vashë tuj kujtu’ Sa me mall rri vashë tuj kujtu’ Se unë puthjet s’mundem me i harru’
I: I kujtoj sa herë me dashuri I kujtoj kur k’ndoj këtë melodi. :I Ref.: Eja, pashë sytë e tu, vashë ti eja! Eja me dash’ni e kangë gjithmonë! Eja, s’bashku të jetojmë Jetën e re ndërtojmë Dhe lumturinë. I kujtoj moj vashë dy sytë e tu Ata sy të zi që janë për mu’. I kujtoj sa herë me dashuri I kujtoj kur k’ndoj këtë melodi. Ref.: Eja.. 275 21. Me lule t’buk’ra I: Me lule të buk’ra du’ me t'dhurue Vash' nji kunorë. :I I: Po ma parë kangës me ia fillue Me at' za gazmor. :I Je sot e para, mes lulesh lule Fllad pranveror. Flokët e tua shndrisin spërkatun Me ar diellor. I: O a a a a a a a a a a a :I N'ktë vend malor. Prandaj i doje më shum se veten K'to bjeshk' me borë. I: G'zoni, g'zoni o ju krushq-o Se sot do të merrni nusen-o! :I Dielli ka lemun majave. Shetisin krushqit-o fushave. Gëzoni, gëzoni, o ju krushq-o Se sot do të merrni nusen-o. Niset karvani me krushqit-o Me nusen ja çu malit-o. Gëzoni,gëzoni,o ju krushq-o Se sot do të merrni nusen-o! 276 22. Dridhet rrezja nëpër valë Dridhet rrezja nëpër valë Ushton kanga der’ n’kala-e. Këndon djali ndezun flake-e Shpejt del vasha n’derë me e pa-e. Ref.:
Turtulleshë, turtulleshë Ç’ma ke çu’ shpirtin peshë! I: Pasha sytë e ballit-o Aman fort m’u dogj zemra prej mallit! :I Qitma synin gjeraqinë! Ta shof synin tand si yll. Folma fjalën gjeraqinë! Ndëgjoj nji za bylbyl në pyll. Ref.: Turtulleshë,… Ka shumë kohë që s’jena pa Fjalë as letër s’më ke çue. Sytë e mi janë mbushë me vaj I randë malli m’ka kaplue. Ref.: Turtulleshë,… Dridhet rrezja nëpër valë Ushton kanga der’ n’kala. Tretet zani dalngadalë Hija e vashës s’shihet ma. Ref.: Turtulleshë,… 277 23. Mori vjollca me shumë erë Mori vjollca me shumë erë Rri n’vetmi unë tuj t’mendu’. Dal n’dritare në pranverë Kangën tande tuj ta këndu’. Çou moj vjollcë t’u dhasht e mbara Hajde bashkë të kuvendojmë! T’kuvendojmë sikur përpara Edhe jetën bashkë ta shkojmë! Nuk e di çka asht dashnia Ishalla ke me e provu’! Je e re, kur t’vjen pleqnia Ka me t’ra ndërmend për mu’. Mbasi shku’n disa vjet Unë prap u pashë me ty. Vjollcë e bukur me shumë fletë Gjithfar’ bojnash ke shpërthy. 278 24. Nji ditë diele atij zemanit I: Nji ditë t’diele t’k’tij zemani Mbledha shokt m’e ba nji heng. :I I: Rrijnë dy vajza n’hije t’manit
E s’më lan me nxanun vend. :I Mori drandofillja n’gotë Hiqe pak at shami. Bishtalecin si pavodë. Të shoh pak moj bukuri. O, rrinë dy vajza n’hije t’manit Me shoqe tuj bisedu’. M’u ka shkepun xhamadani S’kam nji arrën me arrnu’. Xhamadanin rrush bajama Peshqesh ty moj ta kam çu’. Ishalla tash t’bjen taman Po të them moj mollë e ftu’. Porsi zog tuj fluturu’ Ulu poshtë e buk’ra vashë. Po të them pra se të du’ N’zemër m’hyne sa të pashë. 279 25. Kur të pashë moj drandofille I: O kur të pashë Moj drandofille. :I I: Zemrën time Se ç’ma shkrine. :I I: O je gojë ambël Dhe sy zezë. :I I: Zemrën time Se ç’ma ndezë. :I I: Shumë gonxhe t’bukra O m’ke çilë. :I I: Dhe m’shëndritë Si hanë e diell. :I 26. Nuse s’pari kur u bane O nuse s’pari kur u bane O si ma e bukra në mahallë. O faqen kuq, buzën sheqere. O floku i yt të ra në ballë, aman! O hije e bukur t’paska ra-e O edhe kusur nuk t’ka lanë. O si zamaku n’bahqe t’mëdha-e O mbi shoqe je e parë, aman! O jelekun qendisë me ar-e O ftyrës sate i bante drit-e O porsi vjollca në behar-e O mashallah si hanë po shndritë! 280
27. F’tyrën tande me shumë mall F’tyrën tande me shumë mall, aman! I: Unë ndër sy e kam përherë. :I Karajfil lule në ballë, aman I: Si gjyliaku plot me erë. :I Ti je lule për t’u pa, aman Mashallah lule shebojë. E rritun nër kopshte t’m’dha, aman Foli ashikut o me gojë. Xhevahir ti je për mue, aman! Mollë e rritun o në gem. Mashallah për sytë e tu-e, aman Vetullat qerpik me rrem. _______________________________ gjyliak = lëndë aromatike 28. Shtati i nuses si selvi Aman shtati i nuses si selvi Belin e hollë për marakli. Faqet kuq porsi mollë Vetullat gajtan i hollë. Aman beli i nuses si pasqyrë Ç’po i shndritë e bukra f’tyrë. Sytë e zezë si ulli Qerpikët për marakli. Aman, ftyra jote pikali Ma gëzofsh dhandrrin e ri. Nuse e re, të kanë thanë: - Çoje kryet, naze mos ban! ____________ ________________________________ pikali = që ka pika në fytyrë, në trup a lëkurë 281 29. Sa të du’ moj bukuri I: O sa të du’ moj bukuri, Trandafile. Dhambët tu’ si inxhi, Sa bukuri! :I I: Se ti je nji lule për marak Moj gonxhe behari. Mbi t’gjitha shoqet je e parë Moj sokoleshë mali! :I I: Qysh se t’pashë për t’parën herë Paç dëshirë me folë me ty Ti ma e bukra në pranverë Je moj zanë!:I
Je e bukur si pranverë Del si zana Po shëndritë si lule verë, Si hana. Se ti je nji lule për marak Lulja e beharit. Nuk të la moj pa të marrë Pasha sytë e ballit! 30. T’parën herë kur jemi pamun (version 2) T’parën herë kur jemi pamun Se ç’m’u ngul zemra në ty. Sikur hana kur asht tuj dalun Njashtu m’u duke në sy Gjithnji më vjen të m’shikjon moj Thue se jam tuj nejt n’nji kru’ Njashtu n’zemër më vazhdon moj Bukuria e syve t’tu. 282 31. Unë kujtim jam tuj t’dërgu I: Unë kujtim jam tuj t’dërgu-e N’shej t’çiknisë.:I Me këto lule tuj t’kujtue N’shej dashnisë. Se janë t’bukra Janë t’panverës Plot me erë. O rueji fort moj e bardha verë! Për kujtim këto lule t’çova Me mallëngjim. Nji nga nji moj unë t’i zgjodha Për kujtim. Janë të kuqe janë të blerta Si në prill. O të mushin o Me erë të mirë. K’to janë lule prej saksie Me shumë mall. Edhe janë si shej dashnie Gjinden rrallë. Ruej këto lule me shumë ngjyra E m’kujto! O vashë e bukur o Mos m’harro! 283 32. Se ç’po fryn nji fllad pranvere
I: O se ç’po fryn nji fllad pranvere Moj syzeza vetullhollë. :I I: O bash në zemër mori më ke therrë, moj Faqekuqe moj porsi mollë! :I O drandafile, manushaqe Mbulojnë kopshtet dhe u jep jep erë. O kur të skuqen mori buzë e faqe, moj Ma e bukra lule je. O me blerim natyra veshë Nëpër fllad bylbylat këndojnë. O moj e buk’ra mori pëllumbeshë Ndjesi t’reja t’kandshme zgjojnë. 33. Në pranverë që kena hy I: Në pranverë që kena hy Drandafillja po lulzon. :I I: Rri bylbylin tuj e ndi Kangën qi ai po këndon. :I Drandofille sa mirë k’ndon Afër nji bylbyli t’ri. Mos kujto se përgjithmonë Ke me mbetun pa u prishë. Unë e fresk’t rri si gjithmonë Edhe çili në pranverë. Por ti bilbil kur këndon Gonxhe çeli menjëherë. Bylbyl hallin jam tuj kja Je nji zog qi k’ndon përherë. Lulet çilin pa ja da Në tri stinat dhe në verë. 284 34. F’tyra jote e bukur I: F’tyra jote e bukur Si qiri me bojna. Hajde porsi flutur moj Me ojna! :I Ref.: I: Aman, aman, Xhanëm hajde aman! Aman fol me gojë, O më ban dermon! :I Porsi molla n’gem-e , F’tyra jote shndrit-e Moj vetull kaleme, Si yll ndritë. Ref.:
Aman,… F’tyra jote e kuqe, E ambël si sheboja Aman faqe kuqe, moj Si molla Ref.: Aman,… _______________________________ ojnë = sjellje a shtirje e dikujt sikur nuk e do apo nuk i pëlqen diçka 285 35. Moj e vogël në lëndinë Moj e vogël dushe moj nën lëndinë Hajde moj lëndinë. Bishtalecat vashë lëshu’ mbi shpinë Hajde sa bukur t’rrinë. Ref.: Dije moj tarnanane, Belin e hollë moj ma ke Dije moj tarnanane, Aman e bukur je, aman-e ashtu si m’je! Moj e vogël dushe moj nej’ në bjeshkë Bukur moj m’qenke veshë Hajde dushe xhanëm moj sa mirë m’je Shoqe moj ti nuk ke. Ref.: Dije….. Moj e vogël dushe moj nën qershi Hajde sa bukuri! Vetullën moj dushe moj si gajtan Hije mori të ban! Ref.: Dije moj tarnanane, Faqet si mollë moj mi ke Dije moj tarnanane, Aman të kuqe m’i ke, aman si nuse je! ____________________________ dushë – shpirt, e dashur 286 36. Moj e mirë synin larushë Moj e mirë synin larushe I: Besa ty o s’të ka kërkush-e! :I Besa ty moj s’të ka kërkush-e I: Veçse unë moj qi t’këpus-e! :I Moj e mirë qerpik’t me gema
Daj zylyfet në katër rrema. Daj zylyfet moj fije fije Ru’ju djal-o se m’i përzie. Shyqyr dushë që t’kam kojshi-e Kur t’mërzitem moj vi e rri-e. Kur t’mërzitem moj vi e rri-e Nuk rri shum veç der n’jaci-e. 37. Sa e bukur m’je natyrë I: Sa e bukur m’je natyrë Ti moj vjollcë qi çil ma parë! :I I: Hej, shumë t’kërkova unë ty Po të pres me gzim, tan’ mall! :I Si ndër fusha, si ndër bahçe I çel gonxhet pa përtim. Hej, djem e vasha lulen tande E bajnë tufë e vejnë n’saksi. Lule t’bukra plot me erë Bahçe, kopshte na i m’ushë. Hej, mirë se erdhe moj pranverë Me gëzim zemrat na i mushë! 287 38. Tash du’ me fillu’ me t’qitë këtë kangë I: Tash du’ me fillu’ me t’qitë këtë kangë :I I: Gjithkush ka me e knu’ me njikët mekam. :I I: Bylbyli një zog nër shpend i parë :I I: Oh sa bukur këndon në t’bukrin behar! :I Si deti kur qan, përkund tallas Oh sa bukur këndon kur je mbyll n’kafas. Lumi ai që t’ka e t’ban hyzmet Njaj thotë banë sefa e ninë lezet! Karajfili thotë kërkund s’ka vend Masi t’du’ kaq fort, eja rri n’vend tem! Ti mu’ nuk m’binde, ndaç me m’kërku’ M’gjen nën drandifille, bashkë me bisedu’. __________________________________ mekam – melodi, motiv, shkallë muzikore tallas – valë, rrymë hysmet - shërbim 39. Iptida do ditë përpara Iptida do ditë përpara Shkru’jn gjeridet e Stamboll’s: I: “Hot e Grudë ju ka dal fjala Ja ka falë mbreti Nikoll’s!” :I Hot e Grudë ishin betue Vijnë në Shkodër me qa dert.
Pa gjak malet mos me i l’shue! Jena nisë me u ba milet. Shkodër e Malsi janë çue Du’n me zgjedh ni komandar Hodo Pashën kan emnue Nuk ka qajre pa n’a ardhë! ______________________________ iptida - me fillesë, në fillim qajre - rrugëdalje 288 40. Pse u largove pra Pse u largove pra? Fajin kush s’ta ka! Ike pa ba za Pa pasë pak sevda! I: Shpesh të kam ndërmen, More fisligen. Çfar t’i baj marakut, O marakut tem? :I Ref.: I: Hajde pra, eja pra Se ç’më ka marr malli, Hajde për me t’pa. :I Mjaft jam tuj t’kërku’ Për me t’than se t’du’ Masi e din se t’du’ Mallin ma ke çu’. Ti kujton se s’gjej Zanin s’ta kursej Mbasi t’ bisedoj, Flokët t’i lëmoj. Ref.: Hajde pra … 289 41. Xhylystane, moj Xhylystane Xhylystane, moj Xhylystane I: Po ku të kam mori lule alle? :I Lulekuqe, lulebardh-e I: O bashkë me shoqet-o del n’behar-e :I Ti je lulja, lulja vetë Diçka desha o me t’pëvetë. Diçka desha me të thanë: - N’ty maraku moj më ka zanë! Kur ma vënë tasfes me i anë, O, më dukesh moj yll e hanë.
Xhylystanja m’a bon me dorë: - O, s’jam e vogël-o për kunorë. _____________________________________ tasfes – veshje koke për femra e punuar prej ari 42. A man n’mend moj në pranverë A m’an n’mend moj në pranverë? I: Më premtove miqësinë-e. :I E s’e mbajte për gjithëherë I: Por ia prishe moj bukurinë. :I Si s’të vjen pak keq për mue Moj dibrane lule e malit? Pa të keq unë ty të due Mos i paça moj sytë e ballit. Po të vij me të urue Se të desha moj për marak-e. Du’ të shof tuj nusërue Porsi nuse moj me duvak-e. _____________________________________ duvak = vel, tis i hollë që përdoret për të mbuluar fytyrën e nuses ditën e martesës 290 43. Ani na u shemb fusha, moj Hatixhe Ani na u shemb fusha Moj Hatixhe. Ani ra në male. I: E bardhë po m’dukesh Moj Hatixhe Si bora n’Moravë! :I N’ato faqe tua Moj Hatixhe. T’kuq o në bojë gjak-e. Mos më len pa m’marr-e O moj Hatixhe! Ani se jam bonjake! Kjo fytyra jote Moj Hatixhe. Kuq o si qershia O s’të len baca Moj Hatixhe Pa të çu’ te shpia! 44. O ku je lulja dalë prej lules O ku je lulja dalë prej lules O se me ty ndrisin hanë e di’ll-e
I: Ballin ma ke si bilur-e O si zamak, o që çel në prill-e! :I O unë e di se je insane-e O faj s’kam pasë o moj drandofille Qysh se s’pari moj bash’ zan-e E kishe pasë o zemrën me hile. ______________________________________ bilur – porcelan (e ka kuptimin i pastër, shumë i bardhë) 291 45. Shumë lulet na i çelë pranvera I: Shumë lulet na i çelë pranvera :I Vjollca t’bukra e lule tjera Vjollca t’bukra e lule tjera Moj pranvera! Era e tyne t’knaqë me erë. Zemrën peshë ta çojnë përherë. Zemrën peshë ta çojnë përherë Moj pranvera! Fillojnë dalin nji nga nji-e Karajfilat në saksi-e. Karajfilat në saksi-e Moj pranvera! Sa i bukur mu’ji i majit! Plot me lule krejt jeshile Plot me lule krejt jeshile Moj pranvera! 46. O bylbyl me pika pika I: O bylbyl me pika pika :I I: A t’kam thanë mos rri me çika? :I I: A t’kam thanë mos rri me çika? :I I: Se ato janë kopilica. :I O bylbyl me pika t’kuqe A t’kam thanë mos rri me nuse? A t’kam thanë mos rri me nuse? Se ato kan buz’t e kuqe. O bylbyl more i ngrat-e A t’kam thanë mos rri me gra-e? A t’kam thanë mos rri me gra-e? Se ato bajnë veç shamatë. O bylbyl me pika t’bardha A t’kam thanë mos rri me plaka? A t’kam thanë mos rri me plaka? Se ato janë t’panafaka. 292
47. Pra njitash du’ me fillue Pra njitash du’ me fillue, I: Ani se m’ka zan i ziu marak-e :I Në ma daç moj hatrin mue, I: O tjera kend mos kqyr’ aspak-e! :I Refreni: I: S’ma din kush hallin qi kam Krejt u dogja për së gjallë! U shkrina si bora n’shkamb Begenis e fol nji fjalë! :I Edhe unë moj s’jam kujtue O se t’ka marr moj vesht jot amë. M’çove fjalë se je idhnue Oh po t’a qes moj njikët kangë. Refreni: Kanga t’dalt e marrt dynjanë! E gjithkush ka me ta k’ndu’ Lutju vet moj bijë sat amë Le t’na thrrasin me u pajtu’! M’u ba ftyra kuq si thana O kur më fole t’parën her-e. Mu’ të mjerit m’u dridh dora Oh kur ma prune at filxhan kafe. Po na del e bardha verë Nëpër bahqe tuj shetitë. Mbledhim vjollca si përherë Ku të kam o ty moj dritë?! ____________________________________ begenisë = pëlqye 293 48. O bylbyl o i buk’ri shpendve (1) I: O bylbyl, o i buk’ri shpendve Çka ke n’dimën qi gjëmon? :I Aman, aman I: Gjithë dashnorve shnoshjau zemrën, Aman, Hiqjau dertin qi i mundon! :I Në kafaz bilbil si ti-e Prej k’si dimni jam rrethu’, Aman,aman Zemra ime mush n’mërzi-e, Aman Pret pranverën e dishiru’. Del pranverë me lule tu’ja Mjaft ky dimën na la fjetë,
Aman, aman Ti bylbyl, kang’s pra thu’ja, Aman, Knaqjau zemrën dashnorve t’shkretë! 294 49. Karajfili i kuq si gjaku (1) O karajfili i kuq si gjaku, Aman, aman! I: O n’Shkodër tonë ka ra sevda. :I O për njata që i zen maraku Aman, aman! Hallin s’kanë se ku me kja. I kam ra shpend’ve në kambë, Aman, aman! O hallin tem iu kam diftu’. O se ata që shetisin dynjanë, Aman, aman! Ata gjejnë derman për mu’. O karajfil me kunorë, Aman, aman! O q’i çil gonxhet përditë. O të kam njoftë moj qysh në shkollë, Aman, aman! E mashallah sa qenke rritë! _______________________________ derman = shërim, shëndoshje, zgjidhje e një nevoje apo ngatërrese 295 50. F’tyra yte e bukur si pranverë I: F’tyra yte e bukur si pranverë Del si zana. Po shëndritë sikur në verë Si hana. :I Ref.: I: Se ti je ni lule për merak O boj lulja e beharit. Mbi gjithë shoqet je e parë Moj sokoleshë mali. :I Qysh se t’pash për t’parën herë Paç’ dëshir me folë me mu’ Ti ma e bukra në pranverë Je moj bijë! A s’mi fal dy sytë e zi, Sytë e ballit. Se po m’djegin jam i ri
Prej mallit. Ref.: Se ti … 296 51. Luleborë Tuj t’kërku’ në mal e n’kodër Tuj prekë lulet gjithë me dorë. Veç n’nji kopsht ma t’buk’rin n’Shkodër Ty të gjeta luleborë. Ref.: Je e vogël, por e plotë Unë t’kërkoj ty ta sa mot Tash sa mot unë ty t’kërkoj N’g’zim me ty jetën t’a shkoj I: Eja eja luleborë! Se me ty do t’thurr kurorë :I N’bash ma t’buk’rën stinë t’pranverës Pashë ma t’buk’rin drandofill! Mos t’ja falish kuj ti erën Se për mu vetëm ke çilë! Ref.: Eja… 297 52. Knon bilbili në këtë mollë I: O knon bilbili, aman, në këtë mollë Hajde në këtë mollë. :I I: O ai i knon kangën belholl’s Hajde kangën belholl’s. :I I: Kno bilbil, ti mos pusho Nëpër bashqe teme ti za i ço! :I O knon bilbili aman nëpër bahçe, Hajde në bahçe. O t’i puthsha moj sy, faqe Hajde sy, faqe! Kno bilbil ti në bahçe Se zemrën teme ç’ma kënaqe! O kno bilbili aman në një ftu’ Hajde në një ftu’ O gushë e faqe unë t’i du’ Hajde janë për mu’! Kno bilbil në nji ftu’ Ti ma din marakun mu’! 298 53. Moj Manushe e vogël - o I: N’nji kopsht t’bukur unë mblodha
Nji tubë lule plot blerim. :I E n’zarfë t’mbyllun unë ta çova Ty Manushe për kujtim. :I Ref.: I: Hajde moj Manushe e vogël-o Unë të du’ si synin-o! :I Asht’ nji lule si e hershme Prej nji kopshti plot me fryt. Se po m’dukesh si e mjeru’me Pra ta çon dashnori yt. Ref.: Hajde… Ti kujtim këtë lule ru’je Moj e dashtuna Manushë Sa ma tepër ate dru’je Aq ma fort ti do më duesh. Ref.: Hajde… Sa ma fort ti lulen mbaje Edhe rueje me kujdes Unë prej tejet kurr nuk dahem Jam i yti der’sa t’vdes! Ref.: Hajde… 299 54. Sa e bukur kenka Gjylja O sa e bukur hajde kenka Gjylja O Gjyla bahçet mbushun me zymbyla. Gjyle sa e bukur je! O Gjyla bahçet mbushun me zymbyla Gjyle na more në qafë! O paske kenë o shego devedishe O bukuria, Gjyle mos t’u prisht-e! Gjyle sa e bukur je! O bukuria Gjyle mos t’u prisht-e! Gjyle na more në qafë! O Gjyla faqet kuq o si sheboja O fol moj Gjyle, mos të dhami goja! Gjyle sa e bukur je! O fol moj Gjyle mos të dhamin goja Gjyle na more në qafë! Oh ç’po shetisim, kodër nëpër kodër Oh, sa e bukur, kenka Gjyla e vogël Gjyle sa e bukur je! Oh sa e bukur kenka Gjyla e vogël
Gjyle na bane harab! ______________________________________ ___ shebojë = bimë zbukuruese me kërcell të degëzuar harab = i shkretuar, i shkatërruar, i mbetur vetëm 300 55. Hala emnin s’ta kam zanë I: Hala emnin s’ta kam zanë E nuk di se si të thonë. :I Por në fytyrë m’dukesh si zanë K’shtu do t’thrras përgjithmonë. Je një zanë qi m’ke shitue N’shndet e jetë moj më ke tretë. M’dridhet zemra tuj t’shikjue Çka t’kam ba nuk di as vet. S’jam i dejë ndoshta për ty Veç dashnia n’ty m’ka zanë. Ditë e natë të kam ndër sy Mend’t e kresë janë tue më lanë. Orë e çast rri tuj mendu’ Njikëtë kangë moj me ta qitë M’dridhen du’rt moj tuj ta shkru’ Edhe sytë ma nuk m’bajnë dritë. 301 56. Sikur hana q’i po ndrin I: Sikur hana q’i po ndrin Natën detit me dalë pse s’po m’shtjen? :I I: Sikur vasha tuj u gatitë Tuj u veshun në pasqyrë. :I I: Hiqmu vash mos m’u venit Mos m’u hiq moj si pehrri. Me kujdes o mos m’u qit Me atë bukuri. :I Se kujdesi me shumë mall E plakë njeriun shpejt edhe e thinë. Porsi qirin flakë e kallë Dhe si borën n’shkamb e shkrinë. Sikur vasha të mos jetë Çka do t’baj unë në mesnatë. Çfar’ i duhet kësaj të shkrete Të kjaj me lot? Për pa i mbyll unë sytë e ballit Mori vashë unë ty të kërkoj.
Se përndryshe prej mallit Për pa t’pa unë jetë nuk ndrroj. 302 57. Pra me kaq du’ me fillue I: Pra me kaq du’ me fillue Me ty vashë me zanë miqësi. :I Nuk kam vaj me ta diftue Mori lule në saksi. Ref.: Moj fëllënzë e malit, E malit, e malit. M’je si lulja e allit E allit, e allit! Mori vashë mori belhollë Porsi lulja je n’pranverë. N’t’bukrin kopsht unë ty të mblodha Si ma e bukra lule m’je. Ref.: Moj fëllënzë e fushës E fushës, e fushës. Si t’ja baj Manushes Manushes, Manushes?! 58. Ipdida du me fillue (1) Jare, ipdida du’ me fillue, jare Çila sytë moj për me t’pa. I: Po vijnë shoqet me t’kallxue Ahti jem moj ka me t’vra. :I Jare, qysh at ditë që u bane nuse, jare Dola dhe të pashë në xham. Sytë e zezë, faqet e kuqe Vetullat porsi gajtan. Jare, edhe vjollca çil n’behar, jare Tash sa kohë rri tuj t’mendu’. Ku t’a gjej moj nji shkollar Ftyrën tande me m’a shkru’. 303 59. N’Shkodër tonë ka ra nji dritë N’Shkodër tonë ka ra nji dritë Ka l’shu’ rreze anë o për anë. I: Perëndia t’ka goditë Kusur moj s’të ka lanë. :I Ref.: O lu’jma, lu’jma, belin-e Ta fala qemerin-e! O lu’jma, lu’jma shpinën –e
Vera t’u baftë dimën-e! Kambë e duer, bel edhe shpinë Gusha jote farfuri. Zani yt si gardalinë Dhambët si inxhi. Ref.: O lu’jma, lu’jma, shtatin-e Ta fala sahatin-e! O lu’jma, lu’jma dorën-e Ta puthsha moj gojën-e! Balli yt shëndrit si hana Du’rt mi ke si qelibar. Bishtalecat me gjylpana Të janë rritë në ishtihar. Ref.: O, mos ma lu’ni ishën-e Se na derdhi shishën-e. Oh, mos ma lu’ni gocën-e Se na derdhi gotën-e. _____________________________________ farfuri = e bardhë dhe e ndritshme, që t’i merr sytë qelibar = shumë i pastër, i kthjellët, i kulluar ishtihar = në lulëzim, në kushte të mira zhvillimi 304 60. Sa e kandshme vjollcë ti je O sa e kandshme vjollcë ti je Jara nana, jar’nane. O me t’bukrën ngjyrë qi ke Jara nana jar’ nane. I: O moj e vogël sa të du’ Hajde shpirt e rri me mu’! :I Je e njomë, e freskt’ edhe re-e Besa shoqe ti askund nuk ke-e. Jara na hopa! - e bukur ti je Jara na hajde! - e bukur ti je Jara na hajde! Mos n’a ban ti naze! Oh ti je vjollca aman për t’u dashtë Jara nana jar’ nane. Oh t’a çojmë motin hajde të dy bashkë Jara nana, jar’ nane. Oh ty moj vjollcë sa të du’ Hajde shpirt e rri me mu’!
Je nji lule qi del në pranverë Je nji gonxhe e lule me erë. Jara nana hopa! - lule në pranverë Jara nana hajde! - ashtu si përherë. 305 61. Sillet moti për së mbarit O sillet moti prej së mbarit Çelin vjollcat dhe zymylat. Del moj vashë se erdh behari! E bahçet mushun o me zymyla. O mori lule moj burbuqe A s’na çilni, s’na gëzoni? Sa jeshile sa të kuqe E gjithë dynjanë ç’e zbukuroni! Ju moj lule gjithë sa jeni Pritni borën der sa t’tretë. Dimnit t’m’i falesh me shndet Sa vjen behari me plot shyhret. 62. Kur të pashë për t’parën herë Kur të pashë për t’parën herë M’u duke plot hijeshi. Shtati yt m’u duk pranverë Plot me bukuri. Me atë pamje aq të rrallshme Para meje s’un e shof. Ftyrën tande aq të mallshme Që përherë e njoh. Ref.: N’zemër t’kam ndry’ Sikur t’shof me sy. Edhe sot unë kam kujtime Dhe dashninë kurr s’e harroj. E sa her rri n’përmallime Kurr pra s’të harroj. Ref.: Kurr pra s’të harroj Zemrës s’të largoj! 306 63. Kur më del në derë I: Kur më del në derë Belin me qemer, Of aman, aman! :I Ref.: Ani mora mora moj briskun-e, Ani për me premun moj mollën-e,
Ani ç’më shpëtoj preva dorën-e, Dorën edhe gishtin-e, Oh ç’ma këpute moj shpirtin-e! N’daç o më du’j, n’daç mos më du’j Jam jabanxhi o në në mahallën tu’j O, oh, oh Nji sahat më bahet nji mu’j! Kur më del në shkallë Dukatin në ballë, Of aman, aman! Ref.: Ani mora… Kur më del n’çardak Shtatin si bajrak, Of aman, aman Oh, medet Allah! Ref.: Ani mora… 307 64. N’këtë stinë të bukur N’këtë stinë të bukur Çeli trandafili Ti je si flutur, Si flutur. Ref.: Atë unazë që t’a kam dhanë Ajo asht’ shej i besnikrisë. Metelikun ta shikjoj I: E me dorë me t’prekë s’guxoj. :I O unë të du’ Moj lulja e prillit. Du’ me t’kujtu’ Me t’kujtu’. Ref.: Atë… 65. Oj Zogo I: - Oj Zogo, Oj Zogo jelek me vija! :I I: A i ke pa shoqet e mia? :I I: - Tuj qenis-o nën nji hije Tuj bo gadi për nusni-e :I - Oj fëllanzë, Oj fëllanzë, fëllanzë e malit! A i ke ba, a i ke ba çorap’t e djalit? - I kam ba e i kam qenisë
Lule m’lule i kam ujdisë! - Hajde nuse Hajde nuse dalngadal-e! Ka shumë ditë qi t’pres me ardh-e Ka shum ditë qi t’pres me ardhë. Plasi vallja, plasi vallja orë e or-e Nusja jonë si lulebor-e! 308 66. Kur të pashë moj mollë Kur të pashë moj mollë, kur të pashë me sy O,o,o kur të pashë me sy. I: Buzën si sheboja, dhambët si inxhi O,o,o dhambët si inxhi. :I Ref.: I: Gushën bardhë porsi biluri, Gjoksi yt porsi peshtah. Mbas teje u dogja nuri Marshallah! :I Moj zemër gastare sa e pastër je O,o,o sa e pastër je! Eja më ban qare, der’sa t’jeshë e re O,o,o dersa t’jeshë e re Ref.: Porsi gonxhe trandafili Ti për mu’ je yll e hanë Që shëndritë si rreze dielli Gjithë dynjanë. ______________________________________ ________ inxhi – margaritar, perlë, bilur – porcelan (shpesh e ka kuptimin shumë i pastër, shumë i bardhë) peshtah – kuti e vogël e zbukuruar, zakonisht e veshur me cohë ose kadife dynja - bota 309 67. Njata sy të zezë o moj të zezë - O njata sytë e zezë, o moj të zezë I: Falmi se unë po vdes-e! :I - O nuk ti nap o se janë të nan’s, babës! Qefin o nuk ja prish, Zemrën o ia godis. - O njata sytë e zezë o moj si kupa I: Falmi se unë hupa! :I - O nuk ti nap se janë të nan’s, dajës!
Qefin o nuk ja prish, Zemrën ia godis. - Oh!, m’i fal syt-o bashk-o me qerpik-e! I: O se t’jam bo ashik! :I - Oh, në i paça djal-o e mos ti dhaça Hajrin o mos ja paça! Po t’shkretë unë i laça! 310 68. Hajde Gjyle I: Si t’ja baj o unë i ngrati? :I I: Se me ty m’xu taksirati :I Hajde Gjyle, peja Gjyle! E hollë, e gjatë, e kuqe si mollë Ej, pse s’m’ flet o me gojë hej, hej?! Ref.: Hajde Gjyle, mori mollë S’të la pa t’shti në dorë! Hajde Gjyle, mori dushë Për çukat qi m’ke në gushë! Tue t’mendu’ më kap mërzia Ti m’i more mend’t e mia Hajde Gjyle, peja Gjyle! E hollë, e gjatë, e kuqe si mollë Ej, pse s’më flet o me gojë hej,hej?! Ref.: Hajde… Hajde pra moj Gjylja ime Se me ty unë kam kujtime. Hajde Gjyle, peja Gjyle E hollë, e gjatë, e kuqe si mollë Ej pse s’më flet o me gojë hej,hej?! Ref.: Hajde… 311 69. O ti det, o ujë të njelmtë I: O ti det-e o ujë të njelmtë Ti gjithmonë na u gjindshe plot. :I A,a,a,a aman-e! I: Shumë kërkova fundi s’tu gjet Ku do t’jetë mbarimi yt? :I Sa vapore, sa gjemi-e Mbi ty shkojnë e s’bajnë zullum. A,a,a,a, aman-e! Ti ke hyqëm me i përbi-e Por je i gjanë e duron shumë!
Kapiten, o djal i ri-e Merr dylbin e ban serjan! A,a,a,a, aman-e! Desh më lu’jtën mend’t prej kreje Kur e shof tallasin tand! O ti det- o, ujë i gjan-e Ke shum gjana që t’kushtojnë Ke elmaz e xhevahir-e S’ka kandar që na i peshon. ______________________________________ ________ njelmt = me krip, i kriposur zullum = dëm, hyqëm = autoritet, fuqi vepruese mbi dikë 312 70. Je ma e bukur se drandofilli Je ma e bukur se drandofilli. Kur të shof moj në pranverë. I: Erën ke si karajfili Kur t’afrohem dhe t’marr erë. :I Ref, A,a,a ndalu moj të shof njiherë! A,a,a, ndalu moj që të marr erë! Shumë je rritë e lulëzu-e Erdhi koha me të këputë. Shumë je rritë je zbukuru-e Erdhi koha me t’shiju’. Ref.: A,a,a,… 313 71. Në kohë të mramjes, në pranverë Në kohë t’mramjes në pranverë Rri n’dritare tuj ndigju’ I: Kundru’ll zani vjen nga i herë I nji bylbyli tuj këndu’ :I Ref.: I: Këndo bylbyl n’atë pyll ku je N’dritë të hanës qi t’paraqet! :I Nëpër fusha, nëpër male Ku janë pyjet me gjeth t’blertë Bylbyl zanin mos e ndal Se tuj kndu’ ti njell pranverë! Ref.: Këndo bylbyl se s’po t’trazoj Gjithë nata me ty më shkoi!
Në atë dritë qi hana l’shon Nëpër pyll mbi t’njomin bar Asht’ bylbyli qi n’nji kndon Gjithfar kajdesh tuj i marrë. Ref.: Këndo bylbyl, këndo Zemrën time m’a fresco! ________________________________ kajde = melodi 314 72. Pashë dy sytë e tu si drita I: - Pashë dy sytë e tu si drita Pashë dy sytë e zezë që m’ke! :I I: Pashë freskinë e trandafilit Me m’diftu’ se e kuja je! :I - Be po t’baj ty more djalë Me t’diftu se e kuja jam. Për dy sytë që i kam në ballë Se la vedin me shku dam! - Ma pak m’deshte se të due Pa ty vendi s’me zen vend. Qysh njat ditë qi je fejue Më shikjon me tjera mend. - Në i paça mos t’i dhasha Mos i paça k’to dy sytë! Pashë freskinë e trandafilit Si m’don zemra mu’ me ty! 315 73. Vashës bukur na i kan shkrue I: Vashës bukur na i kanë shkru-e Dy-tri vjersha nji kangë të re. :I I: Pse më rrin kaq e mendu’me Tuj e ditë e kuja je? :I Ref.:. I: Nazet tu’ja ditë për ditë Kangë m’a t’bukra kanë me t’rritë. :I Ti ndër shoqe e parë përhera Zani jot gjithkund gëzon. Kam kujtu’ se n’këtë pranverë Zemrën teme tash m’a g’zon. Ref.: Nazet… Dhe në qoftë se jam largu-e Dy tri fjalë o vashë t’i them. Unë kurr s’kam me t’harru-e
Plaça i mjeri, ma s’kam me t’dashtë! Ref.: Nazet… 316 74. Jargavan me bojë për mallë I: Jargavan me bojë për mallë Shpendi ban pushim te ti. :I I: Ndër kopshtije gjindesh rrallë Aman kush kimetin nuk t’a di. :I Drandafillja tuj e pa Karajfilin keq azdisë: - Unë, thotë, jam gjallë hala Boqe tjera du me nisë! Jasemin ti përpjetë shkon N’lule t’bardha me gjeth’ t’blertë. Zogu i ajrit n’ty pushon Tuj këndu’ kangën përherë. 317 75. Asaman o moj Bakushe I: Asaman o moj Bakushe, Ku je nisë o moj me shku’? :I I: Ku m’je nisë o me shku’? :I Taksirati moj Bakushe Qi më zuni mu’. Ref.: Asaman, aman, aman Asaman, aman, medet! I: Për në vdeksha moj Bakushe Ti më jep rahmet. :I Asaman o moj Bakushe, Me ty du’ me bisedu’. Ndalu pak se kam nji fjalë Taksirati moj Bakushe Me ty më ka zanë. Ref.: Asaman… Asaman o moj Bakushe, Sa me vrap moj po më shkon! Hype detit moj Bakushe Ike me vapour. Ref.: Asaman… 318 76. Qysh se t’pashë njëher I: Qysh se t’pashë njëher mor djal-o tuj kalu’ :I
U mahnita, unë nuk fola Pse m’u pre mu’ fjala, pse m’u pre mu’ fjala of aman, aman Pse m’u pre mu’ fjala, o në gojë. Mashallah, o djal si lulja në pranverë! Ti mbi shokët, shok’t e tu-e Je si mollë e ftue Tash do t’jesh për mue, bej aman aman, Kurr prej teje s’kam me u nda! Pra gjithmonë në zemër unë do të mbaj Fjalët tua që m’ke dhanë, O zambaku i bardhë O zambaku i bardh-e bej aman, aman Kurr prej teje s’kam me u nda! 77. Syni i yt porsi ullini I: Syni i yt porsi ullini Vetullën gajtan. :I I: Aman, aman, hi, ha, ha Vet’llat si gajtan. :I Sy, qerpik e gojë e hundë Gjithë për bukuri. Aman, aman, hi, ha, ha Gjithë për bukuri. Dhamb’t e bardhë porsi fildishi Gushën si zambak. Aman, aman, hi, ha ,ha Gushën si zambak. Aman, aman, aman, aman. 319 78 . Kur filloi drita me dalë (1) I: Kur filloi drita me dalë, Hej, hej aman. :I Knojnë bylbylat në bahçe, Hajde more aman. Knojnë bylbylat në bahçe Hajde moj ku të kam. Kno bylbyl ti qofsh i bardhë, Hej hej aman! Ti na mbushe me gazmend, Hajde mori aman. Ti na mbushe me gazmend Hajde moj ku të kam. Kjo dallndyshja qi rrin n’mur-e Hej, hej aman Prej marakut po pëlset
Hajde mori aman Prej marakut po pëlset Hajde mos m’ rri n’siklet! 320 79. Moj Elinë I: - Moj Elinë, moj Elinë Merr gjergjefin eja të rrimë! :I I: - Unë po vij, po s’më le nana - Çile shtegun e dil ke thana! :I - Moj Elinë,moj Elinë Merr gjergjefin eja të rrimë! - Unë po vij, po s’më len halla. - Çile shtegun e dil ke dardha! Në të thashtë moj gocë nana Thu’j se mbledha një grusht thana. Në të thasht moj gocë halla, Thu’j se mblodha një shportë me dardha. Në të thaftë moj gocë nana Thu’j se njat tjetrin donja. 80. Margjela Moj Margjelë, mori puntore Ku po shkon me njat kosë n’dorë? Ku po shkon moj tuj vrapue? A po vjen o bashkë dhe mue Margjel-o, mori Margjelë? Se pas teje s’du’ me ngelë! Ref.: I: Margjel-o, mori Margjelë Çilma synin qi m’ke mshelë! O Margjela e Malsisë Nisja kang’ve t’çobanisë! :I Moj Margjelë, mori sojnike Bija e malsisë kreshnike! Mos t’l’shojë zemra bre sojnike! Trimi i mirë qi shkon n’minierë Mendjen n’ty e ka gjith’herë E do t’kthen sa t’bahet verë! Ref.: Margjelo… 321 81. Sylarushe e vogël o I: Dola me shetitë në bahçe Në një bahçe me lule. :I I: Për me zgjedhë moj një më t’bukrën Me t’a dhanë moj si kujtim. :I
Ref.: I: Hajde sylarushe, e vogël o Të kam dashtë si synin-o! :I Mbasi mue më harrove Lulen ru’je me kujdes! Sa me t’shpejtë moj më harrove Jam i yti der’ sa t’vdes! Ref.: Hajde… 82. Syni yt si xixillonjë O syni yt si xixillonjë Që shëndrit aman nëpër terr-e O se s’më flet me goj-e moj Zemrën mos ma banë zeher-e! O çka kan sytë e mi që kjajn-e, moj Moj ç’po m’dridhet zemra me buzë O kjo sevda q’i m’ka ra sonte, moj Mos i raft as gurit n’rrug-e! O në ma daç ti hatrin mue. moj Ashik tjetër mos me zanë. O se t’kam dashtë edhe të due, moj Sa prej mejet-o s’ke me u shmang-e! 322 83. Kur unë dola në një bahçe (variant) I: Kur unë dola në një bahçe Në një baçe me lule. :I I: Për me gjetun një m’a t’bukrën Me ta dhanë moj për kujtim. :I Ref.: I: Moj Manushe e vogël o Të kam dashtë si synin-o! :I Në një bahçe me shumë lule Kishin çelun zymbylat. Një zymbyl moj unë e zgjodha Dashnores moj me ia çu’. Ref.: Moj… Mbasi mue më harrove Lulen ru’je me kujdes. Sa me t’shpejtë moj më harrove Jam i joti der sa t’vdes! Ref.: Moj… 323 84. Drandofille me erë plot
Drandofille me erë plot, me erë plot Aman me erë plot. I: Se me ty m’shkoi mundi kot, mundi kot Mundi kot O po kjaj me lot! :I Si fëllënza qi kndon n’male, në mal Aman në mal. Shejin qi ma ke në ballë, në ballë, Për mallë Oh moj lule all! Si pasqyrë balli të shëndrit, të shëndrit Aman të shëndrit! Shtati jot moj tuj u rritë, ditë për ditë, Tuj u rritë Oh porsi dritë. 85. Drandofille me shumë erë I: Drandofille me shumë erë Gjithfarë gonxhesh rrin tuj qitë. :I I: Mashallah moj se k’saj herë Oh sa kenke rritë! :I Drandofille, gonxhe e re Topçe lulen ke shpërthy’ Po çka ke moj qi m’je zbeh N’zemër e mban n’dry? Gonxhet tueja t’kanë rrethu’ E rreth tejet t’janë shpërnda. Hije t’bukur moj ke l’shu’ Si ty shoqe s’ka. 324 86. Ti n’atë kodër, unë n’këtë kodër I: Ani ti n’atë kodër, moj Unë n’këtë kodër. :I I: Ani shumë e bukur, Por pak e vogël. Jaranana, na, na hej. :I Ani as e vogël, moj As e madhe. Ani porsi dardha, moj Rrumbullake Jaranana, na, na hej. Ani ti n’atë bahçe, moj Unë n’këtë bahçe. Ani zemrën teme, moj Ma kënaqe. Jaranana, na, na hej.
325 87. Kur të pashë moj bukuri Kur të pashë moj bukuri, of aman Yll për sytë e mi-e Mori zanë. Of xhanëm, xhanëm, m’ban derman! Syt e zi vetllat e holla, of aman Faqet kuq si molla Për nishan. Of-o xhanëm, xhanëm m’ban derman! Dhamt e bardhë porsi biluri, of aman M’shkrine, m’dogje nuri Moj Sulltanë Of xhanëm, xhanëm, m’ban derman! Nazet tua porsi dielli, of aman gonxhe trandafili, Porsi hanë Of xhanëm, xhanëm m’ban derman! 88. Të kam dashtë si sytë e mi Të kam dashtë si sytë e mi Ty moj lule që çelë n’pranverë. Ta kam njohur moj bukurinë Të këpus dhe të marr erë. Ti me mu’ do t’rrnosh përherë. Vera ka ardhë Dimri po shkon. Ç’kanë nisë bilbilat Bukur po knojnë. Çka ke bilbil që s’flet me mu’? Mirë e din sa shumë të du’ Këndo bilbil pra ti këndo Zemrat tona na i bashko! 326 89. Nima qenke si m’kanë thanë I: Nima qenke si m’kanë thanë Sikur ylli bashkë me hanë. :I I: Dallëndyshe te përpjetë Ke me m’lypë e s’ke me m’gjetë! :I Vet’llën hollë si shigjetë, o more sy Mirë e din sa fort të du’. Nima qenke si m’kanë thanë Veç po t’lutem me m’shikju’. Dallandyshe për hava Sa m’ka marr malli me t’pa! Nima’ qenke si m’kan thanë
Kur të pashë për t’parën herë. Porsi gonxhe trandafili Që shpërthen në t’buk’rën degë Dallëndyshe për hava Sa m’ka marrë malli me t’pa! Dallëndyshe te përpjetë Ke me m’lypë e ske me m’gjetë! 327 90. Shkova në krue me mushë ujë Shkova në kru-e me mushë ujë I: Harrova gjerdanin-e. :I - Ju moj shoqe, ju moj motra I: A ma patë gjerdanin-e? :I - Shoqe jena, motra s’jena Gjerdanin s’ta kena pa. Njaj djali qi qe me ty-e Njaj ta mu’r gjerdanin-e Shkova n’krue me mush ujë Harrova unazat-e. - Ju moj shoqe, ju moj motra A m’i patë unazat-e? - Njaj’ djali qi qe me ty-e Njaj’ t’i mur unazat-e. Njaj’ djal i shkodranit-e Ai t’i mu’r unazat-e. 328 91. Po ti ça i ke thanë dikujt Po ti ça’ i ke thanë dikuj-e I: Ilaka e kam filan-e. :I Qysh se erdha n’mahall tu’j-e I: Unë t’kam ardhë për zotninë tande. :I Ref.: I: Hajde, hajde moj Manushë Për çukat që m’ke në gushë. :I N’at penxhere kafazlie Kishe ndej me petka t’reja. Kur ma bane buzën gaz Unë i mjeri flakë ç’u ndeza! Ref.: Hajde, hajde, gushëpëllumb Kush të don ma fort se unë? Kur t’a pashë moj ftyrën tane, Porsi hana n’mjedis t’qiellit. Zemrën time flakë ma bane Mori lulja e trandofillit.
Ref.: Hajde, hajde moj Manushë Për çukat qi m’ke në gushë. 329 92. Kanga e Sylqebegut - Sylqebeg, moj nanë Ku ke fjetur mramë? I: - Te veziri n’Shkodër, O e lumja nanë! :I - Sylqebeg, moj nanë Mos dil heret fort! As natën për terr. Hallku flasin kot, More top sheqer! O yll i sabahit Drita e syve t’mi, Kush të ka gërga Që m’ke marrë mëni? Çun o more çun Gushën si pullumb Mos ma pi rakinë Se të ban zullum! _________________________________ zullum = dëm 93. S’të harroj deri sa t’vdes Oh s’të harroj moj, deri sa t’vdes Prej marakut m’hini veremi. Tashti kangën po ta qes-e E le ta marrin vesh i gjithë alemi. Oh tan’ k’to vjersha jam tuj t’i kndu’ K’to janë fjal’t e ashikut Kje kismet me u idhnu’ E me ja ba qefin anmikut. ______________________________________ ___ verem = sëmundje e tuberkulozit kismet = fat, e shkruar 330 94. Iptida për t’parën herë I: Iptida për t’parën herë Vetë ke dashtë me folë me mu’. :I I: Mos e pritsh gushtin e verës! Qi kaq shpejt don me m’harru’:I Ke fillu’ me ma vu kambën S’ke dashninë qi kena pasë.
Porse unë tash ta marr anën Ndonse e di se kam me plasë. Lot’t e mi po shkojnë si gurra E krejt tash jam tuj verbu’ Ta kam mbajtë besën si burrat Veç në daç me m’u shkarku’! 331 95. Knojnë bylbylat kah pranvera Knojnë bylbylat kah pranvera Flakë janë ndezë, jar, flakë janë ndezë. I: Drandafiles ç’po i vjen era Hajde rri n’kujdes. :I Ref.: O mu’ kujdesi s’po m’largohet Vjen dallndyshja për hava. I ka kraht’ e nuk zaptohet N’gem t’ullinit don’ me ra. Moj dallndyshe hajde t’rrimë Se po t’pres, jar, po të pres Se pranvera po na vjen Hajde me shumë shyhret! Ref.: Na shyretin ta bajmë bashkë Askërkush mos me na dijtë! Fjala mos t’na dalin jashtë! Njikto’ bejte jam tuj qitë. N’gemb t’ullinit ra dallndyshja Për me fjetë, jar, për me fjetë Ju lutem sharkija bini Hajde se s’du’ me fjetë. Ref.: O, s’du’ me fjetë as ditë as natë Du’ me nej’ moj tuj këndu’. Sa t’ja marr dallndyshes kraht Kah të muj me fluturu’. ______________________________________ _ shyret = festë, gëzim, hare 332 96. Karajfili i kuq si gjaku (2) Karajfili i kuq si gjaku, për sevda O sa me t’shpejtë na zu maraku, I shkretë mor vlla! Maraku ma i randë se plumi Mori zemër katileshë!
O rashë me fjetë moj s’më ze gjumi Desh më lujti mendja e kresë Aman, xhanëm, aman! O bjen dallndyshja o n’degë t’ullinit Për me fjetë. O ju çallgia o qi më bini O me shum lezet. O muhabetin ta bojmë bashkë Askurkushi mos t’a di O fjala mos t’na dalin jashtë Ta dimë vetëm unë e ti Aman, xhanëm, aman! 97. S’pari herë kur jena pa S’pari herë kur jena pa Se ç’m’asht mushë zemra me g’zim I: Sikur hana asht tuj dalun. E ma shton marakun tem. :I Vjen nji kohë që m’kërkon Ta dish mirë sa fort të du’. A thu’ zemrat na i bashkon Lumturinë syve tu’? Mori vjollca që çilë në borë Unë për ty diçka mendoj Si ma more ashtu atë valle? Më rreh zemra, se t’dishroj. Gjithmonë m’duket se më thu’ Jeta e jonë asht tuj u rritë Ke me m’thanë moj se të du’ Si m’dishron zemra moj dritë. 333 98. Kur të pashë si hana s’parit Kur të pashë moj lule Oh si hana s’parit O sa t’paç pëlqy’! I: E bukur si zana malit N’zemër t’majta n’dry’. :I Ref.: I: Nuk di moj vashë E çka m’u tek. Ti je për mu’ Lule mos m’prek! :I Ftyra jote bukur Të ndritë porsi hana. Del të shof me sy! E bukur si zana e malit
Të du’ vetëm ty. Ref.: Nuk… Se ti je nji lule Qi çil nëpër bahçe E na mbushë me erë Drandofille, lule topçe Që çilë në pranverë. Ref.: Nuk… 334 99. Të kam dashtë dhe prap të du’ Oh qysh atë ditë qi unë të pashë Oh a je zanë apo je vashë? Oh karshi dola e të pashë Oh marshalla moj vetullhollë! Oh të kam dashtë e prap të due! Oh zemrën time mirë ma din. O jasaman moj vetullhollë E nuk të la pa t’shti në dorë. Oh zemra ashikut si gastare Oh qi prishet me i gjysë fjale. Oh fol me gojë e bama i qajre Oh jasaman moj vetullholla ____________________________________ qajre, qare = rrugëdajle, zgjidhje 335 100. Pranvera me dalë ka fillu’ Pranvera me dalë ka fillu’ O, ka fillu’. Të gjitha lulet bijnë n’behar O, bijnë n’behar. I: Zymbyli vjen tuj maru’ Shoqet mbrapa i ka lanë. :I Zymbyli shoqeve iu la fjalë O, ju la fjalë. Jam nis me u maru’, o me u maru’ Mos vononi ju me dalë. Gjithë ashik’t ju presin ju. Drandofilja në mashtrapë O, në mashtrapë. Tue çil gonxhe ditë për ditë Ditë për ditë. Karajfili jep xhevap: - Jam melhem unë për ashik’t!
I lumi ti more zambak O, i lumi ti! Lum kojshia qi t’ka njitë Qi të ka njitë. Padishah je n’atë sokak Nuri yt rreze të ndritë! 336 101. O bylbyl o i buk’ri shpendve (2) I: O bylbyl o i buk’ri shpendve Çka ke n’dimën që m’gjëmon? :I Aman, aman I: T’gjithë dashnorve shnoshjau zemrën, aman Hiqjau dertin që i mundon. :I Në kafaz bylbyl qi rri-e Prej k’tij moti me kalu’, aman, aman! Zemra ime mbush dashni-e, aman Pret pranverën me gjelbru 102. Metelikun ta kam dhanë Metelikun ta kam dhanë Bej, aman, aman! Ti hala se ke harxhu’. Aman, aman, aman-e! I: Blej kalem e mereqep-e Sy e vetlla me ti shkru’ E sa e bukur je! :I Të kam thirrë nji natë me bujt-e, Bej aman, aman! Ma don hatri për me m’ardhë. Aman, aman, aman-e! Mos kujto se du’ me lujt-e Maraku në ty m’ka zanë E sa e bukur je! N’atë dekik qi t’dalin hana, Bej aman aman! Dalim bashkë e rrimë në fresk, Aman, aman, aman-e! Dru’ qyqja se m’dikton nana T’baj me dit’ me guralec E sa e bukur je! ____________________________________ mereqep = ngjyrë (bojë) shkrimi 337 103. Kënga e Kalasë së Shkodrës I: O se ç’po punojshin tre vllazën! :I Murin e qytetit tonë!
Ja, ja, ja-re. O vjen një plak o aty pari: - Puna e mbarë o ustallarë! Ja, ja ,ja –re. - O çfar të mbare ti po shef? Gjithë ditën punojmë Gjithë natën rr’xohet! Ja, ja ja-re. A din plak me na diftue? Çka kalaja që s’man? Ja, ja, ja-re. 104. Me këtë kangë du’ me fillue Me këtë kangë du’ me fillu’ Zemra jeme asht ndezë flakë. I: Nuk kam mujtë me ta tregu’, aman! Tash sa kohë qi jam tuj t’dashtë. :I Ref.: Moj fëllanzë e malit, e malit, e malit Banja qefin djalit, e djalit, e djalit! Moj fëllanzë e fushës, e fushës Unë të du’ për nuse, e nuse, e nuse! Ka me t’ra ndërmend për mu’ E me vedi ke me thanë: - Veç atë djalë unë do ta due, aman! Edhe besën du’ me ia dhanë! Ref.: Moj… 338 105. Shegë e amël, shegë e butë I: Shegë e amël, shegë e butë Më shkoj vera pa t’këputë! :I Shegë e amël, shegë Ulqini Nuk të ndrroj për tur florini! Shegë e amël, shegë Tivari Nuk të ndrroj për sytë e ballit! Shegë e amël, moj shegë e amël Paske pas njat zemër t’amël! Zemër t’amël o si sheqeri Hajde t’rrimë ku rrin skyfteri! Rrin skyfteri njato rranxa Hajde t’shkojmë ku rrin fëllanxa! Shegë e amël, ku je shej-e? Se me ty moj du’ me ndej-e! Shegë e amël, ku je rrit-e? Se me ty do t’shkoj të rit-e!
Shegë e amël, ku je pjekë? Se me ty moj du’ me vdekë! 106. Knon bilbili poshtë te zalli Knon bilbili poshtë te zalli Edhe hana sipër ndritë. I: Vashë e dashur për ty malli Ajo shteg don natë e ditë. :I O moj hanë që mbi qiell ndritë, Mallin ti mu’ po ma shton. Shumë kujtime më ke qitë Jetën time po m’shkurton. Praj bilbil pra mos vajto! Mos më le në këtë mjerim! Në dritare t’vashës shko! Vaj ti kjajma hallin tim! Thuej ti vashës se unë t’ du’. Kurr prej teje s’kam me u nda! I: Bukurinë tuj ta kujtue Oh, me lot tash kam me e kja. :I 339 107. Knon bylbyli nër njat bahçe I: O knon bylbyli nër njat bahçe Hajde në bahçe. :I I: O ty t’puthsha sy e faqe Hajde sy, faqe! :I Knon bilbili në bahçe Hajde në bahçe Oh se në zemër ç’më knaqe! Hajde ç’më knaqe! O knon bilbili nër at mollë Hajde nër at mollë. O ai këndon kangën e vet Hajde kangën e vet. K’no nër mollë e k’no nër’ ftu’ Ti ma din marakun mu’! 108. Iptida du’ me fillue Iptida du’ me fillue I: O se m’ka zanë i ziu marak-e. :I I: O në ma daç moj hatrin mue Tjetër kend s’shiqon aspak. :I Ref.: S’ma din kush hallin qi kam Unë u dogja për së gjallë. U shkrina si bora n’shkamb Begenis fole nji fjalë.
Xhamadanin qep me ar Ma gëzofsh moj kur e vesh Iptida dora ju thaftë! O terzisë qi ta ka qepë. Edhe unë moj s’jam kujtue O se m’ka marr moj vesht jot amë. M’çove fjalë se je idhnue Oh po ta qes o nji këtë kangë. 340 109. Ja na erdhi sot pranvera I: Ja na erdhi sot pranvera E natyra çili. :I I: Përmbi t’gjitha lulet tjera Çili karajfili. :I Ref.: I: Zemrën se ç’ma more Shpirtin ma qetësove K’naqem kur t’shikoj-e O, hajde! :I N’bahçen tande kur t’kalon Shoqet t’kan zili-e. Rritu lule, çilu gonxhe Ti për bukuri. Ref.: Zemrën… 341 110. Jare të du’ mori të du’ Jare, të du’ mori të du’ Jare të du’ mori për mbi gjithkend. Jar, mos kqyr me ma ba keq mu’ Jare, të pasha n’hall tem! Ref.: S’ke gjynah ti me m’mundue Ti Allahut s’i ke dro’n. I: Tue ditë se unë të due Me nji fjalë ti më kujto! :I Më kujto! Jare, jar të nama e ç’u pendova E s’po di moj se ku jam. E, jare, ma fal fajin se gabova! Jare, e gjithmonë në zemër t’kam. Ref.: Zemra jeme ç’asht tuj hjekun E m’asht ba moj copë e grimë I: Ke me m’lypë me m’pamun t’dekun
Veç se Zoti m’u baft ndihmë! :I M’u baft ndihmë! _______________________ të nama = të mallkova 342 111. Dola në penxhere I: Dola n’penxhere, Qirova mollën-e. :I I: Më shpëtoi sajaku, gocë Preva dorën-e. :I Ref.: O në daç më duej, Në daç mos më duej O jam jabanxhi, Moj gocë, në dhe’ të huej! Më shpëtoi sajaku Preva gishtin-e. Mos ma djeg, Ma përvlove shpirtin-e! Ref.: O në daç më duej Në daç mos më duej O jam jabanxhi, Moj gocë, në dhe të huej! ______________________________________ _______ jabanxhi = i huaj, i ardhur nga një vend tjetër sajaku = brisk i vogël 343 112. Ç’u këputa unë e mjera I: Oh, ç’u këputa lale unë e mjera! :I I: Oh, tue të pritun djalë ty te dera. :I Ref.: Lule na po ndahem-o Bej aman, aman! Shpirt-o del e piqena! O piqena me gojë nuk flasim, Bej aman, aman! Shumë durojmë e nuk pëlcasim-e. Oh, ç’u këputa lale unë e ngrata Oh tue të prit djal-o unë te dardha. Ref.: Lule… Oh, ç’u këputa unë e zeshkta Oh tue të pritë djal-o ty te pjeshka.
Ref.: Lule,… Oh, ç’u këputa, lale unë e holla Oh tue të pritë djal-o unë te molla. Ref.: Lule… Oh , ç’u këputa unë kërcuna Oh tue të pritë djal-o ty te kum’lla. 344 113. Moj e vogël tash sa vjet Moj e vogël tash sa vjet Mirë e din se unë të du’, aman, aman Mirë e din se unë të du’. Hajde t’bajmë pak muhabet Të k’naqna tuj bisedu’, aman, aman Të k’naqna tuj bisedu’. Njato flok’të zezë, të tu Kur t’i hjedhë era mbi sy, aman, aman Kur ti hjedhë era mbi sy. Po të them ty mori dushë, Unë ty t’i kam pëlqy’, aman, aman Unë ty t’i kam pëlqy’. Po ndigjo ti mori vashë Ndigjo zemrën se ç’të thotë, aman, aman! Ndigjo zemrën se ç’të thotë! Edhe besën ty ta dhashë Tjetër s’du’ veç ty n’këtë botë, aman, aman Tjetër s’du’ veç ty n’këtë botë. 114. Karajfilat që i ka Shkodra I: Karajfilat që i ka Shkodra Medet sa t’bukur janë. :I I: Gonxhe t’mdhaja, gonxhe t’vogla Me erë mbushin’ dynjanë, Aman, aman. :I Karajfili lypte hije Medet-o për me çilë. Gjeth’t i dalin fije, fije Aman sa erë të mirë, Aman, aman. Marangjyli kaq i bukur Medet por s’paska erë. Me ia prek gjethin me pupul Medet ç’i bjen menjiherë. Aman, aman. 345
115. Sa të du’ moj s’kam guxim I: O sa të du’ moj s’kam guxim E jam ba si dru. Zemrën time mirë ma din Se ç’ma ke shtrëngu’. :I Oh syni yt porsi magnet Më ban rreze mu’. Ma dogje zemrën e shkretë Plasa tuj t’shikju’. O ku t’ka ra kjo bukuri Si dielli n’prendim. M’asht m’ush zemra me dashni E s’mund baj durim. 346 116. Ani ma ven dorën përmbi dorë Ani ma ven dorë, hajde përmbi dorë-e Aman,aman-e! Oh se me ty do t’thurr kunore-e Ashiku ka sevda, vaj, vaj, vaj Qaj me lot si fukara. Ref.: Ika, ika i mora malet-e Bashkë me lalën, lala t’i kjan hallet–e Ika, ika i mora fushat-e Bashkë me lalën, lala t’i puth gushat-e. Ani ma ven dorë aman përmbi kry-e, Aman,aman-e! O se m’ka zanë o sevdaja në ty-e Ashiku ka sevda Qaj me lot si fukara. Ref.: Ika… Ani ma ven dorën, hajde përmbi faqe Aman, aman – e! O mashallah flutur në bahçe Ashiku ka sevda, hej, hej, hej! Qaj me lot si fukara. Ref.: Ika… Ani ma ven dorën hajde përmbi ball-e Aman, aman-e! O si hana kur ban o me dale. Ashiku ka sevda Qaj me lot si fukara. Ref.:
Ika … ______________________________________ fukara = i varfër, i vobekët 347 117. Për mu’ paska kenë kismet Jar, për mu’ paska kenun kismet Me kenë ti e tjera kujt. I: Mbasi t’du’, ban merhamet! Jar edhe ti moj prap më du’j! :I O të vegova e m’ra terri. Hupa krejt e s’qesh insanë E shof mirë se s’mund t’dal açik Jar, ty moj zojë e randë! Kah të shof sytë s’mund t’i daj E prej gojet nuk të lëshoj. Por po m’mbushen sytë me vaj Jar mor si s’mbaroj!? _____________________________________ kismet - fat, e shkruar insan - njeri açik - i qartë, haptazi 118. Dy vjet që ndejtëm bashk Dy vjet që ndejtëm bashk Du’ me i kujtu’. Dashninë qi kena’ pasë Mos me harru’. Ref.: I: Mos më qesh mahallë e re Se qes flokun n’lule t’ballit. Kam dy burra, s’jam e vejë Kam jaranin me kitar. :I Shka m’rrin mori zonjushë Tuj m’u shikju në xham T’puth faqe e gushë Dashnori i yt unë jam! Ref.: 348 119. Kjo dashnia kjoft mallkue Kjo dashnia kjoft mallkue Qi s’po m’len me ndej rehat. I: Ty moj lule pa t’i shkrue, S’paku dy tri fjalë. :I Ref.: I: Ah, malli yt s’më len derman, Aman! :I
I: T’kisha krah i mjeri T’vij në prehnin tand! :! Ty moj lule njiherë t’zgjodha E në zemër të mbaj ndry’. Ndonse larg prej teje ndodha Mendjen e kam n’ty! Ref.: Oh t’shkretën zemër Ç’ma ke therrë, aman! I: Drue po vdes i mjeri, Pa të marrun erë! :I Sytë prej lot’ve rrinë pa u terun Loti i jem’ n’ty pikoftë! Çka t’i tham kësaj zemre t’therrun Kurr hallall mos t’kjoftë! Oh n’andërr m’vjen E më trazon, aman! Zemrën teme të ngratën N’vaj përher m’a çon! ______________________________________ _____________ derman = shërim, shëndoshje, zgjidhje e një nevoje ose ngatërrese hallall = diçka e fituar me mund, me djersë 349 120. Vaj si kenka ba dynjaja Vaj si qenka ba dynjaja! Me tu ba mos me kenë gjallë. I: I mjeri unë fukaraja Paskam ndodhun i pa ikball!:I Gjithë prej hallit të sikletit M’u ba borxh me dalë, me tretë. Mora rrugat e gurbetit Selametin për me gjetë. Rrugën mbarë me lot ç’e lava Dersa mbrrina jabanxhi. Zemra m’thot gjithmonë pse qava Qysh i vogël e der’ n’pleqni. Me taman kenka thanë motit Vendit t’ hu’j mjerë kush i shkel. Paska qenë o shkru’ prej Zotit Me mbaru’mun o me siklet! M’u rrit mjekrra m’u bo grrathë, grrathë I mjeri unë o për t’ri tam! Shkoj nër shokë s’ma bajnë nji vend
T’ju diftoj dertin qi kam. ______________________________________ _____ dynja = botë selamet = shpëtim nga një gjendje e vështirë siklet = mërzi, ngushticë shpirtërore dert = hall, brengë, shqetësim 350 121. Në sabah të parë Në sabah të parë Kur këndon bylbyli I: Nga sevdaja jeme, aman! Çeli drandofilli :I M’i ke flok’t e gjata Nuk ti zen shamia. Fryni erë e malit, aman! M’i mu’r mend’t e mia. Kur m’i bjen sokakut Me putina n’dorë. Ça t’i baj marakut Moj vetullkunorë?! 122. T’gjitha shoqet t’kanë zili I: Shoqet t’kan zili Se ti je e bukur. :I I: Ato le t’pëlcasin Der’sa unë të du’. :I Ref.: I: Hajde moj, eja moj Eja lule je shebojë! :I Moj gonxhe e bukur E bukur lulzim. Nuk të gjindet shoqja Veç në kopshtin tim Ref.: Hajde… Era yte e kandshme Më mbushë plot gazëllim. Ti gonxhe je futun Thellë në shpirtin tim. Ref.: Hajde moj… 351 123. Ju dallëndyshe kah po shkoni Ju dallëndyshe kah po shkoni Do t’ju jap nji porosi.
I: N’sheher timin kur t’kaloni Thoni: - Vdiq o nji djal i ri! :I Djal i ri në bash të vaktit Për pa i mbushun njizet vjet. Paska qenë takdir prej zotit Me shku’ ymrin në kurbet. Lamtumirë o fushë e male! Lamtumirë o shoqni! Se pa vdekë nuk qenka qare Tash po mbylli sytë e mi. Tash po bjen kambanë e madhe: - Dil moj nanë se kush ka vdekë! Në past’ vdekë ai qi m’ka dashtë mue I ka plasun zemra e shkretë! 124. Shkoj e vij flutrim si zogu Shkoj e vij flutrim si zogu tuj mendu’ Ndalem n’at’ dritare vasho me t’shikju’ I: O shpirt sa të du’, del njiher e fol me mu’1 Jeta ime për mbas teje ka mbaru’. :I Si u shkrina e s’të pashë moj bukuri? Nën dritare tueja, po kjaj si fëmi. Kjaj se m’ke hutu’ e s’po di se kah me shku’ Zemra jeme për mbas teje ka mbaru’! Ti moj vashë n’atë dritare, çfar mendon? Mue prej gjumit, çfarë kërkove, pse më zgjon? A e din se kam mbaru’, ma nuk mundem me duru’ Jeta jeme për mas teje krejt u shu’? 352 125. Midis ballit ma ke nji pikë Midis ballit ma ke nji pikë Shtatin moj si selvi, hej, hej! Foli e qeshi ashikut moj dritë Kur më del moj si pehrri. Mbret i luleve drandofili Mbi te nuk ka të shamë. Shumë telashet i hjekë bylbyli Kur mendon se del behar. Zoti ty ta dhasht laikun Qi more t’rijt tem, hej! Jam ba borxh me dalë me ikun E me tretë n’tjetër vend. Behari vjen tuj u zbukurue Po na vjen sivjet, hej, hej Ndigjo ti moj bukuri
Mu ke pusi dal e t’pres! T’gjithë dit’t qi i ka motmoti Të gjitha shkojnë tuj kja. Ty të raftë nji pikë prej Zotit! Sa kjofsh gjallë në këtë dynja! ______________________________________ _ laik = ndëshkim, dënim (Zoti ty ta dhasht laikun) 353 126. Ti moj Shkodër, Shkodra jonë Ti moj Shkodër, Shkodra jonë Shumë djem t’ri ke qitë n’gyrbet. I: Vend për vend moj tuj t’livdue Për djem t’ri ka kenë kismet. :I Djemt e ri moj janë habit-e Nuk po dinë se kah me shku’ A do t’dalim ndoj herë n’dritë Në dhe tonë për me shku’? Penda n’dorë asht tuj m’u dridhë Lot për faqe janë tuj m’shku’ U shkrina si bora n’diell. Si s’u gjet derman për mu’? _____________________________________ gurbet = mërgim 354 127. S’ka ma t’bukur se pranvera I: S’ka ma t’bukur se pranvera Çilin lulet gjithfare. :I I: Ikën zogjët, e lanë çerdhen Vijnë me gzu’mun si përher. :I Ref.: Hajde pra moj pranverë Çilna zemrat si përherë! Hajde pra moj pranverë Na i mbush zemrat plot me erë. Kanarinat e bylbyli Se ç’po kndojshin pa ia da. Në mes tyre marangjyli Lule t’bukra ka shpërnda. Ref.: Hajde… Nuk përshkruhet asnji herë Sa gazmend ka njikjo stinë. Çdo gja sillet kah pranvera
Jetë të lumtun na përtrinë. Ref.: Hajde… 355 128. Si hyri nusja na doli I: Si hyri nusja na doli Hajde xhanëm, peja xhanëm, marshalla! :I I: Vetullat porsi gajtan, Synin zi porsi filxhan, Qerpikët me rrema, Hajde yll e hanë! :I Si hyri nusja na doli Hajde xhanëm, peja xhanëm, marshalla! Faqet kuq porsi shebojë, Dhamt’ inxhi i paska n’gojë, Flok’t si karaboja, Hajde moj belhollë! Si hyri nusja na doli Hajde xhanëm, peja xhanëm, marshalla Paska gjoksin si peshtah, Bel e shpinë për marshalla, Shtatin si selvi-e, Po më shtjen n’gjynah! ______________________________________ _____ karabojë = ngjyrë e zezë e përgatitur në mënyrë të veçantë gjynah, gjynaf, = mëkat, faj, gabim 129. Enterinë moj vizali Enterinë moj vizali-e Hajde moj! Belin e hollë moj si qystek. I: Kur t’më sillesh nëpër shpi-e Hajde moj! Ishalla do të marr erë! :I Ti m’i meke moj sytë e mi F’tyrën tande kur e shof A je hanë moj a je di’ll? Beja moj! Avitu se nuk po t’njoh! 356 130. Njikët kangë që jam tuj knu’ Njikët këtë kangë që jam tuj’ knu’ Për ty moj vashë. Dhe ti rrishe në dritare
Tuj ndigju’. I: Memzi tuj kujtue Kangën po ta qes. Kurr s’kam me t’harrue Jo kurr der sa t’vdes! :I Vetun isha me kërku’ Derman me gjetë. N’andërr pashë se kam gabu’ Në rrugë kam mbetë. Në zor e në halle Ty veç tuj t’kërku’. Larg e larg në male T’gjeta nër nji kru’. Përbri kronit nën nji hije T’nji lajthisë. Aty ishe ti oj vashë Tuj qendisë. Mbamni mori kroje T’hishme porsi zanë! Ma freskoni gojën S’pata shka me thanë. 357 131. Elif nur ola bre nur O ku je lulja nda prej lules? O se me ty shndrisin hanë e diell! I: O ballin ma ke si bilur-e O si zamak o qi çil në prill. :I O unë e di se je insane O faj s’t’kam pasë o moj dranofille. Qysh se s’pari moj, t’pashë, zanë E kishe pasë o zemrën me hile. O zemra ashikut si gastare O që prishet për nji gjysë fjale. Pa u pajtu’ moj nuk ke qare Se mirë e din o se sa t’kam dashtë. 132. Freski pranverore I: Freski pranveret Ka nisë me fry-e. :I Lulet plot er-e Janë tuj shpërthy-e. Vjollcat në fusha N’saksi zymylat I: Ku k’ndojn bylbylat N’djep t’dashunisë. :I N’fusha kopshtije
Shifet pranvera. Plot gjeth e hije E lule t’reja. Natyra knaqet Dhe lulet qeshin. Kur n’ shoqe ndeshin N’shej t’dashunisë. Çel vjollc’ n’kaçuba Me t’bukrat ngjyra. Lulet tub-tuba Të qeshet f’tyra. Pse ngjall pranvera Nji hop blerimi. Dhe në mu’ gëzimin Sot e ka l’shu’. 358 133. Dranofillja lypte hije I: Dranofillja lypte hije Aman për me çilë. :I I: Gjeth’t dalin file file O sa erë të mirë. :I Ref.: I: Me lule tjera Fillon me u përzi. :I I: Ty moj dranofille e bukur Hallin unë ta di. :I Plot me vjollca nër kaçuba E para del n’pranverë. Mbi njat lule tuba, tuba Të mbushin me erë. Ref.: O tubë e tubë Të mbushin me erë. Unë e para midis shoqesh Se i baj n’pranverë. Karajfili kryet ka çue Thotë dhe unë kam erë Drandofillen thotë e due Shoqe e kam përherë. Ref.: Erën teme Me ty e bashkoj. Miqësinë me ty moj lule Kurr nuk e harroj! 359
134. Lule s’pari vjollca nisi Lule s’pari vjollca nisi Ashik ngratin me kërku’ Ashik ngratin me kërku’ I: T’gjitha lulet qi harlisi Nji nga nji tuj i kujtu’:I K’ndo ti djalë që në vetmi je Sonte natë që ka qëllu’ Sonte natë që ka qëllu’. Kjan i mjeri porsi fëmij-e Mend e zemër i ke ganu’. Pra kush gjindet me m’ngushllue Si kam vujt’ kam shku’ krejt dam Si kam vujt’ kam shku’ krejt dam. Dy-tri fjalë me ia diftue Se në zemër ndry e kam. 360 135. Fëllanzë moj e bukra’ fëllanzë I: Fëllanzë, moj e buk’ra, buk’ra fëllanzë Fol çka ke që këngën o s’e ke fillu’! :I Je mbush me meraz, po qan ditë e natë I: Çke që kjan? Çke që s’k’ndon? Zemrën time s’ma gëzon? :I (ma helmon) Fëllanzë moj e buk’ra, buk’ra fëllanzë Pse nuk çelë ti gojën e nuk nis me kndu’? Vetllat pse i ke vra? Rrin e nuk ban za. Çke që kjan? Çke që s’k’ndon? Zemrën time s’ma gëzon Pra mos kjaj, veç këndo! Zemrën time ma gëzo! Fëllanzë moj e buk’ra, buk’ra fëllanzë Sot nuk pata fatin me t’nigiu’. E buk’ra pranverë, k’ndo pra si përherë! Çke që kjan? Çke që s’kndon’? Zemrën time s’ma gëzon? Fëllanzë, moj e buk’ra, buk’ra fëllanzë K’ndo se kënga yte ka plot sevda! Mos praj ditë as natë, për ashikt e ngratë. Zanin tand gjithë ta ndij N’male, fushë dhe lëndinë. 136. Si bylbylat në pranverë (2) I: Si bylbylat në pranverë Gjithfar kangësh je tuj kndu’. :I I: Porsi sot unë asnjiherë Rrij ndritare tuj t’ndigju’. :I
I: Tuj t’ndigju’, tuj këndu’. :I Zanin tand me amëlsi Rrij bylbyl tuj ta ndigju’. Se te ti tash po vij fill Me ty bashkë o me këndu’. Me t’ndigju’, tuj këndu’. Bylbyl kangën mos e ndal Zanin tand me ambëlsi. Se ti gardalinën ndjell Se te ti tash po vjen fill. Pra këndo e mos pusho! 361 137. Iptida moj lulja e allit I: O iptida moj lulja e allit Zemrën teme ç’ma ke therë. :I I: Po t’baj be pashë sytë e ballit Tjera kush t’mos marri erë. :I Si ty lule erën e fundit Drandofilles ia ka lane. Pa ty s’mundem, asht e kotë Zemra jeme veç ty t’don. 138. Në gjergjef vashë o tuj qenisë I: Në gjergjef vashë o tuj qenisë Dan, se je bija e efenis-e. :I Ref.: Ku m’je rritun lulja me erë? Bukur-o, ndalu fol nji herë! Ven shaminë xhamadan jeshil-e Hije t’paska mori drandofile! Ref.: Ku… Ven shaminë, xhamadan të kuq Hiqe vashë se të bijka ngushtë-e! Ref.: Ku.. Ky jelek qepun prej dukati Ah sikut t’a xhvesh, o unë i ngrati! Ref.: Ku m’je rritun, lulja me erë? Bukur-o, sa të shof njiher-e! 362 139. Mori vjollca në muej t’prillit I: Mori vjollca n’muej të prillit Kur të pashë për t’parën herë.:I I: Porsi lulja e drandofillit
Qi shpërthen n’t’buk’rën pranverë. :I Pala e flokut të ka ra T’paska zanë të buk’rin sy. Hije bante pa ia da Porsi lule në saksi. Gusha jote menduhi Buzën kuq porsi shebojë. Dham’t të shndrisin si inxhi Qi t’i mban e bukra gojë. ______________________________________ _ menduhi - para me vlerë që vendoseshin në hilallëkun e nuses inxhi - margaritar, perlëe, rruza të shkëlqyeshme për zbukurim 140. Sa e kandshme vjollcë ti je (2) I: O sa e kandshme vjollcë ti je Me njat t’buk’rën ngjyrë! Je e njomë, e blertë, e re Kah ti t’tanë janë kthy’. :I I: Me t’pas unë du’, me ty me g’zu’ E mos m’u largu’. :I I: Unë e bukura nuk jam Karajfil i bardhë Porse erë të kandshme kam E baj shej ma parë. :I Ti mbretneshë o në pranverë Je mbi t’gjitha t’tjerat! Rrin e mshefun në bar t’blerë T’ndihet larg era. Me t’pasë unë du’, me ty me g’zu’ E mos me u largu’. Unë jam nji lule e qetë E baj shej në pranverë Por gjithnji me erë të letë K’naqi si përherë. 363 141. Ani ma ke shtatin si selvia I: - Ani ma ke shtatin, vash-o si selvia! - Qe besa djal-o si selvi e kam. :I - O mori vashë, kur s’parit t’pashë Mjeri sharrova gadi për krah t’rashë. I: Ti kah kalove, zemrën ma shporove Dhe ma nuk shërohet, po s’e shërove ti. :I - Ani ma ke synin, vashë o si filxhani!
- Qe besa djal-o si filxhan e kam. - Vashë, a s’ma falë, synin e zi? Ta ruen ty djali si synin e tij. Nuk shikoj yjet, nuk shikoj as hanën Shikoj synin tand qi shëndrit ma fort se ato. - Ani ma ke gojën, vashë o si kutia! - Qe besa djal-o si kuti e kam. - Vashë a s’ma falë, gojën njiherë? Due ta shijoj, du’ me i marrun erë. Dhe që për te me më thanë ti nji fjalë Me m’thanë se të due, të due, more djalë! 364 142. Kanga e Gjyles (2) Kur më flet me gojë moj Gjyle Sa me t’shpejtë ma shton sevdanë Aman, aman, mori sevdanë! I: Për sumull qi m’ke në gjyle Unë prej teje s’kam të ndamë Aman, aman! :I Ref.: Lu’je moj lu’je shtatin, o bu bu! Ta fala sahatin-e. Lu’je moj lu’je shpinën, o bu bu! Vera t’u baftë dimën-e.! Me jelek me nji dallamë Karajfil lule në ballë Aman, aman, lule në ballë! Kur m’a hedh qat kamb’ mbi shkall-e Hajde moj s’më le derman Aman, aman! Lu’je moj lu’je kamën, o bu bu! T’a fala dallamën-e. Lu’je moj lu’je belin, o bu bu! T’a fala qemerin-e. Xhamadanin lara lara Kur m’a veshë moj mbi jelek Aman, aman moj mbi jelek! Si t’ja baj e t’dal përpara? E ta jap nji muhabet, Aman, aman! ______________________________________ ___________ sevda = festë, gëzim, hare qemer = 1. hark prej guri, tulle a betoni që vihet sipër dyerve, dritareve;
2. vend ku ruhen paratë, thesari; kuletë etj. muhabet = bisedë, kuvendim 365 143. Bishtalecat palë e palë Bishtalecat palë e palë Ç’mi ke l’shue! Ç’mi ke l’shue për ballë I: Aman o për ballë :I Aman-e, aman o për ballë! I: Hajde moj Gjyle se kam sevda! :I E kuqe porsi shebojë Kur më flet-e! Kur më flet me gojë I: Aman o me gojë :I Aman-e, aman o me gojë! I: Hajde moj Gjyle, moj shebojë! :I I: Sy, qerpik e gushë e faqe Gjithë për bukuri. :I I: Aman hi, ha ha Gjithë për bukuri! :I Aman, aman, aman-aman! I: Syni yt porsi ullini Vetullat gajtan. :I I: Aman-aman hi, ha, ha Vetullat gajtan. :I Aman, aman, aman, aman! 366 144. Të gëzojmë se erdh pranvera I: Të gëzojmë se erdh pranvera Përsëri. :I I: Përmbi t’gjitha lulet tjera Bashkë me ty moj dranofille Do të rri. :I Tash sa kohë qi s’jena pa Na të mjerët. Mos të rrimë ma kështu tuj kja Avitu o mori lule Të marr erë! Gonxhe t’bukra në behar-e Kanë lulzu’. Dashuni zemrën ma ngjall-e Era jote mori lule Kah të vjen. Mos t’na shkojë moj dranofille Kjo pranverë.
Bashkë me gonxhe gemin sille Avitu o mori lule Të marr erë! 367 145. Moj e vogël si floriri O moj e vogël si floriri, Aman, aman, aman-e! O, përmbi hazna t’xhevahirit Aman, aman, aman-e! I: O për mbi ty shndrit’ hana e dielli. Njashtu moj zylyfe, Je mi shoqet tu’ja, more sy! :I O me ditë ti sa fort të due, Aman, aman, aman-e! O sy e vetulla unë t’i due, Aman, aman, aman-e! O me kalem të zi janë shkrue, Njashtu moj zylyfe, Je mbi shoqet tueja, more sy! O moj gërshetat fije ari, Aman, aman, aman-e! O hije t’bajnë midis ballit, Aman, aman, aman-e! O porsi hana si del s’parit, Njashtu moj zylyfe, Je mbi shoqet tua more sy! 368 146. Moj fëllanzë që rrin në kafaz I: Moj fëllanz që rrin në kafaz-e! :I Anmiku të ka zaptue, aman, aman Anmiku të ka zaptu’! Ndonse je mbushun me maraz-e, Fillon kangën me këndu’ aman, aman-e, Fillon kangën me këndu’. Ikë fëllanza aman prej kafazit Shkon në mal ku binte borë, aman, aman-e. Shkon në mal ku binte borë. Jalla u djegsha me vaj t’gazit! Nuk të la pa t’shti në dorë aman,aman-e. Nuk të la pa t’shti në dorë. Hypi fëllanza maje malit E këndon kangën e vet, aman, aman E këndon kangën e vet. Ashiku digjet o prej mallit Prej marakut po pëlcet aman, aman-e.
Prej merakut po pëlcet! 147. Në kafaz të kanë zaptue I: N’atë penxhere mbas kapakut Kishte ndejë nji vajzë e re. :I I: Mos i ven vesh fjalëve të hallkut Ata flasin keq për ne. :I Në kafaz të kanë rrethue Si bylbyli në pranverë. Nuk kam krah me fluturue Me t’i pa moj sytë njiher. N’andërr jam në gjum të parë F’tyra jote m’bjen ndërmend. Kur fillon gjumi me m’dalë Çili sytë e s’shof kërkend. 369 148. Iptida du’ me fillue (2) Iptida du’ me fillue I: O se m’ka zanë i ziu marak-e. :I Në ma daç moj hatrin mue I: O tjetër kend mos k’qyr aspak. :I Ref.: I: S’ma din kush hallin qi kam Dhe u dogja për së gjall’. U shkrina si bora n’mal Begenis fole nji fjalë! :I Edhe unë s’jam kujtue Se e ka marrun vesht jot amë M’çove fjalë se jam idhnue Po ta qes moj njikët’ kangë. Kanga t’dal e t’marrë dynjanë! E gjithkush ka me ta kndu’. Lutju vet moj bijë sat amë Le t’na thrrasin me u pajtu’. ______________________________________ ____ hatër = përkrahje a mbrojtje që i bëhet me anësi dikujt begenis = me pranue, me pëlqye dynja = botë 370 149. Nji tubë dranofille po të çoj O nji tubë dranofille po të çoj Nji peshqesh për dashuni. Aman nji peshqesh për dashuni. O me k’to lule po t’diftoj
Se në zemër më ke hi. Aman se në zemër më ke hi. Ref.: I: O se ç’po m’grin e po m’copton Mikun tand në vorr po e çon. :I O k’tyne luleve dijau hallin I: E shikjoji me sy tuj kja. :I O merri erë se t’largojnë mallin I: Për në paç ndopak sevda. :I Ref.: O thu’j se miku, miku m’i ka çu’ E me lot du’ me i vajtu’! O lot’t prej syve jam tuj derdhë E s’më ka mbetë as pikë gjakut. O porsi dranofillja e verdhë Jam i terun-o prej marakut Ref.: O se maraku yt o më ka lodhë Je e kuqe porsi mollë! 371 150. Karajfil në kodër Karajfil në kodër, Dranafill në kodër, I: Vajzë e mirë në Shkodër, Mollë e vogël-o! :I Karajfil në vijë, Drandofill në vijë, Emnin s’po t’a di-e, Mollë e vogël-o! Karajfil në bahçe, Drandofill në bahçe, Zemrën ma kënaqe, Mollë e vogël-o! Karajfil në kashtë, Drandofill në kashtë, Qite plakën jasht-e, Mollë e vogël-o! Karajfil në prrue Drandofill në prrue. Të marrsha për grue Mollë e vogël-o! 151. M’i gëzofsh pesëmbëdhjetë pranvera I: Perëndia ka premtue Pesmbëdhjetë vjeç ti me u feju’. :I I: Moj e vogël unë të due
Prej teje mos me u largu’. :I Ref.: I: Po pse, pse moj bukuri Kemi ndodhun jabanxhi? :I Flokët tua moj kaçurrela 372 Përmbi ballë hije të bajnë. M’i gëzofsh pesmbëdhjet pranvera! Moj e bukur porsi zanë. Ref.: Po pse… Vet’lla e sy me gjithë qerpik Kush i shef moj ban çudi. Se unë ty t’jam ba ashik Po të lutem o moj nuri. Ref.: Po… Pra me kaq po e mbyll kangën Po të them mos me m’harru’. Të lutem mos ma merr anën Tue e ditë se sa të du’. Ref.: Po… 373 152. Bylbyli në pranverë I: Ti bylbyl-o në pranverë Gjithfar’ kang’sh ti nisë me kndu’ :I I: Porsi sot ti asnjiherë Jonet tueja i ke ndrru’ :I I: I ke ndrru, tuj këndu’. :I Zanin tand në ambëlcim Gjithnji vjen tuj e shpeshtu’. Lule m’lule në agim Vjen bylbyl ti me pushu’ Me pushu’, tuj këndu’. Kanarinën bylbyl ndjell N’gem t’limonit qi po k’ndon. Se ti tash po vjen fill Me za tand e ambëlcon. Ambëlcon, nisë e kndon’. Kanarinë e gardalinë Bylbyl ty vendin ta l’shojnë. Me ty bashkë ulen edhe rrinë. Nisin kangën e këndojnë E këndojnë, kurr s’pushojnë.
374 153. Tash ka çilë pranvera I: Tash ka çilun-o pranvera E gjithçka asht’ zbukuru’ :I I: T’gjitha fletët tueja t’blera Moj lule i ke mbushë për mu’. Ref.: I: Hajde moj lule Çilu menjiherë Mos rri kryeulun’ Sot na mbushë me erë. :I Mos rri mpitas’ pra moj lule Edhe mbushu plot me fletë. Mos rri pra me kryulun’ Çili gonxhet pra e qetë Ref.: Hajde… Ti moj lule sot gëzoju Çili gonxhet me shpejti. N’gjeth e n’lule krejt ti mloju Çilu, çilu, plot madhni. Ref.: Hajde… 375 154. Ma ke gishtin për unazë I: - Oh ma ke gishtin, bash-o për unazë! :I - Qe besa djal-o, për unazë e kam-e Vallahi djal-o, nana ma ka ba-e Bilahi djal-o, unë në gisht e kam-e! Ref.: - O hiqmu sherr o prej meje Se mi lu’jte mend’t-o prej kreje! - Oh, mi ke faqet kuq-o porsi molla! - Qe besa djal-o kuq si molla i kam-e! Vallahi djal-o nana mi ka ba-e Bilahi djal-o, sytë e zi i kam-e! Ref.: O… - O ma ke gishtin, bash-o rrush të zi-e! - Qe besa djal-o, fort ma ke lakmi-e Vallahi djal-o nana ma ka ba-e Bilahi djal-o, s’mundem me t’i dhanë! Ref.: - O… 155. Syn’ e zi si mereqepi
Syn’ e zi si mereqepi Vetullat zinxhir, Aman, aman-e, aman-e! I: Kur del vajza prej mejtepit O, o fol o gur, o xhevahir! :I A të kam moj sy filxhane Mos ban k’shtu se s’vi, Aman, aman-e, jo xhane! Vjen nji vakt qi bahesh pishman O, o besa-besë nuk t’ban dobi. A t’kam thanë moj bukuri Je ma e buk’ra e zanave? Aman, aman-e, aman-e Se t’ka ra nji hijeshi O, o, je e lehtë si flutur-e! 376 156. Asaman moj lulja e allit I: Asaman moj lulja e allit Zemrën teme ma ke ndezë. :I I: Të baj be pashë sytë e ballit Tjera kush mos t’marrin erë. :I O , mi gjithë shoqet unë të zgjodha N’zemër teme t’majta n’dry. Pa ty jeta asht e kotë Nuk të ndrroj për k’ta dy sy. O, mori vashë ti plot me naze Bishtalecat m’i ke l’shu’. Ma mushë zemrën me maraz-e Sy e vetlla unë t’i du’. 377 157. Marshalla bukurisë sate I: Marshalla bukurisë sate! Hije e randë të paska ra, nuri! :I Balli jot rreze të bante Tuj të thanë moj: - Marshalla! Ty o me gisht moj të kam damun Je nji yll qi del n’sabah. Rri t’shikjoj me sy tuj kjamun Tuj të thanun: - Marshalla, O marshalla nuri! Unë t’shikoj, ti me gojë s’më flet S’më ban zemra me t’shikju, nuri! Ti e din mirë se hatri m’jet Kur m’thue: - Djalë s’je fat me mue! Unë mirë hatrit i kujtohem,
Kur m’zuni ky taksirat. Kastanile moj s’të afrohem Por prej s’largut t’baj itat T’baj itat, nuri! Pashë gjezdinë qi m’ke si flutur Venja veshin mori dritë! Ti e din mirë mori gushë-bukur Kangën tande jam tuj qitë, Jar, jam tuj qitë! Je nji xhind qi m’ke shitue Mend’t e mia mi ke tretë M’teret ftyra tuj t’shikjue E s’po m’pyet se ç’hall m’ka gjetë Se ç’hall m’ka gjetë, nuri! Vetvedin për ty e bora E s’po di moj se ku jam. Prej zemret të zemrës t’hoqa Pse je e bukur faj s’të kam! Xhevahir t’ban kjafeti Ty Allahu t’ka goditë. Dija moj kimetin vedit Si ke le njashtu je rritë O marshalla, nuri! 378 158. Më shkoi lala në Tiranë I: Oh, më shkoi lala, Më shkoi lala në Tiran-e :I I: Me i ble Minës nji shall të gjanë, aman, aman. :I Ref.: Vishu mirë për shoqëni, aman, aman! O si t’ja baj hallin se di aman, aman! Oh, më shkoi lala, Më shkoi lala n’Elbasan-e Me i pru Minës xhamadan, aman, aman! Ref.: Vishu… Oh, më shkoi lala Më shkoi lala në Berat-e, Me i pru Minës nji sahat, aman, aman! Ref.: Vishu… Oh, më shkoi lala, Më shkoi lala n’Itali-e Me i ble Minës nji shami, aman aman!
Si t’ja baj hallin s’e di, aman, aman Më shkoj jeta n’terr të zi aman, aman! 379 159. Krisi topi Edhe krisi topi, Djal-o gjëmoi deti aman! More thanë se doli, Djal-o Mullabegu, aman! Oh, kah po vinte, Djalo prej Balldrenit More n’atë Zadrimë, O na u ba o kjameti, aman-e! More Mullabegu, Djal, po çon fjalë - Del Brahim-o Ndaç o me dal, aman! Oh, sa ta çoj o kalin me shalë More n’atë Zadrimë Po duem me dalë aman-e! Edhe more i biri, Djal-o i Pistullores aman More kaq i vogël, Trim-o kah na dole, aman? Oh me Brahimin Djal-o ç’u rrethove More kullën pa gjak, djal Nuk e lshove’ aman-e! 380 160. Kur më flet me gojë moj Gjyle Kur më flet me gojë moj Gjyle, Hije t’ka moj marshalla! Aman, aman o marshalla! I: Për sumbull që m’ke në xhybe Unë o prej teje s’kam të ndamë, Aman, aman! :I Ref.: Hajde, hajde, hajde o bu bu Ku të kam moj mollë e ftu’? Hajde, hajde, hajde bej aman Ku të kam moj sy filxhan? Xhamadanin lara lara Enterinë moj vizali. Aman, aman, moj vizali. Kur më del mori përpara Më dukesh porsi hyri
Aman, aman! Ref.: Hajde, hajde, hajde bukuri A s’ma falë moj syn’ e zi? Hajde, hajde, hajde bej aman Mollë e kuqe ku të kam? Sytë e zezë porsi ullini Dhamb’t e bardhë porsi elmaz, Aman, aman, aman porsi elmaz! Porsi lule jasemini Belin e hollë porsi unazë, Aman, aman! Ref.: Hajde, hajde, hajde se të du’ Se ti je lule për mu’ Dranofille moj fisligen, aman Se m’je rritë si mollë në gem. _____________________________________ enteri - veshje e sipërme prej pambuku, e thjeshtë ose me vija elmaz – gur i çmueshëm 381 161. Çou moj vashë e dil në derë I: Çou moj vashë e dil në derë! Se me ty do t’flas njiherë. :I Jarnana, e jarnane Flet ashiku me vashën-e. O me vashën-e, me syzezën-e O belhollën-e gushëbardhen-e! Çou moj vashë e del në derë! Karajfil lule me erë. Jarnanana, e jarnane Oh ta preksha moj synin-e O synin e zi sikur flakë e ki Qerpikët me gem, zylyfet me rrem. Çou moj vashë e del në xham-e! Vesh jelek e xhamadan-e! Jarnana, na, jarnane Flet ashiku me vashën-e. O me vashën e me syzezën-e Me belhollën e kuq si mollën-e. 382 162. Kur të pashë moj lule Kur të pashë moj lule Porsi hana s’parit.
Oh sa m’ke pëlqy’! I: E bukur si zana e malit Në zemër më ke hi. :I Ref.: I: Afro mori vashë, Zemra po të pret! Afro, afro Të du’ për jetë! :I Me ato sytë e shkruem Kur më del përpara Sa fort më gëzon! Fol e qesh t’u dhasht e mbara Moj lule shebojë! Ref.: Afro… Me ata flok’t e verdha Porsi fije ari. L’shue për bukuri Si lule që çil behari M’japin lumtuni. Ref.: Afro… 383 163. Shum pranvera po kalojnë I: Shum pranvera po kalojnë, Rri e vuej prej k’saj sevdasë. :I I: Po zemrat na t’i bashkojmë Prej dashnisë, n’dashni me ra. :I Ref.: Dashnori yt përherë t’kujton. Ti me atë za e përqafon. I: Hajde, hajde moj vogli’ Se me ty kam ra n’dashni. :I Kangë e valle plot dashni Emnin kam me t’ thirrë pranverë. Të kujtoj me melodi Drandofille plot me erë. Ref.: Dashnori… Syni jot si qelibar Të shëndrit faqet që ke Flokë e gushë t’shëndrisin si ar Drandofill i bukur je. Ref.: Dashnori…
384 164. Si dukat i vogël je I: Si dukat i vogël je Hajde shpirt e rri me ne. :I Na ka dalë nji gonxhe e re Era karajfil po i vjen. Ref.: I: Hajde, cakrroma gotën! Mos më len si të vorfën, hajde! :I Kur ma luejshe shtatin, Ma shtojshe marakun. Iku nata, zbardhi dita S’e shikojmë sahatin. Ref.: Hajde… Letrat kur m’i çojshe Marakun ma shtojshe. Karajfil ty të vjen era Na ka dalë nji kangë e re. Ref.: Hajde… 385 165. Si t’kam dashtë moj unë ty I: Si t’kam dashtë moj unë ty Askërkush moj nuk e din. :I I: Nuk të ndërroj moj unë ty Se në zemër të mbaj mbyll në dry! :I Hajde drandofille, Hajde plot me erë! Sa bukur m’ke çile, Hajde të marr erë! I: Hajde pra mori vashë Besën ty ta dhashë! :I Sa herë rrugës kur të ndeshi Ndalu pak e fol njiherë. Ti më flet e unë qeshi Se më ngjan si luleverë. Ref.: Vene pra shaminë, Vene midis ballit! Mori shtat selvi Mori lulja e allit. Vene pra hyrije Se të paska hije! Sa bukur dukesh n’pranverë
T’gjitha shoqet t’kanë zili. Edhe unë tuj t’kqyr’ përherë Si nji lule në saksi. Ref.: Drandofille e kuqe Oh sa kenke rritë Mori buzëburbuqe Tuj u rritë përditë. Hajde pra hyrije Se të ka hije! 386 166. Tri vjet që u deshtëm bashkë (version) I: Tri vjet që u deshtëm bashkë Du’ me t’diftu’. Dashninë qi kena pasë Mos me e harru’. :I Ref.: I: Mos më qesh mahallë e re! Se t’qes flokun lule n’ballë. Se unë jam nji vajzë e re Qi shëndritë moj nji mahallë. :I Shoqet më thonë përditë Kur del në pus për ujë. Pse rrin tuj m’u goditë Tuj ju ba pasqyrë gjithkujt. Ref.: Mos… Dashninë qi kem pasë bashkë Mos me e harru’. Qysh t’vogël të kam dashtë Moj prap të du’. Ref.: Mos… 387 167. Pse më len në këtë zanan I: Pse më len në këtë zanan? Tuj e ditë se unë të du’! :I I: Merhamet t’u bofsha kurban Begenis e fol me mu’. :I Dhambët tu porsi biluri Të kriju’m prej Perëndisë. F’tyra jote ndrit si nuri Zemra m’digjet prej dashnisë. Syn’i zi porsi filxhani Mori dranofillja e bardhë.
Vetullën porsi gajtani Të lutem ma ban hallall. Na po dahna more sy Por zemrat s’po mund t’i dajmë Kur më bjen ndërmend për ty Sytë e mi mbushen me vaj. ______________________________________ ______________________ merhamet = mëshirë, pranim, falje zanan, zandan = burg, ngushticë, gjendje e pashpresë 168. Sa bukur vjen pranvera Oh sa bukur vjen pranvera Dhe natyra çeli. Çelin lulet çelin gonxhet Oh sa bukuri! Çelin lulet çelin gonxhet Oh për dashuri. Ref.: I: Zemrën se ç’ma more Shpirtin ç’ma qetësove Knaqem kur t’shikoj-e Hajde! :I N’bahçe tande kur kaloj Shoqet t’kan zili. Çel si lule çel si gonxhe Oh për bukuri Çel si lule çel si gonxhe Oh për dashuri! Ref.: Zemrën… 388 169. Karajfili e dranofilli I: Oh, sa bukur paske çilë Tash qi erdh pranvera. :I I: Shoqja ime dranofille Je mbi shoqe tjera. :I Ref.: I: Sa herë t’shof me sy Mbushem me gëzim. :I Mbasi doli tash pranvera Dhe natyra çili. Përmbi t’gjitha lulet tjera Je ti, karajfili. Ref,
Sa… Për të kuqen ti na flet Me gonxhe rrethue. Drandofille unë të gjeta Pra ti je për mue! Ref.: Sa… 170. I kam hypë vaporrit I: I kam hypë vaporrit Po më çon avash. :I I: Tuj mendu’ për lulen teme Lulen kujt ia dhashë. :I Lulen ia kam lanë Nanës amanet. Le t’ma ru’jn e le t’ma k’qyrin Si bijën e vet. Lulen ia kam lanë Babës amanet. Le t’ma ru’jn e t’ma k’qyrin Si shpirtin e vet. 389 171. Këpucët me meste I: Këpucët me meste, t’i kam ble me teste. I Kjajma, hallin tim-e, pupulakja jeme! Hajde pupulake, me çuka në faqe Hajde moj hyrije, se pa ty s’mund t’rri-e! Këpucët me tela, si barka me vela Kjajma, hallin tim-e pupulakja jeme! Hajde pupulake , me çuka në faqe Hajde moj Hyrije , se pa ty s’mund t’rri-e! Këpucët me nyja , t’u thafshin të dyja Kjajma, hallin time-e, se kam mbetë jetime! Hajde pupulake, t’puthi gushë e faqe Hajde moj Hyrije, se pa ty s’mund t’rri-e! Këpucët me maja , ti ka sjellun daja Kjajma, kjajma hallin-e , pupulakja jeme Hajde pupulake , me çuka në faqe Hajde moj Hyrije , se pa ty s’mund t’rri-e ______________________________________ _______ pupulake = me trup të shëndoshë e të ngjeshur, topolake 390 172. Ti në kumbull, unë në kumbull I: Oh, ti në kumbull lale, unë në kumbull
O xhamadanin me nji sumull. :I Ref.: O, o hajde pra! Të ka lala për sevda Kjo sevda, sevdaja e shkretë Të kam ru’jtë si mollë në xhep, Aman, aman, aman-e! Oh ti në fik-e lale unë në fik-e O shoqishojt jem ba ashik-e. Ref.: O,o hajde… Oh ti në mollë lale, unë në moll-e O i lumi unë lale, për ty belholl-e! Ref.: O,o, hajde… Oh, ti në man edhe unë në man-e O, un-e ty t’jam ba jaran-e! Ref.: O,hajde… 391 173. Edhe baba po m’bërtet O edhe baba po m’bërtet-e I: Kurr prej teje s’kam o të ndamë! :I Oh! Ndër du’r tueja du’ me vdekë I: Syt’ e tu moj du’ me më kja. :I Ref.: Hajde moj, peja moj Hajde, hajde dal o ngadal! O porsi hana qi ban me dalë I: Si dielli qi shndritë dynjanë :I O nuk mund t’rri moj pa të kqyrë Se m’djegë zjarmi i ashiknisë. Oh! lija qi t’ka ra në f’tyrë, Porsi kokrrat e inxhisë. Ref.: Hajde… Oh me at shtat moj si selvia Më varrose për së gjallë. Oh, ty të rashin namtë e mia! Kurr unë ty s’ta boj hallall! Ref.: Hajde… 174. Mu te shtylla, te hajati I: Oh, mu te shtylla, moj lale Te hajati. :I
I: O, po vjen goca moj lale Si dukati! :I Oh, mu te shtylla moj lale Me gëlqere. O, po vjen goca moj lale Bojë esmere. Oh, dalngadalë o moj gocë Mos u ngut-e! O, kambë e du’r o moj gocë Ç’mi këpute! Oh, mu te shtylla, moj lule Bri shtëpisë. O m’u dogj zemra moj gocë Prej dashnisë! 392 175. Djalë i ambël, djalë i dashun Djalë i ambël, aman, djalë i dashun T’pata zanun dikur mik. I: Aman, dikur mik. :I I: Tuj kujtu’ se kam me t’pasun O besnik. :I Besnikria don me thanë Tjera kend mos me shikju’. I: Me mbajtë besën qi m’ke dhanë Kur jem dashtë e jem bashku’. :I Tash po shof, aman, o unë e mjera Se fillove me m’largu’. Aman, me m’largu’ S’je tuj m’dashtë si tjera hera M’ke harru’! Të gjykoftë moj, aman, Perëndia Paske pasë besën me rrenë. Aman besën me rrenë. Fjala jote dhe dashnia Hiç kurgja nuk paskan kenë. 393 176. Ku po shkon moj kuqëloshe I: O ku po shkon moj kuqëloshe Rrugës me shpejti? Kaçurrelin qi m’ke n’qoshe Oh ç’ta kam zili! :I I: O ndalu pak se kam nji fjalë! Me ty vashë me bisedu’. Kaçurrelin qi m’ke n’ballë Du me t’thanë moj se të du’. :I
O ku po shkon mori kuqëloshe Porsi pranverë? Dy tri fjalë me i folë unë dojshe Moj e bardha verë. Oh ku po shkon moj vashë e bukur Rrugës tuj shikju’. Me shpejti moj porsi flutur Rrugës tuj këndu’. 394 177. Marshalla moj bukuri I: O marshalla moj bukuri Gonxhe s’parit! A s’mi falë moj sytë e zi Sytë e ballit? :I Se ti je nji lule për sevda Mori lule, lule alli Mbi t’gjithë shoqet të kam da Moj vjollcë beharit. I: Qysh se t’pashë unë menjiherë Paç dëshirë me folë me ty Si ma e buk’ra në pranverë Mori sy! :I F’tyra jote e bukur si pranverë Ndritë si hanë. Vjollcë e burkur si përherë Je si zanë. Se ti je nji lule për marak Nëpër bahqe gjindesh rrallë. Marshalla porsi zambak Mori lulja me shumë mallë! Je nji lule përmbi t’tjerat Qi çilë shpesh porsi kunorë Me ty shej ban sot pranvera Mori mollë! 395 178. Dasho Shkrelit N’mes t’pazarit ç’u ba nami! Ç’u tund toka e u dridh shkambi! I: Hidhet Dashja nji djal shkodran Seç po pret dyzet nizam! :I Ç’po del pasha n’derë t’kalasë E ka mbledhë gjithë tevabinë: - Ç’asht ky burrë, ç’asht ky azgan, Qi po pret’ po ban kërdinë? Dil pra pashë e hiq taganin!
Del e shif si bahet bejleg! Mbidh kto’ krena çoja sulltanit! Thuej: - Shqiptari s’t’len të qetë! S’t’len të qetë se jemi bij dauleti Jem stërnipat e Skenderbegut. Kemi lindur nga kjo tokë E gjithmonë do i dalim zot! Dasho Shkreli trim si zana Si drangue e bani nana Ky vigan ky sokol djalë Zemër flakë zemër shqiptar. ______________________________________ ______ tevabi = njerëz që shoqërojnë nga afër një personalitet daulet = shtet, pushtet bejleg = dyluftim 396 179. Nëpër fusha, ndër kodrina I: Nëpër fusha, ndër kodrina Rri pra bylbyl me t’ndigjue. :I I: Ke zanë vend ti n’k’to freskina E s’po din kurr me pushue. :I Je nji zog ma i shtrejtë nër tjerë Je plot kangë e melodi Porsi lulja që m’çelë pranverë I mbushë bahçet-o bukuri. T’gjitha bahçet i kërkova Për me gjetë folenë ku rri-e. N’hije t’tanden ula e pushova E m’u mbush zemra plot gëzim-e. Shpejt pra vash ti kenke rritë Ku s’qëllova unë pranë teje S’do t’largohem kurr, as ditë Por gjithmonë do t’jem pranë teje! 397 180. Kur p’rendon dielli Mbeta gjithë ditën hijeve Se m’thanë në hije rri. Etjen e shova krojeve Krojeve ku pin ti. Flaka ju raft-o hijeve! Qi s’mujtën me m’fresku’ Turbull asht’ uji i krojeve Se etjen s’ma kanë shu’.
Ref.: I: Po t’jemi bashkë ne të dy Do t’na shikjojnë me zili. E do t’na flasin ndër sy Sa duhemi unë e ti. :I Kur prendon dielli majave Dhe muzgut rrugë i l’shon. Sa kandshëm iu th’rret deleve Kur stanin nisë e i l’shon. Besa u mërzita majave Gjithë ditën kep e n’kep. Kur zanin ju lshoj’ deleve Pse ti përgjigjen s’jep? Ref.: Po t’jemi bashkë… 181. Kanga e Hatixhes Ani na u mshef cuca moj Hatixhe Ani ra në mal-e. I: E bardhë po m’dukesh moj Hatixhe Si bora n’Moravë. :I Njato’ faqe tua moj Hatixhe Kuq o në bojë gjak-e Mos më len pa m’marrë o moj Hatixhe! Ani se jam pojak-e. Kjo fytyra jote moj Hatixhe Kuq o si qershia. O s’e len baca moj Hatixhe Pa të çu’ te shpia. 398 182. Xhamadani kuq si gjaku I: Xhamadani kuq si gjaku Kuq si gjaku. :I I: Ta qenisa prej maraku. :I Fije fije me gajtan Me gajtan-e. Ojna ojna për sevdanë. Dil në derë të shikoj pak! Ta qenisa për merak. Sa ta shof si t’rrin në shtat Hajde djalo të rrimë pak. Xhamadani… Fije… Dil… 399 183. Yll i bardhë , djalë i dashtun
Yll i bardhë aman, djalë i dashtun T’pata zanun dikur mik, I: Aman dikur mik. :I I: Tuj kujtu’ se kam me t’pasun Shumë besnik. :I Ref.: Besnikria don me thanë Tjera kend mos me shikju’ I: Me m’ajtë besën qi m’ke dhanë Kur jem dashtë e jem bashku’. :I At’herë besën aman, kur ta mora Unë e mjera kesh gëzu’, Aman kesh gëzu’ Tash po shof se keq u bora, M’ke harru’. Ref.: T’pata zgjedhë përmbi shokë tjerë Oh sa i dashun qe për mu’ Karajfili se ç’ka çelë Zemrën ti ç’ma ke ganu’ Si t’ja baj djalë, aman, unë e mjera Si do t’rri unë pa ty, Aman unë, pa ty. Më shkuen poshtë shtatmbëdhet’ pranvera More sy. Ref.: T’pata… ______________________________________ ganu = lëndu, plagu 400 184. Fëllanzë moj e buk’ra fëllënzë (2) I: Fëllanzë, moj e buk’ra, buk’ra fëllanzë Fol çka ke qi kangën se ke fillu’ ? I: Je mbushë me maraz Qi t’kan n’dry n’kafaz. :I Ç’ke qi kjan, ç’ke qi s’k’ndon? Zemrën time ma gëzon. Fëllanzë, moj e buk’ra, buk’ra fëllanzë Tash nuk ka kafaz që t’mban mbyllë ty. Në t’buk’rën pranverë K’ndo prap si përherë. Pra mos qaj, veç këndo! Zemrën teme ma gëzo! Fëllanzë, moj e buk’ra, buk’ra fëllanzë K’ndo se kanga yte nuk ka të ngja.
Mos praj ditë e natë Për ashik’t e ngratë! Zanin tand t’gjithë ta ndijnë Mal e fushë edhe lëndinë! 185. Po ta marr kangën me saze I: Po ta marr kangën me saze Kabahatin me ma falë. :I I: Je e bukur me shumë naze Me gojë flet si papagall. :I Pse gjithë rrugës shkon me çadër? Floku i zezë t’ka ra mbi sy. Si s’të pata aqë hazër Sa me folë njiherë me ty? Po t’kallxoj syzezja ime Mu’ m’ka lodhun vetmia. Se ç’na bani mynafiku Veç të morri kojshia. Faqet kuq porsi sheboja Kur më shkon porsi aga. Fol moj vajzë mos t’dhamin goja Se me shtine ne gjynah. ______________________________________ ______ kabahat = faj, gabim 401 186. Si vjen devri vjen zemani I: Si vjen devri vjen zamani Për me u nda moj për së gjallë. :I I: Shumë hallet qi kam, insani, Të lutem m’a ban hallall! :I Ç’na çudite moj hyri Si më merr malli me t’pa. Të shkoi moti n’terr të zi-e Shumë gjynahe paske ba. N’andërr jam në gjum të parë F’tyra jote m’bjen ndër mend. Kur filloi gjumi me m’dal-e, Çili sytë e s’shof kërkend. Në kafaz të kan zaptue Si bylbylin në pranverë A s’ke krah me fluturue Sa t’i shof moj sytë nji herë. Porsi flutur shkon e vjen Kërkund çift s’mujta me t’gjetë. Si skyfteri kur m’shikjon
Me ato vetlla çark e shigjetë. ______________________________________ ____ zaman = kohë, epokë, moshë insan = njeri 402 187. Unë jam lule dimnore I: Unë jam lule dimnore Porsi nji pranverë. :I I: Mundesh djalë me m’marrë për dore Porse nuk kam erë.:I Aman, porse nuk kam erë. :I Di se thirresh lule topçe Dhe pse erë nuk ke. Gjindesh rrallë nër bahçe, kopshte Por e bukur je, hajde Por e bukur je. Unë jam nji lule e rrallë Qi shpesh m’majnë në dorë. Porse jam-o për beqarë. E m’thonë luleborë Aman, e m’thonë luleborë. 188. Iptida du me fillue (3) Ipdida du’ me fillu’, Zemra jeme pikon gjak. I: Nuk kam mujtë me ta diftue, aman Tash sa kohë qi kam marak. :I Ref.: Moj fëllanzë e malit, e malit, e malit Banja qefin djalit, e djalit, e djalit! Moj fëllanzë e fushës, e fushës, e fushës Banja qefin dushës, e dushës, e dushës! Ka me t’ra ndërmend për mu’ E me vedi ke me thanë: - Njat’ ashik prap do t’a due, aman! Për njat’ besë qi ja paç dhanë. Ref.: Moj fëllanzë… M’i kjaj mirë hallet e mia Vjen maraku tuj m’u shtu’ Me dit ti se ç’asht dashnia, aman S’kishe kaq fort me m’mundu’. ______________________________________ ___ dushë = shpirt, e dashur
403 189. More krisi topi (2) More krisi topi, djalë, gjëmoi deti More thonë se doli, djalë, Mulla Begu. Oh kah po vinte o prej Balldrenit. Oh në Zadrimë na pret o Seferi, Aman, aman-e! More Mulla Begu djalë po çon fjalë: - O del Brahim, o ne daç me dalë! Oh sa ta çoj o atin me shalë Oh në baden të marr për djal-e, Aman, aman-e! Oh ç’u dogje Brahim ç’u dogje! Aman si bylbyli n’ato shtogje, Si peshku n’furrë u poqe, Kullën pa gjak nuk e lshove! More ti i biri, djal’ i Pistullores, More kaq i vogël trim kah n’a dole? O me Brahimin ç’u rrethove! Kullën pa gjak nuk e lshove! 190. Nuk kam hak me t’dashtë ty Oh nuk kam hak me t’dashtë unë ty-e. O mu’ të mjerin më zu sevdaja. I: Aman kur baj e t’shikjoj me sy-e Oh fol moj vashë se m’u zu dynjaja. :I O çuni qafën o si qafuri O gushën bardh o si biluri. Aman, jeretisë kenke prej nurit! Oh, fol moj vashë, t’u shtoftë nuri! O jelek sadef me merxhana O inxhitë n’qafë moj të bajnë dritë. Aman, balli yt shndrit si hana Vet Perendia t’ka goditë. 404 191. Me vjollca lule kurr s’u ngina I: Me vjollca lule Kurr o s’u ngina, Në këtë të buk’rën dynja. :I I: Nji drandofill në xhep e shtina E prej tij s’dita m’u nda. :I Me kanarina , me gardalina Dhe me bylbyla paç sevda. Kurr e kurr me t’a su ngina Por gjithmonë kam pasë sevda. 192. Çka ke djalë qi je habitë
Çka ke djalë qi je habit-e E shkon rrugës tuj mendu’? I: Tuj u rritë dita për ditë Gjithnji vjen tuj zbukuru’. :I Dita për ditë e tuj zbukuru’. Për pa i mushun njizet vjet-e Nuk di djal se çka me t’thanë. Se me ty s’kam muhabet-e S’ta diftoj hallin qi kam. Hallin qi kam, e s’mundem me ta thanë. Ti je fllanzë qi rrin ndër male E këndon veç në pranverë. Po të them moj lule alle Afrohu sa të marr erë. Të marr unë erë, në t’bukrën pranverë. 405 193. Merre nji tufë lule I: Merre, merre, merre nji tufë lule, N’zemër time ngule! :I Çoja, çoja, çoja zotnisë sate! Për dashninë qi pate. Hajde, hajde, hajde dushë të rrim-e! Sa t’a pimë rakinë. Hajde, hajde, hajde manushaqe Me çuka në faqe Hajde, hajde, hajde moj hyri-e! Se pa ty s’mund t’rri-e. 194. Hajde mori vashë se na erdhi vera I: Hajde mori vash-e se na erdh pranvera! :I O hajde t’rrim-o nën hije te dera! Se vjen ashiku rrugës-e, Me nji tubë vjollca e lule. Oh le të vijë, moj bija ime S’kam çka i baj! Hajde mori vash-e, se na erdhi vera O hajde t’rrim-o në fusha të blera Se vjen ashiku rrugës-e Me nji tuf vjollca e lule Oh le të vijë, moj bija ime S’kam ç’ka i baj Hajde mori vash-e, se na erdhi vjeshta! O hajde t’rrim-o nën hije te pjeshka! Se vjen ashiku rrugës-e, Oh me dy lule kadife. Oh le të vijë, moj bija ime -
S’kam çka i baj! Hajde mori vash-e, se na erdhi dimni! O hajde t’rrim-o nën hije t’ullinit! Se vjen ashiku rrugës-e, Oh me dy lule kadife. Oh le të vijë, moj bija ime S’kam çka i baj! 406 195. Mori drandofillja e vogël I: Mori drandofillja e vogël, Ku e ke marr këtë bukuri? :I I: Le e rritë ti je në Shkodër Nanë e babë o jabanxhi, of medet! :I Ref.: I: Hajde moj pse s’më flet? Ru’ju moj, se m’gërget Maraku n’ty m’ka metë, of medet! :I Mori ti buza burbuqe, Kush ta bleu shallin e ri? Kur ma ven boçen e kuqe Na myte me bukuri, of medet! Ref.: Hajde… Moj e vogla si florini Rrin në xhep të djalit t’ri. Porsi lulja erbainit Na mbyte me bukuri, of medet! Ref.: Hajde 196. Mor kandil kandil garibi Mor kandil kandil garibi Ç’ke që nuk ban dritë? I: Mos rrëfe se ç’u ba sonte Der’sa t’zbardhi dritë. :I Mor jargan, jargan i verdhë Gjithë vija vija. O sa ke nata, lalo, qysh s’mi m’love Shpatllat e mija. Disa herë ti më gënjeve Do vij në shtëpi. Tue qenun sy i shkruem Dole jabanxhi. 407 197. Amël këndon Amël këndon Bylbyl në pyll.
I: Zemrën ngushllon Shpirti m’gufon. :I Po njaj’ herë kur t’vinë pranvera E lulishtet t’mushen n’erna I: Dalin vashat ndejë te dera Dalin presin djem’t e ri. :I Bylbyl në pyll, Zani yt ushton. Këndon ti pa pushim Zemrat na i gëzon. Dalin vashat e feju’me E të tjera t’dashunu’me Dalin presin të gëzu’me Dalin presin djem’t e ri. 198. E mira që shkon me dhen I: E mira që shkon me dhen, :I I: A shkon vetëm a me kend? :I Ref.: O bubu për mue moj, Nata më shkoi zgjue. Nata me shkoi zgjue moj Dita tuj mendue. E mira qi shkon me lopë, A shkon vetëm a me shokë? Ref.: O bubu… E mira qi shkon me gja, Kërkund vendin s’do t’a la! :I Ref.: O bubu… 408 199. F’tyra jote si sheboja I: F’tyra jote si sheboja Hije e randë të paska ra. :I I: Flok’t e zezë si karaboja Hije t’bajshin pa ia da. :I Ref.: I: Hajde mollë, beja mollë Nuk të la pa t’shti në dorë! :I Maraku vjen prej dashnijet Kurgja s’bahet pa sebep. Shpend e gjeth e lule hije Ashikut i bajnë shyhret. Ref.: Hajde…
More guri i xhevahirit, Gjithë dynjaja n’andërr t’ka. Se je lulja jaseminit Sa të shof t’baj temena. Ref.: Hajde… 409 200. Gocë e vogël në lëndinë Gocë e vogël, hajde moj, në lëndinë Hajde moj në lëndinë! I: Bishtaleca, hajde moj, l’shu’ mbi shpinë. Hajde sa bukur t’rrinë! :I I: Dije moj jarnanane :I, Belin e hollë moj ma ke, Aman, sa e bukur je! Aman, ashtu si je! Gocë e vogël hajde moj ndej nën pjeshkë Bukur moj qenke veshë! Gocë e vogël hajde moj e zeshk’t I: Shoqe moj ti nuk ke :I Aman, sa e bukur je! Aman, shoqe nuk ke! Gocë e vogël moj nën qershi Hajde moj syni i zi. Vetllën vasha moj si gajtan Hije mori të ban I: Dije moj jarnanane :I, Faqet si molla m’i ke Aman, si nuse je! Aman, shoqe nuk ke! 201. Mori dall’ndyshë I: Mori dall’ndyshë Në dritaren teme rrin tuj k’ndu’ :I Të kam para sysh Edhe kur kesh larg Besa po pra! At’her kam me ditë Sytë e mi për ty rrinë tuj kja Pa ia da! Rishtas n’pranverë Në dritare teme kthe njiher! Tuj k’ndu’ si përher Ke me m’gjetun mu’ Ndej n’minder Tuj t’shikju’
Mori sqepsheqere Me zymyla ndej rrethu’, lulëzu’. 410 202. O djal prej gemit I: O djal prej gemit Dorën ma hjek-e. :I I: Se mu’ m’thonë emnin Lule mos m’prek-e. :I Unë jam nji lule Qi rri n’saksi-e. Kur erret nata Ulem e bi-e. Ndër male t’shketa Unë du’ me shkue. Ndiqem me letra S’kemi me u harrue. T’kam dashtë si motër M’ke dashtë si vlla. Jem rritë me ‘i sofër Qysh duem m’u nda? 411 203. Taksirat qi m’ka zanë mu I: Taksirat qi m’ka zanë mu’ Sa nuk mundem me ta diftu’. :I I: Kur t’i shof moj sytë e ballit Fort po m’therrin mu’ prej mallit. E nuk mundem me duru’. :I Ref.: Oh mor marak, Se ç’më ndeze flakë! Oh mor marak Ti më dogje flakë! Dhe tashti du me t’kujtu’ Dashninë kur ma ke dhuru’. Tuj shetitë në fusha t’blerta Më thojshe me fjalë t’sinqerta Se sa fort unë të du’. Ref.: Oh… Gjumin vashë du’ me t’trazu’ Me kitarë unë tuj t’këndu’ Pashë sytë e ballit, Dije Po të them në formë dashnie Të lutem mos me m’harru’. Ref.:
Oh… 412 204. Sot ka çilun o pranvera I: Sot ka çilun o pranvera E gjithçka asht’ n’zbukurim. :I I: T’gjitha fletat tu’ja t’blera Moj lule i ke mbush n’gjallnim. :I Ref.: I: Hajde moj lule, Çilu menjiherë! Mos rri me kry’ ul-e Sot na mbush me erë! :I Pra ti sot s’ke pse me dashtun Mos rri mpitas dhe n’idhnim. Ai qi t’desht asht prap tuj t’dashtun Pra sot mbushu me gëzim. Ref.: Hajde… Ti moj lule sot gëzoju! Çili gonxhet me shpejti! N’gjethe, n’lule, krejt ti m’loju!’ Çilu, çilu plot madhni! Ref.: Hajde… 413 205. Xhamadanin me gajtan I: Oh xhamadanin me gajtan Oh seç të paska ra taman! :I I: Oh me atë shtat porsi selvi Ma mirë s’paska, moj hyri! :I I: Aman, aman xhanëm, aman! :I I: Ku të kam moj lulja ime Hajde m’ban derman! :I O jelekun moj shkru’ me ar O hije t’ka nishani n’ballë. Oh faqet kuqe bukuri Ç’na çudite djemt e ri! Aman, aman, xhanëm, aman Ku të kam moj lulja ime Hajde m’ban derman! 206. O bylbyl, o mbret i shpendve I: O bylbyl, o mbret i shpendve Çka ke në dimën qi ankon? :I I: Gjithë ashikve shnoshja zemrën, aman! Hiqjau dertin qi i rrethon! :I
Jam n’kafaz bylbyl si ti Prej këtij dimni jam rrethu’. Zemra e jeme mbush dashni-e, aman! Pret pranverën e dishru’. Dal n’pranvera ndër lule tueja Se ky dimni na la fjetë. Ti bylbyl kang’s sate thueja Shëndoshjau zemrën ashikve t’shkretë. 414 207. Me lule janë mbushë kopshtijet I: Me lule janë mbushë kopshtijet Oh sa i bukur ky behar. :I I: Flok’t e artë sa të kanë hije Vjollca t’buk’ra nëpër bar. :I Në pranverë çil drandofillja E na mbushë plot me aromë. Në mëngjes porsa len dielli E mirë m’dukesh moj pranverë. Pse ul kryet moj drandofille Ti nderë kopshtit i ke lanë Ato gonxhe pse si çile Ti je yll e ti je hanë. Çili pra ti njato gonxhe T’gjitha shoqet t’kan zili. Unë me ty do t’bahem shoqe E do t’rri gjithmonë me ty. 208. Lulet me mu’ janë idhnue I: T’dielen nadje t’pashë me sy S’më punon goja me t’folë. I: S’paskam pasun hak për ty Gjithfar lulesh kam në dorë. :I Lulet mue m’janë idhnu’ Kur m’kanë pa tuj folë me ty. Prej mejet më janë largu’ E nuk don’ me m’pa me sy. Kur fillon me m’zanë maraku Ti n’gjergjef tue punu’ Qafa e yte si zamaku Maraku vjen tuj m’u shtu’. 415 209. Mori drita e syve t’mij I: Sytë e mij tuj kja s’pushojnë Posi çeshme, porsi kru’. :I I: Sado mot, moj qi do t’shkoj Ahti i jem ka me t’mundu. :I
Të baj be pashë Perendinë Ti moj mollë qi m’rri në gem. Ta kam njoftë moj bukurinë Qysh se të përkundë në djep. Tuj m’u rritë përditë ka pak E me sy moj tuj t’shikju’. Tuj m’u shu’ i ziu marak Edhe kangën tuj ta këndu’. Gjithë këto bejte qi t’i fola Mori drita e syve t’mij. Je si drandofillja n’gem Moj bukuri! 210. Dranofille plot me erë I: Dranofille plot me erë Je nji lule për dashni. :I I: Si ma e buk’ra në pranverë Me erën tande s’di me u ngi. :I Ti moj lule si përherë Kuq e bardh për bukuri. Si në dimën ashtu n’verë Ti je lule plot gjallni. Unë ty gjithmonë të du’ Dranofille kuq e verdhë. Bukurinë tuj ta kujtu’ Nër ma t’buk’rat në pranverë. 416 211. Çil njat zemër plot kujtime I: Çilu pra mos rri e mbyllun: I I: Diçka n’zemër m’ke mbajt ndrydhun. :I Ref.: Haj, haj hajde lule! Bej, bej, beja lule! Se mas tejet jam i lidhun. Jetë të re unë gjej me ty-e. Ref.: Haj… Çil njat zemër plot kujtime! Çile pra moj lulja ime! Ref.: Haj… Çilu pra me ambëlsi-e! Se me ty jam lidhë n’dashni-e! Ref.: Haj, haj… 417
212. Ni’ bylbylat në pranverë I: Ni’ bylbylat në pranverë Gjithfar kang’sh nisin me knu’ :I I: Por ti tash si asnjiherë Jonet tua m’i ke ndrru’ :I I: M’i ke ndrru’, tuj këndu’. :I Zanin tand plot ambëlsi Gjithnji vjen tuj e shpeshtu’. Lule m’lule në agim Rrin bylbyl ti me pushu’. Me pushu’, tuj këndu’. Kanarinën bylbyl ndillë N’gem t’limonit ti po k’non. Se dhe ti tash pa përtim Me za t’ambël ambëlcon. Ambëlcon, si të këndon. 213. Shpirt e zemër pse po fshani Shpirt e zemër pse po fshani? Pse gjithçka sot rrin n’qetësi? I: Sytë e mi ç’keni qi kjani? U dishru’sh për dashuni. :I Kur n’mëngjes këndon bylbyli Me kujdes rri tuj vështru’. Prej dritares sa herë kqyri Mallin ai vjen tuj ma shtu’. Ti veç mundesh me m’ngushllue Gjithë tuj desht e tuj m’hi n’shpirt. Lot’t prej sysh me m’i nd alue’ Shpirtit tem me i dhanun dritë. 418 214. Pranvera po nisë, lulet po lulzojnë I: Pranvera po nisë, Lulet po lulzojnë. :I I: Secila tuj qendisë Vehten zbukurojnë. :I E bukura pranverë Po fillon me dalë. I: E ju plot me erë Lulzojnë këtë behar. :I Erën tuj shpërnda T’gjitha nji nga nji. Vjollca pa ba za E para u del karshi. E para fillon Pranverën me lajmëru’.
Si e ka zakon Bahçet tuj zbukuru’. Hajt filloni pra T’gjitha përnjiherë. Erën tuj shpërnda T’gjithë t’ju marrin erë. Sa të bukra jeni T’njoma plot me erë. Të gjitha shkëlqeni Në t’buk’rën pranverë. 419 215. Këndo bylbyl pa pra, këndo Nëpër fushë e nëpër mal Ku janë pyjet me gjeth t’blertë. I: Bylbyl zanin mos e ndal Për me këndu’ ti ndjell pranverë. :I Ref.: I: Këndo bylbyl pa pra, këndo Zemrën teme ma gazmo! :I Me atë dritë qi hana lëshon Nëpër pyll mbi t’njomin bar. Bylbyl pa pra ti s’pushon Gjithfar kajdesh tuj i marrë. Ref.: Këndo, bylbyl pa pra n’at gemb Nuk t’xen kush e mos u tremb! Në at’ pyll qi asht i shpeshtë Fryn nji erë me ambëlcim. N’kangë bylbyli çohet peshë Prej gëzimit me fishëllimë. Ref.: Këndo bylbyl këndo, këndo Zemrën teme ma fresko! 420 216. Nji dit’ diele ksi zamanit (Version) I: Rri moj vajzë e mos qit ojna Ty natyra t’ka goditë. :I I: Të kam pa çarçaf me bojna Jarabi të raftë nji pikë! :I Nji dit’ diele k’si zamani Mblodha shok’t me ba aheng. Pashë nji vajzë n’majë t’manit E s’po m’len me xanun vend. Tue ndej nën hije t’manit Me shoqe tuj punue.
T’kenka shkye moj xhamadani Merr nji arrën me arrnue. Xhamadani yt me lajle T’paska hije moj për bukuri. Sy e vetull, gushë e faqe Bardh e kuq si farfuri. ______________________________________ __ jarabi = (arab. ja Rabb) o Zot 421 217. Putpuri këngësh shkodrane Moj e mira synin larush–e, Besa ty moj s'të ka kërkush–e! Besa ty moj s’të ka kërkush-e Veçse unë moj që të k’pus-e! Moj e mira synin e zi-e Shyqyr dushë o që t`kam kojshi–e! Shyqyr dushë o që t'kam kojshi - e Kur t`mërzitem o vij e rri-e! Pashë dy sytë e tu si drita! Pashë dy sytë e zez qi m'ke! Pash freskinë e drandofilles! Me m`diftu se e kuja je! Be po t'baj ty more djal-e Me t'diftu’ se e kuja jam. Për dy sytë që kam në ball-e Se la vetin me shku’ dam. O, kur më rri karshi m'karshi-e Unë me ty kam ra n'dashni-e. Bardh' e bukur je Nuk kam qajre pa t'marr-e! 422 218. Sa e amël asht’ dashnia I: Sa e amël asht’ dashnia Unë atë moj ta kam falë. :I I: Ti mi din hallet e mia Pranej zemrën ta kam dhanë :I ...aman ta kam dhanë! Sa merak jam ba për ty Kur të shof moj si përherë. M'le pa gjumë e e pa mbyll sy-e Dranofille mbush me erë, ...aman mbush me erë! Kur të pashë tuj kalue Mendja se ç'më rrin tek ti!
O jam djeg jam përvëlue! Si t'ja baj hallin se di. …o hallin se di! 219. Ti moj shtat selvi I: O ti moj shtat selvi-e Shiko në qitap-e. :I I: Fol me gojë hyrie! Se ke shum sevap-e. :I O mori shtat selvi-e Folma vash një fjalë. Fol me gojë nurie Pa ty s’mund të rri-e. Fol shka t’thotë kjo këngë Dil mori n’sokak-e. Fol me gojë moj xhan Ani se ke zanë marak-e! O çuni më çoi letër: “Shnosh’ e mirë unë jam! Dil e zgjidh nji tjetër Se për ty unë s’jam.” _____________________________________ qitap = libër i shenjtë i myslimanëve 423 220. Hajde verë, e bardha verë I: Hajde verë, e bardha verë Fushë e male i ke lulzu’. :I I: Të gjithë çelin përnjiherë Gjithnji vjen tuj zbukuru’. :I Thot zambaku: - Ta mbërrina! Karajfili jep xhevap: - Unë dynjanë me erë ç’e ngina! Çeli gonxhe pa hesap. Hajde verë e bardha verë Fushë e male i ke përtri. T’gjitha lulet përnjëherë Marrin hov për bukuri. 221. Sa fat t’madh arrita I: Sa fat t’madh arrita Vashën kur takova. :I I: Ti je për mu’ drita Vashë, kurr s’të harrova. :I Ref.: I: Kurr s’kam me t’harru, hajde! Ti je dritë për mu’! :I Ti me syt e shkru’m
Zemrën ma gëzon. Vashë duke punu’ Jetën zbukuron! Ref.: Gjithmonë tuj punu’, hajde! Ti je dritë për mu’! 424 222. Me dy, tri pika ly në faqe I: O me dy, tri pika ly në faqe Mashallah moj manushaqe! :I I: Oh, zojë e randë, ku m’i le Unazat e dorës-e? :I Aman, aman, aman, aman-e! O, me dy, tri pika ly në gushë Asaman mori manushe! O zojë e randë, ku m’i le Unazat e dorës-e? Aman, aman, aman, aman-e! O me dy, tri pika ly në hundë Porsi ty nuk ka kërkund. O zojë e randë, ku mi le Unazat e dorës-e? Aman, aman, aman, aman-e! 223. Karajfil të zgjodha I: Karajfil të zgjodha, O në bahçe të mblodha! :I I: Shpirtin tem me ty ç’e bora O i mjeri unë i mjeri! :I Ref.: Jarnana, jarnane Moj e vogël, e kuja je? Jarnana, vaj medet Medet, zemra po m’pëlcet! Aman, aman, aman e! Sa hije të paska Ty mori shamia! Nuk e din se ç’asht dashnia O i shu’mi unë, o i shu’mi! Ref.: Jarnana… Sa hije t’paska O ty mori tasfesi! Unë për ty do t’ru’’j kujdesin O i shumi unë o i shu’mi! Ref.: Jarnana,…
425 224. Jargavan me ngjyrë të gjallë I: Jargavan me ngjyrë të gjallë Zogjët bojnë pushim te ti. :I Në kopshtije gjindesh rrallë Aman, kush kimetin jar nuk ta din! Bar me erë që rrin n’saksi Dritaret na i zbukuron. Elbaroza me madhni Aman verë as dimën, gjeth’t s’i o l’shon. Ç’u përhap karajfili Anë për anë gonxhe rrethu’ Ndër lulishte edhe ky çili Aman kush kimetin jar, nuk ta di. Dranofillja si shebojë Gonxhe tjera s’ke pse qet. Të lutem më fol me gojë Der sa t’vjen dimni sivjet. ______________________________________ _______________ jargavan = dru i vogël a shkurre me lule ngjyrë vjollcë të çelët ose të bardhë me erë të këndshme 426 225. Me lule t’bukra (version) I: Me lule t’buk’ra du’ me t’punue, Vashë nji kunorë. :I I: Veç se ti kangës me ia fillue, Sikurse pror’. :I Kan çilun lulet me gjithë atë erë N’këtë t’bukrën stinë. Ato më k’naqin mu’ si përherë N’kopsht dhe n’rudinë. Me duer të arta mes lulesh t’kuqe Fllad pranveror. Me kangët tueja thurrim nji valle Me ar diellor. Me kanarina dhe gardalina S’bashkut këndojmë. T’i hapim zemrat n’kto’ t’bukra stina! T’gjithë të gëzojmë! 226. Nëpër bahçe tuj shetitë Nëpër bahçe tuj shetitë E shoh vashën tuj punu’. I: Me du’r t’arta tuj qendisë
I hedh lulet me m’shikju’. :I Rri bre djalë mos lu’j me mu’! Natë e ditë për ty andrroj. S’ka ma gëzim sot për mu’ N’t’gjitha hijet bashkë pushojmë. Pusho vashë se t’erdhi dita Shumë kalove ti për mu’. Sa me t’shpejt na zbardhi drita Këtë kujtim s’kam mi harru’. 427 227. Jasaman moj rrezja e bardhë I: Jasaman moj rrezja e bardhë Diçka deshta për me t’thanë. :I I: Kah ke kenë që je tuj ardhë, aman Që ndriçove gjithë dynjanë? :I Nji ditë kur t’erdha n’shpi-e, aman Me ‘i tubë vjollca në dorë. Ty t’i pruna për dashni Ku të kam moj luleborë? U ba vonë, më zuni terri, aman Edhe dritat na janë ndalë. Sa i pafat jam unë i mjeri, aman Kërkund fati s’më ka dalë! Bri gjergjefit kur unë rrishe, aman Me ty vashë tuj bisedu’. Bukurinë moj kur ta shifshe, aman Nuk m’u bante me u largu’. 228. Shife vedin t’ma dish hallin (2) O shife vedin, djalo, t’ma dish hallin Me t’u anku’ nuk mund të guxoj-e. I: Kur zylyfet moj të bin’ ballit, Un-o i mjeri, o nuk mund durova. :I O po të thërres moj o kur t’thrras’ jacia Dil t’ma japish o nji muhabet-e! Ty t’u njitshin namt’ e mia! Sevdaja moj o t’u baft sebep-e. Oh ndër petka më dukesh e hijshme Me zemër, aman, aq të but-e. Karajfili moj më dalldis-e Lum ashiku moj qi të k’put-e! 428 229. Karajfili kuq si gjaku (3) Karajfili kuq si gjaku Që shkëlqen o për bukuri. I: O mu’ me ty m’ka zanë maraku
Si t’ja boj hallin se di? :I O karajfili e zamaku Salltanet për djemt e ri. O mu’ me ty m’ka zanë maraku Unë pa ty, aman, s’mun po rri! O karajfili në bardhak Reth e qark o me hijeshi. O unë me ty kam zanë marak-e Si t’ja boj hallin se di! 230. Mbi gjithë lulet marangjyli I: Mbi gjithë lulet marangjyli Asht nji lule për sevda. :I I: Afër saj kur rrin bilbili. :I I: Thotë se lulja po i ban za Aman po i ban za, s’di me u nda. :I Je nji lule plot me erë E kimetin unë ta di. Se me ty moj kurrnjiherë Me erë tande s’di me u ngi Aman s’di me u ngi, unë e di! Zanin tand gjithkush ta çmon Ty moj lule marangjyl. Me t’pasë afër gjithkush t’do. Mori hanë e mori yll Mori yll, që shëndritë n’pyll. _________________________________ kimet = vlerë, dobi 429 231. Balli yt pranvera I: Balli yt pranvera, Çil moj dranofille! :I I: Kur më del te dera, aman Sytë o mi i çil-e. :I Ref.: Ato letra tueja moj, Në xhep do ti ruej-e Ato letra tueja moj, S’ia kallxoj askuj-e! Flok’t e gjatë e t’holla Nuk ti zen shamia. Fryni erë e malit moj, Mi muer mend’t e mia. Vaj medet për mue, Për hallet e mia. Kush u bo sebep e moj
Me na u shu’ dashnia. Ref.: Ato… Vetë më ke pëlqye More fisligen-e. Vetullën mbi sy moj Si lisi me gem-e. Ref.: Ato… Fjalë ti më ke çue, Me ta mbajtun besën. E më rren përditë moj, Po vi sot e nesër! Ref.: Ato… 430 232. M’ka shku’ menja me u fejue E hej, m’ka shku’ menja me u feju-e E me marr nji ulqinajkë. I: Aman ulqinajken s’ma don nana Se m’ka zanë i ziu marak! :I E hej, kur m’a ven bohçen e kuqe Na myte me bukuri. Oh, asaman moj buzëburbuqe A s’ma falë synin e zi?! E hej, si do t’jetë kjo puna verit Edhe deti çon tallas. Oh, mos ja prish qefin beqarit Se na mushe me maraz! 233. Kur të pashë mor djalë I: Kur të pashë mor djalë Rrugës tuj kalu’; :I I: U mahnita e nuk fola Se ç’m’u pre mu fjala Se ç’m’u pre mu fjala Hajde aman aman Se ç’m’u pre mu fjala o në gojë. :I Mashallah mor djalë Si lulja në pranverë. Je mbi shokët, shok’t e tu-e Je si mollë e ftue Tash do t’jeshë për mue, Hajde aman, aman Kurr prej teje s’kam me u nda. Pra gjithmonë në zemër
Unë do të mbaj. Fjal’t e tua që m’ke thanë O zamak i bardhë S’bashku do ti ndajmë-e Hajde aman, aman Sa t’jem gjallë në këtë dynja. _______________________________ dynja - bota 431 234. Minire moj bijë I: A e din moj nanë Se unë jam sëmue? :I I: Zemra po ma ndin moj nanë S’kam për t’u shërue! :I Amanet moj nanë Çantën me kalema. Jepja vllaut tem moj nanë Se m’u këput zemra. Amanet moj nanë Çantën me fletore. Aty i kam shkru’, moj nanë Krejt ç’kam hjek n’këtë botë. Senatoriumi i Korçës O me katër kate. Minire moj bij e nanës Ti ngele në krevat-e. Vllaut tim iu luta Të më çojë në Shkodër. S’ka kush t’ban hyzmet, moj bij-e Minire, moj motër! Minire, moj bijë Shaminë kuq e zi-e. Hajde dalim n’bahçe moj nanë T’hjekim pak mërzi! Bahçja tuj lulue Mërzia tuj shtue. Jeta e Minires, moj nanë, Veç paska mbarue! 432 235. Pranverë, pranverë I: Pranverë, pranverë Ti na mbushë me t’kandshmen erë. :I I: Pranverë s’ka ma për mu’ Qysh se baba m’ka feju’. :I - Oh, more babë
Me të cilin m’ke feju’? Nji dyzetvjeçar M’detyron me përqafu’. Mallkue kjoftë Ai që bani këtë shkuesi! Babën lashë në shtëpi, Babën gjeta përsëri. A thue s’kishte N’Shkodrën tonë nji djalë të ri? Shkuet e m’dhatë për burrë Atë që quhet pleqëni. 236. Ti moj lule je e bukur Ti moj lule je e bukur Dhe dishroj me t’pasë n’saksi. Kur më shkon moj porsi flutur Me krah t’lehtë e ban freski. Pra moj lule plot me erë N’kopsht të bukur ke lulzu’. Kry’t ke çue moj si përherë Sa bukur je hijeshu’. Ti moj lule buzëqeshun E kuqe moj der’ n’blerim. Kur pranë vinje krejt e dehun Unë t’vej vazo si kujtim. 433 237. Kur u vra Haliti i vogël Kur u vra Haliti i vogël Shkoj haberi der’ në Shkodër. Der’ në Shkodër në Tiranë I: A s’më kjan e zeza nanë? Kjaj moj non-e kjaj! :I Kur u vra Halit qyqari Me mall gjithë po kjan pazari. Dyqanxhi të plaçin sytë! Vrave Halitin o vet i dytë Kjaj moj non-e kjaj! Dyqanxhi të plaçin sytë! Vrave Halitin vetë o i dytë Vet o i dytë, besa, vet o i tretë. Besa besë s’e desha vet Por më shkretoj koburja e shkretë Kjaj moj non-e kjaj! 238. Mollë e kuqe topsheqer Mollë e kuqe topsheqer Pse m’ke mbetë e vogël-o?
N’paç merak në zemër ti, Unë kam mbetë e vogël-o E jam mbetë pa u rritun-o. A ti kjahem, kujt do ti kjahem? Do ti kjahem babës-e Baba s’mi din hallet-e. S’mi maron dëshirat-e. A ti kjahem, kujt do ti kjahem? Do t’i kjahem nanës-e. Nana s’mi din hallet-e S’mi maron dëshirat-e. A ti kjahem, kujt do ti kjahem? E do ti kjahem motrës-e Motra m’i din hallet-e Mi maron dëshirat-e. 434 239. Tash sa ditë e mot I: Tash sa ditë e mot Qi nuk jena pa. :I I: Drandofile e vogël Qe po shifna pra. :I Ref.: Drandofillja ime, hajde lulja ime I: Se ke mbetë e vetun, o ke mbetë jetime. :I Aman, aman, xhanëm aman, I: Drandofile e vogël, ti më ban derman. :I Lot’t më shkojnë si kru’ Prej sevdasë qi m’ra. Drandofile e vogël Vetëm nuk të la. Ref.: Drandofillja … Sa herë t’shof me sy M’dridhet buza e shkretë. Unë të kam pëlqy-e Se je lulja vetë. Ref.: Drandofillja… 435 240. Zare trandafile I: Zare trandafile :I Ç’na bane me hile, moj Zare Sa e bukur je! Zare moj, dil ke mani! Po të pret jarani, moj Zare
Sa e bukur je! Zare moj, dil ke vija! Po të pret shoqnia, moj Zare Sa e bukur je! I: Zare moj, dil ke fiku! :I Po të pret ashiku moj Zare Sa e e bukur je! Zare moj, vish jelekun! Zare vish jelekun Shoqet po të vesin, moj Zare Sa e bukur je! 241. Zare moj e bukur je Zare vene fesin! Ashikët po desin. Zare, e kueja je? Zare, moj e bukur je. Zare, ma lësho shallin! Ashikët po pëlcasin. Zare moj e vogël je Zare moj e bukur je. Belin nji pëlçik Dogje t’gjithë ashikët. Zare, e kueja je? Zare, e vogël je. Belin nji pëllambë Dogje gjithë dynjanë. Zare, moj e kueja je? Zare moj e bukur je. 436 242. T’parën herë kur jena pa T’parën herë kur jena pa Se m’u mbush zemra në ty. I: Si ndriçon rrezja e parë Njashtu m’erdhe ti ndër sy :I S’bashku jetën me kalu’ Jeta jonë me shku e lum’ Në një çerdhe me gëzu, Si gëzon vida me pllumb. 243. S’pari kur të pashë moj I: S’pari kur të pashë moj Drandafilja e kuqe. :I I: Marshallah! të thashë moj Ty buza burbuqe. :I Vene shaminë e kuqe Vene se t’ka hije.
Mori buzëburbuqe Mori bukuri-e. Vene moj shamin-e O me topa ari. More mend’t e mi moj Mori lule alli. Belin si unaza Shtatin si selvia. Vet’llat si gajtan More mend’t e mia. 437 244. Bash zemanit të lezetit Bash zemanit të lezetit M’u fillu’ nji koll i lehtë. I: - Ku e mora Zot iletin Mos me rrnue njimijë vjet? :I Gajret bana e u mundova Mos me i shti vedit siklet. Deri n’Trieshtë me shokun shkova Dhe për mu’ heqim s’u gjet. I papasun me shumë halle Kur jam le e kur jam rritë. Kur m’gjet mu kjo dergjë e madhe Me maru’ sot e n’këtë ditë. Oh, po vdes more doktor A t’rri këtu, a t’shkoj te shpia? A kam jetë a jam për vorr? Se për t’gjallë po m’qan shtëpia Kur të bij kumona e madhe Delni shokë se unë kam vdekë! Tash vjen nana e mi kjan hallet Ajo e din se çka kam hjekë. Arkivol shirita arit Rreth e rreth lule mavi. Jalla u shofsh, mori fusha e Rrmajit! Që na i kalbe djemt e ri. 438 245. Drandofillja ka çel’ s’pari Drandofillja ka çel’ s’pari Vajz’ e re moj ndodh’ e mjer’ Tash po dalim prej behari E hyjmë në stin’ të re Dalkadal po na vjen vjeshta Edhe vdekja m’u afru’ Dhe doktori me sa mjeshtra
Mundohet me ma largu’. O doktor pash’ Perëndinë Qe sa kohë që m’viziton. A s’ma gjete ma ligshtinë? Apo mu, ti s’po m’difton? O moj nanë ty po t’baj be Mos t’i shof syzitë me lot! Mbasi unë po shkoj në dhe Mos të shkoj ty jeta kot! 246. Edhe njiher du me kja hallin (2) O edhe ‘iher’ du’ me kja hallin. I: Prej gyrbetit erdha n’shpi, jar. :I I: Medet paskam pasë igballin Me ken’ gjallë me hjekun zi. :I Nejse, kto bejte i shkrova Me pak fjalë nuk e kam zgjat’ Shum’ telashet i sprovova Allahu na baft’ imdat’! Me kenë se pshtoj prej k’si hallit Qi s’mund t’ja diftoj kërkuj. Kisha m’i shit’ sytë e ballit E me pa me t’tjetër kujt. O për në pshtofsha k’si kjameti Do ta la nji amanet: “Edhe peshqit n’fund të detit Le t’ma kjajn’ kët’ hallin tem!” 439 247. Pse më le mori Servet Me sy t’bjerrun prej vajtimi Der’sa zemra m’pikon gjak Po kujtoj këtë kangë mallëngjimi Dashuninë që m’le marak. Ref.: I: Pse më le mori Servet? Dhe me gojë ti nuk më flet? Zemra ime po pëlset Pse më le mori Servet? :I M’ke pas thanë se në këtë botë S’kam me dashtë moj tjetërkend. M’ke pas thanë se zemra jote Rreh’ për mue moj përnjimend. Ref.: Pse… A t’bjen n’mend kur më kërkove Gjasht’ ditë leje me shku’ n’Lezhë.
Sa me t’shpejtë ti më harrove N’tjetërkend zemra t’u ndesh. Ref.: Pse… Tash kaluen dy vjet dashnie Askërkush nuk na trazoi. Veç yt vlla moj bukurie Mbas do kohe n’a diktoi. Ref.: Pse… 440 248. Lule t’bukura ka pranvera I: Lule t’bukura ka pranvera S’po gjej lule me i krahasu’ :I I: Je ma e buk’ra ndër lulet tjera Vjollcë e bukur je për mu’. :I Erdh pranvera, erdh përsëri Dhe bylbylat po këndojnë. Këtë natyrë për bukuri Eja vjollcë t’a gëzojmë! Vjollcë e bukur me shumë erë Do të mbjell unë në saksi Eja t’i shoh sytë njiherë Se me ty kam dashuni. 249. Moj Xhemile zylyfet me rrema Moj Xhemile zylyfet me rrema I: Qysh na dogje moj ty t’u djegt’ zemra! :I T’u djegt’ zemra t’u baft’ hi Po ç’na i sose, moj ti pleq e t’ri-e. Kjo Xhemilja k’cei prej gardhit Gjet të dashnin-o tuj ra kavallit. Kjo Xhemilja duel në shpat-e Sheh të dashnin o tuj lujtë me at-e. Kjo Xhemilja duel te kodra Gjet të dashnin-o tuj lu’jtë me gogla. 441 250. Të dielen nadje, n’gjashtë sahati Të dielën nadje, n’gjashtë sahati Aman, janë mbledhë shokt’ me ba ‘heng. Dalin vajzat në penxhere Prej merakut u banë verem. Ref.: Hajde mori lule, peja mori lule Zemrën time s’e ç’ma shkule. N’zemër time ke zanë vend-e
Aman e s’më len me ba derman. Largou djal’ e hiqu meje S’e m’i more mend prej kreje. Ref.: Hajde… Branaveket me fije t’arit Aman, edhe beli si selvi. Largou djal’ mos m’u avit Se ma shtine t’ziun verem. 251. Si me naze t’pashë me sy Si me naze t’pashë me sy Unë të ndala për me folë. I: Fort kam pas’ moj hall me ty-e Ty moj lul’ që t’kam në dorë. :I Mu’ lulet më jan’ idhnue, Që m’kan pa tuj fol’ me ty. E me jetë që m’je largue E s’na lan me u pa me sy. 442 252. Na po dahemi more sy Mos më le në këtë zalldëm Tue e dijtë se unë të du’. I: Merhamet, t’u bafsha kurban Begenis e fol me mu’. :I Syn’e zi porsi filxhani Mori dranofill i bardhë. Vetullën porsi gajtani Të lutem moj me ma falë. Na po dahemi more sy Veç zemrat s’po mund i ndajmë. Kur më bjen ndërmend për ty Sytë e mi mbushen me vaj. 253. Ballin ma ke për dukat Ballin ma ke për dukat Vetllat tua gajtanli, Ai, i i! Del t’i shof moj qerpikt’ me gema Se m’knaqi zemra Hej more marak, hej! Vetllat tua gajtanli Syri yt moj dyzenli, Ai, i, i! Del t’i shof moj qerpik’t me gema Se m’knaqi zemra Hej more marak, hej! Syri yt moj filxhanli
Hunda jote bukuri, Ai, i, i! Del t’i shof moj qerpik’t me gema Se m’knaqi zemra Hej more marak hej! Hunda jote bukuri Goja jote si kuti, Ai i, i! Del t’i shof moj qerpik’t me gema Se m’knaqi zemra Hej more marak hej! 443 254. Lulet sot kanë fillu’ Lulet sot kanë fillu’ Gjithfar ernash tuj shpërnda Fushë e mal janë zbukuru’ T’knaqet syni sot me i pa. Hajde fushë e mal zbukuru’ Me blerim sot krejt jam mlu’. T’gjitha kopshtet e kopshtijet K’naqesh sot tuj i shikju’. Me mallnjim dashunie Sot bylbylat rrin tuj kndu’. Hajde kndoni pra bylbyla Kangët tuja tuj shpërnda. T’gjitha lulet nji nga nji Janë tuj lshu’ rrajën e vet. Të gjithë fletat janë përtri Sot janë s’bashku tan me ne. Hajde lule e blertë, nji nga nji T’gjitha sot janë përtri. 255. Asaman o trëndafili i Çeles I: Asaman o trëndafili i Çeles, N’ty bilbili po këndon. O vajza si lule pranvere Këngën tënde po këndon :I Amani, amani Shokë mos më ngani, Se më dogji xhani Nga bukuri e saj. Zemra më gëzoj, Kur ajo m’shikoj, Zemra m’u bë mal Kur ajo u ndal. I: Asaman…
444 256. Qindra herë te ti jam nisur Qindra herë te ti jam nisur I: Për me t’thanë se ty të du’. :I E çdo fjalë unë kam ujdisun I: Ty dashninë me ta tregu’. :I Ref.: I: Hajde moj, beja moj Pse s’më flet mori me gojë? :I Këtë maraz unë do ta shprehi Do ta baj moj zemrën gur. T’gjitha kam unë me t’i thanun Por mjerisht nuk di se kur. Ref.: Hajde… 257. Sa bukur ke çilë (Lule vile) I: Sa bukur ke çilë Gjatë murit ke l’shu’. :I I: Hap tuat vile E me gjeth janë mlu’. :I Moj e bukra lule Që në maj lulzon. E kryet e mban ul-e Rrugës erë na lshon. Me t’pasë afër mejet Kisha me dishru’. Kurr me u damun tejet Veç se t’rrish me mu’. Prandaj po afrohem Tejet s’du’ me u nda Mori lulja jeme Vetëm nuk të la. 445 258. Taksirat qi pata I: Taksirat qi pata Mendjes s’të largova. :I I: Me gjithë se shpresë s’pata Vashën s’e harrova. :I Ref.: I: Kurr s’kam me t’harru’! Gjithmonë tuj’ t’kujtu’. :I Edhe pse u largove Fajin unë s’ta pata. Kurse unë besojsha Mori vashë e ngrata.
Ref.: Gjithmonë tuj punu’ Kurr s’kam me t’harru’! Edhe pse u largove E m’u hoqe mejet. Mori vashë e ngratë M’nxorre mend’t prej kreje. Ref.: Kurr s’kam me t’harru’! Gjithmonë tuj’ t’kujtu’. 446 259. Po m’shëndrit si xhevahir Qysh në gushë e deri n’ballë Po m’shëndritë si xhevahir. Me këto naze më shastise Ma shtine të zinë fitil. Çka do t’jetë kjo punë me ty Qi m’i lshon gjithë këto rreze? Të tan’ dynjanë e ke shëndritë Zemrën teme flakë ma ndeze. Hallku për ty m’kan thanë Je ndër t’bukrat myteber. Kur të pashë unë me sy Çifti n’Shkodër nuk të del. Kur të pashë unë u shashtisa A je gjind a je pehrri? Balli yt rreze si drita Vetullën si korb i zi. Nishani qi m’ke në faqe Me kimet të bukurisë. Sikur dranofillja n’bahçe Kur më del në qoshk me qëndisë. ______________________________________ _______________________ shashtisë - çmendem, mrekullohem, çuditem, luaj mendsh 447 260. Fushat tan’ jeshil O, fushat tan’ jeshil O gjthçka tuj lulzu’. Rri mos kjaj more bylbyl-e Kangën tande jam tuj knu’. Jarna nana, jarna nine Kjajma vashë ti hallin tim-e. O kjaj moj Mine kjaj
O gjithçka tuj lulzu’. Du’ me shfry unë këtë maraz-e Qi m’gërget moj pa ja da. Jarna nana jarna nine Se m’ka rritë nana jetim-e. O gjithkund në pranverë O gjithçka u lulzu’. Rri mos kjaj more bylbyl-e Fushë e male zbukurue. Jarna nana, jarna nine Këndo kangën plot me gzim-e. 261. Kam dymbëdhjet’ vjet që rri në burg Kam dymbëdhjet’ vjet Kam dymbëdhjet’ vjet që rri në burg. I: Asnjeri s’më vjen me m’pamun Asnjeni prej prindve t’mi. :I As nanë as babë As nanë as babë, as motër vlla Përveç e dashnja ime Që më vjen nganjiherë me m’pa. Ajo më thotë, Ajo më thotë: - Ma jep shaminë! - Unë shaminë ty po ta japi Që t’ma lajsh me lot’t e tu. 448 262. Kur kam qenë njiher i ri O kur kam qenë njiher i ri Lum, i lumi unë! Shkojsha mirë o me kojshi Lum i lumi unë! Me nji vajzë vuna dashni Lum i lumi unë! E dikush na ka diktu’ I mjer i mjeri unë! O nanës s’vajzës i kallxoi I mjer i mjeri unë! O nana vajzën e martoi I mjer i mjeri unë! O nana vajzën e martoi I mjer i mjeri unë! O kur më bjen ndërmend për ty I lum i lumi unë! O çilu mollë të shof me sy Lum i lumi unë! 263. K’ndo bylbyl me të buk’rin za
I: K’ndo bylbyl me ma t’bukrin za Në at pyll qi hije ban. :I I: Se ty gjeth’t nuk lanë me t’pa Tuj t’ndigju’mun zanin tand. :I I: K’ndo pra bylbyl, pa pra n’at gem Nuk t’zen kush, o mos u trem. :I Në at pyll mbi t’njomin bar N’hije t’vet e m’ushtim t’vet. K’ndo bylbyl ti pa ia nda Se gjithë pyllit i jep lezet. K’ndo bylbyl, këndo, këndo Zemrën time ma fresko. Në at pyll qi asht i shpeshtë Frynë nji erë me ambëlsi N’kangë bylbyli çohet peshë E prej gzimit’ n’fishkullim. Bylbyl, gardalinën nji’ll Se te ti tash po vjen fill. 449 264. Pranvera filloi me ardhë I: Pranvera filloi me ardhë Dhe bylbyli nisë me k’ndu’. :I I: Njajo dranofillja e bardhë Del n’dritare me ndigju’. :I Ref.: O shpirt sa të du’ S’bashkut jetën me kalu’. Rreth e rreth Shkodrës jam sjellë Lule m’lule tuj shetitë Ndër ma t’bukrat ty t’kam zgjedhë Porsi hylli i bukurisë. Ref.: O shpirt… Kanarinën e merr malli S’mundet kujt me i diftu’ Se bylbyli asht i pari Edhe unë i kam besu’. Ref.: O shpirt… 265. O bylbyl o more i mjerë I: O bylbyl o more i mjerë Gjithfarë kang’sh rrin tuj këndu’. :I I: I pa fati rrin gjithë herë Natë e ditë tue vajtu’. :I Mbramje vonë e nadje heret
Plasa i mjeri për me t’pa. Kam kujtu’ se njikësaj here S’ke me m’lanë mu’ ma me kja. Përmbi vesë të dranofillit Lot’t e mi ke me i pa. Edhe me lule tjera t’prillit N’prehnin tem ti ke me ra. 450 266. Ti o yll qi del n’sabah I: Ti o yll qi del n’sabah Qi shëndrit dynjanë. :I I: Të lutem mos ban tamah Del e ban serjan-e! :I Po çka kanë këta djem të ri Qi nuk rrinë rahat? Janë të m’sumun qysh n’vocrri Kan marrë nasihat. Kjani fusha e kjani male Si asht ba dynjaja! Djemt e ri janë mbushë me halle I ka zanë sevdaja. Djemt e ri pse i gërgitni? Ata nuk kanë faj. I gërgasin vajzat vetë Ato janë për t’vra. ______________________________________ __ tamah - lakmi, pangopësi nasihat - mësim, shembull i mirë sevda - festë, gëzim, hare dynja - botë 267. Ç’po shkëlqen lulja në mur E ma gëzosh shaminë e kuqe, hej aman Hej asaman moj gushëburbuqe, hej aman. E ma gëzofsh shaminë jeshile, hej aman Hej asaman moj dranofille, hej aman. E ç’po shkëlqen lulja në mur, hej aman Hej se mbas teje u dogja nur, hej aman E ma gëzofsh shaminë e hollë, hej aman Hej nuk të la pa t’shti në dorë, hej aman. 451 268. Me dymbëdhjet në muej të prillit I: Me dymbëdhjet në muej të prillit Kur të pashë për t’parën herë. :I I: Je si gonxhe dranofilli
Qi shpërthen n’t’bukrën pranverë. :I Pala e flokut t’paska ra Ta ka zanë të bukrin sy. Hije t’bante pa ja da Porsi lule në saksi. Gusha jote menduhi Buzën kuq porsi shebojë. Dhamb’t të sh’ndrisin si inxhi Qi t’i mban e bukra gojë. ______________________________________ ______ menduhi - para me vlerë që viheshin në hilallëkun e gruas 269. Pse ti lule rrin e mshehun I: Pse ti lule rrin e mshehun E s’prekesh me dorë? :I I: Vetëm dimnit del e veshun Bardh-o porsi borë, Hajde bardh-o porsi borë. :I Unë jam lule dimnore Porsi nji pranverë. Mundesh djalë me m’kapë në dorë Porse nuk kam erë, aman, Porse nuk kam erë. Ti pse thirresh lule topçe Edhe erë nuk ke? Shifesh rrallë ndër bahçe e kopshte Por e bukur je, hajde, Por e bukur je. Unë jam nji lule e rallë Qi shpesh s’ju rri në dorë. Porse jam unë për beqarë O m’thonë luleborë, Aman, më thonë lule borë 452 270. Kenke nuri i bukurisë Kenke nuri i bukurisë Shpinë ma kishe në serjanë. I: Do t’i baj rixha kojshisë Të ma presin pak njat man Aman, aman. :I Si me sy, njashtu me vet’lla Shoqi-shojt i kemi ngja. Kur mendoj se mbushet vjeta Plasa i mjeri me të pa.
Aman, aman. Rreth e rreth me avulli Si fëllanza ndrye n’kafaz. Jasaman moj shtat selvi Del në xham se po pëlcas Aman, aman. __________________________________ serjanë - pamje e bukur, soditje 271. Je nji lule qi nuk gjindesh I: Je nji lule qi nuk gjindesh Ndër lulishta me t’këputë. I: Si në verë ashtu në dimën Bardh e njomë e kuq e butë. :I N’t’gjitha lulet e beharit Drandofillja asht lavdu’. Mirë e din se m’ka marrë malli Me ty bashkë me bisedu’. T’kesh pra dhimbë moj drandofille Qi je lule për sevda. Për të gjallë vorrin ma çile E mos m’hjek prej ksaj dynja’. 453 272. Karajfili kuq si gjaku (4) Karajfili kuq si gjaku, aman, Sa bukur kenke lulzu’! Për ata që i zen maraku, aman Hallin s’dinë si me e tregu’. Karajfili lule kumbonë aman, aman Tue çilë gonxhe ditë për ditë. Të kam njoftë moj qysh në shkollë, aman Mashalla sa qenke rritë! I: Karajfili kuq e i bardhë, plot hijeshi, aman Qi çilë gonxhet ditë për ditë për bukuri. :I 273. Ku je nisë moj dushë I: Ku je nisë moj dushë hanëm Me çarçaf në krye? :I I: Bej aman, aman, bej aman, aman Nuk të ndrroj për sy. :I Ku je nisë moj dushë hanëm Vetullat me bojë? Bej aman , aman, bej, aman, aman Fol njiher me gojë! Ku je nisë moj dushë hanëm Me putina n’dorë? Bej, aman, aman, bej, aman, aman
Moj vetull kunorë! ______________________________________ _ dushë – shpirt, e dashur 454 274 T’dielen nadje, n’sabahile T’dielen nadje, n’sabahile S’punon goja për me folë. I: S’paskam pasë moj hak për ty-e. Gjithfarë lulesh qi kam n’dorë. :I Kur filloi me m’zanë maraku Ti n’gjergjef moj tuj punu’. Qafa jote si zambaku Maraku vjen tuj m’u shtu’. T’gjitha lulet m’janë idhnu’ Se m’kanë pa tuj folë me ty. Dhe prej mejet janë largu’ E nuk dojnë me m’pa me sy. Kur filloi me m’zanë maraku Ti n’gjergjef tuj punu’. Qafa yte si zamaku Maraku vjen tuj m’u shtu’. Do t’i qes nja dy-tri bejte E t’i shkruej n’nji letër t’bardhë. Unë po t’vij andej kah dera Se mandej s’mundem me t’ardhë. ______________________________________ __ nadje - mëngjes sabahile – heret fort, me ag 455 275. Gonxhet tueja me shumë erë I: Oh, gonxhet tueja me shumë erë Gjithfarë lulesh paskan çilë. :I I: Marshalla moj njiksaj vere Oh, sa kenke rritë! :I Oh, drandofille je e bukur Gjithkah t’shof unë baj çudi Qysh njat herë moj qi t’kam pa N’zemër më ke hi! Oh, gjethet tu’ja kadife Qi shëndrisin porsi dritë. Rrin e mshefun nën hije E l’shon erë të mirë. Edhe kurr s’kam me t’harru’
Por gjithmonë kam me t’kujtu. Qysh njat ditë qi m’je largu’. N’zemër kam mbaru’. 276. Kah mendoj se vjen pranvera I: Kah mendoj se vjen pranvera Gjithçka vjen tuj u gëzu’. :I I: Shokë e shoqe si përhera Nisin valle me këndu’. :I I: Vallen-e aman me këndu’ :I Gjithçka pra na u gazmue Ah! sa i bukur ky behar. Rrin bylbyli tuj këndue Veshë me pupla, shkru’ me ar. Shkru’ me ar, aman shkru’ me ar. Çohem herët në mëngjes Dal n’dritare me shikjue. Drandofillet mbushë me vesë Ndij bylbylin tuj këndu’. Bylbylin, aman tuj këndu’. 456 277. Krushqve Dielli ka lemun majave. Shetisin krushqit fushave. Ref.: I: G’zoni ju g’zoni o ju krushq-o Se sot do t’merrni nusen-o! :I Nisen kumbar-t me krushqit-o Nusen ia çojnë dhandrit-o. Ref G’zoni ju g’zoni o ju krushq-o Se sot do t’merrni nusen-o! Në shpi të nuses prijnë kumbar’t Krushqve na i qesin petlla me mjaltë. Ref.: G’zoni ju g’zoni o ju krushq-o Se sot do merrni nusen-o! 278. S’parit kohë du’ me fillue I: S’parit kohë du’ me fillue Sa e vështirë kenka dynjaja. :I I: Disa vjet moj i paç kalue Me ty më zu sevdaja. :I F’tyra yte porsi zana Kur t’shikoj baj çudi. Balli yt shkëlqen si hana Porsi dielli në pranverë.
Duert mi kishe si hakiku E gishtat si qelibar. Shumë hallet i hjekë ashiku Kur mendon se del n’behar. Flok’t m’i kishe moj krrela krrela Me ty moti më shkoi bosh. Në të ardhsha moj ma te dera Sot në shpi mos shkofsha shnosh. ______________________________________ ________________________ hakik – gur i çmuar qelibar – shumë i kthjellët, i pastër, i kulluar 457 279. Marangjyli Plot me lule ngjyra ngjyra Gjithë qyteti është lulëzu’. Marangjyl ka çelë natyra T’buk’rat fletë i ka mbulu’. Karajfili gonxhe plot Po krenohet me madhështi Eh sa bukur ka çelë sot T’gjitha lulet i kan’ zili. Ref.: Marangjyl e karajfil Ju na knaqet me bukuri. Porsi lule plot aromë Ka dhe tjera plot freski. Je ma e bukra në lulishte Lule t’kandshme plot me erë. S’jeni çelë ju kurr ma bukur Siç keni çelë në këtë pranverë. Lule t’kandshme fleta t’njoma Që na mbushën plot gëzim. Mos t’harroni se n’mes lulesh Lule asht qyteti im. Marangjyl e karajfil Edhe ju lule plot erë. S’bashku në qytetin tim Tashti ju pafshim ju përherë. 458 280. Tuj qendisë të pashë te dera Tuj qenisë të pashë te dera Nder në shkall me flokët lëshu’. Qi pa da t’i merrte era Tuj qenisë me atë sy t’shkru’,
Aman, aman, aman-e! Të shtat malet i kalova Për me folë me bisedu’ Dhe prej teje unë kërkova Dashuninë me ma diftu’ Aman, aman, aman-e! Kur më the me t’bukrën gojë Të vështrova moj ndër sy. T’gjitha lulet qi i paç n’dorë Me gjithë zemër t’i dhash ty. Aman, aman, aman-e! 281. Je e bukur si xhindeshë Tash sa ditë uzdaja m’mori Unë i mjeri tuj hek zi. Aman, aman M’asht’ ba ftyra verdh si limoni Prej marakut qi kam n’ty. Maraku në zemër më rri Tuj m’u shtu’ vjen ditë për ditë Je e bukur si xhindeshë Perëndia t’ka goditë. Je e bukur porsi hana Gjithë dynjanë e ke ndriçu’. Ty moj lule të vraftë zana! Të vjen era mollë e ftu’. 459 282. Ç’ke bylbyl qi m’je idhnue I: O kaloi dita, erdhi nata Ditët janë tuj u zhvillu’. :I I: Oh nji bylbyl-o qi e pata Tash mu’ m’asht largu’. :I Oh ç’ke bylbyl qi m’je largue Edhe nuk zen vend? O gjithnji rrin tuj fluturue Ec bjer n’kafaz tem! Oh sa m’merr malli dhe nji herë Bylbyl me t’ndigju’. Oh ditë e natë rri n’penxhere Qysh se m’je largu’. 283. Ç’ke qi kjan i mjeri ashik Oh ç’ke qi kjanë i mjeri ashik? Oh, se me ty djal do t’baj beharin, aman-e Oh shumë i kena mynafik-e Ç’po çalldisin me na damun. Oh s’gjeta, asnji njeri ashik, aman, aman
Oh, si bylbylat në mal, aman, aman, aman. Oh qysh se s’parit t’zuna mik-e E mjera unë rashë n’hall-e. 460 284 Hije t’bajnë mori qerpik’t Oh hije t’bajnë mori qerpik’t-e Asaman o mori mollë! I: Oh na i shashtrise gjithë ashik’t-e Qi s’na u le o derman-e. :I Oh, synin zi me gojë s’më flet Asaman, o mori mollë! Oh shpirtin tem ta laç në dorë Fol e qesh o me gojë. Oh gjithë nata me ty më shkoi Me ty bashkë tuj bisedu’ Oh, sa herë n’andërr t’shof Për ty rri tuj mendu’. _____________________________________ shashtrisë – çmendem, mrekullohem, luaj mendsh 285. Kanarina e bylbyli Kanarina e bylbyli rrijshin çift, jar , Rrijshin çift. T’dy me pupla si florini Yll me bisht, jar, t’damë me gisht. Kanarina e pëllumbi Rrijshin bashkë jar, rrijshin bashkë. Natë e ditë moj s’i merr gjumi Tuj u dashtë, jar, kjajnë hall bashkë. Gusha jote me alltuna Gushën kuq si rrush mëshqet. Pse u idhnove, si kje puna? Pse m’gërget, jar, pse s’më flet? 461 286. Ku m’je zanushë Ku m’je zanushë Mramë kur t’këndova? Mas kafazit të përgjova. Me dalë jashtë Prej nan’s s’guxova Qyqja, veç përgjova. Ref.: M’rrah zemra tik e tak-e Se ç’më dogj i ziu marak-e More m’dogj i ziu marak-e.
Moj zanusha vetullhollë Moj e kuqe porsi mollë. Mori belkëputun-o Kur më shkon si flutur-o. Ref.: M’rrah… 287. Larg të pashë e shpejt të njofta O larg të pashë e shpejt të njofta O shtatin tand mos t’a harrofsha K’ndo o bylbyl, çil-o lule zymyl K’ndo e mos pusho për mu’. Oh kur më del në avulli-e Oh bishtalecat nën shami Kjaj o bylbyl, çil-o lule zymyl Kjaj e mos pushoni për mu’. Oh kur më del mori në derë O drandofille plot me erë. K’ndo o bylbyl, çil-o lule zymyl K’ndo e mos pushoni për mu’. Oh kur më del mori n’oborr-e O karajfilat moj shatorr. K’ndo o bylbyl, çil-o lule zymyl K’ndo e mos pushoni për mu’. 462 288. Mor kaurri i Venedikut O more kaurri i Venedikut Po çka ke qi s’vjen n’iman? O pse si flet me gojë ashikut? Qeder mos i ban-e! Gjithë nata me ty më shkoi Tuj ndej e tuj bisedu’. N’andërr jam e vjen e më çon Se ç’më ke varru’. Syn’ e zi me gojë s’më flet Asaman o more djalë, Shpirtin tim ta lash amanet Del e fol nji fjalë! 289. Nji vajzë t’mirë qi ka kojshia Nji vajzë t’mirë qi ka kojshia Shoqja saj kund mos me u gjetë Mu’ me te m’ka zanë dashnia, aman E s’po m’hiqet kurr për jetë. Ti m’ketë anë e unë m’at anë Në mes kemi nji sokak. Njima konke si m’kanë thanë
Porsi ylli me bajrak. Hajde vashë të lidhim besë T’lidhim besë me shoqishojnë, Se s’do t’mundet asnji t’na prishë, aman Zemrat tona t’i afrojmë. 463 290. Synin si qershia Për Shkodrën plakë, bullojnë agime t’reja Me lule vile plot me drandofille Kullojnë si mjalta kang’t dritë n’atë hije E n’f’tyrën tande, vashë lulzon pranvera. Ref.: I: Synin si qershia Flakë e ke ndezë djalin. Buzën n’gaz e bane Pesh’ ia çove mallin. :I Liqeni n’mramje Shkodrën q’e flladitë Nën pemët e nalta qesh ballkoni i ri A ndien syzezë t’amblën melodi Sa bukur jeta vashë të ka stolisë? Ref.: Synin… 291. Si yll ishte ndër hyrina Si yll ishte ndër hyrina, marshalla! Kur e pashë unë shtang u ngrina, marshalla! Kur e pashë unë shtang u ngrina, sa mirë-a, sa mirë-a! Sa mirë moj marshalla, hiu! La, la, la, la, la, la la la, Flokt’ e verdhë i ka si ari, marshalla! Kish t’ia lmojsha unë i pari, sa mirë-a Kish t’ia lmojsha unë i pari, sa mirë-a, sa mirëa, Sa mirë, moj marshalla, hiu! La, la, la, la… Me petk t’linit ajo ish veshun, marshalla! M’kqyrë ka i herë me buzë tuj qeshun, marshalla! M’kqyrë ka i herë me buzë tuj qeshun, marshalla! sa mirë-a Sa mirë, moj, marshalla, hiu, la, la, la, la Kur e shof unë me krye ulë, marshalla Zemrën time se ç’ma shkule, marshalla Zemrën time se ç’ma shkule , marshalla Sa mirë, marshalla, hiu!
La, la, la, la… 464 292. Ma gëzofsh shaminë e kuqe E ma gëzofsh shaminë e kuqe, hej aman E jasaman moj buzburbuqe, hej aman. E ma gëzofsh shaminë jeshile, hej aman E jasaman moj drandofille, hej aman. E po shkëlqen lulja në mur-e, hej aman Se për mas teje u dogja nur-e, hej aman. E ma gëzofsh shaminë e hollë, hej aman E nuk të la pa t’shti në dor-e hej aman. U bu-bu ç’kam ndërmend hej, aman Ku t’a gjej marakun tem hej, aman. 293. Bukuri mos t’kanë gërga I: Ka shumë kohë qi kanë kalu’ Për ty vashë unë kam mendu’. :I I: Zemrën ty t’a paç dhuru’ S’mujta kuj me ia diftu’. :I I: Bukuri mos t’kanë gërga Unë të du’ moj pa ia da. :I Për në kjoft kështu e vërteta Don me m’lanë ti në këtë jetë Shumë kujtime kanë me metë E nuk dij a kam me i gjetë. Bukuri mos t’kanë gërga Unë të du’ moj pa ia da. 465 294. Ti tuj qeshë e unë tuj kja Oh ti tuj qeshë e unë tuj kja, aman-e Oh na erdh vakti për me u nda. Ref.: Kjaj, o bylbyl, çil o lule zymyl Kjaj e mos pusho për mu’! Oh rreth e rreth në avulli-aman-e Oh bishtalecat nën shami. Ref.: Kjaj… Oh kur më del mori n’oborr, aman-e Oh karajfilat moj shatorr. Ref.: Kjaj… ______________________________________ ___________ shatorr – pemë që i ka degët e dendura e të mbledhura si tendë, si kurorë
295. Sa e bukur del pranvera Sa e bukur del pranvera E natyra zbukuru-e Çelin vjollca, lule tjera Për mu’ shpresat kan marue. K’ndon bylbyli sa vjen prilli Bota mar’ rrin tuj gëzu Kur çelë vjollca e zymyli Rrij i mjeri tuj vajtu’. Flok’t e tu moj krrela, krrela Vet’lla, syzezë si ullini Ty t’kam zgjedhë përmi t’gjithë t’tjerat Nuk të ndrroj për sytë e mi 466 296. Luleverës I: Mos rri pritas, lulevera Sepse dimri t’zdeshi shqim. :I I: T’gjitha fletat tua t’blera Plot gjallnim. :I Ku të kam e bukra lule Si me erë plot bukuri? Mos më rri pra me kry ulë Sy qershi. Je e bukur dhe e dashtun Dhe e mushun tan gjallnim Ai qi t’desht’ asht prap tuj t’dashun T’ka n’kujtim. Mos rri ngritas lulevera F’tyrën ndrroje në gëzim Sot për ty ka çel pranvera Plot lulzim. 297. Vinte çika prej livadhit Vinte çika prej livadhit Buzën kuq si lulja e allit I: Kaçurrelat midis ballit Çik-o mori çikë! :I Çika djalin po e dashka Na e dashka dhe e paka Vaj medet, po na diktoi plaka Plakës i raftë nji pikë! Rrinte djali n’maje t’gurit N’maje t’gurit prej bilurit. Po ja thoshte kangës nurit Nurit të bukurisë. 467
298. E mira tuj qendisë E mira moj tuj qendisë Rrin tuj k’numun dashunisë K’ndo me za si t’gardalin’s Përvetë shoqet, shoqet qi po vinë Mos janë zemru’, se jam feju’. Po vinë shoqet me u përgzu’ Vet t’ka anda me t’uru’ Fat të mirë moj çikë ke pasë Ke marr burrë, burrin qi ke dashtë. Na shtjen lakmi, me këtë dashni. 299. Si t’kam dashtë unë ty Si t’kam dashtë unë ty-e Hajde moj zylyfe zeza. Hajde mori e pabesa. Nuk të ndrroj për syt-e Hajde moj zemër jallane Hajde moj e paiman-e. Unë nuk jam kujtue Se ti mu ma ban me hile Moj zemër katile. Por t’kam dashtë e të du-e Oh më ke ba me hile Të vraftë moj dita diele! Qyqja moj e mjera M’ndrrove me ashik të tjerë Jeta t’u baft zeher. Qyqja ti e ngrata Se shumë bela ti pata O mos t’u errt’ o nata. ______________________________________ __________ iman – fe, besim në Zotin 468 300. Të gjitha hallet t’i diftova T’gjitha hallet t’i diftova Veç me ndej me bisedu’. E prej tejet unë kërkova Dashuninë me ma diftu’ Aman, aman-e. Kur më the me t’buk’rën gojë Të vështrova moj ndër sy. T’gjitha lulet qi paç n’dorë Me gjithë zemër t’i dhash ty Aman, aman-e.
301. Moj e vogël ndej n’oborr Moj e vogël ndej n’oborr, aman Zylyfin moj, zylyfin-o moj zi si korb. Vet’lla t’holla, vet’lla t’holla gajtanli, aman Syn’ e zi por, syn’ e zi-o moj si qershi Gojë të vogël, gojë të vogël moj si kuti. Dham’t e shpesh, dham’t e shpesh moj si inxhi, aman Qafë të gjatë, qafë të gjatë për hijeshi Bel të hollë moj, bel të holl o për merakli. Kur t’mërzitem, kur t’mërzitem vi e rri aman N’hije t’blinit, n’hije t’blinit nën lajthi Në bar t’njom-o, në bar t’njomë O në dushk të ri. 469 302. Kur më bjen ndërmend për ty Pse më len në këtë zanan Tuj e dijtë se unë të du’? I: Merhamet t’u bofsha kurban Begenis e fol me mu’. :I Na po dahna more sy Porse zemrat s’mund t’i ndajmë Kur më bjen ndërmend për ty Sytë e mi mbushen me vaj. Syni i zi porsi filxhani Mori dranofillja e bardhë. Vet’llën holl porsi gajtani T’lutem moj me m’i falë. Kasaveti yt më plaku S’më merr gjumi ditë as natë. Mu’ t’mjerin m’zu maraku Zemra jeme ç’m’u ndez flakë. ______________________________________ kasavet – kujdes, merak, brengë 470 303. Mori buzburbuqja ime I: Sot për sot me itibar Askërkush mos me ta mrri. :I Rueje synin tamahqar Se të çartë moj bukuri, of medet! Ref.: I: Hajde moj qi s’më flet Hajde moj kush t’gërget? Ashiku yt jam vetë, of medet! :I Mori buzburbuqja ime
Kur t’a pashë synin e zi. Kur ma ven bohçen e kuqe Na mbyte me bukuri, of medet! Ref.: Hajde moj… Mori drandofillja e vogël Ku e ke marr këtë bukuri? Le e rritun je në Shkodër Nanë e babë jabanxhi, of medet! Ref.: Hajde moj… M’at pexhere ly me bojna Dibrani e ka goditë Rri Vitore, mos qit ojna Prej Zotit të raftë nji pikë, of medet! Ref.: Hajde moj… M’at pexhere mas’ kapakut Kishte ndejë nji vajzë e re. Mos ven vesh fjalve t’hallkut Ata flasin keq për ne. 471 304. Maraku ma i randë se plum’i Maraku ma i randë se plum’i Paske zemrën katileshë. I: Bij me fjetë e s’më merr gjumi Janë kah m’lu’jnë mend e kresë. :I Ky marak fort më mundoi Tash dy vjet e gati tri. Fushë e male do i kërkoj E do t’bahem jeremi. Po t’i qes nja dy tri bejte Venja veshin mori dritë. Karajfil me gonxhe t’verdha, Si na bane natën ditë? N’pranverë këndon bylbyli Në bahçe ulet rrallë. Sy e vetull porsi ylli Ty të lutem me m’i falë. 472 305. Asaman moj drandofille Asaman moj drandofille M’je nji lule për sevda. Për së gjallë vorrin ma çile Prej k’saj jete don me m’da.
Zemra jeme m’u ndez flakë S’kam ku flas njiherë me ty. A mendon se ke me u plakë Ke me dekë, n’vorr me u ndry. Zemra jeme m’asht ba birë E m’asht ba si karabojë. T’u ba faqja si limoni E ke pasë si shebojë. Kur të pashë moj tuj gjimue Faqja jote ba jeshil. Thashë: - Medet ç’po hjekë për mue E shkreta moj drandofill! Unë i mjeri unë i ngrati Jeremi m’u ba kjo jetë. Sielli sytë e shiqoj malet S’di se kah me dalë me tretë. 473 306. Mori dranofillja e kuqe Mori dranofillja e kuqe, Sa bukur moj kuvendon. I: Dranofille buzën burbuqe Me të këputë kush nuk guxon. :I Dranofill kuq si sheboja Lule topçe si përherë. Bardhë e kuq moj bojna bojna Më kënaqe o me erë. Vjen bylbyli për hava Sa të shef ai do t’ndalon. Tuj të k’ndu gjithë pa ia da Ni vend t’bukur zen n’nji degë. Afër tejet tuj t’këndue Rreth e rreth sillet mbi kry’. Çou moj lule thot mendue Me kuvendu’ du’ me ty. 307. Vjeshta erdh dhe kaloi Vjeshta erdh dhe kaloi Gjithçka la për bukuri. Të dy zemrat t’i bashkoi Me kalu’ nji bashkmëni. Ty moj lule të raftë zana! Gusha jote si pëllumb. Porsi di’lli, porsi hana Shoqe nuk t’gjej moj kurkund. Tash sa vit tuj të shikjue Ftyrën tande me shumë mall
Kur m’ndigjon tuj bisedue Si bylbyl qi knon n’behar. 474 308. Mori vashë vetullhollë Mori vashë vetullhollë Ftyra yte ç’po t’shëndritë Prej ‘saj nate kur më fole N’zemër time më ke hy. Kur më del prej derës n’mbramje Bulevardit tuj shetitë. F’tyra jote shndritë si hanë Si selvi shtatin ma shtrinë. Dashni zuna me ty s’parit Deri tash se kam provu’. Si t’ia baj mori k’tij halli Zemrat tona me i bashku’? Nji letër du’ me t’a çue Mos kujto se du’ m’u tallë. E xhevapin me ta çue Nuk të la moj pa të marrë. 309. Karajfil emnin e ke Njitash lulet janë harlisë E kan qitë filiza t’ri. I: Bylbyli me krah shetitë Ban pushim ndër gema t’tij. :I Bylbyli me krah t’arit E kërkon shoqin e vet. Qysh i vogël n’derë t’kafazit Rrin e k’ndon kangën e vet. T’gjitha lulet çelin verës Ashiku u ban hysmet. Karajfili i saksisë Rreth e rreth ganxhet i qet. 475 310. Po fillon me dalë behari I: Po fillon me dalë behari E shyhret i nep dynjasë. :I I: Mue për ty më ka marr’ malli E s’po i gjej qajre sevdasë. :I Hajde pra moj drandofille Ti për mue e bisedo. Zemrën tande fill ma çile Me gojë tande ma dëfto. Kur të pashë nën derë t’oborrit Rreze t’bante bukuria.
Të baj be natën e vorrit M’i qaj mirë hallet e mia. 476 311. Kur më rri karshi-karshi Kur më rri karshi-karshi-e Unë kam zanë marak në ty-e. Vetëm ti më ke pëlqye Të kam zemër, të kam sy-e. Ref.: I: E bardhë, e bukur je Nuk kam qajre pa t’marrë erë :I O unë me dijtë moj se t’marr ty Si nji pulë more du’ me u ba-e E n’kotec unë du’ me hi-e Tana pulat me i përzi-e. Ref.: E bardhë… O, ustallëk Zoti m’ka dhanë Si një gjel more du’ me u bo-e E n’kotec unë du’ me hi-e T’tana pulat me i përzi-e. Ref.: E bardhë… O, ustallëk Zoti m’ka dhan-e Si nji peshk more du’ me u ba-e E në det more du’ me hi-e Të tan peshqit me i përzie. Ref.: E bardhë… 477 IV. KËNGË TRIMËRIE 478 479 01. Ded Gjon Luli I: Krisi pushka disa topa Sa me vrap na u mblodh ordia:I I: Me e njoftë zuni gjithë Evropa Trima t’fortë paska Shqipnia. :I Dedë Gjon Luli shkroi nji letër Valisë s’Shkodrës ia ka çue: “Se Shqipnia nuk don tjetër, Veç don vendin me sundue.” Ded Gjon Luli ban kërdinë: - Tungjatjeta! - po i thot krajlit. - Del e shikjo me dylbi
Si lufton biri i shqiptarit. 02. Kangë për Bije Vokshin Nëpër telat e sharkisë Derdhim kangët e trimnisë. Sot me dhimbje e k’nojmë këtë kangë Pushoi zemra e Bijës nanë. Ka vdekë mbesa e Sulejman trimit Hallë Sabria o e Asimit. Ka vdekë bija e Kastriotit Kosovarja e derës Vokshit. Shpija e saj o shpi e trimnisë Jetë e vdekë o kushtu’ lirisë. Ne gjithmonë o ty t’kujtojmë Kunorë lulesh, o kanga e jonë. Kunorë lulesh o ti je vetë Që nuk vyshkesh o kurr për jetë. Ti me nder o je nda prej jete Lule qe o dhe lule mbete! 480 03. Kaçanikut i raftë pika Kaçanikut i raftë pika! Nuk e din se çka asht’ frika Nandë sahat tuj pre me thika! Hej more hej! Grykë e Kaçanikut Jo s’i thonë shaka. Varr asht i anmikut Tmerr dhe hata, ore hata! Ref.: Dërgut pasha, mor Dërgut, Kaçanikun mos e nguc! Mos e nguc e len rahat Merr ushtrinë e kthehu prap! Pashë, more satrap. 04. Këngë për Ibe Palikuqen Mbi këto male t’nalta Atje në Mavrovë. Lufton Ibja nanë O me armë në dorë! Ref.: Me vllaznit e vet, Trima partizanë Hasmit mu në ballë O se ç’i ranë. Ti na dole partizane
Ibe sokoleshë. Të nderojmë si bij të madhe Ibe moj shqiponjë. Prandaj ne sot, moj sorkadhe, Për ty do t’këndojmë. Dhe një ditë shtatori Atje në Kërçovë. U vra Ibja nanë O me armë në dorë. Ref.: Me … 481 05. Xhamadani i lirisë Kërcet topi e gjëmon trolli Xhamadanin hapë Mic Sokoli. Përmes fushës kalldram me gzhoja Bash si fletët kur hapë shqiponja. Hej, ngriti krahët e i tha Vatanit: - S’na shpon, jo, o top i sulltanit! Zemra jonë ka gjak sa gurra Mbi anmikun o bini burra! Kaluan vitet, kaloi një shekull Koha grrye ka gurë e hekur. Erdh ndër kohna e iu vesh trollit Xhamadani i Mic Sokolit. Hej, e pat vesh o dhe Selam Labi Kur për gryke topin e kapi Përmbi tank o kur rrugën skuqi E pat veshë o dhe Vojo Kushi. Prap në botë o sot ka sulltana Që n’a mbajnë o ndër nishana Porse gjum, jo s’ka Kosova Sytë me dritë o n’a i mbushë vatani. Hej, shkëlqen djersa e s’dridhet loti Në këtë truell o me bukë baroti. Shkrinë çeliku e lulzon molla. T’gjithë shqiptarët janë Mic Sokola! 482 06. O moj Kosovë, me k’sulë të bardhë Hej moj Kosovë me k’sulë të bardhë O moj Kosovë. O shtati yt o me dyzet plagë Me dyzet plagë. O shtati yt asht bajrak i gjallë Sa mirë po i rri hasmit përballë
Sa mirë po i rri hasmit përballë O, o, o prite Azem Galicën! Bashk-o me nuse! Shqipja ban plag-o në fushë të kuqe. Lufton Kosova me krajl e me mbret-e O shumë po vritet, por s’ka me vdek-e! Po i prin Azemi në log të burrnisë Po i prin Kosovës, lufton për Kosovën Lulja e trimnisë. Hej, o jo s’ka vdekë baca Azem, Baca Azem. O krejt rininë tani po e bjen-e Tani po e bjen. O po i bjen zjarrit, bjen kah gremina O kam lan Shotën o me do trima __________________________________ hasëm = armik 483 07. Këngë për Jakup Ferrin Ç’asht ai zog i kuq i bardhë? Nga beteja sjell haberin. Eu, nëpër mes bjeshkës i bie Fill i vetëm pa luftarin. Si dori i lashtë prej çetash Ai po vjen me vrap prej malit As ujvarat e Valbonës Nuk ia lajnë rrëketë e gjakut. Ref.: O Jakup Ferri, mor ku je? Thrrasin malet me piskamë. Tridhjet krena i ke pre Me shtat plagë po rrin në kamë! Ndal dorin n’shteg t’oborrit Shkumbë nga goja tringëllima. Eu, mbeti trimi n’log t’mejdanit! Gjak trimnie pikë lëndina Rrin mbështetun mbi një mal Rrjedh lumi valë e i gjatë Eu, tuj luftu’ o për vatanin Jakup Ferri me bajrak. _____________________________________ haber = lajm, njoftim mejdan = fushë e hapur, shesh, arenë (zakonisht në këto vende zhvillohen dyluftime)
484 08. Këngë për Sefë Kosharën - Hej Sefë Kosharja i pari i fisit O hije t’paska o maja e plisit! - Hije m’ka o shok’t e mij Kam dhanë jetën o për liri-e! Kam dhanë jetën o për liri Jam shqipar kosovarli! S’na ka le nana prej barkut! O na ka qitë pushka prej çarkut! Hej amanet-o për me m’varrue Ngat njaj lisi, për me shikjue. T’i shoh fushat o tuj jeshilue T’shoh flamurin o tuj flakrue! Du’ manxerrin për t’qitë te varri T’ja ngjesh hasmit n’lule t’ballit! Du’ manxerrin me gjithë fishekë Oh se s’kam vdekë e s’kam me vdek-o! Hej mal me gjak asht’ ba Kosova! O luftë po ban o Sefë Kosharja! Po ban luftë e po ban kërdi, Gjëmojnë malet o duen liri. Nuk jeton shqipja pa bij Nuk gjallnon ajo pa liri. Nuk duron shqipja robëri O jam shqiptar kosovarli! 485 09. Këngë për Avni Rrustemin I. Bërtet polici IX. Avni Rrustemi Sa u bind Parisi: T’ka ndezë alemi. - Kjo pushkë kah krisi? - Lum na që t’kemi! Vallë, kush u vra? Thomi pa pra. II. Frengjt’ grumbullohen X. Je i lavdërueshëm Fort pezmatohen. Fort i urueshëm. Disa ndigjohen Gur i paçmueshëm Tuj thirrë me za. Ndër burra e gra. III. Asht vra Esati! XI. Kjo do të festohet Me u shu’ fesati Kurr s’do të harrohet. S’e zuni sahati Kangë do të këndohet Ai vdek ka ra . Gjithmonë pa nda. IV. Desh Perëndia E vrau Avnia. T’shpëtojë Shqipnia T’ngeli pa u nda. V. T’marrë fund ngatrrimi
T’soset mjerimi. T’mbretnojë bashkimi T’rrojmë vlla me vlla. VI. Mban zi Serbia, Çirret Greqia. Qan Italia Për atë që u vra. VII. Lutet Libohova Dibra e Tetova. Ma fort Kosova Me lot tuj qa. VIII. Po gjithë Shqipnia Dru’ gjithë njerëzia. Që të rrojë Avnia K’shtu bajnë dua Rrofsh ore Avni! 486 10. Këngë e Ibes Ç’po kërcasin pushkët Gjëmojnë malet lart Djemt e Dibrës vijnë nga mali Trimat partizanë. Katër ditë e katër netë Pushka n’Dibër ç’po kërcet Kan ngelë trimat partizan Ujë pa pi e bukë pa ngranë. Hej, vaj medet Nanë moj ç’na ka gjetë! Se Dibrën tonë, Nanë po dojnë me e djegë. Dolën tanksat nga Taraniku I tërbu’m bërtet anmiku Dibrën e Madhe me shkatrru’ Grima-grima me e coptu’. Mirpo trimat partizan Kapën Dibrën anë e mbanë Prej mbas shpinës s’Taranikut Mu në ball i ranë anmikut. Ngadal shtriga e gjermanit! S’i ke njoftë djemt e dibranit! Djemt e Dibrës, sokola t’malit, Që ta çajnë kapak’n e ballit. Hej, ngadal kapiten gjerman! Se shok’t e Ibës luftojnë si luanë. 487
11. Këngë për Bajram Currin (3) I: Kërsiti pushka, :I I: Ushtonte mali, aman, aman Dilni kush ashtë vra! :I Bajram Curri n’kali Në syret ma i pari aman, aman Mahzun ish kon’ dalë. Bajram Begu n’bjeshkë N’kmishë e n’tlina desh-e, aman, aman Kry’t në faculetë. Bajram Curri n’borë-e Bukë po rrin pa ngranë, aman Vetëm për Kosovë! Bajram Curri n’shi-e Ujë po rrin pa pi aman, Vetëm për Shqipni! Oj Sherife hanëm, Djali po t’thirrë bab-e aman, aman Babë nuk ka n’dynja! 488 12. Këngë për Sulejman Vokshin Ka ra terri prej Stambolli. Kujt po i digjet nji kasollë? Ka ra pushka n’krah të malit. S’e ç’i ndriste djersa e ballit N’flakë t’barotit, n’prehën t’mikut N’djep prej druni rrit kreshnik Mos ia prek ballin kreshnikut! Se t’pret grykë e Kaçanikut Jam Sul Vokshi, s’e lshoj trollin Krah për krah me Mic Sokolin! Avdyl Frash’rin kam midis Për liri djegë shkamb e lis. Mos m’iu turr sulltan flamurit Se kam dalë nga palca e gurit. Ka marr flakë kreu i sulltanit Ç’asht kjo rrfe që i bjen karvanit? Çoni fjalë Kosovës vogël Do t’ja ngreh çadrën mbi kodër. E në bjeshkë te retë e bardha T’i kam djegë harem e çadra! 13. Kangë për Skenderbeun Kaluen shekuj mbi Ballkan Nga shtat zemra shqiptar’t i kanë Me shtat zemra i ka lind nana
Brijt e trupit o jatagana. Me i lahutë o i knon lirisë Mbi lahutë o koka e dhisë E n’bisht Gjergji o n’përkrenare Ia ka dhanë o lahutës shqiptare. Me i ba o lahutës telin Çikat tona e pren bistekin. Kur tradhtitë o na i ban bllokada, Shkrimë unazat e i bom shpata. Shtat krajli o i kish Bota Shtat krajli o na m’synë me topa O shtat zemra n’gjak t’shiptarit Shtat herë vritet, o tetë herë ngjallet! Shpatë e Gjergjit o rrkoj zi zana I theu n’Krujë o tre sulltana. 489 14. Ditë e zezë 6 qershori Ditë e zezë 6 qershori Shtini me pushkë tradhëtari I: Ranë si trima tre dëshmorë N’mes të rrugës, në Kavajë. :I Dalin motrat e Raziut N’skaj të rrugës pranë shtëpisë: - Hakun tand vlla do t’a marrin Bij të tjerë të Shqipërisë! Doli nana e Vangjelit Mu ke pragu i shtëpisë: - Kam dhe ma unë djem të tjerë Për në radhët e partisë! - Fli i qetë o shoku Loni! Edhe ju dëshmorë të tjerë. Për shumë shekuj do të rrojë Emri juaj në këtë jetë! 29. Këngë për Ismail Qemalin O Qemal, kur të përzunë, Kur të rrethosi Turqia, Dhe një çik, pra të zunë, Erdh e të mori gjemia. Brënda në Paris të shpunë, Atje ku qe katemia, Se ç’u ngrut krali në gjunjë, Kralesha edhe e bija: - Cili je ti more burrë, - Që di pallatet e mija? Unë jam Smail Qemali,
Prapa më vjen historia. Të lutëm nëmë një vulë, Të vuloset kufia. Të shtat vulat ti dhamë, Po s’doj të vulos’ Turqia. Do vulos’ se s’është punë, Është imja Shqipëria! Sazan e Karaburun Janë vatanet e mija. ______________________________________ ___________________________________ - Katemia = këtu është fjala për mbledhjen e Fuqive të Mëdha ( rrjedhë nga fjala “akademi”) 490 16. Këngë për Hajdar Dushin Një ditë vjeshte në nandor Buzë Drinit tradhtari zuni pusi. I: Me e vramun Hajdar Dushin e ri Me i qitë shokët në pabesi. :I Krisi pushka, jehoi errësira Anë e mbanë lufta filloi. - S’dorzohemi gjallë or ballista! Zani i tij si i luanit jehoi. Kaluan shumë orë, beteja s’maroi Val’t e lumit gjersa gurgullu’n. Nga gjaku i Hajdarit që s’pranoi Me tetdhjet trima me u dorzue! 491 17. Këngë për Isa Boletinin Ministrit të Londrës shku’n e i thanë: - Isa Boletini vet ka ardhë! O man allti e man k’sul t’bardhë! - Duhet t’prit o si asht’ zakoni, Veç kujdes t’ma kontrolloni! Ju gjeneralë o t’ma shoqnoni! Hyni Isai me kokën naltë, Palë e xhamadanit i rrin hap’t. O si shqiponja, o mor me dy krahë: - Më kan thon o se je trim mali As kërkush armët s’ti nali! Veç n’Evropë unë do t’jem ma i pari! - Mos besofsh more ta kallxoj Se nant’ plumbat i mbaj në gojë Ismail Qemali o vet ma dor’zoi!
Sa për rregulla i zbatova, Veç alltinë unë s’e dorzova Gjithë jetën prej brezit s’e l’shova! Lordi plak mbeti pa mend. Asnji fjal se foli, por bon me shenjë: - O ulu mor shqiptar të bojmë’ kuvend! - Unë kalova detin o ktu’ me ardhë Më ka çu’ populli shqiptar. O veç kralive me ua thonë dy fjalë. Nuk kam ardhë ktu’ mor zotni Në pallat të Londrës me u vra me ty! Veç me thonë more se ka Shqipni. Kush t’ka thonë se nuk ka Shqipni, S’ndëgjon me vesh as s’shef me sy. E koritë o vehten e tij. Se Shqipnia asht’ ai dhe Ku ka lindë ai Skenderbe Portës naltë more i ka vu re! 492 18. Ushton gryka e Kaçanikut Ushton gryka e Kaçanikut Morën zjarr këta gur’t e malit. I: Përmbi çallmat e Anadollit Ndizen hutat e shqiptarit! :I Ref.: I: Hej Kaçanik e shkamb e gur Digjesh e pritesh për flamur! Për flamurin e Skenderit Luftojnë djemt’ e Idriz Seferit! :I Kurr nuk çarten o kullat tona Vendit tonë i dalim zot. Tirq e zhguna e xhubleta Thurr i kemi o me barot. Ref.: Hej… Sulen trimat nga Kabashi, Nga Lubizhda e Stagova. Th’rret me t’madhe Dërgut Pasha: - Ndihmë Sulltan se sot marova! Ref.: Hej … 493 19. Këngë për Bajram Currin (1) I: Bajram Curri i ri-e:I I: Natë e ditë në shi,
Aman, aman Vetëm për Shqipni! :I Bajram Curri n’borë-e Bukë po rrin pa ngronë Aman, aman Vetëm për Kosovë! Bajram Curri n’mal-e Luftoi pa u ndalë Aman, aman Vetëm për vatan! Bajram Curri plak-e Zemra i pikon gjak, Aman, aman Vetëm për bajrak! 494 20. Kangë për Bajram Currin (2) Bajram Curri fjalë ka çue: - A po vini sot me m’nimue? A po vini sot me m’nimue? Se Sulltani bre na ka çue. Se sulltani bre na ka çue Shemshir Pashën o me na shtrue. Me na shtru’ këtë copë Shqipni Duen të dhjeta, duen vergji. Duen vergji e duen nizam-e Kanë qitë topat në istikame. Kanë qitë topat në istikame. Gratë e Pejës janë çu’ në kamb-e. Gratë e Pejës u çuen në kambë: - Po i thonë Pejë e po i thonë Gjakovë Po i thonë Pejë e po i thonë Gjakovë S’napim vergji, s’napim nizam! _____________________________________ nizam = ushtar 495 21. Ç’janë k’ta gurë t’bardhë e t’zi - Ç’janë k’ta gur-e t’bardhë e t’zi? - Dikush krushqit na i ka ngri! I: I ka ngri e i ka ba gurë O krushqit tonë me flamur! :I - Cili ashtë krushku i parë me radhë? - Skenderbeu me shpatën zjarr! Krushku i dytë o asht’ Naimi O Mic Sokoli lshon kushtrimin. Nusja jonë o kurr nuk vritet
N’çdo pikë gjaku ajo rritet. Ku e derdh shqiptari gjakun. O rrnoftë liria me bajrakun! 496 22. Në muzeun historik Në muzeun historik Me bukë premin e ka nisë. Nji herë shkova me nji mik Çan rrethimin baca Isë! Me bylbylin kangatar T’u n’a i qite flakën Cetin’s O Dervish Shaqën, kosovar. S’lidhen Agat e Judbinës, o hej! Ref.: Ja koburja e Boletinit! Vesh me sërm e tytë florini. Paska ardhë këtu n’Tiranë Pranë herojve t’tokës nanë. N’t’gjitha anët e Kosovës Ka dalë zani i Knjaz Nikollës: - Isa Begun me ma gjetë! Me armik nji natë me fletë! Ref.: E ka pritë e ka gostitë E ka mbajt nji natë e i ditë. I pabesi s’njef tradita I ka mbush rrugët me prita. Knjaz Nikolla e rrahu telin N’Podgoricë e dha haberin: - Me u çu’ n’kamb çka janë xhandarë O me vra Isën kosovar! Ref.: Jo s’e vret trimi Jutbinës Se ç’ia qet flakën Cetinës Tanë Kosova dha betimin Gjallë e kemi Isë Boletinin! Veshoviqi e ka ndalë: - Ndal Isa, se i kam dy fjalë! Arm’t e brezit me i dorzu’! - O Veshkoviq more, ke gabu’! Ref.: A e din me kend po flet? S’mi ka nal as krajl as mbret Për trimni mos t’qofsha falë. Arm’t për mu’ janë babë e nanë! 497
23. Ani moj Shqipni mos thuej marova Ani moj Shqipni mos thu’j se marova! Ani se djemt tu hala janë gjallë. O n’komë’ jan çu’ rrept o Kosova E bajnë luftën ballë o për ballë-e. More ishin ditët ma të vshtira Me njëmijenantqindedhet-e. Kur n’Kosovë ra egërsina Don me zhbi çdo bimë mbi dhe! More se n’Prishtinë, aty pik s’pari More krisi topi o me duhi. O aty gjaku i shqiptarit Ra në tokë me bi përs’ri. 24. Këngë për Tahir Mehën Po thotë rinia: - Kush na ka ardhë? Asht’ Bacë Tahiri O me kapuç t’bardhë! Ref.: O Bacë Tahiri me pleq e t’ri E shkriu gjithë jetën O për Shqiptari. Gjithmonë i pari O në demonstratë Asht’ Bacë Tahiri O me kapuç t’bardhë! Ref.: O Bacë … 498 25. Këngë për Adem Jasharin (Sërish vjen marsi) Sërish vjen marsi, sërish vjen stina T’rënët dhe të gjallët bëhen tok. Vesë as shi s’duron lëndina Burrëria jonë nuk duron lot. Midis kujtimesh e midis këngësh Çfaqet kryetrimi fjalëpak. Ndë’ gema degësh e sytha pemësh Mërzisë sonë i vë kapak. Ref.: Sërish vjen stina e ne ndërrojmë mot. Po vetëm ai s’plaket kurr. Uji i bjeshkëve i rrjedhë për poshtë Ai lartësohet si flamur, o si flamur!
Dhe njerëzia vijnë përkulen, varrin tënd nderim Nipi e mbesa me uratën, nisen fluturim. Zemra merr guxim, plisi i bardhë shkëlqim Hej me ty gjithmonë në ballë,me ty o Legjendar! Sërish vjen marsi e vjen pranvera, Amanetin e tij përtrijnë. Lulet e barin i tund veç era Si medalona n’pelerinë. Midis… Ref.: Sërish… Dhe njerëzia… 499 26. Këngë për Hajredin Pashën O Hajredin Pasha, o po vjen Radikës I: - O vallë ku jan’ o malet e Dibrës? :I Vallë ku jan’ o malet e Dibrës? I: O te kalaja o po bajnë kuven'! :I O bëjnë kuven' e po tek kalaja Hajredin Pashën e ka gjet belaja. Kjo belaja pashën ç’e ka gjetë Malet e Dibrës na kanë lidhun besë. O lidho me vdekë e po lidhë të tan-e S'nigjon Dibra jo me dhanë nizam-e. Hajredin Pasha o more hutaq-e S'rrihet Dibra pash mër me kërbaç-e! - Hajredin Pasha ku e ke lanë ushtrinë ? - Gjithë në Dibër besa mi kan gri! O gjithë në Dibër besa mi kan gri Jo ma pak se dymdhetmijë. Jo ma pak o se dymdhetmijë Kan' mbet' n'istikam e n'varrezë ç'kan hy! 27.Këngë për Ganimete Tërbeshin (2) Hej asnji fjalë si shpëtoi o prej goje Nanë moj sa shumë duroi Hej, hej! Nanë moj sa shumë duroi! Hej shkumza t’bardha i dilnin prej goje Shokët nanë s’i tregoi Hej, hej! Shokët nanë s’i tregoi! Ref.: Jo, jo s’ke vdekë lul’kuqja e Gjakovës
O ne me mall të kujtojmë, oj Ganimete! Jo, jo s’ke vdekë lul’kuqja e Kosovës, Ganimet, moj krenaria jonë! 500 27. Këngë për Ali Pashë Tepelenën Moj kalaja me bedena, Çfar asllani paske mrena! Ali Pashën me shtat’ zemra, Qi i mush topat me dykmena. Ç’ke Vasiliqi ,qi qan, Se ne kemi Yç Kalanë! Tridhet’ vjet do ma nizanë,un’ prej teje s’e hek sevdanë. Moj Janinë, Janinë e shkretë, Të raft zjarri e të djekt! M’vjen keq, se t’kam godit’ vetë, S’të gëzun’ as djemt’ as vetë! Bijt’ e mi, ju soj çifuti, Njeri mu hallin s’ma di; Jalla u preft sultan Mahmuti Qi m’flliqët soj e oxhakun! 28. Këngë për Avdyl Frashërin Kurvelesh e Gegëri Ç’u mblodhë në Ergjëri, Bëjnë një komision të ri Për të shkretën Shqipëri. Avdyl Bej na’ Frashëri Dhjetë herë vate Frëngji, U përpoq i varfëri Prit Gjolekën me ushtri Të bënë luftë me Turqi. ___________________________ - Frëngji – këtu e ka kuptimin :Evropë 501 V. KËNGË TË SHQIPËRISË SË JUGUT 502 503 01. Kur më shkonje lumit goce Kur më shkonje lumit goc-e Hajde truma, truma. I: Sa të pashë o ty moj goc-e Mendjen se ç’e humba. :I Ref.: Jarnana,jarnane, T’desha moj goce, t’desha
Balluket e shpesha. Se ky lumi gurgullonte O tallas, tallas-e. Të kalova afër moj goce Marshallah të thashë. Ref.: Jarnana… Unë s’të fola me t’vërtetë Bëja një shaka. Oh se jam i vogël moj goc-e Andaj kam sevda. Ref.: Jarnana… ____________________________________ marshallah – përgëzim bukurie 504 02. Njëzet e pesë gërsheta I: - O njëzet e pesë gërsheta T’i numurova pa fjeta. :I I: - Ti s’m’i numërove dot More djal-o borzilok. :I Ref.: I: Moj lule, moj lule Sa e bukur që më je! :I - O ti numërova kur bie Buzëkuqe, karajfile. - Ti s’mi numërove dot More djal-o borzilok. Ref.: Moj lule… - O mos je yll a mos je hënë? Mos je mollë për t’u ngrënë? - Jam nji lule për dynja Veç për nënë e për baba. Ref.: Moj lule… 03. Të rashë pas, moj, të rashë pas I: Të rashë pas moj të rashë pas Rrugës kur shkonje për gjimnaz :I Ref.: Do ti them nja dy tri fjalë, Se unë ty të dashuroj, o jo Çapkën, çapkëne e vogël o! Të rashë pas moj kur më ike Rrugës për pedagogjike.
Ref.: Do… Të rashë pas moj kur më le Rrugës kur shkonje për lice. Ref.: Do… 505 04. Mora çiften e dola për gjah I: Mora çiften e dola për gjah Pashë fëllënzën në një degë. :I Vuna çiften në nishan Por ajo nuk bëri bam. Se fëllënza pesmbdhjet’ vjeçe Iku jasaman! Morra rrugën aman për me u kthy’ Pashë fëllënzën përsëri. Por ajo nuk më qortoi Me synin e zi më shikoi Se fëllënza pesmbdhjet vjeçe Mua m’dashuroi. Vura çiften në nishan Por ajo nuk bani bam Se fëllënza pesmëdhjet’ vjeçe Iku jasaman! 05. Dil pak moj në penxhere Dil pak moj në penxhere, Të të shoh moj se cila je! Të të shoh moj se cila je, E vogël moj a e madhe? Të të shoh moj se cila je, E vogël a e madhe? Ç'u ngrit lulja moj në mëngjes, O i ra bahçes moj mespërmes. O i ra bahçes moj mespërmes, O këput trëndafil me vesë. Ç'i ra bahçes moj mespërmes, Këput trëndafil me vesë 506 06. E ç’u këput e ra një yll E ç'u këput e ra një yll vajti ra pas hënës-ë. E rritu çupë e vogël-ë me nazet e s'ëmës-ë. E ma mbaje llokumen-ë në mes te pëllëmbës-ë.
E rritu çupë e vogël-ë me nazet e s'ëmës-ë! Refreni: Dil shiko moj çupëzë, nga këndon bilbili! Se i thonë prill o moj, jeshilon jeshili. Dil shiko moj çupëzë, nga këndon bilbili! Se i thonë maj o moj, hapet trëndafili. E ç'u këput e ra një yll, vajti ra pas hënës-ë. E rritu çupë e vogël-ë, me nazet e s'ëmës-ë! E kur ma hidhje vallen-ë, me majat e këmbës-ë . E rritu çupë e vogël-ë, me nazet e s'ëmës-ë. 07. O dhëndër ku vete kështu I: - O dhëndërr ku vete kështu? :I I: - O gjerë tek nusja kam pak punë :I I: - O se tek nusja vajta vetë :I I: O do ta marr ta kem për jetë :I 507 08. Leskoviku N’Leskovik o fryn një erë Dil e hapni moj penxheretë! Dil e hapni moj penxheretë Ka ardhë djali moj vetë o i tretë! Ka ardhë djali vetë i tretë Me lahutë e me gërnetë. Me lahutë e me gërnetë Daulles i bie vetë! Leskovik, o gur i thatë Sa punëtore moj na i ke gratë! Sa punëtore na i ke gratë Si të voglat moj dhe të mëdhatë! 09. Përse të rritë mamaja ty Përse të rritë mamaja ty? Pse të zbukuron kaq shumë? I: A mos vallë ty t’i kanë zili Njatë gushë moj njato faqe? :I Ref.: Je e vogël sa më s’ka
Unë me ty kam ra n’sevda. Je e vogël si flori Unë me ty kam ra n’dashuri. Si t’ia bëjë zemra ime? Rreh tik-tak-e pa pushime. Të pashë moj kur vadisnje, Të pashë moj kur vadisnje O të pashë moj kur vadisnje Fushë me jargavan. 508 10. Ç’u mbush mali plot me rrush Ç’u mbush mali plot me rrush Plot me rrush. Thotë nënëja: - Janë krushq, Janë krushq! I: Në janë krushq të dalimë! Syzezënë ta marrinë! :I Ç’u mbush mali plot me fiq Plot me fiq. Thotë nënëja: - Janë miq, Janë miq! Në janë miq të dalimë! Syzezënë ta marrinë! 11. Ma ke ballin - o Ma ke ballin-o Me lule, moj bardhule. Lulet o jepi hua Ballin o falma mua. Lulet-o jepja dylberit Ballin-o mua të mjerit! Ma ke syrin-o Me lule moj bardhule. Lulet o jepi hua Syrin-o ti falma mua Lulet-o jepja dylberit Ballin-o mua të mjerit! Ma ke gushën-o Me lule moj bardhule. Lulet-o jepi hua Gushën-o ti falma mua Lulet-o jepja dylberit Ballin-o mua të mjerit. 509 12. Te rrapi në Mashkullorë Proto marsi në të hyrë
Asqer nga Janina vijnë. Doli shkurti hajde hyri marsi N’Gjirokastër ç’na u vra Bimbashi. Nga Janina vjen mezapi. Në Mashkullorë te rrapi. Te rrapi o në Mashkullorë Foli Çerçizi me gojë: - Milazim, largoji taborë! Leri djemt e mi të shkojnë! Se ju skuq, ju bëj me bojë! Çerçiz Topulli mua më thonë! Të vranë o Bimbash të vranë Hito Labi me Bajramnë!* ____________________________ Hito Lekdushi dhe Bajram Prongjia, pjesëtarë të çetës së Çerçiz Topullit 510 13. Janinës ç’i panë sytë Janinës ç’i panë sytë Ishte pranë ajo ditë Janino, Janino! Zeneli me të velçionë Çanë mes për mes taborret Janino, Janino! Janinës ç’i panë sytë Ishte pranë ajo ditë Janino, Janino! Zenel Çelua vetë i dytë Zeneli me të velçionë Janino, Janino! Zenel Çelua vetë i dytë, Zeneli me të velçionë Janino, Janino! Zeneli me të velçionë Çanë mes për mes taborret Janino, Janino! ________________________________ velçiot = fshatar nga fshati Velçë 511 14. Kur m’i zbrisnje shkallët E po kur m’i zbrisnje shkallët moj Me dy duart plot. Një me trëndafile moj Një me borzilok. Kur m’i zbrisnje shkallët një nga një
E po se ç’ma dogje zemrën-e. O si bilbilat o krah për krah Bashkë të këndojmë gjithë jetën-e. E po mu në mes të odës moj Ti zure me qeshë aman. E ngrihe pakës vellon moj Se ç’ma dogje shpirtin-e. E po kur m’i zbrisnje shkallët moj O ç’ma dogje zemrën-e. O si bilbilat o këngën e Bashkë të këndojmë gjithë jetën-e. E po… E po mu në mes 512 15. Gjitonja Pse ma mban kokën mënjanë? Ta marrë lumi, ta marrë! Gjitonën ç’e kisha pranë Ta marrë lumi, ta marrë! Pse ma mban kokën mënjanë Ta marrë lumi, ta marrë! Sikur të kanë vra babanë Ta marrë lumi, ta marrë! As babanë, as vëllanë Ta marrë lumi, ta marrë! Gjitone moj grykë zanë Ma jep fjalën që m’ke dhanë Dola moj dola Atje moj lart në male. O sa bukur tingëllon O surla dynjanë. 513 16. Ato gërsheta I: - Ato gërsheta Ke tash kush ti mësoi? - Eh rri të lutem Se s'mundem ti duroj! :I I: Aman, aman më dogje xhan-e Aman, aman më bëj derman-e! :I Këto dy fjalë që po ti them Ti them për të mirën tënde: - Të lutem syrin mos e mbyll Se të tërë i çmënde! Mbushma gotën me raki S'të dija beqare!
Se jam djalë jabanxhi Do të marr për fare! Eh tërë me radhë Eh rrugës kur kalon Plagën që më ke hapur ti Sa vjen e ma zmadhon. Aman, aman më dogje xhan-e Aman, aman më bëj derman-e! Këto dy fjalë që po ti them Ti them për të mirën tënde: - Të lutem syrin mos e mbyll Se të tërë i çmënde! Mbushma gotën me raki S'të dija beqare Se jam djalë jabanxhi. Do të marr për fare! 514 17. Çupëzë, beqare moj Ç'm’u verdhe o moj m’u bëre ftua Çupëzë, beqare moj. Pse shtive o moj merak për mua Çupëzë, beqare moj. E hiq merakun e hajde me mua Çupëzë, beqare moj. E të kam dashur edhe prap të dua Çupëzë, beqare moj. Kur më shkoje ti moj në ato varre Çupëzë, beqare moj. Me fustanin zvarrë-zvarrë Çupëzë, beqare moj. Të vdekurit o moj ti seç i ngjalle Çupëzë, beqare moj. E të gjallët o moj ç'i vdiqe fare Çupëzë, beqare moj. Ti moj shqerkëza, o moj manare Çupëzë, beqare moj. Pse na dole ti moj gënjeshtare? Çupëzë, beqare moj. Ti pse na the o moj s'martohem fare? Çupëzë, beqare moj. I: E do ti rri o moj babait beqare! Çupëzë, beqare moj. :I 515 18. Dardha rrumbullake I: Hajde moj, me futë moj
Hajde moj dil pas darke. Ti o moj dardha moj Dardha moj rrumbullake! :I I: Hajde moj, ka ky djali Hajde moj nja dy llafe. Ti o moj dardha moj Dardha moj rrumbullake! :I Hajde moj kush ti puthi moj Hajde moj gushë e faqe. Ti o moj dardha moj Dardha moj rrumbullake ! Hajde moj po ky djali moj Hajde moj pa mustaqe. Ti o moj dardha Dardha moj rrumbullake! ____________________________ futë = përparëse 516 19. Fustanin që të solla mbrëmë I: Fustanin që të solla mbrëmë A se vesh moj për hatrin tim? :I Aman, a se vesh moj për hatrin tim? Se jam rritur o jetim. Futanin o me lule shumë A se vesh moj për hatrin tim? Aman a se vesh moj për hatrin tim? Se jam rritur o jetim. Aman se jam rriturë jetim Me kulaç moj të siturë. Aman a se vesh moj për hatrin tim? Se jam rritur o jetim. Aman se jam rriturë jetim Me kulaç moj të siturë. 20. Gushëbardha si dëbora I: Epo gushëbardha si dëbora Xhan, xhan, vetulla holla :I Epo ç'të sheh syri ta bën dora Xhan, xhan, vetulla holla. Epo në punë shkoje në punë shkoja Xhan, xhan, vetulla holla. Epo si s'më the njëherë u lodha Xhan, o xhan, vetulla holla. Epo të isha zog të fluturoja Xhan, o xhan, vetulla holla. Epo mbi balluke të qëndroja
Xhan, o xhan, vetulla holla. 517 21. Qaj Maro Ike dhe më le shtëpinë Qaj Maro, qaj moj bijë! Epo qaj Maro, qaj moj bijë! More rrugën per Misirë Qaj Maro, qaj moj bijë! Epo qaj Maro, qaj moj bijë! Me le vetëm me fëminë Qaj Maro, qaj moj bijë! Epo qaj Maro, qaj moj bijë! Jeta jote rrokullimë Qaj Maro, qaj moj bijë! Epo qaj Maro, qaj moj bijë. 22. M’u dogj i shkreti xhan I: Vendosa vajzë të të dashuroj Të shkrova ty një letër. :I I: Mos qoft'e thënë ajo që flet Ti dashuron një tjetër?! :I Refreni: I: Aman, aman, aman, aman Pse m’u dogj i shkreti xhan? Për fjalën tënde Zemra, moj, po më qan :I Posht'e përpjetë shoqkave ju flet Ju thua që se dua. Mos qoft'e thënë ajo që flet, Pse tallesh ti me mua? Ref.: Aman, aman… Në ke vendosur vajzë të më lesh, Më thuaj që s'të dua. Mos qoft'e thënë ajo që flet, Pse tallesh ti me mua? Ref.: Aman, aman…. 518 23. Shkova mbrëmë E shkova mbrëmë, O asaj o moj ulice, I: E pashë nëne moj një të bukurë. :I Po ajo moj e bukura, Oh kur më o moj pa mua, I: E rendi nëne moj mbylli derën-e. :I
Po mos e mbyll-o, O sheqer o moj me mjaltë, I: Se vjen bandilli moj shumë i lodhur-e. :I Po shumë i lodhur e i rraskapitur, E mal më mal o moj ka gjezdisurë-e. E mal më mal o moj ka gjezdisurë. 24. Ballukeprerë Më jep një pikë ujë Moj ballukeprerë. S’kam me se ta jap O trëndafil me erë! O me dorën tënde O ballukeprërë. Dora m’u ndodh zënë Moj ballukeprerë! Ref.: Jarnana, jarnane Jarnana moj të keqen-e! Nesër këtu do t’zënë Moj ballukeprerë. O me unazën tënde Trëndafil me erë. Ref.: Jarnana… 519 25. Do marr çiften do dal për gjah I: Do marr çiften more, do dal për gjah, Jaman shok-o, jaman aman. :I E çiftenë more me gjithë zagar, Jaman shok-o, jaman aman. E çu ngjita more sipër në mal Jaman shok-o, jaman aman. E pashë dy more të bukura, Jaman shok-o, jaman aman. E cila të more të pëlqen, më qafsh, Jaman shok-o, jaman aman. E ajo mes, more, këputura, Jaman shoko, jaman aman E ajo, more, më e bukura Jaman shok-o, jaman aman. 520 26. Trëndafil me dyzet fletë Hedhur leshrat mbrapa, Vetullat kurorë, Po ç'faj të pati djali moj,
Që si flet me gojë? Kur ta pashë ballin, Të dhashë stolinë, O më dogje në zemër moj, Erë trëndelinë. I: Do të dal e do t'i flas, Do t'i flas e do ti qesh Edhe rrugën do t'ja pres-ë. Do më vish a s'do më vish Do më vish a të vij vetë, Trëndafil me dyzet fletë. :I Qoshet e shamisë, Lulet e dynjasë, Po ç'ka çupa me mua moj, Që s’do të me flasë? Kur ta pashë ballin, Të dhashë stolinë, O më dogje në zemër moj, Erë trëndelinë. Do të dal e do t'i flas, Do t'i flas e do ti qesh Edhe rrugën do t'ja pres-ë. Do më vish a s'do më vish Do më vish a të vij vetë, Trëndafil me dyzet fletë. Do më vish a s'do më vish Do më vish a të vij vetë, Trëndafil me dyzet fletë. 521 27. Çelu trëndafil O ç’e mbolla bahçen o O me borzilok-e. Çelu trëndafile moj Hapu borzilok-e! Unë e mbolla rrallë moj nënë Ai më mbiu plot. Çelu trëndafile moj Hapu borzilok-e! O s’e ç’më trazoi moj nënë O e shkreta zogëz-e. O se e shkreta zogëz-e iku perëndoi-e Çelu trëndafile moj Hapu borzilok-e! Iku zogëza e malit nënë-o E s’e kapa dot.
Çelu trëndafile moj Hapu borzilok-e! Ja do t’më vijë zogëza nënë-o Ja do t’bëhem zog-e. Çelu trëndafile moj Hapu borzilok-e! 522 28. Fëllënzat që hedhin valle I: Fëllënzat që hedhin valle, moj fëllënzat. :I I: Hedhin valle o me ngadal-e, o moj fëllënzat. :I Ref.: I: Dil e shihni ju fëllënzat-o Që m’a marrin vallen shtruar-o! :I Fëllënzat poshtë e përpjetë o moj fëllënzat Sa të bukra me lezet, o moj fëllënzat! Ref.: Dil… Fëllënzat kur bisedojnë, o moj fëllënzat Shoqja shoqen e ngazmojnë, o moj fëllënzat! Ref.: Dil… Fëllënzat kur shkojnë sokakut, moj fëllënzat Djemve ç’ua shtojnë merakun, moj fëllënzat! Ref.: Dil… Fëllënzat që hedhin valle moj fëllënzat Hedhin vallen o me ngadal-e moj fëllënzat Ref.: Dil… 523 29. Veleshtare I: Veleshtare, moj kokone :I I: A s’ma falë synin e zi? :I Mora vesh se je sëmu-e. T’paska ra i verdh o i zi! Veleshtare, eja ke lala Ti mbush du’rt me portokalla! Portokalla dhe limona Veleshtaren se ban’ nona! 30. Në një arë, në një lëndinë I: Në një arë Në një o moj lëndinë, Trëndëlinë, moj trëndëlin-e! :I Nja dy çupa
O aty po rrinë Trëndelinë, moj trëndelin-e! Njëra fliste O për bukurinë Trëndelinë, moj trëndelin-e! Tjetra fliste O për dashurinë Trëndelinë, o moj trëndelinë! 524 31. Nën një portokalle moj I: Nën një portokalle moj Të ndala unë ty. Lulet e limonit Na binin në sy. :I Ref.: I: Ule kokën poshtë moj Se ç’më dogji malli T’vinte era jote moj Aromë portokalli. :I Ishim ne të dyja moj Loznim si sorkadhe. Përmbi kokat tona Lulet hidhnin valle. Ref.: Ule… Nën… 525 32. O moj dukane O moj dukane, moj dukane “Puna e mbarë!” deshta me t’thanë Hej, hej, hej! Puna e mbarë deshta me t’thanë. O puna e mbarë deshta me t’than-e Du’l një gjarpën me na ngranë Hej, hej, hej! Du’l një gjarpën me na ngranë. - O ku po rrina nesër mrama? - N’odë të vogël rreth me xhama Hej, hej, hej! N’odë të vogël rreth me xhama. O n’odë të vogël rreth me xhama Aty rrijshin dy-tri zana. Hej, hej, hej! Aty rrijshin dy-tri zana. O aty rrijshin dy-tri zana
Bajshin dritë sa dy-tri llama Hej, hej, hej! Bajshin dritë sa dy-tri llama. O bajshin dritë sa dy-tri llama Pijshin kafe me filxhana Hej, hej, hej! Pijshin kafe me filxhana. O me filxhana me kutia Rrush të bardhë e leblebia Hej, hej, hejI Rrush të bardhë e leblebia. 526 33. Sajzez-o Sajzez-o, moj sajlaro Sajzez-o, moj sajlaro O si më dogje muhallën-o? E nuk e dogja unë se jam deli-e, o E dogji qaj djali me allti-e, o Sajzez-o, moj sajlaro Sajzez-o, moj sajlaro O si më dogje katundin-o? Nuk e dogja unë se jamë qibar-e, o E dogji qaj djali me cigare-o. Sajzez-o, moj si flutur-o Sajzez-o, moj si flutur-o Hajt ma jep fjalën moj e bukur-o! Fjalën s’mund ta jap djal-o Fjalën s’mund t’a jap Jam shumë e re djal-o, Prit të rritem pak! 527 34. Çova rrush tek buza jote Tek vreshtat e i shkova Rrush tek buza jote qova Me një vreshtë po rri zotrote Çova rrush tek buza jote. Ref.: Ç’i kam thënë asaj sate ëmë Që se do sevdanë Ç’i kam thënë të jatit-e Që shkon në rrugë e nuk më flet Ç’i kam thënë të j’atit e Që shkon në rrugë e nuk më flet? Ref.: Ç’i kam…
Me një vreshtë po rri zotrote Çova rrush tek buza jote Çova rrush tek buza jote Me një vreshtë po rri zotrote. Ref.: Ç’i kam… Ç'i kanë thënë t'jatit – e Që shkon në rrugë e nuk më flet Që shkon në rrugë e nuk më flet? Ç'i kanë thënë t'jatit – e!? Me nji vresht po rri zotrote Çova rrush tek buza jote. Çova rrush tek buza jote Me një vresht po rri zotrote Ref.: Ç’i kam… 528 35. Binte shi pika pika I: Binte shi pika pika: - Besomë o baba se ika! :I I: - Të besova moj, të besova Që ditën moj që të fejova. :I I: Ike, ike more dhenë: - Kush t’ja bëj o babait kafenë? :I I: - Le t’ja bëjë moj kush të dojë Kush i tha të më martojë!? :I Ike ike more dhenë: - Kush t’ja bëjë o nënës kafenë? - Le t’ja bëjë nusja e djalit Se për ty do t’më merr malli! 36. Kalino I: Kalino, të dalim moj nga maletë! :I I: Ti nga malet dole, Manushaqe mblodhe, Bandillit ia çove, moj Kalino! :I Kalino, të dalim moj nga vreshtatë! Ti nga vreshtat dole Rrush të ëmbël mblodhe Bandillit ia çove, moj Kalino! Kalino, të dalim moj nga çeshmat-e! Ti nga çeshmat dole Ujë të ftohtë more Bandillit ia çove, moj Kalino! 529 37. Xhixhile
Trëndelinë e bukur-o Me shtat dritë të syrit më vërbo! Shkundi xhixhat-o, shkundi xhixhat-o Nuk kalohet nata vetëm-o! Xhixhile, moj xhixhile Ku të kam e ku më je? Xhihile moj xhixhile Je këtu a je atje? O po, po, po, po moj o le, le, le, le Veç një natë me ty të fle! O po, po, po, po moj o le, le, le, le Le të vdes të bëhem dhe! Trëndelinë… Xhinxhile… O po… 530 38. As e vogël as e madhe I: As e vogël moj as e madhe Qenke çupë moj namuzqare. O sa të deshta e të dua, moj e mira! :I O kur më shkoje në sokak, e vogëla Zemrën ç’ma bëje merak, e bukura! O sa të deshta dhe të dua Moj e mirë, e bukura Të kërkova dhe s’u lodha, e vogla As e vogël o as e madhe Vetëm ty unë të kërkoj Mendjen se ç’ma hoqe fare Lozonjarja ime moj! As e vogël… As e vogël, as e madhe, fiks fare As korçare, as kolonjare Të zgjedh përmetare? Më mirë hiç fare! Shko njëherë nga Tirona Shko njëherë nga Vlona Vlona i ka gjysëm çika gjysëm gra Dhe kërkon nga Shkodra Por prap nuk e gjeta! Ku është ajo e mira? Ku është ajo e shkreta? As e vogël… 531 39. Çupë thyej ato gjilpëra Çupë thyej ato gjilpëra
Çupë thyej ato gjilpëra Çupë ç’e do pajën ti Çupë ç’e do pajën ti? Ref.: Of aman, aman, aman Je e bukur e dynjasë. Je e bukur e dynjasë Nuk e lë unë pa të marrë. Se prej gjethes trëndafilit Se prej gjethes trëndafilit. Një fustan unë do ta pres Një fustan unë do ta pres. Ref.: Of aman… Ref.: Of aman… 40. Mora rrugën për Janinë Mora rrugën për Janinë Isha vetëm. Bashkë me arabaxhinë E po natën-e. Atje më zunë pusinë E po natën-e. Copë e copë më bënë mëlçinë Edhe zemrën-e. Mora rrugën për Janinë E po natën-e Atje më zunë pusinë E po natën-e. 532 41. Asaman o moj lule Asaman, asaman, asaman Asaman o moj lule Asaman o moj lule Dilmë pak në penxhere! Dilmë pak në penxhere S’të kam parë as sot as dje. Ç’u ngrit lulja në mëngjes Duke fshirë dhe sytë e zezë. Ç’i ra bahçes o mes përmes Këput trandafil me vesë Këput trandafil me vesë I shkojnë tufat mes për brez. Ç’i do lulja trandafilat – e? Të gënjejnë bandillat – e!
Të gënjejnë bandillat – e! 42. Se ç’u hodha nëpër lum O se ç’u hodha nëpër lumëz-o Ishte thellë o moj gjerë në gjunjëz-o Ref.: Jarnana, ni na të keqen o O ç’më iku goca më la vetëm o. O se ç’u hodha moj nëpër vijëz-o Ishte thellë o moj gjerë në ije-o. Ref.: Jarnana… Se ç’u hodha nëpër lumëz-o Ishte thellë moj gjerë në gjunjëz-o. Ref.: Jarnana… 533 43. Ç’u ngrit lulja në mëngjes Ç’u ngrit lulja në mëngjes Duke fshirë dhe syt e zezë Duke fshirë dhe syt e zezë Me shaminë e djalit-e Të gënjejë bandillat e A ta marr të mirën-e? Merr shaminë e djalit-e I ra bahçes mes për mes I ra bahçes mes për mes Këput trandafil me vesë Të gënjejë bandillat-e A ta marr të mirën-e? Ç’u ngrit lulja në mëngjes Duke fshirë dhe syt e zezë Ç’i gaboi trandafilat-e Të gënjejë bandillat-e Të gënjejë bandillat-e A t’a marr të mirën-e? 534 44. Kur më vjen burri nga stani Kur më vjen burri nga stani Kur më vjen, kur më vjen, kur më vjen Fër, fër, fër më bën fustani I: Fër, fër, fër :I I: Kur më vjen burri nga stani Fër, fër, fër më ban fustani. :I Kur më vjen burri nga kisha Kur më vjen, kur më vjen, kur më vjen
Fër, fër, fër më ban këmisha I: Fër, fër, fër :I Kur më vjen burri nga kisha Fër, fër, fër më bën këmisha. Kur më vjen burri nga ara Kur më vjen, kur më vjen, kur më vjen Unë me ngut i dal përpara Dal e pres, dal e pres, dal e pres. Kur më vjen burri nga ara Unë me ngut i dal përpara. Kur më vjen burri nga ullinjtë, Marr nji krrabë e i nxjerr sytë. 535 45. Ora dy e natës (Potpuri) I: Ora dy e natës dhe moj Trak e truk tek dera. :I Ngrehu, moj zemër, ngrehu! Se moj na thau era. Penxheret e odës dhe moj Këthyer nga lumi. Xhamat moj do t’i thyej Që të të zgjoj nga gjumi. Rakia, konjaku dhe moj Dopio moj po na vijnë. Ngrehu, moj zemër, ngrehu! S'ta gjej moj dot shtëpinë. Bëmë zonjë dhëndër-ë! Se jam djal'i ëmbël-ë Se s'pi verën as rakinë Po jam djalë për shtëpinë. Bëmë zonjë dhëndër-ë! Epo se jam djal'i ëmbël-ë Se s'pi verën as raki Po jam djalë për shtëpi. I: Se do ta kafshoj nishanin-ë Që ma ke në faqen tënde. :I Mamanë ti hiç mos e dëgjo Fillo të bësh të mira! Ma bën zemra rik-tik-tak S'di se ç'fjalë të të jap. Se do ta kafshoj nishanin-ë Që ma ke në faqen tënde. 536 Më thanë se të panë ty
Të qash me hidhërim për mua. I: Bëmë zonjë dhëndër-ë Se jam djal'i ëmbël-ë. Se s'pi verë as raki Epo jam djalë për shtëpi. :I Se do ta kafshoj nishanin-ë Që ma ke në faqen tënde. 537 46. Të dinja të vogël Të ka mbirë manushaqja Ty moj n’penxhere. Unë të dinja të vogël Ti më qenke moj dyzet vjeç. Ref.: Të dinja të vogël, Ti më qenke dyzet vjeç. Lëri nazet, Se s’të kan lezet. Ti kur më del me shoqe Leshrat m’i mbanë gërshetë. Unë të dinja të vogël Ti më qenke dyzet vjeç. Ref.: Të … Ti kur më del te porta Dhe m’a bën me isharet Lëri moj ato naze, Se për ty moj nuk të kanë lezet. Ref.: Të … Kur të shkoj nga dritarja Ti ma bën me isharet. Unë të dinja të vogël Ti më qenke dyzet vjet. Ref.: Të … 538 47. Tundu bejkë O duke tundur zbret nga mali Me shaminë lidhur te balli. Tundu moj bejkë e bardhë, tundu Natën me hënë, duku! Bejkë e bardhë e borë e malit Ti je ilaçi i çobanit. Kur mbush ujë te burimi
Më dukesh si lule prilli. Tundu moj bejkë e bardhë. tundu Natën me hënë, duku! Bejkë e bardhë e bor'e malit Ti je ilaçi i çobanit. Natën-ë pa gdhirë mirë Do takohem me barinë. Bëj të flë, gjumi s'më zë Cula moj bie ëmbël-ë E dëgjoj e gëzon xhani I bie djalë çobani. 539 48. Po t’boj rixha Na pikën gjethtë e ullinit o bre djalë Ni’ bre shokë se n’a shkoj kjo verë Me këto çunat e Gjiritit Disa të bardhë, disa të zez’. Re. I: Po t’boj rixha moj gocë, Po t’boj rixha. Po t’boj rixha moj gocë, Djalin mos ma nga! :I Unë u nisa për kurbet Qashtu paska qenë kismet Si s’u gjet nji dylber Sadik Me ma thonë nji “Rrugë të mbarë!” Ref.: Po… ________________________ Gjiriti = Kreta (ishull në Detin Egje) 49. Kur vjen behari, çel qershia I: Kur bjen behari, çel qershia Vajza të bukura, faqka t’paputhura Andej këndej kërkojnë djemtë Duan të lozinë, të qeshinë. :I O moj ti që rri ne porta Mos kujto s’e ç’thonë bota Se bota na kan hasret Plaç me gojë e që s’më flet! 540 50. Hapi sytë e zezë moj Hapi sytë e zezë moj Hapi sytë e zezë! Hapi sytë e zezë moj O moj hapi sytë e zezë!
Të na sjellë beharë. O moj hapi sytë e zezë moj! Të na sjellë beharë, moj Sa të desha ty o moj O moj sa të desha ty-e. 51. Mikja me shami mënjanë Mikja me shami mënjanë - mos mike se dogje fshanë! - U ç’I bëra fshatit shkretë, Sepse shkoj poshtë e përpjetë? Xhinde mushka e xhinde vetë! Rathë- rrathë balluketë, Si në peill manushaqetë Si në maj trëndafiletë. 52. Bejkë ç’të kam silloinë Bejkë ç’të kam silloinë, Qysh do më shkoj me jetimë? Si guri në rrokullimë, Si gume në manastir! Rrobat në karcellë rinë, Vishi bejk’, e prishe zinë, Se tyj fëmija t’u rrinë; Të tundesh kur merr avllinë, Mënt e kokësë më iknë! ________________________ - gume = igumene 541 53. Sevdaja jote ç’m’u shtua Sevdaja jote ç’m’u shtua Qaj, moj lule, qaj për mua Po s’më lënë të të dua Nja di ortaket e tua. Që vete me to në krua: Të thonë fjalë për mua. Ti kallogrinjë ç’u thua? Të bëç si bushtr e tërbuar, Sa të vëç mua në duar? Rri djalo se je qoti, S’hipën dotë n’atë avlli, Se s’ke bërë kseneti, Po ke qën’ çoban me dhi, Po të dua dyqanxhi Se jam bij’ e të merit Po ç’t’I bëjë kismet fakirit Që më ka truer dhe unjë
Më ka bër’ baraj me gjunjë! Ti në daç, hajde te unë. _______________________________ - kseneti= këtu e ka kuptimin e pasurimit - unjë = ç’ti bëjë fatit të shkretë që më ka ulë e më ka mallkuar, sepse u varfërova 54. Moj e bardha si semini Moj e bardha si sejmeni, Moj e ba’ q’aman-aman. / përsëritet pas çdo vargu/ Ruhu se të sheh sehmeni Dhe të thotë, - Hajde vemi! Si do vemi, ku do vemi? Barr’ e pajë nuk kemi. - Unë barr’e paj s’dua! Sit’ e vetullat e tua., Që hodhën në dishek mua Dhe lëngova di-tre muaj, Di-tre muaj të beharit Të gushtit e t’allonarit. _____________________ - semini = jasemini 542 55. O unaza gur jeshile O unaza gur jeshile Udhës malit kur më vije, Thoshje çobanit : -Ç’u dive ? - Zaif o zemra ime, O ftuj’ e bardha me rrezhda, Më gënjeve me gënjeshtra, Më the – “ sa të vij vjeshta”, Vjeshta erdhu edhe shkoj, Mikja mikun e harroj. 56. Sevdaja jote më treti Vashëzo, lule xheneti Ballëkollonar’ e xhepit, Sevdaja jote më treti! Më të tretë e më ka tharë, Se si tinë s’kamte parë! Didi-didi, laroja, Ç’ke që leh, a paç bela ? Do të trokëllij dhe ca, Dolli plaka: - Ç’isht’ ashtu? Hesht moj plakë, se jam u’! Ç’kërkon qenë këtë natë?
Kërkon çibukun e artë. 57. O moj hunaza me grep O moj hunaza me grep, Mir’ me gojë që s’më flet, Pse s’ma bënë me isharet? Më sheh nëna pa më vret, Më ruan nga një lanet. Lanet e bir i lanetit, Pse s’vështron anën e detit, Mos na vjen burri kurbetit? O burr mos arç pëllua, Po kazandise për botë! Arç e thjefsh këmbën në portë! __________________________ -pëllua = këtu e ka kuptimin : mos ardhsh kurr 543 58. Hiri prilli, shkriu bora Hiri prilli, shkriu bora Maleve; Zoqtë di nga di jetojnë Në fole, Çajnë qiellin e shkojnë, Si rrufe Ti, moj vajza kanakare, Ç’bënë atje? Mua më harrove fare Ç’zëmër kë? Jo, mo, jo, s’të kam harruar, S’të harroj; Në zëmër të kam të shkruar, Sa të rroj! 59. Moll’ e kuqe plot dora Moll’ e kuqe plot dora, U rite, se erdhi koha. U rita nga perëndia, Çupa nuk i mbanë shtëpia. Gjithë çupa kemi qenë, Nën’ e baba kemi lënë, Dhe vajtëm në shtëpi tënë Se zoti atë ka dhënë. 544 545 VI. KËNGË TË SHQIPËRISË SË VERIUT 546 547
01. Doli vasha n’maje t’shkambit Doli vasha n’maje t’shkambit, o I: Zbret moj zbret ngadal o si zanë e malit. :I Ditë për ditë o t’kam kërkue, o I: Shtatë kodrinat-o moj i kam kalue. :I Ref.: I: Ti m’kërkon, unë t’kërkoj Fusha se ç’po ndalet. Zanin tand kur ndigjoj Bora shkrin nga malet. :I Herë si fëllanzë, herë si flutur O shkon moj shkon e vjen syzeza e bukur Ndal syzezë-o t’prift e mbara O ku moj ku po i qon, o këto dele t’bardha Ref.: Ti… 02. Hajde lule malsore I: O hajde ti lule malsore, Aman, aman. :I I: Hajde malsore vogël Për ty kam marak! :I O syni yt porsi rrush i zi, Aman, aman. Hajde malsore e vogël, Falja djalit t’ri. O të kam dashtë, Edhe prap të du’, Aman aman. Hajde malsore e vogël Ti qenke për mu’. 548 03. Ku po m’shkon me drapën n’dorë I: - Ku po m’shkon me drapën n’dorë Moj e mira vetullhollë? :I - Shkoj me korrë unë more djalë Gruri hapet val-e e valë. Nëpër kolza gruri i ri Po shkëlqen sot si flori. - Ndalu pak ti them dy fjalë Moj e mira faqe all! - Fjal’t e tua more djalë Mi tha mua zogu i bardhë. Në pranverë kur molla çelë Këndon zogu mbi një degë. - Çikë tropoje bardhë si bora
Hije t’ka drapni te dora. Po punojmë bashkë të dy Nji ylber na ndritë në sy. 04. Ç’po i bjen çobani fyellit I: Ç’po i bjen çobani fy’llit Çobaneshat po këndojnë. :I I: Edhe delet përgjatë pyllit Bashkë me qingjat po lodrojnë. :I Çobaneshat hedhin valle Me çobanin kam’ë për kam’ë. Po çobanin e zu’n hallet E la fy’llin me nji anë. - Ç’ke çoban qi je hutue E s’po i bjen ti fy’llit ma? Zgjidhe njenën ja’ m’merr mue T’a jap besën se s’të la! 549 05. Çikë malësore - Oj çikë malsore, shtatin si selvi Po i ban hije kronit, me qerpik në sy. Je si rrezja e diellit, kur po del te mrizi Kur gishtat e dorës po ti prekë ogiqi. Ref.: - O more djal malsie, mos ma lu’j kapuçin! Se m’i treme qingjat, m’a lodhe ogiqin. Dhe deles së butë, ti mos se ia prishe mrizin Se vjen era e bjeshkës e t’a l’shon kokrrizin. - Oj çikë malsie, oj lulja e blinit Mos e thu’j at fjalë, pashë dritën e synit! Se po t’a hjek barin, ikën cicërrimat Me gur të ortekut, po t’i mbroj rudinat. Ref.: - O mor djal malsie, hajde qatij shtegut Ti rrethoj me lule, kopsat e jelekut. Bash si ky agim-o që zdritë mbi ne Mbush zemrën time me gaz e hare. Fjala rriti barin, syni shëndriti fushën Zemra çeli kangën, kanga prini tufën O k’to ditë të bardha ç’na dhanë lumtuni Gjithmonë bashkë do t’jemi, bashkë ne të dy! 550 06. Kur bie fyelli çiftelia I: Kur bie fyelli çiftelia, natën deri vonë Vet nga zemra knon Malësia, krenaria jonë. Ti o fyell i bariut, bukur po tingëllon
Nëpër bjeshkët e Malësisë, që lavdi t’këndojnë. :I Ref.: Bjeri çiftelisë mor djalë! Këngë e trimave t’ushtojë! Kur bie fyelli çiftelia natën deri vonë Vet nga zemra knon Malësia, krenaria jonë. Mbushen malet me teraca, shkallë-shkallë qëndisë Do t’i kthejmë në tokë pjellore, shkrepat e Malësisë. Prandaj kanga dhe jehona maleve ushton Sot po g’zojnë zemrat tona, k’non Malësia jonë. Ref.:: Bjeri çiftelisë… 07. Na u çu’ Rrushja në sabah N’a u çu Rrushja në sabah-e Pa i la du’rt, pa bismilah-e. Oh me du’r t’bardha ja ka ngjitë Plot me rruza e bylyzyk. O plot me rruza e bylyzyk: - Çka don djal për sillë me t’qitë? A don pulën o me ta mytë? A don petlla e fli të ngrytë? - Nuk du’ pulën o me ma mytë, Veç m’fal faqet dhe dy sytë! 551 08. Prej nji shpati t’i l’shova sytë Prej nji shpati o ti l’shova sytë Kur t’ i pashë o rruzat në fyt. Kur t’i pashë o rruzat në fyt Krejt prej mendjes more jam habitë. Krejt prej mendjes more jam habitë Kam çu’ dorë o allti me qitë. Kam çu’ dorën o tej prej rrethit M’u mbush menja me i ra vetit. M’u çu’ menja veten me mytë. - Djal i dadës mos u habit! Djali i dadës mos u habit! O smutë jam konë o qe pesë javë ditë. Smutë jam konë o qe pesë javë. Nuk je ardhë o dadën me e pa. Me m’pas ardhë o ti me m’pa mu’ E tybe n’Zot, n’komë isha çu’
09. Hypi cuca majë gurit Hypi cuca n’maja t’gurit: - A i ke ba çorap’t e burrit? Xhanëm aman-e hopa! A i ke ba çorap’t e burrit? I kam ba e i kam palue! M’kan metë tufat pa i tufue. Xhanëm aman-e hopa! M’kan metë tufat pa i tufue. I tufoj kur t’shkoj me dhen-e. Pa i maru’ s’m’zen vendi vend-e. Xhanëm aman-e hopa Pa i maru’ s’m’zen vendi, vend. 552 10. Krisi pushka bregut t’Drinit Ani krisi pushka Ani bregut t’Drinit, I: Ani jam e motra E Selman Brahimit. :I - Ani o Selman-e, Motra të ka vlla-e. Ani t’i shof motra Plum’at ku t’kan ra-e Ani t’i shof motra Plum’at ku t’kan ra-e. - Ani m’i shef hoxha Motër kur t’më lan-e! 11. Tuj shetitë rreth Drinit t’Zi Tuj shetitë rreth Drinit t’Zi Se ç’mu ça zemra për ty. I: M’u ça zemra e m’u vra balli Se dy sytë o mi dogji malli. :I Ref.: Tuj shetitë o për bri valë Drinit Mora udhë o të Manastirit. Mora udhë o udhë të vjetër Mblodha shkronja me shkru’ nji letër. Mora shkronja e gjeta fjalë Me shkru’ gjuhën tone të ambël. Ku u nis e ku udhë gjeti Si valë Drini alfabeti. Ref.: Tuj… 553 12. Këndo bylbyl ti fushave
I: O një bylbyl sa mirë këndon T’gjitha vashat i gëzon. :I I: O te burimi po e pres Me ja pa dy sytë e zez’. :I Ref.: I: K’ndo bylbyl ti fushave Bashkë me këng’n e vashave Që këndojnë lëndinave Pranë trëndëlinave. :I O ky bylbyli ka nje hall Se dy vasha i ka pa. O ti moj vashë me sytë e zez’ Ka shumë kohë që po të pres. Ref.: K’ndo… 13. Sytë si xixillonjë I: Sytë si xixillonjë Oh, sa fort i du’. :I I: Ata kur m’shikojnë N’shpirt më prekin mu’:I Gojën si kutia Vashë o ti ma ke. Dhambët si inxhia Sa e bukur je! Veç me nji shikim Dashnor n’ty jam ba. Prandaj si kujtim Këtë kangë unë po t’a la! 554 14. Dy dele - treqind pare I: Dy dele, dy dele treqind pare. :I I: - Çohu nuse, çohu nuse hyn në valle! :I Merre dhandrrin, mere dhandrrin dorë për dore! O sa fort ju paska hije! Si bureku në tepsi-e. - Mirëmrama, mirëmrama i zoti i shpisë! A ke mish o me na qitë? - Sa ka deti, sa ka deti ujë e ranë Krejt kasap’t i çoj në kamë. - Mirëmrama, mirëmrama zoja e shpisë! A ke bukë, a ke bukë o me na qitë? - Sa ka deti, sa ka deti ujë e ranë Krejt furrtar’t i çoj në kamë. 15. Faqekuqja
Faqekuqe te burimi, Jeni nisë o kah Drenini, Ma së miri e njoj vet Ta rrëmben zemrën e shkretë. Ref.: O,po,po,po Në mes të fshatit n’një kësi xhade Hidhen djemt hedhin valle. Dhe në bisht të syrit t’saj Kanarinë që kthen në maj O,po,po,po Që kthen në maj, more hej. Kur e hedh grurin në verë Beli i saj duket si bredh. E kur zë e t’hollon petat Sikur tretën mend’t e veta. Ref.: O,… 555 16. Krah’t e shqipes kah Tropoja Krah’t e shqipes kah Tropoja Ty Kosovë këtë kangë ta k’nova. Ty Kosovë n’histori t’kena N’krah’t e shqipes me dy krena. Me gjak lave dru e gur Por në gjuj s’u ule kurr. Si barot që ndez vetëtima Po na vjen Hasan Prishtina. Tirq, gajtana kapuç t’bardhë Isa Boletini, kosovar. Tym të zi po qet Evropa Mic Sokoli me gjoksin topa. Me armë n’dorë i linde burrat Sulejmanat e Bajram Currat. Djemt e tu s’dinë çka asht tuta I ka lind nana e i ka rritë pushka. 17. Liqeni e Lurës I: Në maje t’kunorës-o Se ç’na janë betue. :I I: K’ta liqejt e Lurës-o Plot me ujë t’kulluem. :I Ref.: I: Shih sa bukur malet duken Bashk’ me lulet kur valviten Si liqejt e Lurës-o
Haj, kurkund nuk ka. :I Ky liqeni i Lurës-o Ma i buk’ri k’tij vendi. Kur i l’shon dielli rrezet-o Shkëlqen si argjendi. Ref.: Shih… 556 18. Më ka zanë maraku I: Më ka zanë maraku Me nji cucë matjane Si lule zambaku Moj vetullgajtane. :I Ref.: I: Lum o lum për mu’ Moj fëllanzë e malit. Bukur m’i ke lëshu’ Balluket e ballit. :I Fjalën kur ta dhash-e Besën që të due. Ditën kur të pash-e Ata sytë e tu-e. Ref.: Fol, o fol me gojë Nuse malësore! Mori cucë matjane Zemrën se ç’ma more! Bukur të ka ramun Nishani në gush-e. Sa hije të paska Mori sy larushe. Ref.: Lum o lum për mu’ Lum o që të kam-e! Do të marr për gru’ Hajde ban’ derman-e! ______________________________________ __________ derman – shërim, shëndoshje, zgjidhje e një nevoje apo ngatërrese 557 19. I kam thanë bilbilit I kam than bilbilit: - Mos m'hajde nga dera! Ndaç me m'marr për nuse,
Prit sa t'vijë pranvera. Refren: O bilbil o trandafil Këndo degë mbi degë S'ta ha fjalën S'ta pres besën Sa t'jetoj kët' jetë. I kam than bilbilit: - Mos m'hajde n'dritare! N'daç me m'marr për nuse Prit t'dalim n'behar-e. Refreni: O bilbil, o… I kam than bilbilit: - Mos m'hajde n'oborr! N’daç me m'marr për nuse Hajde me dasmorë. Refreni: O bilbil… 558 20. Po martohet malësori I: Shtat palë lodra gjëmojnë malet K’ndon Malësia shend e verë. Dhe gëzimi s’nalet, s’nalet Dasëm e madhe bahet n’verë. :I Ref.: Hej, hej, hej, I: Po martohet malësori Çobaneshën mori. Nusja e bukur bel’n e hollë Si shqiponja n’mal me borë. :I Po bjen fy’lli çiftelia K’ndon Malësia shend e verë Mirëseardh’t ju pret Malësia Bukë e kryp e zemër t’bardhë. Ref.: Hej… 21. E mir’ boll E mir’ boll-o, del tu blini T’qenka shky’ kmisha tu xhini, T’paska dal’ cica pahiri, Bash si guri xhevahiri. As ja fal, bre kti’ jetimi! Jetimzeza shka po lyp! Nji cop’ buk’ e i kokërr krypë,
Vjamt’ nën gush’ e njanën cicë. Tutem djal’, se t’jet në fyt, Në ma baft’ zoti kismet, Cica jote n’fyt me m’metë, N’prenin tan o me nru jetë! N’prenin tan o jet’ me nrue, Me sy t’zez o me m’lotue, Me goj’ t’vogël me m’vajtue, N;kofsha dek’, se la pa u çue 559 VII. KËNGË KOSOVARE 560 561 01. Baresha Hej kam rritë shtatin në këto male Bash me qingja e me dele Me bylbyla në zabele Mbas kumbanës lojës sime Si shqiponja ime. Ref.: O tjera lule dalin-o Eni shoqe t’lozim-o O fusha lart po veshet-o O lulet bardh po qeshin-o O dridhet mali çka u ba! O vijnë bareshat me shum gja! Hej po fillojnë shumë kumbana Po gurgullon kroi malor Natë e qetë bjeshka me borë Bjeshkë dashnia këcen me valle Sot nuk ka halle! Ref.:. O… 02. Ani mori nuse I: - Ani mori nuse Ani qafëgastare. :I I: Ani a do rruze? Ani a don pare? :I - As nuk due rruza As nuk due pare. Veç e due burrin Hajde me cigare! Ani me cigare Ani me kuti. O me këpuca t’zeza
Veshun si zotni. 562 03. Eja, eja e bardha verë N’lulishte mbushuna me erë Sa janë t’ambla shetitjet n’verë. I: Veriu fryn freskët, bilbili këndon Zani ambël zemrat na i gëzon. :I Ref.: I: Eja eja e bardha verë! Sikur erdhe viteve tjerë. Sikur erdhe viteve tjerë Plot me lule plot me erë. :I S’ka si zani i bilbilit Kur fillon për me i këndu’. Burbuqes së drandafilit Që ka nisë me u zbukuru’. Ref.: Eja,… 04. Kur më shkon si zog n’hava I: Kur më shkon si zog n’hava Unë me ty kam ra n’sevda. :I Ref.: I: O oh, o medet-e, Medet zemra po pëlcet! :I Oh, sille kryet m’shikjo me sy-e Se m’ka zanë sevdaja n’ty. Ref.: Oh… Kur m’shkon rrugës tuj qesh-e Zemrën time ç’ma ke ndezë. Ref.: Oh… 563 05. Mora testinë Mora testinë o për me mushë ujë Oh me mushë uj-e, o. Hasan Aga te kroni kish qillu-e Te kroni kish qillu-e, o. Oh njaj kru’ fort ish turbullue Fort ish turbullue, o. Mora shaminë ujin me kullu-e Ujin me kullue, o. Shpejt u nguta o në shpi me shkue O n’shpi me shkue, o. Filloi nana o me më qortue
O me m’qortue, o. Pse kaq shumë bij-o je vonue O je vonue, o. Hasan Aga merak asht’ ba’ n’mue, O asht ba n’mue, o! 564 06. E kujtoj atë takim Ma fal atë buz’qeshje Që ëndërroj n’vetmi. Ma fal atë buz’qeshje E më mbush lumturi. Asgjë nuk më ka mbetur Tani t’gjitha i humba. I: Dashuria dhe gëzimi U zhdukën për mua. :I Ref.: I: E kujtoj atë takim Me lot e dashuri. Jetoj në këtë përqafim Që ma dhurove ti. :I Kaluan shumë vite Vite të tëra ndër ne. Ti ike shumë larg Pa më thënë kush je. Asgjë nuk më ka mbetur Tani t’gjitha i humba. Dashuria dhe gëzimi U zhdukën për mua. Ref.: E kujtoj… 565 07. Fjalët e qiririt Unë për ju do t’rri të tretem As sa qiri të mos mbetem. Të venitem t’digjem dot Këtë dëshirë e kam sa mot. Unë as zjarrit nuk i druhem Prandaj dua që të shuhem. Do të digjem me dëshirë Që të bëj dritë sa më mirë. Kur t’më shifni se jam tretur Mos pandehni se kam vdekur. Jam i gjallë e jam ndë jetë Jamë në dritën e vërtetë. Unë jam në shpirtin tuaj
Flakën time s’e merr i huaj’! Më është flakur mua durimi Andaj po digjem si trimi. Që të bëj dritë sa më mirë Të mos mbet’ni në errësirë. Dua shum fjalë të ju them Por kam frikë se digjem shpejt. Mos harroni urtësinë, Trimërinë e bujarinë. 566 08. Martesa jonë I: Qysh në vegj’li ne u deshëm Njeni tjetrin përqafuem. Zemrat tona kurr pa ia nda Njena tjetrën e kërku’n. :I Ref.: Martesa jonë është e lumtur Kurorëzim i dashurisë. O zemër këndo pa pushue Kang’t e buk’ra të lumnisë. Si andrrën ma të shtrenjtë Dit’n e sotme dëshëru’m. Zemrat tona kurr pa ia nda Përherë njena tjetrën e kërkuen. Ref.: Martesa … Qysh… 567 09. Punën time do ta shes I: Punën time do ta shes Për me ngranë e për me pi Do të ulem në kujtesë Sa me mall po rri n’vetmi. :I Ulu me mu’ sevda I: Ulu me mu’ sevda! :I Se me ty kam sevda. Ref.: Edhe ini ju moj goca Për t’hu’jt mos ma lini I: Hani pini g’zoni! Për dashuninë që keni. :I Kur më shkon sokakut ti Me nji rrem me shumë halle. Mori gocë moj turtulleshë M’len njiherë të puth në faqe!
I: Ulu me mu’ sevda :I Ulu me mu’ sevda Se me ty kam sevda. Ref.: Edhe… 568 10. Bylbyl, pse s’këndon Bylbyl, Pse s’këndon, pse loton Mos u trem’, dil këndo në rrem! Bylbyl, Ti këndo si në pranverë Mos u mbyll, o bylbyl në pyll! Të kam thënë ty të kam thënë Se ty prap të du’. Të kam diell e të kam hënë Veç ti je për mu’. Të kam thënë ty prap të them Vetëm ty të du’. Këndo o bylbyl në rrem Këndo veç për mu’. Pse s’këndon… Të kam thënë… Të kam thënë… 11. Do më plasë kjo zemër Do më plasë kjo zemër E më pikon loti Se pa dashuri Më kaloi moti Ref.: Plas moj zemër e dalldisur! Ajo shkoi e t’ka braktisur. Cakrro gotat shpirti im Të ma hiqni këtë pikëllim. Pasha sytë e mi O më dogji malli. Dashuria zemrën Flakë ma kalli. Ref.: Plas… 569 12. Prap për ty këngën këndoj Cila ëndërr të ka kapluar? N’përqafim t’cilit jeton? Nuk e di a kam gabuar
A gaboj se të dashuroj? Ref.: Prap për ty këngën këndoj Dit’ të lumtura sot kujtoj N’rininë time hyre si engjëll Kurr nuk të harroj. Prap për ty këngën këndoj Prap unë ty sot të kërkoj. N’rininë time hyre si engjëll Kurr nuk të harroj! Mos më le, ti vetëm kthehu! Jeta nuk është aventurë. E di mirë se më dëgjon Kthehu sa s’është vonë! Ref.: Prap për ty … 13. Dy sytë e lotuar Në sytë e mi ma s’ka ndriçim Ti largohesh, unë po qaj Një dashuri shuhet prapë Unë ty moj nuk ta fal. Ref.: Sytë e lotuar janë Vetëm lot’t për ty m’pikojnë Sa herë unë po të kërkoj Zemrën ma plagon. Më the mua se s’të harroj Ti me lot në sy. Në zemër do të kem çdo herë Të parën dashuri. 570 14. Lize moj Lize Lize moj Lize Lize kur u rrite? Po u bëre ti moj kopile Lule drandofille. Lize moj lize Lize moj kur u rrite? Të kërkoj nana te molla Lize moj ty belholla. Lize moj Lize Po u bëre ti e lazdruar. Ah moj lule Ti moj qofsh mallkuar! Po u bëre ti moj kopile
Ah moj lule drandofille. Po u bëre ti moj e lazdruar Ah moj lule qofsh mallkuar! 571 15. Eja djalë Gur më gur e lis më lis Kjo fëllanza në besim. Që n’mëngjes e deri vonë S’nalet’ jo dy fjalë t’i thotë. Ref.: Eja djalë, pra eja vetë Mos shko larg ti me m’kërku’ Në një çerdhe ke me m’gjetë Bashkë me ty me bisedu’. Në pranverë çelin zymbylat Eja pak ti me pushu’. N’bahçen time k’nojnë bylbylat Me za t’ambël tuj cicërru’. Ref.: Eja djalë… Flokët e verdha porsi ar T’bijnë mbi supe kur fryn erë Ulu n’krah të këtij beqar’ Moj fëllanzë që sjell pranverë. Ref.: Eja… 572 16. A jam ëndrra jote M’u qite në ëndërr Buzët t’i kam puthur Dielli më ka gjetë Për ty duke u lutur. Do ta kisha falë unë Arin e kësaj bote Veç t’a kisha ditë A jam ëndrra jote. Pritëm se do t’vij Ti je dritë e syve t’mi. Sa të dashuroj Më parë vdes se sa t’harroj! Njëqind herë në ëndërr Buzët t’i kam puthur Dielli më ka gjetë Për ty duke u lutur. Do ta…
17. A s’më thua cila je A s’më thua cila je? Nga po vjen e ç’zemër ke? Unë e kam veç një dëshirë Ndalu pak të shof më mirë! Lutjen time pse s’e ndëgjon? Vetëm pak pse nuk ndalon? Ku je nisë moj pse nxiton? Ndale hapin pse vrapon? Kur t’shikoj më dukesh mua Ti je engjëll, nuk je grua Unë e kam veç një dëshirë Ndalu pak të shof më mirë! Lutjen… 573 18. Dashuria e parë Jetën do ta kisha falë Për dashninë time të parë Më beso se të kam dashtë. A thua vallë aqë shumë gabova Pse aqë shumë të dashunova? Isha e re aspak s’mendova. Ref.: Kthehu t’lutem përsëri Se të desha vetëm ty. Kanga ime ty të thërret Eja, mos më le të shkretë! Ika unë nga jeta ime U burgosa n’errësi. Zemrën time ma ke nxi. Yjet dikur më ndriçonin Tash janë humbë n’errësirë Të kërkoj i dashur ty. Ref.: Kthehu… 574 19. Krejt çka kam për ty i shes Mori çikë moj bukuri Ma ke çu shpirtin peshë Kur m’shikon me ata sy Duket se kam lindë për ty. Ref.: Jeta ime ç’e mbet era Po të pres çikë qe tri vera Qe tri vera po të pres
Krejt çka kam për ty i shes. Do ta shes unë dhe orën Hajde çik-o jepma dorën! Do t’a shes unë edhe shpinë Veç ti falma dashurinë! Shpesh të shof në kafiteri Më mahnit me hijeshi. Kur vallzon ti mu’ më huton Zemra vetëm ty të don. Ref.: Jeta… 20. Yjet na shikojnë O pëllumb i shkruar Do të marr në duar. Për ty po këndoj Se të dashuroj. Po të pres me mall N’përqafim do t’marr. Për ty more djalë Zemra m’digjet zjarr. Yjet na shikojnë Zogjtë na këndojnë Hëna po shëndritë Veç për ne të dy. O pëllumb… Po të pres… Yjet… 575 21. Çou Rexho Çou Rexho, dil te sana Dasëm t’madhe po t’ban nana! Çou Rexho, çou djalo Çou delia i nanës-o Sot ma i mirë po m’dukesh-o! Çou more Rexho, dil në shkallë Po vijnë krushqit palë-palë! Çou, Rexho çou djalo Çou sugari i nanës-o! Sot ma i mirë po m’dukesh-o! Çou more Rexho, dil te votra Merri n’gryk të shkretat motra! Çou Rexho, çou djalo Çou sokoli i nanës-o Nuk ka nana tjetër-o! Oh more gjog-o, t’u thaftë kamba
S’ma le Rexhën t’ejten proma! Çou Rexho, çou djalo, çou sokoli i nanës-o! Qysh ma fike derën-o? Oh more gjog-o, t’u k’put jela Qysh ma mbyte Rexhën shkelma?! Çou Rexho, çou djalo Çou sugari i nanës-o Shka ban pa ty nana-o?! Po vijnë krushqit rrethit malit Rexha i dekun n’grazhd të kalit. Çou Rexho, çou djalo Çou delia i nanës-o Sot m’a i mirë po m’dukesh-o! Çou more Rexho, kqyr sahatin! Kush t’ia hjekë nuses duvakin? Çou Rexho, çou djal-o Çou sugari i nanës-o Sot ma djege zemrën-o! Oh more krushqi hani e pini Nesër Rexhën n’dhe t’ma shtini! Çou Rexho, çou djalo Nuk ka nana tjetër-o E ma fike derën-o! 576 577 VIII. KOMPOZIME TE REJA POPULLORE 578 579 01. Një lule në maj Një lule në maj, sapo kishte çelun E këputi dimni pa e përkëdhelun Uli kokën lulja, shoqeve ju tha: - O sa shpejt kjo lule prej shoqnisë u nda! Ref.: Hajde lulja ime Hajde se të du’. Se pa ty moj lule Jetën s’du me çu’! Na u rrit kjo lule dhe na mori dhenë Iku u largu’ për me ardhë n’pranverë. E bukur ish lulja, sikur je dhe ti Sa vështirë e pata që ta marr në gji. Ref.: Hajde… 580
02. Pse s’më thirre djalë Pse s’më thirre djalë Të vi unë me ty? O net’t m’duken t’gjata Kur jam unë pa ty. Dola në dritare Ti me dorë s’ma ban. M’kish marr malli vashë Veç për zanin tand. Ti e din sa të dua E di sa më don. E di se t’penguan Për bashkimin tonë. Kur të dua unë Bota le të plasë. Ata që s’kuptuan Zoti le t’i vrasë. Ma jep dorën vashë Bukuroshe moj. Jam e jotja djalë Pa ty s’mund t’jetoj! 03. Doli goca n’penxhere I: Doli goca n’penxhere Për me pa se kush po vjen. Po na vjen nji djal beqar Zemrën time ma ka marrë :I Ref.: I: Oj, oj, oj, oj Lajle Oj, oj, oj oj Lajle Kujtova se binte shi Ato ishin lot’t e mi :I Ndoshta jam dhe fukara, Por nuk blihem me para. Mos t’m’a kesh moj me hile Sa më do moj, kurr s’ma the! Ref.: Oj, oj… 581 04. Këngë bilbili O bylbyl a s'ma fal zanin Ti knoj djalit që e du’ I: S'më ze besë se i dhash zemrën Me kang' tate du’ me i tregu’ :I Refreni: Kangë bylbyli me këndu'
Krah pëllumbi me flutru' Rreze dielli me bo drit' O veç me nejt me ty nji dit' O pëllumb, a s'mi fal krahët Der’ te ai sa flut'roj? I: S'më ze besë ai për fjalët Ti hap shpirtin e t’i tregoj. :I Refreni: O ti diell a s'mi fal rrezet Ta ndris rrugën te ai? S'më ze besë se për të tretem Hajt'pra diell tregoji ti! S'më ze besë se për të tretem Hajt'pra diell tregoji ti! 05. Aman asht’ nji vajzë Aman asht nji vajzë o në lagjen tonë. Ajo asht’ syzezë dhe vetullshkru’m. Ani pa t’marr ty moj s’kam me t’lanun! S’bashku jetën o me kalu’. Unë o për ty gjithçka bana Haram t’qofshin o ç’kam harxhu’! Ah, jetën time moj e shkatrrova Qysh don tash moj me m’lanë mu’? Lotët e mia kur kanë me t’ramun Ka me t’vra moj pleqënia. Ti sot prej meje kërkon me u ndamun Në rrugë të madhe t’mesin fëmija. 582 06. Letër më ke çu’ (Letër ushtarit) I: Letër më kë çu’ atje në kufi S’më paske harru’ Që kur ishim fëmijë. Më ze malli për shtëpi Për fushë e për mal Jo s’e kam harru’ shaminë O që ta pata falë. :I Ref.: Kur do t’kthehem pajtohemi Vashë, o mori vashë. Zemrën time t’a kam falë Vashë, o mori vashë. Paske gjetur shokë Djem që rrojnë n’kufi. N’mrëmje dhe net t’tërë Kujtonim shtëpinë.
Ref.: Kur do t’kthehem pajtohemi Djalo si m’a parë. Zemrën time ta kam falë Djal-o more djalë! 583 07. Larg teje oj nanë Larg teje oj Nanë Dielli nuk të ngrohë Dalin para syve nanat kosovare Tuj pritun të bijët Me kry në dritare Ref.: I: Hej, hej, moj Kosova nanë Në zemër të kam! N’ty është ardhmëria E andrrave t’mia. :I Malli më ka marrë Për lisa të gjatë. Për ara e fusha Për gurë e për baltë Zemra ime e mjera Gjithnjë e kërkon. Dashuninë tande Kosovë t’a shijon. Ref.: Hej,hej… 584 08. Zambaku i bardhë çel e lulzon I: Zambaku i bardhë çel e lulzon Lulen e ka si qelibar. :I Ama nji herë sa t’i marr erë Mirë se erdhe moj pranverë! Ref.: Era lule asht kah vjen Edhe m’a fort fasligen. Vishu mirë e bajmë dyzen Hajde t’shkojmë në Prizeren. Nëpër fusha lulet çelin Andej pari vashat shkelin. Ama nji herë sa t’i marr erë Mirë se erdhe moj pranverë! Ref.: Era… 09. O moj bukuroshe
I: O moj bukuroshe, Synin kur ta pashë, At ditë kur kalojshe Dy, tri fjalë t’i thashë. :I Ref.: I: Hajde shpirt-o ti, Hajde shpirti im! Se pa ty jeta Asht e zbrazët gjithnjë. :I Dy, tri fjalë të ambla Për dashninë e parë. S’bashkut me të tana Zemrën ty ta dhashë. Ref.:: Hajde 585 10. Lulen e kam zili Mora një lule në bahçe E ujitja me kujdes. O sa shpejt u rrit kjo lule Lëshoi gonxhe, zuri vesë. Ref.: Zemra ime pranë saj rreh Si sahati me flori. Çdo njeri kur e shef Lulen se ç’e ka zili! Prej lules unë s’mund të ndahem. E kam rritun me dorë vetë. E tashi s’guxoj ta këputi Lulen time gjithë lezet. Ref.: Zemra… ______________________________________ ____________________ lezet = andje, shije, kënaqësi 11. Ç’e mora koferin nanë I: Ç’e mora koferin moj nanë Dola nga Kosova. :I Tani me i çikë t’mirë oj nanë Se unë larg moj shkova. Ref.: Aman, Ejvallah, moj dera e shpisë! Kam lanë babën tuj mërzitë. Ejvallah moj shpija e bardhë! Kam lanë nanën gjithë tuj kja.
Tani me i çikë t’mirë moj nanë Të ma bajsh mu’ hallall. I ka mbushur vitet nana Ndoshta s’e gjen gjallë. Ref.: Aman… 586 12. Po shikoja një ëndërr t’bukur Po shikoja një ëndërr t’bukur Sikur në buzë ti më puthe. M’u ba vehtja sikur flutur Rrija me ty oj lule. Ref.: Atë ëndërr do ta doja Që të ishte shumë e gjatë. Le të ish ëndërr dhe jeta Vetëm ty të kisha pranë. Në mesnatë kur sytë i hapa E pashë unë veten të vetmuar E, papritur s’di pse qava Ëndrra më kish tradhtuar. Ref.: Atë… 13. Erdha nanë o nga kurbeti Erdha nanë o nga kurbeti Për të parë o me sy. Ah i mjeri çfar më gjeti! Kishe mbyllur ata sy. M’dogji malli i fëmijërisë Kisha kohë që s’t’kisha parë. Thashë të t’gjej te pragu i shtëpisë Por të gjeta moj në varr. Nëna ime, nëna ime S’e besoj se s’je më ti. Ti po fle moj në një hije Dhe do t’zgjohesh përsëri! Nëna ime… 587 14. Nëpër shtyllat e telefonit I: Nëpër shtyllat e telefonit Zogjët po këndojnë. Hapa, hapa u afrova Sa zanin t’ju ndëgjoj. :I Ref.: Of aman, of aman
Pse s’ma qan hallin që kam? Of aman, of medet Ç’po m’del shpirti o në siklet! U bu-bu ç’i bana vedit! Ngela në vetmi. Do të tret si shkuma e detit Para syve t’mi. Ref.: Of… A ndëgjoni ju o shokë? Ndëgjoni ç’po ju them: - Prej merakut hiqni dorë, Se bahi verem! Ref.: Of… 588 15. Të kërkova ditë e natë I: Të kërkova ditë e natë. E ç’më lodhi rrugë e gjatë. Për ty bahem zog me krah Dashuria - mall i zjarrtë! :I Ref.: E jotja jam, i imi je O një jetë me ty më duket pak! E jotja jam, i imi je Dhe s’dua kurr të të humbas! Sa herë të shof me sy veç flas Zemra ime sa nuk plasë Qetësoje për një çast Shpirtin tim unë t dhash’. Ref.: E jotja… 16. Po të pres akoma I: Më prit, më prit dhe pak Sa t’them nat’n e mirë. Dritaren lene hapë Xhan, o shpirti im! :I Ref.: I: Po të pres akoma Po të pres akoma Akoma, akoma, akoma! :I Dritaren ti s’ma hape Dhe s’më le një takim. Ti fike jetën tande Dogje shpirtin tim.
Ref.: Po… Dritaren unë se hapa Se më shikon mamaja Dhe më thotë: “Sa shpejt Ty t’ka zanë sevdaja.” Ref.: Po… 589 17. Se dy të dashura që i kam I: Se dy të dashura që i kam O ju shok’t e mi. Unë i dua shumë ato Porsi sytë e mi. :I Ref.: I: E para është nana E dyta moj më je ti. Që të dyja t’mira jeni Ju kam si sytë e mi. :I Por ti e dyta Mos u dëshpro kaqë shumë! Se nanën time e dua Ma shumë se ty. Se po mos të ishte nana S’do t’më kishe ti. Që të dyja t’mira jeni Ju kam si sytë e mi. Nana, unë dhe ti Ne jemi nji. Ndoshta flasin për ne Se na kanë zili. Ne rrojmë të gëzuar Të lumtur në qetësi. Se po mos t’ishte nana S’do t’më kishe ti. 590 18. Më erdhe pranë I: Më erdhe pranë Si një fëllënzë e re. Dy fjalë zemrës Me gaz m’i the. :I Se ç’më gëzove Ti sot o me këto fjalë. Se vullnetare Ti më ke dalë.
Ref.: Si lastar do të rritet dashunia jonë. Nëpër ara plot me gonxhe do t’lulzojnë. I: Dora-dorës, zemra-zemrës, në punë e në jetë Pranë e pranë njeni tjetrit, si shokë të vërtetë. :I N’punë të gëzuar Sot ditë e re po del. Dil ti nji herë, moj Moj vashë e re. Me mija ngjyra Sot vezullojnë Dhe bukurinë Ma shumë ta shtojnë Ref.: Si lastar… 591 19. Je i imi përgjithmonë Ti m’je rreze plot me dritë, plot me dritë Të kam zemër të kam shpirt. Ti m’je lot në syrin tim, n’syrin tim Veç te ti djalë gjej ngushllim. Ref.: Do t’i them gjithnji Se në zemër do të ruaj Shpirt-o të baj be Veç i imi je. Unë të dua një të kam, një të kam Veç e jotja djalë unë jam! Sytë e tu kur mbushen lot, mbushen lot Shpirti im nuk gjen qetësi. Zemra ime ty të don, të kërkon Je i imi përgjithmonë. Ref.: Do… 592 20. Të kam dashtë Moj e mirë Moj e mirë në majë të bjeshkës Që më ngjan si lule e pjeshkës Ndalu pak, Ndalu pak të t’them një fjalë Zemrën time ç’e ke marrë ti. Pritmë moj
Pritmë moj e mirë e nënës Që më ngjan si lule e thanës Ndalu pak Ndalu pak të t’them një fjalë Zemrën time ç’e ke marrë ti. Nuk rri dot pa t’marrë për nuse S’rri pa ty moj buz’burbuqe S’rri pa ty moj sylarushe! Moj e mirë… Pritmë moj… 21. Esmerka I: Esmerka, o moj esmerka, Esmerka o s’më flet me gojë. :I I: Pa dilë pak, moj, pa dilë pak Pa dilë pak o të shof një çikë! :I Esmerka, o moj esmerka Emerka o s’ma bën me dorë. Pa dil pakë, pa dil pakë Pa dil pakë o më fol me gojë! 593 22. Dashurova unë një vajzë I: Dashurova unë një vajzë Që ka pasë merak në mue. :I I: Por ajo ishte e feju’me Prandaj unë-o jam largue. :I N’qafë më pastë kjo shoqëria Që më ndau nga dashuria. Që më ndau nga dashuria Plot me lot m’u mbush shamia. Plot me lot m’u mbush shamia Ia fillova nga rakia. Dashurova unë një vajzë Ish e vogël topolake. Ish e vogël topolake Se ç’ma ndezi zemrën flak-e! 23. Festa e Ramazanit Fest’ e madhe e Ramazanit Mirë se erdhe në këtë vend. Ta gëzojmë të gjithë Bajramin! T'bëjmë adetin siç e kem’. Ref: Agjënim, agjënim je i lashtë Për shpirtin tim. Agjënim, agjënim, hiq mëkatet Shpirtit tim! Kush beson moj Perëndinë,
Kush beson të madhin Zot, Besimtarë kudo që jeni Agjënimi i lehtë ju qoftë! Tridhjetë ditë të Ramazanit, Këto i dijnë pleq e të rinj. E kush ka faje dhe gjynahe Le të falet në xhami! 594 24. Byrek, byrek I: Kam dyqanin ke selvia Hej ustah Murat M’a mirë e ama se e bija Hej ustah Murat! :I Ref.: I: Byrek, byrek O ustah Murat. Katër copa bojnë nji lek, O ustah Murat! :I Kam dyqan’ ke kinemaja O ustah Murat. O pak pare bon durdumaja O ustah Murat. Ref.: Byrek… 25. Bota zunë e flasin I: Bota zunë e flasin Keq për ne të dy. :I I: Nuk mendoj për vehten moj gocë Më vjen keq për ty! :I Ref.: Qoftë mallku sahat i shkretë! Që ne u morëm vesh. Unë ta shkela kambën moj gocë Ti zure me qeshë. O erdh me gaz o ky behar E n’a u ndez o shpirti zjarr Vetë n’a zu maraku moj gocë S’më ke, s’të kam faj! Ti nuk je fajtore S’të vjen keq për mu’. S’deshta unë i mjeri moj gocë Me ty me u ngatrru’. Ref.: Qoftë… 595
26. Kush niset me bo sevda I: Kush niset me bo sevda Në moshën e pleqërisë? :I I: Mjer atë që e rren mendja Kujton vitet e rinisë :I Pleqërinë askush s'e don Zemra kurrë nuk e pranon Del një rrudhë e del një thinjë Koha ikën, mosha shkon. 27. M’i dhe flakë mallit tim E kujtoj me mall Ndjenjën në agim. A do t'kem ty vallë Lule n'përqafim? Si zanë mali je Trupin si selvi. Synin zjarr e ke Buzën si qershi. Haj... mi dhe flakë o mallit tim Trëndafile m'lu’ me vesë. Në këtë natë o pa agim Puthjen tande po e pres. N'prehnin tim nuk ke pik'llim do të shkrihem n'dashuni. Eja t'pres me padurim Të jetojmë sa jemi t'ri (përsëritet nga fillimi) 596 28. Ma jep dorën vashë Pse s'më thirre djalë Të vi unë me ty? Orët më duken të gjata Kur jam unë pa ty. Dola në dritare Dhe me dorë s'ma ban. Më kish marrë malli vashë Veç për zanin tand. E di sa të dua, E di sa më do. E di se të penguan Për bashkimin tonë. Kur të dua unë Bota le të flasë. Ato që s'kuptuan, Zoti le t’i vrasë!
Ma jep dorën vashë Bukuroshe moj. Jam e jotja djalë Pa ty s'mund jetoj! 597 29. Ç’po këndon bilbili moj I: Ç’po këndon bilibli moj O në degë të malit O në degë të malit! :I Ai këndon për mue moj S'do t’ia di asnjanit S'do t’ia di asnjanit! Ref.: I: Këndo bilbil i fushave Bashkë me kangën e vashave Që këndojnë lëndinave Pranë trëndelinave. :I Ç’po këndon bilbili moj O në degë të mollës O në degë të mollës! Ai këndon për mue moj S'do t’ia di asnjanës S'do t’ia di asnanjës! Ref.: K’ndo bilbil…. 598 30. Ah pranvera Do ta lus unë Perëndinë Që mos ta prishë ty bukurinë... I: Ma mirë hiç mos t'ishim pa M'ka lindë dashnia n'ty. I: Me të shkretin fukara Si t'ja baj hallit s'e di. :I Ref.: I: Ah pranvera, pranvera Zoti ty moj të bekoftë! Ah pranvera, pranvera Emni yt mos t'u harroftë! :I Do ta lus unë Perëndinë Mos ta prishë bukurinë. Gërshetin moj me tallaz Sa shumë ra shi këtë natë. Ref.: Ah pranvera… Ban rahmet me gjetë ashik
Mos lu’j me dashnorë t'vërtetë! Pse banojkam në kafaz Me zemër të kam dashtë. Ref.: Ah pranvera… 599 31. I kujtoj me mall I kujtoj me mall Ditët në agim. A do t’kem ty vallë Lule n’përqafim? Si zanë mali je, Trupin si selvi. Syrin zjarr e ke Buzën si qershi. Ref.: Haj, m’i dhe flakë ti mallit tim Trëndafil mbulu’ me vesë. Në këtë natë o pa agim Puthjen tande po e pres. N’prehnin tim nuk ka pikllim Do t’a shtyjmë dashuninë Eja t’pres me padurim Të jetojmë sa jemi t’ri! I kujtoj… Si zanë… Haj… 600 32. Moj burbuqe lozonjare Moj burbuqe lozonjare, Se ç’ma dogje zemrën fare! Jetës sime i jep shumë vlerë Je një lule plot me erë. Ref.: Jaman, burbuqe moj, jaman Falma zemrën që më do Jaman, syzane moj Ne askush nuk mund t’na ndajë! Hap dritarën dhe shikoj Kush ma mori jetën moj. Me kunorë dafine, moj Jetën tonë do ta dhuroj. Ref.: Jaman… Dasma jonë do ta tund botën
Hidhe vallën e mbushe gotën! Në Tiranë do të jetojmë Jetën bashkë ne ta gëzojmë! Ref.: Jaman… 601 33. Hidhni vallen vasha t’reja Diku larg një këngë dëgjohet ha, ha, ha, ha Në qetësi kujtimi zgjohet ha, ha, ha, ha Mall i shkuar, zjarr i shuar N’vegim ti vjen, rrinim zgjuar, rrinim zgjuar Rrinim atëherë. Ref.: Hidhni vallen vasha t’reja Sonte le t’ju ndezë hareja Kënga juaj shpirtin ma rrëmben. Bini lodra mos pushoni Sonte gëzimin ju ma shtoni Sonte bashkë me ju dua të këndoj. Diku…. Ref.: Hidhni… 34. Kanga e mërgimtarit Jam mërzitë, jam mbushë me halle Nuk kam lot ma as të qaj Shumë ksi’ vu’jtje unë durova E në dhe t’huej azil kërkova. O k’thehu pra, o vllau i motrës Se ty po t’pret ky pragu i votrës. Ref.: A kam shpresë nji ditë me ardhë Në tokë temen njiherë me u çmallë? Nga vendlindja ju kur t’vini Nji grusht dhe n’mërgim ma bini! M’ka marrë malli për fusha t’blerta E kam harru’ qysh vjen pranvera. N’varfni m’rriti kjo nanë e mjera O për pleqni asaj s’iu gjeta. Ref.: A kam… 602 35. Kur kujtoj ditët e korrikut (këngë kurbeti) I: Kur kujtoj ditët e korrikut, Lotët më pikojnë. Më djeg malli, oh më djeg zjarri,
Prindërit kur kujtoj. :I I: Më qan zemra më qajnë sytë, Më digjet shtati o në vetmi. Ku i lashë unë nënë e babë? Ku i kam shokët e mi? :I Kurbetin e kam mallkuar, Fjalën refugjat. E trishtuar qenka jeta, Nga shtëpia larg. Më qan zemra më qajnë sytë, Më digjet shtati o në vetmi. Ku i lashë unë nënë e babë? Ku i kam shokët e mi? I vetmuar larg atdheut, Me mall numëroj, Edhe gurët e sokakut, Qaj edhe këndoj. Më qan zemra më qajnë sytë… 603 36. Mbrëmje prilli N’mbrëmje t’prillit që kur të pashë Bukuroshe porsi zanë. Engjëllushë, o mori vashë Zemrën tejet kush s’ma ndanë! Çka do tjetër more djalë? Zemrën time ta kam dhanë. Kur t’i pashë njata dy sy Sy të bukur plot magji. Që shëndrisin sikur yje Trupi im moj krejt m’u ngri. Çka do tjetër more djalë? Sytë e mi unë do t’i jap. Goja jote si burbuqe Sa herë çilet më mahnitë. Paçit juve buzë të kuqe Jo nuk mundem ma me pritë. Çka do tjetër more djalë? Zemrën time ta kam falë. 604 37. Ti s’vjen Mu mes natës erdhe Ëndrrat m’i prishe ti Për mua ishe e vdekur E humbur n’gjithësi. Më lerë të qetë të lutem
Gjumin ti mos ma prish! Ajo që njëherë thyhet Nuk ngjitet sërish. Kujtoje pik’llimin Që zemrën ma copëton Që bien bashkë me shiun Si një mjegull-o. Ref.: Ti s’vjen Koha është ndaluar Unë qaj për ty Dhe të qajmë për ne. Unë s’mundem të të harroj Unë në jetë nuk rri. Gëzimi yt i shprehur Tretet nëpër shi. Ref.: Ti s’vjen… 605 38. Si yll drite n’pritë t’kam dalë Si yll drite n’pritë t’kam dalë Ti erdhe si hana more djalë. Ti je n’zemrën time përgjithmonë Jetë të bukur bashkë do t’kalojmë. Ref.: Eja djalo të këndojmë Zemrat tona t’i bashkojmë. Të këndojmë, të këndojmë Për ardhmërinë tonë. Për ty gjithmonë djalë unë këndova Si zog mali fluturova. Dhe bylbylat prap po këndojnë Jetën më të bukur t’ kalojmë. Ref.: Eja… 606 39. Moj malësore Ç’ke mor djalë që më mbanë mëni Jo për zotin s’po t’marr vesh Pse s’më flet ti mu’ njëher Pse s’m’shikon e pse s’më qesh? Moj malësore, Shqipe symëshqerrë Trandafil që kopshtet I mbush plot me erë.
Ref.: Unë jetën ta kam dhanë Të dua për jetë. Të dua vajzë me të vërtetë Çka do zemra, goja thotë vetë. Ti më the se m’don mor djalë Por s’mashtrohem veç me fjalë. Unë jam vashë, por kam guxim Që të thërras në prehnin tim. Moj malësore Shqipe symëshqerrë Trandafil që kopshtet I mbush plot me erë. Ref.: Unë… 607 40. Ka shumë kohë moj që t’kam dashtë Ka shumë kohë moj që t’kam dashtë Sa në zemër më ke hy. Eja vashë moj të takoj Se unë ty të dashuroj. Ref.: I: Zemrën time vashë ma more Tjetër zemër dashurove. :I I: Zemrën time, zemrën time, Zemrën time dashurove. :I Natë e ditë për ty mendoj Dhe nga zemra s’të largoj. Mendoj veç për dashuri Që të kemi lumturi. Ref.: Zemrën… 608 41. Kur dola n’dritare Kur dola n’dritare N’terr s’e pashë oborrin O jo, jo, jo, loke jo! Hana porsi nuse Po ta ru’nte varrin O jo, jo, jo, loke jo! Kur dola n’dritare Thashë po binte shi O jo, jo, jo, loke jo! Nuk qe ujë i shiut Por qenë lot’t e mi
O jo, jo, jo, loke jo! Na ka dalë n’lugje t’verdha Kërkon djalin shamizeza O jo, jo, jo, loke jo! Vaji i saj e thanë dhe malin Nanë e mjerë kërkonte djalin O jo, jo, jo, loke jo! E kërkon, por s’e gjen dot Lot i bahet gjithë kjo botë. Hiqe lotin nanë shqiptare! Nuk mbajmë zi pa dalun fare. Vatrat tona nuk janë të shkreta Knojn’ lahutat e tunden djepat. 609 42. Ndaç me m’vra moj Ndaç me m’vra moj, ndaç me mbytë Ndaç verbomi, të dy sytë Kurgja n’jetë ma keq s’ma ban Se m’ndrron mu’ me tjetërkand. Ref.: Sa t’jem gjallë ti shpirtin falma! Se kur t’vdes ti vorrin kallma! Arijetë, Arijetë, Arijetë! Mos më thu’j se nji herë m’ke dashtë Se m’ke dashtë moj me gjithë shpirt Njimijë herë m’ke dashtë me fjalë Asnjëherë moj me gjithë shpirt. Ref.: Sa… 610 43. Sa shpejt qenke rritë O sa shpejt erdhi pranvera Ti sa m'qenke rritë Nuk të ndrroj me lule të tjera Pra duhet me t'pritë. Unë ta fala ty një puthje Ti mu’ një premtim. Eja pra në krah't e mia T'më japësh gëzim. Refren: O me ata sy moj vogëlushe Ti mua më verbon. Sa shum kohë kaluem bashkë Sa shpejt më harron. Shumë merak jam bo në ty
Ty moj po të pres. Eja pra të lutem shumë Mos më le në shpresë. Se çdo ditë që po kalon Shum po më mundon Zjarrin për ty ti ma shuen Pra mos m’u largo! Refreni: O me ata sy… 611 44. Dua të kem pranë gjithnji Sa herë shof fytyrën tande Që buzeshë me ambëlsi Ndëgjoj zanin tand me andje Kur më flet me dashuni. Due me t’pasë unë pranë gjithnji Me ty jetën ta kalojmë Vetëm vashë nuk mund të rri S’kam gëzim as lumturi. Ku do t’jem për ty mendoj Kurr nga mendja s’të largoj. Me ty zemra ndien gëzim Gjithnji t’pres me padurim. Eja, eja të këndojmë Zemrat tona t’i bashkojmë. Jetë të lumtur të fillojmë Çerdhe t’bukur të ndërtojmë. 45. Kanga e burgut t’Spaçit Rri i mbyllun në qeli Rri i mbyllun dhe mendoj Mendoj për fëmij’t e mi Edhe sytë po m’lotojnë. Ah kjo jetë, kjo jeta ime Se ç’u kalb në burg të zi! Çfarë mëkate i kam ba Zotit Që e humba gjithë rininë? Shumë të vogël e lash djalin Tash ashtë rritë e asht’ ba burrë O ky burg o burgu i Spaçit Për gjithmonë qofsh mallku’m! 612 46. Kanga e refugjatit Kur kujtoj dit’t e korrikut Sytë më lotojnë. Më djeg malli, më djeg shpirti
Prindërit kur kujtoj. Ref.: Më qan zemra më qajnë sytë Digjem flakë porsi qiri. Ku i lash unë nanë e babë, Ku i lash unë shokt’ e mi? Gurbetin e kam mallkuar Edhe fjalën refugjat. E trishtuar qenka jeta Nga shtëpia larg. Ref.: Më qan… 47. Moj fëllënzë që m’gjezdisë Moj fëllënzë që m’gjezdisë Prej mëngjesit gjer në natë Lis me lis e shteg me shteg. Ndalu pak moj t’i them dy fjalë. Moj fëllënzë me rreshta, A e din moj sa t’vijë vjeshta Do të blej fustan të blerë Me lule që i do vetë? Do të vej shami për gushë Qëndisur me lule fushë. Ref.: Eja vashë, eja ti Aman, aman Lis me lis e shteg me shteg Zemra më qan. O sa fort më troket zemra Lule për ty. E ta çojmë jetën Në lumturi. 613 48. Të kam dashtë dhe të du’ Të kam dashtë dhe të due Unë ty moj vetullhollë. I: Prap ti m’je largue Dhe me gojë s’po m’folë. :I Ref.: Dhim’t aspak nuk pate Ti o për shpirtin tim. Asnjiher s’më knaqe Veç m’mbushe idhnim. Ti ndonjiher do t’kujtohesh Por atëher s’ka me pasë dobi
Se me dhe kur t’mlohem N’mend do m’kesh gjithnji. Ref.: Ka me t’ra ndërmend moj Për fjalët që m’i ke ndërru’ Se me dhe kur t’mlohem Ti ke me m’kujtu’! 49. Në kujtime isha Në kujtime isha Isha tuj mendu’. Dëgjova bylbylin Kangën tuj këndu’. Ky bylbyl në degë Kangës po ia thotë. Kërkon dashuni Dashuni n’këtë botë. Fjalën se të due Po ta them nga zemra. Sot e deri në vdekje Do të jesh e jemja. Nuk due premtime, S’due avantura. Por due t’vërtetën Fjalën që të due. 614 50. Kangë gurbeti (2) Sa herë bjen kjo dritë e hanës Më kujton fjal’t e nanës. Për gurbet unë kur jam nisë Më përcollën n’qoshe t’shpisë. - Pse o bir, kur n’dritë të qita Me shumë mund n’këtë jetë të rrita Pse s’u g’zova në këtë jetë? Nanën sot po e le vetë? Ref.: Gurbetqarë ju sa jeni Shumë të pasur ndoshta jeni Gjithçka blehet n’këtë dynja Por veç nanë nuk ka. Këto ishin fjalt’ e nanës Kur i tha në dritë të hanës. Ikën dit’t e ikën vjet’t Larg u treta në gurbet. S’u largova nga dëshira Por nga zori e varfënia
Na mallkoi i madhi Zot Me u tretun nëpër botë. Ref.: Gurbetqarë… 51. Sa të dua unë Sa të dua unë Moj lule zamaku. Ty të don një çun Ç’e ka zanë maraku! Bukuria jote Syri jot i shkruar. Mori vajzë e bukur Sa je zbukuruar. Të ka falë natyra Ty dhe bukurinë. Ti je plot me ngjyra Falma dashurinë! 615 52. Ti e lumtur Si s’ma din marakun tem Se për ty jam ba verem. Më shikjo njiherë me sy E kam mendjen veç te ti. Ref.: Ti e lumtur, e lumtur E unë i shkreti i pafat. Ti si flutur, si flutur E unë si pëllumb i ngratë. Më ka nana djalë hasret Ti për mu’ do t’jesh kismet Nëse merr ti tjetër kend Të çoftë Zoti në xhehnem Ref.: Ti… ______________________________________ ____ xhehnem - ferr 53. E si ta them O jetë të thërras Por nuk gjindesh dot. Dashurinë që kam Kurr mos e harro! Ref.: E si ta them sa shumë të dua Si dritën e syve t’mi.
Jo në botë kurr tjetër s’dua Lule t’bukur porsi ty. Mos më le n’vetmi Gjithmonë të kujtoj. E imja dashuri S’mundem të t’harroj. Ref.: E si… 616 54. O gurbet, gurbet i zi Atje diku larg Atje kam lanë fëmijë Kanga më e ëmbël Mëmëdhe je ti. Refreni: O gurbet, gurbet i zi Ti më le n’vetmi. O gurbet, gurbeti i zi Jetën ma ke nxi! Atje diku larg Atje kam lanë shtëpi. Mendjen gjithnjë e kam Mëmëdhe tek ti. Ref.: O gurbet… 617 55. A do vish Do vish ti mor çun i vogël? I: A do të vish të rrish me mu’? :I Ne kemi një pyll përpara I: A do mundesh të vish dot? :I Erë e lehtë dhe unë do të bëhem Edhe pyllin do ta kaloj I: Dhe me ty do të vij mor djal Dhe me ty do të shkoj! :I Do vish ti mor çun i vogël? I: A do të vish të rrish me mu’? :I Ne kemi një lum përpara I: A do mundesh të vish dot? :I Peshk me hala unë do të bëhem Edhe lumin do ta kaloj Dhe me ty do të vij, mor djalë Dhe me ty do të shkoj! Do vish ti mor çun i vogël? I: A do të vish të rrish me mu’? :I
Ne kemi një mal përpara I: A do mundesh të vish dot? :I Zog me krah unë do të bëhem Edhe malin do ta kaloj. Dhe me ty do të vij, mor djalë Dhe me ty do të shkoj! 56. E moj Mirushe ti je e para I: E moj Mirushe, ti je e para E ia kalove djalit në gara. :I Ref.: I: E ty të lumshin durët-o E ia kalove beqarit-o. :I 618 E moj Mirushe, je vajzë puntore E ti flamurin-o na e more. Ref.: E ty… E moj Mirushe, edhe kësaj here E ty të zgjodhën o brigadiere. Ref.: E ty… 57.. Fryn kjo erë e lehtë Fryn kjo erë e lehtë Bukur dita çelë Vashat me gëzim në zemër Fushës-e, vashat fushës-e. Ref.: E pa përtuar përherë Në mes të fshatit t’ri Në mes shoqeve duar artë Shtatin si selvi Mbushun tok me shoqe shokë Gruri porsi det Hambarët e sofrat-o Gruri i punës sonë Qeshin f’tyrat zemrat knojnë Për jetën e re O gruri i punës sonë Këtu në atdhe. Frynë kjo erë e lehtë Dalin fllanzat’ përsëri Vajzat o me kangë e vepër Si fëllanzat vijnë. Ref.: E pa…
619 IX. KËNGË DASMASH 620 621 01. Goca në oborr I: Goca n’oborr-e Po ma ban me dorë. :I I: Po ma ban me dorë Ajo vetullhollë. :I Goca n’çardak-e M’u ka ba marak-e. M’u ka ba marak-e Ajo shtatbajrak-e. Goca n’çarshi-e Po ma ban’ me sy-e. Po ma ban’ me sy-e Ajo shtat selvi-e. 622 02. Malsorja I: O hajde ti, Moj lule malsore! :I I: Hajde malsore e vogël Në ty kam marak. :I O syni yt Porsi rrush i zi, aman, aman! Hajde malsore e vogël, Falja djalit ti! O të kam dashtë, Edhe prap të du’, aman aman! Hajde malsore e vogël Ti do t’jesh për mu’! 03. Unazën prej arit Unazën prej arit Në gisht do ta ru’j-e Ti moj vajzë mos lu’j me mu’! I: Do të shkoj të tres Në një mal të shkretë Se ma s’mundem me duru’! :I Kët’ dashurinë tonë S’po muj ta kuptoj Ti moj vajzë që paske pasë Pse mu’ më tradhtove? Kur unë të besova Mos t’lasht’ zoti pa të vra! Kur të vjen pranvera
Do t’i lutem Zotit. Me m’dhanë krah me fluturu’ Do të shkoj të tres Në një mal të shkretë Se ma s’mundem me duru’! 623 04. Tate du fustan I: - Tate, du’ fustan! - T’a blen Tata për Bajram! :I Ref.: I: Palo taktuke, palo tabake, Do t’a marrim gocën T’a çojmë n’Shijak-e! :I - Tate, du’ këpucë! - T’i blen Tata me majuc! Ref.: Palo tabake, palo taktuke Do ta marrim gocën Ta çojmë në Pukë! - Tate, du’ kapele! - Ta blen Tata me kurdele! Me kurdele e me vija Që të jeshë ti ma e mira. Me kapelë e me fustana Ti blen lala ty të tana! 05. Po të pyes sa vjet i ke I: Po të pyes, po të pyes po të pyes sa vjet i ke? :I I: Unë i kam, unë i kam unë i kam njizetetre. :I Po të pyes,po të pyes, Po të pyes sa vjet i ke? Unë i kam, unë i kam Unë i kam pesëdhjetetre. Pesëdhjetetre, pesëdhjetetre Pesëdhjetetre vërtet i kam. Njëzetetre, njëzetetre Njëzetetre në shpirt unë jam. 624 06. Lu’jmi, lu’jmi Lu’jmi, lu’jmi, Lu’jmi, lu’jmi Oh du’rt e bardha, oh du’rt e bardha, o! Si bylbylat, si bylbylat Oh nëpër ara, oh nëpër ara.
Lu’jmi, lu’jmi, lu’jmi, lu’jmi O du’rt e holla, o du’rt e holla, o! Si bylbylat, si bylbylat Oh nëpër molla, oh nëpër molla. Lu’jmi lu’jmi, lu’jmi, lu’jmi O kraht e gjona, o kraht e gjona, o! M’i ke vetllat, mi ke vetllat Oh sikur hana, oh sikur hana. Lu’jma, lu’jma, lu’jma, lu’jma Oh lu’jma belin, oh lu’jma belin,o! Çiftelisë o, çiftelisë–o Djalo k’putja telin, o k’putja telin-o! 625 07. Te guri që bon xixa I: Ara bahçe, ara bahçe Era jote ç'na kënaqi. :I Ara bahçe ku? Trashëgohet çifti! Ara bahçe ku? I qoft' për hajër t'zotit t'shpisë! Ara bahç' ku ishe mrom? - Rrug' më rrug-o o në Tiron. Ara bahçe ku? - Ke shoqnia e dhondrrit. Ara bahçe ku? - Mu ke guri qi bon xixa. I: O mu ke guri mre qi bon xixa :I I:O eja me lalën moj t'shkojm për pipza! :I I: O asht diell e më djeg vapa! :I I: O të vjen lala me çadër mrapa! :I I: O lal Kamer o mre lal Kamer-e! :I I: O bone darkën-o me sheqer-e! :I O darka ime u boft zeher-e O thirra mikun-o e dhe s'më erdh-e. O po na vjen Karaj me dru-e O dil moj nuse me shkarkue! O jom nër magje moj tuj gatue O jom tuj ly oj lala jom tuj shkrue O mu ke guri n'qoshe t'votrës O meraba moj nona e gocës! O mu ke guri n'qoshe t'murit O meraba mre baba i çunit ! Ke mullini i Sharrës-e Prite lalën se po vjen! Prite lalën se po vjen,
Dy-tri fjal moj do t'i them. Ke mullini i Sharrës-e Prite lalën se po vjen! Prite lalën se po vjen Dy-tri fjalë moj do t'i them. 626 08. Piku mollë e kuqe Piku mollë e kuqe E na ra prej malit. I: Rritu vajzë e bukur Prej merakut t’djalit. :I Hej piku mollë e kuqe E na ra n’qat’ vend-e. Rritu vashë e bukur Prej merakut tem! Piku mollë e kuqe E na ra n’saksi-e. Rritu vajzë e bukur Veç për dashuri-e! 09. Lu’j Lirije, lu’j I: Kur më del n’oborr Lirije Pse s’ma bon me dorë? :I Pse s’ma bon me dorë Lirije? Mori vetullhollë! Ref.: I: Lu’j, lu’j, lu’j’ Lirije Sa je pa martu’! :I I: Sa je pa martu’ Lirije Natën ta pagu’j! :I Kur më del n’sokak Lirije Mori shtat bajrak! Mori shtat bajrak Lirije Ç’na bone merak. Ref.: Lu’j… Kur më del n’çardak Lirije Ç’na bone merak! Ç’na bone merak Lirije Mori lulë zamak Ref.: Lu’j… 627 10. Rroka mandolinën I: Rroka mandolinën Dola në çardak.
Oh mos cuca e vogël T’u kam ba merak! :I Ref.: I: Vaj, vaj, vaj Gishtat me bajrak Oh moj cuca e vogël T’u kam ba merak! :I Rroka mandolinën Dola në oborr. Oh moj cuca e vogël Po ma ban me dorë. Ref.: Vaj, vaj, vaj Gushën si kajmak Oh moj cuca e vogël Hajde pak ma ngat! Rroka mandolinën Dola në sokak. Oh moj cuca e vogël T’u kam ba merak! Ref.: Vaj, vaj, vaj Shtatin si selvi. Oh moj cuca e vogël Pa ty s’un të rri! Rroka mandolinën Dola në çarshi. Oh moj cuca e vogël Mos ma ban me sy! Ref.: Vaj, vaj, vaj Gishtat me bajrak Oh moj cuca e vogël T’u kam ba merak 628 11. Sa e bukur na ka dalë nusja Sa e bukur na ka dalë nusja, marshalla, marshalla! E bukur për bukuri-e “ “ Paska shtatin o si selvi-e “ “ Paska ballin o perishan-e “ “ Paska vetllën o si gajtan-e “ “ Paska synin-o si filxhan-e “ “ Paska hunden-o miskavi-e “ “ Paska faqet-o gurabi-e “ “
Paska gojën-o si kuti-e “ “ Paska dhamët-o si inxhi-e “ “ Ma gëzofsh-o dhandri i ri-e “ “ ______________________________________ ____________ miskavi = i pastër, i kulluar, i ndritshëm 12. Vetë më the të due Vetë më the të due E tash m’ke harrue E tash m’ke harrue. Kur t’piqet qershia, Kujtoj lot’t e mia Kujtoj lot’t e mia. Kur t’më lindë një vajzë-e, Ia la emnin tand-e Ia la emnin tand-e. Ta la amanet-e, Mos më harro krejt-e Mos më harro krejt-e! 629 13. Hidhet vallja Hidhet vallja, vallja e parë, vallja e parë I: Kush vallzon u mloft’ me ar, u mloft’ me ar! :I Hidhet vallja vallja e dytë, vallja e dytë Kush s’vallzon i plaçin sytë, i plaçin sytë! Hidhet vallja, vallja e tretë, vallja e tretë Kush vall’zon u gzoft’ përjetë, u gzoft’ për jetë! Hidhet vallja po lunë Shota, po lunë Shota Bijnë tupanat gjëmojnë lodrat, gjëmojnë lodrat! Hidhet vallja kanga s’nalet, kanga s’nalet Bijnë dairet, gjëmojnë malet, gjëmojnë mallet! 14. Sonte o shokë I: Sonte o shokë, ma afroni gotën Se ajo më bëri, ta mallkoj gjithë botën. :I Sonte mbushni gotat, deri në agim Dridhe vash-o shtatin, veç për hatrin tim! Ref.: I: O ti djalë me klarinetë, Se ç’ma djegë zemrën e shkretë! Qaj kitarë ti mos pusho Sonte ajo tjetrin po e don. :I Shokë më ndihmoni, t’i harroj këto halle Le të bij tupani edhe të mos ndalet!
Sonte ajo tjetrin, po e ledhaton Zemra ime e mjera, po qan e po vajton Ref.: O ti… 630 15. O syni i zi I: - O ku po shkon moj Rrushe e lalës Me dimi të bardha? :I I: - Bej aman, aman, aman Sonte jam te daja. :I Ref.: I: O syn o i zi Lum daja për ty! Për sy e vet’lla Ishalla vjen apet! :I - O ku po shkon moj Rrushe e lalës Me këpucë të zeza? - Bej aman, aman, aman Sonte jam te tezja. Ref.: O syn i zi Lum tezja për ty! Për sy e vet’lla Ishalla vjen apet! - O ku po shkon moj Rrushe e lalës Me dimi biluri? - Bej, aman, aman, aman Sonte jam te burri. Ref.: O syn zi Lum burri për ty! Për sy e vet’lla Ishalla vjen apet! 631 16. Ti ku ke moj Ajshe I: Ti ku ke moj Ajshe, te molla? :I I: Te molla, aman te molla? :I Ref.: I: Ti te molla shkojshe, Molla t’ambla hajshe. Dashnorin mendojshe, Shumë e dashurojshe. :I Ti ku ke moj Ajshe, te dardha? Te dardha, aman te dardha? Ref.:
Ti te dardha shkojshe Dardha t’ambla hajshe Dashnorin mendojshe Shumë e dashurojshe. 17. Hajt ta lidhim besën I: Hajt ta lidhim besën-e Me një fije kashtë! :I I: A do ta duash nanën moj gocë Sikur e ke dashtë? :I Hajt ta lidhim besën Me kunorë me ar-e! Ta kem pranë njëri tjetrin Sikur një thesarë! Hajt ta lidhim besën Me puthje plot zjarr-e! Të na lindë një djalë, moj goc-e O një djalë çunar-e! 632 18. O kush po vjen O kush po vjen O përmes lëndinës? O ma e buk’ra Çikë e Prishtinës! O kush ia mori Bukurinë hanës? O ma e mira Gocë e Tiranës! O kush ma ka Bardhësinë e borës? O kjo syzeza Çikë e Gjakovës! O kush po i çel-o Lulet e majit? O kjo belholla O prej Gjilanit! O kush na solli Flladin e verës? O vjen me vrap Kjo gocë e Pejës! O kush ju plasi Zemrat djelmënisë? O ma e buk’ra E gjithë Shqiptarisë! 633 19. Hajde Shot-o marshalla
I: Hajde Shot-o marshalla, Fluturo me krah! :I I: Lu’j Shot-o, lu’j! Ditën ta pagu’j. :I - E kam begenisë Çikën e kojshisë. - Jo, non-o, jo Se e kemi fis! - As se kemi n’fis oj nanë As s’e kemi n’farë. Çikën e kojshisë Nuk e la pa e marrë! Lu’j Shot-o nëpër therra Dimi t’kuqe, dimi t’verdha. Lu’j Shot-o nëpër ara Dimi t’kuqe, dimi t’bardha! 20. Zake, Zake I: Zake –Zake, mos ma pi rakinë! Je e re moj Zake, je e re. :I I: E do ta pi moj Zake Se ma hekë mërzinë Je e re moj Zake, je e re. :I Zake-Zake, mos ma pi duhanin! Je e re moj Zake, je e re. E do ta pi moj Zake Jam çun Elbasani. Je e re moj Zake, je e re. 634 21. Jalla more çun Ç’ke me mu E gjeç’ belanë! E unë prej teje Nuk e heq sevdanë! Ref.: Jalla more çun-o Gushën si pëllumb Mos ma pi rakinë! Se të ban zullum. Hajde shpirto Hajde pranë! E mushna zemrat Jalla me sevda! Jalla moj Sadete Na lige na trete! Na lige na trete
Na bone për vete! 22. Mos ma pi rakinë I: - E të kam thanë mor djalo Mos ma pi rakinë. Jar na na mor jar na ne! :I - E do ta pi moj zemër Sa ta heq mërzinë. Jar na na mor jar na ne! - E të kam thënë mor djalo Mos ma pi konjakun. Jar na na , mor jar na ne! - E do ta pi moj zemër Sa ta heq marakun. Jar na na mor jar na ne! E do ta pi moj zemër Sa ta heq marakun Jar na na mor jar na ne! 635 23. Vashë e bukur mos u ngut Vashë e bukur mos u ngut E mos luej me mu’! Se unë jam një gacë e mblu’t Muj me t’përvëlu’. I: Mos luaj me mu moj lozonjare E kam zemrën djaloshare. :I Ref.: Me ngadalë, moj me ngadalë! Se unë jam një goxha djalë Do të luej pak me ty Sa të mu’j - tetë me dy! Vashë… Mos… 636 24. Luej qyqek Jemi gëzuar sot Në këtë shtëpi. Dasmën e fillojmë Për çiftin e ri. Ref.: Lu’ni motra, lu’ni bija! Plot me miq na u mbush shtëpia. Po vallëzon motra për vëlla Hidhet vallja - marshalla. Nusja me gjithë dhandrrin Sa mirë po vallzojnë.
Babës edhe nanës Zemrat ju gëzojnë. Ref.: Lu’ni motra, lu’ni bija! Morëm nuse, u gëzu’ shtëpia Luhet vallja o sa bukur Po vallzojnë t’gjithë si flutur. Po lu’n tezja po lu’n halla, Po lu’jnë vllaznit Po lu’n daja. Po lu’n baba edhe nana Lum e lum për ta po bajna Kemi g’zim, kemi sevda Marshalla o marshalla! Paska hy djali n’gjerdek O sa mirë po lu’jmë qyqek! 637 25. Mi ke flokët fije fije I: Se mi ke flokët zemër Amon fije fije Amon fije fije Sa të paskan hije! :I Po më py’t shoqnia: - Çka u bo me mue? - Ty t'ka zonë rakia Hiç pa e provue! Se mi ke flokët zemër Gërsheta-gërsheta. Gërsheta-gërsheta Unë e mjera u treta! Se mi ke flokët zemër Gërsheta gërsheta. Gërsheta gërsheta Unë pas teje u treta. I: Po më py’t shoqnia: - Çka u bo me mue? - Ty t'ka zonë rakia Hiç pa e provue! :I 638 26. Sonte kemi dasëm I: Sonte kemi dasëm Të gjithë do festojmë. :I I: Djalin më të bukur Sot po e martojmë. :I Ref.:
I: Hajde more shokë Të pimë nga një gotë raki Të na trashëgohet O ky çift i ri! :I Plot miq edhe shokë Na u mbush oborri. Hyni t’gjithë në valle Të trashëgohet djali! Ref.: Hajde… 27. Ç’asht ai djal që rrin mas dere Ç’asht ai djalë që rrin mbas dere? Nan-o mori nanë. Asht ai djalë që vjen përher-e Nan-o mori nanë. Ref.: Vet ma fale synin moj, Vet ma fale gushën moj, Vet ma fale dashuninë, Nan-o mori nanë. Nanën dhe babanë e moj Ti nuk e ndëgjove. Me nji djalë të vogël moj Ti u dashurove. Ref.: Vet… 639 28. Kënga e nuses I: O shifni nusen sa mirë ka dalë O si del lulja o anë o për anë. O se e gëzove nanë e babën-o Mirë se na erdhe n’fshat të bukur-o! :I Ref.: O njik’to lule t’i kemi mbledhë O i kemi mbledh-o gemb mbi gemb. E do t’a gëzojmë o të ardhmen-o Si ngjyra lulet mas teje kan me ardhë. I: N’supe tua knojnë bylbylat N’supe tua rrijnë bylbylat T’ri e t’reja do t’gëzojnë Ty të paçim-o! :I O nusja jonë më shkon me nji anë O si sorkadhe hije ban. O që e paske djalin o për krah O porsi drita rrezet kanë me t’ra.
Ref.: O njik’to…… 29. Këndon bilbili gjetheve Këndon bilbili gjetheve Gjetheve moj lale, gjetheve. O me maraz të derteve Derteve moj lale, derteve. Këndon bilbili fushave Fushave moj lale, moj fushave. O me sevdanë e nuseve Nuseve moj lale, nuseve Këndon bilbili degëve Degëve lale, moj degëve. O me sevdanë e cucave Cucave lale, moj cucave. Ref.: I: Lum kush i ka, Lum kush i m’a! Luma ata bandilla Që lozin me ta! :I 640 30. Ishin dy kunata Ishin dy kunata Shkojshin porsi motra. Ruaji faqet e bardha moj gocë Mos t’i puthin bota! Ref.: I: Hajde, moj Sadete Na bone për vete. Na bone për vete Na lige, na trete! :I Floktë e holla t’gjata S’po ti zen shamia. Fryni erë e malit moj gocë Ç’m’i muar mend’t e mia. Ref.: Hajde … 31. Mora mandolinën I: Mora mandolinën Dola në sokak. Me ty gocë e vogën Unë zura merak. :I Ref.: I: Jarëm, jarëm, jarëm Gushën me flori.
O moj gocë e vogël S’ka lule si ti. :I Mora mandolinën Dola në oborr. Ti moj gocë e vogël Po ma ban me dorë. Ref.: Jarëm,… Mora mandolinën Dola në Pazar. O moj gocë e vogël Je si qelibar. 641 Ref.: Jarëm, jarëm, jarëm Të kam me kimet. O moj gocë e vogël Me gojë pse s’më flet? Ref. Jarëm… 32. Jam një djalë bujar Jam një djal, një djalë bujar Këndoj me shpirt, këndoj me mall. Këngën unë e kam në shpirt Me vullnet këndoj, pa frikë. Ref.: Hajde s’bashku të këndojmë T’gjithë në valle të vall’zojmë. Cakrrojmë gotat sy më sy K’ndojmë për pleq, kndojmë për t’ri. Hajt ti djalë me harmonikë Kënga jote m’flen në shpirt Zanin tand du’ me ndigju’ Dhim’t e shpirtit me i largu’. Ref.: Hajde… Hajt ti djalë me klarinetë Shëro këtë zemër t’shkretë! Bjen tupani ushton shpia Për ju po këndon shoqnia. Ref.: Hajde… 642 643 TEKSTE KËNGËSH TË MUZIKËS
SË LEHTË DHE ARGËTUESE SHQIPE I. KORÇARE II. TË NDRYSHME III. KOMPOZIME TË REJA 644 645 I. K O R Ç A R E 646 647 01. Dëshërim i mëmëdheut Dua mëngjeset e majit Kur këndon bilbili i bukur. Kur fryn erëza e malit Edhe qarku është i skuqur. Dua luletë të fushësë Në mëngjes kur janë plot me vesë. Doçkat e bardha te çupësë Vete me vrap që ti presë. Ref.: I: Po nga gjithë ato më parë Dua më shumë Shqipërinë! Që të vejë puna mbarë Edhe përjetë të ketë lirinë. :I Dua natënë në verë Kur të ndritin yjtë e artë. Kur fryn zefiri me erë Dhe dëfrenj këtë zemrën e zjarrtë. Zogjt' që ëmbël ligjërojnë Nëpër lisa mbushur me fletë Oh! sa gaz që mua më bëjnë Për at Zotnë e vërtetë. Ref.: Po nga gjithë ato… 648 02. Betimi mbi flamur Rreth flamurit të përbashkuar Me një dëshir’ e një qëllim, Të gjith’ atij duk’ iu betuar Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ay largohet Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk frikohet Po vdes, po vdes si një dëshmor! Në dorë armët do t’i mbajmë
Të mprojmë atdhenë më çdo kënt, Të drejtat tona ne t’i ndajmë: Këtu armiqtë s’kan vënt! Se Zoti vetë e tha me gojë Që kombe shuhen përmbi dhe, Po Shqipëria do të rrojë; Për të, për të luftojmë ne! O flamur, flamur, shenj’ e shenjtë, Te ty betohemi këtu, Për Shqipërinë atdhen’ e shtrenjtë, Për nder’ dhe lavdimn’ e tu. Trim, burrë quhet dhe nderohet Atdheut kush iu bë therror. Për jetë ay do të kujtohet Mbi dhet, mbi dhet si një shenjtor! 649 03. Uratë për liri Merr uratën, bir, prej meje Edhe armët i gatit, Se erdh dita e shënuar, Dolli ylli e na ndrit. Është ylli i lirisë, Me të tjerët nuku ngjet, Shqipëria kaqë shumë Këtë yll që po e pret. Djemt e saj le t’a dëftejnë, Kush mban emër shpipëtar Kurrë s’ka për të duruar Ta urdhërojë një barbar. Vdekje djema të kërkoni Për të shejtënë liri Rrojtjenë përse e doni Nën zgjedh’ e robëri? Rrojtja pa nder është vdekje Po një vdekje pa mbuluar, E kur vdes për mëmëdhenë Je i gjallë, i paharruar. Si i dha uratën, djali Mori armën e betoi: “Për lirinë e Shqipërisë, -tha,- do vdes” e fluturoi. 650 04. Kij mëshirë vajzë tek mua S’të ardhi kaq dhim’s për mua Që hoqa gjith’ këto hidhërime
Kështu të shkretë mos më lerë Do t’arratisem, të marr malet. Ref. I: Kij mëshirë vajzë tek mua Vajzë e dashur e syzezë Zemra ime, shpirti im Pse rri për ty në qeder, të dua :I Eja vajzë të dashurohemi Se po na vjen vdekja e shkretë Afroju o moj vetullhollë Afroju pranë djalitë. Ref. I: Kij… 651 05. Vemë Ah! Vemë Në mes të pyllit thellë Ku nuk hyn diellë Dhe bota nuk na sheh. Atje ku zogjtë mshefin, Folenë dhe dashurinë Atje shtëpinë Ta ngrehim edhe ne. Ref. Vemë, ah! Vemë… Atje të shkojmë jetën Me këngë dhe puthje të nxehta; Se janë të meta Të gjitha përmbi dhe. Ref. Vemë… Ndjemë, Ah! Ndjemë, Ndjemë që fort guxova Të dashurova Si nonjë mituri. Dhe vetë nuk e desha Por zemra s’u urdhëroka Kur dashuroka S’di nom as dituri. Ref. Ndjemë… Të gjithë kanë dashur Dhe kanë në funt fituar Rrojmë gëzuar
Veç unë qanj për ty. 652 06. Krehi leshrat Krehi leshrat, leshrat krehi Bëni shkall’, bëni shkall’ të ngjitemë Të të puth nishan e ballit Edhe gushën të bardhë. Nga hapsanja nuk kam frikë Nga errësira s’dua t’ja di Po kam frikë se nuk shijonjë Një të ëmbël dashuri. 07. Vdekja e Skënderbeut Nga na vjen tinë Trim o kapedan ? Vinj nga ushtria Nga mali Ballkan. A e njeh o tinë Trim o kapedan, Mbret’n e Shqipërisë Skënderbenë me nam ? Unë e njoh fort mirë Bashkë jemi përpjekur, Dhe për Shqipërinë Trim’ i mirë ka vdekur. Armiknë ç’e hëngri Më këmbë s’e la Gjerë në buzë të varrit Skënderbeu s’iu nda. 653 08. Alfabeti shqip Sot është dita Shqipëtarë Të përpiqemi Alfabetin tonë ta mbrojmë Shpejt o burrani. I: Shkronjat tona janë të arta Këto duamë. :I Ref. I: Shqipëri, atdhe i dashur Ne s’të lëmë ty të varfër. :I Armiqtë o shqipëtar Po përpiqenë Shkronjat turqe dhe greqishte Të na japinë. Le t’i mbajnë ata për vehte Kemi tonatë.
Ref. Shqipëri… Ata duan Shqipëtarë Ndarjen tonë Këto punë shumë kthjelltë E treguanë. Ngrihuni shpejt t’u tregojmë Se ne s’durojmë. Ref. Shqipëri… 654 09. Lamtumirë ju lë shëndenë Lamtumirë ju lë shëndenë Se erdh dita që të shkoj, Për liri, për Mëmëdhenë Me gaz vete të luftoj. Për lirinë, për lirinë Me gëzim kam un’ me vdekur Më s’duroj dot robërinë Se mjaft zemra m’është djegur. Pushka m’është mëmë e dashur Edhe shpata e shkëlqyer Ati im këto ka pasur Me gjak t’armikut lyer. Shtëpi kam gunën e dhirtë, Mallet, pyjet ku jetoj Duke pritur mot e ditë Armikun t’a copëtoj. Se dhe bora, shiu dhe bresh’ri Këjo rrojtje s’më tmerron Është e ëmbël si sheqeri Kush për Shqipërinë lufton. Vdekja kurr s’më tremb mua Si çdo tjetërë njeri Se vdekjen e kemi hua Po lum kush vdes për liri. 655 10. Hymni i Vatrës I: Vëllëzër u dërmua Errësirë e sllavërisë Lindi me dirsë nderi Një diell plot gëzim :I I: Vatra kështjell’ e dashur E mëmë Shqipërisë Me dashuri na mblodhi
Rreth shkabës në mërgim :I I: Për dashuri dhe për bashkim Rreth vatrës të pa ndarë Bashkohuni me një qëllim Si burra Shqipëtarë. :I 11. Këngë lufte (O trima luftëtarë) O trima luftëtarë ! O bijtë e Skënderbeut Kërkoni Shqipëtarë Lirinë e mëmëdheut! Ref. Se mjaft në robëri Moj e mjera Shqipëri O djem rrëmbeni pushkëtë Ja vdekje, ja liri! Sot lipset me flamurë Malit të dalimë Përmbi shkëmbinj e gurë Liri të ngjallimë. Ref. Se mjaft… 656 12. Zëri i Atëdheut Zër’ i Atëdheut po na thërret Dhe për në luftë vrapojmë Se ardhi koha të kuftojmë Shqipërinë t’a çlirojmë. Ref. Edhe flamur kuq’ e zi Do t’valojë përsëri Në të bukrën Shqipëri Plot me gaz, me gaz e me liri. Mos u helmo se un’ do shkonjë Ja ku të lë zemrën time; Se s’duronjë dot fqinjt barbarë Viset tona të na i mbajnë. Ref. Edhe… E bukur je kurorë Me ar gjithë je lidhur Po sotë tinë për mua Më dukesh fort e hidhur. Ref. Edhe… 657
13. Të gjithë ne o djema Të gjithë ne o djema Të japim dorënë. Se neve jemi shokë Me bes’ e dashuri. Ref. Eja mblidhuni këtu këtu Eja mblidhuni këtu këtu Eja mblidhuni këtu Bashkë me ne. Të gjithë ne o shokë Të japim fjalënë. Për t’mirën nënën tonë Të bëjmë mirësi. Ref. Eja… Se fjala tonë është Liri për Shqipëri! At-her flamur i ynë Shkëlqen për bukuri. Ref. Eja… 658 14. Që me një të kollozhegut I: Që me një të kollozhegut U fillua shoqëria. :I I: U fillua brënda mu në Sofje Për skolin’ në Shqipëri. :I Ref.: Burra, burra djema Burra djem,burra djem përpiquni. Kohë e sotme, o Shqipëtarë, Është shumë e pëlqyer Ësht’ vërtetë shum’ e pëlqyer Mblidhuni me dashuri. Ref. Burra… Zot i madh të qofshim falë Që s’na le në errësirë Po na fale në mes tënë Një të madhe dashuri. S’jemi Grekë as Bullgarë Turq as Sërbër nuku jemi Jemi vetëm shqipëtarë Këtë emër nder e kemi.
Ref. Burra… 659 15. Nën Skënderbenë Nën Skënderbenë, at trim me famë Shpatar kam qenë dhe kam luftu’ Me mijra armiq çeta barbarë Që atëdhenë kan dashtë me shkelë. Ref. Shpatën kam patur mëmë të dashur Atë lirinë dhe kombin fe S’jam trembur kurrë, nën flamurë I: Jetën kam dhënë për mëmëdhe. :I Se Skenderbeu për Shqipërinë Jepte dhe jetën, shpirtin e tij Dhe Shqipëtari s’duronte kurrë Barbar t’a shkelë atdhen e tij. Ref. Shpatën… 660 16. Porsi flet’ e engjllit t’Zotit Porsi flet’ e engjllit t’Zotit Po rref flamur I Shpeipërisë Thërret bijt e Kastriotit M’u mbledh çetat e ushtrisë. Ref. Bini toskë e bini gegë Si rrufe që shkon tu djegë, Bini Lekë, bini Malsorë Trima me rrok me dorë, me dorë Përmes flamurit t’vet Shqiptari Kur rrok arm’ për t’drejta t’vet, Atje lufta ndizet zjarri, Dhe armiku mbetet shkret. Ref. Bini… Në at flamur Perëndia Me dorë t’vet ai e ka shkrue: “Për shqiptarë do t’jet Shqipnia Kush e prek, ai qoft mallkue!” Ref. Bini… 661 17. Sa bukur rronim bashkë I: Sa bukur rronimë kur ishim bashkë,
Dashurinë e kishimë të ëmbël shumë! Zili na kishin të gjithë bota Kur na shikoninë bashkë të dy. :I Tani që u larguamë po dëshërojmë Sytë përlot mëkuarë, jetën shkurtuar, Gjersa të vijë ora e mirë Që të të shoh, pa le të vdes! Të du’, të du’, të dua gjer në fund mali! Edhe të vdekur, edhe të vdekur unë ty s'të lë. 18. Burimi i Çardhakut I: O burimi i Çardhakut, sa i ftohtë që je ti Sa dhe djalit edhe plakut i fal jetë dhe fuqi. :I I: N'atë shesh n'atë lëndinë Sa kënaqem që të rri Sa kënaqem që të rri Sa kënaqem që të rri :I Uji yt fort i kulluar Gjelbëron si qelibar Edhe zbret duke kënduar Në ato fusha porsi ar. Refreni: N’atë shesh… Në ato kodra lule, lule Manushaqe aguliçe Ato lozin dhe dëfrejnë Në këtë jetë plot gëzim Refreni: N’atë shesh… 662 19. Në dritare vasha rrinte Në dritare vasha vete e rrinte Dhe në duart e saja drandofille mbante. Me flok’t e verdha, fytyrën e saj mbulonte Me dashuri dhe mallëngjim po qante. Ref.: I pabesë, çfarë zemre paske Dashurinë e parë ku e le, o i marrë Unë të kam dashur më fort se veten time Se vetëm ty jam gati të fal jetën. I pabesë kur të vish ke varri Çfarë fjale do t’më thuash vallë? Ëndrra të ëmbla të gjitha do t’kujtohen Te uji i zi një jetë na iku n’rini. Ref.: I pabesë…
20. Vajzë pse rri mejtuar Vajzë pse rri mejtuar? Je ligur, je tretur. I: Vajza ime, shpresa ime Ç’maraz të ka mbetur? :I Ref.: Vajza ime, shpresa ime Je ligur je tretur. Xhanka ime zemra ime I: Ç’maraz të ka mbetur? :I Ky marazi yt më hëngri Rrush i bardhë, i pjekur. Vajza ime dil nga vendi Nga vendi ku del argjendi. Ref.: Vajza… 663 21. Sa të rrojë gjithësia Sa të rrojë Gjithësia Sa të rrojë gjithë dheu I: Do të rrojë Shqipëria :I I: Dhe emr’ i mëmëdheut. :I Nënë ty të le shëndenë Se Shqipëria po më pret Falmë nëno pak bekimnë Se trumbeta po thërret. Se detyr’ e djalërisë Është lufta për atëdhe Dhe për nder të Shqipërisë Dëshmitar vete të vdes. _______________________________ dëshmitar - dëshmor 22. Nënë moj e zeza nënë I: - Nënë moj, nënë moj e zeza nënë Sa vjet zi, sa vjet zi do të mbash ti? :I - Sa të zbardh, sa të zbardhet pendla e korbit I: Aqë zi, aqë zi do mbaj për ty! :I - Motër moj, motër moj e zeza motër Sa vjet zi, sa vjet zi do të mbash ti? - Sa t’bashko’ sa t’bashkohet mal me mal-e Aqë zi, aqë zi do t’mbaj për ty! - Grua moj, grua moj e zeza grua Sa vjet zi, sa vjet zi do të mbash ti? - Sa të lu’, sat ë lulëzojë qershia, Aqë zi, aqë zi do mbaj për ty!
Dhe të mblidhen djelmëria Aqë zi, aqë zi do mbajë për ty! - Grua moj, grue moj e zeza grua Sa vjet zi, sa vjet zi do të mbash ti? - Sa t’marr knatë, sa t’marr knatën t’shkoj në krua Kur të k’the’, kur të k’thehem t’kam harru’! 664 23. Ike larg në mërgim Ike larg në mërgim O engjëll i dashuruar. I: Më le të vuaj si një jetim Të kjaj pa pushuar. :I Ref.: I vdekurë, I pa mbuluarë! Përmbi dhe kam mbeturë I pa kujtuar. Ti o fati im M’jep krahë të fluturoj Se t’dashurës mbrënda në gji Do vete ti qëndroj. Ref.: I vdekur… 24. Asnjëherë nuk u kthy’ Asnjëherë nuk u kthy’ Asnjëherë nuk u lodh. Gjithë botën e harroi Gjerë mbi qiell e gjer mbi det. Ja ku shkojnë dy të ri Shkojnë plot me dashuri. Njëra vajzë e tjatri djalë Shkojnë plot me dashuri. 25. Dragojt e Shqipërisë I: Dragojt e Shqipërisë që përpiqenë T’i japin Shqipërisë gjithë dhenë. :I Ref.: I: Rrofshin, rrofshin, rrofshin Atdhenë e trashëgofshin! :I Të gjithë shqipëtarët anë e mbanë Shenjënë kuq e zi në flamur kanë. Ref.: Rrofshin … 665 26. E mbanë n’mend kur më ke dashur
E mbanë n’mend kur më ke dashur Tani mua s’më kujton. I: Gjithë gëzimet i harrove Dhe një tjetër dashuron. :I Mos pandeh se gjej një tjetër Që të jetë me synë e zi. Je e vogël, ke të drejtë Prandaj ti më mban mëri. Ç’u vyshkën lulet e para! Porsi zemra jonë në gji. Të fresk’tat i mbuloi bora Tani vjen era liri. Të ëndërroj shumë gjatë E pranë teje sikur fle. Hape sytë dhe u zgjove Ndonjë tjetër ti nuk ke. 27. Mos u helmo që do t’iki Mos u helmo që do t’iki Se zemrën time ta lë. Prej teje s’mund të më shqiti Veç vdekja mbi këtë dhe. Syri yt më ka lidhur Dhe sado larg që të jem Në zemër të kam ndritur Në mendje ty do të kem. Ref.: Çelu, çelu mos rri sëndisur-e! Ti je e lindur për dashuri. Mos e humb atë dashuri Çelu, çelu, mos rri sëndisur-e! Sytë e tu t’mos lëshojnë lot Zemra ime s’i duron dot. Bilbili këndon n’mëngjes Dhe unë tynë t’këndoj. Lulet kërkojnë vesë Dhe unë tynë t’kërkoj. Kur dielli puth trëndafilnë Dhe çelet n’dritë, zbukuron Unë kam zili në bilbil Pa ty as s’mund t’a dëgjoj. 666 28. Çelin lulet Çelin lulet sa fryn era Shih sa zbukuron kjo vera! Lindi dielli i dashurisë.
Çelin lulet në blerime Të na sjellë plot kujtime Si dhuratë dashurinë. Çelni, hapni ca burbuqe! Ca jeshile, ca të kuqe. Dynjanë ta zbukuroni! Shkoi dimri, ardhi prilli Çeli vjollca, trëndafili Nga malli i dashurisë. 29. Fort i brengosur unë jam I: Fort i brengosur unë jam Por shpirt t’dashur unë të kam. :I E vogël je, s’mund të ta them! Kam frikë se ti më gënjen. E mitur je, naze s’më ke Kam frikë se ti më gënjen. Kam kaqë kohë që po të pres Ti shpirtin tim mua ma njeh. E vogël je, s’mund të t’a them! Kam frikë se ti më gënjen. E mitur je, naze s’më ke Kam frikë se ti më gënjen. Ngado që vete dhe që të shkoj Syçkat e tua s’i harroj. E vogël je s’mund të ta them! Kam frikë se ti më gënjen. E mitur je, naze s’më ke Kam frikë se ti më gënjen. 667 30. Ç’maraz të ka mbetur Vajzë pse rri helmuar? Je ligur, je tretur. I: Vajza ime, shpresa ime, Ç’maraz të ka mbetur? :I Ref.: Vajza ime, shpresa ime Je ligur, je tretur. Xhanka ime, zemra ime I: Ç’maraz të ka mbetur? :I Ky marazi yt ç’më hëngri Rrush i bardhë, i pjekur. Vajza ime dil nga vendi Nga vendi që del argjendi! Ref.: Vajza ime…
Nga vendi që del argjendi Argjend i kulluar. Vajza ime, shpresa ime Ç’mbetëm pa u martuar! Ref.: Vajza … 668 31. Moj pullumbeshë e malit Ti moj pullumbeshë e malit Pse s’afrohesh pranë djalit? Të shtangojnë kraht e mia Të kuptosh ç’është dashuria? Ref.: S’tu lodh dora dyke tjerrur? Edhe furkën dyke hedhur? Hidhe furkën atje tej E t’a mbroj unë këtej! Që të mbledhim manushaqe Manushaqe, atje në bahçe, atje në bahçe. Në lulishten pranë zallit Eja edhe ti moj lule e malit! Të ja thojmë bukurinë Të këndojmë për dashurinë. Ref.: S’tu lodh dora… 32. Po shkoj, po shkoj moj e dashur Po shkoj, po shkoj moj e dashur Mbrapa gjithë këtyre maleve Dashurinë që kemi patur Po në zemër tënde mbaje. Ç’më ra puna të largohem Se për fatin e shëmtuar. S’m’premtoj koha të takohem Se orari ka kaluar. Ti më lë në hapësirë Që gjithë botën e ndriçon Më bën mua një të mirë Në qoftë se më dëgjon. E pashë dritën e pasosur Që t’a shoh dashnoren time. Që e kam lënë të brengosur E shkon natën plot mejtime. 669 33. Ke dalë te porta Ke dalë te porta dhe rri mejtuar
Më dukesh fort e dëshpëruar. Ref.: I: Hiq at mejtim! Mos ki dëshpërim! Se ardhi koha Të kesh gëzim. :I Nga do që vete, kudo që shkoj Syçkat e tua nuk i harroj. Seç në zemër më kanë hyrë Dhe gjë prej gjëjë s’kam për t’kursyer. Ref.: Hiqe… 34. Dita po shkon Dita po shkon, dielli përëndon Hëna del dhe po t’shikon. E ndiej një zë të ëmbël shumë Këngë, natën po gjëmon. E kur këndon kështu ngadalë Zëri i saj mbush fusha e male. Sytë hapen dhe s’i ndëgjon. Natën e mirë, natën e ëmbël! Nata ardhi, dita shkoi Flini mirë, flini ëmbël! Se jam unë t’ju shikoj. 670 35. Lamtumirë I: Ka ardhë koha me u largue Me lot tuj vajtue. Tani kem me u ndamun Nuk di kur kemi me u pa. :I Ref.: Lamtumirë, lamtumirë! O e dashura ime e mjerë. Lamtumirë, lamtumirë! O e dashura ime e mjerë. 36. Ku kullosnin shqerratë O ku kullosnin shqerratë Plot bukuri. I: Në malet tona Këtu në Shqipëri! :I O malet me dëborë Fushat jeshil. Kjo jetë e ëmbël Këtu në Shqipëri! O, o sa bukur është
Në fshat atje. Në malet tona Këtu në atdhe! 671 37. Eja moj eja Rashë të flinja, s’më merr gjumi Ëndërronja për tek lumi Moj syzezë, vetullzezë Moj e lindur në qytezë. Ref.: Eja, eja moj eja! Eja eja, eja! Do të marr të kem për t’parë. Lum kush çpiku dashurinë Ndjenë vetëm lumturinë. S’kam ç’e dua pasurinë Kur nuk kam unë dashurinë. Ref.: Eja … 38. Trëndafili i bukur Trëndafili i bukur shumë. Mbret i luleve më je! Errësirë e kam dynjanë Kur zotrote nuku je. Gjithë anë, gjithë mbanë Tërë jetën në hidhërim. Njëzet vjeç më bëre plak-ë Unë kur qaj ti ke gëzim. Rroj ti çupë e rroj ti vetë Pa dhe unë le të vdes. S’do ta dua ymrin unë Kur zotrote nuku je. Ref.:: I: Trëndafili i bukur shumë. Mbret i luleve më je! Errësirë e kam dynjanë Kur zotrote nuku je. :I Gjithë anë e … 672 39. Si një lule e dërmuar Si një lule e dërmuar Qëndron vasha e mejtuar. I: Se s’u piqke si një lule Sikur leshrat e purpule. :I Ç’mendon vallë o vajzë e mjerë?
Pse qëndron si në skëterrë? Pse e prishni virgjërinë? Dhe po shkon për në greminë. Trëndafil me tyle bojë Shpirti im të fluturojë. Por ti çelu zbukuroju! Pa në daç me tjetër vloju. ___________________________________ vloju = fejohu 40. Varka po niseshe I: Varka po niseshe që prej limanit Ngriti flamurin të udhëtojë. :I I: Ishte një djalë bashkë me një vajzë Ndalo varkën varkaxhi të vijmë dhe ne! :I Ndalo, ndaloje, ndaloje varkën! Varka po niseshe e po largohet. Iku i dashuri, iku përgjithmonë Edhe mua po më lë me shumë hidhërim. Lulet po çelin dhe lulëzojnë Dhe të dy zemra ne t’i bashkojmë! Po qajmë, të qajmë për dashurinë! Se ti m’jepshe syçkat-e, unë djalërinë. 673 41. Për ty qan zemra ime Për ty qan zemra ime Që është bërë copë e thërrime. Vajton e s’gjen ngushllim Dhe bashkë me shpirtin tim Kërkon të rrijë pranë teje. Kam vuajtur ditë e natë S’kam dashur as paratë. Vetëm dy sytë e tu Se ata më kan ngushllu’ Sa herë që rri pranë teje. Ref.: Gjeloze në të dukur As kjo s’m’intereson! Veç zemra ime e vyshkur Që ty të dashuron. Folmë, ngushllom me zërin tënd Folmë, mos më mundo më kot! Për ty qan zemra ime Që është bërë copë e thërrime. Vajton e s’gjen ngushllim Dhe bashkë me shpirtin tim
Kërkon të rrijë pranë teje. 674 42. Puno sa është ditë Puno sa është ditë Se nata po afron. Dita si një kalorës Po ecën edhe shkon. Dielli dyke ndriçuar Shkon edhe po punon Edhe dyke nxituar Udhën po e mbaron. Një zë i madh që dolli Nga varri i Skënderbeut: “Shqiptarë të kërkojmë Lirinë e mëmëdheut!” Puno dhe ti i gëzuar Vapën e duro, Oh ! pas këtij mundimi Rri edhe gëzo ! Puno gjer sa të erret Gjë tjetër mos mendo. Dielli ndriçon nga herë Kështu ti mos përto! 675 43. Perëndeshë e bukurisë I: Perëndeshë e bukurisë je Un’ për tynë do t'pëlcas. Dashurinë që kam shtën’ për ty U bu bu si do t'ia bëj?! :I Ref.: Fle dhe në ëndërr të shikonj E kurr s’të harronj. Mos më mundo yll-o O xhan, o zemër-o! Jak o xhan e jak o shpirt! Jak o zemra ime! Eja të rrojmë që të dy Në këtë botë! Jak o ylli me shkëlqim Fytyrë e dashurisë. Me zënë e ëmbël ti që ke Më bëre të vdes. Ilaçet nuk më bëjnë gjë S'më shërojnë plagëtë. Përveçse syri yt i zi
Që më dogji zemrënë. Ref.: Fle dhe në… 676 44. Një ditë shkova nga Drenova Një ditë shkova nga Drenova, Gjeta një vajzë të re; Ish e bukur, ish e mitur Duket ishte fort e ngjitur. Dhe më thotë me zë plotë Zot, që më ve kaqë re, Në do udhën ta gjeç Aj me mua dhe mos qesh. Ref.: Jam i lodhur, thashë, fare Moj drenova, moj drenova, moj drenovare, Rrijmë pakë në lëndinë Të flasim për dashurinë. Se ti zemërën ma more Moj malëso, moj malëso, moj malësore Me këtë bukurin që ke Ma bëre udhën ta le. Ndajmë pranë dhe mënjanë Më shtinte nga një vështrim Unë me sy mënt e hanja Dorën ndër timet ia mbaja. Kur më thotë me zë plotë: - Në më do me nder si trim, Tek im at ej të vesh Më kërko të më kesh! Ref.: Jam… 677 45. Bonjaku O në këtë botë i vetëm jam Njeri të dashur nuk kam. I unët jam pa ngrënë Ah vetëm të kisha nënë. Ref.: Pa nënë, Ah nënë! Kush më don mua kush më mban? Çdokush më shtyn, më rrah, më shan Kështu më qenka thënë Se nuku paskam nënë.
Ref.: Pa… S’më qas në derë asnjeri S’kam ku të fle e ku të rri I shkretë jam, i lënë Pse? Se s’kam patur nënë. Ref.: Pa… Lyp i mjeri t’më dëgjojnë Njëri s’më do, s’më dëshiron. Dhe të gjithë më përzënë, Sepse nuk paskam nënë. Të gjithë lozin shok me shok Të gjithë bredhin, qeshin tok Të veshur për të qenë Se ata kanë nënë. Ref.: Pa… A vetëm unë s’kam guxim Të loz me ta, të ndiej gëzim S’më qasin e s’më lënë Se s’kam edhe unë nënë. 678 Ref.: Pa… Kudo festim e bukuri, Kudo dëfrim e brohori. Këngë dhe valle zënë Po unë që s’kam nënë? S’të njoha dot e s’të mbaj ment Përkëdhelje, fjalë e kuvend Ah ku të kamë nënë, A varfëra ime nënë? Veç unë qofsha varfanjak Vobek, i shkretë dhe bonjak. I verbër të kisha qenë, Pa le të kisha nënë. Ref.: Pa… 679 46. Përse mejtohesh Nënë hije t’hënës rrinje Dhe mejtohesh pa pushim. E pandeva se mos flinje Dhe përpara vinj.
Ref.: Përse mejtohesh kaqë tinë? Përse, përse, përse? I: Përse mejtohesh kaqë tinë? O yll, o xhan, o dritë! :I U afrova pranë teje Dhe me dorë të trazonj. Mos u turpëro prej meje Se të dua, pa guxonj. Ref.: Përse… Shtire syçkat më shikove Nënëqeshe me gëzim. Zemrën time ma lëndove Tani gjaku më lëvrin. Ç’kërkon prej meje tinë, thuajmë?! Ç’kërkon, ç’kërkon, ç’kërkon? Ç’kërkon prej meje tinë, thuajmë Ç’kërkon, thuajmë, ç’kërkon? 47. Mora kitarën shokë I: Mora kitarën shokë Dhe nisa këngën time. Ta pimë nja nji gotë raki Për shokë e shoqërinë. :I Ti rrinje në dritare Dhe unë o për karshi. Të lutem lemë një dhjetëshe Të pimë nga një gotë raki 680 48. Kur nata Korçën e mbulon Kur nata Korçën e mbulon Dhe kafenetë mbushen plot Atëher qan zemra ime dhe vajton, Dhe raki kërkon. Ref.: Do t’vij, do t’vij moj xhan Me lot moj do të qaj Zjarrin e zemrës sime Ta shuaj moj me duhan. Do t’vij, do t’vij moj shpirt Do ulem dhe do t’rri Zjarrin e zemrës sime Ta shuaj moj me raki! Kjo kamarierja jonë syzezë Na përkdhel, na buzëqesh.
Ulet bashkë me ne. Syrin na e shkel Dhe raki na sjell. Ref.: Do t’vij… 681 49. Në ëndërr pashë Në ëndërr pashë Një njeri që desha shumë I: Dhe m’u porsi fantazmë Pranë shtratit ku flinja unë. :I U trondita, kur e pashë Të dashurën time të gjallë. I: Mora zemër dhe i thashë: - Ku është dashnia jonë e parë? :I Ajo më thotë: -I dashur mos m’u qas! Mish e eshra unë s’kam. Vetëm erdha unë e mjera Dy a tre fjalë për të t’i thënë! - A e mbanë n’mend atë unazë Që m’a pate dhënë ti? Dhe më thonje mua me gaz Që ta mbulojmë në atë shkreti? 50. Këngë e mullirit Dielli vërtitet, bota rrotullon Mbi jetën tonë koha po kalon. Vite e shekuj shkojnë e s’kuptohen Mjerisht si njerëzit vdesin, harrohen. Uji vërtitet, guri rrotullon Ditë edhe natë mulliri punon. Grurë dhe misër venë e dërmohen Miell e brum, buka gatohet. I: Rridh o ujë, fry moj erë! Vërtit gur si ngaherë! Rridh e fry shumë me të shpejtë! Bëj miell të hollë e të lehtë! :I 682 51. Shi ku ndrit Shi ku ndrit prapa një reje Një yll si drit’ e syve tënt Nënqesh me t’ëmbël prehje Sikur pret nga ty gjësend. Atë yll e ka ndrituar Flak’ e zemrës që të do Mallëngjehet duke pritur
T’i përgjigjesh me një “po”. Aqë kohë sa do ndritë Yll i lartë atje në qiell. Do të dua ty si sytë Se ti je si yll kur del. 52. Në sabah kur unë të pashë Që në sabah kur unë të pashë Me leshrat e lëshuara. I: Mbi supet e hedhura Po qeshnje, po loznje me to. :I Na erdhi prapë dhe prilli I qeshur si nga mot. Fëllënza e bilbili Ligjërojnë bukur sot. Po shkon rrugës si drenushë Mua mos më trazo. Jam vajzë e je djalë Në punën tënde shko! Dashuria më ka fikur Mendohem natë e ditë. Thëllënza e ikur N’të shtënça në kulvi! 683 53. Vajzë malësore Vajzë malësore Zemrën ti ma more Kij ndjesi në mua Se unë ty të dua. I: Syri yt i bukur Mua më tërhoqi Që kur ti je dukur Zemrënë ma dogji. :I Ref.: Kij mëshirë për mua Se unë ty të dua Mos më lër të vuaj Në një vënd të huaj! Tretem dhe po thahem Nga bota po ndahem Që kur ti je dukur Me syçkat e bukur. Ref.: Kij… 684 54. Lul’ e bukur
Lul’ e bukur por si dielli Kush të mbolli ty këtu ? :I I: Më ka mbjell Imzot nga qielli Për të ndritur mënt e tu :I Lum ay njeri i urtë Që më sheh e më beson Vetëvetiu s’ka mbirë Lum ay që kupëton. I pabesi le të thotë Që ka mbirë prej vetiu Edhe bukurinë time Fisi verbër e mbiu. Çdo njeri është i kotë Po s’njeh krijes’n e tij E shkon jetën në të zezë Pa shpresë gjithë zi. Mua Zoti më ka mbjellë Çdo i urtë e kupëton Le të mësonjë çdo i pjellë Një mësim që të larton. 55. Syçkat e kaltra Syçkat e kaltëra tënde të bukur Herën e parë kur unë t’i pashë Leshrat e verdha, buzët të kuqur Si përëndeshë je ti unë thashë. E vdekmje je ti moj pëllumbeshë ? Thuajmë të lutem, thuajmë ç’je ? Folmë të keqen moj pëllumbeshë Me zënë e ëmbël tinë që ke ! Mendja më merret e humbas rrojtjen I mjeri unë s’di ç’jam kështu. Do t’humbas i varfëri unë rrojtjen Në mos fitofsha syçkat e tu. 685 56. Fort larg ti ke ikur Fort larg ti ke ikur Fort larg po jeton K’to pyje, k’to male Ti më s’i kujton I: I harrove tinë Të tëra ndofta sot Ti kujton sikundër I kujtonje një mot :I S’të ardhi pak liksh Lamtumirë kur më the
S’vajtove ti ndofta At çast që më le. I: Shpirtin ma more Me mallëngjim. M’u largove, ike larg Atje në migrim :I 686 57. O moj korçare Në mes të natës në qetësi Ti në ballkon po rrinje. Unë të këndonja me ëmbëlsi Dhe tinë më dëgjonje. Ref.: O moj korçare e bukur si tufe Me nj’ato naze, porsi nuse e re. I: E kur më shkonje ti në bulevard Zemrat tona digjen flakë e zjarr. :I Fjalën e parë ti kur ma the Zemrën ti ma lëndove. Tash nëqoftëse po më le Të vetëm pa dashnore. Ref.: O moj… Në mos shijofsha atë gëzim Që çfaq fytyra jote. U shoftë drita e syve t’mij Nga faq’ e kësaj bote! Ref.: O moj… 687 58. Për mëmëdhënë Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë Vraponi burra se s’ka me prit! Të vdesim sot me besa bes’n Pranë flamurit të kuq q’u ngrit ! Pranë flamurit, pranë flamurit ! Me shpatun çveshur shqipëtarisht Për dhen’ e Babës edhe të Burrit’ Kemi me vdekur sot burrërisht. Tym edhe flakë, ujë të valë Baba Tomorri nxierr e buçet, Të gjithë trimat atje me dalë Se dita erdhi, koha më s’pret ! E Drini plaku me oshëtima Mbi Shqiprërinë valët po derdh’,
Toskë edhe Gegë si vetëtima Armikut bini se dita erdh. Eja burra malit përpjetë Duke betuar vdekj’ a liri, Se s’ka më ëmbël në këtë jetë Kur vdes Shqiptari për Shqipëri ! Shpatat gatitni e të përzëjmë Armikun e egër nga mëmëdheu, Se afroi dita që t’i dëftejmë, Që kemi lerë nga Skënderbeu. Vdekje vëllezër ne të kërkojmë Se sa në jetë në robëri. Më mirë një ditë neve të rrojmë Po zgjedhjen shkundur e në liri. Poshtë robëria ! Poshtë errësira Që po përdorin armikët sot ! Njëri me kisha, tjatri xhamira Jemi vëllezër, s’na ndajnë dot ! 688 59. Dëbora zbardhi malet Dëbora zbardhi maletë Dhe fushën tatëpjetë. I: Se njerëzia s'dalin dot Se rruga është e shkretë. :I Të thashë moj syzezë Që të mos dashurohemi. Dashuria është e ëmbëlë, Po do t'na hidhërojë. Të thashë moj syzezë Se më s’këndon bilbili. Se fletët zunë po bienë Dhe po afrohet dimri. E tash që u dashuruamë Dhe më s’këndon bilbili. Se gjethet zunë po bienë Se po afrohet dimri. 60. Ç’është ajo O po ç’është ajo Që po zbret nga mali? I: Me të zeza veshur Nga mali ajo po zbret. :I Në duart e saja Shporta të argjenta Trëndafile mblidhte Për kujtim të dashurisë.
O dhe në vdeksha unë S’ka kush të më qajë Një qiri mbi varrë S’ka kush të ma ndezin-e. 689 61. O moj ti me sytë e zi O moj ti me sytë e zi M’i ke flokët porsi ar. Eja mezin të ta marr Se po s’ardhe do të vij. I: O moj ti me sytë e zi Me ato lule rreth më rreth. M’jep një lule të mos vdes Se po s’ardhe do të vij! :I O moj ti me sytë e zi Me vështrimin si rrufe. Falmi sytë që më sheh Se po s’ardhe do të vij! O moj ti me sytë e zi Më ke buzën si qershi Falma dorën dhe mos rri Se po s’ardhe do të vij! O moj ti me sytë e zi Me njato lule rreth më rreth M’jep një lule të mos vdes Se po s’ardhe do të vij! 62. Të dua shumë Të dua shumë Sa s’ta tregoj. Me dashuri, Me shpresë Edhe për ty Vuaj fort. Për ty o moj E pa besë. Në qoftë se ti Nuk më jep besë Jetën pa ty s’e dua. 690 63. S’kam ç’e dua pasurinë I: S’kam ç’e dua pasurinë Po s’ma deshi zemra sot. Nuk e blej dot dashurinë Me të holla është e kotë. :I Shumica kur dijnë se ka metelikë
E marrinë vajzën të jetë edhe shtrigë. Të ketë dhe mjekër, mustaqet një pash Se syri iu erret iu bëhet kopash. Harrojn’ se paraja harxhohet njëherë Dhe zonjën e tyre s’e marrin për zë. Ajo mbetet malli që bëhet hallall S’e lajnë mëkatet që kur jemi gjallë. Ref.: S’kam … Shumica kur dijnë se ka metelikë E marrinë vajzën të jetë edhe shtrigë. Kërkojnë të bëhen dhëndurë me zor Atje ku s’i qasin aspak në oborr. Pranojnë të gjorët të bëhen theror Kur dijnë se paja u vjen me vapor. Por shpirti s’kënaqet e zemra nuk do Verdhuçkat e syrit i bëhen kopallë. Ref.: S’kam … 691 64. Kapiten i ri I: - Kapiten i ri, m’dëfto se kah po vjen? :I I: - Unë vij nga ushtria, nga lufta për atdhe. :I I: Po ti pse më pyet, moj e bukur vejushë? :I I: Se ty diçka t’ka tretur, që ke dalë në këtë fushë. :I - Kapiten i ri, po vejushë unë jam. E kam pasë në ushtri, emrin ia thonë Jovan. - Me mall ka luftuar, por tash shkoi n’at jetë, Dhe tash ti më merr mua - Jovani yt ka vdekë! - Kapiten i ri, porsi bora në mal, S’e ndrroj dashninë e tij, jo me një general! - Po ti o moj vejushë, mbi ty kurgja nuk kam! Të puth faqe e gushë, Jovani yt unë jam! 65. Sa i ëmbël është muaji i majit Sa i ëmbël është muaji i majit Kur dilnim bashkë rrënzës së malit. Ref.: I: Të përqafuar rrinim qëndronim. A e mban n’mend sa bukur rronim? :I Nën ata lisa të lulëzuar Loznin bilbilat dyke kënduar Ref.: Të përqafuar… Të vie prapë muaji i majit
Të dalim prapë rrënzës së malit. I: Pranë burimit ne të qëndrojmë E zemrat tona ne t’i bashkojmë! :I 692 66. Jam, jam e mirë I: Jam jam e mirë, S’jam s’jam e mirë Jam, jam e mirë, Sheqer për bandillë! :I Të mori ky Pali, Të shpuri n’Rrëmbec. Burrat karajana, Kokën kastravec. Jam, jam e mirë, S’jam, s’jam e mirë Por jam jam e mirë, Jam për vehten time. 67. Se karnevalet Se karnevale do festojmë Me një dëshirë, me një qëllim. Se edhe qefi edhe djalëria Tërë jetën nuk vazhdojnë Dhe tango vajza, djema lozin Dhe dashurinë ta shtojmë ne. I: O moj ti që rrin te porta Mos dëgjo çfarë thonë bota! Se bota na kan hasret Plaç me gojë o që s’më flet! :I I: Më ban zemra rrik, tik, tak Çfarë xhevapi do t’i jap? Ty Allahu moj të vraftë Që s’më le një herë rehat :I 693 68. Zum tirajra Se na del vjeshta Fillojnë të vërtetat Zum tirajra. Qenkan vyshkur malet Ngarkuar me shkarpa Zum tirajra. I verb’ti po kërkonte Një vrimë në kashtë Zum tirajra. I shurdh’ti po dëgjonte Fjalimin e memecit -
Zum tirajra. 69. Bulevardi i Korçës I: Bulevardi i Korçës Ka vajza pa masë. Dalin e shetisin Pa lejen e mamasë. :I Veshin pantollona, Hipin biçikleta. Dhe u k’thejnë djemve U thonë: - Tungjatjeta! Njëra prej tyre, Se ç’e pashë unë vetë Vinte nga Mborja Në tatëpjetë. Një fëmij i vogël Na i del përpara. Që të mos e shtypte, Kapi rrotë e para. Se me rrotë e para, Se ç’na u rrëzua! E iu gris fustani Dhe u turpërua. 694 70. Syçkat si ato të tuat Syçkat si ato të tuat Nuku gjenden në dynja. Lum ay që i ka provuar Frikë nga vdekja nuku ka. Falmi vashë t’i puth një herë Që të shuaj këtë sevda. Që m’a morën zemrën time Dhe të qetë nuk më lanë I: Mos më mundo moj nënë! Mos më qorto moj nënë! Syzeza më ka shtënë Me syn’n e saj të zi. :I O m’i more mend’t me leshratë Që m’i lëshon në ballë Të tjera bën, e të tjera thua Që të ma prishësh ti mendjen mua. Por unë mendjen e kam të mbledhur. Se anjë tjetër s’ma ka hedhur. 695 71. Rrokullisni kadet I: Rroku’ rrokullisni kadet
Dhe bëni qefin tamam. Se qefi është i ëmbël Nuk blihet moj me para. :I Ref.: I: Se vitet vijnë e shkojnë Ikin moj një nga një. Se vajzat bëhen plaka Rinia moj nuk vjen më. :I Mora kitarën shokë Dhe nisa këngën time. Ta pijmë ne këtë gotë Për gjithë shoqërinë. Ref.: Se… Ti rrinje në dritare Dhe unë o për karshi. M’a dogje zemrën fare Me ato sytë e zi. Ref.: Se… Mbushni moj mbushni gotat Përplot-o me raki! Që t’ju urojmë të gjithëve Të keni veç lumturi! Ref.: Se… 696 72. Te duqan i Tasit Te duqan i Tasit-e Karshi Mitropolisë Dalin çupat me shetitë Nga sevdaja e bukurisë-ore. Më bën zonjë dhëndërë, dhëndërë! Se jam djal i ëmbëlë, ëmbëlë Nuk pi verën as rakinë Me një krah e mbaj shtëpinë! O moj ti që rrin në porta Mos dëgjo se ç’të thonë bota Se bota na kanë hasret Plaç me gojë që s’më flet! Ref.: Më bën zemra rrak e tak- rrak e tak Çfar xhevapi do t’i jap, do t’i jap? Ty Allahu moj të vraftë! Që s’më lë mua rehat.
73. M’është mbushë trupi moj me gjilpëra M’është mbush’ trupi moj me gjilpëra Kam tre muaj që po lëngoj. I: Asnjëri s’po vjen me m’pamun Përveç doktorit që m’viziton. :I Do ta marr strajcën t’a hedhë n’kurriz-e Portë në portë do trokullis Si një lypsar unë do të bëhem Behijen s’e lë pa e shti në dorë. Jam jabanxhi e jam vetëm-e I mjeri si ta çoj jetën-e Flokët e saja kurorë- kurorë I mjeri s’ia zura me dorë! 697 74. O Korça ime O Korçë e dashur, Po të këndoj këtë serenatë, Mallet e brengës Kur unë jam larg e ndiej për ty. O Korça ime, Po të këndoj i përmalluar! Këngën më të bukur Me sytë përlotur po të këndoj. Korça ime e dashur, për ty zgjodha Këngën më të bukur që të këndoj, Këngë që del nga zemra jonë e pastër, O princeshë e bukur ti ku je? Kujtoj netët e bukura pranverore, Rrugëve të tua me kalldrëm; Vajzat me atë bukuri hyjnore, E dëgjonim ne me mallëngjim. Vajza edhe djem të dashuruar Këngën më të bukur të këndojnë; Si margaritarë ti i rrite Dhe kudo janë, ty s’të harrojnë. I: Për ty këndoj, për ty këndoj, O Korçë e dashur ty të adhuroj! Për ty këndoj, për ty këndoj, Qyteti i ëndrrave, jo nuk të harroj! :I Korça ime e dashur për ty zgjodha Këngën më të bukur që të këndoj, Këngë që del nga zemra jonë e pastër, O princeshë e bukur ti ku je? Kujtoj netët e bukura pranverore, Rrugëve të tua me kalldrëm;
Vajzat me atë bukuri hyjnore, E dëgjonim ne me mallëngjim. 698 Vajza edhe djem të dashuruar Këngën më të bukur të këndojnë; Si margaritarë ti i rrite Dhe kudo janë ty s’të harrojnë. I: Për ty këndoj, për ty këndoj, O Korçë e dashur ty të adhuroj! Për ty këndoj, për ty këndoj, Qyteti i ëndrrave, jo nuk të harroj! :I 75. Lulet e majit I: Një ditë të bukur maji unë ty të takova. Tek po rrije futur nën një lule. Lulet e majit për ty i ëndërrova Lumturinë në shpirt veç ti ma fute. :I Por tani je vyshkur, më s'ke erë Lulet e tua për mua s'kanë më vlerë. I: Nuk je lulja e bukur e ditës së majit Por je lulja e këngës sime të vajit. :I Më kujtohen ditët kur rinia Sa herë rrëmbehet ajo nga dashuria. Ishe e vogël atëherë vajza ime S'mendoje tjetër, veçse për ëndërrime. Por tani je vyshkur, më s'ke erë Lulet e tua për mua s'kanë më vlerë. Do të kujtoj përherë moj lulja ime Ndonëse je kaq larg kësaj zemrës sime. 699 76. Flamuri i Shqipërisë Rrofsh ti o flamur i Shqipërisë Me gjak të ngjyer dhe me trimëri. Ref.: Një, dy, tri, rrofsh moj Shqipëri Urra, urra, urra, o burra përmbi ta. Ja ku të ardh’ dita të valosh prapë Anë e mbanë përmbi Shqipëri. Ref. Një… Me Pirron vajte kundër Romakëve Me Skenderbenë përmbi Osmanlli. Re. Një… Dhe Skenderbeu u ngrit nga varri Me shpatë nxierrë neve na uron.
Ref. Një… 77. Një zë popullit I: Prej qiellit të ndriçuar Një zë po n’a thërret. Të gjithë duke vrapuar Detyra po na pret. :I I: O popull luftëtar Ndër flamur sot vrapo Për emrin Shqipëtar Jetën me gaz dhuro. :I 700 78. Ardhi dita Ardhi koha, ardhi dita Iku nata, doli drita Ngrihi trima mos përtoni Këtë kohë ta shpëtoni. I: S’është mjaftë sa ju duruat Edhe tërë ato që vuat? :I Është turp për emrin tuaj Të mundohi për të huaj! Qitni pallat si ju dini Edhe kordhën në e kini. I: Me gjithë zemër e pa ndjesë Bini qenit të pabesë! :I Mjaftë me robënë të çjerrë Mbroni vatrën, mbroni nderë! Ç’mbani duart sit ë thata ? Nxirrni shata dhe lopata ! I: Ferrat, gjembat ti qëroni Nga ky rrezik t’i shpëtoni ! :I Kryet ngrini, zgjedhën shtini, Pastaj lumtur që të jini. Ju në jini atdhetarë Dhe të thjeshtë shqipëtarë. I: Bëni ju sotë atdhenë Siç qe nën Skënderbenë ! :I 701 79. E bukur era I: E bukur era E keqe dallga. Unë mbeç i shkretë Si varr i zi :I Ref. Eja të rrojmë
I: Eja të rrojmë Bashkë të dy. :I I: Se jeta është Në këtë botë Një lidhje e bukur Me dashurinë :I Ref. I: Eja.. I: S’mund të rroj unë Pa patur tynë Ja ku betohem Për sytë e mija. :I Ref. I: Eja… 702 80. Ku kemi lerë? - Në ç’vënt kemi lerë? Ku na bëjnë nderë? - Në Shqipëri. - Po njeriu vetë? Ci’në do në jetë? - Do vënt e tij. - Ku i duket balta Më ëmbël se mjalta? - Në Shqipëri. - Ku rron me një shpresë? Ku kërkon të vdesë? - Në vënt të tij. - Ku munt të gëzonjë? Dhe me nder të rronjë? - Në Shqipëri. - Përse të punonjë? Dhe të lakmonjë? - Për vënt e tij. 81. Jam vlonjat Jam vlonjat, jam vlonjat Zhgabën e kam mëm’ e at Zhgaba trime dykrenorë Fron’ e saj e ka në Vlorë. Ref. I: Vlora, Vlora, Vlora, Vlora Rroki armët, bëja for a Vlora, Vlora, Vlora, Vlora Bjeri më të lumtë dora. :I Vlora është e Shqipërisë
Krishti është i Perëndisë. Vlora është e Kastriotit Muhameti është i Zotit. Ref. Vlora… 703 82. Këngë e mullirit Dielli vërtitet, bota rrotullon Mbi jetën tonë koha po kalon Viti dhe shekuj shkojnë e s’kuptohen Mjerisht që njerëzit vdesin, harrohen. Uji vërtitet, gurin rrotullon Dit’ edhe natë mulliri punon Grur edhe misër ven’ e dërmohen Miell edhe brumë bukë gatohen. Rridh o ujë, fry moj erë Vërtit gurë si nga herë Rridh dhe fry shumë më shpejtë Bëjë miell të hollë e të lehtë. 83. Sa mirë Sa mirë është Plot dashuri, Në malet tona Në Shqipëri. Të lumtur rrojtje Shkojmë n’atdhe Malet me d’borë Janë për ne. Në prehje jetën E shkojmë ne Në vendet tona Këtu n’atdhe. 704 84. Të vegjël ishim Të vegjël ishim Dhe afër një moshë kishim; Në shkollë venim Bashkë të dy. Të dielë merrnim Udhën dhe në vjeshtë rentnim; Qershiçka mblidhnim Bashkë të dy Me qershi bënja mustaqet; Tinë skuqnje faqet; “Jam e bukur”- theshe
Të të puthja deshe Me faq’ e me sy Pastaj sërënditnim nuskat; I vinim si krushkat; Losnim burr-e- grua; dhe më thoshe mua; “Merremi të dy”. 705 85. Mëma jonë Shqipëri Shqipëri, mëmë Shqipëri Ty të qofshim falë. Të të nxierrim nga kjo robëri Andaj kemi dalë. Ref.: Lum ay cili të do ty Mjer ay cili të shan ty! Gjarpëri do t’u hajë. Gëzoju Shqipëri dhe miq Dridhi, dridhi ju armiq! Gjarpëri do t’u hajë. Ejani, mblidhuni o djem Të bëjmë batalionë. Mbi armikun të hidhemi Me shpata në dorë. Ref.: Lum ay cili… Gëzoju… Ne i falemi një perëndi Edhe jataganë Mëmë kemi një Shqipëri E fis miqtë tanë. Ref.: Lum ay cili.. Gëzoju… Lum kush është shqipëtar Me gjak të vërtetë Të rrëfehet jo si kusar, Po si trim me fletë. Ref.: Lum ay cili… Gëzoju… 706 86. Atdheut Kurrë neve mos harrojmë Se shqip duhet të mësojmë. Ref.
I: Atdhenë t’a dashurojmë Dhe flamurin t’a nderojmë! :I Si shqiptar thjesht që je lindur Shqipërisë t’i jesh bindur. Ref. I: Atdhenë… Hiqni dorë ju shqipëtarë Nga të përditshmet marrëzitë. Ref. I: Atdhenë… S’ndalon feja kombësinë Po do t’faljnë mirësinë. Ref. I: Atdhenë… Rroft’ e qoft’ Kryetari jonë E gëzoftë vendin tonë. Ref. I: Atdhenë… 707 87. Vallja e vëllazërisë Aj të zëmë dor’ më dorë Gjithë djemt e Shqipërisë Dhe të tundim Tomorë Me vallën e trimërisë. Toskë, Gëgë, Labër, Çamër, Gjithë ç’janë Shqipëtarë Aj të lozim an’ e mbanë Vallën tonë të pandarë. Aj të lozim, të kërcejmë Të gjithë sot të bashkuar Gjyshërit të na vërejnë Bij, qofshi të bekuar! Gjithë armiqtë do t’kuptojnë Të shohin vëllazërinë Do të dridhen kur ndëgjojnë Që shpëtojmë Shqipërinë. Neve botës t’i tregojmë Që shqiptarët nuku flejnë Por punojnë dhe nxitojnë Të shpëtojnë mëmëdhenë. Të këndojmë e të thërrasim Rroftë, rroftë Shqipëria! U shtoft për gjithë jetën Në mes tonë vëllazëria! 708
88. Kij shëndet e mjera botë Kij shëndet e mjera botë, Kij shëndet e mjera jetë, Dhe ti o Atdheu i gjorë, Kij shëndet përgjithënjë! Ref. Kini shëndet ju kroje, E fush’ e male tona, Kini shëndet ju kroje, Dhe ju çupat suliote! Në sterrë nuk rron dot peshku, As lulja në ranishte. Dhe suliotët nuku binden Të rrojnë në robëri. Ref. Kini… Sikur shkojmë në panair Në kremtim, në lulëzim Dimë dhe qysh të vdesim Se s’durojmë dot skllavërim. Ref.: Kini… 709 89. Kënga e Shoqërisë “Vëllazëria” Sot gjith’ djalëria Ç’është kah po pret, Sot vëllazëria Ne po na thërret. Ref.: Shpejt o djalëri Dita ka arri! Në vëllëzër jemi Ne askush s’na lot. Gjith’ një gjuhë kemi S’mund t’na ndajnë dot. Ref.: Shpejt… Vëllëzër qemë e jemi S’kemi për t’u ndarë Bes’ e fe kemi Kombin shqipëtar. Ref.: Shpejt… Djemt e Shqipërisë Lidhi tok me ne!
Djemt e Toskërisë, Eni bëni be! Ref.: Shpejt… Tjatër nuku duam Besë e dashuri, Gjithë ju betuam Rrofsh moj Shqipëri ! Ref.: Shpejt… 710 90. Krejt ashtu Krejt ashtu sikur pranvera Qesh një lule plot blerim. Edhe ikë e shkon si reja Kjo djal’nia ikën me shpejtim. Po frynë era me ndryshime Duke qeshur shkon e vjen Po djal’nia me ndryshime Ikën dhe ajo më s’kthen. 711 II. TË NDRYSHME 712 713 01. Po ecja që me natë Po ecja që me natë Mes shkrepave t’pa udhë. Takova te burimi Një vajzë tuj mbushë ujë. I: I thash se m’u dogj xhani Moj vajzë me kaçurrela. Pak ujë i jep partizanit Të lutem nga bucela. :I Ajo nuk tha një fjalë Dhe uji i freskët rrodhi. Shikimin valë-valë M’u duk se vajza m’hodhi. Me sytë e mi në faqe Tek rridhnin dy bucelat Ranë një tubë manushaqe Të verdhat kaçurrela. Këmbyem buzëqeshjet Dhe djersa se ç’u derdh U shkrinë tërë malet Dhe udha m’u ba terr.
Dhe ika nëpër pyje Mes pritave me tela S’më hiqeshin prej syve Të verdhat kaçurrela. 714 02. Sa me mall po këndojnë bylbylat Sa me mall po këndojnë bylbylat Në lulishtë përsëri. Çelin vjollcat dhe zymylat Me sa hijeshi! Ref.: Gëzon natyra kur pranvera Vjen çdo mot ma e re. O mirë se vjen me lule tjera Moj mimozë ndër ne. Në Tiranë Kur lulëzojnë mimozat Ndrit qyteti jonë i ri Por ma shumë ai ndrit kur vashat Nisin dashuninë. Ref.: Gëzon… 715 03. Lisi plak rrëzoi fletët Dhe lisi plak rrëzoi fletët Dhe bryma prapë ra kudo. M’thuaj, m’thuaj të vërtetën: - Më do ti mu’ apo s’më do? Ti ike larg o shkove larg Ke kohë që s’k’thehesh më tek ne. Çdo gjë të shtrejtë që kishim bashkë Ti ike larg e pas na le. Dhe lisi plak rrëzoi fletët Dhe bryma prapë ra kudo. Vashë, shkruam, shkruam të vërtetën: - Më do ti mu’ apo s’më do? Tek rri mendoj për dashurinë Që kam për ty, ndonse je larg Sot ti ke vetëm bukurinë Dhe prap të thurrë unë ty një varg. Në letrën që më shkrove ti Plot afsh e mall e dashuri. Të pres të pres me padurim! Largimi s’mbet veç një kujtim. Dhe të bashkuar do qëndrojmë
Për jetë të dy ne – mrekulli! Dhe të gëzuar do t’punojmë Ta ngrejmë folenë që ti e di. Dhe lisi plak lëshoi fletët Dhe bryma prapë ra kudo, Vashë, shkruam, shkruam të vërtetën! Më do ti mu’ apo s’më do? 716 04. Moj flutur M’u duke krijesa më e bukur E ëmbël, e zjarrtë si dashuria. Për ty më ngjallet në shpirt mu’ sot zilia Te ti u nisa të rashë o pas o flutur. Të desha, të desha si i marrë Se sytë, ah sytë, më mahnitën Dhe zemrën time të pastër ma grabite T’u fala ty unë me zjarrin tim të parë. Ref.: I: E bukur si yjet dhe si drita Çdo gjë që ty natyra t’ka dhuru’ Veç zemrën ty të kish harruar Por unë këtë jo, jo nuk e kam ditë! :I Një orë më duket sa minuta Dhe dita e shkurtë sa një orë. Por zemrën time gjithmonë e mbajte në dorë Nuk di arsyen pse shpirtin ma robnove. Më thoshe “të dua” kur s’më deshe Me ledhje, nënqeshje më hutove. Në zemrën time ti hyre dhe sundove Dashurinë o flutur ti mua s’ma dhurove. Ref.: E bukur… 717 05. Në mes gushës m’ke një pikë Në mes gushës m’ke një pikë Bukur t’ka qëlluar. A s’ma fal ta kapë një çikë? Moj qofsh e bekuar! Nuk të lë se më shikojnë Mos më mbaj mëri! Nuk të lë se më ngacmojnë, Vajzat, djemt e ri. I: S’të thonë gjë moj se e dinë Të gjithë bijtë e fshatit. Se të dyve ne moj Rinë
Na ka lidhur fati. :I Rinë moj sa do t’pres vallë Moj e buk’ra Rinë Këto ditë nga rrusht e parë E kam nxjerr rakinë. Ti rakinë, unë verën Kjo është pija jonë. Puthe djalë-o gushën time Sot e përgjithmonë! 718 06. Kur gjethet bijnë në vjeshtë Kur gjethet bijnë në vjeshtë, Dhe m’duket në vaj natyra Për ty s’mundem me heshtë Si gjethe mbahet fytyra. E zverdhur dhe e ngrime Si barnat në kallnor Po del kjo kanga ime Ankuese, ther n’krahror. Ref.: Ti m’ke braktisë T’qofshin haram ndjenjat e mia! Se larg dashnisë Të lindi n’zemër pabesia. I: Ke me u pendue Por atëhere ka me qenë vonë. Dhe tuj lotue Do t’bjen ndërmend dashnia jonë. :I T’kujtohen ty pranverat Ah, puthjet me pasion. Dhe fjalët “të du” nga hera Që zemra s’i harron. Edhe pse gjethet ranë Të vyshkuna mbi dhe Tash kam me besue Se sa e pabesë je. Ref.: Ti m’ke braktisë… 719 07. Lulëzo natyrë Bukur dielli po shkëlqen Në qiell t’kaltërt pa mbarim. Deti valën lehtë e sjellë Vishet toka gjithë blerim. Ref.:
Lul’zo natyrë, N’ditët e buk’ra pranverore. Gëzim më jep ti falë mbi dhe Lumturi dhuro për ne! Qeshu natyrë, N’ditët e buk’ra gëzimplote Mbushë me ndjenja zemrën plotë Do t’këndoj për ty gjithmonë! Fluturim dallëndyshet shkojnë Plot gëzim në vendin tim Vijnë pranverën, lajmërojnë Me sa gaz po fluturojnë. Ref.: Lul’zo… 720 08. Kur je larg gjithmonë tuj pritun Kur je larg gjithmonë tuj pritun Letrën tande rri. Dhe mendoj, mendoj at ditën Kur t’kam pasë përbri. Sytë e ndritun para mallit Ambël më shikojnë. Ata sy që dritë më falin T’buk’ra ditë m’kujtojnë. Ref.: Ah kjo letër sa kujtime! Lidhë me gaz përsëri Kujtoj ditët plot andrrime Kur t’kam pasë përbri. Qeshin sytë plot vezullime Letrën kur lexoj. Por do t’qeshë kjo zemra ime Kur do t’përqafoj. Për çdo herë kur troket dera Dal se letrën pres. Kjo s’asht letër si të tjerat Dashuninë t’a ndezë. Do pres letrën dhe një ditë Do të pres dhe ty. F’tyrën gëzimi do t’ma ndritë Kur ti ke me u kthy’. Ref.: Ah kjo letër … 721 09. A t’kujtohen ditët e majit
A t’kujtohen ditët e majit Kur ne dilnim në piknike? Te burimi afër malit Unë të zgjodha ty për mike. Sa të qeshën sytë e shkruar Kur të thash se unë të du’ Dashurisë duke i kënduar Me këto fjalë të kam tregu’. Ref.: Hajt të shkojmë të burimi i kulluar! Hajt t’pushojmë pranë lisit të bleruar! Lule mali plot aroma Tuba-tuba t’i kam mbledhë Manushaqet ma të njoma Veç për ty unë do t’i sjell. Me dafina, lule fushe Një kurorë do t’thur për ty Sepse ti moj ëngjëllushe Thellë në zemër më ke hy. Kur qëndruam te burimi Njëri-tjetrit iu betuam. Atë ditë nga gëzimi S’bashku sikur fluturuam. Përsëri do të festojmë Çdo pranverë me lumturi. Dhe gjithmonë do të këndojmë Këngën tonë me dashuri. Ref.: Hajt… 722 10. Kur unë jam n’andërrime Kur unë jam n’andërrime Nëpër natën e qetë. Hapet n’qiell tingëllimi I nji kange që th’rret Asht kënga e jote O krijesë e dashunisë Asht kjo kangë që ndër mote E nji zemre që t’fali. Ref.: K’noj për ty o lule prilli Shoqe me pranverën K’noj për ty që drandofillit Ia grabite erën. K’noj për ty mbretneshë mbi zana
Sa të kemi pritë K’noj për ty se ti je hana E shtegtimeve t’mia. Mirë e di, lyra ime Jo, për ty s’asht e denjë. Pusho vashë në andrrime Unë tuj knu kam me t’nejt. Le t’ushtojë kanga jote Peng i gjallë i dashunisë O pushtuese gaz-plote E motmoteve t’mia. Ref.: K’noj për ty … 723 11. Po ta marr dhe unë maturën Po ta marr dhe unë maturën, O i dashur veç më prit! Dhe atje në fshat të largët Do t’takohemi ne të dy. Ref.: Unë të prita, por ti s’erdhe Pse të prita ndaj s’të pres. Ti s’u skuqe, as s’u zverdhe Kur më dole e pabesë. Jetë e fshatit s’të pëlqeu Ndaj një tjetër dashurove. Besën moj që s’e tret dheu Vallë ç’e bëre, ku e çove? Ti s’e don zemrën bujare Që të pret me përmallim. Ah, ta dinja lozonjare S’do të kisha dashuru’! Ref.: Unë të prita… Unë prapë do të këndoj Dhe këputur jam nga lotët. Prapë unë vargje do të shkruaj Por për ty më asnjë dot! Ref.: Unë të prita… 724 12. Këndoj për nënën I: E lehtë m’është jeta kur di se kam nënë Çdo çast trishtimi e ndjej pranë. Në breng e halle ajo më ka qenë
Rreze që dritë shpërndan. :I Ref.: I: Nënë, emër i dashur për mua Më je e shtrejtë të dua Sa jetë e tërë Për ty unë thurrë melodi! :I Një nënë, vetëm një nënë ka në botë Ëmbël tingllon zëri i saj. Kur “bir” fëmijës ajo do t’i thotë Qesh e ndriçon zemër e saj. Ref.: Nënë.. Kur zemra m’rreh në gëzim e dëshpërim Tek ti mendimi më shkon. Pranë teje më e dashur, më trime unë jam Më e lumtur se botë e tërë. Ref.: Nënë… 725 13. Kur dielli bie I: Kur dielli bie, Dhe hana nisë me dalë. Unë edhe ti Fillojmë dashurinë e parë. :I Ref.: I: Oh sa m’gëzon Njaj syri yt i zi! Kur ti më don, Unë ndiej çdo lumturi. :I A s’ishe ti, Që në zemër më plagove? Me dashuri, Mu në shpirt m’përvëlove. Ref.: Oh sa … 14. Në kopshtije plot aroma Në kopshtije plot aroma Ndër të tjerat më e njoma Manushaqe në blerime Dhe e mbushur plot shkëlqime Ashtu m’je ti bija ime. Ref.: Je e vogël shend e verë Një buqetë lule me erë. Të puthë babi mij’ra herë Moj erëmira!
Je e vogël ti akoma Prandaj luan nëpër dhoma. Do të rritet fëmijëria Prandaj qeshin sytë e mia Gaz e dritë që ka shtëpia. Ref.: Je e … 726 15. Lemza O ra zilja më zu frika Mësu’si hyni në mësim Por plot shqet'sim e ankth e prita Kur ai e thirri emrin tim. Unë asnjë fjalë s'kisha mësuar Se mbrëmë në takim isha me ty. Po nisi lemza e bekuar Në d'rrasë të zezë, një halë në sy. Ref.: Ohoho, oho mos më ngacmo Ohoho se më mundon, ohohoho Tralalala ... Ç'më kujton kaq shpesh mor djalë? Lemzë or lemzë, më ler të qetë! Është turp i madh kur s'di një fjalë Dhe te lemza kisha mbet’. I: M' ler moj lemzë se mbarova Çdo mësim unë do mësoj. Po t’jap fjalën: Po kalova Në takim më shpesh do shkoj! :I Në takim më shpesh do shkoj Në takim më shpesh do shkoj! 727 16. Unë qesh i mitur Unë qesh i mitur, ti e parritur Kur për së pari u pamë ne. Se kohë shkuan, vitet kaluan Oh sa pranvera kanë çelë mbi dhe! Oh, a t’kujtohet ç’më pate falë Një jaseminë, një borzilok Pastaj, moj vashë, për dashurinë Më the t’ja nisim një kënge tok. Ref.: Eja eja dhe njëherë, Pranë meje e dashur! Se për ty unë si aherë,
Zjarr në gji unë ndjej përherë. Eja, eja lule maji, Eja eja përsëri! Sepse ty unë të kam dashtë, Të kam dashtë që në vogli. Por që atëherë e bardha verë Mallin që lindi ma fort ma shton Oh ty o vashë që kur të pashë N’mbrëmje e agime shpesh të kujtoj. Lulja me erë edhe njëherë Si n’natë pranvere eja përs’ri! Se aqë të dua saqë për mua Në botë lule më s’ka si ty. Ref.: Eja, eja… 728 17. Mbrëmje në Tiranë Kur vjen mbrëmja në Tiranë Muzgu gjethet i mbulon. Ndizen dritat anë e mbanë Gjithë qyteti vezullon. Lindin shpresa dhe gëzime Rrahin zemrat dashuri. Ndrit Tiranë, Tirana ime Ndrit qyteti me stoli. Ref.: I: Mbrëmje në Tiranë Në çdo anë këngët jehojnë Çiftet anë e mbanë Buzëqeshur gjithnjë këndojnë. :I Kur vjen mbrëmja në Tiranë T’rinj e t’reja rreth shikojnë. Vajzat veshur e stolisur Zemra atyre ju këndon. Këngë e valle sa takime Plot premtime, lumturi Qesh Tiranë, Tirana ime Ndrit qyteti me stoli. Ref.: Mbrëmje … 729 18. Marinari Atje në Holandë, në vendin e (m)ullinjve Jetonte Keti një vajzë shumë e bukur I kishte sytë të zeza dhe të mëdhaja
Dhe dashuronte më t’buk’rin marinar. Ref.: Oj holandeze, vashë e ime e dashur Oj holandeze ke me qenë vajzë e pandarë. Ti ke me qenë vajza ime e dashur, Prandej të them oj holandeze. Një ditë prej ditësh, vapori zu të nisej N’udhëtimin e largët n’gjuetinë e peshkut Ajo tuj kja e përcolli deri n’molo Ai prej anije e përshëndeti. Ref.: Oj holandeze… Një ditë prej ditësh, anija mbërrin n’molo N’maje t’dyrekut kishte një shenjë zie. Prej marinarëve që ktheheshin n’molo. Moris, Moris nuk kishte ma! Ref.: Oj holandeze … 730 19. Erë e lehtë Erë e lehtë, Fryn mbi det I: Varkën time përkund, Përmbi detin e pafund. :I Ref.: I: Je tuj shku’, Me m’harru’. Gëzim për mua nuk ka, Pa ty jetën se dua ma! :I Mori vashë, Moj e ngratë Bukuria të shkoi, Por virtyti lart qëndroi. Ref.: Jem .. Ndaj ndonjë herë, Në pranverë Ndoshta ke me u kthy, Mbi të gjitha të dua ty! Ref.: Je… 731 20. Pranë shtëpisë sate Pranë shtëpisë sate, moj vashë Një djalë po vajtonte. Për dashurinë që kish pasur për ty
O sy o i zi! Ref.: I: Ndoshta ishte prekur nga ti Moj dashnore. Prandaj po rrinte i varfër pranë portës Me t’pamun me sy. :I M’fol dhe njëherë o me gojë Deri sa t’qetësohem. Se shpirti im asht tuj vujtun për ty O syn i zi! Ref.: Ndoshta … 732 21. Kënga e shoferit Që nga Durr’si në Bulqizë Rrugë e largët gjarpëron. Si arusha nëpër mal Shkoda ime fluturon. E të keqen ty ta marrsha Sepse kromi po na pret Faqebardhë ty të pafsha Në tabelë e në gazetë. Ref.: I: Ty,ty,ty po bjen boria Më ngadal se bagëtia E kan mbushur rrugën plot. Mos u trembni dhent e mia Shkoda ime ju don fort! :I Shkodë e dashur siç e pe Gomë e parë na lodhi sot. Eja mbushim sa ma shpejt Dhe t’pushojmë pak në Milot. Një raki, një gotë likeri Qafsha ty shpirti ma do. Ti hap sytë po erdh togeri, Menjëherë më lajmëro. Ref.: Ty,ty,ty… Hajt t’ja shkelim edhe pak Hajt, t’a marrsha shpirti im Sepse plot në orën shtatë Me burbuqen kam takim. Ti me t’shkuar, do t’shkarkohesh Unë pastrohem me kujdes. Ti do lahesh, grasatohesh. Pastaj gocën del e pres.
Ref.: Ty,ty,ty… ______________________________________ _______________ grasatim = lyerje e makinave me yndyrna 733 22. Dikur lodronim të dyja bashkë Dikur lodronim të dyja bashkë Një ditë kërkove kukullën Plot dëshirë ta dhashë. E dija se kjo lodër Ishte e shtrenjtë për ty Dëshirën ta lexova n’ata sy. Ref.: Një ditë do linim lodrat, fëmijërinë E bashkë do jetonim moshën e rinisë. E para do mësoje të miat ëndërrime Do njihje ti kush është dashuria ime. Si ta mendoja vallë, më thuaj, Si ta mendoja unë? Ti më rrëmbeve jetën time Atë që desha shumë. Si lodër do ta fal shpirtin E për sa kohë s’e di. Veç s’të fal kjo zemra ime Si t’ju fal, më thuaj vallë!? Kudo të shkoni, Pas do ju ndjekë mallkimi im Ky shpirt nga kjo nuk ndjen Jo asnjë ngushllim. Lodër s’është kjo jeta ime Prandaj lehtë nuk ua dhuroj Ndonse dhimbja po më mbyt Do të di unë t’a jetoj. Ref.: Një ditë… 734 23. Mësuese e fshatit je Shtëpizë e vogël pranë një burimi Me pemë, perime lule krejt rrethuar. I: Atje ku buçet kënga e gëzimi Ajo është shkolla që i jam kushtuar. :I Ref.: I: Mësuese e fshatit je, N’zemër nxënësit ke.
I don dhe i mëson, Për t’a me gaz punon. :I Shtëpizë e vogël pranë…. Të thjeshtë e t’dashur nxënësit të rrethojnë, Të shkathët të vijnë për çdo ditë. Me zell e dashuri ata punojnë Të etur për dije dhe për dritë. Ref.: Mësuese… 735 24. Fëmija i parë Si sot një vjet më parë jam martuar Dhe të lumtur rrojmë ne. Dikur isha çapkëne, por jam shtruar Nisa në familje unë një jetë të re. Kam qenë në rini shpesh e gëzuar Ëmbël qeshën sytë e mi. Por sot me një gëzim të madh jam zgjuar Ndjeva ndoshta më të shtrenjtën lumtuni. Dua të këndoj Gjithë botën unë ta lajmëroj. Tralala…. Unë e ëndërroj Mezi pres që ta shikoj Ta përkëdhel, ta puth me dashuri. Dua të vallëzoj Gjithë botën unë ta përqafoj Trashëgimtari im jeton Ref.: Tralala, ma të lumtur s'ka Se mua "mami" do më thotë Me lulëzim edhe shkëlqim Edhe natyra po më uron. II Fëmija është shpresa e shtëpisë T'ardhmen tonë përshëndet. Dhe vjen me gaz ky fryt i dashunisë Ëndrra e çdo zemre që me mall e pret. Prandaj dhe unë e dua aq shumë Porsi drita e syve të mi Kur ndoshta do më lerë edhe pa gjumë Vetë unë do ta mbaj në krahë me dhimbshuri Dua të këndoj Gjithë botën ta lajmëroj
736 O miqtë e mi Më lindi një fëmijë… Ref. Unë e ëndërroj Mezi pres që t’a shikoj T’a përkëdhel T’a puth me dashuri Dua të vallëzoj Gjithë botën Unë t’a përqafoj Trashëgimtari im jeton. O miqtë e mi Më lindi një fëmijë. 25. Të shtrenjtës sime Mendonja ta donja, Me zemër si të vegjlit kaqë shumë Të shihnja për çdo natë edhe në gjumë, Mendonja, mendonja. Të desha, të dua Ashtu sikur në jetë s’kam dashuruar, E dashur për mua Je shok i mirë dhe krah i fortë mbi dhe. Ref.: Dëgjoje, dëgjoje! Se si buçet për ty sot kënga ime Për ty që i fal kësaj zemre veç gëzime, Dëgjoje, dëgjoje! Me shpirtin e pastër, Për mua vetëm ti je e vërteta Kur sjell pranë meje gazin që fal jeta Për shoqen e dashur. 737 Dhe vitet do t’shkojnë Të vegjlit do ta mbushin plot shtëpinë Kur ti do u tregosh për dashurinë Për jetën e lumtur. Të desha, të dua Ashtu sikur në jetë s’kam dashuruar, E dashur për mua Je shok i mirë e krah i fortë mbi dhe. Ref.: Dëgjoje, dëgjoje… 26. Si ujë të dlirë Si ujët e dlirë, që rrjedh kah bora shkrin,
Si qielli n’maj, që fal ma t’bukrën ngjyrë. Ashtu dy sytë e tua vashë ndrijnë Se shpirtit tand ato i janë pasqyrë. Dy sytë e tu kur t’vështrojnë Edhepse buzët nuk flasin, kuptojnë Dy sytë e tu moj vashë nuk trathtojnë Prandaj i dua do t’i dashuroj. Si ujë të dlirë… Dy sytë e tu moj vashë Nuk trathtojnë Prandaj i du’ Dhe do t’i dashuroj Si ujë të dlirë… 738 27. E bukur vjen ti moj pranverë E bukur vjen ti moj pranverë në vendin tim Mirë se vjen gjithmonë! E diela parkun plot me drita Plot me ngjyra e gjallëron. O fluturo gëzimi moshës Horizonteve ti, kudo Këngë e zemrës, Ti flutro! I: Moj pranverë, e bukura, Lule plot qëndisura Ti je stinë e zemrave Ke dritën tonë, blerimin tonë t’i ke O moj pranverë! :I 28. Një zog i vogël Një zog i vogël në një fole, I: Rrin e mendohet. :I Do t’fluturojë, por sa ka le I: Ka frikë se rrëzohet. :I Ref.: I: Shpejt do mësojë, të fluturojë, N’maja me gurë. Ambël do t’knoj, kur të shikoj Qiellin kaltruem. :I Do t’shikojë detin, fusha e male Që s’kanë mbarim. Dhe do mësojë sa zemër t’madhe Ka vendi im. Ref.: Shpejt … 739
29. Memzi po marr frymë Memzi po marr frymë, Lotët më kanë shpëtue. I: Mora sot një letër Për me ta shkrue. :I Për me ta shkrue Gjithë dashurinë. M’kallxo t’vërtetën, Gjithë çka ke ankime. Sytë e zezë m’i ke Por je pak e shkurtë. Moj vajzë e dashur Moj vajzë e urtë. Kur të vish te vorri Më sjell një tufë lule. Dhe të m’i ndezish Disa kandila. Kur t’lulzojë fusha. Kur t’lulzojë mali. Vetëm për ty vajzë Ka me m’marrë malli. 30. Kur hana del I: Kur hana del Mbi dhe ndriçon. Dy zemrat I bashkon. :I Ref.: I: O shpirt o dritë Sa fort të du’! Megjithëse M’ke harru’. Zemra ime qan, Qan e vajton Për atë Që dashuron. Ref.: O shpirt… 740 31. E kujtova përsëri E kujtova përsëri, Koh’n e bukur që kaloi. Dhe në zemër si një shkëmb Thellë me forcë se ç’më rëndoi. I: Para syve si vegim Më kaluan ato ditë.
Dhe n’këtë çast me përmallim Plot me lot m’u mbushën sytë. :I Kujtoj t’ëmblin ledhatim Fjal’t e tua gjithë gaz. E prandaj me melodi Unë nga larg ty po të thërras. Eja si në vashëri, Me guxim ti qëndro pranë! Natë e fshehtë, e larg qetësi Atje askush nuk na ndanë. Jo më pak unë s’e mendoj Dashuria s’pyet vallë Dëgjo këngët që këndoj E pastaj ti do t’më besosh. Mos shiko kohën që shkoi! Flok’t e tua ngjyrë ar, Se kjo zemër i kërkon Se prej saj ti nuk je ndarë. 741 32. Vendi im S’ka vend ma t’bukur se atdheu im Kur edhe dielli t’jep gjithmonë shkëlqim Rrethu’ me pyje, dhe me fusha plot Dhe fryt’t e punës që g’zojmë ne sot. Nuk shof më t’bukur tjetër vend në botë Fryn erë e lehtë dhe ma nuk derdhim lot Vjen kangë e punës atje ku ka liri Sa të du’ o vendi im! Ref.: I: O moj ti Shqipni O atdheu im. Vend i bukur ti O moj Shqipni! :I 33. Përse më mban mëri Përse, përse më mban mëri? Përse më jep qortime? Për ty, për ty më djeg në gji Më djegin plot kujtime. I: Ky çast, ky çast më sjell ndërmend Takimin tonë të parë. Këtu, këtu në këtë vend Pa dashur, jemi ndarë. :I Dashnor, dashnor për sytë e tu U bëra unë atëher. Këtu, këtu përsëri
Do t’rrijmë prap n’pranverë I: Përse, përse më mbanë mëri? Përse më jep qortime? Këtu, këtu përsëri Ta nisim dashurinë! :I 742 34. Një kujtim I: Këngën time ndjej këtë natë plot ndriçim Ty unë të adhuroj, o vashë e bukur me dashuri Syrit tënd të zi unë sot po i thurr këtë melodi Dridhet zëri im kur unë këndoj me adhurim. :I Ref.: I: Hyll bukurie, o sa fort të dashuroj Shpirt dashurie natë e ditë pët ty mendoj. Dhe në këtë natë pranverore për ty M’dridhet zemra ime shkretë për t’bukrat sy. :I Larg në qiell shndrit kjo hënë e bukur plot magji Duket sikur thotë të mira fjalë plot dashuri Ty unë të kërkoj në këtë vetmi pa durim Eja pra këtu në gjirin tim plot dashuri! Ref.: Hyll … 35. Këndo kitarë Këndo kitarë në gjuhën tënde Kur bie mbrëmja në qetësi Këndo ti këngën më të bukur Se ti je gjithë melodi. Ref.: Kitarë, di pse ti këndon Kitarë, di pse rënkon! Fjal’t që flet për mua në ëndërrime Na i këndo ti kurdoherë, na i këndo Më ëmbël se çdo pranverë! E di pse ti n’zemër ke drithërime Që t’pret ngrohtë ty me adhurim Kitarë, kitara ime mos pusho ti Me tinguj plot melodi! Ref.: Kitarë … 743 36. Bie borë Bie borë, bie borë pa pushim Unë çaj nëpër shtigje t’bardha. Më presin në fshatin e largët fëmijët
Të nisin mësimin e parë. Të shtrenjtë e të dashur për mua ata janë Ndaj bor’ e as era s’më ndajnë. Ref.: Ndaj bjer, ti bjer parreshtur moj borë Unë përpara çaj gjithnjë. Pishtarin plot me dritë mbaj në dorë S’do ma shuash kurrë ti. Dhe s’jam vetëm unë që çaj shtigjet sot Kudo kam bashkudhëtar. Se zemrën dhe vatrën e kemi të ngrohtë Ndaj bjer, ndaj bjer ti borë e parë. Bie borë, bie borë pa pushim Të gjithë do të jemi mbledhur në klasë Detyrën dikush me një shok bisedon, Të tjerët ngrohen në zjarr Ndonjë, kush e di, ka filluar lexon Tregime për shokë partizanë. Ref.: Ndaj… 744 37. Sytë e tu Më rreh zemra prej gëzimit Kur pranë meje je oj vashë. Ti je shpresë e ëndërrimit Shumë të desha qysh se t’pashë. Zemra jote si burimi Përjetë zemrën time ty ta dhash. Krah për krah së bashku ngjitur Ne të lumtur jemi tash. Janë sytë e tu sikur pranvera Kur më qesh kjo lumturi. Trëndafili i kuq si f’tyra Ti je vashë për bukuri. Ah sa hijshëm kështu e qeshur Si një kopsht me lule plot! Ku ke qenë moj gojë pëllumbe? Një dëshmi, dëshmi që nuk kam sot Sytë e tu o sytë e ty Veç ma vodhën qetësinë. Por n’ata pashë sytë e shkruar Si n’pranverë lumturinë. Janë sytë e tu sikur pasqyra Ku e ardhmja vezullon. Mrekullisht me mij’ra ngjyra
Me të dashurat janë sot. 745 38. Dashuri e parë I: Dashurinë e parë Shpejt e harrove. :I I: Nuk mendove fare, Mua kur më le. :I Ref.: I: A, a, a, a, a, Zemrën se ç’ma more Shpirt i vogël-o! :I Tash na erdh pranvera Të rrijmë të gëzojmë. Por neve të mjerët Fati na dërmoi. Ref.: A, a, a, a, a… 746 39. Shkonte vasha për në krua Shkonte vasha për në krua Vasha shtatsorkadhe. Shkonte duke na kënduar Dale me ngadale. Syri i saj si sy i shkruar Ndezur nga gëzimi. Dielli që kishte perënduar Ia kish ndezur trimi. Edhe lulet bardh si bora I freskon ngadalë. Por mes lulesh thur kurora I vë palë - palë. Po ia mori me zë këngës Ashtu me të shtruar. Se ç’ia bënte qefin zemrës Që ish përmalluar. Pa të ngjitej në përrenjtë, Pa të ngjitej fushës. Dhe pastaj tek çerdhe gjeti Do t’i hudhet gushës. E kish parë tek punonte Ballin të djerësitur. Kish dëgjuar kur gufonte Një e psherëtitur. 747 41. Djali simpatik
Punën si mbaron ai djali simpatik Në parqe t’qytetit shetit ai vonë. Nëpër bulevarde pranë vitrinash shkon E në kafe pak, ku rrin ky simpatiku jonë. Vajzat bukuroshe djalin e shikojnë Duan sylaroshet zemrën t’ia lëndojnë. Por ky djali jonë, djali simpatik Çupat, si na thanë, nuk i shef një çikë. O ti djalë i ri, vajzat i shiko! Me ata syt e zi n’zemër i plago! O ti djal i ri, djali jonë i mbarë Zgjidhe bjonde gruan, mos rri më beqar! 42. Vajza me trëndafil I: Rrugës kur shkon duke qeshur Një trëndafil mban në dorë Flokët e thurur kurorë Më e bukura për mua je! :I A, a, a, a, Ref.: Natën do vij në bahçen tënde Trëndafilat do t’i pres. Do të përgjoj unë ty me ëndje Herët në mëngjes. Kur do kalosh çapkëne… Rrugës më rrin e menduar Se sot pa lule ke mbetur. M’thuaj: -Vallë a e ke gjetur Se trëndafilat kush t’i pret? Lule mos mbaj nëpër duar Ato s’ta shtojnë bukurinë. Ti ke për mua freskinë Se trëndafil je ti vetë. Ref.: Natën do vij… 748 42. Dashnori frikacak I: - Kur pranë meje ti kalon Bëhem gati të ndaloj. Mendja e shkretë më fluturon Dridhem krejt e s’di kah t’ia filloj. :I - Pse kështu sytë i ke turbullu’? Krah për krah me qenë të rinj Pra tash ulu më dëgjo! Mblidhe mendjen djalë si mendon!? - Vashë, s’kam guxim
Prandaj nuk gjej qetësim. Zemra ime do ketë shërim Veç po m’fole ti! - Ti më dukesh burracak Kur nuk ndalë një vajzë që do. Gati mirë ke ra në lak Prandaj dua t’ma thuash një fjalë. - Kur jam vetëm në shtëpi Bëhem trim, zemra m’gufon. Sa më del përpara ti Mbetem shkëmb e goja s’më punon. - Djalo, s’ke besim Prandaj s’gjen qetësim. Zemra ime do t’ketë shërim Veç po m’fole ti! 749 43. Ti m’u betove Ti m’u betove Veç meje tjetër s’do të kesh Për jetë e dashur Veç e imja do të jesh. Por shpejt harrove Dhe larg betimit qëndron Me sy më nuk më shikon Ndonjë tjetër dashuron. Ref.: Ti eja, vashë eja Zemrat përjetë t’i bashkojmë! N’pranverat e reja Jetën me gëzim ta kalojmë! Ti eja, vashë eja Eja një këngë të këndojmë! Bashkë të ëndërrojmë ne për lumturi Të jetojmë në dashuri! Ti s’më kuptove Ty vashë dyshimi të mundon. Me kot e dashur Me fjalë të rënda më lëndon. Ref.: Ti eja … 750 44. Kush e këndoi dashurinë I: Kush e këndoi dashurinë Lakmoi më parë bukurinë. Veçse në ty unë do të rroj
Pse kaqë fort atë e dua Se qenke zemër për të qenë Prandaj dhe zemrën ia kam dhënë. :I Ref.: Se dashuria s’është e thënë Të jetë vasha yll e hënë. Se bukuria shkon e vjen Por zemra kurrë s’të gënjen. Ajo u bind për të ndierë Jo vetëm lulet n’pranverë Por edhe dimrin dhe acarë Pastaj të ngrohet ku s’ka zjarr S’e ka mirësinë e ëmbëlsinë Prandaj ia fala dashurinë. I: A, a, a, a, a, a, a, a, a, a, :I Ref.: Se … 751 45. Për ty mendoj gjithmonë Për ty mendoj gjithmonë Çdo çast, çdo ditë të re. E buk’ra si n’pranverë Mendoj gjithmonë. Se zemra ime, vjollcë Me besnikëri Me zjarr dashurie t’madhe Këndon këtë melodi. E dashur larg më je E buk’ra ime vashë. E unë të pres me mall Në gjirin tim. Se shpirti im përherë Me përmallim. Të pres unë krahëhapur Shpresë e shpirtit tim. Për ty mendoj gjithmonë E zemra ime t’pret. Për ty mendoj përherë Kurr s’të harroj. Për mu’ je lumturi E dashura ti.! Me lot, këngë e ëndje Eja bukuri! 752 46. Je i bukur vend i lindjes (Qytetit tim)
I: Je i bukur vend i lindjes, Je i bukur Durrësi im. Plot me kodra, brigje deti E kopshtie plot gjelbrim. :I Ref.: I: K’ndoj për ty qytet i dashur Vend i shtrejtë, pa kufi. Të du’ në ditët kur vlon puna Të du’ në mbrëmjet plot qetësi. :I Je i lashtë por ti dukesh Ti gjithmonë ma i ri. Se çdo ditë duart puntore Ty të falin lumturi. Ref.: K’ndoj për ty … 753 47. Shqipëri, o vendi im Ngat flamurit kishte marrë Gjyshi plak një grusht me dhe. Të na thotë se t’kemi nënë Se nuk jemi pa atdhe Pa atdhe. Brez pas brezi larg atdheut Një grusht dhe na mbajti gjallë. Ja ku erdha, jam pranë teje Tokën puth dhe bëhem zjarr. Bëhem zjarr. Ref.: Shqipëri, o vendi im O e madhe Shqipëri. Të kam nënë e më ke bir Zemra ime Shqipëri. Shqipëri, o vendi im Shpirtin tënd dhe nëpër botë I dhe botës dashuri Dhe vetë mbete në lot. Por sot koha po kërkon Shpirtin tënd dhe dashurinë. Atë barrë që ti mbolle Të mos endet nëpër botë. Ref.: Shqipëri… 754 48. Mjekut të ri Me bluzën e bardhë afrohesh ngadalë
Pranë djalit që ndodhet në gjumë. I kthjellët, rreze drite kur hyn në spital Sheh jetën që rrjedh si një lumë. I: I qeshur, i dashur, i ëmbël që s’fle Pamposhtur qëndron në shtrëngatë. Për t’ardhmen e lumtur kur jeta thërret Ti lodhje s’ndien ditë as natë. :I Ref.: Në zemër ndiej, ndjenjat fisnike Për duart e arta që ke. I: Me mirënjohje ty të kujtojmë Për ty këndojmë ne. :I Ti vjen si një dritë që ëmbël agon Dhe ty po të presin të shkret’t. Dhe vdekjen mizore ti ashpër largon Që t’mos shuhet, t’mos fiket një jetë. Që foshnje e pafajshme t’mos vdesë Kur vdekja largohet trishtuar Një nënë ku foshnjen për shpirtin e saj Dhe ty t’mendon e gëzuar. Ref.: Në zemër ndiej … Me punën fisnike ti zemrat pushton Sa njerëz deri tash ke shpëtuar. Ndaj kënga ime për ty sot jehon Ti je si një zjarr i pashuar. 755 49. Një qershori Qesh e bukura natyrë Gazi s’ka kufi. Po ky gaz me njat fytyrë Duket ndër fëmi’. Ty të presim sot, Gëzueshëm se nga mot Për fusha dhe lëndina Gonxhe, lule plot. Një qershori ja erdhi ndër ne E na gjeti me shëndet, gëzim edhe hare. Një qershori ja erdhi ndër ne Shkëlqen dielli, vjen pranvera, Qesh kjo jetë e re! Ref.: Një qershor për ty këndoj Me mall si përherë Një qershor për ty vallzojnë
Fëmijët dhe qengjat n’verë. Edhe nënat ty të njohin Ndaj të derdhen pak Kur vjen ti porsa të shofin Qeshin buzagaz. Ref.: Një qershori… E të themi: “Mirë se erdhe Ditë, o ditë e re!” Kur fëmijët kanë festë Festë kemi dhe ne! Se gëzimi i tyre është Edhe gëzim i jonë. Një qershor mirë e më mirë Ti na gjetsh gjithmonë! Ref.: Një qershori, o erdhi … 756 50. U dashuruam në punë Në punë e sipër, një ditë të dy u njohëm Dhe me dëshir fillu’m shoqërinë e re Kalonin ditët kalonin edhe muaj Për ata dukej jeta krejt e re. Dalngadalë, ashtu si pa kuptuar Zuri u trash, u ngroh kjo miqësi. Dalngadalë, ashtu si pa kuptuar U kthye shpejt në dashuri. Të dy dashnorët kalojnë në dëfrime Nga njëri tjetri kurr nuk ndahen dot. O sa takime, puthje sa kujtime! Çaste gëzimi jeta mbushur plot. Ditët plot diell të buk’ra për ta ishin Natyra qesh, këndon me ngrohtësi Netët me hënë dhe qielli me plot yje Jeta për ta është vetëm dashuri. Të dy të zgjuar, punëtorë e simpatikë Të dy së bashku mbushen me gëzim. Dhe pa e bërë as një as dy një ditë Shpallën fejesën plot gëzim. T’ambla si mjalti janë dit’t e fejesës Lum o si ju dhe shifni ç’mrekulli! Por mos harroni se për nder t’martesës Duhet t’ia lini ju o çift i ri. Fjalë e martesës u hap e mori dhenë U mbush shtëpia shokë e shoqe plot
Prit musafirë, ngrit dreka e shtro darka Vlon nga muzika lagjja juaj sot. Pastaj dashnorëve Shpejt-o ne fejesë Me ndjenja t’pastra me zemrën e bardhë E ndezën dasmën me martesë. U trashëgofshi për jetë e mot! Për nderë ju paçi mirësinë! U trashëgofshi për jetë e mot! Paqe për ju dhe lumturi! 757 51. Për sytë që mahnisin Si era magjistare n’pranverë Në zemrën time sonte ti ndriçon. Ti më e bukura ëndërr e jetës sime Ti gëzim që jeta adhuron. Ref.: Ajo nuk tretet Dashuri në zemër ndiej për ty Dëshira ime është për dy sy Që më mahnisin gjakun zjarr. Ajo lidh zemrën mbush plot mall Ti vetëm për mua porsi pranverë E qeshur porsi lule trandafili Pranë djalit që fort të dashuron. Ref.: Ajo nuk… 52. Të pres Në fusha e male, më ngushllove ndër burime Dhe hëna më e dashur për ne do t’rrezojë. Po jo, jeta paska edhe ndarje e hidhërime Kur zemra e lënduar një çast mund t’këndojë. Ref.: Të pres duke menduar, se n’ndarje nuk mendoj Kjo shpresë e pashuar kot lotët po m’i fal Ta mbajmë dashurinë, të parën dashuri! Të pres me lumturimin që më ke falur ti. E di që do të kthehesh, po nisesh n’udhëtime Larg, edhe dita më duket shumë e gjatë. Për ty do të udhtojë kudo kjo zemra ime Kur dielli i qeshur, do të rrezojë. Ref.: Të pres … 758
53. Syri i zi Vetëm syn’n e zi mendoj përherë Ç’ma dogje zemrën në rini! S’di, se kam takuar asnjëherë, S’gjeta tjetër sy si syn’n e zi. Ref.: Prapë po e kujtoj, S’mund ta harroj Dje që në rini ndjeva dashuri Desha syn’n e zi. Sot një letër tjetër kam në dorë Koha e ka zverdhur si borë. Por unë e mbaj si gjënë me vlerë Sepse syn’n e zi kjo m’kujton. Ref.: Prapë … 54. Shitësja e re I: Prapa vitrinës, afër banakut Një vajzë e re plot bukuri. Në t’bardha veshur, lule zambaku I pret klientat plot ëmbëlsi. :I Ref.: I: Është shit’sja e re e lagjes sime Shit’sja e bukur si lule verë Për të dëgjoj unë veç lavdërime Gjithmonë e qeshur si në pranverë. :I Dyqani mbushur me plot të mira Çdo gjë në rregull dhe pastërti. Nga punë e vajzës si xhevahire E gjithë njerëzia ndjen k’naqësi. Ref.: Është… Për punë të mirë plot hijeshi Me flok’t e saja porsi kurorë E zbukuruar me ar qëndisur I shëndrit flamuri ikuq transitor. 759 55. Erdhi pranvera Sa bukur dielli po shkëlqen Në qiellin e kaltërt pa mbarim. E deti val’t e veta i len Toka vishet me blerim. Ref.: O erdhi pranvera, jeta zien O vend i bukur përherë.
Plot me t’bukra lule, gjethe Si nuse e veshur me stoli. Në fluturim dallëndyshet Sa kalojnë Tek sa vijnë plot gëzim Pranverën sot lajmërojnë. Ref.: O erdhi pranvera… 56. Lokomotivës I: Larg, larg nga qyteti Ne deti po na fton. Vasha, djema me gëzim Eni shpejt në trenin tim, e ja, a, a! :I Ref.: E çuf, e çuf, e çuf, e çuf Çuf lokomotiva Ec, ec, ec, ec, ec Ecim pa pushim A, a, a, a, a, a, a, Ecim fluturim A, a, a, a, a, a, a Valë e detit po na fton. Kish zbardhë horizonti Nga dielli që agon. Rreze t’arta me shkëlqim Ndrisni ju në trenin tim, eja! Ref.: E çuf… 760 57. Pranvera I: E bukur vjen për ne pranvera Me lule vjollca plot hijeshi. Dhe zemrat tona mbushur me zjarrin e ri Kërkojnë pa u lodhur punë e shoqëri. :I Ref.: I: E bukur vjen për ne ti o pranverë Gëzim dhe hare sjell ndër ne. Dhe ditët tua o sa fort gëzuar Këndojnë melodi për ate verë. :I E nisi këngën dhe bilbili Dhe zemra zemrën tjetër kërkon. Dëshira t’reja lindin me zjarrin e ri Për ne vjen ti o moj pranverë. Ref.: E bukur…
58. Një ditë të bukur maji Një ditë të bukur maji ty të pashë Sytë ndër gjemba t’i kundrova. Plot me vërejtje n’zemër t’kujtova Derisa një ditë m’u përkule. Ref.: Porse tash je vyshkë e ma nuk ke erë Fletët e tua nuk kanë më vlerë. Nuk je lulja e bukur e ditëve t’majit Por je lulja n’zemër time t’vajit! Do t’kujtoj përher o lulja e vyshkur Ndonse gjendem larg tash ma prej teje. Dhe në kujtim sa vjet jeton pranë meje S’do të harroj moj lulja më e bukur Ref.: Porse tash… 761 59. Porsi portokalli n’degë Bukuri hana në mes të blerimit Portokallat me ngjyrë floriri. Mbushur degët po rëndojnë Erë të këndshme kundërmojnë Përreth pemëve vashat po lodrojnë. Por këta kanistra mbushur dalngadalë Atje n’mes degësh vasha dy tri fjalë Gjeti rast e foli fshehtas Me një djalë. O, o, o, o, o, o, Dëgjomë mue o e bukura vashë Në dashni unë me ty se ç’rash-e Ndizet flakë kjo zemër e shkretë Porsi portokalli n’degë Larg shoq, shoqit mos të ngelim vetë. Si portokalli që ndriçon si ar Le t’jetë e dashur për ne si dëshmitar Eja zemra ime, eja sa më parë! 762 60. Të falem o Durrës Një këngë për ty unë do këndoj Që Durrësit me mall t’ia kushtoj. Pra e dëlir le t’tingëllojë dhe jehona e saj Në çdo anë le të ushtojë! Sot kangën më t’bukur krenare Qytetit ku linda ia këndoj. Kjo melodi gazmore
E ngroht dhe e dlirë l’e t’kumbojë. Ref.: I: Të falem i bukuri Durrës! Me mall e me ashk të këndoj. S’t’harroj unë ty kurrën e kurrës Me asnjë qytet nuk të ndërroj! :I Me pyje me kodra bleroshe Qe sipër të rrijmë e punojmë I vogël i lashtë dje ishe Por sot je një port madhështor. Ref.: Të falem… O Durrës, i dashur me nam Gjithnjë ty në zemër të kam. Gjithnjë këtë këngë me mall Këndoj gjithmon. 763 61. Ne jemi tre Një nga ne është kompozitor Ai e thur këngën me melodi. Kurse tjetri është këngëtar Oh sa bukur këndon ai! I: Me poetin ne bëhemi tre Miq të vjetër në moshë të re. I këndojmë jetës sonë të re! :I La,la, la, la, la Ndëgjoni ju, ndëgjoni këngën tonë tani! La, la, la, la, la Se jeta jonë do t’jetë e bukur Sot ajo plot gaz e gjallëri Rend moj këngë tej e përtej. Ref.: Çaj hapësira dhe fusha përshko! Zbrit mbi supet njerëzit kudo! Anë e kand atdheut fluturo! La, la, la, la, la, la Këndoni tok me neve juve këngën tonë La, la, la, la, la, la Jeta jonë do t’jetë e bukur përgjithmonë. Ref.: Çaj hapësira… 764 62. Në mes dy urash romantike Në mes dy urash romantike N’ballë dy plepa te blerimi.
Është një shtëpi fantastike T’knaqet syni me shikju’. Endet pranë një djalë i ri Porsa nata derdhi hije. Ajo mbyllur sytë n’qetësi Me kry’ ulur prej dhimbsunie. Pranë dritares përmalluaeshëm Dhe ëndërron në hije t’saj. Në kështjellë qan mjerueshëm Syt e tij mbushen me vaj. 765 63. Endësja End lumninë o vashëz, Vashëz duarartë Lodhje s’njeh ti kurrë, Ndaj për ty jam krenar! A e di se drita ime moj syzezë, Ti je vetëm ti. Bashkë lodronim dhe vallëzonim Kur në shkollë venim ne të dy I: Vashë o vashë, pse s’më thua Pse tani nuk rrin me mua? Unë si dritën ty të dua , Lule në freski. :I O, o o o o o vashëz-o A e din ti kush të do? O, o o o o o duarartë Midis shoqeve e pare! Plot gëzime, ëndërrime, Shkojnë vitet një nga një. Edhe mallin pa ngurrim, Na shtojnë neve përgjithmonë. Vashë o vashë Pse s’më thua Pse tani nuk rri me mua? Unë si dritën ty të dua Lule në freski. O, o, o vashëz-o… 766 64. Të dua o det O det të dua kur çelë në ty agimi Me t’parën puthje më çmon, dhuron N’breg tëndin në zemër m’vërshon mu’ gëzimi O det i thellë sa më përmallon. E du, trazimin tënd të pafashitur
E shtrirë magjepse me hovin tënd blu. I: M’i dhe dritë o jetës Një këngë t’flakt m’i hartu’ Me grishëë zani i jetës Një yll të zjarrtë unë me këndu’ :I A, a, a, a, a, a, a, a A, a, a, a, a, a, a, a Një yll të zjarrtë unë me këndu’ I kaltër, si sytë e vashës sime Pa fund i gjërë si kjo pranverë e re. Se ti më jep gëzime Dhe palmat të sjellin frymëzim. Andaj zemra ime Të do ty o det, deti im! A, a, a, a, a, a, a, a A, a, a, a, a, a, a, a të do ty o det, deti im. Si vet lumturia Në jetë së bashku në atëdhe Gjithmonë ndër këngë të mia I jonë i kaltërt o det! 767 65. Gjyshes Sot një këngë do këndoj, Veç për ty, o gjyshja ime. E di mirë dhe s'e harroj Të shkaktova shumë trazime. Këngën time ta kushtoj. E të falur të kërkoj, Për shumë faje e gabime, Net pa gjumë e mundime. Ti u zbardhe, gjyshja ime. E çdo vit një rrudhë shton Sa kokëçarje, shqetësime Sjellja ime të shkakton. Por ti je gjithnjë e mirë Edhe fajin shpejt ma fal T'jem e urtë unë kam dëshirë, Porse vrullin dot s'e ndal. Kur fëmijë kam qenë një herë E pranë zjarrit me ty rrinja. Më tregoje ti atëherë Shumë gjëra që unë s'i dinja. Unë dëgjoja gjithë çudi, Plot kureshtje, kënaqësi. Dhe sa shumë nga ti mësoja.
Me sa vrull të përqafoja. Shkuan vitet e tani S'jam e vogël si atëherë. Epo gjyshe unë përsëri Ta prish qejfin nganjëherë. Por se prapë edhe sot Për çdo gjë ti më del zot. E shikimi yt i dlirë Më jep forcë të jem e mirë. 768 66. E dua vendin tim Nga këto male sa të zbardh agimi Dua ta shoh e sodit atdheun Si ëndërroj plot frymëzim Naimi Dua ta shoh si zgjohet në hare. Para sysh më shtrihen fusha t’arta Brigje kaltrore dhe kantierë Shtylla të çelikta, pisha të larta Porsi roje që s’flen ndojherë. N’rrugë të jetës kaluam shtigje Dallgë e maja, o atdhe! Ndaj zgjohem plot gaz në vegime Zemra më rrah o toka ime për ty Andrrën më t’buk’rën andërroj. Dhe ngjallem për ty nër vegime Ngjallen përsëri ca kujtime. Zemra më rrahë o toka ime për ty Kangën ma t’bukur këndoj. Ref.: Bari i njomë sa mugulloi nga toka Mali lartë mbushet me dëborë Si rrëfim nga zemra ç’më buroka Melodi e vendit arbëror. N’rrugë të jetës kaluam shtigje Dallgë e maja o atdhe! Ndaj zgjohem plot gaz në vegime Ndaj gëzimi gjithmon kënga ime Zemra më rrahe o toka ime për ty Andrrat më t’bukra andërroj. Dhe ngjallen për ty në vegime Ngjallen përsëri ca kujtime. Zemra më rrah o toka ime për ty Këngën më t’bukur këndoj. Ref.: Bari …
769 67. Nën kurorën e ullirit Nën kurorën e ullirit Shtrydh një valë të rrjedhin lot Ranë lotët e mi në dhembje Në zemrën tonë. Përtej fshatit në të dalë Niset rruga e kurbetit. Përmbi brigje përmbi valë I rrinte si plagë deti. Kjo shami e nënës e larë o me lot Priste vajza, dhimbje ndjente thellë në tokë. Ikën ditët, vitet, shokët na lanë Drita e lirisë rreze hodhi anë e mbanë. Nën kurorën e ullirit Një grusht dhe në dorë kam marrë Dhe më ngjan o si floriri Toka e shtrejtë. 68. Ajo është lule Dallëndyshe bukuroshe Ti Rozafën e kalon. Brigjeve kah rrjedh Buna Falëmeshnet asaj i çon. Mu si vesa do të duket Kur në punë shkon e vjen. Po do t’thuesh moj dallëndyshe Jam një lule shend e verë. Ndaj të lutem me ca fjalë Përshëndetma buzagaz. E rrëfeje se një zemër Për ty rrah orë e cast. Ref.: Ajo është lule Shoqen nuk ia gjen Bukurinë e shpirtit Syri ia rrëfen. Ref.: Ajo është… 770 69. Kur të kam pranë I: Nëpër lëndinat plot me hijeshi Kullosnin qingjat në livadh t’njomë. Dhe bariu fyellit ia thotë plot gaz e ëmbëlsi Që natyra plot me lule është qëndisë. :I Ref.:
Atje burimi i ujit si kristal Ia merr bilbilit ëmbël melodinë. Me gëzim pranverën ne e përqafojmë, sa bukuri! Me aroma lule plot dhe zemra rrah kaq fort. Ti eja vashë bashkë të këndojmë Natyrës s’bukur ne t’i përgëzojmë. Neve zemrat t’i bashkojmë dhe t’lumtur të vallzojmë Për të ardhmën tonë të bukur t’kuvendojmë. Na qesh ne jeta plot me dashuri Dhe afër njëri tjetrit do të rrimë Dhe së bashku eja zemrat t’i afrojmë, sa mrekulli! Ti e dashur mos loto, për lumturinë veç mendo. Ref.: Atje … 771 70. Dielli i verës Dielli i verës ja po zbret nga qielli E puth detin n’perëndim. Vapa përshkoi tash dhe fshatin Gjithçka duket si n’agim. Flladi i lules, luleve verore Ndër fytyra na lëmon Kjo aroma e përshkon barin Sa kujtime po n’a zgjon! Ref.: Po na thuaj shoqe, hajt tregona një Hyn në zemër trimit ngriti një fole Tek po korrnim grurin tek po lidhnim duaj Atje edhe zemra gjen ngushllim. Kur u lodhëm, kroi jonë i dashur Na shuan etjen dhe na çlodh. Ref.: Po… 71. Eja t’pres me padurim Kur hëna del e gjethet shushurijnë Nga flladi i mbrëmjes plot me ëmbëlsi Përpara syve m’duket sikur vijnë Dy sytë e tu, t’ëmbël syt e zi. Ref.: I: Eja t’pres me padurim Mos u vono!
Ngushllimi i shpirtit tim Eja t’pres mos më harro! :I Nga gjiri i madh këta yj’ të që ndriçojnë Fytyrat më të mira. Je larg nga unë, je larg kujtesa ime Kjo zemra ime veç rënkon. Ref.: Eja … 772 72. O i miri i nënës O i miri i nënës, trëndafil me erë Mbyll syrin e vogël, gonxhe në pranverë Sot je i vogël, flij bir sa më shumë Se s’të don atdheu nesër të pagjumë. Ref.: I: Rritu dita ditës o pëllumb i djepit Lësho rrënjë të thella si llastar i plepit. Rritu dita ditës o grusht si vetëtima Se toka do krehur, pushka kërkon trima. :I Si zogu i shqiponjës të çash në furtunë Ballin edhe gjoksin dhe atë kur fryn më shumë. Rritu ti i pastër si pika e vesës Se të don atdheu trim dhe të besës. Ref.: Rritu.. 773 73. Nusja e maleve Rreth e rreth shtat vitesh E veshur si nuse Shotë o yll i bukurisë E sa shpejt pushoi sharkia e lodra Ëndërr mbet për ty, jo dhe nusëri Nina-nina pranë djepit këndove Pushka të kërkoj moj burrneshë. Ref.: Ndeze fushë e tunde mal Ndaj dhe pushka kurr s’t’u ndal Mes trimave si vetëtima Shota lëshoi kushtrim: E he e, e, e, e, ej! Tan vatani tym e flakë Ti si yll o Ti flamur moj ngrite lart. Hyre ti n’mes këngëve Shotë moj bijë e maleve Dhe mbete nuse e maleve.
Trima legjendarë N’mes plagëve kujtoj kur qëlloje mbi krajli Ty të lumtë moj bijë se faqen na z’bardhe Pushka jote e re shkrepi për liri Nuse e maleve ty trimat të thirrën Histori të rrallë shkrove. Ref.: Ndeze … 774 74. Ti qeshu gëzuar e dashur Si hijet po ndritim, e era E freskët lëviz, ledhatare. Ne ecim në rrugët e blerta Hareja prej zemrës buron. Oh buza gjithnjë pëshpëriti Për jetën gjithë ambëlsi. Ndër gjethe që t’përshpërisin Me puthje, me plot dashuri. Ref.: Ti qeshu gëzueshëm e dashur Eja te unë fluturim. Fluturim m’sjell dashurinë Dhe zemrat na i mbush me gëzim. Unë dua që në buzët e tua burbuqe Të ngreh gaz e gjithmonë ndër ty. Të ardhmen ta shoh, o lulëkuqe Pas pak në gaz presim gëzim. Së bashku në jetë do t’kalojmë Pranvera ime je ti. E dashun sot zemrat na vlojnë Pa dashje po rrahin gjithmonë. Ref.: Ti … 775 75. S’di se përse S’di se përse, gjumi natën nuk më zë Ti dhe vetëm ti, gjithnjë në mendje më rri. Ti eja pra, xhani m’u dogj flakë e zjarr Ti e vetëm ti, gjithnjë në mendje më rri. Atë natë t’pranverës kur të pashë Zemrën menjëher unë ty ta dhashë. Gëzim nuk gjej ngado të shkoj Vetëm pranë teje dua të rroj. Ref.: Të lutem falmi sytë e shkruar
Që si prush janë tuj përvlu’. Pas syve t’tu jam dashuruar. Dhe s’po mundem me duru’. Qerpiku yt i rëndë Më jep gëzim e lumturi Shikimi i syrit tënd Zemrën ma mbush me dashuri. Ref.: Të lutem falmi sytë… 776 76. Të lumtur jemi ne Si yjet plot shkëlqim Me t’bukrin vezullim Po ndrisin vashë në mu’. Sytë e tu. E hëna nëpër re Lulishten po ndriçon. Dhe lumturi për ne Na dhuron. Ref.: I: Të lumtur jemi ne, së bashku ne punojmë Dashuria jonë në punë n’a ndihmon. Plot gëzim edhe hare, lum kush sot dashuron Se jeta jonë e re, po lulëzon. :I Sa herë që jam me ty Pse zemra më rrah fort? Dhe kur më shikon me sy Nuk di ç’do. E di se m’dashuron Dhe unë i yti jam Me buzën gaz gjithmonë Ta kam thënë. Ref.: Të lumtur … 777 77. Kitarës sime Të vegjël ishim Kur u takuam. Dhe ngase nuk denim, Ne u dashuruam. Por dashuria Nuk lumturoi. Oh Perëndia Kështu na dënoi. Vajto kitara ime
I: Vajto për shpresën time :I Që iku e më la. Iku djali fluturoi I: Një tjetër e dashuroi :I Dhe mua më harroi. Kitara ime vajto Për dashurinë që u shua. Bjer si n’mjerim e mos pusho Ti vetëm më mbetesh mua. Iku edhe njëherë Në vend të huaj. Më la të mjerë Prandaj po vuaj. Aspak s’mejtove Kohën e shkuar. Aspak s’mejtove Që më le pas. 778 78. Dashuria jonë N’mëngjes heret kur zgjohem Dhe tok me të një dashuri. Gëzimin tonë përcjellim Në rrugë, në rrugë në mijëra sy. Ref.: Si zogjtë me cicërrimë Lodrojnë voglushët në shtëpi Menjëherë dritaret hapen Një diell,një jetë një kaltërsi I: Me dashurinë e madhe si det Që rritet nën qiellin pa re. Me ëndrrën në jetë ngarkuar të dy Me gaz e plot dritë jemi ne. :I Në krahun tënd mbështetem. - Tek unë, tek unë mbështetu ti! Dhe dora mbi fëmijën E ndien të ardhmen tonë me lavdi. Ref.: Si zogjtë … 779 79. Shoqet tona ilegale Netë të gjata ditë pa diell Përmbi sy çarçafi nxirë Pyesnin o shoqet e mia: - Ç’ngjyrë vallë kishte liria? - Është e kuqe, - unë ju thonja.-
Porsi prushi i zemrës-o. Ref.: Në çdo prag në çdo kasollë Hyni dilni porsi yje Ilegale iu dha emrin Vite që s’harrohen kurrë. Netët s’qenë aq të gjata I shkurtonin krismat tona. Tak, tak, tak zgjonte nga qendra Hapet porta, hapet zemra - Hyni bija, ju past nana! Zjarrin ndezur mbaj për ju. Ref.: Në çdo… 80. Pse kështu të sëmurë ti më le I: Vjen pranvera dhe si ngahera Çelin lulet, zogjtë çlodhen N’çerdhe t’veta plot dashni. Ktheu dallëndyshe, moj bukuroshe! Pse larg qëndron nga çerdhe e jote, Larg qëndron, ti larg qëndron? :I Ref.: I: O moj vashë, o vasha ime Pse kështu të vetëm të sëmurë ti më le? Kur unë donja paqë e gëzime, Kur në mu’ çelin ëndërrime Ti stuhi e erë më dhe. :I Lere zemrën të dashurojë E letrat të mos pushojnë Ditë e natë për dashuri. Zemra, zemrën le t’ kërkojë Me gaz e shpresë të pres Të vish te unë gjithmonë o bukuri. Ref.: O moj … 780 81. Më do apo s’më do I: Ti loz e qesh me mua si një fëmijë Më ndez në zemrën time një zjarr të ri. Një zjarr të thellë që shpirtin ma shqetëson Ç’ke vashë që më ngacmon? :I I: Vjen e ikën, plot lajka ke Moj e bukura çapkëne je! Me shikim e fjalë mos më mundo Thuaj m’do apo s’më do? :I Me sytë që shkëlqejnë ti më shikon O sa shikime t’ëmbla ti më dërgon.
Një natë të mos më shohësh zemrën m’kërkon Sikur më dashuron. Ditë e natë pranë meje qëndron. Të të puth ti kurrë s’më lejon. Me shikim e fjalë mos më mundo! Thuaj m’do apo s’më do!? A, a, a, a, a, a I: Thuaj m’do apo s’më do? :I Thuaj m’do apo s’më do? - Të dua, por mos trego! 82. Ti përsëri ke me u afru’ I: Ti, përsëri ke me u afru’ Përsëri ke me andrru’ N’krahët e mi moj vashë! :I Ti, vetëm ti për mu’ je shpresë Ti mëngjesit i jep vesë Vjollcat i freskon. Vashë, ti ushqen frymëzimin tim Ma mbush zemrën me gëzim. Oh ta dish sa t’dashuroj! Për ty ditë e natë unë mendoj. Për ty që aqë shumë të adhuroj. Përse, nuk afrohesh me nxitim? Përse nuk po kthen o shpirti im? 781 83. Grurë dhe këngë O erdhi bilbili, o erdhi në lëmë Tak më bëri zemra kur i ndjeva zënë Dhe shoqet më panë dhe me bisht të syrit Ç’u përzi me grurë, kënga e bilbilit I: Na, na, na, na, na, na, na, na, na, na, na, na, na :I Ref.: O erdhi bilbili o erdhi në lëmë Shoqet mbledhnin grurë, unë ndjellja këngë E nuk di ç’më gjeti, e nuk di ç’më zuri Dhe u bëra kuq-ë, kuq-ë si purpuri. Lozim plot me grurë, grurë edhe këngë O bilbil i dashur pse erdhe në lëmë Tani vajzat sytë tek unë shpesh i këthejnë O sikur ta dinja ku e ke folenë. Në zemër folenë e ke thurrur vetë O bilbil i dashur pse s’më lenë të qetë O ç’dasëm do bëjmë, o ç’dasëm në lëmë Shoqet mbledhnin grurë, unë ndjellja këngë
Ref.: O erdhi… 782 84. Kroi i fshatit tonë I: Kroi i fshatit tonë Ujë i kulluar. Ç’na buron nga mali Duke murmuruar! :I Ref.: Venë e mbushin ujë Vashat anë e mbanë. Cipëzën me oja Lëshuar me një anë. Cipëzën e bardhë, Cipëzën e kuqe Qafën si zambaku Buzën si burbuqe. Kroi i fshatit tonë Ngjyrë argjendi lyer Që nga rreze mali Ç’na buron rrëmbyer! Ref.: Venë… 783 85. Ti m’ke braktisë T'kujtohet ty pranvera T'kujtohen ty nga hera Puthjet plot pasion Kjo zemër i kujton. Kur gjethet do të bien Të vyshkuna mbi dhe Atëherë kam me besue Se sa i pabesë ti je. Ref.: Ti m'ke braktisë T'qofshin haram ndjenjat e mia! Se larg dashnisë Lindi në zemër pabesia. I: Ke me u pendue, Por atëherë ka me qënë vonë. Dhe tuj lotue Do t'bjen ndërmend dashnia jonë. :I Tani lulet e verës Nuk kanë ma hijeshi. Tani dhe zemra ime
Nuk rri dot pa dashni. Por ja dhe gjethet ranë Të vyshkura mbi dhe. Tani kam me besue Se sa i pabesë ti je! Ref.: Ti m’ke braktisë… 784 86. O e bukura More (Arbëreshe) O e bukura More, Si të lash E ngë t’pash! Atje kam zotin tat, Atje kam zonjën mëm, Atje kam tim ua. O e bukura More, Si të lash E ngë t’pash! Versioni që këndohet O e bukura More, Si të lash E nuk të pashë! Atje kam zotin tatë, Atje kam zonjën mëmë, Atje kam tim vëlla. O e bukura More, Si të lash E nuk të pashë! 785 87. Dashnor t’u bana Dashnor t’u bana Unë ty moj lule. I: Rrezet si hana N’zemër m’i ngule! :I Prej larg m’shikjoje Si rrezja e diellit. Kur m’u afrove Si engjëll qielli. Tuj kja po m’rrin M’ka lodhë dashnia. T’keshë moj mirësinë! T’ru’jtë Perëndia! Ref.: Të gëzojmë se erdh pranvera përsëri! I: Përmbi t’gjitha lulet tjera
Bashkë me ty moj drandofille Do të rri. :I Sa kohë ka që s’jemi pamun, N’këtë pranverë? Mos më rri pra k’shtu tuj kjamun Avitu o mori lule, të marr erë! Mos t’na shkojë moj drandofille, Kjo pranverë! Për mi t’gjithë lulet ke çilë Hajde ti moj drandofille, të marr erë! 786 88. Të dashuroj Të dashuroj! Jeta për mu është e qeshur, e gëzuar Zërin tënd sa herë dëgjoj Të dashuroj! Ti je imi unë jam e jotja Për tërë jetën kurr s’do t’mundem Të harroj. Të dashuroj! Do të mendoj vetëm për ty Për ty ëndërroj vetëm për ty. Pra të betohem, përgjërohem për çdo çast Të dashuroj! Pa më dëgjo: Përse ti heshtë? Përse ti, Zemrën m’a copton? Më fol pra një fjalë, djal i dashur K’saj zemre që digjet zjarr! Një puthje ma fal djal i dashur! Dhe po nuk m’a dhe do t’a marr. Këndoj për ty Shpresën time përgëzime Ditëve t’mia për lumturi. Që kurr s’të harroj, do t’këndoj… 787 89. Postieri i gëzuar Ja letrën shoqe që ti e ke pritur Për të më pyesnje dita përditë S’e di çfarë shkruan, se di çfarë thotë Por ndiej se brënda një zemër ndrit. Ref.: Lajme t’buk’ra sa të doni Tuba tuba letra plot.
Puthje t’ambla sot për ju Por nga’jhera edhe lot. Shpërndaj letra me shpejti Pa përtim unë shkoj kudo. Se sa fort në përgjithësi T’mirën tuaj zemra ma do. Posta! Ja edhe ty nanë djali të shkruan N’ushtri me shokë shkon mrekulli. Dhe ti moj motër mos u helmo! Nuk t’harron vllau, ai prapë të do. Ref.: Lajme … Dhe ti çapkëne shum letra merr Kujdes në t’shkruar mos shti ndo’i sherr Dhe ti, kryelarta që shkon ndonjëher’ Ia dogje zemrën k’tij djalit t’mjerë. Ref.: Lajme … 788 90. Me sa mall kujton kjo zemra ime Me sa mall kujton kjo zemra ime Koh’n e bukur të rinisë që shkoj. Ver’n e parë të dashurisë sime Syri yt kur zemrën m’a kërkon. Shkuan ditët bashkë më s’u pamë Dashuria mbeti n’ëndërrime. U harruan puthjet, puthjet plot pasion Por prap të kërkon sot shpirti im. Ref.: Vjollcë e kishe emrin Dhe unë si lule t’mbajta n’gji. N’kopshtin e stolisur Lulja më e bukur ishe ti. K’ndoj për ty o vashë Për dashurinë e parë që s’e harroj! Për ditët që shkuan Një mall i zjarrtë sot më pushtoi. Me sa mall kujton kjo zemra ime Koh’n e bukur të rinisë që shkoi. Ver’n e parë të dashurisë sime Syri yt kur zemrën ma kërkon. Shpesh unë kam shpresuar që një ditë Do të gjeja lule si për natë. Mbylla sytë e ndjeva se humba çdo shpresë
Vet i dyti ah, ty kur të pashë. Ref.: Vjollcë … 789 91. Jeho kangë Jeho kangë, jeho heeej O për dashni një kangë du’ me këndu’ hej! O kangë jeho, plot gaz jeho! Te djali shpejt flut’ro, uha! O kangë jeho, plot gaz jeho! I thuaj se një vajzë fort të do! Çka ka zemra, s’e thotë goja Hej, more hej! Si t’i them atij të dua s’dij as vet Jo nuk e dij as vetë. Të lutem fat afrohu njashtu Se me gjithë shpirt unë jam dashuru’. Jeho këngë, këngë jeho! Sa më shpejt flut’ro, uha! Të lutem fat afrohu njashtu I thuaj se një vajzë fort të do Një vajzë fort të do! Jeho kangë, jeho! 790 92. Valsi i lumturisë La, la, la, la, la, la… Sa kënaqësi kur ndëgjoj Valsin tonë në këtë pranverë. Ai përsëri po n’a fton Të vallëzojmë si atëherë. Ref.: Bashkë me pranverë Dhe ti lulëzojmë Lulet plot erë Që në shpirt më gjallërojnë. Vals o vals ti jeho! Mbi të bukrin atdhe. Fushat tona i përshkon Ku shpërthen jetë e re La, la, la, la, la… Ne një vals na bashkoi Dhe na fali lumturinë. Tingujt sot kur ndëgjoj Dhe kujtoj prap rininë. Ref.:
Bashkë … 791 93. Si mimozat që çelin Si mimozat që çelin, pra çelu ti Lozonjare mos rri gjithnjë! Se pranvera s’ka vlerë, jo, jo nuk ka Për një zemër që s’ka dashni Ndaj çelu ti. Ref.: Eja ti, eja ti, porsi diellin të pres ty Si një gaz, si një gaz më je ti. Mos ke frikë, eja eja mos vono! Mimoza çel njëherë, pra mos ngurro! Eja ti, eja ti, porsi diellin të pres ty Eja ti, eja, eja, eja, eja mos vono! Kur unë pranë të dua, ti pse nuk vjen? Pse moj vashë, kur ti më do? Kur t’rri larg vog’lushe, pse më vjen pas? Lozonjare pse më kërkon, Kur ti s’më do? Ref.: Eja … Ty në kopshtin e jetës të zgjodha unë Lozonjare të dua shumë. Dashurinë e pastër e shoh ndër sy Pra afrohu vog’lushe ti! Të rrojmë të dy. Ref.: Eja … 792 94. Këndoj Kujtoj një kohë plot trishtim Kujtoj një kohë që kaloi. I: Dhe vitet që shkuan Ndërmend m’u sjellën tani. :I Sa vite të trishtuara Atë jetë që shkoi, që shkoi Që shkoi, që shkoi! Tani shpërthen gëzimi, gëzimi Në shpirt e kudo Dhe etja për jetë, etja për jetë N’zemër këndon. Si lisi që gjethe lëshon përs’ri Përtrihem dhe vet këndoj tani Këndoj për botën e re
Për jetën që sot gëzojmë, këndoj… 95. Do të vij një natë o me kitare Do të vij një natë o me kitare O në dritare. Që të zgjoj nga gjumi ty Moj ziliqare. I: Bashkë me kitare do të vij e të këndoj Dhe nga gjumi i ëmbël ty engjëll do të zgjoj. Do të vij një natë o me kitare Të të tregoj, sa shumë të dashuroj. :I 793 96. Një lules Mes lulesh të tjera Që vadisnja në kopshtin tim Një lule në zemrën time Mbetnje lule si kujtim Ref.: I: Mos janë vallë pika vese? Mos janë vallë yje nate? Ah këta sy që m’xixëllojnë Jo nuk mundem t’i dalloj. :I Tash lulen ta shikoni shokë Të ç’thurur, por nuk guxoj T’afrohem, ta prek dorën ty N’atë lule fort s’guxoj. Ref.: Mos … 794 97. Ç’është dashuria Dua ta di, o miqt e mij Ç’është dashuria? Është gëzim, është hidhërim Që të shqetëson? Hej! Lot dhe gaz ke në çdo çast Dhe shum fshehtësira. Herë të mundon, herë të gëzon Vallë, kush më tregon? Ref.: I: Nuk më tha, jo, jo, gjer tani Se gjen dot jo, jo, asnjeri. Ndaj e pyes përsëri: Ç’është e ëmbla dashuri? :I Zjarr apo mall? Ç’të jetë vallë? Kush di të më thotë? Pa dashuri as unë, as ti
Nuk jetojmë dot. Po për çudi që asnjeri Pyetjeve t’mia s’iu gjegj Nuk iu përgjegj as mirë as keq Ç’është dashuria? Ref.: Nuk më tha… Kush e di, kush e di? Kush e di, kush e di? 795 98. Vetëm një “po” n’a lidhë Drejt nesh u shtru’ e ardhmja Plot e mbushur me shkëlqim. Në sy mbesim me shpresë Pas qëlluam ne të dy. Dhe duart duke u dridhur Atë çast kur i shtrënguam Në shpirtin tonë lindi Një tjetër gëzim. Të pyetën: “E do?” Më pyetën: “E do?” I: Vetëm një “po” na lidhi Të dyve ne përjetë. Filluam dashurinë Bashkimin tonë Një tjetër gëzim. :I 796 99. Zemrat djaloshare Mbledhur vashat janë në krue Njena diell e tjetra hanë. Shpirt e zemër si mjaltë gatue Me ngapak lakmi. Qeshin vashat ledhemadhe Gushë e gjij stolisura. Pa mendo se çfar sorkadhe Që ta ndezin zemrën zjarr. Ref.: Shkojnë trimat mbushë me zjarr Zemër e tyre flakë shëndrit Humbet dielli dalngadalë Por nuk shuhet flaka në gji. Qeshin trimat zemërdridhun Si qesh ujët në burim. Si qesh ti atdhe i lirë Fort qesh ky shpirt i im.
Qeshin zemrat djaloshare Gëzohu, gëzohu o rini. Dashuria më bujare Le të digjet flakë e t’shndritë. Ref.: Shkojnë … 797 100. Valësi i rinisë Mësuam së bashku n’fakultet Pranë qëndruam për katër vjet. Dhe si kujtim n’zemër ka mbetë Valësi i rinisë. Për ditë pranvere plotë ëmbëlsi Muzgje dimërore plot lehtësi Për ndjenja tona vlon përsëri Valësi i rinisë Ref.: Eja sonte mike e dashur Të vallëzojmë deri vonë. Nesër ndahemi, por valësi Do t’na shoqërojë gjithmonë. Në vende të ndryshme neve do t’shkojmë Në vepra t’reja do të punojmë. Si gjë të shtrenjtë ta kujtojmë Valësin e rinisë Ndoshta do rrijmë sapo kam falë Malli të dyve ka për t’na marrë. Atëher t’këndojmë me afsh e zjarr. Valësin e rinisë Ref.: Eja … 798 101. Këputa trandafilin I kujtoj unë ditët Ato ditë me ty. E kujtoj harenë T’bukur melodi Ref.: K’puta trandafilin Por kujt t’ja dhuroj? Je diku larg meje Tjetri t’ledhaton. Pa prit’ erdhi dita Më lë në vetmi. U tretën ditët tona
Për t’ëmblën dashuri. Ref.: K’puta … 102. Çapkënja I: Do të shkosh të rrotullohesh Në mes të gjithash ti të dallohesh Dhe të rinjtë me mejtime të shikojnë Afrohen dhe me fjalë t’ngacmojnë. :I Ah çapkëne, aman moj çapkëne Voglushe pse m’je kaq e pa shpirt Ah çapkëne, ah moj çapkëne Falmi mu’ pra bukuroshe e gjithësisë, Ata sy që skllavërojnë Kurdoherë që më shikojnë. Falmi buzët se m’a ndezën zemrën zjarr! Ah çapkëne, oh moj çapkëne Asnjë tjetër, përveç teje s’du’ me marrë. 799 103. Sillma erën e malit Ej, sillma erën e malit Vashë e mir-o Bashkë me cucat e Malësisë Je rritur-o. Ref.: Me shami lidhur për gushë Je hijeshu’. Si shkëlqim i diellit po të pres Lule flladi në pranverë. Ndalu vashë o njëherë Moj gojëmbël-o! Porsi diellin po të pres Vashëz-o, e mir-o Të dua përgjithmonë! - Ej, ku kalove verën-o? Vashë e mirë-o! Shtrova shinat o djalo Buzë malit-o! Ref.: Me shami … 800 104. Një ditë t’bukur kur të pashë Një ditë t’bukur kur të pashë Rrugës tuj kalu’ Fryn murlani në zambak N’zemër tuj k’nu’.
Se dashninë ta dhurova Për jetë në zemër do t’kam N’trandofile ty të zgjova Jo kurr s’do t’harroj. Qenke lidhur n’dashuni Mori cucë e njomë. Eja gjeje lumturinë Veç një kohë qëndro. Jetë e lumtur po na pret Eja t’vejmë kurorë! Si dy lule në pranverë S’bashku do t’jetojmë. 105. Kur më del moj si një hanë Kur më del moj si një hënë. E bukur sa s’është e thënë. I: Pse të tërat i harrove Dhe pa shpresë në shtrat u shtrove. :I Kur del hëna ty t’mendoj. Me njata sy porsikur zjarri. Dashurinë sa herë kujtoj Prej mallëngjimit m’shpërthen vaji. Afrohu moj vetullhollë Sa t’i them nja dy-tri fjalë. Mos më lë kështu të mjerë T’arratisur nëpër male! 801 106. Një natë n’bregdet Ma bukur se dita është nata në bregdet Kur yjet dhe hana mbi ujë pasqyrojnë. Ja varka me vela si njalë po rr’shqet Mbi valët ritmike, mbi detin e pafund. Një natë n’bregdet Mu në plazh të vendit tim. Jehon një këngë Me shumë mall e dashuri. I: Nata n’bregdet Vesh natyrën me stoli. Zemrat përtrin Dhe i mbush me dashuri. :I Në qiellin e bukur, në detin e pafund Në valët ritmike në t’gjërin horizont Në varkën e largët në plazhin e thellë Dëshirën për jetën në ty e ndjejë n’çdo vend Ref.: Një natë …
802 107. Jam i lodhur ndër vajtime Jam i lodhur ndër vajtime Dhe vetmia m’ka kaplu’ M’asht mbush zemra me idhnime Dhe s’po mundem me duru’. Ref.: Flej ti flej, o vashë e re Edhe hana s’po perëndon. Mos besofsh moj të baj be Për së gjalli s’të harroj. A mban ndërmend kur t’putha, shkova Pik së pari unë o i mjeri. Në Tiranë ushtar qëllova S’pate besë dhe më trathtove. Ref.: Flej… Një letër që ta shkrova Të kujtoj me dashuri Fjal’n e dhanë s’e besova T’rri me tjerë, por në vetmi. Ref.: Flej… 108. Letrën Me dorë dridhur hapa letrën Ti oj vashë më kishë shkru’ M’u betove - njëherë tjetër Kam me t’dashuru’. I: Ti më shkrove se prej mall’ngjimit Shpejtë të dashuroj. Ti më the se prej gëzimit Lumturia na bashkoi. :I 803 109. Kthjelltësi e lumturi Shikoj diellin që po agon Shijoj aromën që kundërmon Të lumtur së bashku këtë ditë të re E presim ne Ref.: Jo, lumturia s’dhurohet! Nuk falet, por fitohet! Jo, as dy zemra nuk bashkohen Kur ata s’dashurohen. Por, lumturia e dash’nisë s’vërtetë Ka qenë gjithmonë e do të jetë
Kur zemra, sytë flasin vetë. Ref.: Jo lumturia … 110. Zgjodha njeriun Kur isha vajzë e re gjithmonë ëndërroja Për djalin tim, vallë si do t’ishte E doja t’ishte një djalë i qeshur Dhe sytë bojë qielli t’i kishte. E doja djalin të ish i bukur Me flokë të zeza djalin e doja. Sa shumë portrete nga zemra fshinja Dhe sa të tjerë unë ndërtoja. Erdhi një ditë dhe djalin e zgjodha Çudi,vërtet sa çudi! I: Dhe s’kish as emrin që unë doja Dhe s’kishte as flokun e zi. :I I: Tani më vjen të qesh me veten time Kur sjell ndërmendje, ëndrrat, rininë. Harrova flokët, sytë dhe emrin E mbi të gjitha zgjodha njerinë. :I 804 111. Tango e trëndafilave Ah, një natë e prillit qe Dhe qielli ish pa re. Kur vajza doli Dhe lule mblodhi. Ato që donte zemra e saj Eja ndëgjo bilbil Merr trëndafil Për ty e mbaj Ashtu pra i këndon Djalit që dashuron. Ref.: Eja pra dhe merr lulet e mia Mos harro, dije që dashuria Lulzon, çelet, si trëndafili mbetet Por dhe si trëndafili vyshket. Ah, eja se të pres! Po një ditë e keqe vjen Dhe hidhërimin ndien Vdiq dashuria Shkon lumturia. Dhe trëndafili u vyshk, u tha Vajza gjithë e tronditur Me lotët t’ikur
Pa shpresa qan Të dashurin kërkon Të shkuarën kujton. Ref.: Eja … 805 112. Dashurisë Atë ditë që të pashë Gjithnjë unë e mallkoj. Me të parë ty të njojta Edhe kurr s’të harroj. Syçkat e kaltra kur t’i pashë Dhe qepallat që m’i vërvite Kryet posht se ç’e lashë Se në zemër më godite. As që ka, as që të do ketë Më të keq hidhërim. Përveç dashurisë së fshehtë Që s’ju gjetka dot shërim. Ngado që vete, ngado që shkoj Ty o ëngjell po të pres. Nga goja jote të dëgjoj Që të rroj apo të vdes? 113. Do të shkrihem të venitem Do të shkrihem,të venitem Si kandili kur s’ka vaj. Baltë e pluhur do të bëhem Të më shkel’një këmbë e saj E të prehem duke puthur Atë këmbë pasandaj. A s’më thua, ç’ke me mua? Pse të dua paskam faj? Pse heq unë hidhërime? A në vdekça ti mos qaj! Vdekja ime s’të prishë punë, Haj e zeza jetë, haj! 806 114. Rrjedh në këngë e ligjërime O fort po ndrit ai diell! Dhe burimi këngët lugjeve i përcjell O fort po ngroh ai diell! Edhe trimat nëpër mend m’i sjell Që t’i përkëdhel Nga ky diell i kohës sime Ndrisin shekujt ndër agime.
Edhe pushka e shqiptarit zjarr Flakëron, Ref.: I: O ku ka si ti o Shqipëria ime? O fisnikja përmbi gurë! Rrjedh në këngë e ligjërime Ballëlarta me flamur! :I Hej fort po bjen ai tel Dhe lahuta tingujt i çon lartë I përcjell Hej, fort po bjen ai tel Edhe trimat nëpër mend m’i sjell Që t’i përkëdhel. Nga ky zëri i kohës sime Flasin shekujt me gjëmime. Edhe krisma e shqiptarit vjen Brez mas brez. Ref.: O ku ka si ti o Shqipëria ime? O fisnikja përmbi gurë! Rrjedh në këngë e ligjërime O ballëlarta me flamur! 807 115. Buza buzën kur takoi Sa fort desht t’a kisha pranë T’i thoshte: - Të dua! Dhe me te të merrte male Pëllumb e pallua. Pa të ngjitej nëpër retë Pa të zbriste fushës. Dhe pastaj n’k’të çerdhe t’qetë Do t’i hidhej gushës. E kishte parë tek punonte Ballin të djerësitur. Kish dëgjuar kur gufonte Një e psherëtitur. Të më doje sa e dua Xhan- i zemrës-o! Kë të pyet, folm’ o krua! Vallë ai a më do ? Ngeli vasha e turpëruar Trimin kur e pa. Desh të ikte fluturuar Por ay s’e la. T’a kish ëndja zërin e tija
Kur të ligjëronte. Por kish frikë se mos pusia Aty pranë përgjonte. Buza buzën kur takoi Goja s’tha një fjalë. Syu i ndezur që flakëroi Zemrat shprehin mall. Sy ndër sy duke shikuar Flisnin sytë vetë. Që të dy qenë dashuruar Të lidhur përjetë. 808 116. Moj Arbëri Në breg pulëbardhat çajnë fluturim Si zogjtë flutrojnë Këndoj me mall, me dashuri Moj Arbëri! Të parët tanë Me brengë të lanë Ende nuk të panë. Por sot si lule më je ti Moj Shqipëri! Ref.: Valët e detit shkumbojnë Plot me dallgë bashkë. Bashkë me shokë në breg kemi dalë Sa kemi mall, sa deti valë O moj e bukur Arbëri! Shikoj nga larg mendoj për ty O moj e bukur Shqipëri! Shikoj nga deti, hidhem matanë Mes dallgësh e stuhish. Shkuan kaq vite degët s’t’u thanë Moj Arbëri! Kjo kënga jonë, për ty përherë Na djegë si zjarr në gji. Se zjarri yt ne jemi përherë Moj Shqipëri! Ref.: Valët e detit… 809 117. Lule t’bukra sjell pranvera Gurrë dashurie je o vashë për mu’ Je burim i lumturisë. Koh’të më t’bukra me ty kam kalu’
N’kraht e tu tuj u molisë. Ref.: Oh sa andrra, sa kujtime Ka prej teje zemra ime. Që na i lidhëm mos me u nda Syri i dhandrit që i ka pa. Lule t’bukra sjell pranvera Bashkë me ty dhe gëzime tjera. Dalim fushash me i shiju’ Unë me ty e ti me mu’. Sonte hana djal asht tuj ndriçu’ Për shumë t’rinj si unë dhe ti. Ndoshta me zili është tuj m’shikju’ Veç ta shoh n’dashni me sy. Ref.: Oh sa andrra … 810 118. Çel si gonxhe dashuria Erdha tek ti, me dritë në sy Asnjë fjalë s’fola unë. Zemrat thanë aq shumë Zambak i bardhë çeli për ne Kjo dashuri, e re. Jo s’e harroj, me mall kujtoj Lulja thosh: - Lulëzoj! Zemra thosh: - S’dashuroj! Si det i gjërë këndoj. Një jëtë e tërë s’pushoj. Nëpër shtigje ku çel jeta Shok i dashur ty të gjeta unë ty. Moj rini, rini me lule Ku hedh hapin çelin lulet , ç’bukuri! Në krahë na mori jeta plot lumturi Dhe u lind motivi i ri Vrapo tek unë! Unë fluturoj tek ti. Fluturoj, shtigjeve ku ecë rinia Çel si gonxhe dashuri e re. 811 119. Kthehu pranë meje Jo, ky zem’rim Është i kotë për dashuri. Bashkë ne do t’jemi përsëri. Ditët e buk’ra s’mundem t’i harroj Që na dhuruen ne lumturi Pranvera përsëri po afron.
Ref.: Pranë meje këthehu! Oj vashë engjëllore Një jetë të re t’fillojmë. Së bashku me këngë Këtë jetë gazmore. Të ardhme të lumtur t’ndërtojmë. Eja të pres, ditë të buk’ra agojnë Dritën m’përtrije përsëri. Gonxhen e jetës eja ma dhuro! Dhe si atëher do t’jem përsëri Pranvera përsëri po afron. Ref.: Pranë meje … 812 120. Takim pas vitesh Është kjo mbrëmje kaq e ngrohtë Na ndez zemra të mëdha. Ja ku vijnë me radhë shokët Mbas kaq vitesh takohen me mall. Mblidhen shokët dhe tregojnë Për qytetin e rinisë. Ndonse flasin kaq pak fjalë Kan kaq shumë dashuri. Ref.: - Ti më jep adresën tënde Shok, që pranë të të kem! - Ti adresën time, shok i dashur, Ja ku e ke! Nuk jemi më studentë Kujtimet ndezur përherë T’i mbajmë, shoqe dhe shokë Kudo nëpër atdhe! Është kjo mbrëmje kaq e ngrohtë Na ndez zemrat e mëdha. Ja ku vijnë me radhë shokët Mbas kaq vitesh takohen me mall. Do kalojnë vitet radhë Zbardhësi, aty këtu. O moj jetë, ne do të jemi Përgjithmonë nxënësit e tu. Ref.: Ti më jep… 813 121. Je e bukur nga të tjerat
Më fal, se s’dua vashë E shtrenjtë je për mu’. Të dua shumë Sa jeta vetë. Kur t’shoh t’dishrueshëm Unë ty të bukur t’du’ Në gji mu’ zemra Më troket. Kur vjen pranvera E lulet përsëri çelin bukuri Unë vuaj ende moj për ty vashë gjithnji. Një lule qe më e bukur ti. Ref.: Por kështu ma s’jem qëllu’ Ty po t’pres me padurim. Por ta dish o shpirti im Se sa fort unë për ty po vuej. Eja, pse larg ti më rri Ti je e bukur si hyri. Çel pranvera përsëri O lule për dashuri. Në kopshtin tim lulet kanë çelë përsëri Dhe zogjt ia thonë me ambëlsi Çdo gja që bahet në këtë verë n’dashuni Dhe mendjen unë e kam tek ti. Dhe përmbi lulesh ma e bukura je për mu’ Vashë sy shkëndijë Ta dish sa fort po vuej e sa të du’ Ti m’dhe të parën dashuni. Ref.: Por kështu… 814 122. Këngë për Emin Durakun I: Në shtrat po dergjet shok Emin Duraku :I I: Shok Emin Duraku dëshmor n’a ka ramun Dëshmor n’a ka ramun, për liri është vramun. :I Mbi kry i rrinte nana vet e plaka. Nana vet e plaka, digjet por si flaka Digjet por si flaka, t’birin e vajtojka. Çohu ti çohu, biri im i dashur! Rrugës shokët po ecin, lot si breshër qesin Lot si breshër qesin, ty të përshëndesin. 123. Ku kam vajzën ku kam djalin - Ku kam vajzën, ku kam djalin?
M’i kanë mbyllë në burg të zi! I: Farefisin ma kanë tretur Larg në ishull n’Itali. :I Ah, ju morët shpresën time Mos m’i çoni n’Itali1 Jo ata nuk kan ba krime Për atdhe s’deshën robëri. - T’i shkatrrojmë prangat mizore! Hidhet nana si rrufe. Mitralozi n’dorë t’trathtarit Rrëzoi nanën përmbi dhe. U munduan për t’mirën tonë T’a bajnë jetën që t’a gëzojmë. Poshtë terrori, jashtë zaptuesi! Neve nanat nuk durojmë. 815 124. Malli për vendlindje Sa herë kthehem në qytetin tim Lule loti nga malli në sy më mbijnë. Flas për gjithçka e flas pa pushim Me gjuhën që dhe zogjt’ në pemë ma dinë. Sa herë unë n’vendlindje kthehem Fëmijërinë, rininë, filloj t’kërkoj. Me mall në krah’t e saj unë pres I lumtur si atëher unë të udhëtoj. Ref.: Melodinë e parë Ma mësoi vendlindja Me za bylbyli e me tinguj jete. Kang’t e mia ia këndoj atdheut I sjell si lule për një buqetë. Sa herë kthehem në qytetin tim Lule loti nga malli në sy më mbijnë. Flas për gjithçka e flas pa pushim Me gjuhën që dhe zogjt’ në pemë ma dinë. T’buk’rat fjalë bylbyli ç’mi kujton Asht këtu gjithçka e bukur e mirë Një pjesë e gëzimit Sot jam edhe unë. Ref.: Melodinë e parë Ma mësoi vendlindja. Me za bylbyli e me tinguj jete Kang’t e mia ia këndoj atdheut. I sjell si lule për një buqetë.
816 125. Gjethen e dafinës e lëkundi Gjethën e dafinës e lëkundi Krahu i një zogu në agim. Me një gjeth në buzë un’ vërshëlleja Këngët që i zgjodhi vet pranvera. Refreni: Në qiellin tonë, me gjakun tonë bleron ti Jo nuk bleron por lulëzon, dafinë. Ne deshëm vetëm të lulëzojë tek kumbon jeta Të katër stinët i kish gjithmonë ajo të blerta. Ne si dhuratë dafine jetën tonë kërkuam Nga gjaku i derdhur mbi këtë tokë lulëzuam. Në ditë me diell kur vetëtimë Ti rritesh, rritesh lulëzon, dafinë. Blerimi yt blerim rinor në përjetësi. Dafinë e bukur e thurur prore për lirinë E veshur me blerime plot kjo tokë Agimet pret, agimet vet i zgjon. Gjethen e dafinës e lëkundi Flladi i veriut dhe i jugut Ditë për ditë përcjellin njëra tjetrën Gazin e pranverës dhe të jetës. Refreni: Në qiellin… 817 126. Natë e qetë natë maji Natë e qetë natë maji Hana farfuron. Ç’po ia nis një këngë e mallit Bilbili këndon. I: Ç’po ia nis një këngë e mallit Vetëm n’arrati. Ç’të mundon bilbil i ngratë Që m’ke metë n’trishti? :I Zëri yt m’a ndezi gjinë Me një zjarr të rrallë. Kush vajton për dashurinë Me kaq dhimbje vallë? Ç’m’u përgjegj me cicërrimë Zog i vogël-o. Pse m’a merr ti këngën time Për trishtim djal-o? 818 127. Autobusi
I: Autobusi, ecte me nxitim Pranë qëndronim ne të gëzuar. Ato çaste kurr nuk kanë mbarim Në t’bukrin udhëtim. :I Ti ëmbël më shikoje Dhe me përgjërim. Mes zhurmës ulen ndjenjat N’t’ëmblin ledhatim. Ref.: I: Atje në autobus Ku njerëzit n’a rrethonin. Atje voglushja ime Çdo çast ne na afronin. :I Autobusi ecte me nxitim Zgjata dorën për t’a shtrënguar. Ti m’dhurove t’ëmblin shikim Më fale një qortim. Çdo fjalë që përshpërita Unë pë dashurinë. Në mes fjalëve dallonje Të parin zërin tim. Ref.: Atje… Autobusi ecte me nxitim Ah kjo rrugë t’mos kishte mbaruar. N’krah e mia rrinje me gëzim Çaste që s’kanë mbarim. 819 128. Me kot dhe guxove Me kot dhe guxove, Me kot po rri i vetmuar. Dikur se si më donte Dhe tani m’ka harruar. Mbi sytë e mi janë lotët Rrëke e ftyrës sime Dhe unë po dergjem kot Mbi këtë dhimbjen time. Sa fort të desha unë Sa fort ti më lëndove! T’a dish se unë po vuaj Larg meje u largove! Sa fort të desha unë Sa fort ti më lëndove T’a dishë se unë po vuaj Larg meje pse qëndron?
Me kot dhe guxove Dhe rri dike kujtuar. Ajo se si më donte Si duket m’ka harruar Mbi sytë e mi janë lotët. Rrëke e ftyrës sime Janë mbushur me helm plot Kjo zemra, shpirti im. Ref.: Sa fort… 129. Kur sytë e tu sa herë që më shofin Kur sytë e tu sa hërë që më shofin Plot gaz e jetë m’a mbushin zemrën time Zemrën që askujt s’ia kam dhuruar Veç syrit tënd të zi që rron për mu Pres ditën që në krah’t e mi të derdhesh Të afërt ty të kam unë për tërë jetën Dhe asgjë në botë unë tjetër s’dua Veç syrit t’zi që rron për mu’. I: A, a, a, a Në zemër ty të kam dhe tjetër s’dua A, a, a, a Veç syrit tënd të zi që rron për mu’. :I 820 130. Mirëmëngjes Mirëmëngjes, mirëmëngjes Ditë e bukur kaltëron. Mali, malin, fusha fushën Zemra zemrën zgjon. Si lumejtë nëpër rrugë Brigjet jeta rrah tani Ajrin tënd, zërin tim I rrëmben në gji. Refreni: Brezat t’bardhë t’ëndërruan Një zgjim ja si ty. Me diellin në zemër E dritë në sy. Në mes agimesh të zjarrta Hedh shtat premtimi Si gruri sot mbjellë Ditët që vijnë. Gëzimi i jetës përflaket Si vezullimë në çdo skaj Ne jemi flladi i ditës së re
Jemi agimi i saj. Mirëmëngjes, mirëmëngjes Zëri zërit i uron. Ditë të re, jetë të re Grur të ri kërkon. Në çdo hap çel një këngë Këngë dhe një dashuri Drejt stacionesh, drejt uzinash Ecim unë dhe ti. Refreni: Brezat… 821 131. Gjurmë të arta Linde ti për të qenë i lirë shqiptar Por jeta s’ish për ty një dhuratë Se mbi tokë kish shum gurë dhe pak baltë. Jo s’mund të jetoje ti pa liri Liria, kënga e bardhë Lumenjët kurr s’ndalen rrugëve, ecin në det As ti s’u ndale jo drejt lirisë Drejt një kënge që ndez si rrufe Ja, rri ti o biri i trimërisë. Ref.: Në shekuj je mes krismave Mes breshërisë së plumbave I lidhur fort me tokën Dhe me ëndrrën më të bukur, më të bardhë. Mbi truallin tënd u mbështete Në çdo gëzim e shqotë me kokën lartë. Dhe tani, afroma pak ballin shqiptar Ja, koha la këtu në çdo vragë Shumë gjurmë, gjurmë të arta janë O, pranverën kemi zog nër sy Lumenjët… Ref.: Në shekuj… Me kokën lartë gjithmonë. 822 132. Një ditë në bankë, o mike I: Një ditë në bankë, o mike Dy emra i gdhendëm dikur. Por ti nuk e di si më ike Në zemër më vune një gur. :I I: Ne u ndamë n’errësirë Jeta ndarje ka.
Porse zemra lamtumirë Zemrës nuk i tha. :I Dashnia e parë nuk harrohet Dëgjoje këtë fjalë që trondit! Se mali me mal nuk takohen Por njerëzit bashkohen një ditë. Refreni: Ne u ndamë n’errësirë… 823 133. Ju vini që nga larg Ju vini që nga larg Kangë të pastra t’vendit tim. Me mall, n’zemra derdhni dashurinë Tek ju kish derte plot Por gëzimi hodhi shtat Edhe jeta ngjitej lart, o, o, o, o, O kang’t e vendit tim. Refreni O kangët tona, kangë rinore Si një pranverë bleroni ju gjithmonë. I: O koha jonë, o dita jonë Ke djersën tonë, Ke hovin tonë, ti zemrën ke. :I Në zjarr e suferinë Baballarët tanë të mirë U mblodhën dhe shpirtin thanë në kangë Dhe ne na bënë të fortë Të fortë e plot besim. Ndaj bashkoj unë zërin tim Gjithmonë me ta po k’ndoj O kangët tona kangë rinore Ne gjokset tona Ju do të bleroni gjithmonë Refreni: O kangët tona kangë rinore Si në pranverë bleroni ju gjithmonë O koha jonë, o dita jonë Ke djersën tonë, Ke hovin tonë, ti zemrën ke. 824 134. Oh moj vajzë Oh moj vajzë,ti o moj te zalli Haj, haj, haj! I: O se për ty mua më zuri malli Haj moj vajzë e haj! :I
Ti si vajzë, unë o mor si djalë Haj, haj, haj! Ku të shkëmbejmë dy o moj tri fjalë Haj moj vajzë e haj! Oh moj vajzë, ti o moj te gruni Haj, haj, haj O se për ty mua s’më zuri gjumi Haj moj vajzë e haj! Hajde t’shkojmë ti o në Tiranë Haj, haj, haj! O të shikojmë, shikojmë kasabanë Haj moj vajzë e haj! 135. Dit’t e bukura moti kanë kaluar Dit’t e buk’ra moti kanë kaluar Dhe pa puthje u largove ti. I: Unë i mjeri tash po bredhi natën Ty e dashur s’mundem me t’harru’. :I Po mundohem për me të harruar Por i kotë është ky mundimi im. Se shikimi yt për çdo ditë M’sjell në zemër dhimbje e pikëllim. Kur në vjeshtë ikën dallëndyshet Bashk me to u largove ti. Mua më le vetëm drandofillin Për kujtim të asaj dashurisë. Kur vallzonim m’a shtrëngonje dorën. Dhe më pytnje a të dua unë? Unë të donja, por ti më trathtove Jeta ime pa ty ka mbaru’. 825 136. Dashuri e mallkuar, trathtare Dashuri e mallkuar e trathtare Kur të dëgjosh serenadën në dritare I: Kur të dëgjosh ti këngët e mia Atëherë do t’bje ndërmend moj pabesia. :I Dëgjon një zë moj fort të përmalluar Atje larg në një kodër t’zbukuruar. Kah vajton me lot jetën e mjerë I humbur shpresash djali në pranverë. 137. Ndëgjoje ti kangën time Ndëgjoje ti kangën time Që ty ta kam kushtu’. Frymëzuesja e kangëve të mia Eja pra ti me mu’. Ma fal vashë dashuninë
Që ti në dorë e ke. Jeta kërkon lumtuninë Zemra kërkon hare. Ref.: I: Pranvera lule ka Si ty o vashë për mu’. Pra mos më le me qa Të du’! :I Të du’ sa jetën time Që ty ta kam kushtu’. Frymëzuesja e kangëve të mia Eja pra ti me mu’! Burim i çdo frymëzimi Je shpresa që m’ngushllon E vetmja rreze gëzimi Që shpirtin ma ndriçon. Ref.: Pranvera… 826 138. Kaluan ditët Kaluan ditët si n’ëndërrime Ty për mua s’të ra ndërmend Ndoshta puthje, përqafime Tashti i ruan për tjetërkend. Natën kur hëna del Për ty unë bij n’ëndërrime. Dhe veten nuk e ndjej të qetë Se pranë s’të kam o shpirti im. Ref.: Mos harro, mos harro, Ato mbrëmje kujto! Kur shetisnim të dy të gëzuar Dhe më thonje gjithnjë Duke më mbajtur në gji. A do rrojmë njëherë të bashkuar? Vallë, qëndro përsëri n’atë dashuri! Që kërkoj unë tani. Oh, mos më mundo, nëse s’më do Ti thuaj, e mos vono! 139. Të të them Të të them një lule je Ti më e bukura. Të të them një gonxhe je Që humbet freskinë. Ref.:
Se unë të dua, të dua, të dua E ato buzka ti vashë falmi mua! Se unë të dua, të dua, të dua Përgjithmonë. Te pragu i shtëpisë Për çdo ditë rrinja. Dole e pa besë Ti o vajza ime. Ref.: Se… 827 140. Hëna porsa ka dalë Hëna porsa ka dalë Ndrit fusha edhe mal Dhe ujërat me rrëmbim valë, valë. Ndriço moj hënë e bukur gjithë natyrën Ndriço dhe jetën e qetë mbi det! Dashnorët të dy bashkë Lundrojnë në një varkë Dhe ujërat me rrëmbim valë, valë. Hëna… 141. Ishim një natë në kinema Sa herë e sjell ndërmend Dhe qaj me lot në këto mote Ku është, ku vajti ajo kohë? Ta dish ti dhëmbjen që kam Mbrënda në zemër Pikon si gjak dhe katran. Dhe vetë ti mua më le Na, na, dole e pabesë Dhe nuk je ajo që m’qe Nuk je ajo që m’the! Ishim një natë në kinema N’errësirë krah për krah. Kur dolëm jashtë diçka më the Për dashurinë më bëre be. Sa herë kaloj këtë vend Gjithmonë e sjell ndërmend Dhe qaj me lot në këtë mot Ku është ku vajti ajo kohë? 828 142. Ti më erdhe Në jetë takon shum njerëz Vështrime të hedhin juve Por ti je si fllad i pranverës
Aroma që shpirtin ma dehë. Ref.: Ti m’erdhe në netët e qeta Në krahët e mi si demon. Më dehe me puthje të fshehta Si ëndrra që vjen e shkon. Veç sytë e tu më rrëqethin Më bëjnë që kokën t’a ul Por ti je si fllad i pranverës Aroma që shpirtin ma dehë. Ref.: Ti… Kur shkon ti me hapa kujdesi Me mall përgjërohet çdo gur Si lot që mëngjesi e ndezi Mbi faqe plot gaz e plot nur. Ref.: Ti… 829 143. Kur të jesh mërzitur shumë Këtu s’do t’jem, do jem larguar Dhe tok i tretur si të tjerët Në kafenenë e preferuar. Nuk do më shohin kamarierët Dhe nëpër rrugët ku kam ecur S’do t’ndjehet koha ime e thatë Dhe kur në xham do fryjë një erë Do t’qash me erën dalngadalë Por kur të jesh mërzitur shumë Në raft të librave kërko. Atje i fshehur do t’jem unë Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë Mjafton që librin pak ta heqësh. E unë do zbres, do vij pranë teje Ti si dikur me mall do qeshësh Si një blerim pas një rrëkeje Dhe unë do zbres, do t’vij pas teje, Do t’vij! 830 144. Fustani i bardhë Në ëndërrime e dashur shef rininë Dhe në vegime me mall kujton rininë Por ata shkuan, vitet kaluan Fustani i bardhë ty të pret tani. Me të bardha, me të bardha veshur-o
Zbukuruar si yll i mëngjesit-o Baba, nëna të gëzojnë vashëz-o Shoqet pranë të qëndrojnë rrotull-o. Si ëndërruam, shpresat kot të shkuan Leri nazet, nazet leri moj tani! Se djalin ti e zgjodhe vetë Dhe kjo është kënaqësi në jetë I ke naze gjithë këto, Gjeraqinë e bukur-o Po pse bën sikur nuk do? Merr shaminë e dhëndrrit-o! E në valle prin me gaz Ti në krye, neve pas Le këngën le t’buçasë, e bardha nuse! Gjithë të mirat të urojmë në jetë Fati yt dhe i yni është sot. Ndaj me ty dhe zemra jonë këndon Lumturi t’urojmë! 831 145. Mesnata Afron mesnata e zemrat dridhen Gotat janë mbushur me ngritë dollinë. N’kujtesë t’secilit andërrimet mblidhen Po vjen sot festa e vitit t’ri. Ref.: Mesnatë, mesnatë dritat i shuam Po pse janë zgju’ aq shumë kujtime? Me mijra çifte janë përqafuar Për çaste t’bardha, për gëzime. Diku një zemrër e braktisur Rrin e vuan sot në vetmi. Dhe pret me shpresë zemërmolisur T’sjell gëzime t’reja Viti i Ri. Ref.: Mesnatë… Vitet kalojnë e ne kem’ me u zbardhë Por zemrat tona s’kanë me u plakë Sa vite t’rij që kanë për t’ardhë Jeta dhe zemra ndizet flakë. 832 146. Anës e pas anës-o Anës e pas anës-o Lumit të fshatit tim. Nga fushat vijnë vajzat Djersa në ballë u ndrinë.
Lumturinë rrisin sot Vajzat tona duar arta. Lule janë vetë ato I: Lulet e gëzimit-o! :I Ref.: Me bukën e fushës-o Me erën e malit-o Me këngë trimërie vashat E kan rritur shtatin-o. Mes erës së fushës-o Mes erës së malit-o Rrisin dashurinë vashat Për djemt e fshatit-o! Anës e pas anës-o Lumit të fshatit tim Rriten vashat trimëresha Në roje të lirisë. Flok’t e tyre ngjyrë artë Se ç’i poqi dielli i jugut Lule janë vetë ato I: Lulet e gëzimit-o! :I Ref.: Me bukën e fushës-o Me erën e malit-o Me këngë trimërie E kanë rritur shtatin-o. Mes erës së fushës-o Mes erës së malit-o Rrisin dashurinë vashat Për djemtë e fshatit-o. 833 147. Me sytë shikonim ne Me sy të shpesh të dy shikonim ne Porsi një këngë është shikimi jonë Është si burim që kurr nuk shterron Është emocion që ti më zemër e ngacmon. Sytë e tu më flasin vetëm mua Ndaj më fort i dua Sytë e tu si dielli Zemrën time e ndriçojnë. Ref.: I lumtur jam sa herë shikoj Dy sytë e tu që i dashuroj Në sytë e saj lule pluhur gjej Dhe në çdo stinë unë pranverën ndiej.
Edhe deti edhe qielli Marrin ngjyrë nga sytë e tu Edhe hëna edhe dielli Marrin dritë më shumë. Ref.: I lumtur… 834 148. Xhaketa e kuqe E mbaje ti në ato vite Kujtime t’shpeshta ajo më sillte Sa ma kujton mbi supe kur e hidhje Xhaketa jote, or baba N’jastëk e vinje ti n’ato vite Tani ngjyrë me gjak të kuq Shokët që ranë Gjithë m’a kujton ti xhaketën Xhaketën e kuqe, or baba. Ref.: I: Do marr me vehte xhaketën tënde Që kohën e madhe më sjell ndër mendje. Me të shkoj unë në festë e në furtunë Xhaketën e kuqe jo s’e harroj baba. :I E mbaje ti në ato vite Kujtime t’shpeshta ajo më sillte Sa m’a kujton mbi supe kur e hidhje Xhaketa jote, or baba Ref.: Do… 835 149. Dëgjoje këngën e nënës Qesh natyra n’fshatin tonë Lule bliri kundërmojnë Sytë e njomë ç’po shikojnë Larg në oborrin tonë Vallë ne shofim ara gruri Zgjime t’vlugut pranveror Ndjeva flladin që ndrit nuri Brezin nusëror. Ref.: Si gonxhe E bardhë si bora përherë Si rreze dielli n’pranverë Kur i shpalos Të gëzuar Ambël si mjalt trëndelinë
Në fusha krah gjeraqinë Zemra që aq shumë i do. E lumtur, Natyra hedh me kurorë Paç gjithë fshatin dasmorë Edhe gaz nga mot. Dëgjoje, këngën e nanës Këngën e nanës që të do fort! Ref.: Si gonxhe… 836 150. Vetë ke mbetë Vetë ke mbetë në dhomën tënde Dhe shikimi Vetë ke mbetë E duart e tua të janë tretë në errësirë. Gjersa disku i fundit bën tregim Se të dua, se të dua Vetë ke mbetë. Por të lutem mos qaj e mos rrënko! Vetë ke mbetë Për dashurinë s’guxon t’a lusësh kënd Ende të dua, sa të dua o Vetë ke mbetë. Sa edhe ditët të janë tretë n’errësirë Se sytë e tu të gjelbërt e dinë më mirë Sa të dua, sa të dua, sa të dua! 837 151. Kur isha fëmijë Kur isha fëmij n’klasën e parë U ula ngadalë n’abetare. E ç’ngjyra m’u hapën krejt si lëndinë E dija, e para fjalë më erdhi nëna. Nëna ime, thashë, aty brënda E imja gjersa ish aqë e bukur, nënëz-o! Ref.: Nënë, zëri yt dhe kënga jote! Ku s’na ndoqi pas nëpër botë Rriti djem-o që i do bota Edhe të bukur edhe luftëtarë. E vajzat tona kush i ka vallë? Shqipërisë i rrinë si xherdan Nënat tona gaz i paprerë Kënga e tyre s’ndalet asnjëherë. U rritëm ngadal si llastarë
Me puthjen e nënës në ballë Në rrugët e tyre ne pamë shtigjet tona Ne ecëm në këtë jetë dhe u zbardhëm Për atë fëmijë neve mbetëm O veç fjala nënë nuk njeh moshë asnjëherë. Nënat e Shqipërisë, kudo jeni Ç’kishit më të shtrenjtë na dhuruat Ju shpërblim nga ne kurr s’kërkuat Nënëz-o! Ref.: Nënë zëri yt, kënga jote… 838 152. U deshëm shumë ne të dy U deshëm shumë ne të dy Dhe çdo mëngjes na gjente bashkë E meriton vallë dashurinë? Nuk më rrin pranë kur unë jam larg. Ref.: Po unë do t’shkoj dhe po t’mos vish Se mua koha më kërkon. S’mund ta kuptosh ti dashurinë Veç në qytet po qëndron. Dikush më tha se ti do t’vish S’më zuri gjumi deri vonë I the qytetit lamtumirë Më prit, më the në telefon. I: Alo, alo, alo! - unë të dëgjonja Dhe zërin tënd të ngrohtë Unë pranë e donja. S’e fsheha lumturinë Dhe në çast të thashë: -Të dua! Dhe këndonte çdo njeri. :I Në një stinë dashurie Diell s’ka gjithnjë. Ka dhe dimër në mes verës Ka edhe vesë në qiell. Por kur jeta thuret mirë Diell ka gjithëherë. Katër stinët zemrat bëjnë pranverë E dija se do t’vish! 839 153. Shtegtimi E qeshur vjen pranvera, Çel toka lule shqerra. Ja po vijnë barinjtë nga fusha
Plot me gaz zemrën ç’e mbusha Vjen djaloshi im. Me qingjat bardh si bora Lule e kuqe për kurorë Plot me gaz e blegërime Ç’u mbush gaz kjo zemra ime! Ref.: Do t’vij të dalim bashkë Rrugëve të fshatit tone. Po çelë kjo dashuri lule plot. Do t’hy n’mes tufës unë Ai s’do më njohë dot I lumtur do më thotë Dele e bardhë! Se ç’fryn një erë nga mali Një erë dashurie. Në kullotë kur vete djali Zërin tim e merr me vete Zemra i këndon. Të bardha janë ditët Në fshatin tonë të qeshur Ne kërkojmë lumturinë Zëri im si lule e jetës. Ref.: Do t’vij… 840 154. Flakë e borë O i lirë rroj, për ju këndoj Në këto male me shqiponja O e lirë rroj, për ju këndoj Unë jetën time - flakë e borë Shoh si gëzon natyra. Fusha, male e pyje, nalt jehojnë Fort tingëlloni ju këng’t e mija Fort të pastra janë fjalët, si fëmija. Ref.: Flut’ro me këngën pra hi, ha, ha, ha Shko në majet më të larta hi, ha, ha, ha Flakë e borë O i lirë…. O prej dashurisë nuk mund të ndalem Dashuria jonë të rrojë sa malet Ref.: Flut’ro… 841
155. Kaltëron ky qielli ynë Kaltëron ky qielli ynë I qeshur vendin me llastar e gjeth. Është mbushur plot me fllad edhe me erë Ti erdhe moj pranverë. Moj pranverë e vendit tim E rritë shtatin dhe mendimin tonë E bukur erdhe ti edhe njëherë N’mes njerzve, moj pranverë. Ti më dhe jetë nga gjaku yt të jetoj Ti më dhe zë nga zëri yt të këndoj. Ti më dhe dritë nga syri yt të shikoj. Ndaj gjerë në shekuj të dashuroj I: Gjer në qiell të jehojë Gjithë bota këngën ta ndëgjojë Se e lumtur jam unë që jetoj Në këtë pranverë. :I Kaltëron… 842 156. Gëzimin njerëzve t’ua shtoj Njerzit nxitojnë, në punë të shkojnë Midis tyre për këngën time unë po kërkoj Dhe nis mendoj, njerëzit takoj Dhe dua unë, me këngën time Gëzimin njerëzve t’ua shtoj. Ref.: Më pëlqen kur shikoj rininë Dhe sa herë bujku kur arën mbjell. Gjethe pemësh më përshpërisin Edhe dimrit një ditë me diell. Më pëlqen kur shikoj çifte të lumtur, Djem kur lozin në shesh, Mbi një lule unë ndal një flutur, Vajza djalit kur i buzëqeshë. Dëgjoj, shikoj, njerëzit takoj Dhe unë me këngën time Gëzimin t’ua shtoj. Dhe rri, mendoj, shetis, shikoj Dhe kam dëshirë që kënga ime Midis njërzve të jehojë. Ref.: Më pëlqen… Më pëlqen në mëngjes, Kur më përshëndesin Shokët kur i takoj
Anë e mbanë në gjithë qytetin Gjej motive që unë kërkoj Më pëlqen të punoj, Më pëlqen të këndoj Gëzimin njerëzve t’ua shtoj. 843 157. Djaloshi dhe shiu Në pemë gjethe ma nuk ka E bora malet mbuloi përsëri. E ndonse shiu pik, pik nis me ra, Qyteti ynë është plot gjallëri. Ref.: Bie shi, pikë, pikë, pikë Në tokë troket e pa pushim. E ora tik-tak, tik-tak shkon E djali pret me padurim. E zemra tak, tak, tak Pse tashti të rrahë me aq nxitim Mendoj djaloshin që më pret Në shi, me afsh e me gëzim. Binte shi, orën nuk e vinte re aspak Për çudi, as ombrellën nuk e kishte hapë Ish hutu’, tuj mendu’ se erdh ajo një ditë Studenteshë e bukur pa përtim Tek reparti i tij pa frikë. Ja, ja, ja, u duk se djali e ndaloi Por tani, si, si, si të shkretën duhet ta fillojë Po, po, po, unë të du’ E fjalën tande tash kërkoj Mendohet vajza, thotë Pasi u lag, ombrellën pse se hap? Bie shi, tash nga ti nuk kemi frikë aspak Mrekulli, nën ombrellë ti dot s’na lagë Veç andrroj, njeri tjetrin t’lagun tuj shiku Dhe e mbajnë ombrellën hapë Ndonse shiu ka pushu’. Ref.: Bie shi 844 158. Sot jam njëzet vjeç Kur rrijmë bashkë o shpirti im Gëzimet unë ëmbël i kujtoj. Çdo vit nëntorin pres me padurim Me ty ditëlindjen dua ta festoj. Për ty sot qeshin sytë e mi
Ky frymëzim më vjen në kraharor. Çdo çast jetoj e lumtur me liri, Se me lirinë unë linda në nëntor. Ref.: Sot jam njëzet vjeç edhe jeta më thërret Të qesh, të këndoj dhe gëzime të ëndërroj. Sot jam njëzet vjet dhe në zemër më buçet Një këngë pa mbarim, për të ardhmen plot shkëlqim. Dhuratë më prune sytë e tu Që buzëqeshin sonte përsëri Me ty do të rri gjithmonë unë kështu Se ti më dhe të parën dashuri. Rinia jetën zbukuron Për ne shkëlqejnë yjet me aq zjarr Më përqafo i dashur me pasion Pushtomë ti me afshin djaloshar. Ref.: Sot jam …. Kur rrijmë pranë shpirti im Gëzimet unë ëmbël i kujtoj Çdo vit nëntorin pres me padurim Me ty ditëlindjen dua ta festoj. Për ty shkëlqejnë sytë e mi, Ti frymëzim më sjell në kraharor. Çdo çast jetoj e lumtur me liri Dhe me lirinë unë linda në nëntor. Ref.: Sot… 845 159. Kjo është jeta jonë Endërronim ne të ardhmën tonë Më të bukur se çdo ëndërrim. Erdhën vitet shokë Ne sot atdheu na kërkon Ndaj pas zërit t’tij ne të vrapojmë Kjo është jeta jonë. Rinia jonë sa herë uratë Me ballin lart o e bukura Me ju jam gjithmonë, Kur na kërkon koha sot Nuk ka në botë si jeta jonë. Në rrugët e saj ne ecim sot Me ju jam gjithëmonë Kur zëri i Atëdheut n’a kërkon.
Sot të gjithë ne, Kush në Jug e kush në Veri Tek ti zemrën kemi, Shqipëri. Dhe kur jemi bashkë Dorën njëri tjetrit shtrëngojmë Dhe për veprat që sot po ndërtojmë Kemi ç’të tregojmë. 846 160. Trëndelinë Nëpër kohra lule kemi dashur Aq sa lule trimave u thamë. Dhe kur shokët ndër beteja ranë I qëndisëm, trëndelinë e bëmë, Trëndelinë e bëmë. Refreni: Trëndelinë, trëndelinë Sa krenare sot ti lulëzon. Vitet e rinisë, malit Torbën me fishekë brënda Mbaja një tufë trëndelinë M’i pat dhënë te pragu nëna. Dhe më thotë që këto lule Nëpër tym e flakë baroti Të na i kthesh të fresk’ta bij-o Me lirinë e kësaj toke. Refreni: Trëndelinë, trëndelinë Sa krenare sot ti lulëzon Trëndelinë, çil petale! Zemrën time, këngën m’a freskon, Trëndelinë! 161. Nënë moj, do pres gërshetin Nënë moj, do pres gërshetin Dhe do t’dal unë partizane Shokë e shoqe po më th’rrasin N’ato bjeshkë ku puthin retë. Dil moj nënë, lajmëro dasmorët Se po shkoj unë partizane Mos më bëj nuse zakoni Do marrë pushkën në mal do dal. Në m’u kalbt’ rripi i pushkës Nënë moj, në shi e n’erë. Do ta lidh në ballë të lukës Do ta lidhë në ballë të lukës Me gërshetin tim o mori nënë.
847 162. Sa herë më ke pritur Sa herë më kë pritur tek vëndi që le ti Mes shiut rrëke ku era sjell stuhi Të dy të lagur, strukur qëndronim E s’ndjenim ne vetmi Vetë më mësove se dashuria Ka diell edhe në shi. Vetë më mësove se dashuria Tërë qiellin ka çati. Mes qershive mjaltë, qëndruam ne të dy Kokrrat që nga lart pikonin lëng në sy Dhe zgjatëm duart, përkulëm degët Por kokrra s’morëm dot. Ty të mos kisha pranë n’ato çaste Jetim do t’ndihesha sot. Ty të mos kisha pranë n’ato çaste Nga mendja s’do m’hiqesh dot. Sa herë… Një ditë buzë detit më pyete si fëmijë Vallë, dashuria a deti ka më thellësi? Pastaj e dashur kokën mbështete Përgjigje prisje kot S’di në ç’thellësira humba i tëri Por s’di pse s’dilja dot. 848 163. Për ty atdhe Për ty atdhe, më t’buk’rën këngë Me fuqinë e kësaj zemre do t’këndoj I: Për këto male, për këto fusha të gjëra Për këtë vend ku sot i lumtur jetoj. :I I bukur je, ngritesh madhështor Si një qiell i pamposhtur ti qëndron. Në mes dallgësh, shkamb graniti vigan S’u përkule në çdo stuhi e tufanë. I bukur je, ngritesh madhështor Si një kështjellë e pamposhtur ti qëndron Në mes dallgësh, shkamb graniti, vigan S’u përkule në çdo stuhi e tufan. 849 164. Dashuri, dashuri Mesi i natës mbi ne ja tani sa kaloi Qetësi, qetësi. Qyteti fle dhe rrugët edhe njerëzit ngado Flenë e çlodhen.
Pranë e pranë ne ecim të heshtur të dy Si n’takimin e pare. Je sot i mahnitshëm si n’takimin e parë Dhe më thua dashuria Është si ëndërr, si këngë e re Tek njerëzit tu dhe kurr s’mbaron. Ref.: Se çdo njeri një ëndërr t’vetën e ka Dhe mban e ushqen një dashuri Në shpirtin e tij të thellë. O dashuri, e bardhë, e imja e parë Mes ëndrrash ti tani qëndron Mes dashurish pa fund! Mesi i natës mbi ne ja tani sa kaloi Dashuri, dashuri. Dhe ftyra plot jetë me sytë Kur po vjen dhe kjo natë Ti tani vjen. Dhe kryet në kraharorë ma mbështet Dhe ashtu si flet ti me zërat e jetës s’re Që ngado n’a rrethojnë Po më thua dashuria Është si kënga jonë, dhe koha jonë Gjithë botën sot me krah pushtojnë Ref.: Se çdo… 850 165. Të due o det O det të due kur çel agimi Të parën puthje me ç’mall m’dhuron Mbrenda në zemër më lëshon mu’ gëzimi O det i thellë sa shum m’përngjason. E du’ trazimin tënd të pa pashitun Veç ti magjeps dhe hovin tand e du’ Më thërret dritë e jetës Një kangë të flak’t me hartu’ Më grishë zani i jetës Një hymn të zjarrt me këndu’. I kaltërt si sytë e vashës sime Pa fund i zjarr’t si e jona dashuni Se ti m’jep gëzime E m’falë më të thelltin frymëzim Andaj zemra ime të don ty o det O deti im! 166. O vendi im
O vendi im të thërras me mall Ku n’jetë më la vetëm kjo tokë. Se anë e kënd kudo që kërkoj Si ty të dashur nuk gjej. Ku janë njato fusha? Ku ato kaçuba? Vajza të bukura Si n’vendin tim, jo nuk ka! E huaj jam dashuri nuk kam Për mua nuk lind diell’ i ngrohtë O vendi im ku përbuzje nuk ka Si të lash e dola në megrim? 851 167. Asnjëherë nuk kam ëndërruar Asnjëherë nuk kam ëndërruar Lule më të bukura se këto sot. Ndonse ty fletët një nga një të shkuan Dashuria mbet e re gjithmonë. Se s’vyshket kurrë ajo si lulet S’është si bylbyli në kafaz. Atë zemrat tona se ç’e ruajnë Dhe çdo bime i shtojnë shumë gaz. 168. Dyzet gërsheta t’i numrova Dyzet gërsheta t’i numrova Dhe më ngrohe n’gjirin tim. Kur si pëllumbat nga shiu i verës U strehuam nën çati. Shiu i verës flok’t mi lagu Vetëm buz’t mi lage ti. Sa shumë të doja vetëm kur thoshe: - T’lutem bjer e mos u ndal o shi! Shiu i verës, shi i ngrohtë i dashurisë Ma kujton atë puthje nën çati. Lutjen tënde aq të ëmbël e ndëgjon T’lutem bjer e mos u ndal o shi! 852 169. Mimoza e dashurisë Si një tufë pëllumbash radhë-radhë Krahët shtrin dëborë e parë Dhe i falën tokës bardhësi Zjarr në zemër më dhe ti. Ku ta gjej mimoz’n e bardhë, ku ta gjej? Ajo çel veçse njëherë. Në lulzim të saj u njohëm ne Unë dy fjalë e ti në sy më the.
Fole ti me zogjtë, këngën e lanë Zemra zemrën ndien pranë Gishtat nëpër flokë e dielli mbi re Rritu dashuri e re! Lulëzo mimozë e çel ti në çdo stinë! Me aromën tënde rritëm dashurinë. Çdo njeri në jetë një ëndërr të vërtetë Se ikin vitet, lulzon e rritet Mbetet gjithmonë e re. 170. S’ma njohe zemrën S’e kam të lehtë të të kujtoj unë tani Ato vite që na mbetën larg. Çdo gur i rrugës fjalët tona i di Si munde vallë t’i kesh harruar? Por zemra nuk të fal, thotë: - Mos harro! Ishe ti që shkele dashurinë. Mos mendo se bashkë me ty Jo, jo, humbë unë dhe lumturinë. Ti zemrën time nuk e njohe dot Ajo kurr nuk e pranon vetminë. Ndjenjës tënde s’mund t’i bëhesha roje Njeriu s’rron në jetë për një dashuri. Lumturia që të jetë e vërtetë S’krijohet veç me ty dhe mua. Me mijëra zemra bashkë Kërkon ajo. Dhe s’mund të jetojë kurrë një dashuri Që veç për vete ka lulëzuar. As botën brënda saj Nuk e don dot. 853 171. Mos më qorto Mos më qorto, mos më shaj nëno! Me nusëri je martuar ti. Por më fal, s’e dua këtë zakon Zemra ime dashuron! Brigadierin pararojë Trimin zemërmirë, Shpatull gjërë e sy shqiponjë, Djalin xhevahir. Është i dashur dhe i zoti Shokun nuk ia gjen Mos ta zgjasim kot së koti Mua më pëlqen! Ah moj nëno,
Ta dish sa më do Mos më qorto Po më thuaj “Po”. 172. Pragu i vegjëlisë Erdha prap tek ti prag i dashur Kur gjithçka me zë të ngrohtë më thotë Mirësevjen! Dhe çdo zemër portat m’i mban hapur Vendlindje që në krah m’ke mbajtur Mua, birin tënd më pret e më përcjell Tek ti njoha unë nënë e babe, Ma ndëgjove ti të parën fjalë. Dhe hapin që hodha, kudo në atdhe Ti e ndoqe veç me sytë e nënës Të madhen dashuri që nënat na dhurojnë Ia falëm Shqipërisë. Dhe bijtë e saj kurrë s’e harrojnë At prag të parë, pragun e vegjëlisë Erdha… 854 173. Motrës sime Dallëndyshet përgatiteshin T’shtegtojnë të tjera vënde Dhe ti o motër për të vajtur Në folezën tënde. I: Do kthehen dallëndyshet Bashkë me pranverën Ashtu siç vjen ti motër Tek folezë e vjetër. :I Refreni: Folez’n e vjetër Të re e bënë cicërrimi Cicërrojnë zogjtë Lule gëzimi. I: Megjithëse motra U bë nënë me fëmijë, Zemra për v’llezrit Rrah ku ngjizë njeri. :I Dallëndyshet… Refreni: Folezë… 855 174. O dielli i lirisë Si n’vegim kujtoj gjithë fëmijërinë që shkoi Pa gëzime në vitet pa dritë.
Pa ledhatim më fluturoj Porsi përrenjtë më iku rinia e shtrenjtë. Por lindi dielli i ri, një diell i nxehtë Që derdhi tek zemra bonjake veç jetë. Për lumturinë, për jetën tonë të re Ky dielli i zjarrtë do ngrohë gjithmonë Të ardhmën tonë. Ref.: I: O diell i dashur, o drita ime Veç ti më fale gaz e hare. Në krah’t e tua, o jetë e bukur Unë zemrën time ty po ta lë. :I Sot me jetën gëzoj Se dashurinë e gjeta tek ti. O moj vashë sy shkruar Në shpirtin tim ndiej lumturi Për voglushin që rritet çdo ditë Pranë nesh i gëzuar. Sa herë që shkoj qesh nga gëzimi Kur syçkat e mia shkëlqejnë plot jetë Për lumturinë, për diellin tonë të ri Çdo pikë djerse e derdhim ne për jetën e re. Ref.: O diell… 856 175. Bukur natyra është stolisë Bukur stolisi kjo pranverë natyrën Lule ngjyra-ngjyra erë kundërmojnë. Dhe ndër objekte roja kryen detyrën Porse zemra trime o sa fort gëzon. Refreni: I: Gëzon zemra e ushtarit Për këtë jetë të re. Edhe roje besnike Që rriti atdhe. :I Ajo rrahë dhe për vashën Vashën o sy shkruar. Këto takime çapkënja Me mall i kujton. Sot kudo stërvitje Në marshime t’gjithë. Kudo në marshime Në dëborë e n’shi. Zemra e ushtarit Për çdo ditë kalitet
Zemër guximtare Plot me trimëri. Refreni Gëzon… 857 176. Përherë të dua Një ditë shoku im M’tha me zemrën plot: - Të dua, përher të dua! Ëndrra mori krah Syri dritë më çeli mua. Çeli buzqeshja si petale lulesh Erdhi tek unë dashuria. Ëndërrova unë këtë çast të bukur Plot me ndjenja në netët pa gjumë Kurse tash ai erdhi Si një fllad pa gjurmë. O sa shumë fjalë unë kisha menduar Po veç me sy i fola unë. Dashurinë e kishim në mes përherë Ajo rrinte si llastar i blertë Dhe ne qeshnim të dytë si fëmijë. Me ty shoku im do ecim bashkë në jetë. Një ditë… 177. Duart e nënës Në duart e tua u rrita moj nënë. Në netët pa gjumë pikoi dritë e hënës. Dhe veten qortova të zënë në gabime Zemrën kur t’a theva, o e shtrejta ime! Vij nga rrugë e largët, ti më del e para Ti puth ato duar mbushur plot me mall Dhe në çdo rrugë tëndën, në çdo këmbë të bardhë Unë shoh fëmirinë, hapin tim të pare. Dhe nga unë fëmija kërkove në jetë Të kthehem mbarë për këtë tokë të shtrenjtë. Në duart… Vij….. Dhe nga…. 858 178. Këngët e rinisë Vini ju plot zjarr, këngët e rinisë Historia zë e flet Si çdo këngë e saj dhe mendim Rrugë marrin shkojnë lart
Dhe më flisni ju për atë rini. E lindur në tetor, e rritur në stuhi Fati i saj gjithmonë në çdo skaj Pranë gjithmonë të mbaj, Shqipëri. Ref.: Si zogj’t e shqipes kur fluturojnë Për herë të parë lart në qiell. Dhe shqipja nënave krahëfortë Fluturimin bashkë me bijtë ajo merr. Pranvera erdhi prap dalngadalë Dhe lulet çelin pemët e lirisë Fluturimi kërkon shqipe të reja Me ju o këngë, zjarr të rinisë. 179. Rrak e trak ia bënte porta E rrake trak ia bënte porta Voglushja ime rrinte në bahçe Me duert e saja më hapte portën Dhe një të puthur mua ajo ma dha. E ç’bën kështu ti moj vajza e nënës? E gjithë bota flasin keq për ty. E le të flasin sa të pëlcasin Unë do ta du’ atë që më deshti mu’ Unë do ta du’ djalin e shkretë Se qe në burg e hoqi keq për mua. 859 180. Liria e shqiptarit Linde ti, Për të qenë i lirë shqiptar, Por jeta s'ish për ty Një dhuratë, Se mbi tokë kish gurë shumë Dhe pak bar. Jo, s'mund të jetoje ti pa liri. Liria - kënga e parë. Lumenjtë kurrë S'ndalen duke rendur në det. As ti s'u ndale jo drejt lirisë Drejt një kënge që ndezi rrufetë. Ja tek rri o bir i trimërisë Me ballin gjer tek retë. Refreni: I: Në shekuj ec' mes krismave, Mes breshërisë së plumbave. I lidhur fort me tokën Dhe me ëndrrën më të bukur,
Më të bardhë. :I Mbi truallin tënd u mbështete Në çdo gëzim e shqotë O shqiptar. Refreni: Në shekuj ec mes krismave.... Në çdo gëzim e shqotë Me kokën lart. Dhe tani, Afroma pak ballin, shqiptar. Ja koha la këtu në çdo brazdë Shumë gjurmë, Eh ç'gjurmë të arta janë! 860 Po pranverën ke ti sot në sy Dyfek lidhurin me gjalm. Lumenjtë kurrë S'ndalen duke rendur në det. As ti s'u ndale, jo, drejt lirisë Drejt këngës që ndezi rrufetë. Ja tek ri o bir i trimërisë Me ballin gjer tek retë. 181. Mesnatë Mesi i natës Mbi ne ja tani sa kaloi. Qetësi, qetësi… Qyteti fle Edhe rrugët dhe njerëzit ngado Flenë e shlodhen… Pranë e pranë Ne ecim të heshtur të dy Si n'takimin e parë Je sonte e mahnitshme Ashtu si n'takimin e parë. Dhe më thua: - Dashuria Është si ëndërr Si këngë e re tek njerz' si ty Dhe kurrë s'mbaron. Refren: Se çdo njeri Një ëndërr t'vetën ka. Dhe mban e ushqen një dashuri Në shpirt të tij të thellë. O dashuri e bardhë, e imja e parë! Mes ëndrrash ti tani qëndron
Mes dashurish pafund. 861 Mesi i natës Mbi ne ja tani sa kaloi Dashuri, dashuri… Me fytyrën e vogël. Me sytë ku po rrjedh vetë kjo natë E ngrohtë vjeshte… Ti tani vjen e kryet Në kraharor më mbështet Dhe ashtu si flet ti Me zërat e jetës së re Që ngado na rrethojnë. Po më thua: - Dashuria Është si kënga Dhe koha jonë gjithë botën sot Me krahë pushton. Refreni: Mesi i natës mbi ne Ja tani sa kaloi Sa kaloi… 862 182. Rrisim jetën tonë Rrjedhin, o mëngjeset, Rrjedhin si ujëvara, Ja, kështu mes njerëzve, Jeta jonë hedh hapat. Hyj dhe unë mes tyre, Shtoj një fjalë, një këngë, Është kjo këngë e jetës, Për ty, Shqipëri, Për ty, Shqipëri, moj nënë! Refren: Më merr në krahët e tua, Si merr fëmijën nëna, Që ballin të ma puthi, Edhe dielli, dhe hëna! Unë marr nga drita jote, Ti merr nga zemra ime, Dhe dorë për dore rendim, E shtrenjta jeta ime. Rrjedhin o buzëmbrëmjet, Rrjedhin, kaltërojnë, Në një kënd të globit, Rritim jetën tonë.
Hyj dhe unë mes tyre, Shtoj një fjalë, një këngë, Është kjo këngë për jetën, Për ty, Shqipëri, Për ty, Shqipëri, moj nënë! 863 183. Udhët e atdheut më thërrasin Udha më thërret shtigjeve të reja Vala e një lumi po më thotë “Eja”. Toka jon’ e bukur hapet valë,valë Zërat më urojnë: - Biro, ardhsh i bardhë! Qielli ësht' i kthjellët si një sy fëmije Toka rrit për ne fjalë dashurie. Syri i udhëtarit - zog që s'di të ulet Pikë e djersës sonë ra e u bë lule. Qielli ësht' i kthjellët si një sy fëmije Toka rrit për ne fjalë dashurie. Refren: E ku ka më t'bukur si kjo tok'e artë? Dielli nëpër pemë si fole e zjarrtë. Moshën e rinisë ti jeton atdhe Ti je dashuria zemra jon' ti je! Toka jon' e bukur hapet valë, valë Zërat më urojnë: - Biro, ardhsh i bardhë! Toka ësht' e lumtur kur ndjen hapa njerëzish Jeta kërkon këngën, siç do zogu qiellin Udhëtoj në fusha, udhëtoj në shkrepa Njerëzve që s’i njoh u them “Tungjatjeta!” Mbushur plot me ritme ngjyra gjithashtu Dashurinë për jetën e përcjell tek ju. Udhëtoj në fusha, udhëtoj në shkrepa Njerëzve që si njoh u them “Tungjatjeta!” Refreni: E ku ka më … 864 184. Vajta kalova I: Vajta kalova Gjith' Italinë. Askund nuk gjeta Më Shqipërinë. :I Ref.: I: Dy manushaqe Në dorën time. I zgjata njërën Arb'reshës sime. :I
Vajta kalova Gjith' Sicilinë. Askund nuk gjeta Unë Arbërinë. Ref.: Dy… E lule lul E lule lule maca mace. E unë për ty, E unë për ty e ndalu pakë E ndalu pak E ndalu pak është e vërtetë Se zemra im, Se zemra ime je ti vetë! E lule lul E lule lule maca macë E unë për ty E unë për ty e ndalu pakë. E ndalu pak E ndalu pak është e vërtetë Se zemra im, Se zemra ime je ti vërtetë. 865 III.KOMPOZIME TË REJA 866 867 01. Jeto dhe jetën time Jeto dhe jetën time, po e deshe Eja dhe merre, veç jeto! Ata që s’duan dashuri, Nuk dinë se ç’është mirësia Folenë e ngrenë në errësirë Dhe mbi sy lëshojnë stuhira. Se janë mësuar të zvarriten Të të helmojnë, pastaj të vdesin Pa prekur trupin tënd të ngrohtë Nga afshi i puthjes, ledhatimit Dhe pena ime nis e shkruan Kaq e lodhur nga mundimi Kërkon nga ty dhe merr dy fjalë Dhe ndalet lumi i zemërimit. Të dua, të dua, të dua O fjalë hyjnore të kësaj bote U përshpërit nga buzë e dashuruar. Dhe frymë ty të dhanë.
Shumë të kërkova, gjersa të gjeta E nëse vdes mos u trishto, Por ti jeto! Nëpër rrugët e dashurisë Enden këngët dhe legjendat Nëpër vargjet e poetit, zemrën ka ajo Dhe në vija pentagramesh Derdhet shpirti i një artisti Por pa thënë diçka ka mbetur. Dhe të tjerët t’a tregojnë Jeto… 868 02. Mall Ca pika shiu ranë mbi qelq Për ty unë befas ndjeva mall. Jetojmë të dy në një qytet Dhe rrallë shifemi, sa rallë! Edhe m’u duk pak e çuditshme Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes. Qiejt e ngrysur pa lejlek Dhe shirat pa ylber në mes. Dhe thënja e vjetër e Heraklitit Seç m’u kujtua sot për dreq: “Të zgjuarit janë bashkë në botë, Kurse të fjeturit janë veç” Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq Që dot s’po zgjohemi vallë? Ca pika shiu ranë mbi qelq Dhe unë për ty seç ndjeva mall. 869 03. Pikoi vesa e mëngjesit Pikoi vesa e mëngjesit Hapi dielli syn’n e zjarrtë Nëpër fushë ta ndjeva hapin. Shoqe moj! Bëj të them një fjalë të ëmbël Por ti m’ikë e m’bëheshe erë Rend e qesh porsi një flutur Nëpër fushën tonë të gjërë. Ref.: I: Do të vij si fllad i majit Do të gjej moj lule fushe Faqet ç’tu bënë flakë të kuqe Kur të thashë: -Do të marr nuse! :i Në mes shoqesh ty të gjeta
Grur i artë dallgëzontë Nëpër fushë ta ndjeva zënë Shoqe moj! Bëj të them një fjalë të ëmbël Por ti ike… Ref.: Do të vij si fllad i verës.. 870 04. Mirësia dhe e vërteta Pse sytë e nënës janë mbuluar me lot? Ti pse vallë na ke harruar, o zot? Pse toka ime e bekuar nuk çel? Pse dielli rri kaq i menduar kur del? Në vend të këngëve veç krisma dëgjojmë. Vajza të reja me vello zie shikojmë. Fëmijtë e vegjël rrinë të menduar si pleq. Po kush vallë na ka ngatërruar kaq keq? Zotin nga gjumi unë dua ta zgjoj. Zemërlënduar për ju sot këndoj. Dua ti lutem me përgjërim Të na çlirojë, të na çlirojë nga ky mallkim! Refren: I: Të sjellim dritën e mirësisë Të ndezim zjarrin e dashurisë. Si trëndafil të çeli jeta Nga mirësia dhe e vërteta. :I Në vend të këngëve veç krisma dëgjojmë. Vajza të reja me vello zie shikojmë. Fëmijtë e vegjël rrinë të menduar si pleq Po kush vallë na ka ngatërruar kaq keq? Zotin nga gjumi unë dua ta zgjoj. Zemërlënduar për ju sot këndoj. Dua ti lutem me përgjërim Të na çlirojë, të na çlirojë nga ky mallkim! 871 05. Lozonjare Për një sy e për një zemër Më shkon jeta si në ëndërr. Kur në rrugë ju më shikoni Me ngadalë, se mos më zgjoni! Mos i fol zemrës qe digjet Se ajo, jo, nuk të përgjigjet! Syri i zi i dashuruar Është aty por i verbuar. Gjumë, o gjumë i arratisur
Ku ke shkuar, ku je nisur? Ku je tretur, je mërguar? Ç'të kanë bërë, pse je larguar? O ju djema, mos më flisni! O ju djema, mos më ngisni! Ju të gjithë më doni mua Por unë një, veç njërin dua. Jam një vajzë lozonjare Djemtë i tërbova fare. Kush më puth buzën e sytë, Ka të gjitha pasuritë. E pse puthe syn' e ndritur Sa ke zjarr te krahërori? Jeta shkon e vjen papritur Si një dritë meteori. Kush ka puthur buzët e njoma, Kush është djegur përvëluar, Rron e do të rrojë akoma. Si një mbret i mbretëruar Jam lozonjare..... (Përsëritet nga fillimi me përjashtim të strofës së tretë) A a a a, lozonjare jam A a a a, shoqe jo nuk kam! Jam një vajzë lozonjare Djemtë i tërbova fare Fare… 872 06. Makina e memories Makina e memories vrapon në kujtime Në çastet e jetës që endëm të dy. Dhe ditët rrëshqasin e syrit i fshihen Dhe rendin e rendin, humbasin diku. Makina e memories si era Humbet nëpër mjegull, mbi të fluturoja Me sy të përgjumur kërkoj nga dritarja Diku të ndaloja… T’i mblidhja kujtimet, aty t’i fiksoja Mundohem mundohem, t’i gjej nëpër vite Kujtimet kalojnë… ...po kujtimet kalojnë. Dhe ti qeshje, ti këndoje Psherëtije në heshtje dhe qaje Me lotët që të ndrinin në sy Dhe më flisje, ëndërroje
Dhe tregoje, tregoje Të vertetat trillime që jetuam të dy ....dhe kujtimet kalojnë ....dhe kujtimet kalojnë ....dhe kujtimet kalojnë Fragmente kujtimesh më dalin përpara Në skena qiellore me diell a me shi. Çapitem i lodhur të ulem mes tyre Ato më largohen...largohesh dhe ti. Fragmente sensuale që era Si gjethet e vjeshtës i shkundi nga pema, Piktura që koha ngjyrosi në mendje Sikur ti ndaloja... T’i mblidhja të gjitha në krahë, t’i mbuloja Mundohem, mundohem t’i gjej nëpër vite Kujtimet kalojnë… ...po kujtimet kalojnë. Dhe ti qeshje, ti këndoje Psherëtije në heshtje dhe qaje 873 Me lotët që të ndrinin në sy Dhe më flisje, ëndërroje Dhe tregoje, tregoje Të vërtetat trillimet që jetuam të dy Më afroje, më largoje Më humbisje dhe prapë më takoje. Më puthje në buzë si fëmijë Më thërrisje dhe më prisje Dhe kërkoje, kërkoje Të vërtetat trillime ti jetojmë përsëri ....Po kujtimet kalojnë.. Dhe kujtimet kalojnë... Dhe kujtimet kalojnë... Kalojnë, kalojnë, kalojnë. Makina e memories vrapon në kujtime Në çastet e jetës që endëm të dy. Dhe ditët rrëshqasin e syrit i fshihen Dhe rendin e rendin, humbasin diku. Dhe kujtimet kalojnë… Dhe kujtimet kalojnë... Dhe kujtimet kalojnë.. 874 07. Jon Më erdhe në një kohë të dëshpëruar Me dhimbje, Jon
Kur anijet si fantazma Nëpër det me aventura Klithnin: Libertà! Dhe sytë i kish aty gjithë Shqipëria, Ajo dinte si duronte Po i shkuleshin filizat Deti u bë mal me njerëz, E toka det me lot. Dhe ty për herë të parë të puthte drita Ti linde, Jon Nuk e dije ç'ish gëzimi As dhimbja as mjerimi Që flakë, godet e rrudh një tokë. Sot me gjithë foshnjet në botë je njësoj Si ata ti qesh e luan. Kjo është vetëm nisja juaj Por do rritesh, do kuptosh Se fatet s'janë njësoj. Bekimin merr nga mua O shpirt i patrazuar. Një fjalë të thënë ma dëgjo: Zinxhirë të praruar ty kanë për të ofruar Por prapë je skllavëri. Refreni: Jon, ky emër marrë nga deti Jon, me këngë vale tund djepin Jon, dhe ti ja ndjeve aromën Ta kesh për jetë me vete. Jon, po të lundrosh me këtë emër Jon, e të takohesh me vëllezër Jon, do të mjaftojnë dy duar Të thuash se je, ti je Jon! Bekimin merr nga mua O shpirt i patrazuar. 875 08. Ecën në shi Me flokë të lagur Me sy të plakur Ecën në shi. Me ëndrrën fikur Shpres' e arratisur Ti ecën në shi. Me flokë të lagur Me sy të plakur Ecën në shi.
Me ëndrrën fikur Shpres' e arratisur Ti ecën në shi. Ref.: I: Sytë e tu nuk qajnë Lotët janë tharë. Vajzë e plakur Ti ecën në shi. :I Natën zgjove Kur ti thirre Dëshpërimi Nuk ka kuptim. Merrni arin E kësaj bote Dhe më ktheni Prapë rininë. Të dridhet buza Nga hidhërimi Por shpreso! Të kthehet mbrapa Ajo që iku Jetën jeto. Refreni: Sytë e tu nuk qajnë… 876 09. Çapkëne moj Rrugës kur më shkon Më shkon ti me nxitim. Çapkënja ime e vogël Mbushur plot gëzim. Edhe shpirti më ndien një knaqësi Kur më buzqesh ajo plot ambëlsi. Ref.: Çapkëne moj, çapkëne moj Ti më mbush plot dashuri Falmi sytë t’i shikoj! Falma zemrën të dashuroj! Ti kur më shkon Më verbon me ata sy. Ah kjo zemra ime Vuan veç për ty. Kur ty të kam pranë Kam shum emocione. Nuk e din çfar ndjej Ah moj çapkëne. Ref.:
Çapkëne moj… 877 10. Pranvera me një lule s’vjen Si i vogël në lëndinë Mbi barin që ndriste nën vesë Në prak pranvere nji lule gjeta Erdhi pranvera, t’thirra menjiherë. Buzëqeshi motra ime Sa desha t’ia thur një kurorë. Me kot vrapova edhe kërkova Të tjera lule jo nuk gjeta dot. Ref.: Nji pike vesë mbi faqe ra O motër unë lulet ku t’i gjej? Ajo e dinte, ndaj më tha: - Pranvera me nji lule, jo, nuk vjen! Kështu dhe jetën se bën një ditë Një lum i vetëm se bën një det. - Kishe të drejtë o motër, - them. Pranvera me një lule s’vjen! I: Si në lëndinë, fëmijëria Por fjalët e saj jo, s’i harroj. Kështu do jeta dhe vetë rinia Më e bukur jeta bëhet me shumë shokë. :I Ref.: Një … 878 11. A t’kujtohet natë e parë A t’kujtohet natë e parë Shi kur binte në Prishtinë Unë e ti si dy këngëtarë Pëshpërisnim për dashurinë. Ref.: Unë të doja, ti më doje Lugut t’gjelbërt të Gërmisë Hëna, yjet na bënin roje Dhe lisa gjelbëronin prej lakmisë. S’harrohet dot ngrohësi e parë Kur pranvera vinte në Prishtinë. Unë e ti si dy këngëtarë Thurnim vargje për dashurinë A t’kujtohet… Ref.: Unë… 879
12. Fati ynë shpresë e marrëzi Ne të dy kurrë s’jemi ndarë Ne të dy kurrë s’kemi heshtur Ëndrra ime është një shpend i marrë Krahët hap, qiellin gjen atje. Tek ti. Kur je larg të pres me mall Kur je pranë grindem me ty. Jeta jonë çfarë është vallë Duhemi të dy, grindemi të dy S’e di. Ti je si engjëll që më mbron gjithmonë Unë jam si zjarri që të djegë nga pranë. Ti je si djalli që në faj më fton Ndryshe nuk bëjmë dot. Jo, jo! E kemi fatin, shpres’n e marrëzinë Na jep një engjëll të na mbrojë! Se ne në jetën tonë jemi fëmijë Ndryshe nuk bëjmë dot. Jo, jo! Kur je … 13. Shi bie në Tiranë Shi bie në Tiranë Nga malli yt edhe qielli qan. I: Je i dehur nga pija, apo nga dashuria Ti ecën, por këmbët nuk të mbajnë. :I Sa shumë u endëm me ty bashkë Sa shumë u lagëm e s’ikëm! Harruam ditët dhe vitet. A s’është kjo dashuri? Shi bie në Tiranë Si nën ombrellë strukesh nën një palmë. Gjysma ime mbeti, rrugëve të këtij qyteti Shi bie në Tiranë. 880 14. Mikesha Moj mikesha ime e parë, Dashurinë time do ta kuptosh Kur të takohemi në atë botë Me gënjeshtra dhe pa lot, pa lot. Ref.: Jam ai, jam ai Që dua të jem Kështu linda dhe do t’vdes
Dhe do t’vdes. Shumë kalova unë nga ti Dashurinë time ti ta kuptosh Mos mendo se do t’kesh frikë Nga takimi në amshim, në amshim! 15. Ty të kujtoj Ishim gjithmonë pranë njëri tjetrit Në të dy. Ti më trathtove, ndaj veç lotojnë Këta sytë e mi. Ref.: Ty të kujtoj, ty të mendoj Unë në çdo çast. Ti ke harru’ se dikur Ne jemi dashur. Gjithnjë në ëndërr o e dashur Unë të takonja. Diku atje larg në kurbet Ty të martonja. Ref.: Ty… 881 16. Bota e madhe është me ty Sa e vogël duket bota Kur e sheh nga lartësitë. Edhe njerëzit kaq të vegjël Ngjajnë në shtëpitë. Humbin mallet dhe qytetet Kodra, dete bëhen një. Që të gjithë fëmijë, të rinjë e pleq S’i dallon asnjë. Nga lart pa rëndësi Duken fjalët xhelozi Humb e keqja e kësaj bote Por je ti. Ref.: Bota e madhe është me ty Bota s’ka vlerë pa dashuri. Botë ti je, tokë ti je, frymë ti je Vetëm ti. Nga avioni bota ngjan Si një kartë pa kufi. S’duken racat edhe ngjyrat Gjithë mëritë zhduken, edhe luftrat Toka qiellit i përngjan.
Gjithë mërzitë e kësaj bote T’i lëshosh në oqean. Do t’shikosh si edhe letrat Duken fjalët xhelozi. Ti i merr kaq seriozisht Po a e di? Ref.: Se, bota … 882 17. Dashuri e vonuar Ishte vonë të bija n’dashuri Aty ishin gruaja, fëmijët e mi. Por kur kalove pranë kopshtit tim Shpirtin s’e ç’ma dridhi një shqetësim Po s’dije as që më shikoje fare Se të trazonin shikimet djaloshare. Ah, ç’të bënte për njeriun e hutuar Midis librash e kopshtit të lulëzuar Ref.: Ku ishe fshehur e s’të kam pare? Ti lulëzove kaq papritur. Ndaj thjeshtë më vinte për të qarë. Bukuria jote më ka mahnitur. Midis pemësh rri e prisja netët Që të shihja s’paku nëpër gjethe. Për një çast ndjehesha i ri Dhe të çmallesha me atë bukuri. Ref.: Ku… 883 18. Dielli që praron Ti më thua nuk është vonë Nga e para të fillojmë. Unë duroj dhe pse s’e di A është kjo kohë vërtetë për dashuri. Në jetën time plot hare Nuk e di vend a ke? Ref.: Dielli që praron Të gjitha ëndrrat m’i gjallëron Dhe era e lehtë që fryn Drejt teje më shtyn Dielli që praron Të gjitha ëndrrat m’i gjallëron. Dhe hëna mua më kupton
Sa e lumtur jam. Prapë më thua nuk është vonë Çdo gjë tënden ti ma dhuron. Por zemra ime është n’Gjithësi Ende s’kam kohë për dashuri. Në jetën time plot hare Nuk e di vend a ke? Ref.: Dielli… 19. Ditë dimri Në jetën time ka qenë një çast Kur unë për ty pata nevojë. Dhe për tuat gjeste, fjalë Por ti pranë meje më qëndroje. E kundërta ndodhi ike larg. Ato ditë dimri të jetës sime Gjithmonë gëzimet i ndanim bashkë Po pse më ike, më braktise? Në jetën … E kundërta… 884 20. E urrej shiun Në kitarë teli i këputur Ndali këngën më të bukur. Por s’e ndali shiun Në këtë qytet. Ku je buza e paputhur? Dashuria ime e humbur? Në mes të rrugës Unë po lagem vetë. I harruar, Si një letër e djegur Në këtë rrugë, Pa adresë kam mbetur. Ref.: E urrej shiun kur bie Se njëherë më fiku një zjarr Një zjarr dashurie. I urrej lotët e mi Veç se ngjajnë në shiun. Që më ndau nga ti. Dashuria ish dikur Veç kornizë e pakuptim’ Që askund Nuk e sheh në udhë.
I harruar… Ref.: E urrej… Ti ndoshta ishe një rrufe Që erdhi shpejt. Dhe kur shkove nuk e dita as s’e di Por këngën dhe shpresën I le të vetëm nëpër shi. 885 21. Eja Vajzë e valave pret Dhe era flet me detin. Përmbi zallin e shkretë Në heshtje yjet heshtin. Vajzë e valave pret. Këmbë zbathur Fëmijët e brigjeve vetmojnë. Asnjë lajm, asnjë fjalë, Veç zogj që vijnë e shkojnë. Ku je, ku je o ëndërr e vetmuar? Malli po pret dhe loti nuk tretë. Ref.: Eja me detin eja, eja dhe përbije detin! Merre botën, falma qiellin! Eja me detin eja, eja dhe përbije detin! Kemi lindur, bashkë do vdesim Këmbë zbathur…. Eja me detin eja… 886 22. Kur një ditë të kthehesh ti Fjalët tua aq të rrejshme Qenë të vrazhda për me zgju’ dashninë time As që dite me m’ngushllue N’ato çaste kur për ty unë sytë i meksha. Fjal’t e tua aq të vrazhda S’qenë në gjendje me pajtue zemrën time Ishim vetëm si të huej Asgja tjetër nuk na lidhte. Ref.: Kur nji ditë të kthehesh ti I përbuzun nga të gjithë. Do t’dëshirosh t’më keshë fare pranë vetit Mos kërko të vish te unë Se tradhëtia e shpirtit tim për ty Ka shum kohë që fluturon për ty n’amshim.
Kur nji ditë të kthehesh ti Do të them se je fajtor. Se unë ende po jetoj në dashuri Dhe çkado që tash premton Për dashurinë, për shpresën tonë Për urrejtje për dashni për ne të dy Çdo mesnatë unë shof në andërr Gjoja se po flen pranë meje si dikur Çdo mesnatë më zgjon kujtimi Se më lodhi dashunija me këto andrra Çdo mesnatë, t’shof në andërr Si largohesh ti prap heshtas pa buzqeshje Fjal’t e fundit janë për ty Sytë e mi rrinë tuj lotue. Ref.: Kur… 887 23. Liqeni i kaltërt Ç’po dremit liqeni i kaltërt Dielli i zjarrtë tu përçu’ Mërmëritet pylli me frashër Le të le, të le të shuar. Atje tej në këtë grunishte Rri tuj lagur një lejlek Ëndrra ime e fashër ishte N’arrati, në shteg më shteg. Ref.: Shteg më shteg e kah nuk vete Të kërkoj më kot. Herë dridhet nëpër dete Dete dridhur porsi lot. Herë ngjitet gjer te retë Re të akujt deti në shi. Herë kërkon e herë tretet Por s’e gjeta përsëri. Të kërkon një zemër e varfër Ku më je, pra ku më je ti? Ç’po dremit liqeni i kaltërt Dielli i zjarrtë se ç’po pret ti. Ref.: Shteg… 888 24. Ma jep dorën ti Ma jep dorën ti. Në këtë dorë të rri
Labirinthe shoh, vija rrugësh plot Ku do shkoj s’e di. Tek ajo rrugë këtu Kjo zemra ime thërret. Lermë që të dy Përjetë aty të mbes. Çelma zemrën ti Jashtë saj po pres Mos më le të vdes! Fati i bardhë o fati i zi Është tek dora jote-e. Mbyllur zemra jote rri Si duron s’e di. Pra, më thuaj ti: Nga të besoj tani? Dorën tënde ku fatin kërkoj Ma jep një fjalë ti! Dhe zemrën m’a shëro! Gjithë bota le t’a dijë Unë fatit i besoj. Ma jep… 889 25. Ma ke prishë gjumin e natës Ku t’kam parë moj bukuri Flokun ar, synin e zi. Ma ke prishë gjumin e natës Moj e rritun n’atë çarshi. Mos kujto se është e lehtë Dhe më merr ti me dy fjalë. Unë për vehte s’jam e qetë Nuk e di ç’më djeg një zjarr. Pa m’a thuaj zjarrin e zemrës Mos më len kaq shumë të pres. Nuk e di as s’të besoj Fjala jote më trazoi Ref.: Do t’sjell krushq djemt’ e Prishtinës Lahutarë o prej Dukagjinit. Një tupan do t’a sjell prej Shkodre Krushk të parë o prej Kastriotëve. Ku… Mos… Ref.: Do… 890
26. Kur era flokët t’i merr Kur era flokët t’i merr Edhe dimri bëhet verë. Kur qeshin buzët e saj Edhe dimri bëhet maj Vashëz-o, vashëz-o! Ref.: Po erdhe te unë një natë Helmi do të duket mjaltë. Po erdhe te unë një orë Do të ndjehesh luleborë Vashëz-o, vashëz-o! Vashëz-o po nuk të mora Shpejt do t’tretem si dëbora Ty po nuk të puth nga pak Për dy ditë do bëhem plak. Vashëz-o, vashëz-o! Ref.: Po erdhe… 27. Merrma shiun e Prishtinës Merrma shiun e Prishtinës Pika, pika mbushe n’gotë! Ma dërgo me lotin tënd T’a pi larg diku në botë. O, o N’këtë qytet ku shpesh bie shi Si t’a kthej sërish një verë? Kur të laget floku e faqja Gushës sate t’i marr erë. O, o Pika loti të ra n’faqe Dhëmbja jote m’dhëmbi mua 891 Kur kanë vend dhimbjet e mia Mora n’gjoks dhimbjet e tua. O, o Hapi krahët shpirti im Fluturo o mbi kujtime! S’paskam ditë çfar bukurie Paskam pasë në dorën time. Merrma… N’këtë… Hapi… 28. Moj e bardha me gërsheta Lere ti gërshetin mbrapa
Se vjen vera, të zë vapa, o, o Merr gërshetin mbyt’më mua Mbyt’më se gjë tjetër s’dua, o, o Moj e bardha! Ref.: Moj e bardha me gërsheta Ç’më gënjeve me gënjeshtra Ç’më gënjeve me gënjeshtra! Po ti prit sa të vijë vjeshta Pastaj heshte, pastaj heshta, o, o Po me sytë e me qepallë Më fute në dhe të gjallë, o, o! Mike me shami me n’njanë Qasmë se më dogje xhanë, o, o Po të pyesin miqt e shkretë Thoni vdiq nga një gërshetë Moj e bardha! Ref.: Moj… 892 29. Një dashuri Ishte një valë, vetëm një fjalë Takimi i parë Vriste një natë kur toka u ndal Për vetëm një cast. Lindi një jetë Si dhe në zall tash vetëm mall Sa ishte e lehtë Të flisnim në baltë tash vetëm prapë. Ref.: Tingujt e kitarës i dëgjon Sa herë pranë detit unë kaloj. Në lartësi ishim, bejbi, unë dhe ti Një dashuri. Ishte një valë, vetëm një fjalë Tani e di, ishim të ri Nuk njihnim kufi Lindi… Por jeta vazhdon, kitarja m’kupton Çdo gjë gjallëron. Ref.: Tingujt… 893 30. Nuk kërkoj tjetër njeri Kam kohë pa e parë
Nuk e di ku do jetë Atë vjeshtën brizh Dhe zërin e saj si kristal Zërave dimrit mundohem t’i flas. As vetë nuk e di Pse lodhem ta gjej Endem, ndonëse ka shum akull mes nesh Kjo vjeshtë e heshtur Dimrin s’e fsheh Se diellin ndriçon prapë Dhe shiu pushon. Nuk di zemra e saj Nga dhimbja s’rrënkon Çkado do të falja që hapat e saj Të trokasin prap tek unë, tek unë. Ende sytë e tu kanë ca lot të patharë Fshi lotët e dashur se jemi larg Dhe kurr mos mendo Vetëm s’je në këtë botë Sepse ke një njeri që të do! As vetë… Se dielli… Në zemrën time dimri dhe vjeshta Më thonë për ty Jo mos kërko tjetër njeri Se dielli… 894 31. Që ditën që vdiqe Që ditën që vdiqe Që kur s’të kam parë Lotët që kam derdhur S’më janë dhe tharë. Shumë vjetë u bënë Sot u mbushën dhjetë Që kur më ke lënë Dhe s’të shof ndë jetë. Ndë ç’kopshte me lule Kë qëndruar vallë? S’të vjen keq për mua S’të vjen mall për djalë? O ëngjëll i bukur Mos më rri në botë Kthehu të të shoh’më Se na mbetën lot’t Si rrojmë dot pa ty?
Ti si rron pa ne? Motmot që rrojtëm bashkë Ti s’më urreve! Atje tek ti janë Qiparis dhe varre Kthehu të të shoh’më Mos na le për fare! Mos n’a lenë të gjorë! Me zemër të ngrirë Kthehu të gëzosh Kur të shofsh të birë. E ke lënë fëmijë Tani u bë burrë. S’arrite ta njihnje S’e ke parë kurrë! 895 32. Shiu i vjeshtës flokët m’i lagu Shiu i vjshtës flokët m’i lagu Unë vrapoj të vij tek ti Por ti je shumë larg E s’të gjej dot. Sa shum afrohem, më shum largohesh Që ndjeva kjo dashuri. Me tërbim në rrugë vrapoj E nëse ti e ndien si unë Vitet kalojnë e mbeten larg Eja pra të puthim shiun Të vallëzojmë me të në trotuar Se jeta ikën! 33. Faleminderit Iku loti në mesnatë Se ti ike për t’mos u kthyer Për mos t’u kthyer. Pamjen tënde Të vërtetë E tregonte si pasqyrë e thyer Pasqyrë e thyer. I: Faleminderit që më le! Sot mos qaj si ike dje. E nesër kur nata n’udhëkryq të gjen Mos u kthe, arsye s’ke! :I 896 34. Anija plakë Dikur nga deti i lodhur Te toka e premtuar një ditë
Anija plakë e lodhur detesh Anija plakë e shpirtit tim. Me forcë e futën hijen time E lanë në breg me sytë pa jetë Me shpresën e kripur nga dallgët Me shpresën e madhe det. Dhe nëse dikush do pyeës : ”Ma keni parë hijen diku? Në port të lodhur, të pakrehur Hijen që iku nga unë?”. Dikur nga deti i lodhur Te toka e premtuar një ditë Anija plakë e lodhur detesh, Anija plakë e shpirtit tim Me forcë e futën hijen time E lanë në breg me sytë pa jetë Me shpresën e kripur nga dallgët Me shpresën e madhe det. Dhe nëse dikush do pyes : "Ma keni parë hijen diku? Në port të lodhur, të pakrehur Hijen që iku nga unë?”. Më solle, më solle ti Psherëtimën. Nga molot ku era ngrin Shkaktoje, shkaktoje prapë Që të mos mbytesh Edhe unë të shuaj urinë. Dhe nëse dikush do pyesë: "Ma keni parë hijen diku? " Në port të lodhur të pakrehur 897 Hijen që iku nga unë? Më solle, më solle ti Psherëtimën. Nga molot ku era ngrin Shkaktoje, shkaktoje prapë Që të mos mbytesh Edhe unë të shuaj urinë. Ej të lutem Mos u zemëro! Ëndrrën time ma shpëto! Mos e ler të ketë uri Ëndërr mos u mbyll Nga dhimbja ti!
898 35. Zemra e një gruaje I: Zemra e një gruaje Them shpesh me vete Ngjan me një xixëllonjë Që digjet në heshtje. Provoni ti buzëqeshni një zemre t'thyer Mos përbuzni lotët në sytë e mallëngjyer :I Refren: I: Mos puthësh dorën e saj kur zgjatet Se buzët e tua do vyshken, do plaken Puthje që ëndrrat zgjon në shpirtin e valuar Ngjan me lindjen e diellit ...jo s'është e vonuar :I 36. Emri i saj Në zemrën time Jeton një emër Që jo, vitet Nuk e shuajnë. Në zemrën time Ka zënë vend një emër Që jo, kohët Nuk e shuajnë. Buzëqeshja e saj Shumë e lumtur Mendime të bukura Më zgjon. Vështrimi i saj Shumë i lumtur Një botë të re Më tregon I: Emri i saj Është lumturia Emri i saj Më sjell dhe pranverën. :I 899 37. Dal të pres te shatërvani Dhe kur dielli puth qytetin Dal të pres të shatërvani. Më buzqesh me buzë të zjarrtë Se në shpirt më dogji xhani. Po të pres pëllumb i bukur N’kraht e tua, n’ëndrrat e mia. Vallë si qenka dashunia Më e fshehtë se fshehtësia
Oh, oh, oh. T’ëndërroj natë për natë O shpirt, o xhan T’ëndërroj natë për natë E s’të kam pranë. Hape zemrën shpirt Se më mbyti malli. Kam dy fjalë i ruaj për ty Do ta puth buzën e zjarrtë Do t’i puth dy sytë e zi. Dhe kur… T’ëndërroj… 900 38. Eja në pranverë Kështu dhe dita fillon nga dashuria Qyteti rritet plot bukuri. Këtu dhe jeta fillon nga dituria E qielli sodit me lakmi. Ref.: Eja në pranverë Do t’jetojmë si gjithëherë Zemra zemrës si përherë, si përherë Besa, besë si gjithëherë. Më mbushur me erën në verë Anë e mbanë ushton jehona Yje të reja ranë mbi ne Shend e verë në zemrat tona. Ref.: Eja… 39. Një unazë Dritë e syve t’mi ishe vetëm ti Pse m’harrove, pse u largove Sa herë lulja çel një kujtim më th’rret Të kujtoj të ëndërroj. Ref.: Një unazë më mbeti n’xhep Jeta merr e asgjë nuk jep Një unazë më nuk shkëlqen Jeta merr asgjë nuk len Edhe njëher unë vetë kam mbetë Ah kjo jetë veç merr e s’jep Jeta po na fton, malli nuk pushon Të kujtoj, s’të harroj Sa herë lulja çel të kujtoj përherë Nga do t’shkoj, s’të harroj
Ref.: Një… 901 40. Mollë e ndaluar Njëqind poezi Po i shkruaj për ty Por asnjëra s’bënë punë Që të këthehesh te unë Ref.: Mollë e ndaluar E ndaluar për ne Qenka dashuria jonë. T’kujtohet kur më the? Njëqind lutje te Zoti Po i bëj për ty Por asnjëra s’bënë punë Që të këthehesh tek unë Ref.: Mollë… 41. Ishte natë magjike Ishte natë magjike Për mu’ e për ty. Ishte natë e parë për ne të dy O ne të dy! Ref.: Sa fort më kanë djegur Buz’t e saj plot zjarr Si rakia kur pihet Për herën e parë. O zjarrin që ma ndeze Me lot mos ta fiki. Se nji jetë të lumtur do ta nisim Nisim ne të dy. Ref.: Sa… 902 42. Moj mikesha ime e parë Moj mikesha ime e parë Dashurinë time do ta kuptosh Kur t’takohemi në agim Pa gënjeshtra, e pa lajka, e pa lot. Ref.: Jam ai, jam ai Që dua të jem. Kështu linda dhe do t’vdes
Dhe do t’vdes. Shumë kërkova unë nga ti Dashurinë time do t’a kuptosh. Kur takohemi në agim Pa gënjeshtra e pa lajka e pa lot. Ref.: Jam … 43. Sonte ti po bëhesh nuse Sonte ti po bëhesh nuse A ka kush këtë natë ta ndalë. Sytë e zi faqet e kuqe Tjetrit po ia fal. Sonte gotat një nga një Zbrazin dhimbjen plot. Dhe askush dhe mos ta dijë Pse po qaj me lot. Do të bëhem një ditë dhëndërr S’do t’kem pranë ty nuse që të du’. Mos e pafsha as në ëndërr Atë natë kur ti më je largu’. Do të bëhesh një ditë nuse S’do t’kem pranë ty nuse që të du’ Mos e pafsha as në ëndërr Atë natë kur ti më je largu’. Sonte ti po… 903 44. Ah kjo zilia Kjo zemra m’dridhet nga dashuria. Gjithmonë më hidhet kur bjen zilia. Ah kjo zilia që na verboi! Ah kjo vetmia që na shqetësoi! Ref.:. Sy më sy të zemëruar Po rrijmë që të dy pa kuvenduar. Për dashni sa mallëngjime Zemra psherëtin, o zemra ime. Prandaj kjo zilia larg nesh të shkojë Gjithmonë dashuria të n’a bashkojë. Prandaj kjo zilia larg nesh të shkojë Gjithmonë dashuria të n’a bashkojë. Kujtoj ditët kur ne u ndamë Ah me atë ditë më me sy s’u pamë Kujtoj ditët kur ne u ndamë Ah me atë ditë m’a me sy s’u pamë. Sa dashni kishim atëherë
Sot kemi zilinë me vaj e vrerë. Sa dashni kishim atëherë Sot kemi zilinë me vajë e vrerë. Prandej kjo zilia larg nesh të shkojë… 904 45. Pra eja, eja A fjete? Zgjohu vashë! Po të pres me padurim. Të bredhim nëpër kodra Dashurisë ne t’ia fillojmë. Të më puthësh ëmbël, ëmbël Të më japësh ledhatim. Të dy të përqafuar Këtë natë të gëzojmë. Ref.: Pra eja, eja! Në zjarr të shpirtit tim Të dy moj të bashkuar Një këngë të këndojmë. Do të plakesh, do të thinjesh Do t’venitet kjo bukuri Apo s’është, jo nuk është Dashuri kjo që më jep ti. Vështroj n’dritaren tënde Që s’ka britmë, s’ka gjallëri. Mendoj se nuk më do Prandaj s’përgjigjesh ti Dhe unë atje brënda Një puthje t’a dërgoj Një puthje dashurie Që ndoshta të gëzon. Ref.: Pra… 905 46. Dua të vdes Dua të vdes Der’sa jam i ri. Ndoshta kur të dëgjosh, Do të qash dhe ti. Ref.: Por dije se ke vdekë Dhe zemra m’u bë hi. Dhe s’mendoj Më për ty. Ndoshta do të gëzosh
Se nga unë do të lirohesh. Ndoshta do të qash Se nga unë do të ndahesh. Ref.: Po dije… 47. E di se ti më deshte I vetmuar në dhomën time Rri e mendoj, mendoj për ty Sa shumë të kam dashuruar Sot vajtoj për atë dashuri. Ref.: E di se ti më deshte Por këtë nuk e shprehe. T’lutem më përkujto Dashurinë e parë mos e harro! Ende të dua, lule. Sytë e mi kërkojnë dashuri. Prandej kthehu të lutem Mos lejo t’më thërret kjo dashuri. Ref.: E di… 906 48. Fshatarja ime Ishim fëmijë të lindur në një stinë Fshatarja ime mike e rinisë. Jeta është grackë, mjaltin e bën pelim Mbesim veç se rob të dashurisë. As unazë, as dasëm me flamur Fëllënza ime, ëndërr e pa shpresë Edhe pse kurrë, ne nuk u prekëm kurrë Ne në shpirt lidhëm kurorë e besë. Sa e bukur ish me vellën Atë ditë shiu mu në maj Isha i strukur nën ombrellën Musafir n’dasmën e saj. Sa e bukur ish me vellën Bëja be s’e s’do të qaj. Po të fshihesha nën ombrellën Mua m’lag dhe lot i saj Edhe pse kurr… Sa e bukur… 907 49. Harroje vetminë Nëse sonte ndihesh vetëm Dhe ke frikë të shohësh ëndrra.
Shuaj dritën, ndize zemrën! Do t’më gjesh mua brënda. Ref.: Dhe lindi kënga e dashurisë Që kurrë për ty s’do t’kish mbarim. Kjo këngë për ne - vetëm kujtim. Me ty asgjë nuk më afron Le t’më falin bota mua. Çdo vajzë tjetër që e takoj Bën më tepër të të dua. Ref.: Dhe lindi… 50. Ishte vjeshtë moj kur më le Ishte vjeshtë moj kur më le Ishin ditët plot vetmi. Dyqind ditë m’u dukën shumë Zemra m’digjej si qiri. Ref.: Je ma e bukura në këtë botë Për ty sonte e çoj këtë gotë. Dyqind ditë e hiç më pak Unë i mjeri s’jam rehat. Ty të kam moj për merak Ti ma dogje shpirtin flakë Mos më shti moj me t’ba be Që të vuaj mos më le! Ref.: Je… 908 51. Sonte Sonte gjithçka ndalet n’gjysmë Përveç dhimbjes. Sonte asgja s’është e lehtë Përveç ikjes. Sonte kujt dorën ia mban? Kujt në vesh i flet? Puthja jote nesër kend e pret? E kend më vonë e vret? Nëse emrin tand çdo natë e thërras Dhe për ty flas Do të them se të du’. Nëse netët pa ty vijnë e shkojnë Do t’mundem unë pa ty Kur ti mundesh pa mu’! Sot kujtimet fund nuk kanë
As s’du’ t’i harroj. Ndoshta nesër për çast Ndoshta dhe qëndroj. Sa fshehtësi ishte për mu’ Këtu në dashuri Do të provoj pa ty me jetu’ Po t’lutem në vetmi. Nëse… 909 52. Të dua Zana Të dua Zana! Të pres me mall Pa të parë S’do të vdes. Me yjet e natës Ty të përshëndes. Ref.: Dëshiroj të bëhem lot Të pikoj n’faqet e tua E të them, e të them Të dua, të dua! Atje Zana te një lumë Ku ka lule shumë. Kur të jetë Zana në gjumë Vi e t’puthi unë. Ref.: Dëshiroj… 910 53. Buzë detit jemi rritur Më thua shpesh: - Eja bashkë të shkojmë buzë detit! Kur shkojmë atje, Ne papritur heshtim. Tek ky det kemi ne fëmijërinë Si ky det duam ne çiltërsinë Si ky det. Më thua shpesh: - Eja bashkë të shkojmë buzë detit! Kur shkojmë atje, Pse papritur heshtim? Tek ky det kemi ne fëmijërinë Si ky det duam ne çiltërsinë Si ky det. Porsi det i valëzuar Zemra jonë është e trazuar.
Se gjithë bota aty na ka bëzajt’. Ne dy shoqe fëmijërie Rendim bashkë kaltërsive Si ky det miqësia e jonë Le të jetë, jetë! Më thua shpesh: - Eja bashkë të shkojmë buz detit! Kur shkojmë atje Pse papritur heshtim? Tek ky det kemi ne fëmijërinë Si ky det duam ne çiltersinë Si ky det Porsi det i valëzuar Zemra jonë ësht e trazuar Se gjith bota aty na ka bëzajt’ Ne dy shoqe fëmijerie Rendim bashkë kaltërsive. Si ky det miqësia e jonë Le të jetë, jetë! 911 54. Dy dashuri E dua dashurinë ta kem në krah E dua bashkë me të një gotë të pi. E dua të shkojmë vetëm në kinema E dua të ketë shumë fantazi . E dua dashurinë për një moment S'e dua dashurinë pa xhelozinë. E dua dashurinë të ketë para E dua të ketë shumë shoqëri. Refreni: I: E dua një të kap E dua për dashurinë E dua sytë ti shoh Se dua ta kem pranë për gjithnjë :I E dua dashurinë për një moment S'e dua dashurinë pa xhelozinë E dua dashurinë të ketë para E dua të ketë shumë shoqëri. E dua dashurinë ta kem në krah E dua bashkë me të një gotë të pi E dua të shkojmë vetëm në kinema E dua të ketë shumë fantazi. 912 55. E duam lumturinë Kur një zog, një pëllumb ne shikojmë
Duam krahë si ata të fluturojmë Zemra jonë tik e tak kur troket Me zemrat flet. Me gëzim kudo janë pranverojnë Dhe në sy ata mbajnë jetën tonë Dashurinë, lumturinë e pafund Me ëndrra shumë. Janë një botë me ëndërra Janë të vegjël shumë. Mos lëndoni nënat Syrin e pagjumë . I: Të gjitha do i duroja Kaq të lumtur ti shikoja Dhe fëmijët në gjithë globin Anembanë. :I Refreni: Mos ja u prishni lumturinë! Mos ja u prekni dashurinë! Askërkush mos ta provojë Se nënat s'ju lejojnë! Fjala "Nënë" kudo në botë Zgjon në zemra dashurinë Mirëmëngjes! jetës i thotë Se nëna e lind njerinë. Kjo dorë që tundi djepin gjithë botën e gëzon O o o o.... Mos ja u prishni ëndrrat Janë të vegjël shumë! Mos lëndoni nënat Syrin e pagjumë! Të gjitha do i duroja Kaq të lumtur t’i shikoja Dhe fëmijët në gjithë globin Anembanë. Refreni:… 913 56. Ëndrra ime Larg, larg, larg, atje në fshatin tim Kur e vogël bridhja qysh n'agim Fllad i ëmbël, flladi mëngjesor Ah, sa fort, në shpirt më frymëzon. Ëndërroja pranë kroit tim T'ardhmen time plot gëzim. Ëndërroja unë e lumtur të jetoj
Si bilbili të këndoj. Refreni: Ëndrrat e rinisë më ndoqën kudo Ëndrra ime e shtrenjtë më tha "Ti këndo!" Zëri im kumboi, tej maleve ushtoi Si një jehonë së largu dhe më ftoi... ....Të këndoj përditë me afsh dhe me zjarr T'i këndoj e lumtur atdheut krenar. Fshatin tim kujtoj dhe pyjet ëndërroj Skenës kur dal dhe këndoj. Jetën time po kujtoj tani Rruga ime ngjitet lart më lart Në çdo çast me shpresë dhe dashuri Ndjeva pranë... Kush fuqi më dha?! Dhe u rrita për atdheun tim Që më fali çdo gëzim. Sot artiste jam, e lumtur po jetoj Dhe nga zemra po këndoj Ref.: ...dhe këndoj ...dhe këndoj 914 57. I thuaj jo Dhe vrapova nëpër natë Në qytetin e panjohur ty të kërkoja I humbur mes gëzimit, mallit të pafund Me një adresë në duar. Dhe yjet përgjonin pas mjegullës të fshehur Me marramendje ndjenjash, jetë të dehur Nata e ftohtë, sinjalet misterioze Nën taka prostitutash, pasione zbulon ti. Pemët e lagura anës totuarave ...Spektatorë të trishtuar Heshtur vështrojnë skena dashurie …Në errësirën e konsumuar. Dhe më frikësoi nata e këtij qyteti Kjo gjysëm jete, jeta e një planeti Një siluetë shfaqet si hije Shkujdesur jetonte një çast dashurie. Atje dy drita krejt pa pritur ndizen E pamundur, zë i njohur, qeshje e njohur Ishe ti... Refreni: I thuaj jo, të paktën vetëm sonte! I thuaj jo! Po ti më bën të trembem
Të ulërij të çmendem Harroje veten tënde dhe mos shko Me të mos shko! Dhe mjegulla të lutet: I thuaj jo! Po ti me natën tretesh Jehonë e zërit mbetesh Rend mbas teje të t'ndalojë Do doja të ishte ëndërr Sikur të ishte ëndërr! Atje një dritë shprese fiket E pamundur, zë i njohur, qeshje e njohur, Ishe ti… 915 Refreni: I thuaj jo, të paktën vetëm sonte! I thuaj jo! Po ti më bën të trëmbem Të ulërij të çmendem Harroje veten tënde dhe mos shko Mos shko Dhe era ulërin: I thuaj jo! Po ti me natën tretesh Jehonë e zërit mbetesh. Rend mbas teje të t'ndalojë. Dhe mjegulla të lutet: I thuaj jo! Por ti me natën tretesh Jehonë e zërit mbetesh. Rend pas teje të t'ndalojë I thuaj jo!... 58. Je e çmendur I: Çdo ditë rrugës kur kalon E shëmtuar shumë ti je. Jo nuk mund ta imagjinoj Se të dua ty, jo kurrë. :I I: Më vështron me ata sy Më ngjall, më ngjall Neveri. Është tmerr kur e mendoj Jo s'të dashuroj. :I I: Ti je e çmendur që ëndërron Gjithë kohën për mua Nuk dua të jetoj N' ëndërrat e tua. :I Je e çmendur! Je e çmendur!
Je e çmëndur!... 916 59. Jetoj Pyes: Ç'të pëlqen? Shpejt përgjigje nuk më kthen. Kam një det dëshirash, ajo flet Zgjomëni shpejt! Muzikë kur dëgjoj Zemra mua më këndon Detin kur shikoj Dua valës ti ngjasoj. Dhe çdo ëndërrim Dua ta shikoj në jetë Dua emri im Kuptim të më ketë. Muzikë kur dëgjoj Zemra mua më këndon. Detin kur shikoj Dua valës ti ngjasoj. Dhe çdo ëndërrim Dua ta shikoj në jetë. Dua emri im I: Një kuptim të më ketë. :I Dua vendi im Të jetë si vetë rinia. Në shekuj këndon Pa fund, melodi. Dua të këndoj O dashuria ime. Emri më merr kuptim Nga ti vendi im. Muzikë kur dëgjoj Zemra mua më këndon Detin kur shikoj Dua valës t’i ngjasoj. 917 Dhe çdo ëndërrim Dua ta shikoj në jetë. Dua emri im Kuptim të më ketë. Dua me rini Emrin tim më mirë të zgjoj. Dua dashurinë Vetja ime le ta zgjedhë. Dhe çdo ëndërrim
Dua ta shikoj në jetë Dua emri im I: Një kuptim të më ketë :I Dua vendi im Të jetë si vet rinia. Në shekuj këndon Pa fund melodi. Dua të këndoj O dashuria ime. Emri më merr kuptim Nga ti vendi im. 60. Kthehem përsëri Sa herë them të iki Unë bëj një hap. Sa herë them të iki Unë kthehem prapë. Dhe shoh një pemë Një rrugë, një shtëpi. Një mik të vjetër, Një mik të ri. I përgatis valixhet I marr në krah. Para biletarisë avionit Mendohem prapë. 918 Dhe i vendosur marr taksinë Dhe gjej një shkak të kthehem përsëri. Refreni: Fati deshi të na ndajë Nëpër botë të na shpërndajë Por të gjithë një ditë do t'vijnë Kudo brodhëm nëpër botë Por nuk gjetëm si kjo tokë. Shpirti ynë këtu do prehet Një këngë e pambaruar Një natë pa gjumë. Sa letra nis të shkruaj Qenkan shumë! Një puthje nëne, një e qarë Një tufë adresash në sirtar. E prapë i përgatis valixhet I marr në krahë. Para biletarisë avionit Mendohem prapë. Dhe i vendosur marr taksinë
Dhe gjej një shkak të kthehem përsëri. 919 61. Me fund të pimë Hajde, hajde pije, Me fund-e pije! Hajde, hajde pije, Hajde, hajde pije! Nuk kam asgjë çfarë të humb Nuk di as vetë ku do dal. Dua ta shoh; pastaj gjithë detin Do ta pi në këtë natë. Nuk kam asgjë çfarë të humb Nuk di as vetë ku do dal Dua ta shoh Pastaj hajde, hajde pije! I: Hajde, hajde pije, Me fund pije! Vuatjet fort t'i fshijë. :I Mërzitjen nuk mund ta heq Të vdes, nuk dua të vdes. Këtë natë ti mua më pret Në dritë lokali të zbehtë. Mërzitjen nuk mund ta heq Të vdes, nuk dua të vdes! Këtë natë ti mua më pret Hajde, hajde pije! I: Hajde, hajde pije, Me fund e pije! Vuatjet fort t'i fshijë. :I 920 62. Më prit Nuk njoh të vërtetë Unë fjalët do ti ndjek Kjo mbrëmje nuk më flet Diçka unë kuptoj vetë. Nëse dua t'i harroj mendimet Në këto net Të dal nuk është e lehtë Në breg të detit lagem. Nuk e pranoj Kohën të kaloj. Veten harroj Detin do kaloj. Refren: Më prit se do t'gjej
Më prit se do t'gjej Nuk e kam të lehtë Të shoh në këto net. Më prit se do të gjej Unë zërin ta dëgjoj. Këtë natë s'e shqetësoj Endrrën që po kërkoj. Lodhem… Nuk e di pse dëshira s'realizoj Në jetë sakrifikoj Dua të shoh unë ty më pranë. Nuk e pranoj Kohën të kaloj Veten harroj Detin do kaloj. (Nuk e kam të lehtë) Nuk e pranoj Kohën të kaloj Veten harroj Detin do kaloj. 921 30. Me the “të dua” Me the “të dua” Por nuk m’u besua. Mos folën zogjtë, apo pemët? Mos ishte zhurma e erës? Unë ty t’u luta Që mua të më thuash: "Të dua, pra, unë ty të dua!" I: Mos folën ujërat e pranverës Mos folën udhët plot njerëz? Mos folën udhët plot njerëz? :I Prapë unë ty t'u luta Që mua të më thuash: ”Të dua, pra, unë ty të dua!” Mos foli kush? Natë, natë prush! I: Natë gusht e natë prush Nata mos foli apo tjetër kush? :I Mos foli hëna përmes degësh? A gonxhet që do çelin, gonxhet që do të çelin nesër? Prapë unë ty t’u luta Që mua të më thuash: ”Të dua, pra, unë ty të dua!”
I: Natë gusht e natë prush nata mos foli apo tjetër kush? :I Kokën lart e vure e vure ti tek mua "Të dua, pra, unë ty të dua!" 922 Më unë ty s't’u luta Që mua të më thuash: “Të dua, pra, unë ty të dua!” I: Natë gusht e natë prush Nata mos foli apo tjetër kush? :I Kokën lart e vure, E vure ti tek unë. ”Të dua, pra, unë ty të dua!” Më unë ty s't’u luta Që mua të më thuash: ”Të dua, pra, unë ty të dua!” 64. Në shtëpinë tonë Shtëpia jonë plot me diell Plot me ngrohtësi. Ne dimër dhe në pranverë Kemi kaltërsi. Dritarja jonë hapur rri Për ty, ditë e re Për dashurinë e njerëzve tanë të mirë. Refreni: I: I duam ne njerëzit T'i kemi gjithmonë pranë. Shtëpia e jonë e pastër, e bardhë I rritim fëmijët me dritë e me djersë Me dashurinë për njerëzit tanë të mirë. :I Shtëpia jonë plot me diell Plot me ngrohtësi. Ne dimër dhe në pranverë Kemi kaltërsi. Dritarja jonë hapur rri Për ty, ditë e re Për dashurinë e njerëzve tanë të mirë. Refreni: I: I duam ne njerëzit… :I 923 65. Ne sytë e tu Një mbrëmje kthehesha tek ti. Me mall të ri, të pa treguar Unë të mungoja ty, e di.
Ashtu si ti më ke munguar. Në krah pranë meje atë çast Kaloi një çift i zemëruar. Pashë një fëmijë i ndiqte pas Si zog i trembur i hutuar. Oh se ç'më folën aq shumë Sytë e tu, vogëlush. Thellë në botën tënde gjurmë Mund të lërë dikush. Jo, s'është e lehtë, e dimë Është e vështirë. Që të jesh në jetë një prind I mirë. Refreni: Jo s'është vetëm fjalë Ndjenja jonë e pastër Rritur me fëmijët tanë. Por ti dhe unë e dimë Ç'është për një fëmijë Dashuri e njerëzve të mirë. ---------------(Përsëritet nga fillimi) 924 66. O natë, o erë Nuk fryn dot erë Udhëtoj ngadalë. Nuk fryn dot erë Nuk fryn dot erë. Nuk fryn dot erë E nxehtë do të jetë kjo verë Filloj të ndjej largimin Dallgët dëgjoj Mërzitjen e harroj Sot unë filloj udhëtimin Udhëtoj ngadalë. Qëndroj me duart lart Nis unë të këndoj. Refreni: I: O natë, o erë Dua të jem atje. O natë, më merr Mos më gënje këtë herë. :I Nuk fryn dot erë E nxehtë do të jetë kjo verë Filloj të ndjej largimin
Qielli me re Diçka s'më le të fle Pa zë unë pyes: "Kush je ti?" Diçka shikoj Unë sytë e mi kërkoj. Ndoshta më lodh udhëtimi Afrohem ngadalë Filloj me duart lart Prap nis të këndoj. Refreni: O natë, o erë.. Nuk fryn dot erë… 925 67. Shtegtimi (2) Shumë e re u dashurova Edhe veten e helmova. Atë kohë kur e kujtoj Qaj edhe vajtoj. Rrezatime që të djegin Sytë e mi e sytë e tu Dhe një zë që flet me vete: - Pse s'merr guximin Që të jesh me mu’? Shume e re u dashurova Edhe veten e helmova. Atë kohë kur e kujtoj Qaj edhe vajtoj. Një rrufe në qiell të kaltër Ka goditur shpirtin tim. Dridhëron klithma dashurie Fjalë për diellin. Rrezatime që të djegin Sytë e mi e sytë e tu. Dhe një zë që flet me vete: - Pse s'ke guximin Që të jesh për mu’? 926 68. Vetëm ne kemi munguar Sa kam pritur të jemi prapë të dy Dhe liqeni dhe pemët janë aty. Vetëm s'jemi ata që jemi Dhe themi ato që themi. Dhe kujtojmë tek stinë e vjetër Ndërsa shkruajmë këngën tjetër. I: Edhe prapë ja ku jemi ne të dy
Njëri tjetrin se shohim më në sy. Sa vështirë të bisedojmë! Se nuk dimë ku ta fillojmë Dhe kam frikë të të afrohem, çudi! :I E ndoshta pemët liqeni dhe bari Do të donin që të flisnim përsëri Edhe pse fjala vërtet Është e çmuar si argjendi Por heshtja është flori. Refren: E ndoshta pemët, liqeni dhe bari Do të donin të puthja përsëri. Po kush nga ne do guxonte, Kush nga ne do guxonte i pari? Unë për vete kam frikë Më ndihmo edhe ti! Më ndihmo edhe ti! Ja dhe pema ku rrinim ne të dy Dhe emrat që gdhendëm janë aty Aty ka mbetur qielli Dhe era, edhe dielli Dhe asgjë nuk ka ndryshur Vetëm ne kemi munguar. Është aty ku ne mbollëm një gëzim. Është aty ku na ndau një trishtim Janë puthjet, përqafimet Janë zënkat dhe gabimet Janë aty ashtu siç ishin, për çudi! Refreni: E ndoshta pemët, liqeni… Sa kam pritur të jemi prapë të dy Dhe liqeni dhe pemët janë aty Vetëm s'jemi ata që jemi 927 Dhe themi ato që themi. Dhe kujtojmë tek stinë e vjetër Ndërsa shkruajmë këngën tjetër. Edhe prapë ja ku jemi ne të dy Njëri tjetrin se shohim më në sy Sa vështirë të bisedojmë! Se nuk dimë ku ta fillojmë Dhe kam frikë të të afrohem, çudi! 69. Vetëm pesë minuta E bukur, simpatike je Të gjitha ti i ke.
Plot’soma dëshirën Vetëm një herë! Mis të quajnë në shkollë E dimë edhe ne. Nuk është kompliment Por gjë e vërtetë. Ty çdokush të dëshiron, Për ty çdokush, ëndërron. I: Vetëm pesë minuta Dhe jo më shumë. Plot’soma dëshirën Të jesh me mu’! Jeta kalon si një Lum i shpejtë Plot’soma dëshirën Ndonjëherë!… :I I: Të jesh me mua vetëm pesë minuta :I 928 70. Luaj, luaj me kitarë I: Luaj, luaj, luaj me kitarë! :I Luaj, luaj, luaj me kitarë Kitarë e dashur mos u ndal! Këndoj për ty zemra ime Me dhimbje, me shpresë dhe me lot. Syrit të kaltër si deti Të ëmbla, të zeza dhe plot. Ylli dhe dielli këndojnë Kur ti fle e zgjohesh çdo ditë. Dhe unë me kitarë që rri zgjuar Krijoj melodi veç për ty. Refren: Luaj luaj me kitarë! Në sy, në mend unë ty të mbaj. Puthje e nxehtë, puthje e bardhë Buzët e tij ëndërr e zjarrtë. Luaj luaj luaj me kitarë! Kitarë e dashur mos u ndal! Këndoj me ty, jetoj me ty Vullkan e jotja melodi. I dashur, ti a më dëgjon? A se kupton se më mungon? Kitarës sime jepi shpresë Pa shpirtin tënd ajo do vdesë. Por zemra ime është si det
Me dallgë, dallgë shkumëzon. Luaj, luaj, luaj, luaj! Kitara ime ndizet zjarr. I: Luaj, luaj, luaj me kitarë! :I Luaj luaj luaj me kitarë Kitarë e dashur mos u ndal! Hënës së artë iu përula Në qoftë se më do, më ndihmo! Më merr ti në krahët e tua Më shtrëngo, më shtrëngo, hënëzo! Një puthje e gjatë më rrëmbeu Kitarë, të lutem pusho! O zot erdh' dashuria Më shtrëngo, më shtrëngo, hënëzo! 929 71. Mikja ime A të kujtohet ty pranvera Kur ne shëtisnim bashkë të dy. I: Më thoshe ti ngahera: - Vdekja më ndan nga ty! :I Ah moj ti varfëri e mjerë Djemtë të shumtë ti i ke. I: Paret si dua s'kanë më vlerë Zemra e mirë është flori për ne. :I Dhembjes kush dashuroi një herë Ti je prej meje sa të rrosh I: Qofsha dhe në pallate t'arta O mikja ime ty s'të harroj. :I 72. Zambaku i Prizrenit I: O zambaku i Prizrenit, o zambaku i bardhë1 :I Aman, aman. Që lulzon n’Prizrenin tim Aroma yte ma mbush zemrën plot gëzim La, la, la… N’aksham t’bukur të Prizrenit N’vesë t’agimit gjithë shëndritë Aman, aman. N’muzg të mbrëmjes pranverore Me erë të këndshme ti zamak ne na gazmon La, la, la.. O zambaku i Prizrenit që çdo kopsht e zbukuron. Aman, aman. Porsi lule e argjendit
Gjithkund bukur hijeshon, o ti zambak La, la, la… 930 73. Mos më lini vetëm Na ndodhi edhe kjo Ndarja trokiti. Sado që s’deshta dje dhe fort, Loti rrëshqiti. Nuk thashë se sa kam pritë U përgatita unë. Ndarja më ka goditë Veç më shumë. E çka është kjo që s’është sëmundje? Kushdo pjesë e trupit tim. E çka është, nëse jo sëmundje Kur du’ me u çmendë? Prandaj mos më lini vetëm! Folni çka t’ju bjerë në mend! Mund të flasim për çkado. Vetëm për atë jo Ai është temë që s’është me vend Mos më lini vetëm. Nëse për të bisedoj Mos vini të bashkoj’ Se mundem me u çmendë. Na ndoshi edhe kjo… Nuk thashë se sa kam pritë… E çka është kjo që s’është sëmundje?… 931 74. Krejt mbrapsht Thonë se nuk jetohet nga dashuria Por nuk jetohet as pa dashuri. Shpirti lëndohet nga vetmia Zemra shtegton, kërkon shoqëri. Fjalë e dashurisë nga poetë të lashtë Të tjerëve u këndoj çdo natë. Veç asaj që deshta kur është dashtë Asnjë fjalë nuk gjeta si për inatë. Ref.: Krejt mbrapsht po më shkon jeta Ditën fle e natën rri. Mbrapsht humba dhe u treta Nuk mundem të jetoj pa dashuri. Krejt mbrapsht po më shkon jeta Fshihem nga dielli e dal në shi.
Mbrapsht, humba e u treta Nuk mundem të jetoj pa dashuri. 932 933 SHPJEGIM I DISA TERMAVE DHE FJALËVE TË PËRDORURA NË TEKSTET E KËNGËVE A Açik - qartë, haptazi. Aga - pronar tokash, Ahiret - bota pas vdekjes ( në kuptimin shpirtëror e fetar) Aht - rënkim i thellë, nëmë që del nga dhëmja shpirtërore. Alem - mbarë njerëzimi, bota. All - i kuq i ndezur. Aman - përdoret si shprehje e lutjes për të kërkuar falje,mëshirë. Amanet - gjë që i lëmë dikujtë për t’u kujdesur. Aksham - mbrëmje, muzg. Arbain - dimës, acar. Asqer - ushtar. Ashiqare - në mënyrë të qart, sheshazi. Ashik - dashnor. Ashk - pasion Azraili - engjell që t’a merr shpirtin. Avulli - murë që rrethon oborrin. B Baft - fat Bajrak - flamur Bash - pikrisht, tamam. Beden - ledhe kështielle, pyrg. Begenis - pranim, pëlqim. Bejtë - vjershë që thurret nga një poet popullor. Bela - hall, ngatërresë, sherr. Bezdi - merzi. Bezistan - shesh në Elbasan. Bilur - në këngë e ka kuptimin shumë i pastër, i bardhë. Brandavek - veshje e sipërme prej pambuku për burra e gra. Budall - i drejtë, i sinqert, i pa djallëzuar. Burbuqe - lule që nuk ka çelur ende, gonxhe. 934
Ç Çajre - rrugëzgjidhje, rrugëdalje. Çair - livadh. Çaprraz - në mënyrë të kryqëzuar. Çarshi - treg i mbuluar. Çartun - i prishur nga mendtë. D Davlet - shtet, pushtet Dekik - minut. Derhem - masë e vogël peshimi. Derman - shërim, shëndoshje, shpëtim. Dert - hall, brengë, shqetësim. Devedishe - e ëmbël, e shijshme. Dogonisë - ngacmim, i bje ndesh dikujt. Dollame - veshje shtofi ose shajaku me mëngë të qëndisura me gajtana. Dukat - monedhë e vjetër prej argjendi ose ari. Dushë - shpirt, e dashur Duvak - vel, tis i hollë që përdoret për të mbuluar fytyrën e nuses Ditën e martesës Dynja - botë E Elbanoze - bimë barishtore me erë të mirë dhe lule të vogla ngjyrë Trëndafili. Elhyqmililah - fuqia, pushteti i Zotit. Enteri - veshje e sipërme prej pambuku, e thjeshtë ose me vija. Erz - nderë, njerëzi F Ferman - dekret mbretëror. Figan - pishman. Figane - përvëlohem. Filan - përdoret në vend të dikujt a diçkaje që nuk duam t’ia themi emrin. Fildish - lëndë e fortë kockore e dhëmbëve të elefantit.Në këngë e ka 935 kuptimin i bardhë, i shkëlqyeshëm. Fisligen - bimë barishtore njëvjeçare me lule të bardha, me gjethe të vogla e
me erë të këndshme. G Gajle - hall, shqetësim, dert. Gajret - durim, guxim, zemër. Garib - njeri i vetmuar, pa ferefis. Garibane - vetmi, fatmjerë. Gërget- shqetëson. Gerçar - lagje në qytetin e Gjakovës. Gërshet - tufë flokësh që lëshojnë femrat. Grasatim - lyerje e makinave me yndyrë (vaj). Gume - igumene. Gur Dyrri - gur i çmueshëm. Gyrbet - mërgim. GJ Gjemi - anije, barkë e madhe me vela. Gjeride - gazeta. Gjergjef - mjet për të qëndisur. Gjezdisë - shetis, bredh. Gjiriti - ishull në Detin Egje (Kreta) Gjol - sipërfaqe toke e mbuluar me ujë që nuk lëviz. Gjyl - trëndafil. Gjyljak - esencë aromatike. Gjylzar - trëndafilishte, kopsht me trënfafila. Gymlek - lloj veshje e sipërme. Gjynah - mëkat, faj, gabim. H Haber - lajm, njoftim. Hakik - gur i çmueshëm. Hall - gjendje e vështirë që vjen nga mungesa e diçkaje. Hallall - diçka e fituar me mund, e merituar. Hallk - bota, njerëzia. Hamam - banjë publike. Hanxhar - armë e ftoht, lloj shpate e shkurtër. 936 Hapsane - burg Harab - me u dhënë pas dikujt pa rezerva. Harlisë - e bëjë të marr fuqi e të zhvillohet. Hatër - përkrahje që i bëhet me anësi dikujtë. Hasem - armik. Hastahane - spital. Hasret - zili, xhelozi. Hazdisë - marr fuqi, marr guxim. Hava - klimë, kohë, mot.
Heqim - mjek, diktor. Hijall - ëndërr ( përjetim joreal, fanitje) Hyri - vajzë a gray shumë e bukur,femët që dallohet për bukuri. Hyqem - autoritet, fuqi vepruese mbi dikë. Hyqmet - pushtet, autoritet. I Ikball - fat, fatbardhësi. Ilahi - këngë, bejte fetare te muslimanës(shehlerët) Ilaik - i pajtimit me diçka. Ilaka - i afërm, me lidhje gjaku. Inxhi - margaritar, perlë. Iman - fe, besim në Zotin. Iptida - me fillesë, në fillim. Ishtihar - në kushte të mira zhvillimi, në lulëzim. Ispat - dëshmitar. Isharet - dhënje shenje dikujtë për të kuptuar diçka. Istikam - llogore. Itibar - autoritet. J Jabangji - njeri që ka ardhur nga një qytet tjetër, i ardhur, i huaj. Jaci - kohë e faljes në mbrëmje ( te muslimanët) Jarabi - ( arab. Ja Rabb) o Zot. Jargavan - shkurre a dru i vogël me lule ngjyrë vjollcë të çelët e me erë të mirë. Jeretis - krijoj. Jezidia - Ithtarët e Jezidit, kundërshtarit të Imam Aliut. Jone - melodi. 937 K Kabahat - faj, gabim. Kader - i paracaktuar. Kadi - gjyqtar në kohën e Turqisë. Kafazlie - thurrimë me rripa dërrasash që i vihet dritares nga jasht për ta mbrojtur. Kajde - melodi.
Karabojë - bojë e zezë ose kafe e përgatitur në mënyrë të veçantë. Karajoll - krevat, shtrat. Karaman - trim, guximtar. Kasaba - qytet. Kasavet - kujdes. Kimet - vlerë, dobi. Kismet - e shkruar. Kllëf - zarfë, pliko. Kumash - lloj veshje e sipërme për meshkuj. Konak - shtëpi banimi, banesë. Kurban - fli, therror. L Laik - ndëshkim, dënim. Lazëm - nevojë për diçka. Lezet - andje, shije, kënaqësi. M Muhallë - lagje. Mekam - melodi, motiv, shkallë muzikore. Marak - dëshirë, passion, dashuri për diçka. Mahmudi - monedhë e vjetër ari. Manfatë - dobi, shpëtim. Marangjyl - trëndafil i kuq. Marshallah - përgëzim bukurie. Maxhari - emër i një rruge në Elbasan. Mejdan - vend i hapur, shesh. Mejhane - pijetore. Mejtep - shkollë fillore. Mereqep - bojë shkrimi Melhem - bar për plagë. Metelik - monedhë e vjetër prej metali. 938 Merhamet - mëshirë, pranim, falje. Meste - këpucë të holla prej lëkure. Milet - popull. Miskavi - i pastër, i kulluar, i ndritshëm. Muhasere - shtetrrethim, ngujim, i mbetur pa shpresë. Mynafik - njeri i dobët, i keq, ngatrrestar. Myrad - plotësim i një dëshire, synimi. N Nasihat - mësim, shembull I mirë. Naze - shprehje mospëlqimi për një gjë, për një punë.
Neshter - thikë e vogël e mpreht që përdoret në mjekësi popullore Ngratë - që është për të ardhur keq, i gjor, i mjerë, i shkretë. Nishan - dekoratë, shenjë zbukuruese. Nizam - ushtar. Nur - hije bukurie, i ndritshëm, i ëmbël. NJ Një çik - pak çaste. O Ojnë - sjellje a shtirje e dikujt sikur nuk e do a nuk i pëlqen diçka. P Padishah - Mbret. Pehrri - vajzë a grua shumë e bukur dhe shtathedhur. Pejgamer - profet, i dërguar i Zotit. Pervan - flutur e vogël që sillët rreth e qark kandilit derisa të digjet në te. Peshtaf - kuti e vogël e zbukuruar në të cilat ruhen stolitë e grave. Pikali - që ka pika në fytyrë apo në trup. Pishman - pendim. Pishtole - (fjalë slave) armë zjarri, allti, revole. Promje - mbrëmje, muzg. Pupulak - që ka trup të shëndoshë e të ngjeshur, topolak. Putinë - papuçe të lehta të punuara zakonisht prej leshi ose stofi. 939 Q Qenan - pseudonim i vjershëtorit. Qelibar - shumë i pastër, i kthjellët, i kulluar. Qibar - që është shumë i kujdesshëm në të ngrënë e në të veshur. Qitap - libër i shenjtë i muslimanëve. Qystek - zingjir i sahatit të xhepit R Rahmet - freskim, pushim shpirtëror, mëshirë. RR Rrahim - mëshirues. Rrëke - rrjedhë uji që bëhet pas shiut, vij me ujë që ecën me rrëmbim.
S Sabah - mëngjes. Sabahile - heret fortë, që me natë, në agim. Saze - vegël muzikore popullore me dhjet tela. Sebep - shkak. Sehir - magji. Selam - përshëndetje, të fala. Selamet - shpëtim nga një gjendje e vështirë. Selvijon - lloj lule. Serjan - pamje e bukur, soditje. Sevap - mëshirë. Sevda - pasojë e dashurisë. Siklet - mërzi, ngushticë shpirtërore. Sojak - brisk i vogël xhepi, biçak. Sokak - rrugë e ngushtë, rrugicë. SH Shahit - dëshmitar Sharki - vegël muzikore popullore me 4,6,9 deri në 12 tela. Shastis - çmendem, mrekullohem, çuditem, luaj mendsh. 940 Shatorr - pemë që I ka degët e dendura e të mbledhura si tendë. Sheboj - bimë zbukuruese me kërcell të degëzuar. Shefteli - lloj pjeshke. Sheher - qytet. Shej - tipar i vaçant dallues. Shekullare - krahinë në Mal të zi Shiqajet - ankesë Shqerrë - lloj shkurreje. Shyqyr - përdoret kur shprehim kënaqësinë, gëzimin për diçka. Shyhret - festë, gëzim, hare. T Tajare - fluturake, aeroplan. Takdir - e thënë nga fati, e shkruar. Taksiratë - rrezik, fat i keq. Tamam - pikërisht, bash ashtu. Tebdil-hava - verime, me pushime verore. Tehir - afat. Terq - me u braktisë Topçe - i shëndoshë, rrumbullak, topolak. Tybe - betim.
U Ujdis - vë diçka në vendin e vetë, ndreq, rregulloj. Ustallëk - mjeshtri. Utrinë - kullotë, lëndinë. Uzdrum - vënd. V Vakt - kohë e caktuar, afat kohor. Vali - qeveritar i lartë i emruar nga Sulltani. Valizake - vajzë nga fshati Valias. Vallahi -be, betim te muslimanët. Velçiot - fshatar nga fshati Velçë. Vasile - Vasiliqea, e shoqja e Ali Pashës. Veçil - zëvendës, përfaqësues a dëshmitar i dikujtë Verem - sëmundje e tuberkulozit. Vi’s - vijës. 941 Vizali - me vija, vija-vija. Vloju - fejohu. Voj gazit - vaj gurit. Vuxhud - shtat, forcë. XH Xhamadan - veshje e sipërme prej shajaku për burra dhe gra. Xhan - shpirt Xhanan - i dashur. Xhanem - përdoret kur shprehim paknaqësi ose habi për diçka që nuk na pëlqen. Xhehnem - ferr. Xhehnet - parajsë. Xhevahir - gur i çmueshëm, diamant. Xhevap - përgjigje. Xhind - figurë e prrallave popullore që paraftyrohet si shpirt i keq. Xhybe - veshje e sipërme grash prej cohe, të gjata e pa mëngë. Z Zabel - pyll i vogël i dendur. Zanan - mundim, gjendje e mjeruar shpirtërore. Zaman - kohë, epokë, moshë.
Zanë - përfytyrim i vajzës shumë të bukur dhe luftarake. Zavall - ai që ka shumë halle, i mjer i gjor i shkret. Zeher - helm. Zemzemeni - ujë i bekuar në Qabe. Ziliqar - që i ka zili të tjerët, smirëzi. 942 943 N.R. P Ë R M B A J T J A Parathënie 3 Betimi mbi flamur 7 KËNGË POPULLORE 9 I. Gjakovare 11 1 Këngë për Gjakovën 13 2 Do t’ja marr nji ashikishte 14 3 Po t’përbej pashë Perëndinë 15 4 Dashuni nji herë më gëzove 16 5 Shikjo vehten, dima hallin 17 6 A t’kam thanë moj pupulake 17 7 Lulja prej lules ban ferk 18 8 Nëpër kafez more bylbyl 18 9 Me pak bejte moj du’ me t’thanë 19 10 Zot o i madh 20 11 Të shtunën mas iqinije 21 12 Zamaku i bardhë kur lul’zon 22 13 Dal e dal po na vjen behari 22 14 Krisen topat n’atë zabel 23 15 Mblidhen lulet në nji dovlet 24 16 Me vetllat si kalemi 25 17 Hala s’të ra ndër mend 26 18 Kangë për Dah Polloshkën* 27 19 Pasha sytë e mi që i kam në ballë 28 20 Për herë t’parë kur t’pashë moj Dije 29 21 Vetlla jote more djalë 30 22 M’agoi dita 30 23 Kur të pashë moj lulja e bardhë 31 24 Bash n’zeman të djelmënisë 32 25 Gonxhe çeli trandafilli 33 26 O jaran i lumi jaran (version) 33 27 Nji këllëf me ar t’a çova 34 28 Kush ma i pari bani 35 29 Tridhet ditë ka Ramazani 36 944 30 Gazeli 36
31 U zdorgja prej promje 37 32 Ka motmot e disa muej 38 33 O banëm Zot 39 34 More Ili*, more krajl 40 35 E para pemë piqet qershia 41 36 Lulzoi fusha, lulzoi mali 41 37 Dil njiher moj vajzë e bukur 42 38 Si n’a u bo kjo puna e verës 43 39 Kah dera të rashë me t’pa 43 40 Ma e bukur m’dole se m’thanë 44 41 Sa me t’shpejtë ma vune kamën 44 42 Në pranverë, lulet në behar 45 43 Na u ka smu’ Zyrafetja 45 44 K’ndo o zog i malit 46 45 Ti që m’vrave mu (version) 46 46 Kur një ditë të pashë 47 47 Ç’ke more mret’ (djalë) 48 48 Për herë t’parë dashninë fillova 48 49 Njizet e katër pashallarë 49 50 Këngë për Ymer Rizën 50 51 I vujtun jam në këtë jetë 51 52 O n’atë fushë t’mejdanit 52 53 Bylbyli n’Çabrat 52 54 Gur mbi gur bohet kalaja 53 55 Qiri, qiri 54 56 Kah dera të erdha 54 57 Gjallë në dhe mos më shtini 55 58 Destan Begu kqyrë sahatin 56 59 A s’ma falë pak dashurinë 57 60 Ku po knojnë këto dy kumria 58 61 Flokët e tua kuran-kuran 58 62 Ishin mbledhë lulet në bahçe 59 63 More Selman, djalë i pabesë 59 64 Kah pranvera flakë jam djegë 60 65 Prej mallit të bukurisë 61 66 Kush e nisi luftën ma i pari 61 67 Me ty vashë do t’za dashni 62 68 E mora lapsin në dorë 62 69 Tridhet ditë në o Ramazan 63 70 Efa more shokë, efa 64 945 71 Shkojnë e vijnë menzit si era 65 72 T’shitoft zana moj xhevahire 66 73 Vaj moj lule 66 74 Shkon bylbyli për hava 67
75 Rrushe mori Rrushe 68 76 Të kam thanë moj pulpulaqe 69 77 Vlla e motër bashkë 70 78 Kadaldal po vjen pleqnia 71 79 Kangë për Ymer Rizën (2) 71 80 Ngoni shokë se ç’thotë Nezimi 72 81 Lavdu’ qoftë moj Perëndia 73 82 Në agim rrezet e para 73 83 Te ‘i dugojë e re 74 84 Ty t’krijoi natyra 74 85 Mora lajm se je feju’ 75 86 Prej shtëpisë kur jam dalë 75 87 Ylli i sabahit 76 88 Ditë e zezë 30 qershori 77 89 Kangë për Hysen Bajrin 77 90 N’mes ballit ma ke i nishon 78 91 Na po g’zohem vjen o Bajrami 78 92 Pesëdhjet vjet o shokë i bana 79 93 Hem vallahi, hem bilahi 80 94 Sytë si xixillonjë 80 95 Shtat ditë ymër n’këtë dynja 81 96 Kangë për Metë Isufin 82 97 Këngë për Bajram Currin 83 98 Dora jote t’u praroftë 84 99 Pranvera nisi me dalë 85 100 Kanga e Rexhep Gërçarit 86 101 Këngë për Ganimete Tërbeshin 87 102 Si na u çfaq kjo dashunia 88 103 Elif, Elif 89 104 Zuna në kajkë, rashë në det 90 105 Konstantine 91 106 O kandil kandil garipi (version) 92 107 O mori nanë, rashë n’hapsane 93 108 Dola n’penxhere synin kur t’a pashë 94 109 Mori shkrepsa e Venedikut 94 110 Dalngadalë po të kërkoj 95 111 Fletët tua moj drandofille 96 946 II. TË SHQIPËRISË SË MESME 97 1 Manushaqja e lulja e shqerrës 99 2 Moj dashnore 99 3 Çeli molla e shartu’me 100 4 Ç’na ka zanë kjo dashunia 100 5 Për midis pazarit t’Durrësit 101 6 Për midis pazarit t’Durrësit (2) 102
7 Shoqet tua moshatare 102 8 Kur dole në lamë 103 9 Se shkon skifteri 103 10 Jalla u shemsh Kalaja e Durrësit 104 11 Ç’mjellë ashtu, moj ç’mjellë ashtu 104 12 Hije e bukur të ka ra 105 13 Dy të bukra në një degë 105 14 Knon bilbili në behar 106 15 Fustani me pika 107 16 Dy çuna që ka Tirona 108 17 Hajde, hajde mre Rrem Demneri 109 18 Iku goca më la vetëm 110 19 Ç’asht ma e bukur në këtë botë 111 20 Hajde malenake 111 21 Moj fëllënz moj mitare 112 22 Të betohem tuj t’u lutun 112 23 Disa herë më shkon ndërmend 113 24 K’non bilbili te qershia 114 25 Çohi djema shaloni atin 114 26 Në zabel të erdha 115 27 U hutova prej shikimit 115 28 M’vune kambën pa të drejtë 116 29 Qysh se t’pashë moj tuj kalu’ 117 30 Una ty moj të kam dashtë 118 31 Rrallë kam pa këso bukurie 119 32 Fol njëher’ moj shtat selvi 119 33 Ç’më shikon me buzë në gaz 120 34 A ke qenë ndojher’ e re 120 35 Dy të bukura janë bari 121 36 Balluket e tua 121 37 Ma jep dorën 122 38 Një ditë më del 123 39 Fryni era, u çel taraba 124 947 40 Mori vjollca që çel në saksi 125 41 E shoqënia 125 42 Bilbili që k’non mbi rrasa 126 43 S’paske pasë një pikë mëshirë 126 44 Lum e lum se ja mrrina 127 45 Një lulishtë me trandafila 128 46 Dashunia si rrufe 129 47 Moj Selvi e kuja je 130 48 O se për atë unazë 131 49 O ç’u çu’sh herët sabahile 132 50 Kur pata nji lule t’bukur 133
51 Pushka e parë që bani bam 134 52 Erdhi, erdhi e bardha vera 134 53 Erdh pranvera me jeshile 135 54 Ke çeshmja e kishës 136 55 Ke selvitë e Namarxhasë 137 56 Mun ke arra ke lajthia 137 57 Në bash qefit të muhabetit 138 58 Të hanën kur topi krisi 139 59 Dritës sate xhevahir 140 60 Hajde, hajde moj selvi 140 61 Se dit’n e enjte 141 62 Merak t’u bana i mjeri 141 63 Nën hije unë pashë 142 64 Mori vajzë e re 142 65 Qenke veshun me të bardha 143 66 Ç’u dëshru’sh me të pa ty 144 67 Qan lulja për lulen 145 68 Mun ke sheshi ke Bezistani 145 69 Ç’më ke dalë në penxhere 146 70 Ke çeshmja në kala 146 71 O ju fusha e ju male 147 72 Mori kullë, e mjera kullë 147 73 O ju hyje, ju hyjnesha 148 74 Këngë për Sulë Mustafën 148 75 Në mëngjes lava sytë e zez 149 76 Erdh, erdh pranvera 150 77 Xhevahirja e lalës 150 78 Dashuninë që kam për ty 151 79 Faqja jote si shebojë 151 80 Merr gjergjefin dil ke arra 152 948 81 Dola herët në mëngjes 152 82 Po filloj me t’u ankue 153 83 Kur t’i shoh dy sytë e shkru’ 153 84 Moj e bukra symëshqerrë 154 85 Ma ven qeleshen mbi sy 154 86 Krisi pushka moj gjemoi deti 155 87 Kumuri e lalës, mori qafbardhë 156 88 Jalla, jalla se ç’asht kjo jeta 156 89 Hiqe pra shaminë me oja 157 90 Me jelek me barrnavek 157 91 A kan’ ujë ato burime 158 92 Shkoj në pyll o m’i lale 159 93 Të deshta me hakikat 159 94 Moj e vogël sa të du’ 160
95 Si m’ke sytë m’i ke vetullat 161 96 Më ke dalë në penxhere 162 97 Dola me shetitë në bahçe 163 98 Dola te portë e kalasë 164 99 Ku t’ka lala bojë esmere 165 100 Mun aty te Zaranika 165 101 Unë e mjera në siklet 166 102 Buzqesh goca në dritare 167 103 Vijnë pampurat moj nanë 168 104 Më shikjon me buz’ në gaz 168 105 Fërfëlloi fëllënza n’ujë 169 106 Isha vetëm tuj mendu’ 169 107 Bubullim te shkambi i Kavajës 170 108 Me gëzim po shkoj në punë 170 109 Edhe gurët e sokakut 171 110 M’i ke buzët si qershi 171 111 Vuna vehten në mundime 172 112 Elbasan qytet i lashtë 172 113 Ç’më ka marrë malli për ty 173 114 Sa mas dore më ke lanë 173 115 Synin si filxhan 174 116 Vika deti mi gocë 175 117 Zjarr në male, zjarr në kodra 175 118 Unë e di se ti mu’ më don 176 119 K’no moj qyqe 177 120 Me f’tyrë t’qeshun po më vjen 177 121 Bukuri moj bukuri 178 949 122 Si bilbili në pranverë 178 123 Lule t’bukra ka Tirona 179 124 Jam tuj shku me i rrugë të ngushtë 180 125 Vajta n’Elbasan 181 126 Ky Myzyri n’Elbasan 181 127 Bylbyli qi këndon mbi rrasa 182 128 Dashunia kur filloi 182 129 Pse më rrin kaq i vronuem 183 130 M’atë anë detit, m’atë anë bregut 184 131 Jam sëmurë moj nanë 185 132 Tuj shetitë për ara t’gjata 186 133 Shkojnë e vijnë k’to stin’t e motit 186 134 Iku nata, agu’n malet 187 135 More kam një babë 187 136 Porsa dola nga shtëpia 188 137 Unë jam djalë e nuk jam plak 189 138 Valizakja 190
139 T’u thefshin rrotat ty o i shkretë felban 191 140 Ke plepat e Brukës 192 141 Jalla jalla se ç’është kjo jeta (2) 193 142 Jelekun kadife 194 143 Çelin lule drandofillat 195 144 Mora rrugën për Shijak 196 145 Mun aty ke shtat’ zymylat 197 146 Karajfili në saksi 198 147 N’penxhere ke dalë 199 148 Mjeri unë ç’më zu belaja 199 149 Ç’u çu’sh heret sabahile (version) 200 150 Sa marak jam ba në ty 200 151 Shifni bredhin në ndriçim 201 152 Këndon gjeli pika, pika 201 153 Laje ti moj goc-e, laje 202 154 Delja rudë 202 155 Gjashtëmbëdhjet’ jam unë moj 203 156 Kumuria po ban gu-gu 203 157 Moj Tiranë e bukur 204 158 Atë gushë të bardh moj lule 205 159 Mori vjollca që çel në saksi 205 160 Tuj shetitë o ke grykë e pusit 206 161 Mori gocë me halle shumë 207 162 Midis vetllash m’ke nji pikë 208 950 163 Harap u bosh unë i mjeri 209 164 Ma mirë në pyll se n’qytet 210 165 Paskam pasë fatin e zi (variant) 211 166 Jam bandill e trim i fortë (variant) 212 167 Vijnë tajaret për hava 213 168 Erdh pranvera moj çel qershia 213 169 Shoqen ku e kam (Brigadieres së re) 214 170 Mu’ me ty më zu sevdaja 215 171 I mjeri unë ç’më zu belaja 216 172 Kumuri e Elbasanit 216 173 Leu dielli n’atë buzë mali 217 174 M’vune kamën pa të drejtë (2) 217 175 Na leu dielli n’atë buzë mali 218 176 Ç’ke moj Fiti 219 177 Karajfili i zamakut 219 178 Jam e lumtun se ia mrrina 220 179 Sa moj e pa besë 220 180 Në sabah bre shpirt-o 221 181 Pasha ty moj pasha mu 222
182 Mu ke çeshmja në Bezistan 222 183 Çuni m’ka çu letër 223 184 Odë e vogël me gëlqere 223 185 Eni more shokë, eni 224 186 Ky Myzyri n’Elbasan 224 187 Rreth e m’rreth kalasë 225 188 Tridhjetë ditët e Ramazanit 226 189 Potpuri e Shqipërisë së Mesme 227 190 Ke urë e Shijakut 228 191 Kush kërcen napolonin 229 192 Zemra ç’m’u dogj 230 193 Ç’na çudite moj hyrije 231 194 Vajta i rashë Rumelisë 231 195 Prej Zotit ka me t’ardhë dënimi 232 196 Sa gëzim që kam në zemër 232 197 Moj Mahmudi 233 198 Kur më folë si dallëndyshe 233 199 Po këndoj për një trim 234 200 Buzën kuq si drandofilli 234 201 Errësinë e pyllit 235 202 Moj hyrie bukurie 236 203 Se ç’po zbret çuni nga mali 237 951 204 Mbas asaj kalaje 237 205 Ç’na erdhi kjo pranverë 238 206 Nji natë hana se ç’po ndrinte (2) 239 207 Kënga e Mahmudesë 239 208 Sot këndoj në festival 240 209 Moj Sanije, bukurije 241 210 M’kanë thanë shoqet mramë 242 211 Po n’a vjen karaj me dru (potpuri) 243 212 Ra Faja prej fikut 244 213 N’penxhere ke dalë (2) 244 214 Artizane e Lumës 245 215 Kanga e Gani Begut 246 216 Gjinokastra n’atë shpat mali 247 217 Çelin qershiat 247 218 Aman gocë e re 248 219 Një bahçe me trandofilla 248 220 Vajta rashë nëpër bahçe 249 221 Of aman moj Perëndi 249 222 Një barakë me d’rrasa t’vjetra 250 223 Po i vjen era karajfilit 250 224 Ç’asht’ ky djalë moj nanë 251 225 Për nji mot e gjysëm viti 251
226 Nji natë hana se ç’po ndrin 252 227 Ke pasë thanë Safet nji ditë 253 228 Kam tre vjet në spital 254 229 Moj Zoge, moj Zoge 255 230 Sillu, sillu botë e vjetër 256 III. SHKODRANE 257 1 Oh sa bukur sot ke çelë 259 2 Në zaman t’asaj furie 260 3 Nuk e di çfarë ke në zemër 261 4 Ti më je si nji gonxhe 262 5 Nji lule që m’ka çilë tash 263 6 Ç’na çudite moj hyrije (Version) 264 7 Edhe njiher du’ me qa hallin 264 8 Net pranverore 265 9 Moj lulja e allit 266 10 Lule e gjethshme plot njomësi 267 11 Më ka vra dashnia jote 267 952 12 Çoje nuse sexhaden 268 13 Ndalu vashë pashë jetën tande 269 14 Atje n’kopsht asht’ një lule 270 15 Ç’më dhimbesh moj vashë 271 16 Ç’a kanë sytë e mi qi kjajnë 271 17 A vjen për mu’ pranvera 272 18 Çili karajfili gjeth 273 19 Pranverë e bukur 274 20 Sa me mall rri vashë tuj kujtu’ 274 21 Me lule t’buk’ra 275 22 Dridhet rrezja nëpër valë 276 23 Mori vjollca me shumë erë 277 24 Nji ditë diele atij zemanit 278 25 Kur të pashë moj drandofille 279 26 Nuse s’pari kur u bane 279 27 F’tyrën tande me shumë mall 280 28 Shtati i nuses si selvi 280 29 Sa të du’ moj bukuri 281 30 T’parën herë kur jemi pamun (version 2) 281 31 Unë kujtim jam tuj t’dërgu 282 32 Se ç’po fryn nji fllad pranvere 283 33 Në pranverë që kena hy 283 34 F’tyra jote e bukur 284 35 Moj e vogël në lëndinë 285 36 Moj e mirë synin larushë 286 37 Sa e bukur m’je natyrë 286
38 Tash du’ me fillu’ me t’qitë këtë kangë 287 39 Iptida do ditë përpara 287 40 Pse u largove pra 288 41 Xhylystane, moj Xhylystane 289 42 A man n’mend moj në pranverë 289 43 Ani na u shemb fusha, moj Hatixhe 290 44 O ku je lulja dalë prej lules 290 45 Shumë lulet na i çelë pranvera 291 46 O bylbyl me pika pika 291 47 Pra njitash du’ me fillue 292 48 O bylbyl o i buk’ri shpendve (1) 293 49 Karajfili i kuq si gjaku (1) 294 50 F’tyra yte e bukur si pranverë 295 51 Luleborë 296 52 Knon bilbili në këtë mollë 297 953 53 Moj Manushe e vogël - o 298 54 Sa e bukur kenka Gjylja 299 55 Hala emnin s’ta kam zanë 300 56 Sikur hana q’i po ndrin 301 57 Pra me kaq du’ me fillue 302 58 Ipdida du me fillue (1) 302 59 N’Shkodër tonë ka ra nji dritë 303 60 Sa e kandshme vjollcë ti je 304 61 Sillet moti për së mbarit 305 62 Kur të pashë për t’parën herë 305 63 Kur më del në derë 306 64 N’këtë stinë të bukur 307 65 Oj Zogo 307 66 Kur të pashë moj mollë 308 67 Njata sy të zezë o moj të zezë 309 68 Hajde Gjyle 310 69 O ti det, o ujë të njelmtë 311 70 Je ma e bukur se drandofilli 312 71 Në kohë të mramjes, në pranverë 313 72 Pashë dy sytë e tu si drita 314 73 Vashës bukur na i kan shkrue 315 74 Jargavan me bojë për mallë 316 75 Asaman o moj Bakushe 317 76 Qysh se t’pashë njëher 318 77 Syni i yt porsi ullini 318 78 Kur filloi drita me dalë (1) 319 79 Moj Elinë 320 80 Margjela 320 81 Sylarushe e vogël o 321
82 Syni yt si xixillonjë 321 83 Kur unë dola në një bahçe (variant) 322 84 Drandofille me erë plot 323 85 Drandofille me shumë erë 323 86 Ti n’atë kodër, unë n’këtë kodër 324 87 Kur të pashë moj bukuri 325 88 Të kam dashtë si sytë e mi 325 89 Nima qenke si m’kanë thanë 326 90 Shkova në krue me mushë ujë 327 91 Po ti ça i ke thanë dikujt 328 92 Kanga e Sylqebegut 329 93 S’të harroj deri sa t’vdes 329 954 94 Iptida për t’parën herë 330 95 Knojnë bylbylat kah pranvera 331 96 Karajfili i kuq si gjaku (2) 332 97 S’pari herë kur jena pa 332 98 Kur të pashë si hana s’parit 333 99 Të kam dashtë dhe prap të du’ 334 100 Pranvera me dalë ka fillu’ 335 101 O bylbyl o i buk’ri shpendve (2) 336 102 Metelikun ta kam dhanë 336 103 Kënga e Kalasë së Shkodrës 337 104 Me këtë kangë du’ me fillue 337 105 Shegë e amël, shegë e butë 338 106 Knon bilbili poshtë te zalli 338 107 Knon bylbyli nër njat bahçe 339 108 Iptida du’ me fillue 339 109 Ja na erdhi sot pranvera 340 110 Jare të du’ mori të du’ 341 111 Dola në penxhere 342 112 Ç’u këputa unë e mjera 343 113 Moj e vogël tash sa vjet 344 114 Karajfilat që i ka Shkodra 344 115 Sa të du’ moj s’kam guxim 345 116 Ani ma ven dorën përmbi dorë 346 117 Për mu’ paska kenë kismet 347 118 Dy vjet që ndejtëm bashk 347 119 Kjo dashnia kjoft mallkue 348 120 Vaj si kenka ba dynjaja 349 121 Në sabah të parë 350 122 T’gjitha shoqet t’kanë zili 350 123 Ju dallëndyshe kah po shkoni 351 124 Shkoj e vij flutrim si zogu 351 125 Midis ballit ma ke nji pikë 352
126 Ti moj Shkodër, Shkodra jonë 353 127 S’ka ma t’bukur se pranvera 354 128 Si hyri nusja na doli 355 129 Enterinë moj vizali 355 130 Njikët kangë që jam tuj knu’ 356 131 Elif nur ola bre nur 357 132 Freski pranverore 357 133 Dranofillja lypte hije 358 134 Lule s’pari vjollca nisi 359 955 135 Fëllanzë moj e bukra’ fëllanzë 360 136 Si bylbylat në pranverë (2) 360 137 Iptida moj lulja e allit 361 138 Në gjergjef vashë o tuj qenisë 361 139 Mori vjollca në muej t’prillit 362 140 Sa e kandshme vjollcë ti je (2) 362 141 Ani ma ke shtatin si selvia 363 142 Kanga e Gjyles (2) 364 143 Bishtalecat palë e palë 365 144 Të gëzojmë se erdh pranvera 366 145 Moj e vogël si floriri 367 146 Moj fëllanzë që rrin në kafaz 368 147 Në kafaz të kanë zaptue 368 148 Iptida du’ me fillue (2) 369 149 Nji tubë dranofille po të çoj 370 150 Karajfil në kodër 371 151 M’i gëzofsh pesëmbëdhjetë pranvera 371 152 Bylbyli në pranverë 373 153 Tash ka çilë pranvera 374 154 Ma ke gishtin për unazë 375 155 Syn’ e zi si mereqepi 375 156 Asaman moj lulja e allit 376 157 Marshalla bukurisë sate 377 158 Më shkoi lala në Tiranë 378 159 Krisi topi 379 160 Kur më flet me gojë moj Gjyle 380 161 Çou moj vashë e dil në derë 381 162 Kur të pashë moj lule 382 163 Shum pranvera po kalojnë 383 164 Si dukat i vogël je 384 165 Si t’kam dashtë moj unë ty 385 166 Tri vjet që u deshtëm bashkë (version) 386 167 Pse më len në këtë zanan 387 168 Sa bukur vjen pranvera 387 169 Karajfili e dranofilli 388
170 I kam hypë vaporrit 388 171 Këpucët me meste 389 172 Ti në kumbull, unë në kumbull 390 173 Edhe baba po m’bërtet 391 174 Mu te shtylla, te hajati 391 175 Djalë i ambël, djalë i dashun 392 956 176 Ku po shkon moj kuqëloshe 393 177 Marshalla moj bukuri 394 178 Dasho Shkrelit 395 179 Nëpër fusha, ndër kodrina 396 180 Kur p’rendon dielli 397 181 Kanga e Hatixhes 397 182 Xhamadani kuq si gjaku 398 183 Yll i bardhë , djalë i dashtun 399 184 Fëllanzë moj e buk’ra fëllënzë (2) 400 185 Po ta marr kangën me saze 400 186 Si vjen devri vjen zemani 401 187 Unë jam lule dimnore 402 188 Iptida du me fillue (3) 402 189 More krisi topi (2) 403 190 Nuk kam hak me t’dashtë ty 403 191 Me vjollca lule kurr s’u ngina 404 192 Çka ke djalë qi je habitë 404 193 Merre nji tufë lule 405 194 Hajde mori vashë se na erdhi vera 405 195 Mori drandofillja e vogël 406 196 Mor kandil kandil garibi 406 197 Amël këndon 407 198 E mira që shkon me dhen 407 199 F’tyra jote si sheboja 408 200 Gocë e vogël në lëndinë 409 201 Mori dall’ndyshë 409 202 O djal prej gemit 410 203 Taksirat qi m’ka zanë mu 411 204 Sot ka çilun o pranvera 412 205 Xhamadanin me gajtan 413 206 O bylbyl, o mbret i shpendve 413 207 Me lule janë mbushë kopshtijet 414 208 Lulet me mu’ janë idhnue 414 209 Mori drita e syve t’mij 415 210 Dranofille plot me erë 415 211 Çil njat zemër plot kujtime 416 212 Ni’ bylbylat në pranverë 417 213 Shpirt e zemër pse po fshani 417
214 Pranvera po nisë, lulet po lulzojnë 418 215 Këndo bylbyl pa pra, këndo 419 216 Nji dit’ diele ksi zamanit (Version) 420 957 217 Putpuri këngësh shkodrane 421 218 Sa e amël asht’ dashnia 422 219 Ti moj shtat selvi 422 220 Hajde verë, e bardha verë 423 221 Sa fat t’madh arrita 423 222 Me dy, tri pika ly në faqe 424 223 Karajfil të zgjodha 424 224 Jargavan me ngjyrë të gjallë 425 225 Me lule t’bukra (version) 426 226 Nëpër bahçe tuj shetitë 426 227 Jasaman moj rrezja e bardhë 427 228 Shife vedin t’ma dish hallin (2) 427 229 Karajfili kuq si gjaku (3) 428 230 Mbi gjithë lulet marangjyli 428 231 Balli yt pranvera 429 232 M’ka shku’ menja me u fejue 430 233 Kur të pashë mor djalë 430 234 Minire moj bijë 431 235 Pranverë, pranverë 432 236 Ti moj lule je e bukur 432 237 Kur u vra Haliti i vogël 433 238 Mollë e kuqe topsheqer 433 239 Tash sa ditë e mot 434 240 Zare trandafile 435 241 Zare moj e bukur je 435 242 T’parën herë kur jena pa 436 243 S’pari kur të pashë moj 436 244 Bash zemanit të lezetit 437 245 Drandofillja ka çel’ s’pari 438 246 Edhe njiher du me kja hallin (2) 438 247 Pse më le mori Servet 439 248 Lule t’bukura ka pranvera 440 249 Moj Xhemile zylyfet me rrema 440 250 Të dielen nadje, n’gjashtë sahati 441 251 Si me naze t’pashë me sy 441 252 Na po dahemi more sy 442 253 Ballin ma ke për dukat 442 254 Lulet sot kanë fillu’ 443 255 Asaman o trëndafili i Çeles 443 256 Qindra herë te ti jam nisur 444 257 Sa bukur ke çilë (Lule vile) 444
958 258 Taksirat qi pata 445 259 Po m’shëndrit si xhevahir 446 260 Fushat tan’ jeshil 447 261 Kam dymbëdhjet’ vjet që rri në burg 447 262 Kur kam qenë njiher i ri 448 263 K’ndo bylbyl me të buk’rin za 448 264 Pranvera filloi me ardhë 449 265 O bylbyl o more i mjerë 449 266 Ti o yll qi del n’sabah 450 267 Ç’po shkëlqen lulja në mur 450 268 Me dymbëdhjet në muej të prillit 451 269 Pse ti lule rrin e mshehun 451 270 Kenke nuri i bukurisë 452 271 Je nji lule qi nuk gjindesh 452 272 Karajfili kuq si gjaku (4) 453 273 Ku je nisë moj dushë 453 274 T’dielen nadje, n’sabahile 454 275 Gonxhet tueja me shumë erë 455 276 Kah mendoj se vjen pranvera 455 277 Krushqve 456 278 S’parit kohë du’ me fillue 456 279 Marangjyli 457 280 Tuj qendisë të pashë te dera 458 281 Je e bukur si xhindeshë 458 282 Ç’ke bylbyl qi m’je idhnue 459 283 Ç’ke qi kjan i mjeri ashik 459 284 Hije t’bajnë mori qerpik’t 460 285 Kanarina e bylbyli 460 286 Ku m’je zanushë 461 287 Larg të pashë e shpejt të njofta 461 288 Mor kaurri i Venedikut 462 289 Nji vajzë t’mirë qi ka kojshia 462 290 Synin si qershia 463 291 Si yll ishte ndër hyrina 463 292 Ma gëzofsh shaminë e kuqe 464 293 Bukuri mos t’kanë gërga 464 294 Ti tuj qeshë e unë tuj kja 465 295 Sa e bukur del pranvera 465 296 Luleverës 466 297 Vinte çika prej livadhit 466 298 E mira tuj qendisë 467 959 299 Si t’kam dashtë unë ty 467 300 Të gjitha hallet t’i diftova 468
301 Moj e vogël ndej n’oborr 468 302 Kur më bjen ndërmend për ty 469 303 Mori buzburbuqja ime 470 304 Maraku ma i randë se plum’i 471 305 Asaman moj drandofille 472 306 Mori dranofillja e kuqe 473 307 Vjeshta erdh dhe kaloi 473 308 Mori vashë vetullhollë 474 309 Karajfil emnin e ke 474 310 Po fillon me dalë behari 475 311 Kur më rri karshi-karshi 476 IV. TRIMËRIE 477 1 Ded Gjon Luli 479 2 Kangë për Bije Vokshin 479 3 Kaçanikut i raftë pika 480 4 Këngë për Ibe Palikuqen 480 5 Xhamadani i lirisë 481 6 O moj Kosovë, me k’sulë të bardhë 482 7 Këngë për Jakup Ferrin 483 8 Këngë për Sefë Kosharën 484 9 Këngë për Avni Rrustemin 485 10 Këngë e Ibes 486 11 Këngë për Bajram Currin (3) 487 12 Këngë për Sulejman Vokshin 488 13 Kangë për Skenderbeun 488 14 Ditë e zezë 6 qershori 489 15 Këngë për Ismail Qemalin 489 16 Këngë për Hajdar Dushin 490 17 Këngë për Isa Boletinin 491 18 Ushton gryka e Kaçanikut 492 19 Këngë për Bajram Currin (1) 493 20 Kangë për Bajram Currin (2) 494 21 Ç’janë k’ta gurë t’bardhë e t’zi 495 22 Në muzeun historik 496 23 Ani moj Shqipni mos thuej marova 497 24 Këngë për Tahir Mehën 497 25 Këngë për Adem Jasharin 498 960 26 Këngë për Hajredin Pashën 499 27 Këngë për Ganimete Tërbeshin (2) 499 28 Këngë për Ali Pashë Tepelenën 500 29 Këngë për Avdyl Frashërin 500 V. TË SHQIPËRISË SË JUGUT 501 1 Kur më shkonje lumit goce 503 2 Njëzet e pesë gërsheta 504
3 Të rashë pas, moj, të rashë pas 504 4 Mora çiften e dola për gjah 505 5 Dil pak moj në penxhere 505 6 E ç’u këput e ra një yll 506 7 O dhëndër ku vete kështu 506 8 Leskoviku 507 9 Përse të rritë mamaja ty 507 10 Ç’u mbush mali plot me rrush 508 11 Ma ke ballin - o 508 12 Te rrapi në Mashkullorë 509 13 Janinës ç’i panë sytë 510 14 Kur m’i zbrisnje shkallët 511 15 Gjitonja 512 16 Ato gërsheta 513 17 Çupëzë, beqare moj 514 18 Dardha rrumbullake 515 19 Fustanin që të solla mbrëmë 516 20 Gushëbardha si dëbora 516 21 Qaj Maro 517 22 M’u dogj i shkreti xhan 517 23 Shkova mbrëmë 518 24 Ballukeprerë 518 25 Do marr çiften do dal për gjah 519 26 Trëndafil me dyzet fletë 520 27 Çelu trëndafil 521 28 Fëllënzat që hedhin valle 522 29 Veleshtare 523 30 Në një arë, në një lëndinë 523 31 Nën një portokalle moj 524 32 O moj dukane 525 33 Sajzez-o 526 34 Çova rrush tek buza jote 527 961 35 Binte shi pika pika 528 36 Kalino 528 37 Xhixhile 529 38 As e vogël as e madhe 530 39 Çupë thyej ato gjilpëra 531 40 Mora rrugën për Janinë 531 41 Asaman o moj lule 532 42 Se ç’u hodha nëpër lum 532 43 Ç’u ngrit lulja në mëngjes 533 44 Kur më vjen burri nga stani 534 45 Ora dy e natës 535 46 Të dinja të vogël 537
47 Tundu bejkë 538 48 Po t’boj rixha 539 49 Kur vjen behari, çel qershia 539 50 Hapi sytë e zezë moj 540 51 Mikja me shami mënjanë 540 52 Bejkë ç’të kam silloinë 540 53 Sevdaja jote ç’m’u shtua 541 54 Moj e bardha si semini 541 55 O unaza gur jeshile 542 56 Sevdaja jote më treti 542 57 O moj hunaza me grep 542 58 Hiri prilli, shkriu bora 543 59 Moll’ e kuqe plot dora 543 VI. TË SHQIPËRISË SË VERIUT 545 1 Doli vasha n’maje t’shkambit 547 2 Hajde lule malsore 547 3 Ku po m’shkon me drapën n’dorë 548 4 Ç’po i bjen çobani fyellit 548 5 Çikë malësore 549 6 Kur bie fyelli çiftelia 550 7 Na u çu’ Rrushja në sabah 550 8 Prej nji shpati t’i l’shova sytë 551 9 Hypi cuca majë gurit 551 10 Krisi pushka bregut t’Drinit 552 11 Tuj shetitë rreth Drinit t’Zi 552 12 Këndo bylbyl ti fushave 553 13 Sytë si xixillonjë 553 962 14 Dy dele - treqind pare 554 15 Faqekuqja 554 16 Krah’t e shqipes kah Tropoja 555 17 Liqeni e Lurës 555 18 Më ka zanë maraku 556 19 I kam thanë bilbilit 557 20 Po martohet malësori 558 21 E mir’ boll 558 VII. KOSOVARE 559 1 Baresha 561 2 Ani mori nuse 561 3 Eja, eja e bardha verë 562 4 Kur më shkon si zog n’hava 562 5 Mora testinë 563 6 E kujtoj atë takim 564 7 Fjalët e qiririt 565 8 Martesa jonë 566
9 Punën time do ta shes 567 10 Bylbyl, pse s’këndon 568 11 Do më plasë kjo zemër 568 12 Prap për ty këngën këndoj 569 13 Dy sytë e lotuar 569 14 Lize moj Lize 570 15 Eja djalë 571 16 A jam ëndrra jote 572 17 A s’më thua cila je 572 18 Dashuria e parë 573 19 Krejt çka kam për ty i shes 574 20 Yjet na shikojnë 574 21 Çou Rexho 575 VIII. KOMPOZIME TË REJA POPULLORE 577 1 Një lule në maj 579 2 Pse s’më thirre djalë 580 3 Doli goca n’penxhere 580 4 Këngë bilbili 581 5 Aman asht’ nji vajzë 581 6 Letër më ke çu’ (Letër ushtarit) 582 963 7 Larg teje oj nanë 583 8 Zambaku i bardhë çel e lulzon 584 9 O moj bukuroshe 584 10 Lulen e kam zili 585 11 Ç’e mora koferin nanë 585 12 Po shikoja një ëndërr t’bukur 586 13 Erdha nanë o nga kurbeti 586 14 Nëpër shtyllat e telefonit 587 15 Të kërkova ditë e natë 588 16 Po të pres akoma 588 17 Se dy të dashura që i kam 589 18 Më erdhe pranë 590 19 Je i imi përgjithmonë 591 20 Të kam dashtë 592 21 Esmerka 592 22 Dashurova unë një vajzë 593 23 Festa e Ramazanit 593 24 Byrek, byrek 594 25 Bota zunë e flasin 594 26 Kush niset me bo sevda 595 27 M’i dhe flakë mallit tim 595 28 Ma jep dorën vashë 596 29 Ç’po këndon bilbili moj 597 30 Ah pranvera 598
31 I kujtoj me mall 599 32 Moj burbuqe lozonjare 600 33 Hidhni vallen vasha t’reja 601 34 Kanga e mërgimtarit 601 35 Kur kujtoj ditët e korrikut 602 36 Mbrëmje prilli 603 37 Ti s’vjen 604 38 Si yll drite n’pritë t’kam dalë 605 39 Moj malësore 606 40 Ka shumë kohë moj që t’kam dashtë 607 41 Kur dola n’dritare 608 42 Ndaç me m’vra moj 609 43 Sa shpejt qenke rritë 610 44 Dua të kem pranë gjithnji 611 45 Kanga e burgut t’Spaçit 611 46 Kanga e refugjatit 612 47 Moj fëllënzë që m’gjezdisë 612 964 48 Të kam dashtë dhe të du’ 613 49 Në kujtime isha 613 50 Kangë gurbeti (2) 614 51 Sa të dua unë 614 52 Ti e lumtur 615 53 E si ta them 615 54 O gurbet, gurbet i zi 616 55 A do vish 617 56 E moj Mirushe ti je e para 617 57 Fryn kjo erë e lehtë 618 IX. KËNGË DASMASH 619 1 Goca në oborr 621 2 Malsorja 622 3 Unazën prej arit 622 4 Tate du fustan 623 5 Po të pyes sa vjet i ke 623 6 Lu’jmi, lu’jmi 624 7 Te guri që bon xixa 625 8 Piku mollë e kuqe 626 9 Lu’j Lirije, lu’j 626 10 Rroka mandolinën 627 11 Sa e bukur na ka dalë nusja 628 12 Vetë më the të due 628 13 Hidhet vallja 629 14 Sonte o shokë 629 15 O syni i zi 630 16 Ti ku ke moj Ajshe 631
17 Hajt ta lidhim besën 631 18 O kush po vjen 632 19 Hajde Shot-o marshalla 633 20 Zake, Zake 633 21 Jalla more çun 634 22 Mos ma pi rakinë 634 23 Vashë e bukur mos u ngut 635 24 Luej qyqek 636 25 Mi ke flokët fije fije 637 26 Sonte kemi dasëm 638 27 Ç’asht ai djal që rrin mas dere 638 28 Kënga e nuses 639 965 29 Këndon bilbili gjetheve 639 30 Ishin dy kunata 640 31 Mora mandolinën 640 32 Jam një djalë bujar 641 TË LEHTA DHE ARGËTUESE 643 I. KORÇARE 645 1 Dëshërim i mëmëdheut 647 2 Betimi mbi flamur 648 3 Uratë për liri 649 4 Kij mëshirë vajzë tek mua 650 5 Vemë 651 6 Krehi leshrat 652 7 Vdekja e Skënderbeut 652 8 Alfabeti shqip 653 9 Lamtumirë ju lë shëndenë 654 10 Hymni i Vatrës 655 11 Këngë lufte (O trima luftëtarë) 655 12 Zëri i Atëdheut 656 13 Të gjithë ne o djema 657 14 Që me një të kollozhegut 658 15 Nën Skënderbenë 659 16 Porsi flet’ e engjllit t’Zotit 660 17 Sa bukur rronim bashkë 661 18 Burimi i Çardhakut 661 19 Në dritare vasha rrinte 662 20 Vajzë pse rri mejtuar 662 21 Sa të rrojë gjithësia 663 22 Nënë moj e zeza nënë 663 23 Ike larg në mërgim 664 24 Asnjëherë nuk u kthy’ 664 25 Dragojt e Shqipërisë 664 26 E mbanë n’mend kur më ke dashur 665
27 Mos u helmo që do t’iki 665 28 Çelin lulet 666 29 Fort i brengosur unë jam 666 30 Ç’maraz të ka mbetur 667 31 Moj pullumbeshë e malit 668 32 Po shkoj, po shkoj moj e dashur 668 966 33 Ke dalë te porta 669 34 Dita po shkon 669 35 Lamtumirë 670 36 Ku kullosnin shqerratë 670 37 Eja moj eja 671 38 Trëndafili i bukur 671 39 Si një lule e dërmuar 672 40 Varka po niseshe 672 41 Për ty qan zemra ime 673 42 Puno sa është ditë 674 43 Perëndeshë e bukurisë 675 44 Një ditë shkova nga Drenova 676 45 Bonjaku 677 46 Përse mejtohesh 679 47 Mora kitarën shokë 679 48 Kur nata Korçën e mbulon 680 49 Në ëndërr pashë 681 50 Këngë e mullirit 681 51 Shi ku ndrit 682 52 Në sabah kur unë të pashë 682 53 Vajzë malësore 683 54 Lul’ e bukur 684 55 Syçkat e kaltra 684 56 Fort larg ti ke ikur 685 57 O moj korçare 686 58 Për mëmëdhënë 687 59 Dëbora zbardhi malet 688 60 Ç’është ajo 688 61 O moj ti me sytë e zi 689 62 Të dua shumë 689 63 S’kam ç’e dua pasurinë 690 64 Kapiten i ri 691 65 Sa i ëmbël është muaji i majit 691 66 Jam, jam e mirë 692 67 Se karnevalet 692 68 Zum tirajra 693 69 Bulevardi i Korçës 693 70 Syçkat si ato të tuat 694
71 Rrokullisni kadet 695 72 Te duqan i Tasit 696 73 M’është mbushë trupi moj me gjilpëra 696 967 74 O Korça ime 697 75 Lulet e majit 698 76 Flamuri i Shqipërisë 699 77 Një zë popullit 699 78 Ardhi dita 700 79 E bukur era 701 80 Ku kemi lerë? 702 81 Jam vlonjat 702 82 Këngë e mullirit 703 83 Sa mirë 703 84 Të vegjël ishim 704 85 Mëma jonë Shqipëri 705 86 Atëdheut 706 87 Vallja e vëllazërisë 707 88 Kij shëndet e mjera botë 708 89 Kënga e Shoqërisë “Vëllazëria” 709 90 Krejt ashtu 710 II. TË NDRYSHME 711 1 Po ecja që me natë 713 2 Sa me mall po këndojnë bylbylat 714 3 Lisi plak rrëzoi fletët 715 4 Moj flutur 716 5 Në mes gushës m’ke një pikë 717 6 Kur gjethet bijnë në vjeshtë 718 7 Lulëzo natyrë 719 8 Kur je larg gjithmonë tuj pritun 720 9 A t’kujtohen ditët e majit 721 10 Kur unë jam n’andërrime 722 11 Po ta marr dhe unë maturën 723 12 Këndoj për nënën 724 13 Kur dielli bie 725 14 Në kopshtije plot aroma 725 15 Lemza 726 16 Unë qesh i mitur 727 17 Mbrëmje në Tiranë 728 18 Marinari 729 19 Erë e lehtë 730 20 Pranë shtëpisë sate 731 21 Kënga e shoferit 732 968 22 Dikur lodronim të dyja bashkë 733
23 Mësuese e fshatit je 734 24 Fëmija i parë 735 25 Të shtrenjtës sime 736 26 Si ujë të dlirë 737 27 E bukur vjen ti moj pranverë 738 28 Një zog i vogël 738 29 Memzi po marr frymë 739 30 Kur hana del 739 31 E kujtova përsëri 740 32 Vendi im 741 33 Përse më mban mëri 741 34 Një kujtim 742 35 Këndo kitarë 742 36 Bie borë 743 37 Sytë e tu 744 38 Dashuri e parë 745 39 Shkonte vasha për në krua 746 40 Djali simpatik 747 41 Vajza me trëndafil 747 42 Dashnori frikacak 748 43 Ti m’u betove 749 44 Kush e këndoi dashurinë 750 45 Për ty mendoj gjithmonë 751 46 Je i bukur vend i lindjes (Qytetit tim) 752 47 Shqipëri, o vendi im 753 48 Mjekut të ri 754 49 Një qershori 755 50 U dashuruam në punë 756 51 Për sytë që mahnisin 757 52 Të pres 757 53 Syri i zi 758 54 Shitësja e re 758 55 Erdhi pranvera 759 56 Lokomotivës 759 57 Pranvera 760 58 Një ditë të bukur maji 760 59 Porsi portokalli n’degë 761 60 Të falem o Durrës 762 61 Ne jemi tre 763 62 Në mes dy urash romantike 764 969 63 Endësja 765 64 Të dua o det 766 65 Gjyshes 767 66 E dua vendin tim 768
67 Nën kurorën e ullirit 769 68 Ajo është lule 769 69 Kur të kam pranë 770 70 Dielli i verës 771 71 Eja t’pres me padurim 771 72 O i miri i nënës 772 73 Nusja e maleve 773 74 Ti qeshu gëzuar e dashur 774 75 S’di se përse 775 76 Të lumtur jemi ne 776 77 Kitarës sime 777 78 Dashuria jonë 778 79 Shoqet tona ilegale 779 80 Pse kështu të sëmurë ti më le 779 81 Më do apo s’më do 780 82 Ti përsëri ke me u afru’ 780 83 Grurë dhe këngë 781 84 Kroi i fshatit tonë 782 85 Ti m’ke braktisë 783 86 O e bukura More (Arbëreshe) 784 87 Dashnor t’u bana 785 88 Të dashuroj 786 89 Postieri i gëzuar 787 90 Me sa mall kujton kjo zemra ime 788 91 Jeho kangë 789 92 Valësi i lumturisë 790 93 Si mimozat që çelin 791 94 Këndoj 792 95 Do të vij një natë o me kitare 792 96 Një lules 793 97 Ç’është dashuria 794 98 Vetëm një “po” n’a lidhë 795 99 Zemrat djaloshare 796 100 Valësi i rinisë 797 101 Këputa trandafilin 798 102 Çapkënja 798 103 Sillma erën e malit 799 970 104 Një ditë t’bukur kur të pashë 800 105 Kur më del moj si një hanë 800 106 Një natë n’bregdet 801 107 Jam i lodhur ndër vajtime 802 108 Letrën 802 109 Kthjelltësi e lumturi 803 110 Zgjodha njeriun 803
111 Tango e trëndafilave 804 112 Dashurisë 805 113 Do të shkrihem të venitem 805 114 Rrjedh në këngë e ligjërime 806 115 Buza buzën kur takoi 807 116 Moj Arbëri 808 117 Lule t’bukra sjell pranvera 809 118 Çel si gonxhe dashuria 810 119 Kthehu pranë meje 811 120 Takim pas vitesh 812 121 Je e bukur nga të tjerat 813 122 Këngë për Emin Durakun 814 123 Ku kam vajzën ku kam djalin 814 124 Malli për vendlindje 815 125 Gjethen e dafinës e lëkundi 816 126 Natë e qetë natë maji 817 127 Autobusi 818 128 Me kot dhe guxove 819 129 Kur sytë e tu sa herë që më shofin 819 130 Mirëmëngjes 820 131 Gjurmë të arta 821 132 Një ditë në bankë, o mike 822 133 Ju vini që nga larg 823 134 Oh moj vajzë 824 135 Dit’t e bukura moti kanë kaluar 824 136 Dashuri e mallkuar, trathtare 825 137 Ndëgjoje ti kangën time 825 138 Kaluan ditët 826 139 Të të them 826 140 Hëna porsa ka dalë 827 141 Ishim një natë në kinema 827 142 Ti më erdhe 828 143 Kur të jesh mërzitur shumë 829 144 Fustani i bardhë 830 971 145 Mesnata 831 146 Anës e pas anës-o 832 147 Me sytë shikonim ne 833 148 Xhaketa e kuqe 834 149 Dëgjoje këngën e nënës 835 150 Vetë ke mbetë 836 151 Kur isha fëmijë 837 152 U deshëm shumë ne të dy 838 153 Shtegtimi 839 154 Flakë e borë 840
155 Kaltëron ky qielli ynë 841 156 Gëzimin njerëzve t’ua shtoj 842 157 Djaloshi dhe shiu 843 158 Sot jam njëzet vjeç 844 159 Kjo është jeta jonë 845 160 Trëndelinë 846 161 Nënë moj, do pres gërshetin 846 162 Sa herë më ke pritur 847 163 Për ty atdhe 848 164 Dashuri, dashuri 849 165 Të due o det 850 166 O vendi im 850 167 Asnjëherë nuk kam ëndërruar 851 168 Dyzet gërsheta t’i numrova 851 169 Mimoza e dashurisë 852 170 S’ma njohe zemrën 852 171 Mos më qorto 853 172 Pragu i vegjëlisë 853 173 Motrës sime 854 174 O dielli i lirisë 855 175 Bukur natyra është stolisë 856 176 Përherë të dua 857 177 Duart e nënës 857 178 Këngët e rinisë 858 179 Rrak e trak ia bënte porta 858 180 Liria e shqiptarit 859 181 Mesnatë 860 182 Rrisim jetën tonë 862 183 Udhët e atdheut më thërrasin 863 184 Vajta kalova 864 972 KOMPOZIME TË REJA ARGËTUESE 865 1 Jeto dhe jetën time 867 2 Mall 868 3 Pikoi vesa e mëngjesit 869 4 Mirësia dhe e vërteta 870 5 Lozonjare 871 6 Makina e memories 872 7 Jon 874 8 Ecën në shi 875 9 Çapkëne moj 876 10 Pranvera me një lule s’vjen 877 11 A t’kujtohet natë e parë 878 12 Fati ynë shpresë e marrëzi 879 13 Shi bie në Tiranë 879
14 Mikesha 880 15 Ty të kujtoj 880 16 Bota e madhe është me ty 881 17 Dashuri e vonuar 882 18 Dielli që praron 883 19 Ditë dimri 883 20 E urrej shiun 884 21 Eja 885 22 Kur një ditë të kthehesh ti 886 23 Liqeni i kaltërt 887 24 Ma jep dorën ti 888 25 Ma ke prishë gjumin e natës 889 26 Kur era flokët t’i merr 890 27 Merrma shiun e Prishtinës 890 28 Moj e bardha me gërsheta 891 29 Një dashuri 892 30 Nuk kërkoj tjetër njeri 893 31 Që ditën që vdiqe 894 32 Shiu i vjeshtës flokët m’i lagu 895 33 Faleminderit 895 34 Anija plakë 896 35 Zemra e një gruaje 898 36 Emri i saj 898 37 Dal të pres te shatërvani 899 38 Eja në pranverë 900 39 Një unazë 900 40 Mollë e ndaluar 901 973 41 Ishte natë magjike 901 42 Moj mikesha ime e parë 902 43 Sonte ti po bëhesh nuse 902 44 Ah kjo zilia 903 45 Pra eja, eja 904 46 Dua të vdes 905 47 E di se ti më deshte 905 48 Fshatarja ime 906 49 Harroje vetminë 907 50 Ishte vjeshtë moj kur më le 907 51 Sonte 908 52 Të dua Zana 909 53 Buzë detit jemi rritur 910 54 Dy dashuri 911 55 E duam lumturinë 912 56 Ëndrra ime 913 57 I thuaj jo 914
58 Je e çmendur 915 59 Jetoj 916 60 Kthehem përsëri 917 61 Me fund të pimë 919 62 Më prit 920 63 Me the “të dua” 921 64 Në shtëpinë tonë 922 65 Ne sytë e tu 923 66 O natë, o erë 924 67 Shtegtimi (2) 925 68 Vetëm ne kemi munguar 926 69 Vetëm pesë minuta 927 70 Luaj, luaj me kitarë 928 71 Mikja ime 929 72 Zambaku i Prizrenit 929 73 Mos më lini vetëm 930 74 Krejtë mbrapsht 931 Shpjegim i fjalëve dhe termave të përdorura në tekstet e këngëve 933 Shpjegim: Në tekstet e këngëve, në mes të shenjave I: dhe :I, vargjet përsëriten. 974 Autori i Përmbledhjes, Xhevdet Bytyçi është i lindur në Gjakovë, më 19 gusht 1953. 975 BIBLIOGRAFIA Agim Velaj – Këngë popullore shkodrane, Shkodër Tonin Zadeja & Tonin Daija – 250 këngë qytetare shkodrane”, Shkodër, 2000 Kasim Taipi – Këngë popullore shkodrane, Tiranë, 1998 Sulë Dedej & Alfons Balliçi – Isuf Myzyri, Elbasan, 1996 Qamili i Vogël – Përmbledhjet, Prishtinë Hysen Filja – Këngë popullore të Shqipërisë së Mesme, Tiranë Ramadan Sokoli – Këngët në shekuj, Tiranë 976 PËRMBLEDHJE
1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS POPULLORE DHE ARGËTUESE Autor i Përmbledhjes Xhevdet BYTYÇI Redaktor Hasan ARLLATI Kopertina Art KUPA Realizimi kompjuterik Fitim I. HALILI BOTIMI I PËRMBLEDHJES ËSHTË MUNDËSUAR NGA MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE TË KOSOVËS Përgatitur për shtyp dhe shtypur në SHTYPSHKRONJËN “L I T O G R A F I A” - Gjakovë
View more...
Comments